Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Pagan Maska e LIFE GUARD
    Anėtarėsuar
    29-12-2002
    Vendndodhja
    GarbageField Nj . USA
    Postime
    18

    Exclamation ....

    Sot ne 31 Janar kam lexuar nji mesazh derguar nga Albo ( Ilirjan Papa ). qe kishe te bente me krijimin e nji bordi drejtues . Ne formularin qe do mbushet per tu bere antar i bordit drejtues Albua kerkonte dhe nji shume prej 100 dollaresh ose 150.000 mije lekesh perafersisht .

    Me teper me lindi kureshtja sepse ne mesazhin e tij albo thoshte qe kete gje po e bej per bashkimin e komunitetit shqiptar dhe po e bej per nji demokraci dhe ne bord do marrin pjese 30 vjet anataret e tjere qe do apllikojne dhe nuk do ken mundesi te futen ne bordin drejtues do ju shtohet lista ne listen e donatorve . Ne kerkesat e tij albo kerkonte dhe nji moshe , arsim , dhe njohuri te caktuara qe ishin vertet me leverdi . po valle albua po ben nji bashkim per kombin apo nji biznes per xhepin e vet ???

    nji antar i forumit e ka pyetur albon disa muaj me pare kur u diskutua puna e ndihmes per mirmbajtjen e albasoul se sa kushton e gjith ta mirmbash albasoulin .

    albo vet pohoj se si weeb kushton 1200 dollare ne vit dhe me te gjitha muzikat cd, etj etj shkonte 1500 dollare ne vit jo me shume .

    albo po kerkon 100 dollare nga c'do njeri domethene vetem 30 antaret e bordit drejtues bejn 3000 dollare pervec aplikuesve te tjere ose te ashtu quajturit donatore .

    nga kjo me lindi pyetja ku shkojn keto lek ?

    albo po gjithashtu ka thene qe do ket antare te bordit drejtues nga te gjitha krahinat nga te gjitha fete nga te gjitha racat .

    nji aplikant qe do i plotesoj te gjithas kushtet per tu bere antar i bordit drejtues po per arsye ekonomike nuk ka mundesi te paguaje tarifen e kerkuar nga albo . domethene ai digjet se ne mesazhin e albos albo vet permend qe ata qe dun e dergoj shumen e kerkuar nuk merren parasysh .

    meqenese albo ka deshire ti mbledh te gjithe shqiptaret dhe ti bashkoj ata pse nmuk oragizon nji party ( feste , darke ) me muzikante shqiptare ose me muzik shqip se ka D,J. shqiptare plot ne amerike dhe te gjithe do e paguajne nji shume te caktuar .

    me vjen ker albo po ti nuk po mundohesh ti bashkosh shqiptaret ti vetem po mundohesh te fitosh lek ne kurrizin e tyre .

    me me kenaqsi do pranoja te me ketheje pergjigje dhe kunderviheshe , po sigurohu qe te kesh fakte te forta para se te flasesh ose per te korigjuar gabimin qe ke bere shko nderro mezashin dhe ver nji shume me te vogel ose hiqe fare tarifen qe kerkon per anatar te forumit ose vere 20 dollare qe dhe nji person qe esht ne shqiperi mund ta paguaje se 30,000 lek sesht na nji problem i madh .

    e paske me luge te madhe albo po me ngadale lali se te ngac ne gryket djersa e tjetrit . se kur e nise kete web- e nise nga pasioni dhe per ate te jap doren dhe te uroj nga zemra gjith te mirat po per keto qe po ben sjane te drejta .

    lere ta diskutojne kete teme dhe na nji shok/shoqja yt dhe te me kundershtojne .

    NQS kjo teme do hiqet nga forumi kjo tregon qe po mundohesh te hash ne kurrizin e shqiptarve qe vizitojne kete web-site.



    me respekt:
    Klaurenc N
    Me Respekt , Lenci.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Klaurenc, ti je i vogel ne moshe, nuk e ke idene se cdo te thote te mbash nje komunitet si ky online, dhe mbi te gjitha nuk je ne pozita te tilla qe te me japesh mua leksione, por te mesosh nga une sic kane mesuar shume te tjere qe sot perpiqen te arrijne ate qe kam arritur une.

    Vetem nje njeri qe nuk e vlereson ate qe gjen tek Albasoul sic duhet, ben nje pyetje te tille, pasi ata njerez qe e vleresojne e japin vete me deshire dhe me zemer kontributin e tyre financiar per komunitetin. Ajo qe Albasoul ofron, jane shume dhe eshte unike ne menyren e vet. Ti Klaurenc, e viziton chatin, forumin, pasi ne te gjen me qindra e mijra shqiptare nga mbare bota, qe nuk i gjen dot aty ne NJ ku jeton. Mjafton te lidhesh ne internet dhe ti mund te flasesh me shok e shoqe ne Shqiperi, Amerike, Angli, e me rradhe. Futesh ne forum dhe diskuton e meson te rejat e botes shqiptare. Futesh tek muzika dhe degjon 1800 kenge shqiptare ne cdo kohe dhe ne cdo vend, dhe kjo eshte falas pa kurrfare detyrimi nga ana juaj.

    Shpenzimet e komunitetit rriten nga muaji ne muaji dhe jo me ne nje vit. Sot, 1 vit me vone komuniteti yne eshte dyfishuar ne numer dhe pjesmarrje pasi perhapja e Internetit ne qytetet shqiptare, lidhja ne internet e shume emigranteve, ka bere punen e vet. Edhe pse keto shpenzime jane rritur, ne nuk i kemi shqetesuar anetaret tane me problemet financiare por jemi mjaftuar me diskutimin e tyr ne bordin drejtues dhe jemi munduar te gjejme menyra financimi nga me te ndryshmet.

    Kontributi i anetareve tane ka qene njeri faktor, dhe te gjithe ata qe kane nje kontribut financiar, ne i kemi bere publike shumat dhe emrat. Keta persona kete kontribut e kane bere me deshire dhe jo se ne u kemi dhene urdher. Secili kontribuon aq sa e ndjen dhe aq sa e ka mundesine. Reklama ka mbuluar nje pjese tjeter te shpenzimeve. Per te gjitha problemet dhe te ardhurat e reklames bordi drejtues eshte vene ne dijeni dhe ka aprovuar gjithcka.

    Bordi Drejtues eshte organi me i larte i Albasoul dhe nuk ka per qellim as biznesin dhe as bashkimin, por ORGANIZIMIN dhe INTEGRIMIN e shqiptareve kudo ne bote. Te gjithe anetaret e bordit krahas permbushjes se kritereve paguajne edhe nje kuote vjetore prej $100 qe shkon per te mbulur shpenzimet e komunitetit dhe per krijuar sherbime te reja. Sot ne Bord marin pjese 5 anetare, une nje prej tyre.

    Asnjeri prej tyre nuk eshte ankuar per $100 pasi ata jane te gjithe djem te shkolluar dhe e kane te qarte qe asgje nuk ndertohet me fjale. Si cdo sipermarje ka shpenzime e veta dhe nevojitet nje mbeshtetje financiare.

    Ashtu sic shiu bie ne arren e te drejtit dhe ne arren e hajdutit, ashtu edhe sherbimet e Albasoul kane qene te hapura dhe falas si per ata qe kane kontribuar edhe per ata qe nuk u ka ka shkuar ndonjehere ne mend te bejne nje gje te tille. Te gjitha te ardhurat tona, ne i investojme ne sherbime te reja ose per te perfeksionuar sherbimet aktuale.

    Besoj se tani u sqarove.

    Albo

    P.S Dhe sa per dijeni, Albo ka mbaruar nje shkolle dhe ka nje pune qe i ofron te ardhura te mjaftueshme per veten, dhe per te investuar edhe per kenaqesine tuaj tek Albasoul.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    Kam pershtypjen se Life Guard nuk e ka te qarte se cdo me thene Bord Drejtues.

    Ke shprehur ne mos gaboj :ver nji shume me te vogel ose hiqe fare tarifen qe kerkon per anatar te forumit ose vere 20 dollare qe dhe nji person qe esht ne shqiperi mund ta paguaje se 30,000 lek sesht na nji problem i madh .


    NUk behet fjale qe te paguajne anetaret e Forumit dhe atyre nuk i eshte kerkuar asgje me detyrim.

    Ai qe do mund te kontribuoje. Ne rast te kundert nuk ka kurrfare problemi. Mund te vije e te vizitoje Forumin, Chatin, Muziken e cdo gje tjeter qe do te dale ne te ardhmen falas pa kurrfare pagese.

    Ne rastin e Bordit Drejtues, Ndryshon puna, pasi po mundohemi te krijojme dicka serioze me persona serioze te cilet duhet te marrin mbi supe probleme nga me te ndryshmet.

    Padyshim qe ne te ardhmen do te organizohen ato party apo cfare thua, por me frymen e shenjte nuk mund te behen dot.

    Duhen njerez qe te impenjohen dhe vetem nje apo dy nuk mund ti bejne. Duhet nje Bord me persona te pjekur e serioze qe te jene mbi cdo individ, kushdo qofte ky dhe qe pergjegjesite, mundimi, lodhja kontributi financiar etj te shperndahen ne persona te ndryshem dhe jo vetem ne nje.

    Jo cdo nejri mund te futet ne Bordin Drejtues dhe ka kritere te forta per kete gje.

    Shume kane shprehur deshiren per te marre pjese atje, por qe nuk eshte e mundur. Ka sektore te tjere te Albasoul ku cdonjeri mund te kontribuoje ne rast se ka deshire, dhe jane te shumte ata qe e bejne, si operatoret, moderatoret etj. Duhet akoma shume te tjere ne lidhje me sherbime te tjera dhe ku kriteret jane me pak te rrepta.

  4. #4
    Pagan Maska e LIFE GUARD
    Anėtarėsuar
    29-12-2002
    Vendndodhja
    GarbageField Nj . USA
    Postime
    18
    s aper ty redi flm shume per ato qe ke then po sishte e nevojshme albo me ke keqkuptuar lal dhe mbase jam shprehur une gabim po ti thoje qe do beje nga te gjitha anet dhe po qe per mua si klaurenc personalisht mua as me ulin as me ngren 100 dollare as 100 as 1000 po pika ime ishte valle me shumen qe ke ven ti a do ket persona nga ata ne bord qe flasin nga shqiperia .? kjo ishte pika ime se bordi do krijohet me njeres te te diaspores apo evropes dmth shqiperia si nga her do digjet dmth nga her fukaraj se ngren koken .


    une si perosn do isha i interesuar meqe ti me thenke se une jam i vogel dhe une jam 20 vjec e ti je nja 23 nuk e di mire sa je kisha qef te takoshehim nji here ta shifnim se me ke kemi te bejm dhe e dyta kisha deshire te dija une jam 20 vjec shkoj ne college per drejtesi nqs une dua te futem ne bordin drejtues ka mundesi te futem apo jo . ? e vetmja gje qe me pengon esht mosha so ska leshime .?
    Me Respekt , Lenci.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Anetaret e bordit drejtues nuk i zgjedh Albo, ata aplikojne dhe ne anetaret aktuale te bordit marim ne shqyrtim kerkesat e tyre. Albo eshte nje vote. Para se te aplikosh duhet te njihesh me kriteret, dhe dy prej kritereve qe ti nuk permbush jane:

    1. Nuk ke mbushur moshen 21 vjec
    2. Nuk ke ndonje kontribut apo pjesmarrje te dukshme ne kete komunitet.

    Anetaret e bordit, voten pro apo kunder e japin atehere kur njihen me shkrimet e tua ne forum, menyren si shprehesh etj. Nga Shqiperia nuk kemi asnje anetar aktualisht, por kemi nga Greqia, nga Franca, nga Philadelphia, Boston, Chicago dhe Illinois. Te gjithe keta vine nga krahina te ndryshme te Shqiperise dhe anetaresimi eshte bere mbi baza merite.

    Ne Shqiperi kemi perfaqesues te zgjedhur qe na perfaqesojne. Ne 14 shkurt, per 10 dite do te zhvillohet edhe nje aktivitet ne Tirane me vizitoret dhe anetaret tane ne Shqiperi qe nuk jane te paket.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Life Guard,


    Sa per nje sqarim te vogel po i fus edhe une "hundet", meqenese kam kohe qe merrem me forumin. (prej vitesh si lexuese dhe vitin e fundit edhe si moderatore).


    Ata persona qe ne Shqiperi kane nje kompjuter dhe mund te paguajne 50,000 lek ne muaj per te patur lidhje interneti ne shtepite e tyre, kane mundesi edhe te japin 150,000 mije lek per te qene pjese e bordit drejtues. Edhe n.q.s ata nuk do te kishin internet ne shtepi, dhe shkojne ne internet cafe edhe ata kane mundesi te paguajne $100 sepse harzhojne shume me shume ne Internet Cafe se sa nje pjesmarrje ne Bordin Drejtues.

    Sikurse te gjithe antaret mbi 5000 te gjithe te dhuronin nga $1 dollare do te beheshin mbi 5000. ( A i ke pare shifrat qe jane raportuar?) Sa larg realitetit jane ato?

    Sa per ato Party mos me thuaj fare, Se une nje cope "femer" i jam lutur antareve qe te benim nje party ne Michigan, USA per antaret ketej dhe kur erdhi puna 10 veta vune emrin ne liste.

    Jam dakord me moshen qe kerkohet aty, 21 e lart per arsye se ne na duhen ne bordin drejtues jo vetem njerez qe flasin e shkruajne bukur ne forum, por nga ata me eksperience ne jete dhe qe jane ne gjendje tu japin rrugezgjidhje ceshtjeve. (Jo se nje 20 apo 18 vjecar nuk eshte ne gjendje ta beje nje gje te tille, por, edhe mosha.eksperienca ben te veten)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Estella : 03-02-2003 mė 21:06

  7. #7
    Nuk me duket se ka ngelur gje per t'u shtuar nga cfare eshte thene me lart. Por edhe nje here doja te theksoja qe asnjeriu mos t'i shkoj ne mendje qe themeluesit e Albasoul kane ndonje perfitim material ne kete mes. Vetem me pak llogari gjthesecili e kupton se nuk mund te mbash sherbime si keto qe ofron Albasoul pa shpenzime. Rritja e komunitetit te Albasoul dhe prespektiva kerkon me shume investime, duke lene menjane idene qe shume njerez, grupe, bisnese etj paguajne njerez enkas per te krijuar e mbajtur faqe ne internet.
    Sa per shqetesimin per ne Shqiperi, mendoj se deri diku eshte i drejte. Bashkohem me mendimin dhe shpjegimin e Estelles, vetem do sugjeroja tjeter, nese kjo pagese mund te behet me dy-tre keste.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    Pagan Maska e LIFE GUARD
    Anėtarėsuar
    29-12-2002
    Vendndodhja
    GarbageField Nj . USA
    Postime
    18
    ne shqiptaret kemi vetem nji gje te keqe se jemi lindur dhe mesuar me diktature dhe nqs nji lider thot keshtu ne i shkojm te gjith nga mbrapa se kemi hall se na heqin nga detyra si administratore qe the ti stela dhe kjo tregon qe jemi SERVILA .
    KURSE sa per mua albo une kam kaq kohe ne forum dhe me nicke te nryshem si SHQIPTARI , KLAURENCI etj so e di se ca behet ketu dhe se si po shkojn gjerat po ne albo nqs na kundershon njeri vep i bjem qafes se jemi me lart apo jo ? apo nqs sbie dakort me ne ne themi varja atij se sben me vjen keq albo po si cdo gje dhe ti do nji opozite qe te besh per me ire dhe drjetesi kurse puna e bordit drejtues per mendimin tim jo 2 faqe te shkruash ti po nji roman te botosh ne forum opinioni im esht se ti do te fitosh lek nga ky web dhe sma nderro dot mendjen ose ajde me bind me trego billat qe te besoj qe te kushton aq shtrenjt , edi qe ske pse duhet te me bindesh mua po ne amerike e di vet ti i thon is not what you know , say , it is what you can prove .


    thoni te verteten o njeres se MUHAMEDI A.S.L PAQJA DHE BEKIMI QOFSHIN MBI TE KA THEN TREGOJE TE VERTETEN O NJERI QOFTE DHE E HIDHUR TE JET AJO .
    Me Respekt , Lenci.

  9. #9
    Kurse ti je formula e njohur qe verehet ne forum here pas here.

    Si shume te tjere, vjen me demek per tu sqaruar apo per te diskutuar kur i ke bindjet e tua te qarta.

    Ne rast se e ke mendjen te mbushur top, atehere te keshilloj qe te mos ngaterrohesh me pune qe nuk te perkasin, pasi cfaredo qe te themi, nuk ka per te ta ndryshuar, pasi nuk je i predispozuar per nje gje te tille.


    Dhe persa i perket faktit qe shqiptaret jane mesuar me diktaturen, mund te jem dakort me ty dhe per kete arsye kalojne ne ekstremin tjeter, ate te anarkise.

    Jane djegur nga qulli dhe tani i fryjne kosit.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17
    Life_Guard, po te te bija ty pas qafe, meqe qenke "opozitar i imi", i bie qe ti te mos ishe @ tek #shqiperia. Prandaj mos i trego Albos se si organizohen gjerat, por meso nga Albo, qe neser te besh edhe ti dicka te bukur per te gjithe shqiptaret.

    Suksese ne shkolle.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  11. #11
    Pagan Maska e LIFE GUARD
    Anėtarėsuar
    29-12-2002
    Vendndodhja
    GarbageField Nj . USA
    Postime
    18
    redi me vjen keq qe je shprehur ashtu po kur jam regjistruar ne forum me duket se jam regjistruar qe te shpreh mendimet e mia apo jo ? ndaj dhe i shpreh se demokraci hesapi e drejt e fjales dhe e mendimit .


    albo te kam then qe ke ber nji pune shume te shkelqyer me kete web -site dhe dhe per kete te pergezoj dhe te falenderoj dhe mos e vri mendjen te me mesosh lal se e kam si qef vet qe po e pash nji gje mundohem ta bej dhe kam pas disa web-e budallalliqe per free kuptohet dhe nuk esht leku ( money) ajo qe me pengon te bej nji web si ky web qe ke ber ti qe e ke ber nice po kam disa arsye dhe prob te tjera megjithate shum flm per keshillen dhe per punen e aop e di qe ne chat je demokrat ndaj kam respekt se demokracia ashtu e ka dhe opozita duhet ta ket nji post bile albo po mendoja si ka mundesi qe nuk kemi nji sop nga veri lindja e amerikes ose me qarte nji sop nga NEW JERSEY kam qef te behem sop qe the ti albo tani meqe ti je founder c'mendim ke po te duash takohemi nji her ne NJ ose ne philly dhe e bisedojm me shtruar . megjithate kete po e le ne dore tende e di qe ju te philly-t nuk keni na nji simpati kushedi se c'far per ne te NJ po megjithate besoj se ai shpirti yt demokrat do e bej nji leshim per jersey-n

    gjith te mirat , me respekt KLAURENCI .
    Me Respekt , Lenci.

  12. #12
    Klaurenc, padyshim qe eshte forum i lire dhe mund te shkruash cfaredo, por mos kujto se ne jemi naive dhe nuk kuptojme se cfare behet rreth e qark dhe se nga vijne mendime te tilla.

    Dhe Albo apo une u munduam te te shpjegojme se si eshte puna. Ti ne fund i ve vulen duke thene qe e ke mendjen te mbushur top.

    Atehere cdo gje qe diskutohet ne kete aspekt nuk ka me vlera, pasi asnjeri nga ne nuk ka per qellim qe ti mbushe mendjen te tjereve se si qendrojne punet.

    Mund t'ju sqarojme per cdo gje ne rast se e kerkoni nje gje te tille, por ne rast se i dini me mire se ne, atehere thjesht eshte humbje kohe vazhdimi i te tilla diskutimeve.


    Shendet

Tema tė Ngjashme

  1. Vatikani ofron sistemin financiar Islam pėr Bankat Perėndimore
    Nga celyy nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 13:21
  2. Vehbi Alimuēaj nė gjendje tė rėndė
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 20:12
  3. Pėr herė tė tretė aprovohet plani financiar i KU Tuz
    Nga no name nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2007, 19:20
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 02:47
  5. Ekonomia shqiptare ka nevoje per nje treg kapitalesh
    Nga Estella nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 25-02-2006, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •