Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Shen Varvara martire e Krishtit- 4 Dhjetor

    Jeta e shenjtores

    Ashtu sikurse Shkrimtari i Letres per Hebrenjte shkruan: “Ne rrethohemi nga nje re deshmitaresh”, Kisha Orthodhokse kujton cdo dite nje ose me shume deshmitare te tille, te cilet na sherbejne si shembuj te denje imitimi dhe inkurajimi.

    Nje heroine e tille e besimit ishte dhe shenjtorja Varvara (ose Barbara), e cila u martirizua ne 4 Dhjetor te vitit 306 pas Krishtit.
    Ajo jetoi ne Hierapolis. Lindi ne nje familje te pasur pagane. Ati i saj quhej Dioskur. Ai e rrethonte me luks dhe nuk i kursente asgje. Madje e mbante te mbyllur ne nje kulle per ta mbrojtur nga cdo e keqe dhe aty i siguronte cdo gje qe ajo kerkonte.

    Nje dite ati i saj vendosi te ndertonte nje shtepi-banje per Varvaren afer kulles ku ajo jetonte. Me pas u largua ne nje udhetim biznesi ne nje vend te larget. Ai kishte dhene udhezime strikte per menyren se si do te ndertohej shtepia-banjo. Kur ai u largua, Varvara vizitoi ndertuesit dhe kerkoi qe shtepia-banjo te kishte 3 dritare ne vend te 2 qe ishin ne planimetri. Ndertuesit duke ditur poziten e saj para te atit, ja plotesuan deshiren dhe e bene ndertesen me 3 dritare.Kur ndertimi perfundoi, ajo vizatoi nje Kryq ne murin e nderteses qe tregonte nga lindja, duke thene fjalet : « Ne emrin e Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte » . Me pas kaloi nje kohe ne kullen e saj me lutje dhe kreshme.

    Kur Dioskuri u kthye, ai u terbua nga inati kur pa keto shenja tek ndertesa e re dhe ju kerkoi ndertuesve llogari se pse ishte ndryshuar plani fillestar. Ata i thane se i bene me deshiren e vajzes se tij, Varvares.Dioskuri e pyet Varvaren se c’kuptim kishte ajo dritare shtese dhe ajo i pergjigjet se ato dritare simbolizojne 3 Dritat qe ndricojne cdo njeri qe vjen ne bote. Me pas i rrefeu te atit besimin e saj tek Trinia e Shenjte. Kjo gje e terboi Dioskurin i cili e pa se sa i paafte ishte qe ta mbante te bijen larg nga besimi i vertete. Ajo ishte takuar fshehtazi me te krishtere qe i kishin folur asaj per Jezu Krishtin dhe fjalet e tyre kishin bere qe ajo te binte ne dashuri me kete Perendi kaq madheshtor qe nuk kishte asgje te perbashket me idhujt pagane dhe ishte bere e krishtere.

    Me pas, Dioskuri e dorezoi te bijen tek Marciani, prefekti i qytetit dhe troturat pasuan njera-tjetren. Ajo u kamzhikua dhe ne plaget e saj u hodh uthull, por asgje nuk e lekundi besimin e saj tek Jezu Krishti. Ajo u flak ne nje qeli nga paganet dhe ata shpresonin se te nesermen do e mohonte Krishtin. Kur ajo ishte ne qeli u gjunjezua dhe i kerkoi ndihme Zotit ta forconte qe t’i mbetej Atij besnike deri ne fund. Gjate lutjes zemra e saj u mbush me gezimin qiellor dhe plaget ju sheruan. Nje e krishtere tjeter me emrin Juliana qe ndodhej ne qeline afer saj, kur pa kete mrekulli u forcua ne bese dhe lavderoi Zotin me gezim dhe u bind qe te qendronte besnike dhe ajo deri ne vdekje.

    Diten tjeter Varvara u soll para Marcianit dhe ai u habit se si plaget i ishin sheruar. Me pas urdheroi te varej ne nje peme dhe t’i gryhej lekura me thonj te hekurt . Me pas ajo u godit me topuz ne koke dhe ju dogjen plaget me hekur te nxehte por ne te gjitha keto Varvara gjeti ngushellim ne lutje. Juliana shihte se si motra e saj ne Krisht, Varvara torturohej dhe qante me deshperim qe nuk bashkohej dot me te ne vuajtje. Kur Marciani e pa kete urdheroi qe dhe ajo te torturohej ne menyre qe te mohonte Krishtin. Ajo u torturua per ore te tera dhe se bashku me Varvaren Juliana lavderonte Krishtin me himne dhe kenge. Pas kesaj Marciani urdheroi qe ato te dyja te ekzekutohen jashte qytetit.

    Kur Dioskuri degjoi se bija e tij u denua me vdekje, u ofrua qe ta ekzekutonte vete me doren e tij. Ato u cuan jashte qytetit, rreze nje mali, dhe te dyja keto martire u ekzekutuan me prerje koke. Varvara nga ati i i saj Dioskuri dhe Juliana nga nje xhelat. Kur keta po ktheheshin ne qytet, zemerimi i drejte i Zotit erdhi mbi ta dhe gjeten vdekjen nga nje rrufe. Kur Marciani degjoi per vdekjen e tyre u paralizua nga frika dhe vdiq.

    Shen Varvara e fitoi kuroren e martirit ne 4 Dhjetor te vitit 306 pas Krishtit duke shkuar prane Atit te saj te vertete ne qiell. Ajo eshte prane nesh me lutjet e saj, duke qene NJE NE KRISHTIN me te gjithe ata qe lavderojne Emrin e Tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 04-12-2009 mė 14:36
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Leximet e Ungjillit:

    Mateu , 25:1-3

    "Atėherė mbretėria e qiejve do t’u ngjajė dhjetė virgjėreshave, qė morėn kandilėt e tyre dhe dolėn pėr tė pritur dhėndrin.
    Pesė prej tyre ishin mendjelehta dhe pesė tė menēura;
    mendjelehtat morėn kandilėt, por nuk morėn vaj me vete.
    Tė menēurat morėn enė me vaj sė bashku me kandilėt e tyre.
    Meqė dhėndri po vonohej, tė gjitha dremiteshin dhe i zuri gjumi.
    Nė mes tė natės u dėgjua njė britmė: ‘Ja dhėndri, dilini pėrpara!’
    Atėherė tė gjitha virgjėreshat u zgjuan dhe bėnė gati kandilėt e tyre.
    Mendjelehtat u thanė tė menēurave: ‘Na jepni nga vaji juaj, sepse po na fiken kandilėt.’
    Por tė menēurat u pėrgjigjėn dhe thanė: ‘Ndoshta nuk mjafton as pėr ne as pėr ju. Shkoni mė mirė tek ata qė shesin vaj e blini pėr veten tuaj.
    Nė kohėn qė ato shkuan pėr tė blerė, erdhi dhėndri; ato qė ishin gati, hynė bashkė me tė nė dasmė dhe dera u mbyll.
    Mė vonė erdhėn edhe virgjėreshat e tjera dhe thanė: ‘Zotėri, zotėri, na e hap derėn!’
    Por ai u pėrgjigj dhe tha: ‘Vėrtet po ju them, nuk ju njoh.’
    Hapini sytė pra, sepse ju nuk e dini as ditėn as orėn.


    Marku 5:24-34

    Ai shkoi me tė. Njė turmė e madhe i shkonte pas, dhe gati po e shtypnin.
    Njė grua kishte rrjedhje gjaku prej dymbėdhjetė vjetėsh;
    kishte vuajtur shumė prej mjaft mjekėve, duke shpenzuar gjithė ē’kishte dhe pa kurrfarė pėrmirėsimi, pėrkundrazi ishte bėrė mė keq.
    Me tė dėgjuar pėr Jezusin, erdhi midis turmės nga prapa dhe i preku rrobėn.
    Sepse ajo thoshte me vete: "Sikur edhe rrobat t’i prek, do tė shėrohem."
    Menjėherė rrjedhja e gjakut pushoi, dhe e ndjeu nė trup qė u shėrua prej sėmundjes qė kishte."
    Jezusi, me ta kuptuar nė vetvete qė fuqia doli prej Tij, u kthye nga turma e tha: "Kush m’i preku rrobat?"
    Dishepujt i thoshin: "Ti e sheh turmėn qė po tė shtyp dhe thua: ‘Kush mė preku?’"
    Ai vėshtronte pėrreth pėr tė parė kush e kishte bėrė kėtė.
    Gruaja, duke e ditur ē’i kishte ndodhur, po dridhej nga frika; erdhi dhe i ra pėrpara kėmbėve duke ia thėnė tė gjithė tė vėrtetėn.
    Ai i tha: "Bija Ime, besimi yt tė ka shpėtuar. Shko nė paqe dhe qofsh e shėruar prej sėmundjes sate."


    Lexim nga Letrat e Apostujve

    Galatasve 3:23-29, 4:1-5

    Por pėrpara se tė vinte besimi, ligji na mbante si tė burgosur, tė mbyllur brenda, derisa tė zbulohej besimi qė do tė vinte mė vonė.
    Kėshtu Ligji ishte mėsuesi ynė pėr te Krishti, qė ne tė shfajėsoheshim me anė tė besimit.
    Por tani qė besimi ka ardhur, nuk jemi mė nėn kujdesin e ndonjė mėsuesi.
    Sepse tė gjithė jeni bij tė Perėndisė nėpėrmjet besimit nė Krishtin Jezus.
    Sepse tė gjithė ju qė jeni pagėzuar nė Krishtin, jeni tė veshur me Krishtin.
    Nuk ka mė as jude as grek, nuk ka mė as skllav as tė lirė, nuk ka mė as burrė as grua, sepse tė gjithė ju jeni njė nė Krishtin Jezus.
    Po t’i pėrkisni Krishtit, atėherė jeni pasardhės tė Abrahamit, trashėgimtarė sipas premtimit.
    Dua tė them se pėr sa kohė qė trashėgimtari ėshtė fėmijė, nuk ka asnjė ndryshim nga skllavi, megjithėse ėshtė zot i gjithēkaje.
    Ai ėshtė nėn mbikėqyrjen e kujdestarėve dhe tė administratorėve deri nė ditėn qė ka caktuar i ati.
    Po kėshtu edhe ne, sa ishim tė mitur, ishim skllevėr tė elementėve tė botės.
    Por kur u plotėsua koha, Perėndia dėrgoi Birin e Vet, tė lindur nga njė grua, tė lindur nėn Ligj,
    qė t’i ēlirojė me anė tė shpengimit ata qė ishin nėn Ligj, qė tė merrnim birėsimin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 04-12-2009 mė 14:41
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123


    Ikona e shenjtores, e paraqitur duke mbajtur Kryqin e martirizimit, dhe Kuroren e martires, veshur me rroben e kuqe qe simbolizon martirizimin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 04-12-2009 mė 14:53
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shen Varvara martire e Krishtit- 4 Dhjetor


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •