Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 230
  1. #21
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Shumë shumë të bukura, dhe me të vërtetë që kanë hijeshinë e tyre në gjuhën popullore.
    Shumë është diskutuar "Gjuha Letrare" diku gjetkë në një temë të forumit, por kjo që flitet këtu, kjo është gjuhë letrare, apo gjuhë artistike.
    Gjuha zyrtare është diçka tjetër.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  2. #22

    8 anekdota nga unë

    Unë po sjell 8 anekdota të cilat i kam incizuar në vitin 2006.
    Provoni të bëni edhe ju dicka të ngjashme.

    Respekt për ju,
    Adem Gashi, drenicak - Danimarkë
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #23
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    DUHET ME JA DITË HUJIN PELËS

    Dikur moti kanë pasë fjetë'ni odë edhe burrat edhe gratë. Njani shkoi mysafir tu ni shok i veti. Ai miku ish kanë i vetëm me gruen edhe e kish pasë sall ni odë. Grueja ish kanë shum e hijshme, po e nershme. Masi hangrën darkë e ranë me fjetë, burri me mysafirin ranë n’ni anë t’odës e grueja n’anën tjetër.
    Kur e zuni gjumi t’zotin e shpisë, mysafiri u çue kadalë e shkoi tu grueja me mêne t’keqe. Grueja e kish pasë ni shtagë ngat veti. E muer shtagën e i ra kresë. Mysafiri e rroku kryet me grushta e shkoi me ra prap n’vên t’vet.
    Nestra, kur u çuen, i zoti i shpisë e pa mysafirin me krye t’ajun. Po e dvét:
    - Ku e vrave, mik, kryet ashtu?
    Mysafiri po i thotë:
    - Natën dula n’oborr e m’ra pela shkelëm.
    Grueja ish kanë tuj sitë miell n’magje. Tha.
    - Á’ kanë dashtë me ja ditë hujin pelës.

    (Komaran, Drenicë)
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228

    Jo vetem per te qeshur

    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    DUHET ME JA DITË HUJIN PELËS

    Dikur moti kanë pasë fjetë'ni odë edhe burrat edhe gratë. Njani shkoi mysafir tu ni shok i veti. Ai miku ish kanë i vetëm me gruen edhe e kish pasë sall ni odë. Grueja ish kanë shum e hijshme, po e nershme. Masi hangrën darkë e ranë me fjetë, burri me mysafirin ranë n’ni anë t’odës e grueja n’anën tjetër.
    Kur e zuni gjumi t’zotin e shpisë, mysafiri u çue kadalë e shkoi tu grueja me mêne t’keqe. Grueja e kish pasë ni shtagë ngat veti. E muer shtagën e i ra kresë. Mysafiri e rroku kryet me grushta e shkoi me ra prap n’vên t’vet.
    Nestra, kur u çuen, i zoti i shpisë e pa mysafirin me krye t’ajun. Po e dvét:
    - Ku e vrave, mik, kryet ashtu?
    Mysafiri po i thotë:
    - Natën dula n’oborr e m’ra pela shkelëm.
    Grueja ish kanë tuj sitë miell n’magje. Tha.
    - Á’ kanë dashtë me ja ditë hujin pelës.

    (Komaran, Drenicë)
    Fisniku-student, me te thane te drejten, te paren rubrike qe hapi eshte ajo e folklorit e tematiken me barceleta, hajgare a anekdota qe hidhni ju ne ketu. Njana anekdote ma e lezetshme se tjetra. A thua i keni mbledhur ne ndonje vellim? Keq ne i lesh te shperndara. Ma shume me ban me qesh dialekti si i shkruan. Populli asht xhevahir me te papritura. Te lumte!

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    SHQIPONJA E BILBILI;njani po e vet njanin amona cili politikan asht ma i zoti,duelem ne selamet e spo e di kuj mej than pirolla te koft;Une u kualla nja dy hernash Uha , huaa me ndigjue krejt oda me demek e u ba qetsi miza me u nie ,JU drejtova oooooo ti jaran breee ishin kon mledh niher shpenija me ba demek gara kush po munet me hip mas nalti demek ne hava( QIELL) u nisen hajde balo hajt e hajt kogja nalt me demek hahaha ,Kure qe korbi po thot nalnu pak se mu kujtu e kom lan nji asht posht e un po kthehna, u kthye korbe ziu ,pak ma nalt besa edhe strincaku e besa edhe tjer shpeni vendosen me u kthy po pritojshin do e do u tutshin me demek kishin frik se spo mrrijn ne tok po i lesho shpirti e po bahen llom e trosh .Qa mo zgjat mete veq Shqiponja .PO kish qef me shkue sa ma nalt, ishe pej Rugove ajo e bekueme fluturoi po u lodh, ulodh se rruge e gjat ,shiqonte lart po ma kraht si levizni u lodh e uruara shqiponj ma ,epa se spo mund ,po kqyre nalt se lakmojke qa mej ba. kure pe ngrit koken po e sheh Bilbilin, e jahu e ti apej snalti po vjen aaaa,jo i tha bilbili deri qato ret e zeza jom kan ne krehet tu ,e te pash se je lodhe e une isha e pushueshme lakmova thash hajt te shkoi pak ma nalt ma neje se di qau ba me bilbilin, kah lshohet dikush thejke era e Llapes ja ka thy kraht o se di valla dikush po thet jo hala su kthy ooo zdi gja vallahin hahahaha gemzhiu oda ah me than i biri babes uhuuuuaaa.

  6. #26

    8 anekdota

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Unë po sjell 8 anekdota të cilat i kam incizuar në vitin 2006.
    Provoni të bëni edhe ju dicka të ngjashme.

    Respekt për ju,
    Adem Gashi, drenicak - Danimarkë
    ooo më falni ju lutem, sepse paskam bërë gabim. Vetëm ju kam njoftuar për anekdotat, ndërsa nuk e paskam postuar tufëzën/linkun
    Dëgjojini pra:
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #27
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Lol edhe isha duke menduar, o spo me shofin sytë linkun tend, ose nuk te ka ndegju teknologjia e forumit, dhe nuk te ka dal linku
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Plaka dhe musafiri; po e vet plaka ka je more bire thot jom haredin Broja ,euu po i kuj je itrgon plakes , i jap plaka buke ai zotnia e han nji buke kallamoqe sa i gur mullini.e vet plaka po qa e mira te qiti o qun. kom ndegju per luftat E AZEM BEJTES E JOM ARDH ME JU BASHKANGJIT QETAVE TE TIJ plaka i tha hajt o bire se Azemi jem me ket buke e kish kalu nji muj dite e sqenke ti me kan shok i Azemit tem se ai i ka shokt zajfa per ka buka qerepe.

  9. #29
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    Lol edhe isha duke menduar, o spo me shofin sytë linkun tend, ose nuk te ka ndegju teknologjia e forumit, dhe nuk te ka dal linku
    hahahahaha, jo mor fisnik nuk i ka fajet teknologjia, se kjo nuk e "huq" kurrë, po ka faj truri im, sepse isha duke punuar dicka tjetër në atë rast.

    Edhe një herë më falni.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ajo me zjarrin e zhabarit ishte e bukur shum..

    te lumt fiznikistudent.. qe e ke sjell kte mrekulli te humorit te popullit..

    duhet ta lexojn gjith forumistat ate..

  11. #31
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga BROZALINI Lexo Postimin
    Fisniku-student, me te thane te drejten, te paren rubrike qe hapi eshte ajo e folklorit e tematiken me barceleta, hajgare a anekdota qe hidhni ju ne ketu. Njana anekdote ma e lezetshme se tjetra. A thua i keni mbledhur ne ndonje vellim? Keq ne i lesh te shperndara. Ma shume me ban me qesh dialekti si i shkruan. Populli asht xhevahir me te papritura. Te lumte!
    Ka te mbledhura , dhe une kam patur nje vellim me 3 libra me anektoda , tregime e fjale te urta , por autori momentalisht spom kujtohet .

    E di vetem qe librat kan kopertina te kuqe dhe autor kan nje drenicali . Eshte fantastike ti lexosh .

  12. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Ishte kan nji aksion pune ne nji katun te Shales se bajgores me regullu diku rrugen se kish nise me u shem. Dikush prej fshatarve kish sjell lopat dikush kazmen e njani qe ish kan mas pasuniku e kish pru meshalicen (Perziersen ) e betonit,nuk dishin sime aktivizu se skishin pa ,gjeneratori akoma skish mrri. Njani po ju trego se esht per perzirje te qymentit po ja u tregoj vendin se ku me que mikserin.Ata duke e shty pasi rruga ishte tatpjet e shkembij filloj mikseri te qet zhizhka njani i terllabuqit po e thret o jaran mose e sjell agregatin se mdoket po don me dhez.Kure e prune gjeneratorin me traktor njani i bilallve po e kqyre traktorin se sksh pa kurre .pronari i traktorit bahet marak mose aj jarani po e kqyre per funri aman po i thot qa pe kqyre se ish ba marak se po i rridhte ule ai ju pergjigj pasha zoti kurgja veq mu ka ba marak me dite a esht femer a mashkull qyku traktori jot.

  13. #33
    2.Bretkosa, gjarpri dhe skifteri

    Doli bretkosa për t´u rrezitur. Gjarpri deshi ta hajë, por në përleshje e sipër ia nxori njërin sy. Përleshjen e tyre e pa skifteri. Zbriti poshtë dhe gjarprit ia këputi bishtin. Më vonë skifteri i bëri bashkë të dy dhe u tha se duhet të bashkëjetonin në harmoni.
    -Është punë që s´bëhet,- tha bretkosa, unë pa sy e ky pa bisht bashkëjetesa është e pamundur.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  14. #34
    1.Pse po u lotojnë sytë qeve

    Babë e bir morën qetë dhe shkuan në arë për të trinuar.Djali u printe qeve, por jo mirë. Kur u ulën për të pushuar, plaku e ndezi një cigare. Djali po i vështronte qetë që u lotonin sytë nga miskonjat, ndaj e pyeti plakun:
    - Babë, pse kijeve po u lotojnë sytë?
    -Po,bre bir, kijeve po u lotojnë sytë se ti s´je kah u prinë mirë,e, ata, nuk po mund të të shohin.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  15. #35
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Parashikimi i Motit

    Kete ne vazhdim qe do ta tregoj, ka lidhje ma shume me shkencë se sa mesele, mirpo besoj qe ja vlen te tregohet, dhe ndoshta zgjon kurreshtjen e dikujt.

    Pleqet perpara nuk kan pas mundsi, qe te shfrytzojn teknologjin bashkohore qe te dijn se cfar moti ka me majt ne te ardhmen, mirpo i kan pas do metoda te tyre, qe quditerisht deri diku i kan funksionu.

    Nje plak me pat than se nese nje Plepi apo Lisi, gjethet ne maje apo nalt i bijn apo shkunen ma heret se sa poshtë, ateher dimer te fort dot ket, ka funi i dimrit apo ka pranvera qateher, dhe anasjelltas nese Lisit i shkunen fletat posht ma heret se nalt, ateher dimer do kete ne fillim te stines se dimrit, ndersa ka fundi nuk dot ket dimer te fort.

    Interesante kjo se sa intelegjent i kemi pasur pleqt, bile perveq si pleqnar dhe kadi te zot qe i kemi pas, i paskemi pas edhe parashikues te motit.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  16. #36
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Dhandrri dhe grueja e mêçme

    Ish kanë ni djalë koxha mênjemadh edhe ish kanë martue.
    Masi fjet natën e parë me grue, t’nesërmen u çue e shkoi me mjellë grunë n’arë edhe u tha te shpija:

    - Bukën me ma pru djali!
    Kur shkon te ara edhe ja nis me livrue. Po pret çka po bâjnë robt e shpisë - kush po ja çon bukën.
    Kta te shpija s’dinë qysh me ja ba. A bâhet prâmë me u martuee e sod me ja çue bukën djali te ara. Mirëpo, ajo nusja ish kânë e meçme edhe u thotë robve t’shpisë:

    - Binma bukën edhe ni drapën , se une kam me ja çue bukën.
    Ja bien bukën e drapnin e niset nusja me shkue te ara. Kur mrrin tu i shoqi i tha:
    - Puna e marë!
    - Marë paç!
    - Ku me ja nisë me korrë, o njeri?
    - Qysh me korrë - i tha i shoqi - po une qe sa ja nisa me livrue…!
    - Po si qaj djali yt, o njeri - i tha grueja - promë u martove e sod po don me ta pru djali bukën.
    (Krilevë, Gollak)

    Laknat e Nastradinit

    Nastradini gjithkah ish kanë shkue e gjithkah e kish pasë mashtrue hallkun. U çue me shkue edhe n’Shkodër m’e mashtrue edhe atje nâkan. Kur ra n’Fushë t’Shkodrës, e zateti ni çoban me dhên. U fal me tâ e çobani e pveti kah ishte e çka ishte e çka e kishte qitë anej pari. Nastradini i kallxoj se pej kahit ishte, e i tha se gjithkah ish kanë e tash ish ardhë m’e pa edhe Shkodrën. E pveti djali:
    - Shka ka anej pej jush?
    - Hej, - ja kthej Nastradini. - Anej kah na bâhen qaq lakna t’mdhaja, sa me ni lakën mushet kaca e rasojit.
    Djali s’bani za. Kur ju afruen dikur detit, Nastradini e pa bardh shkumën e e pveti djalin:
    - Shka â’ qajo qi po doket bardh qatje?
    - Kan nî mjeshtrit e Shkodrës qi anej kah ju po u bâjshin laknat e mdhaja e janë çuen me bâ kaca t’mdhaja. Qajo qi po doket bardh, janë bujashkat qi bâhen tu’ i strugue drrasat, - ja kthei çobani.
    E pa Nastradini qi s’mujti me e rrejtë çobanin e u kthye e nuk shkoi hiç ma përtej.
    (Obrijë e Ulët, Drenicë )
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  17. #37
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Tierqit(pantallona leshi)si te bajraktarit!
    Ne kohet e mehershme kjo ishte veshja jone kombetare,dhe shkon njeri i nje fshati tek terziu(rrobaqepsi)dhe i thot:
    -Dua nje pale tierqi si te Bajraktarit te mi qepesh.!
    -Mire-tha terziu une ne at kjafet kam me ti qep,dhe i tha se kur mund te vij ti merr.Kur erdhi fshatari me i provua tierqit tha:
    -Ncuk, nuk jane si te bajraktarit kta kerkund!Dhe filluan te shtyhen me fjale,dikur terzia u hidherua e i tha:
    -Hajt bre burr se tybe njejt jane,po une by..e bajraktarit s'mund ti ngjes!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afër kojshisë
    Postime
    228
    Martohet vellai ma i vogel. Merr nje nuse t'bukur aty e s'ka. Burri fanatik te s'ban. E porosite nusen qysh naten e pare qe ckado me i thane ndokush, ajo me ia diftue te shoqit. Kalojne bukur disa dite. Poshte softallekut ( balkonit) kalonte nje djale i ri, ia hidhte syte nuses, nuk i fliste, vec bante si kali: hi-hi hi. Nje dite i thote te shoqit per djaloshin qe hingellonte hi-hi-hi. - Zot,cka ka burraaa?!- Paj e di veta,- ia pret i shoqi. Ktheja edhe ti si pele: he-he-he. -Bukur.
    Kalon djaloshi andej parit e t'njajtin sifat:- hi-hi-hi!- He-he-he,- ia kthen nusja. Afrohet djali me fole, po nusja tutet e futet brenda e i tregon te shoqit kur vjen nga puna. Keshtu e keshtu ia bana , ashtu e ashtu ma kthej. - Bukur i thote i shoqi. Tash po flisni bashke e lenia ndonje takim. Kaluan disa dite e djali s'po dukej. Bahet marak nusja. Nje dite qelloi qe u duk . Djali prap:- hi-hi-hi. -Cka do qe hingllo,- djalo. N'pac gja me thane, eja tu shpija neser se burrin s'e kam n'shpi. Futet ne dhome nusja e pret burrin kur kthehet e ia difton fije per pe biseden. I shoqi lajmeron te vllaznit per cka do te ndodhte. Ata rrine te shpia te tre. Fshihen te oxhaku. Vjen djaloshi te dhoma e mbasi zhvishet e bahet gati me hi n'shtrat te nusja e zhveshun, dalin i shoqi me vllazen. E kapin. Nuk e rrahin as i thone gja vec e ulin poshte n'ahur (burg/gj) ku kishin mokren (mulli qe e sillte nje kafshe, mushk a kale). Ia lidhin hallatet djaloshit e ia mbushin mokren me drithe e i japin urdher ta sillte gurin e mokres. Kur e bloi krejt, djalin e zgjidhin e i thone t'mos guxonte ma me ngacmue nusen.
    Kaluan bukur disa dite. Nusja prit nje dite e prit nje tjeter, he se po hingllon, ai hic. I vjen plasja mos me ia var. Nuses i kishte mbet boll marak qe s'iu fut n'shtrat ai fare burrit, se te shoqin e kishte cumrrak mos ia hedh as peshtymen. Nejse, nje dite, kur kaloi djaloshi para balkonit, ia bani nusja: - Hi-Hi-Hi. Prit se po ia kthen me hingellim, ai hic. Te nesermen prap nusja ashtu: Hi-Hi-Hi. Con kryet perpjete djaloshi e me gjysem zani i thote:
    - Ha k***- k***, a t'asht marue mielli a ?!

  19. #39
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Me intereson te di, pasi gati qe te gjitha meselet qe u paraqiten ne kete teme, ishin ne dialektin geg, qe jep te kupton se vetem ne keto vise ku flitet gegnishtja ka mesele.

    Kisha dashur, qe te sjell dikush edhe mesele, nga Jugu i shqipris ne toskee dhe te shofim pasurin e pleqeris nga kjo anë

    Kaloni mire
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 05-12-2009 më 09:16
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Jo fort moti, shqiptartë kanë vesh tirqë, e nuk kishin brek dhe njoni tu trupue nëpër ni oborr, pau në tel brek femnash dhe mori dhe i hoq tirqit dhe i veshi brekt... Hajt e hajt udhës, dikur i erdh nevoja. U ndal mbas ni çube n'mal dhe po kryen nevojen, kur u çue nuk sheh asgja n'tokë... Shkon te shpija, e i thot t'shoqes:
    - Kqyr moj se osht bo dishka me mu, se po m'doket se jam bo profet, se kreva nevojen e nuk pash gja n'tokë...!
    - Ani njeri, me hair profetizmi...pa zdeshi tirqit ni herë, e ktheu mbrapa...! Kur i hoq tirqit burri, u kthye mbrapa, e shoqja vuni dorën në gojë nga duhma dhe i tho:
    - Uh njeri, ti s'tëk je ba profet - po tek je bo ibret!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •