- Ish kanë ni trim, burr i mirë e i paçë, edhe n’çdo luftë qi ish ra, ish da me nerë. Edhe i duel kanga edhe vet met i gjallë. Kanga e ti u kojke n’çdo sobë dhe u ngojke me shumë vëmendje. Ni ditë qilloi ky n’ni gazmen edhe kngatarët e mueren e p’e knojnë kangën e ti. Kur e kryen kangën e ti, edhe i njeu ky punët e trimnitë e veta n’kangë, u dalldis, e nxori alltinë e qiti përojetë. Kur qiti allti, masi qi u kry kanga e ti, i thanë ata t’sobës:
- Ah t’u thaftë krahi, t’u thaftë,, çka bane ! E vrave kangën tande !
Pej asaj dite nuk ju knu kaba kurr. Se ni njeri qe krenohet kur t’e livdon dikush, Ai nuk fiton, po hup. Përkundrazi kur t’livdojnë, duhet m’u kuqë e e m’e ungjë kryet.
Krijoni Kontakt