Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1

    Festivali i kenges RTSH 2009

    Udhėheqėsi artistik i festivalit, Selim Ishmaku, tregon pėr krijimet e Festivalit tė 48-tė nė RTSH.

    Krajka, Gjebrea, Ēako, Lako, Popa dhe gjithēka nė skenė, e drejtpėrdrejtė: vokal dhe orkestėr. 38 kėngė nė katėr net, 24-27 dhjetor, nė Pallatin e Kongreseve

    Njė ndėr tė veēantat e kėtij viti, qė e bėn tė ndihet entuziast udhėheqėsin artistik Selim Ishmaku, ėshtė pjesėmarrja e emrave tė njohur, kompozitorė tė muzikės sė lehtė, po ashtu edhe krijuesit e teksteve. Dhe ėshtė e vėrtetė.

    Nė Festivalin e 48-tė tė Kėngės nė Radio Televizionin Publik Shqiptar marrin pjesė krijues si Agim Krajka, Alfred Kaēinari, Edmond Zhulali, Endri Sina, Adrian Hila, Gjergj Jorgaqi... Disa prej tyre ua kanė besuar kėngėt "Tė Rinjve", kėshtu quhet kategoria e zėrave qė kėndojnė pėr herė tė parė nė festival. Vėrehet edhe njė pjesėmarrje besnike kėto dy tre vitet e fundit e Ardit Gjebresė, Pirro Ēakos, Bojken Lakos, Kristi Popės, kėngėt e tė cilėve vijnė nga kategoria "Big" e kėngėtareve.

    Tek kjo kategori pavarėsisht se nėnkupton artistė me pėrvojė, nė fakt kanė hyrė "shumė shpejt", pėr shkak tė cilėsive dhe maturisė artistike zėra tė rinj si i Dorina Garucit, Erga Halilajt, Kejsi Tolės (fituese e edicionit paraardhės), Flaka Krelanit etj.

    Nė tė njėjtėn kategori janė edhe kėngėtaret pjesėmarrėse edhe nė vitet e shkuara si Mariza Ikonomi, Besa Kokėdhima, Juliana Pasha. Po krijohet pėrshtypja sikur festivali po pėrtėrin veten, duke parė se nė lista e kėngėtarėve pėrmban vetėm njė zė Big, Rovena Dilo. Festivali mbahet mė 24-27 dhjetor nė Pallatin e Kongreseve.

    Regjisor ėshtė Osman Mula, skenari Pandi Laēo, udhėheqės artistik Selim Ishmaku, redaktor pėrgjegjės Franēesk Radi, drejtor fotografie Franco Ferrari, skenograf Karlo Cane dhe koreograf Julian Bulku.


    Zoti Ishmaku, si janė prurjet e kėtij viti nė Festivalin e Kėngės?



    Janė paraqitur 78 kėngė. Pas dėgjimit qė kemi bėrė i kemi ndarė nė 2 kategori, kategoria "big" dhe "tė rinjtė". Pasi Radio-Televizioni Shqiptar si Radio-Televizion Publik, ndjen detyrimin qė talenteve tė reja dhe kėngėtarėve qė interpretojnė pėr herė tė parė, t'ju japė mundėsi dhe u ka rezervuar njė natė tė veēantė.
    Ėshtė menduar qė tė tillė tė ketė 19. Nata e parė u kushtohet kėngėtarėve tė rinj, nga tė cilėt del njė finalist. Nata e dytė do tė jetė paraqitja e kėngėtarėve profesionistė, apo "big", kategoria kryesore. Nė tė tretėn do tė jenė kėngėtarėt "big" nė duete, grupe, apo friends, me tė ftuarit e tyre, plus kėngėtari qė ka fituar natėn e parė qė ėshtė dukuria e re. Nata e katėrt ėshtė finalja, ku shpallen fituesit.


    A mund tė na thoni emra konkretė?



    Gjithsej janė 38 kėngė, 19 tė rinj dhe 19 big. Mund tė themi se disponojmė listėn mė tė mirė tė 10 viteve tė fundit, ku nuk mungojnė kompozitorė si Endri Sina, Ardit Gjebrea, Pirro Ēako, Alfred Kaēinari, Edmond Zhulali, etj. Nga kompozitorėt kemi profesionistė tė partiturave tė mėdha, kantautorė, kėngėtarė episodikė, tė rinj tė talentuar.
    Njė model tė ri e jep vetėm njė profesionist, nuk ėshtė deduktiv njė artist i mesėm, ose i ri le tė themi. Kėto emra, siē e thashė, si Gjebrea, Kaēinari, Zhulali, Pirro Ēako na japin modele krejtėsisht tė reja, tė panjohura, qė ėshtė e veēanta e kėtij festivali. Aq sa do tė jetė spektakėl, po aq do tė jetė edhe njė seancė pune ku muzikantėt edhe do tė intrigohen nga njėri-tjetri. Kėto janė vlera qė rrezatohen edhe nė vitin pasardhės.
    Po kėshtu, pėr sa u pėrket teksteve kemi autorė si Agim Doēi, Jorgo Papingji, Pirro Ēako, Pandi Laēo, por edhe tė rinj si Florian Zyka, qė po shquhet kohėt e fundit pėr tekstet e tij tė bukura dhe ėshtė i kėrkuar si nga profesionistėt dhe nga tė rinjtė, Olsa Maze gjithashtu dhe ndonjė kantautor qė ka sjellė krijimin e tij.


    Po elementėt e tjerė skenikė dhe teknikė? Vokalet e kanė pėrballuar interpretimin live, po instrumentet dhe orkestra?



    Ėshtė i rėndėsishėm transmetimi, kalimi i ideve tė prodhuara nga artistėt tek publiku. Pėr kėtė i kemi kushtuar vėmendje skenografisė, e realizuar nga artisti italian Karlo Cane, falė pėrdorimit tė njė teknologjie digjitale. Mjeshtri i zėrit vjen edhe ai nga Italia. E gjithė kjo punė bėhet qė transmetimi tė jetė live. Nė skenė do tė jetė njė orkestėr komplet nė transmetim "live" qė ėshtė njė hap pėrpara me vitet e tjera.
    Vitet e tjera ka pasur pika tė pambuluara mirė nga arranxhuesit apo nga kompozitorėt. Pėr instrumente tė veēanta, kemi marrė guximin qė ato tė mos jenė fare nė skenė. Ajo qė do tė jetė nė skenė nė netėt e festivalit, ēka publiku do tė shikojė, do tė jetė nė njė marrėdhėnie direkt, tė ndershme me shikuesit.
    Pikėrisht kjo kėrkon edhe punėn mė tė madhe dhe shumė cilėsi. E rėndėsishme ėshtė qė kompozitorėt profesionistė e marrin mbi vete kėtė rrezik dhe nė kėtė rast janė do tė na ndihmojnė. Do tė jetė mirėkuptimi i tyre qė ne tė bėjmė njė hap mė pėrpara nė festival. Tė arrijmė nė pėrfundimin qė tė ēlirohen mė shumė energji, tė ketė mė shumė emocione dhe publiku tė shohė nė mėnyrė tė realizuar ēdo gjė qė ne kemi dashur tė prekim.


    Po tė ftuarit cilėt janė?


    Tė ftuarit specialė janė punė e regjisorit Osman Mula, i cili po bėn njė punė selektive. Punohet ēdo ditė nėpėrmjet internetit, tė dhėnave qė marrin pėr artistė tė famshėm si shqiptarė dhe tė huaj. E di qė ėshtė njė ndėr pikat me rėndėsi tė madhe, sepse mund t'i servirin publikut diēka tė papritur dhe tė bukur.


    Kur do tė jenė kėngėtarėt nė skenė?


    Datat janė 24 dhjetor deri mė 27 dhjetor, hapja pėrkon me Krishtlindjet. Kemi menduar edhe pėr njė numėr masiv me njė kor shumė tė madh, ku do tė ketė njė gamė tė gjerė tė kėngėve "Ave Maria". Tė pranuar nė kėtė kontekst kemi edhe njė kėngė konkurruese tė kėngėtarit italian Claudio La Regina, qė nė titullin e kėngės ka edhe njė Ave Maria pėr t'ia paraqitur publikut.

    Pjesėmarrėsit nė festivalin e RTSH-sė. Kėngėt, kompozitorėt dhe kėngėtarėt

    Kategoria BIG
    Pasqyra e vetes Sokol Marsi Anjeza Shahini
    Mall i pashuar Faton Dolaku Teuta Kurti
    Ave Maria Scaravaglione Claudio La Regina
    Kalimtar Kristi Popa Kamela Islami
    Love Love Love Bojken Lako Bojken Lako&Banda Adriatica
    Pa titull Pirro Ēako Besa Kokėdhima
    Sekreti i dashurisė Klodian Qafoku Dorina Garuci
    Nuk di pėrse Ardit Gjebrea Juliana Pasha
    Pa titull Adrian Hila Denisa Macaj
    Party Dorian Nini Erga Halilaj
    U dashuruam Arsen Nasi Era Rusi
    Ne mes Florent Boshnjaku Eliza Hoxha
    Le tė bėhet ēfarė tė dojė Edmond Zhulali Flaka Krelani
    Vazhdoj kėndoj Mariza Ikonomi Mariza Ikonomi
    Nuk tė dorėzohem Gent Myftaraj Erti Hizmo&Lindita Halimi
    Pa titull Stefi Prifti Stefi&Endri Prifti
    Gėzuar Agim Poshka Guximtar Rushani
    Pėrtej kohės Endri Sina Rovena Dilo
    Pse ekzistojmė Voltan Prodani Kejsi Tola

    Kategoria Tė Rinjtė
    Retė s'na ndajnė Roland Guli Stefan Marena
    Sa dua unė Gjergj Jorgaqi Brikena Asa
    Dashurisė i erdhi vjeshta Renuar Nimani Onanta Spahiu
    Stinė dashurie Mark Luli Jona Koleci
    Beso akoma Alfred Kaēinari Nazmie Selimi
    Tirana Brodėay Agim Krajka Goldi Halili
    Zėrin tim ta ndjesh Edmond Rrapi Iris Hoxha
    Gabimi Briz Musaraj Grupi Supernova
    Je larg Edmond Mancaku Ardita Tusha
    Tė dy e dimė Selina Prelaj Selina Prelaj
    Njė tjetėr jetė Vitmar Basha Vitmar Basha
    Pėr ty Evans Rama Jorida Zaimaj
    Botė pa sy Endrit Shani Grupi Lutus
    Ajo Florian Carkanji Kelly
    Njė fjalė tė ngrohtė Petrit Tėrkuēi Dorina Toēi
    Ti Borana Kalemi Borana Kalemi
    Vitet mė tė bukura Luigj Dedvukaj Amanda Ujkaj&Violeta Lulgjuraj
    Si dy tė huaj Florian Zyka Grupi "Yje tė panjohur"


    Jorida Pasku - Shekulli
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Festivali i 48-tė nė RTSH, Cilėt janė emrat e mėdhenj qė rikthehen?


    Autori i Lajmit: "Ballkan" Tiranė,18.12.2009

    Kėtė vit do tė jetė nė vigjilje tė Krishtlindjes, duke i shtuar atmosferės sė festės tradicionale dhe atė tė kėngės. Festivali i Kėngės nė Radio-Televizionin Publik Shqiptar, mbush 48 vjeē kėtė vit. Ndėrkaq, Festivali i 48-tė nė RTSH rikthehen emrat si Agim Krajka, Ardit Gjebrea, Pirro Ēako, Bojken Lako, Kristi Popa etj. Njė festival ēliveē me vokal dhe orkestėr. 38 kėngė nė katėr net, nė datat 24-27 dhjetor nė Pallatin e Kongreseve. Vetėm njė javė pėrpara fillimit tė kėtij evenimenti, udhėheqėsi artistik Selim Ishmaku tregon se ėshtė i kėnaqur nga pjesėmarrja e emrave tė njohur, kompozitorėve tė muzikės sė lehtė, si Agim Krajka, Alfred Kaēinari, Edmond Zhulali, Endri Sina, Adrian Hila, Gjergj Jorgaqi...
    Tė rinjė dhe “big”
    Gjithsej janė 38 kėngė, 19 tė rinj dhe 19 “big” (emra tė mėdhenj). Ishmaku shprehet se “Radio-Televizioni Shqiptar si Radio-Televizion Publik, ndjen detyrimin qė talenteve tė reja dhe kėngėtarėve qė interpretojnė pėr herė tė parė, tēju japė mundėsi dhe u ka rezervuar njė natė tė veēantė. Ėshtė menduar qė tė tillė tė ketė 19. Nata e parė u kushtohet kėngėtarėve tė rinj, nga tė cilėt del njė finalist. Nata e dytė do tė jetė paraqitja e kėngėtarėve profesionistė, apo “big”, kategoria kryesore. Nė tė tretėn do tė jenė kėngėtarėt “big” nė duete, grupe, apo friends, me tė ftuarit e tyre, plus kėngėtari qė ka fituar natėn e parė qė ėshtė dukuria e re. Nata e katėrt ėshtė finalja, ku shpallen fituesit”.
    Disa prej tyre ua kanė besuar kėngėt “Tė Rinjve”, kėshtu quhet kategoria e zėrave qė kėndojnė pėr herė tė parė nė festival. Vėrehet edhe njė pjesėmarrje e kompozitorėve si Ardit Gjebrea, Pirro Ēako, Bojken Lako, Kristi Popa, kėngėt e tė cilėve vijnė nga kategoria “Big” e kėngėtareve. Tek kjo kategori pavarėsisht se nėnkupton artistė me pėrvojė, nė fakt kanė hyrė “shumė shpejt”, pėr shkak tė cilėsive dhe maturisė artistike zėra tė rinj si i Dorina Garucit, Erga Halilajt, Kejsi Tolės (fituese e edicionit paraardhės), Flaka Krelanit etj. Nė tė njėjtėn kategori janė edhe kėngėtaret pjesėmarrėse edhe nė vitet e shkuara si Mariza Ikonomi, Besa Kokėdhima, Juliana Pasha.
    Garė dhe spektakėl
    Organizatorėt mendojnė se sivjet konkurrohet me listėn mė tė mirė tė 10 viteve tė fundit, ku nuk mungojnė kompozitorė si Endri Sina, Ardit Gjebrea, Pirro Ēako, Alfred Kaēinari, Edmond Zhulali, etj. Selim Ishmaku vė theksin tek profesionistėt duke shpjeguar se “Kėto emra, siē e thashė, si Gjebrea, Kaēinari, Zhulali, Pirro Ēako na japin modele krejtėsisht tė reja, tė panjohura, qė ėshtė e veēanta e kėtij festivali. Aq sa do tė jetė spektakėl, po aq do tė jetė edhe njė seancė pune ku muzikantėt edhe do tė intrigohen nga njėri-tjetri. Kėto janė vlera qė rrezatohen edhe nė vitin pasardhės”. Kėngėt janė realizuar nga autorėt e teksteve me autorė si Agim Doēi, Jorgo Papingji, Pirro Ēako, Pandi Laēo, por edhe tė rinj si Florian Zyka, Olsa Maze gjithashtu dhe ndonjė kantautor qė ka sjellė krijimin e tij.
    Kostoja
    Mbi 31 milionė lekė do tė kushtojė edicioni i 48-tė i Festivalit tė Kėngės nė Radio Televizionin Shqiptar. Me kėtė shumė do tė mbulohen tė gjitha shpenzimet pėr realizimin e festivalit, duke filluar qė me pagesat e organizatorėve, orkestrantėve, krijuesve, kėngėtarėve, teknikėve, tė ftuarve, apo materialeve tė nevojshme pėr realizimin e skenografisė, apo pėr kostumografinė. Festivali mbahet mė 24-27 dhjetor nė Pallatin e Kongreseve. Regjisor ėshtė Osman Mula, skenari Pandi Laēo, udhėheqės artistik Selim Ishmaku, redaktor pėrgjegjės Franēesk Radi, drejtor fotografie Franco Ferrari, skenograf Karlo Cane dhe koreograf Julian Bulku.



    Organizatorėt
    Drejtore e festivalit: Zamira Koleci
    Drejtor artistik: Selim Ishmaku
    Regjisor: Osman Mula
    Skenarist: Pandi Laēo
    Drejtor fotografie: Franco Ferrari
    Koreograf: Julian Bulku
    Skenografia: Karlo Cane

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Sado qe kohet e fundit po zhvillohen mjaft koncerte & festivale nga televizione te ndryshme, Festivali ne RTSH eshte si qershia mbi torte dhe me i ndjekuri nga Shqiptaret. Kohet e fundit aty po kendohet live dhe ne te marin pjese kengetare te vertete. Kjo besoj eshte edhe arsyea se perse eshte me i ndjekuri nga te gjithe. Skena e RTSH eshte pothuajse e vetmja skene ne Shqiperi qe "perjashton" vrasesit e muzikes. Uroj dhe besoj se dhe kete fundvit do te kenaqemi, meqe marin pjese dhe shume big te skenes dhe te muzikes Shqiptare.

    Nje respekt teper te veēante per z. Agim Krajka, nje ikone e muzikes Shqiptare.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    mendim personal por mendoj se ne RTSH behen ca hile te vogla dhe thjesht me pelqen te degjoj kenget se per votimin le per te deshiruar .

  5. #5
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    King Arthur, pavaresisht se per ke voton juria, mendoj se fituesin e vertete e zgjedh publiku me audiencen qe dhuron per ate qe eshte me i/e miri/a.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    King Arthur, pavaresisht se per ke voton juria, mendoj se fituesin e vertete e zgjedh publiku me audiencen qe dhuron per ate qe eshte me i/e miri/a.
    eh kush e di ate punen e votave si e bejne . heren e fundit u zhgenjeva nga votimi .
    prandaj them thjesht degjoj kenget dhe suksesin e marrin sa e pelqen publiku me pas.

  7. #7
    Skėnderaj & Cani prezantuesit e Festivalin e Kenges 48 ne RTSH

    Fjalėt shpirt e zemėr, ata nuk i pėrdorin vetėm pas kuintash. Edhe skenari ėshtė i mbushur me fjalė ledhatare, ashtu sikundėr ėshtė komunikimi i tyre nė jetėn e pėrditshme. Miriam Cani dhe Alban Skėnderaj drejtojnė pėr herė tė parė Festivalin e Kėngės nw RTSH. Emocionet janė tė mėdha. Ata nuk e fshehėn se ishin tė lėkundur pėrpara propozimit joshės, por fundja, pėrse tė mos provojnė. Skėnderaj i ka kaluar tė gjitha fazat nė kėtė festival. Ka qenė konkurrent, anėtar jurie e tanimė prezantues. Nė prova gjithēka shkon nė rregull. Kombinohen bukur, nuk u dridhet zėri. Sidomos Cani ėshtė shumė mė e sigurt.. Por nata e madhe ėshtė sot.. Njė ditė pėrpara festivalit dy prezantuesit tregojnė pėr kėtė eksperiencė, por edhe projektet e mėtejshme.

    Pėrzgjedhja juaj si prezantues tė festivalit tė 48-tė nė RTSH, ishte gati e papritur, ju vetė si e pritėt?

    Propozimi erdhi fare surprizė nga ana e regjisorit tė festivalit Osman Mula dhe drejtorit tė RTSH-sė, Petrit Beci. Ishte krejt e papritur dhe ėshtė normale qė patėm edhe frikė. Ishte njė vlerėsim dhe pėrgjegjėsi shumė e madhe, megjithatė ishim tė pavendosur, sepse ishte eksperienca e parė dhe u menduam pėr pak kohė, por pasi u konsultuam edhe me miqtė tanė, vendosėm qė ta pranojmė.

    Miriam, kjo nuk ėshtė eksperienca jote e parė nė prezantim, mos vallė e binde ti Albanin pėr tė pranuar kėtė ofertė?

    Bindėm njėri-tjetrin. U menduam gjatė dhe peshuam mirė cilat ishin anėt pozitive dhe negative tė kėtij propozimi dhe peshorja na anoi nga pozitivet. Ėshtė njė eksperiencė e re pėr ne tė dy dhe shpresojmė tė dalė sa mė mirė. Do bėjmė maksimumin tonė.

    Do ta kishit pranuar kėtė ofertė po tė ishit tė ndarė, me tė tjerė partnerė?

    Edhe tė dy ishim tė pavendosur. Fakti qė jemi bashkė na ka ndihmuar shumė, sepse ne provojmė 24 orė, nė shtėpi, kudo qė jemi. Ėshtė nė qendėr tė gjitha bisedave tona dhe kjo na e lehtėson punėn. Kemi mbėshtetjen e njėri-tjetrit.

    Mė thjeshtė tė prezantoni kolegėt, apo tė konkurroni nė kėtė skenė?


    Pėr ne ėshtė mė e thjeshtė tė kėndojmė. Edhe pse emocionet janė mė tė mėdha, kėnga ėshtė profesioni ynė. Por ėshtė interesante tė jesh edhe nė anėn tjetėr. Ndoshta duke njohur emocionet e kėngėtarėve, mundet qė edhe t'i ndihmojmė dhe tė kemi njė komunikim mė tė afėrt.

    Alban, diku gjatė prezantimit thua se ke prezantuar festivale pėr 15 vjet, por sigurisht nė pasqyrė. E ke pasur vėrtetė ėndėrr, apo ishte thjesht batutė?

    Ishte batutė, sepse ne tė dy ishim tė "frikėsuar" fillimisht, tė emocionuar dhe i jepnim forcė njėri-tjetrit, madje edhe duke ironizuar. Megjithatė, pėr ēdo tė ri qė operon nė fushėn e artit, kjo ėshtė njė eksperiencė qė duhet kaluar, ndonėse ėshtė me shumė vėshtirėsi. Por janė nga ato gjėrat e bukura tė jetės qė tė vijnė surprizė e duhet t'i kapėsh..

    Pėrpara dy vjetėsh ke qenė anėtar jurie i festivalit. Votove ndryshe nga tė tjerėt dhe kjo tė vuri nė shėnjestėr debatesh...

    Ajo ishte njė eksperiencė e mirė gjithashtu, por qė nuk do ta ribėja sėrish. Kushdo qė ėshtė nė atė pozicion, qė ka idetė dhe idealet e veta nė muzikė, qė janė tė shenjta, vendoset nė vėshtirėsi, sepse ėshtė njė rreth i vogėl, njihesh me kėngėtarėt, kompozitorėt, ka ndėrhyrje.. Ėshtė njė situatė jo fort e kėndshme dhe ėshtė e vėshtirė nga ana emocionale. Pėr mua gjithė ajo ēka ndodhi ishte e papritur dhe e pakėndshme, ndaj dhe nuk e kujtoj me nostalgji atė eksperiencė.

    Do tė votoje njėlloj?

    Po, patjetėr. Nėse e analizojmė nga pikėpamja artistike, them po, por nėse do ta analizonim nga pikėpamja intelektuale, duke marrė parasysh gjithēka nė kėtė vend, do kisha vepruar ndryshe.

    E shihni sėrish veten pjesėmarrės tė kėtij festivali?


    Miriami: Nuk i dihet, jemi tė hapur pėr gjithēka, por gjithēka varet se si do tė shkojė karriera jonė. Ku do tė jemi, ēfarė planesh kemi pėr tė ardhmen.
    Albani: Ne e shikojmė veten nė njė konkurrim ku tė marrim pjesė bashkė. Kjo do tė na jepte mė shumė forcė. Miriami nuk ėshtė shumė e dhėnė pas konkurrimeve. Ajo e ka ndėrtuar karrierėn e saj nė njė tjetėr formė, ndėrsa nė Shqipėri, konkurrimet janė tė zakonshme. Por edhe unė e kam kaluar kėtė fazė. I kam bėrė eksperiencat e mia, qė kanė qenė shumė tė mira dhe shumė tė suksesshme dhe nuk e mohoj qė kam dalė nga njė konkurrim. Por jam i mendimit qė gjithēka ėshtė proces. Nėse i rikthehesh njė eksperience, bėhesh monoton, mė mirė bėj diēka tjetėr. Bashkė do tė ishte interesante, por ende nuk ka diēka konkrete.

    A nuk ju josh Eurosongu?

    Ėshtė njė shtysė. Pavarėsisht se ka mendime nga mė tė ndryshmet, ėshtė nder tė pėrfaqėsosh vendin tėnd. Disa herė Shqipėrinė e kanė pėrfaqėsuar kėngėtarė shumė tė zotė, por shumė tė rinj nė moshė dhe nė eksperiencė, ndryshe nga pėrfaqėsuesit e vendeve tė tjera.

    Nėse gjithēka shkon mbarė, do pranonit tė drejtonit festivalin edhe vitin qė vjen?

    Albani: Jo. Mendoj se njė eksperiencė ėshtė e mjaftueshme. Shqiptarėt lodhen shpejt me tė njėjtat gjėra. Kėshtu qė mjaft me kaq.
    Miriam: Le tė mbetet si njė kujtim i bukur (nėse do tė jetė).

    Ėshtė fundvit, si ju del bilanci i vitit 2009?

    Ka qenė njė vit shumė i mbarė artistikisht, me shumė ide tė reja, shumė projekte pėr tė dy. Shumė gjėra u konkretizuan. Pata njė projekt shumė tė rėndėsishėm nė Gjermani, Miriami gjithashtu dhe u mbyll me kėtė projekt gjigant. Ndėrkohė qė kemi edhe shumė plane pėr 6 muajt e ardhshėm, pasi dėshirojmė qė tė projektojmė nė avancė. Tė dy po punojmė pėr albumet tona. Unė njė pėr publikun italian dhe njė tjetėr pėr atė shqiptar, qė mendoj se do tė dalė nė verė tė 2010-ės.

    Ēfarė e bėn njė album tė suksesshėm?

    Ēelėsi i suksesit qėndron tek origjinaliteti, tė mos parashikosh asgjė, tė hedhėsh nė letėr atė qė ndjen, qė tė vjen pėr momentin. Kjo mungon nė Shqipėri. Bėhet muzikė duke menduar paraprakisht se si do tė pritet, nė do pėlqehet, apo jo. Dhe kjo asnjėherė nuk ėshtė e suksesshme, mendoj. Shpresoj qė albumi i ri tė ketė gjysmėn e suksesit tė albumit tė shkuar.

    Ėshtė prag festash, si do t'i kaloni, pėrveēse nė skenėn e festivalit?

    Sakrificėn po e bėjmė tė dy pėr 25 dhjetorin, sidomos Miriami qė ėshtė mėsuar ta festojė gjithnjė Krishtlindjen me familjen. Por ishte e paevitueshme kjo gjė. Por edhe pėr Vitin e Ri do tė jemi me punė, nė njė koncert tė madh qė zhvillohet nė Maqedoni.

    Si po e ndani jetėn mes tre shtetesh?

    Miriami: Kur kemi kohė tė lirė mundohemi tė shkojmė edhe nė Itali, ku jeton familja e Albanit, por nė Gjermani kalojmė pjesėn mė tė madhe, ku kemi edhe njė shtėpi tė pėrbashkėt. Ndėrsa nė Shqipėri vijmė mė sė shumti pėr punė.

    Alma Mile - Panorama
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne kte festival mungoj Kenga Mond Zhulalo-Gim Doca-se..
    Sic duket vetem ata din te bejne kenge te zjarrta ..kenge qe te ngjisin.. kenge qe pa frik i con ne eurovizion dhe te nderojne..

    kenge te dobeta ky festival..

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    ...dhe tani po jepen piket nga juria...kryeson Juliana Pasha me kengen:-Nuk mundem pa ty!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    anjeza vend te dyte..

    juliana pasha-- fituse..

    urime..

  11. #11
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Mirė qė se mori ajo Anjeza prap, do na u shpifte atje nė Eurosong pėr sė dyti herė.
    Life's too short to remove USB safely.

  12. #12
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kjo ka fituar ?

    Mire thote nje koment "HORRIBLE"


    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  13. #13
    Ēufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Ky festivali mu duk per faqe te zeze, nuk shihej dot me sy
    Duke filluar qe nga dekori me ide te skaduara. Nuk u ka vajtur mendja per nje regji dhe nje skenografi me te mire? Apo skishin lek?? Ncncnc ca niveli.
    Po duhet pare ana pozitive, skenia ishte e keqa me e paket qe duhej vene re. Mu duk shume patetike menyra e prezantimit nga Alban Skenderaj dhe Miriam Cani. Munoheshin me kot te benin nje prezantim te hajrit, por snuk qe snuk, si duket skenarin duhet ta kishin per faqe te zeze. Me e bukra ishte kur donin te benin humor, nje humor burgu qe as ata vete sqeshnin.
    Por kjo sishte gje ne krahasim me disa "kengetare" te cilet duheshin nominuar me cmimin e Guximtarit, per guximin qe paten de dilnin ne skene dhe te linin nam.
    Ndersa disa te tjere ishin veshur sikur po iknin te blkenin bukue ke dyqani i lagjes, e jo sikur do dilnin ne skenen e FGestivalit Shqiptar, pale disa te tjere, sikur ishin ne cirk.
    Sinqerisht, nuk e dija qe Hallowin vazhdonte akoma...
    Pak a shume, me nje fjali permbledhese, ky festival mu duk i deshtuar, nga te gjitha anet.


    ps: ndersa kjo kenga Fituse ishte cop-cop
    Lum ne me ke do perfaqesohemi ne Festivalin Europian!
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  14. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Shqiperia nuk asnje strategji kombtare per zhvillimin e turizmit, ne ERO SONG nuk na duhen zera te bukur, por VAJZA TE HIJSHME reklama me e mire per te sjellur turist ne shqiperi.

    Ne festivalin e ketij viti, me shum buj do kishte ber Bojkeni me LOVE sesa kjo kengetarja mesatare.

    Ne euro song ne asnje rast nuk eshte vlersuar zeri, por show qe nxierr ne sken, por ketu tek ne fatkeqesisht, njerzit e (ARTIT) skan sy per te par te tilla gjerash, sepse mbizotron LEKU gjithandej.

    Ps gjithsesi ti urojm kenges fituese shum shanc ne euro song.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Kjo Juliana ci ka bere keto floket bionde.Si shkojne fare. Zerin e shtremberonte me pahir. Kengen nuk arrita ta degjoja deri ne fund. Te mendosh qe kjo ishte kenga fituese. Mendo te tjerat. Sa ka rene niveli i kengeve te festivaleve.

  16. #16
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Kisha kuriozitet per kete kengen e Agim Krajkes, Tirana Broadway.
    S'ishte gje, por prape me e mire se ajo fituesja m'u duk.


  17. #17
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Kjo ka fituar ?

    Mire thote nje koment "HORRIBLE"


    http://www.youtube.com/watch?v=pLIGrfK9Ndg
    Skandaloze. LoL

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anėtarėsuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Me duken kot fare kto festivalet me nga 4-5 dite

    Kjo kenga fituse ishte kot fare
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  19. #19
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Kishte disa fjale te shperndara ne Facebook se Juliana do fitonte festivalin dhe doli tamam ashtu sic u tha para.

    Turp, turp turp.

    p.s
    Bojken Lako kishte kenge per ne Eurosong.

  20. #20
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Avash o populll,,,kenga ishte me e bukura, kengetarja ka nje ze te mrekullushem, Live di te kendoje gati me mire se cdo kush.....e meritoj.

    I urojm fat Zonjes Pasha ne Eurovizion,,,,kjo kengetare eshte njeri artist dhe si e tille ben per vete cdo kend qe ka pas mundesi te flas qofte edhe nje her te vetme me te..


    Ishalla po bejne nje keng te mire ne Anglisht, se kengetaren e kemi nje me te mirat.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •