4-Fajet e reve (500-tercina)
5-Penėt krehin dallgėt (poezi) bashkėautore me poetin Albert R. ABAZI
6-Simbioza e yjeve (poezi)
4-Fajet e reve (500-tercina)
5-Penėt krehin dallgėt (poezi) bashkėautore me poetin Albert R. ABAZI
6-Simbioza e yjeve (poezi)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 10-01-2010 mė 12:33 Arsyeja: vendosja e numrave tek titujt e librave dhe ngjyra !
Andreida (02-04-2016)
7-Perėndim i ciflosur (poezi)
8-Fjalėz e vesuar (273-aforizma)
9-Nė gjunjė tė mallit..., (poezi)
Andreida (02-04-2016)
Ja dhe kopertina tjeter e Brunildes qe me kerkoi ndihme ta fusja ne forum.Shume poezi te bukura.Urimet e mia dhe suksese te metejshme.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 09-01-2010 mė 12:16
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Andreida (02-04-2016)
Nė greminat e poezive!!!!
Nuk mė dhemb hija qė do tė ngelet me vitet,
As kujtimi i tyre i ngrirė nė njė cep tė regjur letre...,
Lagėshtira do tė hyjė thellė e do tia pėrpijė synė e malltė.
Dėshmi fatale, kyēur nga burgu i harresės-humbje memorie!
Njė tjetėr letėr do tė drijė nga lindja e jetės sė re,
Koha do tė mbetet dėshmimtare e fundit nė gėrmat e saj dite.
Nuk mė dhemb, jo smė ngacmon ai kujtim i regjur...,
Fryma e penės do ta hedh nė greminat e poezive tė mia.
Poezi e pregatutur per ne "antologjine" e lidhjes "DEGA e BLERTE"_Selanik
SI TA SHKRUAJ PSHERETIMEN?!
Une ne fund te titullit dote vendosja edhe te dyja shenjat e piksimit(?.!)Dhe kjo jo per te korrigjuar ndonje gabim ortografik ose ndonje harrese, por per ti dhene nje "ngjyrim shprehimor" frazes(titullit ne rastin prezent) ashtu sic e artikulojme ate.Me kete gjest
e ftojme lexuesin qysh ne kopertinen e librit te problematizohet se bashku me autoren e te "inkriminohet"direkt ne "vorbullen" koncentrike te vargjeve e mesazheve poetike...Dhe njekohesisht e paralajmerojme ate per cka dote ndeshet pergjate "shtigjeve" te vargjeve e frymezimit te autores ne liber...Si performance kopertina eshte stisur mire me hollesira te dukshmshme e te spikatura (rrathet bashkqendrore qe pershkohen nga fluturimi i nje pulbardhe) qe i qendrojne bukur syprines se librit...Te njejten gje dote thosha edhe per dy tiujt e tjere UJVARA E ENDRRES qe te sugjestionon direkt nje imazh romantik plot vale emocionesh te gezueshme..DISQET NISIN TE FLASIN ketu vecansia e permbajtjes(hipoteze?)se librit shoqerohet gjithashtu me nje paraqitje disi te vecante ,megjithese nuk e kam idene e plote se cfare trajton aty autorja...
Andreida (02-04-2016)
Sa per librat e tjere te BRUNILDES , duke gjykuar nga vjershat qe kam lexu ketu ne forum, nuk kam as me te voglin dyshim se jane vellime te bukura te mbushura me sinqeritet,romantizem e emocione te forta. Emocione qe te vene shpesh ne mendime ,qe te prekin thelle e te bejne ta ndjesh thelle ate "dritherime" qe perkundet vargjeve si motiv nostalgjie,dhimbjeje dhe shprese...Une personalisht dotja surgjeroja pa rezerva cdo lexuesi e admiruesi te poezise vellimet poetike te Brunildes qe jane me te vertete "copeza" ndjenjash e perjetimesh te bukura,emocionuese e mbreslense...Poezite e ketyre vellimeve do ta pasurojne e zbukurojne me teper bibloteken e kujtdo qe doti perzgjedhe ato per ti lexuar e rilexuar serisht...
Andreida (02-04-2016)
Grijtėsia e viteve marsiane !
Me ikjen e ditėve njė lėmsh kujtimesh tė shpalosa duarve,
I hapa radhė-radhė, i shfletosa ditė-bukurat nė sytė e tu ,
Nė ditėn e shėnuar tėnden i bėra tufė lulesh pėr ty.
Tėrhiqen ditėt, zinxhirė nė hapat tona pa kuptuar,
Vitet ikin si re tė rrėmbyera nė trup tė diellit.
Si nė rreth unaze mbėshtillen rruaz ditėt e lumtura
Ti mbushur me mijėra urime nga shpirti im, heshtur rri,
Unė ngre e para gotėn tė thyej grijtėsinė e fjetur!
Poezi e pregatutur per ne "antologjine" e lidhjes "DEGA e BLERTE"_Selanik
Andreida (02-04-2016)
Kur jam ndeshur me ty...,...,
Hera e parė qė u ndesha me ty, ishin ēastet e fėmijėrisė,
..., pak nė hapa.., shumė nė kureshtje...,
mė tepėr me ēapkėnllėqet....,ehhh,
U rrite, u rrita, ne shkonim, ti ecje pėrherė krah meje...,...,
Dikur frikė moshe..., por dhe nė mas-moshe niste ndarje
e pakuptimtė,
Ajo ēirrte me kthetrat elegantė brenda shpirt-dlirtit pa mėshirė....,
Herė e dytė, quhej kur tė njoha mirėsisht tek tė tjerėt,
Shpėrndarė, shpėrfytyruar si hijet e njė nate hėnė rrudhur,
E me mendje bluaja frikėn qė se kisha menduar kurrė tė vinte !!
Poezi e marre nga libri "Shtatedhjete e Shtate Tufane Marsi"
Andreida (02-04-2016)
Ma zhdrodhe mendimin !
( nderim poetit-Anastas Bita)
Njė hije mali mė ra e mendimi mu zhdrodh i tėrė....,
Fjala e urtė, fjala e shtruar, fjala qė tė qeshte buzės,
Ajo ma brofi nė kėmbė shpirtin, ajo mė ēoi mbi letrėn e bardhė,
E viti do marr vitet pas, ditėt sdo tė numėrohen mė,
....,....,jo, jo ato i ke thurur veē poezi,
Pėr ty miku im, ti do ngelesh njė gjethe qė se rrėzon kurrė pema,
Pėr ty do ta vesh librin e kujtimeve, pėr tė mos u shuar pėrjetė
Koha qė humbe....., stė vjen kurrė !?
Do kohė tė vijė sėrish lumturia, qė shkele me kėmbė,
Do kohė tė vijnė ato ditė, qė i sterrove me dorėn tėnde,
Do kohė tė qeshė dhe njėherė syri, e fjala mos tė tė dhemb,
Do kohė tė kthehet besimi, qė mė ēorri, si tė qe forcė malli,
Do kohė, pas kohėsh, nė pritje tė njė kohe tjetėr....,....,
Do kohė tė vijė pėrsėri tek ty, koha qė tė solli buzėqeshjen !!
Poezi e marre nga libri "Shtatedhjete e Shtate Tufane Marsi"
Andreida (02-04-2016)
Ēast pranė detit
Udha ishte e gjatė , vetmia pėrpirė,
E mbuluar me hije pishash ,
Njė klithmė rėnė nga degėt,
Kėputi mendimin e vetėm.
Trembur nga gjethet e vdekura,
U mblodh lėmsh rrezja,
Si vala qė tremb shkėmbin,
U shtremb drita e mendimit.
Marre nga libri "Marsi i zbutur na vetetimat"
Andreida (02-04-2016)
Zėri i mallit !
Ti je i imi,..., si pėrherė
pėrplasesh pran meje e ikėn prap,
Aroma e dallgėve mbi rėrė,
me shpirt, shpirtin ma rrėmben tė tėrė.
Tė shoh tek kap vala-valėn,
e ti loz me shkumė-bardhat.
Njė zė jehueshėm mė rrėmben pa kthim...,....,
Ėshtė zėri i mallit qė vjen nga thellėsitė !
Poezi e marre nga libri "Shtatedhjete e Shtate Tufane Marsi"
Andreida (02-04-2016)
Marsi i mbytur nė lotė nėnash !
(kujtim Viktimave tė 28-marsit 97-Otranto)
Ky mars i ftohtė, ngulur thellė nė eshtėr,
Pėrtypet me pafajėsinė e kaltėrsisė nė pėrplasje dallge.
..., dhe deti nis e kthen valėt drejt bregut !
Bėrė gurė, dhembja qė bie mbi sipėrfaqen tėnde,
Syri i vrarė nga lotėt..., heshtur po mbytet me vehten !
Dherazi frym-dallgėsh, ngatėrruar me erė-valėsh,
Hedhin pėrtej bregu dhe pėr kėtė 28-Mars,
tė freskėtat lule pėr tek Ju...,larg!
Poezi e marre nga libri "Psheretima te Gjunjezuara "
Andreida (02-04-2016)
Vjeshta
Ti rrėzove njė gjethe mbi token e kaftė,
, dhe nuk e ndjeve dhembjen e pemės.
Lehtė ranė njėra pas tjetrės gjethe tė tjera,
pėrsėri ti i rrėzove, duke thėnė se erdhi vjeshta.
Vjeshta,
pėrsėri solli me vete erėn e shiun , ,
Vjeshta!
Qetėsia fillojė tė mbizotėrojė dhe shpirtrat
tė trazohen pakuptuar,
, ,pakuptuar, se dikur kanė qenė tė dashuruar !
Poezi e marre nga libri "Perendim i ciflosur"
Pershendetje BrunaPostuar mė parė nga brunilda_it;
[COLOR="Green"
Poezite e tua jane si gjithmone te adhuruara per mua,por do te ishte bukur per shpirtin tend,por edhe per ata qe i duan poezite e tua, te shprehje pak me shume besim ne vetvete. .Jeta eshte e bukur dhe ajo duhet jetuar,sepse eshte e shkurter dhe vetem njehere te dhurohet.Natyra edhe atje ku nuk ta pret mendja ,ne mes te shkretetires ka ndertuar oaze me uje ku lulesojne kaktuset e palmat.Edhe muza jote mundet te krijoje poezi qe u kendojne luleve te bukura te jetes!Miqte e tu e prein kete nga ti Bruna & you can!!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nestorp : 25-01-2010 mė 11:12
ĒAST-NISJE ME LOTĖ
Sa herė qė marrė udhė e nisem pėrtej detit,
Njė dallgė mė mbyt fytin e mė shtrydh lotin.
Nis tė heshtem me lotėt qė me bėhen mburojė
Unė ju lė kėtu, me kokėn pas nisem pėr atje,
Unė ju lė kėtu, nė vendin ku prehen shpirtra ,
Harresėn e kyē nė botėn e smirrės e xhelozisė.
Ju lė tė gjithėve mallin, n.s. skthehem , .,
Ju lė nė zarfe loti respektin si medalion prej shpirti!
Arbėri tė qofsha fal, tė kam nėnė e mė ke djalė !
, , pas krahėve tė reve
Tretet shiu, metaforė, pėrqark heshtjes, hije rrudhave,
Merr lotin e bėn mermer, nė duart qė dredhin dhembjen,
Merr vėshtrimin, e kthen nė pasqyrė tė kreh dritėn,
Merr frymėn, tė ngroh pėr ēdo hera ditė dashuritė,
Njė rrėke merr pėrpara dhe tė grijtėn e qiellit
qė pėrpėlitet pas krahėve tė reve.
Poezi e shkeputur nga libri "PERENDIM I CIFLOSUR"
E kush kishte mbetur gjalle ne boten prej sketerre !?!?
Besime e dhashe, ia fala nje mikeje,
Tani askush s'ka me besim prej meje.
As ajo se ciles i fala besimin.
E mlodha vehten dhe thirra durimin,
U sos dhe durimi me mua u grind,
Urdherova dike per dicka, por s'mu bind.
Kerkova tek vetja ate qe me kish' humbur,
Me kot u mundova, se ai ishte zhdukur.
Mes kraheve te mi pushtova dashurine,
Te ftohtet e marsit, zemren m'a ngrine.
Besimi me humbi ne humneren e nje nate,
Durimi u shuajtatje ku dergjet nje dhembje,
Dashuria u fshih nga fletet e nje jete,
E kush kishte mbetur gjalle ne boten prej sketerre?!!
Poezi marre nga libri i dyte " Ujevara e Endrres "
EPITAFI I PAS JETĖS !
(poemth)
Mbi
Palmė
Ngrihet fllad.
Stėrgjat dhembje
Brenga dorė zgjat,
Heshtjes fshin lotin,
Vellos sė bardhė hutim
Hedhur ēark mbi dhe tė shkelur
Dredhkėz nė kėrcell tė selvisė
Petale shkėputur, ngjyrė vjeshte
Tė mblodhėn tė tjerėt, tė shtrydhėn palcėn,
Zvarrit frymėn nė degėn e tė nesėrmes
Kap telat, gardhit tė kujtesės tė humb kreshta
Diku ngritur nga dora, diku mbjellė nga mendja
Pjatancės sė bronxtė rrokullisen copėza hijesh
Qiellit bėrė gjurmė-gjurmė mbėshtillen ditare lėmsh,
Kalojnė mbi vreshtin e fjetur tė palosin fletė zemre
Ndjenjat bien ēarkut tė ngritur nga vetė ndjenja e pabindur
Leqeve tė natės dorėzohen mendjelehtat gjethe vjeshtake.
Fshirė nėpėr damarėt e gjetheve, firma e njė pene tė mekur
Rėnkon nė cep tė yllit njė qiri qė larton hije shpirtrash galaktikės
Mer frymė gjethja degės ngarkuar muzgut me musht fjale prej natės
sė ndarjes
Njė zė i ējerrė, drithėrimė nė sy tė pemės hap portat e ndryshkura nė trung
Shkėrmoqet ndarja, si mjegulla prej diellit kur fijėzohen rrezet me
njėra-tjetrėn,
Ēahen kujtimet, pas hijes shuhen gėrmat bijėsim tė emrit tim rrėnjėzon
heshtje
Mes shiut tė beharit ngjit balta nė trup tė viteve, qan qiellilėndinės sė reve
Shkarazi ecėn krijesa rrugėve rėnkon shpirt e merr borxh nė prg tė fund-jetės
dhembje mali
Duart gatuajnė bukėn e thyer nga thika qė mėshoi loti trupit ku farfuritej
ndjenja
Dega e dafinės shkund aromėn e hijtė nė copėza tė kujtimeve nė sirtar tė
miqėve
Lastar lėshon syri i prindit nė buzėt e ftohta tė mermerit ngrihet njė qiparis
barit plot vesė
Ditėve pikon lotin pėr mallin qė i djeg eshtrėn nėn dhe, netėve pėr yjet e
dorėshkrimet qė la pas
Ngrihet prej vendi e lėviz pllaka e lotė pėr vitet e rininė qė cane dhe lulen nė
parmak tė heshtur
Ecėn, me shkop tė thyer, krrusur nga gėrmat e lara nė prehėr tė harresės
ēalon majė kaltėrsisė
Hedh farėn tokės sė lagėsht nėpėr vija, tė mbjellė shikimet qė si korri prej
kohės qė iku zvarrė
Mbushet mendja jetime boshllėkut tė reve e gjurmėve tė qiellit qep zėra nė
vatėr tė shpirtia (zjarrit)
Niset pėr mos tu kthyer mė, nė duart e shikimet e prindit ēudia krehėzon
tablonė jetė
Hapave zhgarravinė ngrihet statujė nė eternitet lamtumira pėrmbi krahė zemre
Rrėnjėtshkul pėr larg, pėr tė hedhur themel nė brinjė tė dashurisėsė prindit
sy pėrlotur
Pas kohe, pas viti, pas shpinės sė lotit do treten ditėt e mia, si bora shkėmbit
Dhe letrave do u fryjė era nė rrugicėn e deformuar nga tė panjohur
Gėrmat do nisin tė bien si gjethet e vjeshtės nga kopertinat e heshtura
Atje nė botėn tjetėr do tė ngresh dhembjen pėrsėri prej shtratit tė
pėrgjumur
Dhe pena tė mos ndryshket nė vegimet e orėve, fletės poetike
Tė tjerė do nisin tė kapen pas sytheve qė do tė nxjerr muza
Shekulli, furrik prej kashte do ma ngroh fjalėn nė sytė e tu
Harrimi do tė marrė rrugė tė pakuptimta pas ikjes sime
Rrėzė trungut tė paqes do tė lė trashėgiminė qė kam ,
Aty shkruar ėshtė trashėgimtari i frymėzimit
Njė gjethe prehet nėpėr letrat e vajzės qė kishe
Gjethja tjetėr nė shpirt tė pemės do tė jetojė ,
Trishtimit mos iu bė pre pėr vdekjen qė erdhi
Mos thinj penėn parakohe mbi dorėshkrim
Gėrmat ngjiti nė kaltėrsinė qiell
Dhe pėr tek unė fryma tė niset
Shpirt me shpirt dridhi ato vargje
Bėja gėrshet vajzės tėnde!
Si atėherė, dikur ,
Te koka mos mungo ,
Sdua lule
As vargje, lot
Pėrjetė
Fjalėn
Bab!
(Marre nga libri i 5-te me bashkeautore poetin Albert R. ABAZI _ "Penet Krehin Dallget" )
Andreida (02-04-2016)
Fund-Vjeshte...,
U shtrydh fund-vjeshta nė litarė vetėtimash,
Ēurqe-ēurqe nė mes reve, shiu i trembej rrufeve,
Uturin qė nga malet e mbi fushė njė tufan,
Ēahej qielli nė mes krismash..., e diku gjėmime radhė,
Gjethe-zverdhurat rrėkeve, ėnjtur, fryrė nėpėr damarė.
Udhė nisur qė me vjeshtėn, udhė pa udhė sgjetėn vend,
Eh, dhe vesa humbi kryet mbrėmjeve dhe nė agim,
Pemė zhveshurat rjepur mbetur.., dhe nga rrebeshi bėrė mavi !
Shkoi deteve e liqeneve trup etur si lastar,
Prag dimrit mblodhi eshtrat, tė mos matej me atė xanxarė !
Poezi marre nga libri i 7-te ''Perendim i Ciflosur'' !
Krijoni Kontakt