Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16

Tema: BATO - blog

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382

    BATO - blog

    KĖRPUSHAT

    Halla dhe xhaxhai im banonin nė fshat. Djali i hallės ishte moshatar me mua.

    Nė fshat shkoja gjithnjė me qejf. Cili fėmijė nuk shkon me qejf nė fshat? Atje ka gjėra qė nuk i gjen nė qytet dhe mė kryesorja: ka fruta; qė hipėn nė pemė dhe i kėput vetė.

    Mirėpo fshati qė them unė, nuk kishte fruta. Ky ishte fshat me pallate, stil komunist.

    Fruta nuk kishte, por tė paktėn kėnaqesha duke luajtur. Aty nė fshat kishte disa depo me misėr qė quheshin koēekė. Vetė xhaxhai im punonte roje nė kėta koēekė. Ne futeshim brenda koēekėve, hipnim nė majė tė thasėve dhe kėnaqeshim duke u rrokullisur qė nga maja e tyre.

    Jo shumė larg fshatit, ballė pėr ballė me dritaret e shtėpisė sonė, ishte njė kodėr e rrjepur. Kodra nuk qe e gjelbėruar ngaqė punohej nga traktori, por kishte njė kanal uji, qė fillonte nga maja e kodrės dhe zbriste deri poshtė, nė rrėzė tė saj. Anės kanalit kishte manaferra, qė neve na pėlqenin shumė.

    Nė mėngjes unė, djali i hallės dhe njė shok i tij, u nisėm pėr tek kanali. Duke u ngjitur e duke ngrėnė manaferra, arritėm nė majė tė kodrės. Aty kishte ca stane. Njėri qe stan derrash. Nė kėtė stan ne pamė disa derra qė zhgėrryheshin nė llucė dhe ziheshin me njėri-tjetrin. Vinte erė e keqe dhe aty nuk ndenjėm dot shumė.

    Mė tutje pamė njė stan delesh qė ishte bosh dhe u futėm brenda. Poshtė njė peme gjendej njė sofėr. Njė gur i madh nė formė pllake, shėrbente si tryezė, ndėrsa gurėt e vegjėl rreth e rrotull, shėrbenin pėr t'u ulur. U ulėm nė sofėr dhe ndenjėm njė copė herė.

    Pėr ata qė nuk e dinė, kėrpushat janė parazitė kafshėsh, siē janė morrat dhe tartabiqet tek njerėzit. Kėrpushat ushqehen me gjak.

    Pa kuptuar gjė, njė kėrpushė u fut poshtė pantallonave tė mia tė shkurtra dhe u ngjit tek testikujt. Hyri nga barku dhe zbriti poshtė, apo hyri nga poshtė pantallonave dhe u ngjit lart, unė nuk e di, por ajo qė di ėshtė se pasdite fillova tė kisha krruajtje. Edhe natėn po ashtu. Kisha krruajtje tė mėdha, por nuk e dija shkakun.

    Tė nesėrmen shqetėsimin tim i'a thashė djalit tė hallės. Ai, si me pėrvojė qė ishte, e kuptoi menjėherė si ishte puna:
    - Oooo, do kesh marrė ndonjė kėrpushė. Edhe mua mė ishte ngjitur njė nė kofshė, e hoqa mbrėmė.
    - Si ta heq? - e pyeta.
    - Shtype nė fillim me thonj qė tė ngordhė, pastaj hiqe.

    Ashtu bėra. Shkova nė banjė dhe pasi kėrkova tek vendi qė mė krruhej, e gjeta. Ishte njė kėrpushė e vogėl. Sapo e hoqa, krruajtja mė pushoi si me magji.

    Mė pas, kjo ngjarje mė kujtohej gjithmonė, por ajo qė mė ēudiste shumė dhe pėr njė kohė tė gjatė nuk arrija tė kuptoja, ishte se, pėrse kėrpusha shkoi tek testikujt?! Sepse siē e dimė tė gjithė, atje nuk ka gjak, por ka njė lėndė tjetėr. Kjo ishte njė enigmė qė nuk i jepja dot shpjegim.

    Kėtė enigmė unė munda ta zgjidh vetėm disa vite mė vonė, kur e njėjta ngjarje u pėrsėrit prapė. Duke ikur pėr nė Greqi, na zuri shiu dhe u futėm nė njė stan tė vjetėr. Edhe aty m'u ngjit njė kėrpushė, por kėsaj rradhe nė rrėzė tė kofshės. Atėherė unė pėrfundimisht e kuptova se kėrpushat nuk kanė si qėllim organet gjenitale, por synojnė pjesė tė buta dhe tė fshehura.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar -BATO- pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Japonezėt

    Sa herė tė bie rasti tė shohėsh ndonjė japonez, ėshtė e pamundur tė mos shohėsh edhe njė aparat fotografik tė varur nė qafėn e tij. Besoj se tė gjithėve u ka rėnė rasti tė shohin rrugėve japonezė tė shkurtėr, me aparate tė varur nė qafė.

    Unė jam pėrpjekur tė kuptoj kėtė dashuri tė pashpjegueshme tė japonezėve pėr fotografinė dhe kam dalė nė disa pėrfundime.

    Nė mesin e shekullit tė 19-tė, Japonia ishte njė vend primitiv, qė nuk kishte teknologji dhe industri. Teknologjia filloi tė hynte nė Japoni atėherė kur anije amerikane shkuan atje dhe filluan tė bėnin tregti. Nė atė kohė filluan tė hynin nė Japoni edhe aparatėt e parė fotografikė.

    Pėrfytyroni njė fėmijė tė vogėl, tė cilit i jep njė lodėr. Ai gėzon dhe luan gjithė ditėn me tė. Kėshtu dhe japonezėt me teknologjinė.

    Pasi ky aparat ra nė dorėn e tij, japonezi kuptoi se, ēdo gjė rreth e rrotull, qė shihej me syrin e lirė, me njė shkrepje aparati mund tė fiksohej nė letėr. Kjo e ēuditi shumė dhe i pėlqeu pa masė. Qė nga ajo kohė, fotografia u bė njė hob kombėtar ne Japoni.

    Nga tė gjithė popujt e Azisė, pėr japonezėt kam mė shumė respekt. Megjithėkėtė, ata dhe kultura e tyre mė duken tė ēuditshme. Pėr shembull, muzika japoneze mua nuk mė tėrheq. As ushqimi japonez nuk mė pėlqen, as dashuria e tyre pėr fotografitė.

    Unė nuk jam i dhėnė pas fotografisė. Nuk di pse, por ajo mė ngjall trishtim. Nė ēastin qė ti shkrep njė aparat, ēdo fytyrė, ēdo buzėqeshje, ēdo ngjarje, ēdo gjė, vdes aty dhe i pėrket sė kaluarės. Me fotografinė nuk mund tė komunikosh shpirtėrisht. Nė qoftė se ti rri gjithė ditėn dhe komunikon shpirtėrisht me fotografinė, kjo do tė thotė qė ti je po aq i vdekur shpirtėrisht sa fotografia.

    Ndėrsa piktura dhe skulptura janė tjetėr gjė.

    Piktori dhe skulptori, punojnė dhe pėrpiqen t'i afrohen sa mė shumė origjinales, ndėrsa shikuesi admiron punėn e dorės njerėzore, e cila ėshtė pėrpjekur t'i afrohet aq shumė origjinales.

  4. #3
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Bato nuk ke as firme as ignore list

    BUKUR.

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar drague pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  6. #4
    Bato urime per temen sa zili ta kam shkrimin...
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar HELEN OF TROY pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #5
    Me pelqen menyra e shkrimit tend.Shkruan rrjedhshem dhe i pershkruan gjerat mire.

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar вlαck'swαn pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Dashuria

    Koha ecėn, ne gjithmonė
    themi njė refren tė vjetėr,
    masturbim tė mendjes sonė:
    "Tė dua ty sa asnjė tjetėr!"

    Ky refren shumė gjatė vazhdon,
    mirėpo jeta sjell pėrvojė
    dhe vjen koha qė kupton,
    dashuritė janė njėlloj.

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar -BATO- pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  12. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga -BATO- Lexo Postimin
    Dashuria

    Koha ecėn, ne gjithmonė
    themi njė refren tė vjetėr,
    masturbim tė mendjes sonė:
    "Tė dua ty sa asnjė tjetėr!"

    Ky refren shumė gjatė vazhdon,
    mirėpo jeta sjell pėrvojė
    dhe vjen koha qė kupton,
    dashuritė janė njėlloj.
    Bato e ke myt.....

    krijimtari te mbare....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  14. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    E fshehta e pėrmirėsimit tė llojit

    Ndonjėherė mėnyra mė e mirė pėr t'u ēlodhur, ėshtė tė ecėsh. Nė kohėt e sotme ku jetojmė, ushtrimet pėr trupin e sidomos vrapi ose ecjet e gjata nė natyrė, janė gjėrat mė tė mira qė mund tė bėsh. Ushtrimet fizike nuk pėrmirėsojnė vetėm trupin ose e mbajnė atė nė formė, po kthjellojnė edhe mendjen e njeriut.

    Nė kėto shėtitje tė gjata nė natyrė mendja ėshtė e kthjellėt dhe mendon mė thellė se zakonisht. Mendon pėr gjithēka dhe ēdoherė del nė pėrfundimin se burimi i gjithēkaje, tė keqeje apo tė mire, ėshtė mendja njerėzore.

    Nė ēdo bashkėsi njerėzish, ose nė ēdo popull, mes njerėzve ka njė pabarazi tė madhe mendjesh. Ka njė hendek tė madh ndėrmjet njerėzve me nivel mendor tė lartė dhe atyre tė ulėt. Nė qoftė se do t'i ndajmė nė dy grupe, njerėzit e zgjuar janė gjithnjė pakicė dhe kjo nuk ka lidhje me shkollimin, por me trashėgiminė, sepse zgjuarsia ėshtė e trashėguar. Po pse ėshtė kėshtu?

    Arsyeja ėshtė se njerėzit me nivel tė ulėt mendor bėjnė mė shumė fėmijė, ndėrsa ata me nivel tė lartė bėjnė mė pak dhe kjo duke vazhduar pėr njė kohė tė gjatė, ka sjellė gjendjen qė njohim.

    Provo tė diskutosh me dikė qė ka nivel tė ulėt mendor dhe t'i kundėrshtosh ndonjė mendim. Nė fillim do tė nervozohet, por do tė mundohet ta pėrmbajė veten, mirėpo po tė vazhdosh ta kundėrshtosh edhe ca me arsyetime, atėherė nga zemėrimi do t'i skuqen sytė dhe pastaj duke nxjerrė nga goja stėrkala pėshtyme, do tė fillojė tė bėrtasė e tė ēirret, duke menduar se ka tė drejtė.

    Lind pyetja: si mund tė pėrmirėsohet dhe rritet niveli mendor i njerėzve nė mėnyrė qė popullsia tė jetė e njė standardi?

    Kjo arrihet vetėm duke i detyruar familjet tė bėjnė fėmijė njėsoj, nė mėnyrė tė barabartė. Sa duhet tė jetė numri i fėmijėve pėr familje, kjo varet dhe nė bazė tė territorit dhe synimeve qė ka njė popull, nėse do tė shtohet apo jo. Planifikimi i popullsisė nuk ėshtė njė gjė e pamundur, ėshtė diēka qė shteti mund ta bėjė. Siē dihet, nė Kinė ku mbipopullimi ėshtė shqetėsim, shteti nuk i lejon familjet tė bėjnė mė tepėr se njė fėmijė.

    Duke bėrė fėmijė nė numėr tė barabartė, atėherė shkollimi, pėrzgjedhja natyrore dhe evolucioni, bėjnė dalėngadalė punėn e tyre. Brenda disa shekujve hendeku vjen duke u zhdukur dhe kėshtu pėrfitohet njė popullsi me njerėz tė njė standardi mendor tė kėnaqshėm. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė pėr ta arritur, nuk ka asnjė tjetėr.

    Kėto qė them janė ide dhe mendime se si mund tė ishin gjėrat nė ndonjė sistem tjetėr dhe nuk mendoj se mund tė bėhen sot. Tani ėshtė tepėr vonė. Kam shumė dėshirė qė unė tė jem gabim kur them se ėshtė vonė, por kam frikė se nuk jam. Me ē'duket, njerėzimi po shkon pėr atje ku ėshtė nisur.

  15. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Kujdesi me shkrimet

    Kėtė shkrimin e mėsipėrm e kam lexuar disa herė qė nga koha qė e postova dhe kam mbetur shumė i pakėnaqur me veten. Jo se kam ndryshuar mendim pėr ato qė kam thėnė aty, pėr ato jam shumė i bindur, po nuk mė pėlqen mėnyra e shkrimit. Ka shumė fjali aty qė do tė doja t'i ndėrtoja ndryshe, mė thjesht e mė natyrshėm. Bukuria e tė shkruarit qėndron te thjeshtėsia dhe natyrshmėria.

    Kur shkruajmė, duhet tė jemi tė kujdesshėm, por nga ana tjetėr, kujdesi i tepėrt dhe dėshira pėr t'i bėrė gjėrat sa mė mirė mund tė na bėjnė tė panatyrshėm e qesharakė, prandaj kur shkruajmė diēka pėr te forumi i letėrsisė, ėshtė mirė qė tė mos e postojmė menjėherė, por t'i japim njė lexim prapė mė vonė ose ditė tjetėr.

    Tjetra ėshtė se ne qė jetojmė larg Shqipėrisė dalėngadalė dhe pa kuptuar fillojmė tė humbasim lirshmėrinė nė tė folur dhe tė shkruar. Forumi nuk tė ndihmon, sepse shumica e anėtarėve shkruajnė keq. E vetmja zgjidhje ėshtė tė lexosh libra shqip tė shkrimtarėve tė vjetėr, ose dhe tė kėtyre tė rinjve, por qė jetojnė nė Shqipėri.

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar -BATO- pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Bato dhe Buēi

    - Ore Buēi, tė tė pyes, dėgjon kėngė me iso?
    - Apapapapa.. nuk i degjoj fare un ato... nuk me pelqejn...
    - Si ore s'tė pėlqejnė?! Po ju i keni traditė... nuk i kėndoni ju andej?!
    - Po ca thua o bur i dheut.. kush i degjon me ato.... Pastaj sikur ska lezet alamet djali un i veshur me roba te mira te degjoj nga ato keng, esht turp o ca thua hahahahaha ...
    - Rrobat i paske tė mira me gjithė mend... Ku i ke blerė?
    - Atletet dhe xhinkset jan Dolce Kambana i kam bler 1500 euro kur ishja ne Olland. Edhe xhupi esht firmato kishja dhe nje tjeter si ky ngjyr te zez po ate ja dhash nje shoku.
    - Po pse vjen me rroba luksi nė punė?! Nuk e shikon si vijnė punėtorėt kėtu?
    - Po i lava robat e punes dje. Skam te tjera se te gjitha robat i kam firmato, i kam bler te gjitha ne Olland.
    - Ēfarė lloj muzike dėgjon ti?
    - Varet un me shum degjoj trans. Me pelqejn dhe kta te vjetrit dixhej bobo, po dhe Riana ose nonje keng e Shakires.
    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga -BATO- : 17-06-2012 mė 13:34

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar -BATO- pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #11
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga -BATO- Lexo Postimin
    Bato dhe Buēi

    - Ore Buēi, tė tė pyes, dėgjon kėngė me iso?
    - Apapapapa.. nuk i degjoj fare un ato... nuk me pelqejn...
    - Si ore s'tė pėlqejnė?! Po ju i keni traditė... nuk i kėndoni ju andej?!
    - Po ca thua o bur i dheut.. kush i degjon me ato.... Pastaj sikur ska lezet alamet djali un i veshur me roba te mira te degjoj nga ato keng, esht turp o ca thua hahahahaha ...
    - Rrobat i paske tė mira me gjithė mend... Ku i ke blerė?
    - Atletet dhe xhinkset jan Dolce Kambana i kam bler 1500 euro kur ishja ne Olland. Edhe xhupi esht firmato kishja dhe nje tjeter si ky ngjyr te zez po ate ja dhash nje shoku.
    - Po pse vjen me rroba luksi nė punė?! Nuk e shikon si vijnė punėtorėt kėtu?
    - Po i lava robat e punes dje. Skam te tjera se te gjitha robat i kam firmato, i kam bler te gjitha ne Olland.
    - Ēfarė lloj muzike dėgjon ti?
    - Varet un me shum degjoj trans. Me pelqejn dhe kta te vjetrit dixhej bobo, po dhe Riana ose nonje keng e Shakires.
    .
    Bukur! Jam kurioze te di,ndersa I shkruan keto pjese tragji-komike , ti vete , a e ve buzen ne gaz?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar MI CORAZON pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  21. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Po edhe e vė, o Korazon...
    E keqja ėshtė se tipat si Buēi pėrfaqėsojnė njė pjesė shumė tė madhe tė njerėzve, nė mos shumicėn.

  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar -BATO- pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  23. #13
    Pėrgėzime Bato, thjeshtė dhe bukur.
    Dy gjėra mė bėnė pėrshtypje, emri i personazhit dhe drejtshkrimi nė pjesėn kur flet ai vetė.
    Tė paktėn mua, kur dėgjoj emrin Buēi, thjeshtė nga tingėllimi i fjalės, mė krijon idenė e njeriut tė rėndomtė. Duket sikur ai vetė ka shkruajtur me dorėn e tij pjesėn kur flet, ashtu shėmtuar sikur ėshtė edhe nė mendje.

  24. #14
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1
    Vazhdo ,Bato!

  25. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Greku dhe historia

    Po flisja njėherė me njė grek dhe fjala doli tek historia: "Ballkani, Azia e Vogėl, Kaukazi, Rusia, Evropa, tė gjitha kanė qenė greke dikur. Ne i kemi dhėnė ndriēim gjithė botės" - mė tha gjithė krenari, ndėrsa po pėrtypte njė sufllaq. Pastaj fjala doli te gatimet: "Pitja, byreku, bakllavaja, ashurja, kadaifi, revania (e ca tė tjera qė s'i mbaj mend) janė tė gjitha greke. Ne i kemi shpikur!"

    Kuptohet qė nuk e kundėrshtova, se nuk ia vlente tė merreshe me tė. "Po, po - i thashė - ashtu ėshtė". E hėngri sufllaqin dhe nga kėnaqėsia qė nuk e kundėrshtova, e porositi edhe njė sufllaq tjetėr.

  26. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar -BATO- pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  27. #16
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456
    Shume te bukura Bato

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •