KĖRPUSHAT
Halla dhe xhaxhai im banonin nė fshat. Djali i hallės ishte moshatar me mua.
Nė fshat shkoja gjithnjė me qejf. Cili fėmijė nuk shkon me qejf nė fshat? Atje ka gjėra qė nuk i gjen nė qytet dhe mė kryesorja: ka fruta; qė hipėn nė pemė dhe i kėput vetė.
Mirėpo fshati qė them unė, nuk kishte fruta. Ky ishte fshat me pallate, stil komunist.
Fruta nuk kishte, por tė paktėn kėnaqesha duke luajtur. Aty nė fshat kishte disa depo me misėr qė quheshin koēekė. Vetė xhaxhai im punonte roje nė kėta koēekė. Ne futeshim brenda koēekėve, hipnim nė majė tė thasėve dhe kėnaqeshim duke u rrokullisur qė nga maja e tyre.
Jo shumė larg fshatit, ballė pėr ballė me dritaret e shtėpisė sonė, ishte njė kodėr e rrjepur. Kodra nuk qe e gjelbėruar ngaqė punohej nga traktori, por kishte njė kanal uji, qė fillonte nga maja e kodrės dhe zbriste deri poshtė, nė rrėzė tė saj. Anės kanalit kishte manaferra, qė neve na pėlqenin shumė.
Nė mėngjes unė, djali i hallės dhe njė shok i tij, u nisėm pėr tek kanali. Duke u ngjitur e duke ngrėnė manaferra, arritėm nė majė tė kodrės. Aty kishte ca stane. Njėri qe stan derrash. Nė kėtė stan ne pamė disa derra qė zhgėrryheshin nė llucė dhe ziheshin me njėri-tjetrin. Vinte erė e keqe dhe aty nuk ndenjėm dot shumė.
Mė tutje pamė njė stan delesh qė ishte bosh dhe u futėm brenda. Poshtė njė peme gjendej njė sofėr. Njė gur i madh nė formė pllake, shėrbente si tryezė, ndėrsa gurėt e vegjėl rreth e rrotull, shėrbenin pėr t'u ulur. U ulėm nė sofėr dhe ndenjėm njė copė herė.
Pėr ata qė nuk e dinė, kėrpushat janė parazitė kafshėsh, siē janė morrat dhe tartabiqet tek njerėzit. Kėrpushat ushqehen me gjak.
Pa kuptuar gjė, njė kėrpushė u fut poshtė pantallonave tė mia tė shkurtra dhe u ngjit tek testikujt. Hyri nga barku dhe zbriti poshtė, apo hyri nga poshtė pantallonave dhe u ngjit lart, unė nuk e di, por ajo qė di ėshtė se pasdite fillova tė kisha krruajtje. Edhe natėn po ashtu. Kisha krruajtje tė mėdha, por nuk e dija shkakun.
Tė nesėrmen shqetėsimin tim i'a thashė djalit tė hallės. Ai, si me pėrvojė qė ishte, e kuptoi menjėherė si ishte puna:
- Oooo, do kesh marrė ndonjė kėrpushė. Edhe mua mė ishte ngjitur njė nė kofshė, e hoqa mbrėmė.
- Si ta heq? - e pyeta.
- Shtype nė fillim me thonj qė tė ngordhė, pastaj hiqe.
Ashtu bėra. Shkova nė banjė dhe pasi kėrkova tek vendi qė mė krruhej, e gjeta. Ishte njė kėrpushė e vogėl. Sapo e hoqa, krruajtja mė pushoi si me magji.
Mė pas, kjo ngjarje mė kujtohej gjithmonė, por ajo qė mė ēudiste shumė dhe pėr njė kohė tė gjatė nuk arrija tė kuptoja, ishte se, pėrse kėrpusha shkoi tek testikujt?! Sepse siē e dimė tė gjithė, atje nuk ka gjak, por ka njė lėndė tjetėr. Kjo ishte njė enigmė qė nuk i jepja dot shpjegim.
Kėtė enigmė unė munda ta zgjidh vetėm disa vite mė vonė, kur e njėjta ngjarje u pėrsėrit prapė. Duke ikur pėr nė Greqi, na zuri shiu dhe u futėm nė njė stan tė vjetėr. Edhe aty m'u ngjit njė kėrpushė, por kėsaj rradhe nė rrėzė tė kofshės. Atėherė unė pėrfundimisht e kuptova se kėrpushat nuk kanė si qėllim organet gjenitale, por synojnė pjesė tė buta dhe tė fshehura.
Krijoni Kontakt