ėshtė kėngėtarja latine "mė e nxehtė", me admirues nė tė gjitha kontinentet. Ndėrkaq, nė vendin e saj tė lindjes, Shakira ėshtė e famshme edhe pėr punėn qė ka bėrė dhe po bėn me fėmijėt e varfėr
SHAKIRA Njė yll shumė human
Para se tė takosh njė person si ajo, tė famshme, bionde, latine, pėrgatitesh tė ndeshesh me njė person me tė cilėn temat e bisedės do tė jenė tė kufi zuara brenda suazės sė botės sė "showbiz"-it. Por kur kolumbiania nis tė fl asė e kupton se nga goja e saj do tė dėgjosh shumė gjėra ndryshe nga ato qė ke pėrfytyruar. Ajo jo vetėm e di fare mirė atė ēka thotė, por edhe e mbron me qartėsi dhe pasion. Nuk ėshtė arrogante, apo me kėrkesa tė ēuditshme si disa yje tė tjerė; jetėn e kalon duke kėnduar, duke i kompozuar shpesh vetė kėngėt e saj, i pėlqen tė kėrcejė dhe e bėn me shumė sukses nė videot e koncertet e saj dhe mbi tė gjitha, pėrpiqet qė tė bėjė mirė e tu ndihė mė tė miturve. Shakira nuk ėshtė nga ato qė i japin gojės, por nga ato qė i bėjnė gjėrat realitet e i lė veprat tė flasin vetė. Gjatė viteve tė fundit, ajo ka ndėrtuar 5 shkolla tė reja pėr fėmijėt nė vendin e saj, Kolumbi. Shpesh zė vend nė tryezat e diskutimeve tė gjata tė politikanėve tė Amerikės Latine, duke u pėrpjekur qė tua mbushė mendjen pėr kujdesin qė duhet treguar pėr edukimin parashkollor. Vetė Presidenti i Amerikės, Obama, dhe Kryeministri britanik, Bler, e kanė thirrur Shakirėn pėr tu konsultuar pėr ēėshtjet e fėmijėve tė mitur.
Dhe nuk bėhet fjalė pėr takime sa pėr tė larė gojėn. Aktualisht ajo po bashkėpunon me djalin e miliarderit tė famshėm amerikan, Buffet, nė lidhje me programet e ardhshme tė shkollimit tė fėmijėve. Ajo ėshtė njė nga ato yje tė muzikės qė nuk bėn bamirėsi, por mendon shumė mė thellė se kaq, mendon pėr ndryshimin e realitetit, kryesisht tė realitetit tė tė vegjėlve. Nė vendin e saj ajo ka marrė pėrmasat e njė shenjtoreje. Nė Kolumbi ka statuja qė janė ngritur pėr nder tė Shakirės sė famshme. Tė rinjtė i janė mirėnjohės qė ajo arriti ta pėrēojė muzikėn latine nė mbarė botėn dhe ti kthejė tingujt e saj nė njė tendencė. Ndėrsa murgeshat i janė mirėnjohėse se si askush tjetėr ajo ka ndėrtuar shkolla pėr fėmijėt jetimė. Sigurisht qė Shakira ka edhe arsye tė tjera pėr ti bėrė fansat pėr vete: ėshtė 32 vjeēe, me njė trup tė mrekullueshėm, me njė buzėqeshje dehėse, ėshtė e pamartuar dhe shumė e pasur. E si mund tė mos ta adhurosh? Videoja e fundit e saj "She Wolf" e nxjerr Shakirėn teksa thuajse e zhveshur lėpin kangjellat e kafazit nė tė cilin ėshtė futur. Aty ėshtė shumė sensuale aq sa ka tėrhequr vėmendjen e vetė Markezit qė e ka cilėsuar pamjen e saj "sensuale deri nė pafajėsi".
Kjo vajzė kaq sensuale jeton nė pjesėn mė tė madhe tė kohės nė Bahamas sė bashku me tė dashurin, me tė cilin e lidhin 9 vite dashurie, Antonio de la Rua, biri i njė ish-presidenti tė Argjentinės. Marrėdhėnia e tyre ka ngjallur shumė kuriozitet, si ēdo marrėdhėnie dashurie e njė njeriu tė shquar, por ndėrsa tė gjithė prisnin pėrfundimin e saj me njė martesė, Shakira, nė njė in-tervistė tė fundit, deklaroi se nuk dėshironte tė martohej. Nė fakt, njė martesė nėnkupton njė dedikim tė madh ndaj familjes dhe personit me tė cilin ndan jetėn e pėr Shakirėn ky ėshtė njė kusht i paplotėsueshėm. Nė raste kur ajo nuk del me koncerte nėpėr botė, koncerte qė shpesh zgjasin muaj tė tėrė, ajo fl uturon pėr tė marrė pjesė nė konferenca tė ndryshme ndėrkombėtare, nė tė cilat diskutohet problemi i fėmijėve. Nė thelb ajo duket si njė njeri qė i ka arritur tė gjitha dhe brenda njė periudhe shumė tė shkurtėr. Po atėherė pėrse vazhdon qė tė krijojė, tė organizojė koncerte, tė prodhojė video? "Sepse ende kam pasion pėr atė qė bėj, jam po aq e pasionuar sa kur isha 13 vjeēe dhe sapo kisha hedhur nė treg albumin tim tė parė. Ndiej tė mė pėrshkojė trupin e njėjta sasi adrenaline dhe kam tė njėjtėn kėrshėri pėr mendi-min e publikut, mėnyrėn se si do ta presė punėn time tė fundit". Po ēfarė e bėn Shakirėn kaq tė veēantė? "Kam dashur qė e vogėl ta bėj mamanė time krenare dhe tė lumtur nga sjelljet e mia. Kjo ndjesi u bė shumė e fortė tek unė nė moshėn 8-vjeēare. Im atė pati njė krizė fi nanciare dhe mjaft probleme me fi nancat. Biznesi i tij falimentoi dhe kjo shkatėrroi edhe familjen tonė. Por dėshira dhe pasioni mi bėnė ėndrrat realitet. Sigurisht edhe shumė fat. Pikėrisht nė momentet e vėshtira tė fėmijėrisė sime, kur befas nga situata e mirė fi nan-ciare pėrfunduam nė njė bodrum, pėr disa kohė i bėra vetes premtimin se do tia dilja me sukses dhe jo vetėm pėr vete dhe prindėrit e mi, por edhe pėr tė gjithė ata fėmijė qė ishin tė varfėr, qė rriteshin rrugėve pa prindėr e pa pėrkrahjen e askujt".
Qė nga ajo ditė, Shakira rrėfen se nisi tė bėjė plane pėr tė ardhmen dhe tė bėhej kreative. E ėma i bleu njė makinė tė vogėl shkrimi, nė tė cilėn ajo nisi tė hidhte poezitė e para. "Edhe pse ishim tė varfėr, mamaja punonte pėr tė mė ēuar nė kurse kėrcimi dhe pikture, nė mėnyrė qė unė tė zbavitesha dhe tė kisha njė shkollim dhe edukim pėr tė qenė. "Kėshtu fi llova tė kėndoja, kėrceja dhe tė fi toja konkurset e para nė shkollėn fi llore. Nga kjo periudhė u krijuan edhe lidhjet e para me industrinė e muzikės dhe shumė shpejt mė kėrkuan qė tė realizoja njė album. I pari ishte Magjia, kur sapo kisha mbushur 13 vjeēe. Ai u pasua nga dy tė tjerė, tė cilėt patėn mjaft sukses". Nė vitin 1996 ngulmoi pėr tė pasur nė dorė gjithė krijimtarinė e saj, duke fi lluar nga kėnga, e deri te shkrimi i tekstit apo melodisė. Nė kėtė periudhė i lejoi vetes qė tė infl uencohej edhe nga muzikantė tė tjerė tė famshėm tė asaj kohe dhe tė viteve tė mėparshme si Led Zeppelin, Leonard Cohen. Melodive tė tyre ajo u dha njė shije latine. Nė kėtė kohė doli albumi "Zbathur", i cili zuri vende shumė tė mira nė klasifikimin e hiteve tė vendeve tė ndryshme tė botės pėrfshi Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Britaninė e Madhe, ku janė edhe tregjet diskografike mė tė mėdha. Ai album kishte edhe kėngė nė anglisht qė i dhanė famė ndėrkombėtare kėngėtares rebele nga Kolumbia. Ato kėngė u shndėrruan nė hite jo vetėm nė vendet spanjisht-folėse. Kush ishte nėn 35 vjeē i kėrcente dhe u dėgjuan nga ēdo 45-vjeēar. Kėto kėngė e shndėrruan Shakirėn nė njė fenomen global. Mė pas vjen albumi "Laundry session", me tė cilin ajo bėri turneun e parė tė pėrbotshėm. "Por pikėrisht nė pėrfundim tė atij turneu ndjeva njė boshllėk tė madh brenda vetes. Deri sa arrita suksesin forca e madhe lėvizėse brenda meje kishte qenė arritja e famės dhe pasurisė pėr tė gėzuar dhe shpėrblyer prindėrit e mi qė pėsuan fatkeqėsi, ndėrsa tani qė i kisha arritur gjėrat, ēuditėrisht po ndihesha bosh. Atėherė nė kėto kushte vendosa qė ti drejtohesha njė psikoanalisti, i cili tė gjente brenda vetes sime motivet pėr tė vazhduar mė tej. Pas sesionit zbulova se tashmė ambicia ime nuk ishte familja, por i gjithė vendi im dhe muzika latine nė pėrgjithėsi. Por kryesisht vendi im, i cili ka 40 vjet qė vuan nga njė luftė civile e pashpallur, qė ka krijuar jetimė e vik-tima tė pafund.
Doja qė me punėn time tė sillja ndryshimin. Por kjo ka ndodhur vite mė parė, sepse tani thjesht punoj pėr vete, pėr tu kėnaqur dhe kaluar kohėn me pasionin tim dhe me gjėrat qė di tė bėj mė mirė". Pėr marrėdhėnien me tė atin Shakira flet me njė adhurim tė veēantė. Ai ėshtė thuajse 80 vjeē, por ende frymėzimi i jetės sė saj. "Ai ėshtė njė zotėri i vėrtetė dhe mė ka mėsuar se sa e rėndėsishme ėshtė pėr njė femėr qė tė ndihet grua. Qė prej disa vitesh ēdo ditė zbuloj gjėra tė reja pėr sa i pėrket aspektit tim femėror. Takohem dhe pėrjetoj gjėra tė cilat mė parė i konsideroja tė pamundura pėr mua. Kam lėnė tė lirė brenda meje gruan, ajo mė fl et pėrmes asaj ēka them, por edhe pėrmes lėvizjeve dhe veprimeve tė mia, ēka duket shumė qartė edhe nė videon time tė fundit, e cila ėshtė mjaft sensuale dhe femėrore". Pėr sa i pėrket libidos, apo dėshirės erotike, artistja thotė se ajo ėshtė shumė e rėndė-sishme pėr tė gjithė, qoftė pėr mirė, apo edhe pėr keq. "Ndonjėherė kur tentojmė tė shtypim libidon brenda nesh pėsojmė regres. Gjatė epokave tė errėta njerėzimi harroi tė kujtohej pėr veten, pėr dėshirat e tij. Vendosėm Zotin nė qendėr tė shoqėrisė dhe harruam se cilat janė dėshirat dhe se cila ėshtė natyra jonė e vėrtetė. Vetėm nė Rilindje njeriu arriti qė tė marrė frymė mė lirisht dhe idetė e reja nisėn tė ēelnin. Mendoj qė krahasuar me shekuj mė parė, sot gjėrat janė shumė mė mirė pėr sa i pėrket respektit njerėzor dhe lirisė sė mendimit e ndjenjave, veēanėrisht pėr sa u pėrket grave. Por ende ka shumė pėr tė bėrė dhe kjo veēanėrisht nė drejtim tė zhdukjes sė varfėrisė. Mė nė fund ka shumė mė shpresė se dikur. Amerika ka Presidentin e saj tė parė tė zi dhe diskriminimi e racizmi po zbuten ēdo ditė e mė shumė. Veēanėrisht tė rinjtė nuk i shohin mė ato barriera qė kanė parė mė parė dhe nė vend tė mureve ndėrtojnė ura". Pėr Shakirėn ėshtė e paimagjinueshme dhe sigurisht shumė i trishtė fakti se nė Amerikėn Latine ka 33 milionė fėmijė qė nuk kanė asnjė akses nė shkollim. Shumė familje fi tojnė 2 dollarė nė ditė dhe kjo nuk u jep as mundėsinė e mbushjes sė barkut me bukė e jo mė tė njė shkollimi. Fondacioni i Shakirės, me tė cilėn ajo nisi punėn qė kur ishte 19 vjeēe, u ka ofruar punė deri mė tani 30 mijė kolumbianėve. Ajo ėshtė nga ata njerėz qė nuk mund tė pranojė aksiomėn e shumė vendeve, sipas sė cilės ata qė lindin tė varfėr duhet qė tė vdesin tė tillė. Shakira lufton pėr ofrimin e mundėsive, tė oportuniteteve, qė do ti nxjerrin njerėzit nga bataku i varfėrisė, skamjes dhe dėshpėrimit.
shqip
Krijoni Kontakt