Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Mosha
    37
    Postime
    3,266

    Greqia: Shqiperia ne BE, brenda 2014

    Greqia do te loboje per integrimin brenda pese viteve te Shqiperise ne Bashkimin Evropian, ne kuader te programit te saj diplomatik "Axhenda 2014". Ky ishte mesazhi qe percoi dje ne Tiranen zyrtare, ministri i Jashtem, Plotesues i Greqise, Dimitris Droutsas, i cili ne nje takim me zevendeskryeministrin, njekohesisht ministrin e Jashtem, Ilir Meta ritheksoi angazhimin e shtetit fqinj per integrim ne BE te vendeve te Ballkanit perendimor, me 2014. Nje afat i zgjedhur jo pa qellim nga kryeministri Papandreu, hartues i planit qe mban emrin e tij. Ky vit shenon 100 vjet nga fillimi i luftes se pare boterore dhe Evropa si simbol i paqes duhet te jape shembullin, duke integruar vendet e Ballkanit Perendimor. Gjate takimit dhe me pas konferences per shtyp, dy perfaqesuesit e larte te diplomacise greke dhe asaj shqiptare shprehen vullnetin per bashkepunimin e ngushte per integrimin. Ne fjalen e tij, Droutsas deklaroi se Shqiperia po ben progres te dukshem ne perpjekjet e saj per te bere reforma. "Sigurisht qe ka hapesira per t'u permiresuar, por na kenaq angazhimi i plote dhe teper serioz nga politika shqiptare per ecurine e integrimit te Shqiperise ne BE. Vlen per t'u theksuar angazhimi i sinqerte i politikes shqiptare per adoptimin e vlerave dhe parimeve te familjes sone te madhe evropiane", vleresoi shefi plotesues i diplomacise greke. Sipas tij, Greqia ka percaktuar vitin 2014 si nje date simbolike, per integrimin e vendeve te Ballkanit Perendimor ne BE. "Propozimi per 2014 eshte nje propozim politik me nje simbolike te vecante. Eshte ne doren e cdo vendi te beje ato reforma te domosdoshme ne nje kohe te shkurter per t'u bere anetar", deklaroi Droutsas. "Greqia eshte gjithmone e gatshme dhe ti qendroje ne krah Shqiperise dhe popullit shqiptar. Bashke kemi diskutuar per menyrat qe ne duhet te gjejme qe pervecse perkrahjes politike qe Greqia do t'i jape Shqiperise, te kontribuoje dhe ne nivel praktik per cdo gje qe Shqiperia mund te kete nevoje", garantoi ai. Sipas tij, ne kete ecuri te se ardhmes evropiane, respektimi i te gjithe spektrit te procedurave demokratike, eshte vecanerisht shume i rendesishem. Nga ana e tij ministri i jashtem, Meta falenderoi palen greke kete nisme te rendesishme qe lidhet me pershpejtimin e integrimit te vendeve te Ballkanit Perendimor. "Ne jemi shume te lumtur per kete impuls te ri e te fuqishem qe Greqia dhe kryeministri Papandreu, duan t'i japin anetaresimit te vendeve tona ne BE. Bazat e ketij progresi drejt BE, jane hedhur ne menyre teper solide, pikerisht ne Samitin e Selanikut", deklaroi zevendeskryeministri Meta. Ai theksoi se qeveria shqiptare ishte e angazhuar ne menyre maksimale per te permbushur cdo kerkese qe do te vinte nga Komisioni Evropian, ne menyre qe anetaresimi i plote per Shqiperine te vije, ne nje kohe sa me te shpejte. Njeheresh Meta theksoi se kjo perspektive e re greke per vendet e Ballkanit Perendimor,do te ndikoje ne menyre te ndjeshme ne bashkepunimin rajonal, ne rritjen e paqes dhe te sigurise ne te gjithe rajonin dhe me gjere. Po keshtu dy perfaqesuesit e larte theksuan se bashkepunimi me Greqine do te vazhdonte i ngushte edhe ne aspektin ekonomik dhe me gjere.

    Ministri i Jashtem, Ilir Meta theksoi se ishte e udhes qe ceshtja e emrit te Maqedonise

    te zgjidhet me konsensus midis paleve, ne kuader te angazhimit dhe te OKB-se, sepse Shqiperia deshiron qe ish-Republika Jugosllave e Maqedonise, te jete se shpejti anetare e NATO-s dhe njekohesisht, sa me shpejt te behet edhe anetare e BE.

    Meta-Droutsas: "Kufiri, marreveshja ne interes te dy vendeve"

    Ne pergjigje te interesit te gazetareve, Meta dhe Droutsas risqaruan pozicionin e paleve lidhur me marreveshjen qe percakton ndarjen e ujerave detare mes dy vendeve. Sikunder dihet, PS e ka ankimuar marreveshjen ne Gjykate Kushtetuese. Meta tha se eshte hedhur balte mbi marreveshjen dhe eshte disinformuar opinioni publik, ne nje kohe kur qeveria ka ofruar gjithe dokumentacionin e nevojshem per transparence te plote mbi procesin. Ministri plotesues i Puneve te Jashtme te Greqise, tha se marreveshja eshte ne interesin e perbashket te te dyja vendeve. Meta deklaroi dje se Parlamenti ka stopuar procedurat e ratifikimit te kesaj marreveshjes se detit mes Shqiperise dhe Greqise per t'i dhene me shume kohe opinionit publik dhe te gjithe atyre, qe jane te interesuar per te kuptuar qe kjo eshte nje marreveshje me interes dy palesh. Sipas Metes, marreveshja ka me shume interes per Shqiperine sepse ne duam te behemi pjese e BE, ndersa Greqia eshte pjese e saj prej dekadash. Ne kete kuader Meta ftoi qe edhe opozita te vij ne Parlament per ta votuar kete marreveshje. Meta dhe Droutsas biseduan per nje stad te ri ne marredheniet mes dy vendeve. Rendesi e posacme do te vijoje t'i kushtohet bashkepunimit ekonomik, per kete qellim javen qe vjen do te zhvillohet ne Tirane, Forumi Ekonomik shqiptaro - grek, pare si mundesi per rritjen e prezences se investitoreve greke ne Shqiperi.


    » Koha Jonė »
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,387
    Liberalizimi i vizave degjova ne lajme se do te behet deri me Qershor 2010. Per Kosoven s'dihet kur...

    Edhe kjo date per anetaresim me duket shume realiste (nese lideret punojne mbare), megjithese Greqia nuk mund te luaje rol te madh ketu, sepse ne BE me shume vendos Gjermania dhe Franca.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    826
    serbia do perpiqesh qe bota te njifte te vetmin mbret te shqiptareve esat pashe toptanin nese ai i dhurronte asaj territore shqiptare

    kur i dhuron territore shqiptare greqise, ajo do perpiqet qe shqiperia te hyj ne BE brenda 5 vjeteve dhe brenda 6 muajve nese vorioepiri dhurohet sot

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,387
    Citim Postuar mė parė nga tvsh Lexo Postimin
    kur i dhuron territore shqiptare greqise, ajo do perpiqet qe shqiperia te hyj ne BE brenda 5 vjeteve dhe brenda 6 muajve nese vorioepiri dhurohet sot
    Epiri i Veriut ka qene toke Ilire... nen mbreterine e moloseve, keshtu qe le ta harrojne sa te eshte ShBA-ja ne anen e Shqiperise dhe Turqine duke i bere presion atje per disa ishuj.

    http://en.wikipedia.org/wiki/File:Ep...e_Albania4.svg

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •