Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 111
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,658
    Kreksi bukur interesante ke filluar m' e zegjatur sikur keto serejalet latino-amerikane perfundoje ma o kreksi se te zbulova me emre dhe mbiemer po gutu kalo mir
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Pa_doreza2 për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  3. #42
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Prit se me duhet ti bejë 10 orë punë, kur kthehem ne ora 20, mezi mbahem ne kembë...duhet te ma qani hallin nganjihere edhe mua...lol !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #43
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Per ata qe nuk e kane lexuar fillimin...
    http://bibliotekaime.blogspot.com/20...ga-dardan.html
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #44
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Takimi me Mentorin

    - Me trego Agron, ne fjalorë nuk e gjeta se çdo thotë fjala "kopiliq" ?
    - Kopiliq ? Është emri i një vendi, i një fshati ku ka lindur Millosh Kopiliqi, heroi legjendar shqiptar i cili e ka vrare sulltan Muratin ne betejen e kosoves me 1389...
    - Kam ndegjuar per kete mit, edhe Shekspiri është inspiruar ne "Othello" ..kemi një projekt me grupin tim teatral qe ne shtator ta qfaqim këtë dram...
    - Qenkeni aktore atehere, nuk ju kam pyetur se me çka mirreni atje...
    - Po, une kam kryer studimet ne Kambridgjë, Shekspiri është per mua mjeshter me i madh ne bote i ketij zhanrit...
    - Pra ketu e ke mesuar fjalen kopiliq, ne libra ? i tha Agroni.
    - Jo, por sa here qe dal nga hoteli aty afër rruges kembesore disa çuna te rinjë çojne gishtin drejte meje me zerat qe pershperisin si "kopiliqa" apo ashtu disi...desha ta diaja kuptimin...mos eshte ndonje fjalë fyese ?
    - Millosh Kopiliqi ishte një kopil, një femij i humbur qe e ksihin gjetur para deres së një shtepisë, e merr një familje e fshatit aty dhe e rrisin, e adoptojne si femiun e tyre, e rrisin dhe kur behet burrë tregojnë se ishte i trim i madh, ngjarja e tregon, ai e vret sulltan Muratin ketu ne Kosovë. Pra kopil eshte ai femij i pa baba e pa nënë, por ti mos u prekë se do e gjesh mamin...i tha Agroni.
    - Ndoshta do e gjëj ndoshta edhe jo...qenka veshtirë ketu me kete mentalitet....

    Burimi është një lokalitet qe shtrihet rrenzë bjeshkve te larta ne veri perendim te Kosovës me nje klim te butë dhe një vend te pershtatshëm.per bujqesi e blegtori, një qytezë pitoreske.
    Agroni gjeti një vend per te garuar veturen mu para një kompleksi te madh motelesh dhe restoraneve qe ishin ndertuar mbi një liqe artificial.
    Hynen ne sallen e madhe ku ishte shkruar me shkronja te medhaja "turneu i madh i shahut" dhe u drejtuan ne hallen e madhe te mbuluar nga qelqi.
    Agroni ndaloi një organizator dhe e mori ne pytjje nese dinte se ku ta gjeje Mentor Morinen. I panjohuri i beri me dije se tani eshet i zenun, por duhet te presin derisa te mbaroje loja. Agroni dhe Lori zun vend ne një tavolinë ne sallen e madhe si amfiteater dhe ne heshtje shiqonin tavolinat e radhitura ku luanin shahistet.
    Pas pakë i panjohuri iu afrua Lorit dhe i pershperiti..
    - Jeni motra e Mentorit ?
    Lori e habitur duke mos kuptuar pyetjen preku Agronin...
    - Jo, jo, kjo është një turiste e huaj...ka ardhur ketu vetem për vizit, ia preu Agroni.
    - Nuk e di se çka me pyeti ky person...tha Lori...
    - Asgjë, ju ka ngatrruar me dike tjeter.
    Agroni me ne fund vrejti atje poshte ulur ne tavolin Mentorin, i shkruante mbi një tiket emri i tij dhe i kundershtarit..
    - Ai me flokë te gjata eshte Mentori, e sheh etiketen para tij ? tregoj me gishte Agroni.
    -Po, qenka i ri dhe djalë i bukur, tha Lori, dhe teper simpatikë...
    - Më duket se ketu do ta gjesh Don Zhuanin tuaj...ketu në Kosove ndoshta, si dihet...nese nuk keni gjetur ende te fejuar andej..
    - Jo, jo, nuk kam gjetur ende, por jam ne kerkim...vitet po kalojnë.
    - Ketu jane vetem duke bere ushtrime, kampionati fillon ne fund te javes qe vjenë por keta shahistat duhet te lujne per çdo ditë, kete e kane si ushqim.
    - Me habit ky Mentori, tha Lori, te vije nga skaji tjeter i botes per te marrur pjesë në një turnir shahu, çudi !
    - E ka me siguri pasion te madh.
    - Nuke qenka pra per mua, edhe pse me pelqen, per shah ky do me leje vetun...foli lori duke qeshur...
    - Dashuria do edhe sakrifica...

    Loja me ne fund perfundoi, Mentori u ngrit nga karrika duke i shternguar doren kundershtarit te tij dhe zbriti nga skena. I panjohuri iu afrua dhe i beri me dije se e kerkonin aty dy persona ne sallë.
    Mentori iu afrue tavolines se tyre dhe i habitur e shiqonte Lorin, u pershendeten.
    - Mirëdita ! i pershendeti Mentori.
    - Mirëdita, une jam Agroni, kjo vajza është Lori nga Franca.
    - Nga Franca ? Keni ardhur te percillni turnirin edhe ju...Une kam ardhur nga Montreali...
    Lori ia ktheu ne frengjishte;
    - E flisni frengjishten atehere...ia beri Lori.
    - Patjeter, jetoj ne Kuebek por mamin e kam me largë atje ne dimer ne Alberta..ku flitet anglishtja.
    - Mentor, nderhyni Agroni, kjo vajza ka deshir te te ju pyes diçka, është një histori e gjatë. Mund te gjejmi një vend per te biseduar ?
    - Po pse jo, ulemi ne terras perjashta, eshte freski dhe hije. Mirëse te ka sjellur Zoti vajzë ketu në kosovë, tha Mentori, vend i bukur, si ju duket ?
    - Është vend i bukur, ngjane pakë edhe me disa vende te frances...tha Lori.
    Aty ne terras nxun vend ne nje tavolin, moren pije freskuese dhe filluan biseden.
    - Mentor, me sa jami te informuar ne komunen e Vushtrrisë, mami yt ka punuar si moter medicinale dhe si mamie ne qendren shendetesore per disa dekada deri sa ka filluar lufta.
    Tani kjo Lori ka ardhur ketu ne Kosovë prej frances qe te gjeje mamine saj, ka lindur pra ne vushtrri, ne vitin 1978 dhe menjehere si femij pa prind eshte adaptuar nga nje familje franceze dhe se kur ishte foshnje mami yt e ka strehuar ne orfelina mirepo tani Lori deshiron te dije per fatin e mamit te saj e vetem mami yt mundet ti ndihmoje ndoshta per te gjetur se kush eshte nena e saj.

    - Qenkemi te një moshe Lori, edhe une kam lindur ketë vitë, ne dallim nga ti qe nuk i njehë prinderit tuaj, une njohë vetem mamin, babai ka mbetur atje ne gjermani, thojne se eshet martuar me nje Australiane, asnjehere nuk e kam parëe as kerkuar babain tim...Po nejse, gati qenkemi te nje kategorie...tha Mentori dhe qeshen te gjithe se bashku. Po, mami im me ka rritur vetun, pra me mundesit e saj dhe me nuk eshet martuar, ka punuar aty ne orfelina, mirepo kur filloi lufta ne ikem ne Maqedoni dhe nga atje na oruan strehim kanadezet. Mami jeton ne Alberta, ne Kanda pra kurse une ne Montreal. Ajo tani dhe eshte plakur, mezi mbahet ne këmbë. Nuk e di se sa mundem te ju ndihmojë une, mundem ta pyes permes telefonit po deshet, kete ndihmë mundem ta bëjë.
    - Mentor, kjo lori don te dije se si dhe ku e kan gjetur, mos ndoshta e njeh mamin e saj, pyte mami Sofen, komunikacionin kjo e paguan.
    - Nuk ka problem, atje tani eshte natë ne Kanada por eshet mesuar mami...do thrras menjehere...pritni pakë.
    Mentori nxori celularin nga xhepi i kmishes dhe shtypi pullen, ne tjetren anë zeri i një gruaje se moshur u degjua menjëhere.
    - Mami, Mentori jam, a je më mirë prej këmbëve ?
    "- Po mbahem biro, po mbahem, ti si qendron me turnirin ?"
    - Javen tjeter mbahet finalja...kam gjasa se do e fitoj kupen...ndegjo mami. Kam disa pytje, një porosi nga një person qe ndoshta te kujtohet kur ishte e vogël ne orfelina.
    "- Kush është ai ?"
    - Mami, është një vajzë, i ka tash 28 vjetë, ndoshta te kujtohet, e keni adoptue tek nje familje franceze por tash u kthye dhe kerkon origjinen e saj, se paku ta gjeje mamin e saj...qe ndoshta ti e din se kush mundet te jete mami i saj...
    U ndie një qetesi nga ana tjeter e telefonit...
    - Mami, a te kujtohet diçka apo jo ? e pyeti Mentori.
    "- Sa histori e vjeter ështe kjo ore bir, Zoti eshet i madh, e ka sjellur prape ne vend te vete kete bebe..sa me dhibet e shkreta, çysh nuk me kujtohet, e kam gjetur para deres së orfelines..;"
    - Para deres se orfelines ? Kjo vajza thotë se e kanë gjetur te lumi...
    "- Jo, jo, e di une me se miri. Te lumi e kan gjetur një foshnje tjetër..këtë vajzen e ka vendosur para dere një vajz e re, afër 18 vjeçare, emrin nuk ia di, ftyren e kishte te mbuluar atë natë me një shami, por dyshoj se është motra e një nepunesi aty ne Komune, motra e një Luanit, është disa vite me i ri se ajo, mbiemrin nuk ia di...më kurrë nuk e kam parë, as ftyren mirë nuk ia kam parë në errsirë por ia kam mbajtur ne mend një pallto qe kishte veshur atë nate..."
    - A je e sigurt mami ?
    "- E sigurt biro, e sigurt jam...si është kjo botë, çdo send kthehet ne vend te vetin..."
    Lidhja u nderpre me ne fund, Mentori ia perseriste Lorit gjithë fjalët që i kishte thënë mami Sofie...
    - Pika e parë ty nuk te kanë gjetur te lumi por te ka lênë mami yt para dees se orfelines. E dyta, mami im dyshon se kjo vajza ka një vëlla me te vogël qe punon aty ne komune, e quajn Luan.
    - Mos është ai burri i gjatë me syza qe te shiqonte çuditshëm sot kur ishim tek kryetari ? pyeti Agroni.
    - Edhe une u habita pse me shikonte ashtu, tha Lori, disi mi ngulte sytë si te isha person i njohur për të...tani me kujtohet...Prit, ai është me duket Luan Dema, nuk arrij ti besoj se sa afër e kemi pasur...vojoi Agroni.
    - Duhet te kthehemi sa më shpejt ne Komune te informojmi kryetarin, tha Lori.
    - Do vij edhe une te deshmoj se ç'më ka thënë mami im ne telefon ?
    - Po, gjithesesi, eja edhe ti me ne Mentor, i tha Agroni.
    U ngriten qe te tre dhe u drejtun tek vetura e Agronit, hyn mbrenda dhe menjehere u nis makina.


    Para se te mbyllej komuna, rrethe ores 16-të arriten te nxituar Agroni Lori dhe Mentori ne dyert e hyrjes.
    Kur hynen mbrenda në te njejtin byro qe ishin takuar ne mengjez, kryetari një nepunes tjeter dhe ish kryetari i komunes bisedonin mes tyre dhe kur panë perseri Lorin e nderpren biseden.
    - Te prezentoj, kjo është Lori, mori fjalen kryetari.
    Ish kryetari një burrë i vjetër u ngrit në këmb dhe e perqafoi Lorin, gati se nuk i shpetuan lotët...
    - Te kemi humbur aqë largë por Zoti i madh prapë te ka sjellur në vend tuajin...tha plaku, te na falish moj bija jonë, ishin keshtu ato kohë, kohë te kanuneve e ti ke patur fatkeqesin te lindesh ne kto kohë te errta..! Jetonim ne një situat te veshtirë shkeputur nga bota, mentaliteti ishte i tillë, paragjykimet e njerzve, morali, padrejtesija ùbretnonin ne keto kohera, sidomos per femrat e shkreta...I tregova kryetarit se si te ka gjetur para deres se orfelines tek mami Sofa, me kujtohet si sot, mirëpo te nesermen me thirren në Polici, me njohtuan se e kane gjetur buzë lumit edhe një foshnje tjetër, ky ishte një djalë...e ëma e saj e ksihte mbeshtjellur me një pallto dhe e ksihte lënë ashtu te gjorin buzë lumi...e morem edhe ate e dergum ne orfelina.
    Vajzën e kerkoi menjëhere një familje nga Franca, kurse djalin dikush tjetër, nuk e di se si ndodhi me të, mami Sofa thoshte se ishte shendet ligë, ështe kujdesur per te dhe e ka adaptuar diku, nuk e di se ku, kryesore ne nje familje te sigurtë...duhej vepruar shpejtë e shpejtë qe te mos diktoheshin keto raste..Ishim te tmerruar nga kjo e papritur qe na gjeti neve ne atë kohë, mbrenda një nate dy foshnje te humbura keshtu ne natyrë, per nje qytez te vogël si Vushtrria, na ra si rrufeja...denim mbi kokë. Nuk dinim çka te benim me keto dy foshnje...vetem se ti adoptonim diku sa më parë qe te mos perhapej fjala e te merrte veshë terë njerzimi, per ne ishte nje katastrof, duhej ta mbanim sekret këtë gje per jetë, po qe sot Zoti i madh nuk harron asgjë...
    Lorit i perkthente te gjitha fjalët Agroni ndersa Mentori kishte ulur kokën i menduar.
    Agroni deshi ti thoshte ish kryetarit se djali i mami Sofes ishte ky Mentori qe kishte ulur koken por nuk bëni zë, pa ne syt e Lorit qe ajo e shiqonte me plotë dashuri dhe dhimbje.
    - Shumë e çudithme kjo histori, tha kryetari, per një vend të vogël si ky i yni, dy braktisje te foshnjeve qe te ndodhin mbrenda një kohe...mbrenda një nate nuk e kuptoj si është e mundur kjo ?
    Te gjithë kishin mbetur te habitur, nuk dinin se ku t'ia nisin tani ?
    Tani, nuk ishte ne pytje vetem Lori i humbur si foshnje por ne pytje ishte edhe foshnja tjeter, ç'kishte ndoshur me çunin qe e kishin gjetur buzë lumit e qe deri ne kete moment, Lorit i ksihte hyre ne kokë se ate e ksihin gjetur buzë lumi...
    Ne mendjene saj filloj te krijohet një skenar tjeter.

    Lori pershendeti ish-kryetarin dhe e falemenderoi për deshmin e dhënë...tani ajo e knaqur me te gjitha njoftimet e dites nxitohej te mbetej vetun per një çast dhe te mendoje per kete rast.
    Dolen nga komuna qe te tre pa i thenë gjë kryetarit per Luan Demen. Agroni mori leje qe te shkonte dhe i la Mentorin dhe Lorin së bashku në terasen e një kafeterie.

    ===============vijon============================== =========
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 26-12-2009 më 13:07
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #45
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Ku ka mbetur çuni...

    - Tani qe je në pragë te se vertetes, si do ka bëshë ? e pyeti Mentori.
    - Duhet te hyj në kontakt më këtë Luanin, nëse është daja imi apo jo...vetem me ADN - mund te vertetohet duke kaluar permes tij.
    - Veshtirë e ke, kush guxon ti dali perpara e ti thoje ketij Luanit; me duket se une jam vajza e motres sate...
    - Agroni do me ndihmoje posa te vjen nesër...
    - Se besoj se Agroni guxon te perzihet më tej në keto punë, e pash se ndihet i ftohur nga kjo anket, nuk don te ketë me tej trazira me njerzit ketu...e shofin me sy te keq.
    - E kuptoj, është Ariani, një tjeter mik qe e kam njohur në Paris qe do më ndihmoje, kthehet nesër, per momentin është ndalur në plazhet e Durresit diku në Shqiperi..
    - Gati te gjithë kanë ikur atje...është vend i bukur per pushime, ke deshirë te shkojmi, nuk është largë nga ketu.
    - Nuk mundem ta lë babain tim vetun, e shef është duke ardhur, ketu ne kete kafeteri dalim mbramjeve.
    Rolandi iu afrua Lorit deh e perqafoi, e pershendeti Mentorin dhe i shiqonte qe te dy me habi, te buzqeshur, si dy te dashuruar.
    - Mentori, pra çuni i mami Sofës qe e ke njohur atehere kur me ke gjetur ketu ne orfelina; tha Lori.
    - Nga Kanada ke ardhur per te marrur pjesë ne turnirin e shahut ?
    - Po, ia ktheu Mentori, është një pasion dhe një knaqesi qe k lidhje me trurin, gjithnjë truri është në kerkim...
    - Bukur shumë, te uroj sukses ne kete turnir..i tha Rolandi.
    Lori filloi ti tregoje Rolandit per te rejat qe i ksihin zbuluar se bashku me Agronin dhe mentorin, i tregoi edhe rrefimin e ish kryetarit i cili i kishte thene Lorit se është bërë një ngatrres aty ne lidhje me vendin se ku është gjetur ajo si foshnje.
    - Nuk te kanë gjetur pranë lumit ? pyeti i habitur Rolandi.
    - Jo, babi, tek lumi e kane gjetur një foshnje tjetër, një çun, te nesermen kurse mua mami im më ka vendosur para deres se orfelines ky e ëma e Mentorit më ka gjetur dhe është kujdesur për mua.
    - Tani më kujtohet, tha Rolandi, nuk e di se si si ka ndodhur por mua më pyeten ne telefon nga kjo orfelina e Vushtrris, me thanë; e do një çun apo një vajzë, unë kisha deshir ta kem një vajzë, dhe te zgjodha, nuk me ka shkuar mendja atehere per fatin e ketij çunit se ku e kan gjetur e si, por per ty Lori, me thanë se te kan gjetur tek lumi...
    - Jo, i kane ngatrruar keto dy raste, tha Mentori, mami më tha ne telefon se kete vajzen e ka gjetur para deres se orfelines ngjitur me qendren shendetesore, per foshnjen tjeter nuk me tha asgjë, kete e mora vesh nga ish kryetari...
    - Ketu pra qendron një mistere, tha Rolandi, çu bë më këtë çunin dhe si ka mundësi qe mbrenda një nate te gjenden dy foshnje te braktisura per një vendë te vogël si ky ? E pa mundur, duhet te kete lidhje pra Lori më këtë çunin e gjetur tek lumi...
    - Ti do thuash se mos janë foshnje bineqë nga e njejta nënë ? pyeti Mentori.
    Lori filloj se qeshuri me gazë te madh;
    - Po une kam ardhur ta gjëjë vetem mamin tim e tani ju do ma ngjitni edhe një vella binakë ne trupin tim..lol !
    - Se besoj këtë, ia ktheu Mentori...
    - E pa mundur, nderhyri Rolandi, te kete dy vajza nga ky vendë i vogël dhe qe ne te njejten kohë ti braktisin qe te dyjat dy foshnje ne te njejten natë, njera para deres se orfelines e tjetra tek lumi, ka ketu diçka qe nuk perputhet, është një mister qe fshihet pas kesaj ngjarje...

    ===============vijon==================
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #46
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Kacafytje me kryetarin...

    - Do pyes mamin edhe njëhere, mos di gjë për këtë çunin...tha Mentori.
    - Mua më intereson te gjejë mamin tim, nuk kam ardhur ketu ti gjejë te gjithe femijt e humbur të Vushtrrisë...Do shkojmi babi, jam e lodhur, me dueht te pushoje tani, neser do shifemi.
    - Unë banoj ne skaj te qytezes, i tha Mentori, po deshe neser eja te ftoj për kafe.
    - Do e shofim, me mbetet ti dal perpara ketij Luanit...
    - Mami nuk është e sigurt, vetem dyshon se ai është vllau i saj...keshtu me tha ne telefon.
    - Pyete edhe njehere sonte ne telefon, merr informaat tjera rrethe asaj gruje qe me ka lëne aty para deres se orfelines.
    - Mirë, do perpiqem te bejë ç'është e mundur, ika edhe une tani, me duhet te pergatitem për turnir, jam i lodhur.

    U ndan, Rolandi mori per krahu Lorin kurse Mentori u drejtua kah rruga këmbsore, aty afër komunes ndaloi një taksi dhe hyri ne vetur.

    Te nesermen ne ora 10 lori u paraqit perseri ne Komun, u takua me kryetarin i cili e priti me knaqesi ne byrovin e tij.
    Lori filloi ti tregoi ne anglishte kryetarit se ditene djeshme, permes telefonit nga mami Sofie, kishte marrur njohuri se Luan Dema, nepunesi qe ishte prezent ketu dje, ka mundesi qe te jete i vllau i mamit te saj.
    - Nuk e besoj këtë ! tha kryetari. Ai ka dy apo tri motra, ku ta di unë, te gjitha jane te martuara dhe serioze.
    - Po ndoshta edhe mami imi tani është dikund e martuar, ndoshta edhe ka femij te tjerë, si dihet...me duhet ta pyes Luanin për motrat e tij, duhet te më ndihmoni ju ose Agroni, - tha Lori.
    - Kurrësesi, nuk mundem ta veje ne dyshim familjen e ketij personi qe e njohë mirë, nuk guxoj, dje nese e ke vrejtur, Agronin e shifte me sy te keqë...
    - E si ta gjejë ndryshe mamin atehere, më thuaj ?
    - Nuk kemi të drejtë ti perzihemi ne jeten private dikujt nese e pengojmi. Vetem nëse ajo ka guximin qe te vije dhe te ju pranoje, ti e ke bere detyren tënde, e tërë qyteza e ka marrur veshë këtë ngjarje, nuk më as nevoj per te shpallur ne radion lokale kete rast, te gjithe e kane ne gojë vetem biseden tënde.
    - Ju edhe po më akuzoni tani ? Sipas kësaj, unë qenkal fajtore ?
    - Jo, nuk ju quaj fajtore por njerzit me të cilet jeni endur e kane perhapur këtë ngjarje tani ka marrur dheun dhe është bërë ngjarje dites në Vushtrri. Do ketë pasoja po qenruat më teper ketu, do behen gjaqet...
    - Po pse ? vetem se po e kerkoj mamin tim, origjinen time ?
    -Ti nuk je rritur ketu, është ende një mentalitet i komplikuar, ketu mbretron ende ligji i kanunit te maleve...
    - Këtë e di, perndryshe do isha rritur ne prehen te nënës sime, e keto ligje mami imi nuk i ka vendos, keo ligje te mbrapshta kan dalur vetem nga mendja e disa sundimtarve tuaj gjoja se e kane shitur veten te zotët..
    - Keto ligje Lori jane qysh prej shekujsh ne keto troje tona, jemi te detyruar ti rrespektojmi.
    - Ligje te nderit te imagjinuar apo ligje reale ne terren ?
    - Secili e ka per vete, ai qe i rrespekton keto ligje ndiehet krenar e jo i perulur, tha kryetari.
    - Ju, zoti kryetar, a e mbroni Luanin, nepunesin tuaj apo mbroni ligjine kanunit te maleve ?
    - Lori, e nderuar, nuk mund te shkojmi më tej ne keto kerkime, nuk jane aspakë te dobishme per askend...
    - Për mua po, kjo ngjarje ka peshen e gati tri dekadave qe e mbaj mbi supe !
    - E çka mundem unë te bej më teper ? Luani sot as qe ka ardhur në detyrë, me ka dergaur një mesazh, është larguar nga Vushtrria ka qe dy orë.
    - Pse nuk më tregove që në fillim, ku ka vajtur ?
    - Me duket ka marrur pushimin veror, ka vajtur në Durrës.
    - Në Durrës, e tërë qyteza i paska mendet vetëm në Durrës tek pushimet, tek rrezet e diellit e tek pllazhi...po edhe une kam hallet e mija, per ate kam ardhur ketu, kam mundur edhe une te shkoj ne pushime kete vite ku te kisha dashur por i kam sakrifikua pushimet për ketë rast e juve si duket talleni me hallet e mija...
    - Nuk mundem me teh te ju ndihmoj Lori...
    - Mirë pra, unë do shkoj qe tani menjehere tek departamenti francez qe është ketu afër, patjeter se do jeni i detyruar te më ndihmoni. E keni per detyr !
    Kur i permendi departamentin francez atehere kryetari u ndal, mbeti i menduar, i kryqoi duart dhe kafshonte buzët.
    - Po nese mami yt nuk don te ju lajmrohet, çka mund te bejë une ?
    Lori nxori shpejtë nga çanta tri katër qese najloni te tejdukshme dhe i hodhi mbi tavolin.
    - Keto i ke porosi nga unë, posa te kthehet Luani nga Durresi, i thuaj pra qe ti marri në pytje te tri motrat e tij...e ka për detyrim !
    - Perndryshe ?
    - Do gjejë një gazetar, tek e fundit do te dali kjo fshehtesi e tridhjet vitesh...ska çka bene Luani...
    - Imagjino ti, sikur te me thoshte dikush se motra e juaj ka lënë një femij "kopil", a e din ti se çfarë turpi është ketu për një vëlla ku ta kete fshehur kopilin motra e tij, une kam frikë se ai do e vras motren e tij, do bëhet edhe më keq se sa ti e mendon, ne fund, ti do mbetesh prapë pa e parë mamin te gjallë....
    - Se besoj se ka nejrz aqë te semuar qe te mbysin motren e tyre per shkake se uen kam ardhur ne botë..
    - Është qeshtje e rênd kjo punë Lori, ti si kupton telashet tona. Qeshtje nderi është ketu...
    - Ju kam parë unë juve duke ikur para serbëve si tufë delesh, te ngarkuar ne traktora, televizionet e tere botes ju kane parë sa te zotët jeni...
    - Luani ishte i veshur në ushtrin çlirimtare, përë këtë qe thua do zemrohej rëndë po te te degjoje keto fjalë...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  8. #47
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Mentori e Lori ...

    - Nuk po e zgjasim me tej, qeset e ADN-it po i le ketu dhe tek missionaret francez. Po sa te kthehet Luani nga Durrësi, i thua qe tua percjelli keto qese motrave te tyre, më mirë do i bie keshtu, pa hidherime, kjo eshte e drejta ime ligjore sipas te gjitha konventave nderkombtare ku çdo njeri ne kete botë ka te dreten te gjeje origjinen bilogjike te prinderve te tij. KËtë qeshtje mundem ta vijoj edhe per mes një avokati, por e mira e te gjithve do ishte qe te mos me shtyni deri aty. tha Lori dhe doli nga kabineti i kryetarit.

    Posa doli Lori nga komuna u degjua telefoni i saj ne çantë. Mori telefonin dhe e hapi pastaj iu pergjigjë...
    - Mirëdita Agron, ç(kemi te re ?
    "- Lori, me thanë se Luani ka shkruar per pushime në Durrës, mirepo para se te shkoje ka ardhur tek unë, më është kercnuar, gjoja se une jam fajtor per hetimet qe ben ti...është i zemruar, duhet te ruhemi nga ai, tani kam frikë, me kuptoni. Është qeshtje nderi, nuk mundet te perballoje këtë qe e motra e tij ka fshehur një "kopil" ketu e sa vjete...te ne ky është një akt teper i rëndë...te kam paralajmruar se do kete pasoja..."
    - Mua nuk më interesojnë fare pasojat Agron, vetem ligjin e drejtësisë e ndjeki !
    "- tani është shkaktuar edeh polemika tjeter, tërë qyteza e ka marrur veshë se nuk është më ne pytje vetem një vajz, por edhe një çun i humbur po atë natë...ketu zihet një mistere, pra mundem te ju ndihmoj vetem fshehurazi permes telefonit, nuk duhen te na shofin së bashku...Te kisha kshilluar qe njëhere te largohesh nga keto kerkime, kthehu në Paris ..."
    - Mirë pra te mbesim në kontakte, diten e mirë. Do kthehem në paris vetem pasi qe ti kryej hetimet e duhura... tha Lori dhe mbylli telefonin e zemruar.

    Duke hecur rruges rrugës këmbesore njerzit e shifnin Lorin me një sy tjeter tani, edhe më te bezdisur, njerzit thuaje se frigoheshin edhe nga hija e saj.
    Pa i nderruar dy hapa kur prape u degjua celulari. Këtë here ishte Mentori.
    - Urdhno Mentor, mirë je ?
    "- Jam perlarë mbrëmë me Luanin, gati qe nuk jemi mbytur, per fatë policia kaloi ne atë moment aty pari..."
    - Ku je tani, po vij te te kerkoj, po e marr taksin...pritë aty, - tha Lori.

    Pas disa minutave Lori arrin tek Mentori, ia fshinte hundet e pergjakura me faculete...
    - Ke mundur te perfundosh edhe më keqë, i tha Lori.
    - Mamit nuk i tregova per kete turnir qe pata me Luanin...u ndam si ne Pat !
    Lorit i shkoi buza ne gaz dhe e perqafoi dhe e mori e shterngoi me dy duart per qafe...
    - Tani më ke mbetur vetem ti që me del krahë ne fushaten time, tha Lori.
    - Kurse ti do me mbeshtetesh ne turnir ndoshta, per javene ardhshme.
    - Se besoj se do qendroj me teper ketu pari, do iki njëhere derisa te qetesohet gjendja, i tha Lori.
    - Qfare te qetsurit, tash veç sa ka filluar te ndizet fitili në Vushtrri e nuk dihet se ku do perfundoje....ia priti Mentori si me te qeshur.
    - Ku është tash Luani ?
    - Është nisur i zemruar për në Durrës, gjoja se për ti kaluar pushimet por me siguri ka shkuar atje me një qellim, ka ndoshta atje motren..ka shkuar i hidheruar, kam frikë se do i qeroje hesapet me motren e tij, ështe gjakënxehtë, kam frikë se mos do kaloje keqë kjo ngjarje..
    - E çka mund te bejë unë nga ketu ?
    - Asgjë ! tha Mentori.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 27-12-2009 më 10:25
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  9. #48
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Qerim hesapesh ne Durres...

    - Atje në Paris kur e takova Ilon në "bellaçao" nuk më foli se do hasi ne keto veshtirsi, - tha Lori.
    - Ndryshe shifet bota nga atje, largë jemi nga Parisi, tha Mentori.
    - Po mani çka te tha tjeter në telefon ?
    - Më tha; "ruju biro" dhe me qortoi qe e dhash emrin e Luanit.
    - Po sa është e sigurt qe ajo është motra e Luanit ?
    - Më tha se njehere e kishte parë ne tregë Luanin me një moter te tij, por nuk e mban mend se cila ishte prej tyre.
    - Po biseden e ish kryetarit ia hape se ç'ka thënë per çunin e gjetur tek lumi ? - e pyeti Lora.
    - I thash se edhe ai e ka shprazur thesin, i ka thenë te gjitha...më tha se atë natë kur kjo motra e Luanit e ka sjellur foshnjen e saj para deres se orfelines, e kam vrejtur se mbante një mantil apo palltë ngjyrë kafe. Kur të nesërmen
    polica e sollen ne orfelina edhe këtë çunin, më tha, u habita se vrejta se çuni ishte i mbshtjellur më të njejten mantilë qe ia pashë asaj vajzes mbremjen e kaluar. Mami më tha atëhere se çunin e kishin gjetur disa fëmijë qe zënin peshqi aty buzë lumit, i kane ndegjuar klithjet e tij dhe menjëhere kan lajmruar policinë ku pastaj e kane sjellur ne orfelina.
    - Pra, ka mundësi se mami im te kete lindur bineq, një vajzë së pari e pastaj ndoshta disa orë më vonë pasi me ka sjellur ne orfelina natën, duke u kthyer rruges e kane rrokur dhembjet tjera dhe e ka kuptuar se pret edhe një vajzë tjeter ?- tha Lori.
    - Po, shtoi Mentori, mendoj se keshtu ka ndodhur, mirepo se besoj se ka patur kohë as që te vertetoje se a është vajzë apo djalë ne ato momente, në mendjen e saj dhe te gjdokujt, mendon se bineqet jane ose dy vajza ose dy djemë, te rralla raste kemi kur lindin bineq te rrejshem, siç i quajmi... perfundoi Mentori.
    - E si t'ia bejmi tani ?- tha Lori.
    - Nuk di se ç'të thëmë, një detektiv ose një avokat ndoshta do kishte kryer punë, policia e dijmi qe nuk mirret me keto punë gjetjesh te njerzve.
    - Tani e kuptoj se mami im nuk e pska patur mendjen kurrë qe te me kerkoje, nuk është më ketu vetem çeshtja ime por edhe e atij çunit te gjetur te lumi tani...mos te pyesim fare se ksuh mund t jete babai ynë...
    - Ti tani, a je ne kerkim te mamit tuaj apo te atij çunit ?
    Te më ndegjosh mua, le ate rehat, ku dihet se ku ka perfunduar, tha Mentori.
    - Edhe këtë nuk e prisnja. E pyete mami Sofien, mamin tuaj se çka ndodhur me çunin, se ku e kane adoptuar e dinte ajo ?
    - Më tha qe te mos mirrem fare me keto kerkime, më mirë për mua...edhe ish kryetari na tha; ishte situat e veshtirë,
    duhej mbajtur sektrete keto gjera qe te mos bezdisej tere qyteti...
    - Nese mami yt nuk e din kete gje se ku ka perfunduar kjo foshnje, kush atehere ?
    - Do e pyesim edeh nje here ish kryetarin, po deshe shkojmi tek ai...
    - Njehere me brengos sjellja e pakontrollueshme e Luanit posa te mbrrije ne Durrës, si ka mundësi q ta kontaktoje
    me telefon te motren e saj qe te mos i ndodhi ndonjë e keqe ?
    - Dalim pra, duhet ta pengojmi një tragjedi. Luani para se te me rrokte per gjoksi më tha; a din ti se motra ime është e martuar, ka edhe femij tjere, çka mendon se burri i saj do rrije duar kryq posa te marri vesh per ketë kopilicë te fshehur para gati tridhjet vite ?
    - Kete se ksiha pritur as unë, th Lori. Mos ndoshta Luani ka shkuar qe ta shpetoje motren e tij nga i shqoqi i saj ?
    - Shifej se ishte i qartur krejte nga ftyra, i zemruar, i eger dhe i pa kontrollushem, mendova njehere se do me shqyej ne dysh...tani ia besoj pakë hidherimin e tij. Mendja i ka shkuar se ti do te hulumtosh me tej qofte permes radios lokale apo internetit do e gjeje mamin tuaj dhe do e vesh ne pozitë te keqe tere familjen e saj, te burrit te saj e gati te tere qytezes..tha Mentori.

    - Mirë, shkojmi apo jo në Durrës ? - tha Mentori.
    - Ti ke henger grushtë njëhere nga Luani, tani radhen e kam unë, behemi barazim...tha Lori dhe u drejtuan drejte stacionit te Autobusave.
    - Do e marrim një kombinet, janë më te shpejtë, tha Mentori, me vjen keqë per shoket qe me presin ne Burim per turnir por nuk kam tjeter mundesi, jam angazhuar qe te ndihmoj, tani nuk dua te ju lë vetun.
    - Falemnderit Mentor, nuk do jua harroj kurrë këte te mirë..
    - As unë nuk do e harroj grushtin e Luanit deri sa te arrijë ne Montreal...po Rolandin se lajmrove ? tha Mentori.
    - Ku di babi im se ku i bie Durrësi ? Do ia nisi rruges një mesazh teksto...ecim pra më shpejtë.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #49
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631

    Perballe gjyqit te drejtesisë....

    Ne komun situata ishte keqsue se tepermi, te gjitha planet ishin anuluar, turniri i shahut do mbahej por pa shpresa qe te fitoje Mentori qe tani më ishte kyqur ne nje pasion pa fund pas Lorit. krytarin e brengoste kjo situat, disa sponzor nga komuna qe kishin dhene kontribut ne kete pjesmarrje te Mentorit ne turnir kishin anuluar mbeshtetjen e me tejshme te shpenzimeve te tij, aat ishin ankuar tek kryetari se do anulonin çdo kontrat me të. Edhe ish kryetari i komunes zoti Kastrati ishte marrur ne pytje nga organet hetuse nderkombtare.
    Një polic civil francez e ksihte marrur ne pytje mbi te kaluaren e tij rrethë sistemit te adoptimeve qe kan bërë ne te kaluaren para tridhjet vitesh...
    Nepunësi francez mbushi një formular dhe një proces verbal ne nje fletore te posaçme, i tha perkthyesit qe t'ia perktheje këte shenim ish kryetarit.
    Pasi e ndegjoi mirë procesverbalin nga perkthyesi, zoti Kastarti iu drejtua kmiserit francez;
    - E çka te bejmi tani pas sa e sa vitesh qe ka ndodhur kjo ngjarje, une nuk jam fajtor ! thirri i ngermuar ish kryetari.
    - Ne nuk ju akuzojmi, thjeshtë është nje procedur ligjore, te dihet se si kane ecur punet atehere ne kete komun.
    - Une si krytar qe isha, kisha dy ligje, te pushtuesve dhe atë te kanuneve te maleve...duhe vepruar sipas ketyre ligjeve popullore. Keto dy foshnje qe erdhen pa pritur e kujtuar ne komunene tonë per ne ishin si dy meteor te ardhur nga qielli, nuk dinim ç'te bejm tjeter perpos ti adoptojmi keto dy foshnje diku sa më largë ketij vendi...
    - Mirë, pajtohem me zakonet tuaja zotri, nuk e kemi ndermend tua hjekim keto ligje. Ne jemi paqërujtes dhe ndihmës te një krijimit te nje baze shtetrore qe neser kur te keni shtetin tuaj ne duart tuaja ta mbani dhe qeverisni më plotë rrespekt dhe dinjitete si te gjithe vendet e tjera demokratiek. Nuk jemi ketu qe te ushtrojmi demokracine tek ju per here te parë, ne kemi kryer misione tjera ne kater anet e boteës per te miren e njerzimit.
    Qellimi yni është qe te ushtroheni edhe ju, po flas tani per kryetarin e ri te kesaj komune se di duhet te veproje ne keto raste siç ju ka ndodhur dikur juve, çfare duhet te ndermarri kryetari i tanishem i komunes sikur te ndodhte nje rast i tillë si ky qe ka ndodhur para njezet e tete vitesh ?
    Pra ne jemi ketu qe ti shtrojmi se bashku keto ligje delikate qe edhe spe delikate i perkasin te drejtave te njeriut.
    Zoti Kastrati i pohonte me kokë komiserit dhe gjithnje me kembngulje mbrohej dhe tentonte te mbrohej me argumentin se ligjet popullore te atehereshme ishin te pashkelura, kodi i kanunit nuk lejonte qe një femër te ketë femij te regjistruar pa aktin e marteses, ishte një gjë absurde ne keto anet tona qe te mbahej një femij jashte kurores, ai njihej si "kopil" nje femij i mallkuar.
    Komiseri francez e ndegjoi mirë me vemendje zotin Kastrati, i shprehi keqardhjet rrethe ketij rasti ndaj shtetases se tyre Lorit e cila e kishte informuar këtë zyre pa dijen e Rolandit.
    - Ne do ta marrim ne pyetje edhe Rolandin, babain legjitim te Lorit, megjithese Lori është tani e moshes madhore dhe si adulte ka te drejten e saj te kerkoje origjinen e saj, pra prinderit e saj biologjikë nuk guxojne ti ikin ketij ligjit, jane te detyruar ti nenshtrohen rezultateve te ADN-it, pa marrur rasysh a do kete apo jo konflikte ne familje. kjo është e drejta e saj. tani neve na intereson deshmija e juaj, te na tregoni saktesishte si ka ndodhur adoptimi i ketij femiut.
    - Une ia thash dje Lorit kur ishim ulur para kryetarit ne tavolinë tërë te verteten. une isha vetem nenshkrues i kesaj procedure, te gjitha procedurat ligjore i ka kryer zonja Sofie Morina, që ishte ne ate kohë mami e qendres shendetesore dhe si drejtoresh e orfelines aty ne spital.
    - Lori neve na tregoi edhe rastin tjeter, te një foshnje qe eshte gjetur po te njejten kohë buzë lumit, fjala eshet per një çun i cili nuk dihet se ku ka perfunduar. Lori dyshon se edhe ky femij vjen nga e njejta lindje e asaj nates...
    - E pa mujtun ! u pergjigj zoti Kastarati. me çfare te drejte ju mi hidhni te gjitha fajet mua tani pas sa dekadave ?
    - Ne kemi per detyre te marrim hetime, nuk e kemi ndermend te ju akozojmi ne asnjë mënyrë. Deshmija juaj lehtëson hetimet e metejshme qe duhet te ndermarrim per njohjen e prindit te Lorit e cila duhet t'iu nenshtrohet ushtrimeve te analizave per identifikimin e prindësis ndaj vajzes se saj. Pra ne zvatojmi ligjet ketu ne komunen tuaj, ligje qe duhet te shqyrtohen edhe ne te ardhmen ne vendin tuaj si ne tere boten mbarë.

    ============ vijon ne vitin e ardhshem 2010 ===============

    ..kerkoj falje nga antaret per gabimet gramatikore si dhe aty ketu te shtypit, besoj se do rregullohen pas vitit te ri, kalofshi mirë dhe urime per vitin e ri 2010, paqë lir, shumë dashuri dhe harmoni ne familje dhe lumturi ne jetë, gezuar !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 27-12-2009 më 15:07
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  11. #50
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Kreksi--- kalofshi mirë dhe urime per vitin e ri 2010

    Kalofshë mirë edhe ti dhe urime Viti i Ri 2010--shendet,dhe suksese në Jetë

    P.S--si s'te paska mbet asnjë RTT-për këtë javë , ta kishe vazhdu edhe pak!!!!!!!se jemi shumë kurioz për Lorin--filluam ta njohim tani!!!!?????

    Kalofshë mirë ---Përshendetje

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar K.i EPERM për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  13. #51
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Citim Postuar më parë nga K.i EPERM Lexo Postimin
    Kreksi--- kalofshi mirë dhe urime per vitin e ri 2010

    Kalofshë mirë edhe ti dhe urime Viti i Ri 2010--shendet,dhe suksese në Jetë

    P.S--si s'te paska mbet asnjë RTT-për këtë javë , ta kishe vazhdu edhe pak!!!!!!!se jemi shumë kurioz për Lorin--filluam ta njohim tani!!!!?????

    Kalofshë mirë ---Përshendetje
    Falemenderit edhe prej juve antar te dashur,

    me besoni se edhe une jam me i flaket qe ta perfundoj me pare se sa ju...

    Si ju thash, po e shkruaj kete rrefim drejteper se drejti, disa i thone "live" ...lol !
    dhe ate nen hipnoz...ku e ndaj kete ankth se bashku me ju.

    kalofshi sa me bukur festat e fundvitit, shendet
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  14. #52
    i/e regjistruar Maska e honest
    Anëtarësuar
    21-04-2009
    Postime
    129
    ju lumt Kreksi
    gëzuar festat e jet të gjatë
    e 2010 me më shum vullnet
    do ngrehim dolli për shendetin tuaj

  15. #53
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Citim Postuar më parë nga honest Lexo Postimin
    ju lumt Kreksi
    gëzuar festat e jet të gjatë
    e 2010 me më shum vullnet
    do ngrehim dolli për shendetin tuaj
    Falemenderit shumë, jeni te mrekullushem...
    ...dolli ! me keni bere te qeshi derisa me kane dhimt brit...
    A me raki te Skraparit apo korçare..;hheeee . si ja ke qelluar qe edua rakin se ?
    Une jam Dibran ore ...lol !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  16. #54
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Te nderuar antar,
    per ata qe deshirojne ta lexojne kete rrefim dhe tua percillni miqve tuaj mund ta kopjoni adresen e ketij artikulli duke prekur mbi titull dhe pastaj e ngjitni ne lidhjen e deshiruar.
    shendet!

    http://renesancailire.blogspot.com/2...te-maleve.html
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  17. #55
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anëtarësuar
    02-11-2009
    Postime
    1,658
    kreksi gezuar vitin e ri shendet ne familje
    S’çarmatosem sa t’jetë jeta!

  18. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Pa_doreza2 për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  19. #56
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Citim Postuar më parë nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    kreksi gezuar vitin e ri shendet ne familje
    Falemenderit, gjithashtu dhe uve !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  20. #57
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    kreksi per shume mot vitin e ri, shendet dhe gjithe te mirat ne jete...

  21. Anetarët më poshtë kanë falenderuar bindi për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

  22. #58
    Po dhe Jo
    Anëtarësuar
    12-09-2009
    Postime
    172
    Kerski a do ta vazhdon historine?
    You may stop this individual, but you can't stop us all... after all, we're all alike.

  23. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Troyan. për postimin:

    Kreksi (08-02-2018)

  24. #59
    i/e regjistruar Maska e honest
    Anëtarësuar
    21-04-2009
    Postime
    129
    kreksi please

  25. Anetarët më poshtë kanë falenderuar honest për postimin:

    Kreksi (08-02-2018)

  26. #60
    Po dhe Jo
    Anëtarësuar
    12-09-2009
    Postime
    172
    O Kreski vdiçaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa Po vazhdo me...
    You may stop this individual, but you can't stop us all... after all, we're all alike.

  27. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Troyan. për postimin:

    Kreksi (06-02-2018)

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •