Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Abdulrrahmani
    Anëtarësuar
    15-08-2009
    Postime
    129

    "Maqedonia shqiptare” kundër “Enciklopedisë Maqedonase"

    Në prag të festave të Nëntorit, në Tetovë pritet të bëhet promovimi mbarëshqiptar i vëllimit të parë të veprës “Maqedonia shqiptare” që është konceptuar të jetë një kundërpërgjigje me fakte e dokumente ndaj “Enciklopedisë maqedonase” të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM)

    Në vëllimin e parë që përfshin tekste dhe dokumente origjinale shqip, anglisht dhe frëngjisht nga e kaluara historike e Maqedonisë shqiptare nga autorë antikë, albanologë , historianë dhe udhëpërshkrues të huaj të shekujve XVI-XIX.

    Redaktori i këshillit redaktues të këtij libri, Nijazi Muhamedi ka theksuar se kjo vepër është një kundërpërgjigje e fuqishme kundër “Enciklopedisë Maqedonase”.

    Sipas tij, me këtë vëllim shkencor, ku janë përfshirë tekste dhe dokumente del qartë edhe definimi historik, etnografik dhe kultural e politik i Maqedonisë shqiptare, si një dimension i faktuar i njësisë historike, gjeografike dhe etnografike të saj në tërësinë e historisë së shqiptarëve si dhe autoktonia.

    “Në këtë vëllim, me tekste të autoriteteve shkencore e historike të antikës, atyre të huaj dhe shqiptarë, për herë të parë pas shumë dekadash hapet çështja e rivalitetit shqiptaro-grek mbi përkatësinë e Lekës së Madh dhe mbi trashëgiminë historiko-kulturore të Maqedonisë së moçme, si një përgjigje ndaj stratagjemës antishqiptare të bisedimeve greko-maqedonase dhe tendencave të etnonacionalizmit maqedonas për të fshirë legjitimitetin historik shqiptar mbi emrin e Maqedonisë dhe të pranisë historike shqiptare në të”, ka theksuar redaktori i këshillit redaktues, Nijazi Muhamedi.

    Ai ka theksuar se ideja për nxjerrjen e këtij libri është përkrahur nga studjues dhe emra të njohur të shkencës shqiptare e ndërkombëtare. Në libër siç theksojnë autorët janë përfshirë edhe fakte historike nga historianët shqiptarë të kohërave të ndryshme, memorandumet shqiptare të Tetovës, Dibrës, Manastirit, Ohrit drejtuar Kongresit të Berlinit dhe Konferencës së Versajës si dhe shtypi i kohërave të ndryshme historike mbi çështjen e Maqedonisë.

    Ky vëllim me mbi 400 faqe është përgatitur nga publicisti Nijazi Muhamedi, në bashkëpunim me publicistë të tjera nga Maqedonia dhe Shqipëria, nën konsulencën e historianëve dr.Reshat Nexhipi dhe dr.Nebi Dervishi. Autorët kanë theksuar se libri do të ketë një fushatë të gjërë publiciteti dhe do t`i dorëzohet edhe institucioneve ndërkombëtare, ambasadave dhe instituteve të ndryshme ndërkombëtare. (INA)

    http://www.breziiri.com/modules/news...p?storyid=1078
    Ndryshuar për herë të fundit nga Abdulrrahmani : 15-11-2009 më 12:36

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Postime
    16
    eshte nje pyetje e cila ne vete ngerthen shum pergjigje por vetem njera eshte e vertet e cka do te thot se ne jemi shqiptar po pse po mundohemi ta cveshim petkun e shqiptaris e jo te mburremi me at qka jemi.
    eshte me se e vertet se jemi shqiptar dhe se ne kto troje datojm shum me heret se te ishin maqedonasit po ku jan ata historianet tan qe heshtin dhe nuk ngren ze kunder kesaj padrejtesie po ku jan ata politikanet tane te ci;et mburren me ate se jan shqiptar dhe mashtyrojn popullin e mjer me mashtrimet e tyre klasike ku eshte i madhi si quhet Ali ahmeti i cili shitej patiot luftonte per popullin shqiptar e tash eshte futur ne rrugen epolitikes se felliqur dhe po mburet me ate se po ban marveshje me vmrn e cila ashte nje produkt i uidbes dhe se piksinim e ka shkatrrimin e shqiptareve po ku jan ata politikanet tjere te cilet po ne ket menyr shiten patriot te kombit shqiptar nje fjale e urte thot se trim asht ai qe qet pushk per vatan e jo ai qe qet pushk per te mar hakun e vellait .
    te gjitha keto u harruan na u be nje fyrje ne sy dhe nuk po mund ta kuptojm kush na e beri shqiptaret e shitur apo maqedonasit nuk po mund te kuptojm ende se kush eshte trathtari nuk po mund te dime se nga ksuh te mrohemi nga shqoiptaret apo nga maqedonasit nuk po e njohim armikun .
    pse nuk ngriten ne kemb patriotet e vertet qe i mbrojn interesat e shqipetareve interesat e kombit po me ket po tregojm se nuk po egostojn patriotet nuk po egzistojn forcat mbrojtese intelektuale te kombit shqiptar .te gjith kemi nje flamur te gjith kemi nje shqiponj pse nuk po mund te themi si i madhy yn PASHKO VASA mos shikoni kisha e xhamia se fe e shqiptarit eshte shqiptaria jemi ne te njejten gjendje ku jan forcat e reja pse po heshtim ku jemi ne rinia spe poo asimilohemi dit e me teper .
    pse po na ndodhin kto fyerje te poshtera te cilat po na iritojn po spo i kushtojm rendesi ku kjo eshte qeshtje e rendesishme per xhdo njeri qe e ndjen veten te pakten shqiptar

    O VLLEZER E MOTRA NE JEMI SHQIPTAR


    ne kemi histori ne kemi te kaluar ne kemi identitet ne kemi bagazh te madh te njerezve te medhej po ku jemi ne pse spo behemi edhe me te medhej se ata ju ftoj ne bashkim komtar ju ftoj qe te mbroj idenititetin e kombit shqipetar ju bej thirrje edhe vellezerve dhe motrave kosovar se edhe ata jan nje gjak nje emer nje komb sikur ne jan shqiptar ore mos te kerkjn identitet tjeter sepse e kan identitetin e tyre jane shqiptar herdo kur do jemi SHQIPERIA E MADHE edhe ne qofte nuk ddo mundemi me teritor po me zemer o shqipetar te zgjohemi nga gjumi e kemi amanet nga te medhejt e kemi amanet nga shqipetaret ndaj shqipetareve ndaj atetheut . kerkoj falje per ndonje gabim teknik

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •