Tragjasi dhe Muri i Berlinit

Agron Alibali | 18/11/2009 | Komente


"Qetėsi" do tė shprehej nė shqipe tė pastėr Ambasadori i Gjermanisė nė Shqipėr gjatė njė veprimarie tetorin e kaluar duke i bėrė me tė drejtė thirrje sallės sė zhurmshme shqiptare pėr mė shumė respekt. E pra, larg nga pamjet e emisionit "Fiks Fare", qetėsia ka tash 65 vjet qė mbretėron nė fshatin e vjetėr tė Tragjasit, nė juglindje tė Gjirit historik tė Vlorės.


Duhen rreth 30 minuta pėr t'u ngjitur rrugės sė pashtruar qė gjarpėron nėpėr kthesa e qafa duke lėnė djathtas Kalanė e Gjon Boēarit ndėrsa majtas Malin e Tragjasit dhe duke pėrshkruar vargje kodrash tė ėmbla e tė pasura me kullota, pyje, ullishta dhe pak tokė buke.


Tragjasi i Rrėnuar


Me tė vėrtetė, pasi kalon qafėn e fundit tė shfaqet pamja trishtuese e vendbanimit krejt tė rrėnuar e tė braktisur. Dikur kėtu ka pasur jetė e begati. Gjen sot aty gjurmėt e lagjeve tė lashta, me shtėpitė karakteristike prej guri, krojin monumental, rrapin madhėshtor nė qendėr, varrezat,, etj.


Muret e gurta tė Shkolla e Tragjasit mbeten ende nė kėmbė si provė e dėshirės sė njė populli pėr arėsim. Pranė saj njė pllakė varri shkruan: "ARIO JAUP FERATI, 1805-1880, PREHU I QETE SE AMANETI U MBARUA, NE VITIN 1900 VAJZA SUTA DHE NIPI JAUP SHKOLLEN E NDERTUAN, Nderime, Arėsimtarėt e kėsaj shkolle."


Edhe sot, me 11 nėntor 2009, nė pėrvjetorin Ditės Botėrore tė Veteranėve, Tragjasi mbetet i ngrirė nė histori. Vendin e banorėve e ka zėnė njė tufė bagėtish qė kullosin qetazi nė bregoret pėrreth.


I djegur pjesėrisht nga fashistėt italianė me 7 gusht 1943 dhe pėrfundimisht nga nazistėt gjermanė nė 6 prill 1944, Tragjasi mbetet dėshmi e gjallė e sakrificave dhe qėndresės sė njė populli tė vogėl, qė gjatė Luftės II Botėrore diti ta rreshtojė veten krahas Aleancės Anti-Fashiste tė SHBA-sė, Britanisė sė Madhe dhe Bashkimit Sovjetik.


Masakra e Tragjasit prej nazistėve u dokumentua edhe nga agjentėt amerikanė tė OSS-it (pararendėse e CIA-s), tė hedhur nė Shqipėri pranė Shpellės sė Piratėve nė bregun perėndimor tė Karaburunit.


Tė kėrcėnuar seriozisht nga gjermanėt, oficerėt e huaj iu larguan Bregut dhe u hodhėn kėtej Llogarasė nė fillim tė prillit 1944 tė ndarė nė dy grupe. Grupi i pėrbėrė nga Tom Stefan, Anxhelo Mitro dhe Albert Toli u strehuan nė Tragjas. Tjetri, i pėrbėrė nga oficerėt Hudson dhe Kukich, si dhe disa oficerė britanike, u strehua nė Dukat. Mirėpo, me tė mėsuar se krahina do tė sulmohej, oficerėt aleatė u larguan me shpejtėsi drejt Malit tė Tragjasit. Rasti e solli qė tė dy grupet, pavarėsisht dhe pa dijeninė e njeri tjetrit, tė ishin dėshmitarė nga lart tė masakrės sė Tragjasit.


"Djegia e Tragjasit ndodhi tė Dielėn e Pashkėve tė vitit 1944," dėshmon ish oficeri Hudson [www.talesofwar.com]. "Gjermanėt vranė shumė nga pleqtė dhe tė rinjtė e fshatit..." shkruan mė tej ai. "Ishte njė pamje e tmerrshme," thotė gjetiu ai. "Ne shikonim me dylbi djegien, shkatėrrimin, ikjen me lemeri tė njerėzve. Pėrveē ndonjė tė shtėnė pushke, largėsia nuk na lejonte tė dėgjonim thirrjet e banorėve pėr ndhmė apo dhimbjen e tyre tė jashtėzakonshme. Nuk mund te benim dot asgjė pėr t'i shpėtuar ata." [James Hudson, Pas OSS, 2004].


Parku Historik i Tragjasit dhe Gjermania

.

Nė cepin jugo-perėndimor tė Shqipėrisė ndodhet Parku Kombėtar i Butrintit, me vlera kulturore e historike tė padiskutueshme pėr periudhėn antike e mesjetare tė vendit. Mirėpo pse tė mos ngrihet edhe Parku Kombėtar i Tagjasit, ku vizitorė e turistė vendas dhe tė huaj tė shikojnė sot dhe nė tė ardhmen rrjedhimet e brutalitetit dhe mizoritė e makinerisė ushtarake naziste dhe sakrificat e njė populli liridashės?


Sigurisht pėr kėtė do tė duhej fillimisht asfaltimi i rrugės si dhe njė projekt i plotė. Ndofta i tillė ėshtė projekti i fundit i njė firme italiane, miratuar nga organet vendore nė Vlorė, por nuk jemi tė sigurtė se ky i ruan vlerat e rralla historike tė Tragjasit.


Gjithsesi, ndofta financimi mund tė vinte nga Ambasada e Gjermanisė nė Tiranė , por ju lutem, jo nė formė kedie. Edhe pse nuk jemi tė qartė nėse apo si ėshtė zgjidhur problemi i dėmbshpėrblimit tė Luftės, kuptohet qė Gjermania e sotme s'mund tė mbajė pėrgjegjėsi pėr veprimet e Gjermanisė hitleriane. Mirėpo jo rrallė nė rrethana tė veēanta dhe si detyrim moral ndaj historisė dhe viktimave, qeveri tė ish-vendeve shkaktare kanė financuar falas projekte me karakter humanitar, kulturor e historik nė kujtim tė ngjarjeve tė caktuara dhe viktimave tė tyre.


E pra, asfaltimi i rrugės deri nė Tragjasin e rrėnuar, rindėrtimi i shkollės e kthimi i saj nė muzeum, dhe rehabilitimi i qendrės me krojin dhe rrapin madhėshtor monument kulture i kushtojnė fare pak Gjermanisė sė sotme. Aq sa mund t'i kushtonte fare pak edhe ngritja falas, dhe jo me kreditė e KwF-sė , tė njė qendre moderne shėndetėsore dhe shkolle fillore e tė mesme pėr banorėt e Tragjasit tė Ri apo tė Poshtėm.


Ky do tė ishte gjest i vullnetit tė mirė i Gjermanisė sė sotme moderne, demokratike dhe tė begatė ndaj kujtimit tė jetės dhe banorėve tė njė fshati tė vogėl tė Shqipėrisė, nė thelb tė tė cilit do tė ishte mesazhi "kurrė mė"!


Kuptohet qė nisma tė tilla me kuptim tė madh simbolik, por edhe thelbėsore pėr marrėdhėniet dypalėshe burojnė dhe finalizohen nga Ambasada Gjermane nė Tiranė.


Roli i Diplomatėve nė Marrėdhėniet Dypalėshe


Pėrgjithėsisht diplomatėt e huaj krijojnė lidhje tė veēantė me vendin pritės. Eshtė normale qė ata mund ta duan atė, tė jenė neutralė ose tė mos e pėlqejnė fare.


Nė njėrin skaj tė kėsaj sjelljeje ndodhet ajo ēka quhet klientitis, d.m.th diplomati i huaj bie aq shumė nė dashuri me vendin pritės a "klient" sa nė veprimtarinė e tij zyrtare anon mė shumė kah pikėpamjet dhe qėndrimet politike tė pritėsit se sa tė vendit tė vet dėrgues.


Njė shkallė mė poshtė, ēka ėshtė edhe rasti mė i zakonshėm, gjejmė kryesisht diplomatė miqėsorė me vendin pritės, por qė raportojnė me objektivitet pėr qendrėn.


Mė tej vijnė neutralėt, d.m.th. diplomatėt me qasje as pozitive e as negative ndaj vendit pritės, i cili pėr ta ėshtė thjesht stacion i pėrkohshėm nė karrierėn diplomatike, ku ata bėjnė detyrėn dhe kaq.


Mė poshtė vijnė diplomatėt qė janė tė ftohtė ndaj vendit pritės. Ndryshe nga neutralėt, kėta e shikonė atė si stacion tė mėrzitshėm nė karrierėn e tyre, prej nga do tė donin tė largoheshin sa mė parė.


Duhet pranuar se nė grupin e "neutralėve" dhe "tė ftohtėve" bėjnė pjesė mjaft diplomatė tė vendeve perėndimore tė akredituara nė Tiranė.


Nė kategorinė mė tė fundit futen diplomatėt, qė po i quajmė me diplomaci si "jo-miqėsorė".


Shtrohet pyetja se ku hyn Ambasadori i Republikės Federale Gjermane nė Tiranė?


Shohim kohėt e fundit mjaft dalje tė tij publike, ku janė mbajtur qėndrime pėr ngjarje tė ndryshme tė jetės politike tė vendit, si dhe janė dhėnė shpjegime tė hollėsishme rreth procedurave nė BE, qė vonokan hapat integruese tė Shqipėrisė. etj. Duhet pranuar se, edhe pse kritike, shpesh qėndrimet e tij janė tė drejta. Pėr shembull. kur ambasadori gjerman kritikon korrupsionin, apo lėvizjet e pafund nė administratė, sigurisht qė ai duhet mbėshtetur,


Mirėpo, nė njė rast ai la tė kuptojė se mbėshteti ndryshimet e fundit kushtetuese, edhe pse subjekte vendase kėrkonin mbajtjen e referendumit kushtetues dhe madje ēėshtja shkoi deri nė Gjykatėn Kushtetuese...


Ndofta pėr t'i dhėnė pėrgjigje pyetjes sė mėsipėrme do tė na duhej tė pėrmendnim pa koment njė fakt tė pėrcjellė nga njė burim i mirėinformuar.


Ishte nėntor i vitit 2007. Shqipėria pėrgatitej tė kremtonte 95 vjetorin e Pavarėsisė. Festime tė mėdha ishin parashikur nė protokollin qeveritar, por edhe nga vetė populli. Pikėrisht kur prania nė vendin pritės ishte mė se e domosdoshme, Ambasadori i Republikės Federale tė Gjermanisė nė Tiranė gjen rastin dhe merr pushimet...


Marrėdhėniet Gjermano-Shqiptare


Raportet me Gjermaninė, si vend me peshė tė madhe politike e ekonomike, janė mjaft tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė. Po ashtu, Gjermania deklaron se mbėshtet "fuqishėm" integrimin evropian dhe se ka dhėnė ndihma tė mėdha ekonomike per vendin.


Sigurisht, shqiptarėt janė mirėnjohės ndaj kėtyre akteve miqėsore. Megjithatė, do tė ishte gabim tė mendohej se vėmendja gjermane mbetet e fiksuar nė dheun e Arbėrit apo se Shqipėria nuk ia ka kthyer disa favore Gjermanisė.. Nuk mund tė mos pėrmendim kėtu koncesionin tejet favorizues pėr aeroportin e vetėm ndėrkombėtar tė vendit. Ndofta publikut shqiptar duhet t'i thuhet me transparence se sa janė fitimet e konsorciumit gjermano-grek qė administron aeroportin? Mendohet se keto fitime janė tė tilla sa, po tė mbetej aeroporti nėn administrimin shtetėror, ndofta tė ardhurat e pėftuara prej tij do ta zbutnin ndjeshėm deficitin buxhetor prej 10 miliard lekėsh tė shpallur nė shtator nga Ministri i Financave, duke ruajtur kėsisoj vendet e punės tė mijėra punonjėsve tė administrates qė presin t'i humbin ato.


Sikurse aeroporti, kompani tė tjera gjermane kanė fituar projekte tė mbėshtetura nė hua tė Bankės Botėrore, si p.sh. nė fushėn e administrimit tė ujėrave, projekte qė kanė marrė vlerėsime minimale nga vetė kontrolli i brendshėm i Bankės. Pėr tė mos pėrmendur bankėn KwF, qė jep kredi dhe vjel interesa pėr projekte tė cilat fare mirė mund t'i financonin vetė institucionet shqiptare. Duke patur parasysh krizėn e madhe ekonomike dhe si gjest i vullnetit tė mirė nė mungesė tė reparacioneve formale. ndofta KwF mund t'ia falte kreditė dhe interesat e shumta popullit shqiptar,


Njė tjetėr "shembull" i asistencės perėndimore (kryesisht gjermane) nė Tiranė ėshtė edhe i ndihmės juridike Euralius, i cili "mbėshtetet fuqimisht" nga qeveria gjermane. Mirėpo efektiviteti real i tij ndofta duhet analizuar me kujdes, sidomos pėr shkallėn e angazhimit tė specialistėve shqiptarė nė raport me tė huajt. Kjo e fundit vlen jo vetėm pėr rritjen e aftėsisė administrative vendase, por edhe duke patur parasysh kritikėn qė shpesh populli u mvesh disa ndėrkombėtarėve qė pretendojnė se japin ndihma financiare, por nė fakt shumica syresh janė vetėm kredi, dhe atė cka e japin me njėrėn dorė e marrrin me tjetrėn, qė reflektohet sidomos tek pagat e larta tė punonjėsve tė huaj, ndėrkohė qė pėr tė njėjtėn sasi parash mund tė angazhohej me sukses personel cilėsor vendas, qoftė pėr tė drejtėn e brendshme, e qoftė pėr tė drejtėn evropiane...


Tė kthehemi tek qėndrimiet e fundit tė Gjermanisė pėr bllokimin e kėrkesės sė Shqipėrisė pėr kandidim nė BE. Shqiptarėt do tė konsideroheshin me fat nėse kancelarja Merkel do t'i kushtonte ēėshtjeve tė tyre mė shumė se 10 minuta nė muaj. Si kreu ekzekutiv i njėrit prej vendeve mė tė fuqishme tė botės, dita e punės e kancelares gjermane ėshtė e mbushur me probleme tė shumta kombėtare dhe ndėrkombėtare. Rrjedhimisht, shpesh problemet shqiptare i lihen diskrecionit tė Ambasadorit gjerman nė Tiranė. Eshtė ai qė rekomandon qėndrimet politike zyrtare tė Berlinit, madje edhe nė rrafshin e BE-sė. Pra, ka shumė tė ngjarė qė qėndrimi mohues gjerman ndaj Shqipėrisė nė BE tė jetė i formuluar nga vetė Ambasadori nė Tiranė.


Kėtu s'do tė kishte asgjė tė keqe sikur diplomati me pėrvojė dhe i respektuar tė ishte tė paktėn "neutral" apo edhe "i ftohtė". nė shkallėn e humoreve diplomatike. Problemi ėshtė nėse ai ėshtė jo-miqėsor...


Ajo ēka harron diplomati gjerman, por edhe ca burokratė nė Bruksel a Berlin, ėshtė se ēėshtja e kandidimit apo e vizave nuk prek klasėn politike shqiptare, pėr tė cilėn ato mund tė kenė njėmijė vėrejtje apo kritika tė mbėshtetura ose jo, dhe as "krimin e organizuar". Tė dyja grupimet hyjnė e dalin lirisht nė Evropė e Bashkuar.


Kėto masa diskriminuese e pėrjashtuese godasin para sė gjithash popullin e thjeshtė shqiptar, tė izoluar nga regjimi komunist qysh prej vitit 1945 e deri pas rėnies sė Murit tė Berlinit. Andaj nuk do tė dėshironim qė Ambasadori i Gjermanisė moderne e demokratike tė ngrinte njė mur tė ri Berlini midis Shqipėrisė dhe BE-sė kundrejt njė populli qė meriton shumė mė tepėr se sa i njohin burokratėt nė Bruksel a Tiranė.

shqip.