Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1

    David Tukiēi

    Kompozitori David Tukiēi sė shpejti nė Tiranė me njė opera - "Jeta ėshtė ėndėrr" ...

    Sonte, ora 19.00, nė Akademinė e Arteve, Orkestra e Radiotelevizionit Shqiptar luan "Koncertin e Tukiēėve". Pianisti Genc Tukiēi interpreton pjesėt "Lahuta tregon", "Koncert pėr piano dhe orkestėr nr. 2" dhe "Suitė shqiptare pėr orkestėr simfonike", krijime shqiptare kompozuar nga David Tukiēi dhe krijimin e tij "Variacione pėr piano solo mbi Bach-O sole mio". Koncerti dirigjohet nga Dominique Routis. Njė ditė pėrpara koncertit e takuam kompozitorin David Tukiēi nė Radio -Televizion, me tė cilin ai ka njė histori tė gjatė. Njė histori qė nis qė nga dalja e tij e parė nė Festivalin e dhjetorit me kėngėn "Globi rrotullohet" (14 vjeē), vijon me duetin me Nertila Kokėn nė kėngėn "Sagapo, tė dua" (Festivali i 90-tės) e me njė sėrė kompozimesh "Dy gėzime nė njė ditė", kėngė me tė cilėn Nertila Koka fitoi ēmimin e parė nė festivalin e 25 tė Kėngės (1986), "Mirėsevjen ditė e re" kėnduar nga Afėrdita Laēi, ose "Tė jesh artist" e Lindita Theodhorit. Kėto i kishte ende tė freskėta nė mendje kompozitori nė bisedėn e djeshme, e cila, mė saktė, ishte njė udhėtim i kėndshėm nga Radioja pėr tek aeroporti "Nėnė Tereza", ku Tukiēi priste tė motrėn. Njė bisedė e ngrohtė jo vetėm pėr faktin se dėgjon njė kompozitor tė tregojė pėr krijimet, historitė e festivaleve, ikjet dhe ardhjet, jetėn e tij, po edhe se ke pėrpara njė bashkėbisedues qė flet hapur, tregon bukur, ėshtė i vėmendshėm, pa harruar edhe gjuhėn e veēantė, nė tė cilėn herė ngre krye theksi francez e herė dialekti shkodran (origjina e tij). Nė kėtė bisedė pėr muzikėn, Tukiēi tregon pėr krijimet muzikore qė sjell nė koncert sonte, ato qė kanė bėrė shkėputjen me muzikėn e lehtė, nė ēfarė nivelesh zhvillohet ajo sot dhe si duhet ruajtur kjo pasuri nė arkivat e RTSH-sė.
    Ai nuk ėshtė nė Tiranė vetėm pėr koncertin. Ka paraqitur nė Teatrin e Operės, krijimin e tij tė parė operistik "La vitta č sogno" (Jeta ėshtė ėndėrr), njė vepėr lirike qė ai e ka kompozuar mbi dramėn e Pedro Calderon de la Baca, dramaturg spanjoll. "Pėr kėtė vepėr i kėrkova libretistit italian Giacomo Carbone qė ta kthejė nė vargje. Ėshtė njė operė legjendė me tri akte, pėr tė cilėn punova tre vjet. Nė skenėn shqiptare mendohet tė vijė nė prill tė 2010-s", - tha kompozitori.
    David Tukiēi ka studiuar nė Akademinė e Arteve piano dhe kompozicion. Nė vitin 1992 u largua nga Shqipėria pėr nė Itali ku studioi 2 vjet kompozicion. Vazhdoi studimet nė Paris, nė Akademinė "École Normale du Paris" ku u diplomua pėr kompozicion dhe dirigjim. Jeton vetėm nė Catanzaro tė Italisė, por sipas kompozitorit "asnjėherė njė artist nuk ėshtė vetėm. Unė jetoj me tingujt, mė shoqėrojnė gjatė gjithė kohės edhe kur fle".

    Kur i keni shkruar veprat e koncertit tė sotėm?

    I kam shkruar vite pėrpara. Kur i dėgjoj, mė duket sikur i kam shkruar dje. Kjo tregon se janė vepra qė i kanė rezistuar kohės. "Lahuta tregon" e kam shkruar nė vitin 2002, ėshtė njė skicė simfonike, njė vepėr e krijuar pėr lahutėn, kėtė instrument epik tė popullit tonė qė ėshtė karakteristik nė Malėsi. Edhe unė jam pak malėsor sepse nėna ime ėshtė nga Lohja e Malėsisė sė Shkodrės. Nė vitet 2000, Shqipėria jetonte ngjarjet e Kosovės, ngjarjet qė ndodhnin nė mbarė territoret shqiptare. Unė jam frymėzuar nga kėto ngjarje dhe mendoj se gjėja mė e mirė ėshtė t'i tregoja me njė instrument si Lahuta. "Koncerti pėr piano dhe orkestėr nr. 2" (2000) ėshtė shkruar vite pėrpara, por unė jam i kėnaqur kur e dėgjoj edhe sot. Mė duket sikur ėshtė njė vepėr aktuale. "Suita Albanese" (1995) ėshtė njė shkrirje e dy - tre krijimeve dhe prezantohet sot pėr herė tė parė. Gjithashtu edhe "Lahuta tregon" dhe improvizimi i Gencit, vėllait, luhet pėr herė tė parė sonte.

    Kėto vepra e bėnė shkėputjen me muzikėn e lehtė?

    Karriera ime ka filluar si kėngėtar i muzikės sė lehtė. Nė vitet '70, kur isha 14 vjeē, kam kėnduar kėngėn "Globi rrotullohet" me tė cilėn mė njohin tė gjithė, kompozim i Nikolla Zoraqit. Ėshtė njė gjė e mrekullueshme kur policėt e aeroportit mė thonė: "David mirėserdhe, globi rrotullohet". Kėnga qė ndiej unė se i duan njerėzit janė "Sagapo tė dua" qė e kam kėnduar me Nertila Kokėn. Ose krijimet "Dy gėzime nė njė ditė", "Tė jesh artist" kėnduar nga Lindita Theodhori dhe "Mirėsevjen ditė e re" e Afėrdita Laēit. Tė gjitha kėto kėngė janė shkruar pėrpara vitit '92, pasi pas kėtij viti unė u largova pėr nė Itali dhe tani jetoj nė Catanzaro (Itali). Pėr mendimin tim, muzika e lehtė ėshtė njė gazetė e ditės, ajo jep ngjarjet qė ndodhin ēdo ditė. Edhe kėnga e muzikės sė lehtė jeton me atė moment qė jeton vendi. Kompozitori qė shkruan atė kėngė, sjell nė mėnyrė artistike emocionet e njė dite, a ngjarjes sė njė viti. Kurse, muzika simfonike tė jep mė shumė hapėsirė. Ti mund tė tregosh diēka mė shumė, mė thellė. Pėr shembull, tek "Suita Albanese" unė pėrshkruaj Shqipėrinė nė vitet pas '92-shit, ēfarė ėshtė bėrė. Kur vjen tani nuk e njeh mė Shqipėrinė. Ja tani, nė kėtė udhėtim qė po bėjmė bashkė, shoh qė kanė ndryshuar shumė gjėra, rrugėt, aeroporti, gjithēka ėshtė transformuar.

    Kjo ėshtė edhe arsyeja pse filluat tė krijonit muzikė klasike?

    Me intuitė e kuptova qė kam njė mashė mė shumė sesa ata qė shkruajnė vetėm kėngėt, pra mund tė bėja edhe muzikėn shqiptare tė kultivuar. Mund tė shkruaja muzikė simfonike, apo muzikė operistike, gjė qė vlerėsohet mė shumė. Tashmė kėnga e muzikės sė lehtė ėshtė siē ka qenė folklori dikur. Tashmė kėngėn e lehtė e shkruan kushdo dhe mjaft tė kesh njė kitarė dhe bėn kėngė shumė tė bukura, por pėr njė opera, apo simfoni, nuk mjafton kitara. Gjithashtu, mė kanė ndihmuar shumė studimet qė kam bėrė. Pėr fatin tim, kam hedhur njė bazė tė mirė me shkollėn shqiptare dhe kam mbaruar me njė profesor tė madh, Ēesk Zadenė, i cili vetė kishte studiuar nė Moskė, shkollėn mė tė fortė nė botė nė muzikė, nė shkollėn ruse. Vetė ai ka studiuar me njė nga kompozitorėt mė tė mėdhenj nė botė, Dimitri Shostakoviē. Nėse do tė bėja njė lidhje tė tillė, them se kam pasur fatin "tė jem nip" i Shostakoviēit, se babai im nė muzikė ėshtė Ēesk Zadeja. Nė krahun tjetėr, pata fatin qė studiova nė Francė me Mishel Merlenė.

    Ē'mendoni pėr muzikėn e sotme shqiptare?


    Nė Shqipėri, krahas ndėrtimeve, krahas hapjeve tė rrugėve, edhe muzika, edhe gjithēka ėshtė transformuar. Radiotelevizionin shqiptar unė e gjej mė mirė se ē'ka qenė dhe e drejton njė njeri qė e do shumė muzikėn. Nė momente tė vėshtira, Petrit Beci ėshtė kapacitet pėr mendimin tim sepse ai e ka shpėtuar kėtė orkestėr. Orkestra Simfonike e RTSH-sė ka avancuar shumė. Unė vij pas shumė kohėsh, kam punuar nė Radiotelevizion dhe i njoh instrumentistėt. Ka instrumentistė shumė tė mirė brenda saj dhe nė pėrgjithėsi ėshtė njė kompleks kompakt. Pėr sa i pėrket muzikės, them qė emėrtimi "Muzika e Re Shqiptare" nuk ėshtė shumė i saktė, nuk ekziston muzikė e re apo e vjetėr. Muzika ėshtė ose e bukur ose e shėmtuar, ky ėshtė njė problem estetik. Nėse do tė mendonim se ka njė muzikė tė re, atėherė nuk do tė donim tė dėgjonim Bahun, Bethovenin dhe tė gjithė ata qė konsiderohen tė vjetėr.

    Po muzika e lehtė?

    Para dy vitesh unė kam qenė nė jurinė e Festivalit tė 46-tė tė Kėngės. Mbaj mend qė Edmond Zhulali ka qenė nė konkurrencė me Adrian Hilėn. Zhulali kishte kompozuar kėngėn "Jeta kėrkon dashuri" e Flaka Krelanit dhe Doruntina Dishės, kurse Adrian Hila kishte "Zemrėn e lamė peng" me tė cilėn kėngėtarja e re Olta Boka shkoi edhe nė festivalin Evropian. Mbaj mend qė ne muzikantėt e jurisė, ishim pėr kėngėn e Edmond Zhulalit sepse ishte njė kėngė me tė vėrtetė shqiptare. Nė juri u bėnė disa kompromise pėr tė cilat ne na erdhi keq. Kur fton njė muzikant nė juri duhet ta dėgjosh fjalėn e tij, sepse ne nuk mendojmė kush e ka bėrė kėngėn. Mua mė intereson vetėm kėnga qė do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė. Pėr mua ajo shkon nė Festivalin Evropian, nuk shkon vetėm njė kompozitor. Ne ishim tė gjithė unanim pėr atė fakt, por ja qė nė juri bėnin pjesė edhe jomuzikantė. Aty duhet tė jenė njerėz kompetentė qė tė ēojnė kėngėn mė tė bukur nėpėr festivale. Sot kėnga ėshtė transformuar shumė, nga vitet qė kam shkruar unė.
    Tani kemi tė gjitha rrymat rock, rap, tė gjitha rrymat qė bėhen nė botė, pasqyrohen edhe nė muzikėn shqiptare. Kompozitorėt shqiptarė janė tė lirė tė shkruajnė atė qė mendojnė, kurse ne ishim tė detyruar tė ishim "brenda rregullave". Kurse, pėr sa i pėrket cilėsisė, unė do tė jepja njė kėshillė, ose mendim. Pėr mua, gjithmonė kėnga duhet tė ngelet kėngė, tjetėr ėshtė njė kėngė e kėrcyer dhe tjetėr ėshtė njė kėngė e kėnduar. Duhet tė jetė njė kėngė qė kėngėtari tė arrijė ta kėndojė, jo tė jetė e pamundur. Nė atė festival qė isha unė, ndjeva njė tendencė pėr tė bėrtitur. Duhet tė ketė njė vijė melodike qė emocioni tė mos shprehet me tė bėrtitur.

    Ēfarė mendimi keni pėr pasurinė muzikore qė ka Radiotelevizioni Shqiptar, si duhet tė ripėrtėrihet ajo, pėr tė mos u fshirė nga harresa?

    Mė parė ka ekzistuar njė festival i ri-interpretimeve tė kėngėve. Mendoj se si ai festival tė ketė edhe tė tjerė sot, nė mėnyrė qė kėngėt tė rinovohen me kėngėtarė tė rinj.

    Jorida Pasku - Shekulli
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Po baba nga bohet mi shigjeta??

    Para shume vitesh ka qene knej nga vendet nordike.(suedi)

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    Po baba nga bohet mi shigjeta??

    Para shume vitesh ka qene knej nga vendet nordike.(suedi)
    Brari ka ēu ca lajme per te

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=35413

    ************

    Vazhdojme me David Tukiēin qe rastesisht tani e pashe ne wikipedia del italian lol. Do ishte nje pyetje interesante t'ia kishte bere gazetarja se ēfare mendon per kete prezantim te tijin

    http://en.wikipedia.org/wiki/David_Tuki%C3%A7i
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi

    Premiera botėrore/ David Tukiēi, Zoti dhe Atdheu nė njė simfoni

    Kompozitori dhe dirigjenti i njohur, David Tukiēi vjen sot pėr publikun me premierėn botėrore tė simfonisė sė tij tė parė “Shfaqu Zot”, njė simfoni e shkruar nė katėr kohė dhe sjell historinė e popullit shqiptar pėrmes epokash, pėrmes potencės sė muzikės simfonike e interpretuar nga orkestra e Radio-Televizionit Shqiptar

    david tukiciMuzika e fuqishme e Orkestrės sė Radio-Televizionit Shqiptar, qė po luhet nė njė prej sallave tė provave, kumbon nė tė gjithė Teatrin e Operės dhe Baletit. Tingujt qė dalin prej veglave frymore, harqeve e perkusionet ngjajnė me njė himn. Njė himn qė tė ndez gjakun, ndėrsa ndenja euforie dhe ēlirimi tė pushtojnė vetiu deri sa vijnė duke u qetuar me zėrin e baritonit nė sfond dhe lėvizjet e lehta tė dirigjentit, i cili i pėrkėdhel notat me baketėn qė i vallėzon mes gishtėrinjve. Pastaj njė goditje finale dhe gjithēka mbyllet nė duart e mjeshtrit qė i falėnderon tė gjithė…

    Ėshtė dita e provave pėrpara premierės sė madhe tė Simfonisė “Shfaqu Zot”, e cila pėr herė tė parė vjen pėr publikun shqiptar, e kompozuar dhe e dirigjuar nga David Tukiēi, i cili pas njė kalendari tė ngjeshur artistik me Orkestrėn Simfonike tė RTSH-sė, ku ai mban detyrėn e Drejtorit Artistik, vjen me veprėn e tij.

    Simfonia nr.1 vjen si premierė botėrore nė kuadėr tė festave tė nėntorit, njė kohė e volitshme pėr tė shfaqur njė punė tė gjatė disavjeēare tė kompozitorit Tukiēi.

    Ėshtė njė simfoni pėr bariton, kor e orkestėr simfonike e shkruar nė katėr kohė, e cila evokon historinė e Shqipėrisė pėrmes tingujve. Koha e parė i kushtohet Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor tė vitit 1912. E dyta ėshtė shkruar pėr eksodet e shqiptarėve, njė histori emigracioni e mbushur me dhimbje dhe shpresė. Nė kuadrin e 70-vjetorit tė ēlirimit tė Shqipėrisė, David Tukiēi nuk ka harruar ta pėrfshijė nė kohėn e tretė tė simfonisė edhe fitoren e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare tė nėntorit tė vitit 1944. Pėr ta pėrmbyllur fuqishėm me kohėn e katėrt, njė pjesė e ndjerė qė vjen si lutje dhe thirrje e martirėve ndaj Zotit.

    “Shkrova mė 2012-ėn me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė, njė copėz tė vogėl prej 7 minutash, ku mora pjesė nė njė konkurs nga Ministria e Kulturės. Aty kuptova se ky motiv qė kisha nuk mund tė pėrmblidhej shkurt. Duhej njė vepėr e madhe! Nuk mė zinte gjumi derisa ta kisha krijuar”, – tregon Davidi, duke shtuar se iu deshėn dy vite intensive punė pėr ta pėrmbyllur tė gjithė veprėn, tė ideuar, kompozuar dhe dirigjuar prej tij. Motivi mbi tė cilin e ka ngritur Simfoninė nr.1 janė vargjet e Mihal Gramenos, “ Pėr Mėmėdhenė”.

    “Vepra nis dhe zhvillohet mbi kėtė motiv, duke u pėrzier diku edhe me motivin e himnit tė flamurit. Ashtu si e kam imagjinuar unė atmosferėn pėrpara shpalljes sė Pavarėsisė. Kam jetuar me ngjarjet, me furtunat, beteja…nė mėnyrė alegorike”. Gjithēka nis me nota intime, me njė violinė e violonēel, duke u intensifikuar deri nė shpėrthimin e trombave qė jehojnė shpalljen e pavarėsisė. “Kam imagjinuar se ajo ishte edhe koha kur shqiptarėt besonin nė Zot”.

    Zoti ėshtė edhe gurthemeli i veprės, i cili merr hov dhe zhvillohet nė tri kohėt e tjera tė simfonisė 40-minutėshe. Ai gjendet nė goditjet e lopatave dhe lutjeve me mėrmėrima tė mbytura tė atyre qė rrėmonin me barka tė vjetra pėr t’i ikur Shqipėrisė. “I kam kushtuar kohėn e dytė eksodeve. Janė gati me nota biblike ato qė ka kaluar populli shqiptar qė nga koha e Skėnderbeut e deri te ngjarjet e dhimbshme nė kanalin e Otrantos sė historisė sonė tė vonė. Nė kokė kam pasur njė lajtmotiv; njė kėngė arbėreshėshe “Moj e bukura More”. Nuk ka asnjė notė, por ėshtė emocioni qė mė ka pėrēuar. Mendoj se njerėzit i kanė ikur vendit jo se nuk e duan, por pėr shkak tė keqtrajtimit nga ana e politikės”. Njė kohė e mbushur me trishtim, dhimbje dhe shpresė. Njerėz qė nisen nga njė breg pėr tė mbėrritur nė njė tjetėr me tė njėjtat frikėra dhe pasiguri drejt sė panjohurės.

    Koha e tretė zgjerohet me njė atmosferė festive pėr fitoren e luftės nacionalēlirimtare. “Ndihet gėzimi i popullit por edhe mėdyshjet dhe pyetet se ē’do tė vijė mė pas”. Ajo ēka erdhi mė pas ishte njė diktaturė e egėr, e pamėshirshme, qė martirizoi njė popull tė tėrė dhe e bėri njė popull tė kėrkonte dhe tė thėrriste Zotin. “Kam pasur nė mendje tė gjithė ata martirė qė i pamė nė bulevard ditėn e vizitės sė Papės nė Tiranė. Por, veēanėrisht mė ka frymėzuar jeta e At’ Zef Pllumit nė librin e tij ‘Rrno pėr me tregue’. Zėri i baritonit, ai qė i drejtohet Zotit: Pse po fle? Dhe sa do tė flesh o Zot? Kori ėshtė masa e intelektualėve tė persekutuar qė kėndojnė ‘Hosana’ dhe kėrkojnė shfaqjen e Zotit”. Kompozitori thotė se Zoti do tė vijė kur ne tė jemi tė denjė….Ėshtė njė pjesė sa shqiptare aq edhe universale. Thirrja e Zotit nė kohė shtrėngesash.

    David Tukiēi ka shkruar edhe pjesėt letrare qė kėndohen nga baritoni dhe kori. “Nuk jam poet, por i kisha tė qarta idetė. E kam bėrė edhe herė tjetėr me operėn kur shkrova libretin”.

    Pėr ta shoqėruar edhe kėsaj here –ashtu si edhe mė 2010-ėn, kur David Tukiēi vuri nė skenė operėn e parė “Jeta ėshtė ėndėrr”, ka ardhur i vėllai, pianisti me famė botėrore, Genc Tukiēi, i cili do tė interpretojė nė pjesėn e parė koncert pėr piano nė tri kohė, tė shkruar nga i vėllai Davidi.

    “Ėshtė koncerti nr.2 i shkruar nga Davidi, tė cilin e kemi luajtur mė parė nė Firence, por kėsaj here vjen i pėrpunuar nė njė frymė tė re, vjen mė e butė, mė intime e me tė cilėn jam shumė i kėnaqur”. Koncerti ėshtė dhurata qė Davidi i ka bėrė tė vėllait pėr ditėlindje.

    Ėshtė njė koncert nė tri kohė. E para ėshtė njė pjesė lirike, e dyta vjen mė sensuale, ndėrsa e treta ėshtė si njė lojė e bukur dhe e gjallė”, – tregon Genci, i cili zbulon se i ėshtė dashur tė bėjė disa rregullime nė axhendėn e tij koncertore pėr tė qenė bashkė me tė vėllain nė kėtė eveniment, qė siē e quan Genci, ėshtė maja pėr njė kompozitor. “Pėr njė kompozitor tė muzikės klasike, opera ėshtė njė arritje e madhe, e kur bėhet fjalė pėr muzikė simfonike, tė shkruash njė simfoni ėshtė kurorėzimi dhe Davidi ia ka arritur. Jo vetėm se jam krenar qė ėshtė vėllai im dhe ndoshta tregohem subjektiv, por duke folur si profesionist, mendoj se me kėtė vepėr i ka sjellė publikut diēka tė mirė”, – vijon Genci, duke shtuar se Davidi ka gjetur atė fillin e munguar pėr tė afruar publikun e gjerė te njė zhanėr gati ezoterik. “Kur thua simfoni sikur i tremb njerėzit, por kjo simfoni ka brenda historinė, emocionin, ndjenjėn”.

    Filozofia e Davidit ėshtė tė qėndrojė tek e thjeshta, te qartėsia. “Dua qė muzika tė kalojė nga zemra ime, te zemra e publikut, dhe tė perceptohen ato emocione me tė cilat e kam shkruar”. Njė simfoni qė pėrveē orkestrės, ėshtė shkruar edhe pėr bariton dhe kor, ku solist do tė jetė baritoni Armando Likaj dhe do tė shoqėrohet nga kori i Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, drejtuar nga Dritan Lumshi. Pėr rreth njė orė publiku do tė ketė mundėsi tė shijojė evenimentin e dedikuar festave tė nėntorit, me njė koncert nė piano qė i paraprin simfonisė, e cila vjen si premierė nė Shqipėri me shpresėn dhe synimin e kompozitorit pėr t’u pėrkthyer nė gjuhė tė huaja dhe pėr ta pėrēuar historinė dhe muzikėn shqiptarė nė skenat botėrore. “E kam kėtė dėshirė…qė njė ditė tė luhet nė skenat botėrore. Tė prezantohet edhe muzika shqiptare, pasi ka shumė pak pėr tė mos thėnė fare muzikė tė kėtij zhanri. Nė vend qė tė kopjohet, mendoj se ėshtė mirė tė shkohet me origjinalitet. Ka shumė pjesė qė kanė hyrė tashmė nė platenė e muzikės botėrore qė janė nisur nga histori kombesh dhe tashmė i pėrkasin tė gjithė botės”, – rrėfen kompozitori ndėrsa pėrgatitet pėr njė natė tė mbushur me emocione, qė do tė marrin jetė me njė goditje bakete dhe shpėrthim tingujsh nė skenėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit.

    S.Balliu - MAPO

    http://mapo.al/2014/11/21/premiera-b...e-nje-simfoni/

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi

    Intervista e DAVID TUKIĒI-t mbi kete premiere ne Vizion Plus.



  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi

    Duket se ne Festivalin ne vijim .... David Tukiqi do te rikthehet me nje kenge te re.

    Urojme edhe me shpesh ne krijimtarine se Muzikes se Lehte !




    Suksese per Simfonine ne Shqiperi e me tej !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 22-11-2014 mė 10:30

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi

    .... a do ta rikonsideroje garen serisht Mjeshtri Tukiēi .....

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi

    Fitues I Ēmimit te Pare si kengetar ne Festivalin e 8-te te Kenges .


  10. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi

    Ēmimi I Pare si kompozitor - Koncerti i Pranveres , 1986 .

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 27-02-2017 mė 14:44

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi

    Ēmimi I Pare si kompozitor ne Festivalin e 25-te te Kenges.


  12. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi

    Nje interviste e bukur e disa viteve me pare per "Telegraf ".

    http://telegraf.al/dosier/david-tuki...het-dhe-sagapo

  13. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi

    Te jesh Artist !


  14. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi

    " Sagapo , Te Dua " - Festivali I Kenges 1990


  15. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi

    Nder ato interpretime te rralla qe do doje t'i shihje ne skena shqiptare ....


  16. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi

    https://www.youtube.com/watch?v=f_7QyvNq7aM

    David Tukiēi - " Personale " , Prill 2019

  17. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi



    David Tukiēi & Geraldina Selimllari - Ndaj ti mos dysho

    Kėngė nga koncerti i Pranverės i vitit 1992 nė RTSH.

  18. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi



    Dhuratė pėr ditėlindje ( Globi rrotullohet ) - Nadia & Genc Tukiēi ( Cover - David Tukiēi )
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 22-12-2021 mė 18:45

  19. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi



    Kėnga ime jehon ! - Nertila Koka

    Muzika: David Tukiēi - Teksti: Pjerin Logoreci - Orkestracioni: Genc Tukiēi

    "Kur vjen pranvera”, 1987.

  20. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi



    "Buzėqeshja jote jemi ne" - Anita Bitri & Gėzim Ēela

    Muzika: David Tukiēi - Teksti: Alqi Boshnjaku

    Festivali i Kėngės nv RTSH 1988.

  21. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: David Tukiēi



    Aria di Rosaura - DAVID TUKIĒI , Calderon de la Barca

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •