Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: David Tukiēi

    Meta dekoron me “Mjeshtėr i Madh” Maestro David Tukiēi

    Presidenti Ilir Meta vlerėsoi me Titullin “Mjeshtėr i Madh” kompozitorin dhe dirigjentin David Tukiēi.

    Titulli nė fjalė u dha me motivacionin: “Nė vlerėsim tė meritave dhe kontributeve tė vyera si kėngėtar, muzikant dhe dirigjent orkestre, i cili ka krijuar me cilėsi tė lartė shumė vepra artistike, duke u vlerėsuar si nė vendin tonė, ashtu edhe nė skenat ndėrkombėtare. Me mirėnjohje pėr veprimtarinė e tij artistike si njė nga kompozitorėt e rrallė tė muzikės klasike dhe asaj tė bazuar nė motivet tradicionale shqiptare.”

    Nė fjalėn e tij drejtuar familjarėve, kolegėve dhe personaliteteve tė artit tė pranishėm nė ceremoninė e dekorimit, Presidenti Meta u shpreh se Tukiēi e ka nė ADN muzikėn dhe artin.

    “Tė dashur artistė, tė dashur familjarė, tė nderuar pjesėmarrės, personalitete tė artit, tė kulturės dhe nga tė gjitha fushat. Kam kėnaqėsinė e veēantė tė jem sot kėtu me ju, pėr tė vlerėsuar njė artist shumėdimensional: kėngėtarin, muzikantin, dirigjentin e orkestrės dhe kompozitorin e mirėnjohur, zotin David Tukiēi. Zoti Tukiēi e ka nė ADN muzikėn dhe artin. Djali i tenorit tė famshėm Ibrahim Tukiēi, atij ju injektua dashuria pėr artin, nga babai i tij artist, qė nė fėmijėri. Karriera artistike e Davidi nisi nė moshėn 4-vjeēare, kur u ngjit nė skenėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit, nė rolin e ‘Pinkertonit’ tė vogėl, pėrkrah babait tė tij.

    Vetėm 14 vjeē, Davidi bėhet protagonist dhe i famshėm, si kėngėtari i parė i vogėl, qė fitoi ēmimin e parė nė festivalin e 8-tė tė Kėngės nė Radio-Televizion, nė njė festival pėr tė rritur. Nė fakt, brezi ynė e kujton me mall kėngėn hit, tė kėnduar nga Davidi ‘Dhuratė pėr ditėlindje’ ose, siē e njohim tė gjithė, ‘Globi rrotullohet’. Po nė moshėn 14-vjeēare, Davidi eksperimenton nė njė tjetėr fushė tė artit, nė kinema, me rolin e Ilirit tė vogėl nė filmin ‘Njėsiti guerril’. Por, muzika mbeti dashuria e parė e Davidit dhe ai iu pėrkushtua studimit tė pianos nė Liceun Artistik, ndėrkohė qė ra nė sy talenti i tij i madh nė kompozim.

    Ky talent e ēoi tė konkurronte pėr kompozicion nė ‘Institutin e Lartė tė Arteve’. Fati deshi, qė studimet e tij 5-vjeēare nė kompozicion, t’i kryente nėn drejtimin e kompozitorit tė jashtėzakonshėm shqiptar tė shekullit XX, profesor Ēesk Zadeja. Fillimet e karrierės sė tij, Davidi i ka nė shtėpinė e kulturės nė Krujė, ku i frymėzuar nga motivet e bukura popullore krutane, kompozon veprėn ‘Rapsodi pėr violinė e orkestėr’, e cila u vlerėsua me ēmim tė parė, nė Dekadat e Majit.

    Davidi kompozon dhe kėndon, me pasion. Pėrkushtimi dhe talenti i tij sjellin edhe emėrimin nė Radio Televizionin Shqiptar.

    Kompozimet e tij pėr orkestrėn simfonike i sjellin shumė ēmime nė aktivitete kombėtare. Ashtu si edhe shumė kėngė tė muzikės sė lehtė tė kompozuara nga Tukiēi, bėhen fituese tė ēmimeve tė para nė festivale dhe hite tė muzikės sonė tė lehtė. Ndryshimi i sistemit solli edhe largimin e David Tukiēit nė Itali, ku ai ku vazhdoi tė kultivojė me pasion profesionin e tij, si njė ambasador i shkėlqyer i artit shqiptar. Dėshira pėr tė studiuar ėshtė njė nga karakteristikat qė e ka dalluar David Tukiēin gjatė gjithė jetės.

    Ai vazhdoi tė studiojė edhe nė Itali, ku iu njoh titulli ‘Kompozitor’, ashtu siē perfeksionoi studimet e tij, pėr kompozitor dhe dirigjim nė Paris, ku u diplomua pėr ‘Dirigjent Orkestre Simfonike’. Kontributi dhe vlerat e David Tukiēit u njohėn dhe vlerėsuan edhe nga shteti Italian dhe Presidenti i Republikės italiane Scalfaro, i cili i akordoi Titullin ‘Qytetaria Italiane’, pėr kontributin e tij, nė pėrhapjen e kulturės muzikore nė Itali.

    Me gjithė vlerėsimet e mėdha tė marra jashtė atdheut, zemra e Davidid rrihte pėr Shqipėrinė, ku edhe u rikthye si kompozitor i afirmuar, pėr tė dirigjuar, nė vitin 2010, veprėn e tij tė parė operistike, nė Teatrin e Operas dhe Baletit.

    Puna e tij si Drejtor Artistik i Orkestrės Simfonike tė Radio Televizionit Shqiptar solli njė frymė tė re europiane, si nė programacion edhe nė pėrzgjedhjen e repertorit dhe tė solistėve, pėr tė vazhduar mė tej, me punėn nė Radio Tirana, ku kontributi i zoti David Tukiēi vazhdon tė mbetet i qenėsishėm.

    Duke e falėnderuar pėrzemėrsisht pėr gjithė kėtė punė tė jashtėzakonshme tė bėrė ndėr vite, mbetemi nė pritje gjithashtu, tė shfaqjes sė operės sė dytė tė David Tukiēit, ‘Rozafa’, me libret tė dramaturgut tė mirėnjohur shkodran Fadil Kraja, njė vepėr qė jam i bindur do tė jetė pėrsėri njė sukses.

    Nė mirėnjohje tė veprimtarisė sė vyer artistike si kėngėtar, muzikant, dirigjent orkestre dhe si njė nga kompozitorėt mė tė shquar tė muzikės klasike, vlerėsoj sot, zotin David Tukiēi, nė praninė tuaj, me titullin e lartė ‘Mjeshtėr i Madh’.”, tha Meta.


    Gazeta Bota Sot

    https://www.botasot.info/shqiperia/1...-david-tukici/

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: David Tukiēi



    " DHURATĖ PĖR DITĖLINDJE " - DAVID TUKIQI

    Kompozimi: NIKOLLA ZORAQI - Poezia: FATOS ARAPI


    Fituese e Ēmimit tė Parė - Festivali i 8-tė i Kėngės nė RTSH, Dhjetor 1969.

    (Audio Origjinale)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 23-12-2021 mė 09:24

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: David Tukiēi



    " DHURATĖ PĖR DITĖLINDJE " - DAVID TUKIQI


    Qendra Kombėtare e Kulturės pėr Fėmijė - 70 years Anniversary

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: David Tukiēi



    " DY GĖZIME NĖ NJĖ DITĖ " - NERTILA KOKA (1986)

    Kompozimi: DAVID TUKIĒI - Poezia: GJOKĖ BECI


    Fituese e Ēmimit tė Parė tė Festivalit tė Kėngės nė RTSH - Festivali i 25-tė

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: David Tukiēi



    " SAGAPO, TĖ DUA " - NERTILA KOKA & DAVID TUKIĒI (1990)

    Kompozimi: DAVID TUKIĒI - Poezia: ALQI BOSHNJAKU


    Fituese e Ēmimit tė Dytė tė Festivalit tė Kėngės nė RTSH - Festivali i 29-tė

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: David Tukiēi



    " E VOGLA MES SHOQESH " - ANITA BITRI (1987)

    Kompozimi: DAVID TUKIĒI - Poezia: GJOKĖ BECI


    Fituese e Ēmimit tė Tretė tė Festivalit tė Kėngės nė RTSH - Festivali i 26-tė

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: David Tukiēi



    " TĖ PANDARĖ " - DAVID & GENC TUKIĒI (2017)

    Kompozimi: GENC TUKIĒI - Poezia: AGIM XHEKA


    Finaliste e Festivalit tė Kėngės nė RTSH - Festivali i 56-tė



    Prezantimi nė Festival - https://www.youtube.com/watch?v=aRbU6Lm1BjI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 23-12-2021 mė 09:17

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •