Njohja ime me Fondin e Ekselencės
Evis QAJA
Kur u shpall krijimi i Fondit tė Ekselencės ndodhesha nė Greqi me studime, ku sapo kisha mbaruar studimet e mia master dhe po bėja parapėrgatitjet e mia, me inicimin e pedagogėve tė mi pėr tė vazhduar doktoraturėn. Por qėndrimi im nė Greqi, nuk mė ka veēuar asnjėherė pėr tė qenė e pranishme nė gjithė situacionin nė vendin tim nė Shqipėri. Unė sigurisht ndiqja zhvillimet nė Shqipėri, madje nė mėnyrė tė rregullt shkruaja artikuj nė gazeta shqiptare dhe greke lidhur me ndryshimet dhe reformat qė po zhvilloheshin nė Shqipėri. Nuk mund tė isha indiferente ndaj vetė qeverisė, por sigurisht vėmendjen e kisha tė pėrqendruar drejt arsimit, njė ēėshtje qė na prek ne tė gjithė studentėve qė ndodhemi jashtė vendit. Nė kėtė kontekst z. Genc Pollo, ish-ministėr i Arsimit dhe Shkencės ka zhvilluar mjaft reforma tė suksesshme nė arsim, si reforma e kurrikulės, reforma e trajnimit dhe kualifikimit tė mėsuesve, vlerėsimin e nxėnėsve nė fund tė shkollės sė mesme, pėrmes Maturės apo pėr Provimet e Lirimit, pėr menaxhimin e shkollės, pėr informatikėn nė shkolla, nėnshkrimin nė Bruksel tė Memorandumit tė Mirėkuptimit mes Shqipėrisė dhe Komunitetit Europian mbi Asociimin e Shqipėrisė nė Programin e Shtatė Kuadėr pėr Kėrkim e Zhvillim Teknologjik. Brenda gjithė kėtyre reformave u shfaq dhe Vendimi i Kryeministrit dhe Urdhri i ministrit pėr 'Fondin e Ekselencės'.
Sigurisht, nuk mund tė qėndrosh pasive ndaj njė vendimi kaq tė rėndėsishėm qė nxjerr qeveria pėr tė rinjtė, tė cilėt ndodhen jashtė vendit. Me kurajon dhe besimin tek ndryshimet e filluara, kėrkova takim pėr konsultė me pedagogėt, tė cilėt do tė ndiqnin temėn shkencore tė doktoraturės. Ata jo vetėm qė mė mbėshtetėn, por zhvilluan njė tryezė tė rrumbullakėt nė Universitet pėr tė pėrgėzuar kėtė nismė tė re dhe kėtė vizion dhe mundėsi qė Shqipėria po na jepte ne, pėr tė bėrė kėshtu tė mundur rikthimin e trurit nė vend.
Por ajo qė vlen pėr t'u pėrmendur ėshtė angazhimi total qė u ndėrrmor nga vetė Sekretaria Teknike e FONDEX pėr tė na ndihmuar, nė zhvillimin dhe hapat e procedurave. Pėr kėtė, dua tė theksoj rolin e rėndėsishėm qė luan znj. Mariana Lako, pėrgjegjėse e kėtij Sekretariati, pėr tė na dėgjuar, shpjeguar, ndihmuar, pėr tė na ndihmuar nė ēdo drejtim. Nė fakt ndihesh mirė, kur vjen nga larg enkas pėr tė aplikuar pėr Ekselencėn dhe ndjen ngrohtėsinė, dhe predispozicionin e njerėzve pėr tė qenė e vlerėsuar nė ēdo drejtim. Nė fakt, kur e nisa kėtė hap, pasi pėrfshihem nė grupin e parė tė aplikantėve pėr Ekselencėn, nuk ndihesha shumė e sigurt, duke menduar burokracitė qė nė ēdo vend mund tė ekzistojnė, por angazhimi total dhe vlerėsimi nga Sekretariati Teknik mė bėn tė hedh hapa tė sigurt nė vendin tim, nė Shqipėri.
Diēka rreth Universitetit ku studioj
Universiteti Aristoteli (A.P.TH) nė qytetin e Selanikut, Greqi ėshtė njė nga Universitetet shtetėrorė mė me pėrvojė dhe histori nė shtetin helen. Nė vitin 1924, Kryeministri Aleksandėr Papanastasiu, vendosi themelimin e kėtij Universiteti. Ky universitet ka njė rol katalizatori pėr gjithė edukimin dhe arsimin nė Greqi, duke krijuar kėshtu njė zhvillim tė qėndrueshėm nė fushėn e shkencės, nė degėt sociale, ekonomike, duke pėrfshirė dhe degėt e artit.
Unė zhvillova nė Universitetin Aristoteli, Selanik, masterin pėr dy vjet e gjysėm nė Departamentin e Shkencave Sociale dhe tė Qytetėrimit, ku pas vlerėsimit maksimal qė mora nė pėrfundimin e saj, vetė pedagogėt mė propozuan vazhdimin e doktoraturės nė kėtė departament, pasi vetė tema ime, e cila lidhej me arsimimin e fėmijėve bilingualė shqiptarė pėrbėnte njė interes tė madh pėr vetė Universitetin. Vetė dekania e Departamentit znj. Kogkidhu dhe pedagogia ime mbikqyrėse e doktoraturės znj. Mitakidhu shprehen se, "Pėrgjithėsisht, znj. Qaja, si personi i parė shqiptar qė studion nė kėtė departament ėshtė njė shkencėtare e bashkėpunimit, fillimisht nė nivel komunikativ. Mė e rėndėsishmja qėndron se nė kuadrin e bashkėpunimit tė frytshėm shkencore me tė tjerė partnerė tė kėsaj fushe nė Greqi apo dhe nė Shqipėri - ka zbuluar interesat e veta hulumtuese, por sigurisht kanė lindur dhe bashkėpunime tė rėndėsishme. Ėshtė njė shkencėtare objektive, duke i trajtuar temat e veta me korrektesė dhe me njė metodologji tė rreptė. Analizon me njohuri dhe me ndjeshmėri temat qė e shqetėsojnė. Pamja e pėrgjithshme qė kemi nė bashkėpunimin e deritanishėm - pėrveē cilėsive tipike, tė cilat pėrshkruhen dhe nė CV - ėshtė se mund tė bashkėpunojė suksesshėm me grupe, qė kanė diversitet kulturash - nė kuptimin e gjėrė tė fjalės. Kjo lidhet me ndjeshmėrinė e saj si shkencėtare pėrsa i takon diversitetit tė kulturave". Virtyti dhe cilėsia qė kam gjetur personalisht nė kėtė Universitet ėshtė gatishmėria dhe ndjeshmėria qė kanė ndaj ēėshtjeve tė kulturave tė ndryshme, duke pėrkrahur studime qė lidhen me kėto ēėshtje, dhe aq mė tepėr ato shqiptare, tė cilėt pėrbėjnė njė numėr tė konsiderueshėm fėmijėsh shqiptarė qė studiojnė nė shkollat shqiptare.
Mbėshtetja financiare
Mbėshtetja financiare e akorduar nga Fondi i Ekselencės pėrkon me njė shumė normale vjetore pėr tė mbuluar shpenzimet operative dhe tė jetesės, udhėtimet, siguracionet. Sigurisht, pjesa studimore pėr tė mbuluar njė kosto tė rėndėsishme pėr libra, fatura bibiliotekash, revista shkencore etj. Sigurisht kjo shumė mbetet tek ēdo aplikant individual, pasi secili parashtron nė dokumentacion njė pasqyrė buxhetore nė varėsi tė kostos sė jetesės nė vendin ku zhvillojnė studimet.
Personalisht ndihem e plotėsuar dhe e kėnaqur pėr tė dy vitet akademike qė unė kam aplikuar dhe kam marrė kėtė fond pėr tė mbuluar studimet e mia nė Universitetin Aristoteli pėr doktoraturėn. Pėr kėtė, njė falenderim tė thellė nga njė person siē jam unė, qė ndihet i stimuluar nga shteti pėr vazhdimėsinė e reformave. Falenderoj ministrin e Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili ėshtė modeli kryesor frymėzimi pėr gjeneratėn qė kėrkon tė rikthehet pėrfundimisht nė Shqipėri pėr tė dhėnė kontributin pėr vendin tonė si dhe Sekretariatin Teknik Fondex, znj. Mariana Lako, qė ėshtė gjithmonė pranė nesh.
Sa ka ndihmuar Fondi i Ekselencės
Fondi i Ekselencės ka qenė qėllimi i jetės sime pėr kėto tre vitet e fundit, jo si njė qėllim nė vetvete, por me dėshirėn se dhe unė bėhem kėshtu pjesė e proēeseve integruese tė vendit tim. Kjo pasi, kam qenė dhe mbetem pėr teorinė e avanguardės, pėr talentet me energji, pėr tė motivuar mė tė mirėt, pėr rininė e integruar. Pėr teorinė se, vetėm ky brez do tė mund tė tėrheqė mekanizmin e pėrparimit dhe tė historisė drejt zhvillimit. Jam e mendimit se rinia shqiptare, pjesė e sė cilės jam dhe unė, pėrpiqemi t'i realizojmė kėto pėrmes mundėsish tė reja qė i hapen tė ardhmes sonė, ku individualizimi dhe shoqėrizimi janė nė njė pikė. Fakti, qė vetė qeveria aktuale, vetė Kryeministri dhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka marrė nisma tė tilla integruese me programe tė veēanta pėr Brain Gain nė Fondin e Ekselencės, ku aplikantė jemi ne tė rinjtė tė rikthyer si nga Evropa dhe nga Amerika - jemi prova mė e qartė pėr kėto nisma iniciuese tė politikave ekzistuese, tė cilat pėrcjellin shpresėn pėr rindėrtimin e shoqėrisė shqiptare me, njė ftesė pėr ndryshim. Prezenca ime sot nė Shqipėri, tregon se personalisht kam zgjedhur shpresėn mbi frikėn, qėllimin e pėrbashkėt nė integrimin e vlerave, nė pėrcjelljen e kulturės dhe qytetarisė. Fjala e vetė Presidentit Obama "Bota ka ndryshuar dhe ne duhet tė ndryshojmė sė bashku me tė", ėshtė motoja ime pėr tė cilėn aplikova pėr kėtė Fond, dhe qė ėshtė shpresa ime pėr t'u rikthyer pėrfundimisht nė vendin tim, pas shumė eksperiencash. Dua ta mbyll sėrisht me fjalėn e Presidentit Obama kur thotė se, "Me shpresė dhe virtyt, le t'i pėrballim edhe njė herė korentet e akujt, dhe tė durojmė stuhitė qė mund tė vijnė. Le tė thonė fėmijėt e fėmijėve tanė, se kur u vumė nė sprovė ne nuk refuzuam ta lejojmė kėtė udhėtim tė marrė fund, se ne nuk kthyem shpinėn as nuk u lėkundėm; dhe me sytė tė fiksuar nė horizont dhe me bekimin e Zotit mbi ne, ne ēuam pėrpara atė dhuratė tė madhe tė lirisė dhe ia dhamė atė tė sigurtė brezave tė ardhshėm".
A ka hapėsira nė Shqipėri pėr tė gjetur veten?
Jeta ime ėshtė njė botė e madhe pa kufij. Tashmė mendoj se kufijtė vlejnė pėr artificėn e tyre sesa nė kuptimin qė dikur kishte ky nocion. Kėshtu nė njė botė tė madhe evropiane ndihem se mund tė ofroj shumė mirė tek dy shoqėritė, por sigurisht tendenca dhe dėshira ime ofron mė tepėr me Shqipėrinė. Ka diēka tė thellė mes meje dhe vendit tim qė s'mund tė shuhet kurrė, pavarėsisht vizionit evropian dhe konceptit globalist. Nė kėtė pikpamje, do tė shprehesha se dėshira ime, puna ime, eksperienca ime tashmė lidhet me kėtė vend. Vetė shteti shqiptar mė ofroi mundėsinė qė pėrmes Fondit tė Ekselencės tė mund tė rikthehem tek vendi im, sigurisht duke mė vlerėsuar vlerat dhe punėn time.
Pėrveē aspektit tim social qė sigurisht nuk pushon sė perceptuari brenda meje, mendoj se ka ardhur koha qė gjenerata e re tė angazhohet me pjekuri dhe nė aspektin politik. Mendoj se kjo gjeneratė, mund tė thyejė, tė pėrmirėsojė dhe tė ēojė pėrpara disa tabu, qė pėr mentalitetin tonė, ėshtė paksa vėshtirė pėr t'u ricikluar.
Vetė fakti qė Instituti Amerikan Biografik nė vlerėsimin e tij ishte pėrputhur nė punėn time sociale dhe atė politike, mund tė arsyetojė mė me objektivitet punėn dhe angazhimet e mia, tė cilat dua tė ndėrmarr. Mund tė them dhe njė aspekt tjetėr nė kėtė pikė, se vetė disa parti tė mėdha politike nė Greqi mė ishin afruar disa herė pėr tė kandiduar nė partitė e tyre, ky fakt tregon se dhe ata/ato kanė vlerėsuar jo vetėm punėn time, aktivitetin tim social dhe politik, por ndoshta dhe tė themi prirjen intuitive politike tė njė vajze intelektuale tė re (relativisht e re, qesh). Jam e mendimit se personalisht pėrpiqem t'i realizoj qasjet e mia nė vendin tim pėrmes mundėsish tė reja, ku individualizimi dhe shoqėrizimi nė realietin shqiptar janė nė njė pikė. Fakti, qė vetė qeveria aktuale ka marrė nisma tė tilla integruese me programe tė veēanta "Brain Gain", ku pjesė e saj jam dhe unė vetė, ėshtė prova mė e qartė pėr kėto nisma iniciuese tė politikave ekzistuese pėrcjellin shpresėn pėr rindėrtimin e shoqėrisė shqiptare me, njė ftesė pėr ndryshim.
RD
Krijoni Kontakt