Nė 20 Nėntor opozita (e supozuar) do bėjė namin nė Tiranė me protestėn e saj pėr ca kuti; kurse nė 19 Dhjetor, maqedonasit, serbėt dhe malazezėt do udhėtojnė lirshėm nė vendet e BE-sė. Po, ishte parashikuar pėr nė 1 Janar 2010 heqja e vizave, por Parlamenti Evropian vendosi dje ti kėrkojė Kėshillit qė tė miratojė heqjen e vizave qė nga 19 Dhjetori. Kėshtu iu bėjmė njė dhuratė pėr festat e fund-vitit qytetarėve tė kėtyre vendeve - thuhet nė deklaratėn zyrtare tė Parlamentit Evropian. Kurse qytetarėt shqiptarė do marrin si dhuratė protestėn mė tė madhe qė ka parė ndonjėherė historia. Po, po, edhe ajo e Sali Berishės me mitingjet e sheshit. Protestė dhe kuti, edhe pse brenda tyre nuk pritet tė ketė ndonjė mandat tepėr pėr dashuruesit e rinj tė demokracisė bojkotiste.
Shqiptarėt nuk do tė kenė dhurata lėvizjesh tė lira pėr fund-vitin, sepse, edhe pse votuan mirė e bukur sipas ēdo standardi tė kėrkuar nė 28 Qershor, pėrfaqėsuesit e zgjedhur, por jo fitues, nuk kanė fort qejf tė pranojnė humbjen. Nuk kanė as ndonjė ngut pėr ta pranuar atė. Viza kanė, parą po e po, edhe pse nuk marrin rrogė, nxitim nuk kanė pėr punėn qė i pret nė parlament, kėshtu qė, janė qė janė, po merren me bojkotin e kutive.
Pėrtej tė drejtės pėr ti hapur ato, bojkoti arkaik dhe i patolerueshėm i sė majtės thjesht po mitizon Berishėn. Duke ndjekur gjurmėt e tij, nga njė, na u bėnė dy mitingje-dashės nė krye tė politikės, qė nė mėnyrė rigoroze dhe pa asnjė fije pėrgjegjėsie, pengojnė ecurinė e shqiptarėve pėrpara (se Shqipėrinė po e qajnė me lot).
Bojkoti do ishte shumė mė i besueshėm dhe i pranueshėm po tė ishte vėrtet nė interes tė shqiptarėve. Po si mund tė jetė i tillė, kur nga jashtė e nga brenda tė majtės po i kėrkohet tė futet nė Parlament? E majta do e kishte bėrė, po guximi i 64 njerėzve me mandat varet nga kapriēoja e dikujt qė as nuk ka qenė, as nuk ka gjasa tė hyjė ndonjėherė nė parlament. E pėr shkak tė pakėnaqėsive personale tė njerėzve tė dėshtuar nė politikė, shqiptarėt duhet tė durojnė protestat, vonesat dhe efektet e shėmtuara tė mungesės sė stabilitetit politik nė Shqipėri.
Mė keq akoma, sjellja arrogante, e papėrgjegjshme dhe jo-reflektuese e sė majtės, po mitizon njė tė djathtė manipulative, tė zhytur nė oligarki, privatizuese tė gjithēkaje qė i del pėrpara, prishėse efektive tė sistemit arsimor, hermetike nė shanset pėr punėsim, dirigjuese tė njė sėrė sipėrmarrjesh qė prekin drejtpėrdrejt jetėn dhe kuletėn e qytetarėve. Dhe jo, opozita nuk shqetėsohet pėr kėto, por pėr kutitė. Po, sepse aty fshihet pushteti. Dhe lufta ėshtė pėr dominancėn, jo pėr qytetarin, as pėr vizat, as pėr demokracinė, as pėr shtetin e sė drejtės, as pėr pavarėsinė e gjyqėsorit. Jo. Se po tė ishte lufta e madhe apo protesta pėr kėto, me numrin mė tė madh qė ka pasur ndonjėherė opozita, ajo do kishte hyrė me kohė nė Parlament tia vėshtirėsonte qeverisė ngadalėsimin e progresit. Por nė vend qė ta ngadalėsojė, opozita po e mban peng fare kėtė zhvillim.
Politika, njėlloj si media, (sa shumė shkojnė tė shkretat me njėra-tjetrėn), po prodhojnė mite dhe raste fatkeqe. Nė emėr tė fjalės sė lirė, apo nė emėr tė votės sė lirė, personazhe tė gabuara e ēojnė veten nė vendin e duhur pėr tė krijuar martirizma dhe gjoja pėr tė ngritur zėrin nė emėr tė lirisė.
Po ēliri zeza? Liria pėr tė penguar lirinė e tė tjerėve? Tė atyre qė kanė votuar pėr tė lėvizur, e qė pėrkundrazi mbahen lidhur nga brenda prej kapriēove personale?
Pėrveē absurditetit dhe papėrgjegjshmėrisė nė zgjedhjen pėr tė vazhduar bojkotin (mėnyra mė e mirė pėr tė pėrcaktuar shkallėn e frikės sė pėrballjes), e majta po bėhet edhe qesharake me mundimet e saj pėr tu justifikuar alla-Berisha se shqetėsohet jashtėzakonisht shumė pėr fatin e votės sė shqiptarėve, prandaj nuk hyka nė parlament.
Ja edhe po tė kishte fituar e majta, do ishte mė ndryshe? Jo. Jo dhe JO. Do kishim masterin e protestave, zotin Sali Berisha, nė krye tė kalvarit dhe thirrjeve pėr tė mos njohur institucionet e votės sė vjedhur.
Pra, nė secilin kah, politika do luftonte ashpėr pėr karriget e saj, dhe lufta bėhet mbi kurrizin popull. Ska gjė, se durojnė shqiptarėt. Edhe po ska heqje vizash kėtė radhė, e rėndėsishme ėshtė tė ketė protesta.
Kaq shumė ėshtė pėrkėdhelur politika nga nėnshtrimi dhe adaptimi i dhimbshėm i shqiptarėve me cilėndo situatė qė ju serviret, saqė tani seriozisht mendon se ka tė drejtė tė padiskutueshme qė tė bėjė ētė dojė, kur tė dojė e pėr sa kohė tė dojė me kėta njerėz, votėn dhe tė drejtat e tyre.
Ētė qajnė mė parė shqiptarėt? Se tuneli qė hėngri miliona ėshtė aq i rrezikshėm sa mund tė hajė edhe jetė njerėzish? Se punėsimi ėshtė ėndėrr e thurur keq? Se arsimi ėshtė nė udhėkryq e i pėrēudnuar nė barsoletėn e universiteteve private? Se shėndetėsia ėshtė gjeneruese e korrupsionit, po aq sa edhe e pasigurisė? Se tarifat, ēmimet dhe shpenzimet janė jashtė ēdo mundėsie pėrballje nga konsumatorėt?
Apo tė vajtojnė pėr njė opozitė qė bredh qyteteve duke bėrtitur pėr hapje kutish?
Kutitė japin pushtet, jo mirėqenie. Plotėsojnė kapriēo personale, jo progres tė pėrbashkėt. Ēojnė ujė nė mullirin e partive, por kurrsesi nė atė tė qytetarėve.
Kjo nė njėrin krah. Dhe nė krahun tjetėr, sa tė mallkuara paska qenė ato kuti, qė po mbajnė peng politikėn, median, Tiranėn e Brukselin bashkė?
Serbėt, malazezėt dhe maqedonasit do mund tė kalojnė pushimet e fund-vitit me tė afėrmit e tyre nė Evropė kėtė vit. Po shqiptarėt, ēmund tė fitojnė, edhe nėse hapen ato tė flamosura kuti? Mbase diēka politike dhe tė pavlerė po, por lėvizje dhe pėrfitim direkt pėr qytetarėt JO.
E pse tė shohim sėrish fytyra tė ngrysura e arrogante kryetarėsh qė bėrtasin duke tundur gishtin, si pėr tė na treguan vendin sipas mendėsisė sė tyre? Qė nga Hoxha, akoma vazhdon ky gjestikulacion autoritar e i gjithėpushtetshėm nė udhėheqėsit rastėsorė shqiptarė.
Qytetarėt kanė nevojė pėr debat konstruktiv, pėr progres dhe pėr ecuri pak mė tė shpejtė pėrpara, se gishtat tregues duke u tundur lart e poshtė, boll i kemi parė si komb.
Politika. Vrasėsja e tė drejtave tė shqiptarėve. Bartėsja e tė papėrgjegjshmėve qė abuzojnė me pushtetin e saj.
Politika sjell protesta nė Shqipėri, jo lėvizje pa viza. Dhe protestat sjellin veē politikė. Prandaj do na duhen akoma vizat.
Ēfatkeqėsi qė as vaksina e votės nuk e izolon virusin politikė nė Shqipėri. Prandaj, tė rrimė urtė, se mirė jemi tė izoluar si komb. Apo tė protestojmė kundėr protestave dhe personalizimeve tė politikės?
Mungon nervi i reagimit qytetar, prandaj livadhisin gėnjeshtrat e mazhorancės dhe pallavrat e opozitės. Ama shqiptarėt, pak e nga pak, po mėsojnė mirė se si tė ndėshkojnė me votė. Sa do mėsojė politika, do ta shohim shpejt.
Edlira Gjoni (Tirana Observer)
Krijoni Kontakt