-
17.6 Bazuar ne provizionet me lart, Kushtetutat e RSFJ karakterin e vertete ligjor real te RSFJ si miniature Kombesh te Bashkuara e manifestojne ne "... Keshillin e Kombeve", dhe duke deklaruar se: " nje komunitet socialit i popujve, mban se ky kooperim duhet te kontribuoje ne krijimin e formave te reja demokratike te shoqerimit mes shteteve, kombeve, dhe njerezve." ( Nr. VII i Parimeve Baze te Kushtetutes se RSFJ te 1963), dhe se "...nje shtet federal duke pasur formen e nje komuniteti shteteror te kombeve te bashkuara vullnetarisht..." (Parag.1, Kushtetuta e RSFJ 1974); keshtu pra nje organizate nderkombetare dhe jo nje shtet te njesuar te vertete.
17.7 Njesite e tjera te RSFJ qe perfshinin edhe Republiken e Serbise, keshtu njohen statusin e kombit Shqiptar te Kosoves Shqiptare qe te kishte identitetin e vet te vecante, dhe t'i takonte e drejta per vetevendosje dhe ndarje. Kjo njohje nuk mund te terhiqet, nga Serbia ose nga secili prej 6 entiteteve te tjere anetare te RSFJ.
17.8 Derisa RSFJ ishte anetare e OKB, pason se statusi i Kosoves Shqiptare si e tille njihej njelloj nga shtetet anetare te OKB. Njelloj, kjo njohje nuk mund te terhiqet as nga shtetet anetare te OKB.
17.9 Ne fakt, RSFJ njelloj si RSFS dhe USSR ishte nje vazhdimesi e perandorise pararendese nden pretekstin e komunizmit dhe vellazerise komuniste, ndersa kombet perberese mbeteshin te dominuara nga autoriteti qendror federal dhe nden kontrollin e plote te elementit Serb, ne vecanti te organeve federale te mbrojtes, policise, admistrates dhe marredhenieve me jashte.
17.10 Kosova Shqiptare ne menyre te perseritur kerkoi te njihej si nje republike e RSFJ dhe kerkesat e saj ngjallen pakenaqesi te Cetnikeve me obsesione fanatike, pas modelit te ligjit te vjeter nderkombetar barbar per te krijuar nje Serbi te Madhe permes agresionit dhe gjenocidit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 18-11-2009 mė 08:43
-
-
RI-GJENERIMI I GJENOCIDIT KUNDER KOSVES SHQIPTARE NE EREN E KOMBEVE TE BASHKUARA
18. Pavaresisht nga fillimi i eres se Kombeve te Bashkuara qe perfshin Traktatin e Kombeve te Bashkuara dhe Konventen per Parandalimin dhe Ndeshkimin e Krimit te Gjenocidit, ne te cilen RSFJ eshte nje Pale, dhe pavaresisht statusit te Kosoves Shqiptare ne te ashtuquajtuarat kushtetuta te RSFJ, makina e gjenocidit Sebo-Jugosllav nuk u ndal, por rifilloi operacionin gjenocid (te dhjetin) kunder Shiptareve te cilet banonin ne territoret Shiptare nden okupimin Jugosllav, dhe ne vecanti te Kosoves Shqiptare. Deshmohet ketu si me poshte:
18.1 Planet e gjenocidit te 3 Nentorit 1944 te hartuar nga Vasa Cubillovic, nuk ishin ne thelb te ndryshme nga planet e tij m ete hershme te 7 Marsit 1937, dhe u zbatuan me zell te njellojte per nje numer vitesh (1948-1966), keshtu: duke carmatosur me dhune, terrorizuar, deportuar,duke shkaktuar ikjen e Shqiptareve Koovare, dhe duke u mohuar identitetin e duke i shkombetarizuar nepermjet emertimit te tyre si Turq (gjithashtu duke u hapur shkolla Turke dhe duke i detyruar femijet shiptare t'i ndjekin ato), Maqedone ose vetem "Muslimane", per t'i detyruar keta te emigrojne ne Turqi (vleresohen rreth 400,000 Shiptare Kosovare) dhe duke uzurpuar pasurite dhe tokat e tyere, pervec nje vendosje sistematike dhe te shpejte te kolonisteve; manipulimin me perberjen demografike dhe konsekuencat te tjera ligjore te kesaj natyre.
18.2 Protestat e 1968 te Shqiptareve Kosovare kunder shtypjes ekonomike dhe politike kerkonin njohjen si republike brenda RSFJ si zgjidhje te vetme, hasen ne masakra te kryera nga makina e gjenocidit Serb-Jugosllav (per here te njembedhjete), e cila i quajti ata "separatiste", e megjithekete u njohu te drejten Shqiptareve Kosovare te mbajne flamurin shqiptar.
18.3 Vazhdimi i shfrytezimit ekonomik te Kosoves Shqiptare, dhe shtypja ekonomike e kombit te Shqiptareve te Kosoves solli ne demonstratat e 1981 te punonjesve dhe studenteve, te cilet kerkonin themelimin e Republikes Federale te Kosoves, clirimin nga "tutela" e Serbise, te cilat demonstrata hasen perqendrim masiv te policise Serbe dhe te ushtrise, dhe zbatimin ete gjithe formave te gjenodidit ( per here te dymbedhjete) kunder demonstruesve te paarmatosur.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 24-11-2009 mė 08:09
-
-
NGA VDEKJA E TITOS DERI KUR VEPRIMET SERBE SHKAKTOJNE PERMBYSJEN E RSFJ
19. Vdekja e Titos u shfrytezua nga Serbet ekspansioniste, te ciket, duke vazhduar ideologjine gjenocidale ekspansioniste te meparshme, duke abuzuar teknologjine moderne, pergatitn dhe filluan nje operacion gjenocidal te gjithanshem (per te trembedhjeten here) kunder kombit Shqiptar Kosovar, ne kundershtim me kushtetutene RSFJ:
19.1 Nje fushate propagandistike (a) qe akuzonte Kosovaret Shqiptare se qene terroriste dhe fashiste dhe se kishin persekutuar dhe shkaktuar gjenocid kunder Serbeve qe nga shekulli i 19 deri kohen tone, (b) duke pretenduar se Serbeve ne Kosove u mungon mbrojtja ligjore dhe politike, (c) duke genjyer dhe shtremberuar faktet historike.
19.2 Masakra pasuese per te shtypur demonstratat e Kosovareve Shqiptare kunder dhunes ekonomike dhe politike.
19.3 Burgosja e mijera Kosovareve Shqiptare per arsye politike te montuara (duke i quajtuar ata "te papershtatshem politikisht"), ne vecanti te rinjte nden 25 vjec. Vetem gjate 1981-1988, 584,000 Kosovare Shqiptare ishin trajtuar nga policia dhe gjykatat.).
19.4 Gjenocid kulturor dke burgosur ose hequr qindera mesues Shqiptare, duke penguar edukimin ne univesitetin Shqiptar, duke mbyllur shkollat Kosovaro-Shqiptare, duke shperbere dhjetera organizata Shqiptare, duke detyruar te rinjte Kosovare Shqiptare te studjojne vetem ne Serbo-Croatisht.
19.5 Emigrimi me foce i Kosovareve Shqiptare per shkak te shtypjes ekonomike e politike, shkaterrimi i shtepive dhe uzurpimi i tokave te tyre.
19.6 Nenshtrimi i Kosoves Shqiptare nden nje gjendje sigurie ne 1981, 1982 dhe 1985, dhe ndaj masave te sigurise ne 1987.
19.7 Shtypja e liderve politike Kosovare Shqiptare, detyrimi i dy prej tyre qe te japin doreheqjen ne Nentor 1988, shkarkimi dhe arrestimi i udheheqesit Kosovar Shqiptar Azem Vlasi, dhe vrasja e Jusuf Gervalles, udheheqesit Kosovar Shqiptar ne ekzil (ne 1982 ne Gjermani).
19.8 Imponimi i nje shtetrrethimi ne Kosove ne Mars 1989.
19.9 Operacionet e siper shenuara te gjenocidit te zbatuara pas vdekjes se Titos jane aplikime te planeve dhe te metodave gjenocidale me te detajuara te parashtruara ne "Memorandum"-in e 1984 te botuar nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve te Beogradit (!!), ku hartuesi kryesor ishte Slobodan Milosevic, kreu i gangut gjenocidal.
-
-
GANGU GJENOCIDAL CETNIK MERR KONTROLLIN E RSFJ: NDALIMI I KATERT I SHTETESISE SE KOSOVES SHQIPTARE DHE PERMBYSJA E RSFJ
20. Duke patur parasysh permbysjen e komunizmit dhe te RSFJ, Cetniket te udhehequr nga Sllobodan Milosevic, atehere President i Republikes se Serbise, vendosen te shkaktojne vete permbysjen e RSFJ ne menyre te tille qe te realizoheshin planet e tyre ekspansioniste dhe dominuese mbi kombet jo-Serbe qe perbenin RSFJ. Ne kete drejtim ata kryen aktet e meposhtme:
20.1 Uzurpimin e armatimeve dhe te objekteve te Ushtrise te fuqishme te Popullit Jugosllav te dminuar nga Serbet, dhe perdorimin e saj per te kryer akte agresioni kunder Kosoves Shqiptare, Sllovenise, Kroacise, dhe me vine ndaj Bosnjes dhe Hercegovines.
20.2 Aneksimin me force te Kosoves Shqiptare dhe Vojvodines.
20.3 Shkeputjen e pjeseve perberese te Koroacise dhe Bosnjes e Hercegovines nga minoritetet Serbe ne keto dy vende.
20.4 Tmerret dhe operacionet gjenocidale te egra te Cetnikeve te zatuara mbi shumicen e vendeve qe perbenin RSFJ te dikurshme, perfshire edhe Kosoven Shiptare, jane te dokumentuara mire ne histori dhe efekti i tyre vazhdon dhe do te vazhdoje per nje kohe te gjate.
20.45 Per sa i takon Kosoves Shqiptare, dhe ne kundershtim me Kushtetuten e 1974 te RSFJ, Asambleja e RSFJ (Nentor 1988) dhe ajo e Republikes se Serbise (Mars 1989) likuiduan Kushtetuten e 1974 te Kosoves dhe statusin e saj si Province Autonome e RSFJ, dhe e bene te varur nga organet legjislative, ekzekutive dhe juridke te Republikes se Serbise;pra nje akst aneksimi antiligjor dhe i detyruar.
20.6 Aneksimi me force i Kosoves Shqiptare rezultoi ne kryengritjet e Kosovareve Shqiptare, te cilat u shtypen me force te eger duke vrare e plagosur nje numer Kosovaresh Shqiptare dhe duke i shpene udheheqesit Kosovare Shqiptare ne gjyq.
20.7 Ishte aneksimi me force dhe nxitja me te gjithe format qe te pengohej sovraniteti, shtypja dhe gjenocidi (per here te katermbedhjete) qe krijoi ankth ne gjithe republikat e tjera te RSFJ, dhe i shtyu ato, pervec Serbise dhe Malit te Zi, te leshojen deklarata qe theksonin veteqeverisjen, sovranitetin, shtetesine dhe shkeputjen e tyre nga RSFJ.
20.8 Renia e RSFJ per kete arsye zbulon respektimin dhe njohjen e kater republikave me te drejta te barabarta vete-qeverisjeje, sovraniteti dhe shtetesine e Kosoves Shqiptare.
20.9 Cfaredo qe ishte lidhja administrative mes Republikes se Serbise dhe Rajonit Autonom te Kosoves, kjo lidhje eshte shkaterruar nga vete Republika e Serbise, permes agresionit per aneksimin e Kosoves Shqiptare me dhune antiligjore ne 1989 dhe nga perseritje e operacioneve gjenocidale kunder kombit Shqiptar te Kosoves Shqiptare.
20.10 RSFJ ishte ne fakt nje organizate rajonale nderkombetare, renia e se ciles u jep subjekteve kushtetues te pavarur, perfshi Kosoven Shqiptare, lirine te hyjne ose te mos hyjne ne nje organizate te re rajonale nderkombetare ne vend te RSFJ te meparshme.
20.11 Pengesa e shtetesise eshte nje dhunim flagrant i te drejtes nderkombetare bashkekohore dhe perben krimin e agresionit, pengese qe u zbatua ndaj Kosoves Shqiptare, permes pushtimit dhe shkeputjes se saj nga Shiperia ne 1912-1913, perfshirjen e saj me dhune ne Mbreterine e Serbeve, Kroateve e Slloveneve ne 1918, perfshirjen e saj me dhune ne RSFJ ne 1944, dhe aneksimin nga Serbia ne 1989.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 26-11-2009 mė 10:28
-
-
javan,
falemnderit per kete punim dinjitoz e me aq vlere, te admiroj ...
vetem nje mendje-ndritur i hedh ato rreshta, sakte e me tere ate horizont ...
urime, dhe nje here falemnderit e te lumte ajo dore ...
Zoti i bekofte ato qe ke shkruar, edhe ty gjithashtu!
-
-
DEKLARATA E PAVARESISE SE KOSOVES SHQIPTARE DHE PENGESA E PESTE E SHTETESISE SE SAJ
21. Pengesa me force e shtetesise dhe sovranitetit te Kosoves Shqiptare si edhe renia e RSFJ coi domosdoshmerisht ne manifstimet qe vijojne te ushtrimit te se drejtes per vetevendosje nga kombi Kosovar Shqiptar:
21.1 Deklarata e pavaresise se Kosoves Shqiptare e bere nga Asambleja e sa ne 2 Korrik, 1990.
21.2 Riaktivizimi i kushtetutes se 7 Shtatorit, 1990 e cila e deklaronte Kosove Shqiptare nje Republike.
21.3 Deklarata e 22 Statorit, 1991 si nje shtet i pavarur sovran me te drejte kushtetuese per pjesemarrje ne lidhjen e shte--republikave sovrane te Jugosllavise, por qe ju mohua nje anetaresim i tille.
21.4 Per shkak te oreracionit gjenocidal Serb atehere ne proces (per here te pesembedhjete) kunder tyre, Asambleja e Kosoves Shqiptare u detyrua qe te zgjdhe te mos kete asnje lidhje ligjore me me Republiken e Serbise ose RFJ, dhe arsyetimisht nuk mund te pritej te zgjidhte ndryshe. Ajo adoptoi deklaraten e 19 Tetorit, 1991 ne prezence te vezhguesve nderkombetare, me 87.01% te votave elektorale, nga te cilat 97.87% favorizonin pavaresine nga RSFJ, si theksim i indentitetit te vecante te Kosoves Shqiptare, sovranitetit, dhe te drejtave te patjetersueshme te saj te njohura nja ligji nderkombetar bashkekohor per ruajtjen e dinjitetit dhe sigurise se popullit te vet autokton, integritetit te vet territorial, pavaresise, shtetesise dhe sovranitetit te saj.
21.5 Qeveria e Republikes se Kosoves Shqiptare dorezoi ne 21 Dhjetor 1991 nje komunikim formal per Komunitetin Europian, ku shprehte angazhimin per te drejtat njerezore dhe kriteret e tjera te shtjelluara nga Komuniteti dhe ku theksohej se "nuk ka filluar kurre, as edhe synon te filloje te hedhe pretendime territoriale ndaj vendeve fqinje te komunitetit, dhe se Qeveria nuk ka ose synon te filloje aktivitete propagande armiqesor ndaj ndaj vendeve fqinje te komunitetit, ku hyn perdorimi i retorikes qe nenkupton pretendime territoriale", qe pra na japin deshmi te qarte te qendrimit kooperativ dhe paqesor te Kosoves Shqiptare, pavaresisht nenshtrimit nga ana e popullates se saj autoktone ndaj gjenocidit.
21.6 Mbi bazen e e deklarateve te pavaresise me lart dhe te kushtetutes se saj, Republika e pavarur e Kosoves Shqiptare mbajti ne 1992 dhe 1998, ne prani te vezhguesve nderkombetare, zgjedhjet per Parlament dhe per Presidentin e Republikes, ku shumica me e madhe e elektoratit te regjistruar votoi.
22 Statusi ligjor nderkombetar i Kosoves Shqiptare eshte keshtu statusi i nje Shteti qe perfaqeson ushtrimin e lire dhe te plote te vetevendosjes nga ana e popullit te vet autokton, i cili po pengohet nga Republika e Serbise dhe RFJ, duke mbajtur ne mendje se njohja prej Shteteve te tjera nuk eshte nje element qe kondicionon shtetesine sipas ligjit nderkombetar bashkekohor.
23. Pengesa Serbo-RFJ qe nga 1991 e sovranitetit, shtetesise dhe pavaresise se Kosoves Shqiptare eshte nje forme e krimit te agresionit sipas ligjit nderkombetar bashkekohor. Ne perputhje me principin e bazuar mire te vazhdimesise se shteteve, nje pengese e tille, nuk mund te pezulloje ose te zhvleftesoje shtetesine e Kosoves Shqiptare.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 26-11-2009 mė 12:55
-
-
KOMBI KOSOVAR SHQIPTAR DETYROHET TE USHTROJE VETE-MBROJTJE DHE PERPJEKJE TE ARMATOSUR
24. Operacioni gjenocidal Serb atehere ne vazhdim (per te pesembedhjeten here) detyroi kombin Kosovar Shqiptar te marre armet per te ushtruar te drejtat e shnejta te patjetersueshme te vete-mbrijtjen nga gjenocidi Serb te pepjekjeve te armatosura kunder dominimit te huaj (Serb).
25. Ne kunderpergjigje te ushtrimit legjitim nga ana e kombit Kosovar Shqiptar te se drejtes per vete-mbrojtje dhe perpjekje te armatosur, gangi gjenocidal Serb i RFJ lancoi per te gjashtembedhjeten here nje operacion gjenocidal (Mars 1998 e deri ne fund te negociatave te Rambujese/Paris me 18 Mars 1999), sikur Kosova Shqiptare me 90% Shqiptare autoktone u perkiste ende 10% te Serbeve dhe te tjereve ne Kosoven Shqiptare.
-
-
NGULMIMI I FUQIVE (TE MEDHA- shenim i javan) PER TE APLIKUAR LIGJIN E VJETER NDERKOMBETAR DHE PER TE INKURAJUAR GJENOCIDIN:
PENGESA E GJASHTE E SHTETESISE SE KOSOVES SHQIPTARE
26. Ne reagim te ushtrimit nga ana e kombit Kosovar Shqiptar te se drejtes per vete-mbrojtje dhe perpjekje te armatosur, Fuqite nderhyne per te penguar Shtetin e Kosoves Shqiptare per here te gjashte. Fuqite ngulmuan te aplikojne ligjin e vjeter nderkombetar barbar dhe te mos marrin parasysh, poshterojne dhe dhunojne ligjin nderkombetar bashkekohor. Ne perndjekje te planit te tyre pa-gjenocid, Fuqite kryen keto krime kundrejt kombeve Ballkanike:
26.1 Ata imponuan ne Korrik 1991 nje embargo armesh ne tere territorin e RSFJ te dikurshme, me te cilen ndihmuan gangun gjenocidal Cetnik Serb, qe kontrollonte shumicen e Ushtrise se plotfuqishme te Popullit Jugosllav, te kryeje operracione gjenocidale kunder Kroacise, Bosnjes dhe Hercegovines, dhe Kosoves Shqiptare, pa folur ketu per Sanxhakun dhe Vojvodinen.
26.2 Ne Konferencen e Londres ne Gusht 1992, Fuqite refuzuan te pranojne Kosoven Shiptare si pale te demtuar, dhe e lejuan vetem si vezhguese.
26.3 Ne Marreveshjen e Dejtonit te Gushtit 1975, Fuqite shperblyen gangun gjenocidal Serb duke u njohur Republiken Serbe mbi territorin e Bosnje-Hercegovines, nderkohe qe minoriteti Serb ne ate shtet konsistonte nga Serbe qe banonin aty si pasoje e funksioneve qe kishin pasur ne institucionet feredale ne kohen e RSFJ. Ne te njjten kohe, Fuqite injoruan Kosoven Shqiptare dhe Vojvodinen, nderkohe qe keto dy territore mbanin ne kohen e RSFJ autonomi te plote, sovranitet dhe tere elemnetet e shtesise.
26.4 Fuqite, ne vendimin e tyre Nr.218 te OSCE me 11 mars 1998 qe pasoi operacionin gjenocidal Serb te Marsit 1998, vijuan planin e tyre jo-gjenocidal duke folur vetem per "dhunen"dhe duke i mohuar kombit Kosovar Shqiptar te drejtat e shenjta te vete-vendosjes dhe te perpjekse se armatosur per te cliruar veten nga dominimi i huaj (Serb). Ata po ashtu injoruan statusin ligjor nderkombetar te Kosoves Shqiptare si nje Shtet i deklaruar ligjerisht. Madje edhe Parlamenti Europian adoptoi plani pa-gjenocid me rezoluten e vet te 12 Marsit 1998. Shadow Kombet e Bashkuara vuri ne pah keto abuzime ne kurriz te Kosoves Shqiptare me Deklaraten nr. 10.
26.5 Fuqite vijuan me shpikjen "Grupi i Kontaktit", duke injoruar normat e ligjit nderkombetar bashkekohor dhe makinerine e tij, e ne vecanti Asamblene e Pergjithshme te OKB dhe mandatin e saj pas Kartes, dhe Bashkimit per Paqe dhe Rezolucion te 1950.
-
-
ABUZIMI I FUQIVE ME KESHILLIN E SIGURIMIT TE KOMBEVE TE BASHKUARA:
PENGESA E SHTATE NDAJ SHTETESIS SE KOSOVES SHQIPTARE
27. Keshilli i Sigurimit te KB, i dominuar nga Fuqite, injoroi me dashje ligjin nderkombetar te vetevendosjes dhe instrumentat qe OKB perdor per te kontribuar ne zbatimin e tij. Pozicioni i tij ne rastin e Kosoves Shqiptare eshte pjese e qendrimit te vet te pergjithshem ne Ballkan, ku si rrjedhoje ka shkaktuar nje numer katastrofash historike:
27.1 Detyrimin e paligjshem te embargos se armeve ne gjithe territorin e dikurshem te RSFJ, nderkohe qe pjesa me e madhe e ushtrise se plotfuqishme te RSFJ ishte uzurpuar nga Serbet, pra duke inkurajuar e perkrahur gjenocidin dhe uzurpimin e tokave ne rastet e Kroacise, Bosnjes e Hercegovines, dhe Kosoves Shqiptare.
27.2 Inkurajoi deklaraten jo-ligjore te minoriteteve Serbe te republikave Serbe ne Kroaci dhe Bosnje e hercegovine, qe coi ne clirimin nga Kroacia te provinces se saj te Krajines nga e deklaruara republike Serbe dhe largimin e Serbeve nga kjo province Kroate ne te ashtuquajturen republike Serbe ne Bosnje dhe Hercegovine, e ne Kosoven Shqiptare te aneksuar kunderligjerisht dhe me dhune.
27.3 Ai me qellim lejoi Marreveshjen e Dejtonit te qendroje, me qellim qe te "ligjeroje" ndarjen e Bosnjes Hercegovines ne favor te elementit Serb dhe Serbise, nderkohe pa a) zbatimin e vetevendojes ne Kosoven Shqiptare, Vojvodine e Sanxhak, dhe b) likuidimin e ushtrise se RSFJ, likuidimi i se ciles eshte kerkuar nga Deklarata Nr.8 e Shadow Kombet e Bashkuara me 6 Shtator 1995.
27.4 Ai inkurajoi rizbatimin e gjenocidit kunder kombit Kosovar Shqiptar, qe synonte likuidimin e atij kombi dhe Serbizimin e Kosoves Shqiptare.
27.5 Perseritjen e vendosjes se embargos se armeve, tani ne RFJ perfshire Kosoven ( K.S. Rezol. 1160/98), pra duke i dhene dore te lire ushtrise se plotfuqishme Jugosllave nden kontrollin e gangut gjenocidal, pengimin e se drejtes se shenjte te kombit Kosovar Shqiptar per vetevendosje kunder gjenocidit dhe beteje te armatosur kunder dominimit te huaj (Serb) dhe shfrytezimit kolonial. Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara insistoi ne emertimin e veprimeve te Kosovareve Shqiptare ne vetembrojtje dhe betejat e tyre clirimtare si "terrorizem" dhe insistoi se kombi Kosovar Shqiptar "duhet te arrije qellimet e veta vetem me mjete paqesore" (K.S. Rezol. 1199/98, parag. 6 dhe 1203/98, parag. 10).
27.6 Mohimin e se drejtes se patjetersushme te kombit Kosovar Shqiptar per clirim, vetevendosje te plote dhe integritet territorial, dhe injorimin e arritjeve te tyre per autonomi (qe me 1946) dhe shtetesi (pas renies se RSFJ ne 1990-1991). Keto jane dhunime revoltuese te kryera nga Fuqite ndaj rezolutave te keshillit te Sigurimit 1160/98, 1199/98 dhe 1203/98.
(Shiko Deklaraten Nr.10 te Shadow Kombet e Bashkuara)
27.7 Pavaresisht nga egersia dhe intensifikimi i tmerrshem i opercionit genocidal ne veprim (per te shtatembedhjeten here), K.S. i Kombeve te Bashkuara, qe prej rezolutes mbi Kosoven Shqiptare Ne tetor 1998, nuk ndermori asnje veprim efektiv per te ndaluar kete operacion te shtatembedhjete gjenocidal i cili filloi ne Mars 1999, nderkohe qe K.S. te Kombeve te Bashkuara u takua ne oren 3.00 ne 26 Mars 1999 per te dikutuar nje rezolute e cila do ta ndalonte NATO te ndermarre operacione nderkombetare sigurimi, gje qe filloi me 24 Mars 1999.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 28-11-2009 mė 06:01
-
-
DREDHIA DHE MASHTRIMI I QELLIMSHEM (FRAUD) I FUQIVE:
PENGESA E TETE E SHTETESISE SE KOSOVES SHQIPTARE
28. Pavaresisht nga fakti qe Kosova Shqiptare arriti ckolonizimin e saj qe me 1946, dhe legalisht deklaroi Shtetin e saj pas permbysjes se RSFJ, shtetesia e saj u pengua per here te tete permes dredhise dhe mashtrimit te qellimte. Faktet e meposhtme sjellin evidence te bollshme mbi kete:
28.1 Pavaresisht nga operacioni gjenocidal i gjashtembedhjete (Mars 1998 - Prill 1999), Fuqite, pa pa patur parandaluar ose nderprere me se pari operacionin gjenocidal, permes dredhise dhe mashtrimit te qellimshem prezantuan te ashtuquajturat negociata te paqes(?!!) mes Republikes se Serbise dhe perfaqesuesve te kombit Kosovar Shqiptar (Ramboulliet, prane Parisit, nga 6 deri 23 Shkurt, dhe Paris, nga 15 deri 18 Mars 1999).
28.2 Marreveshja paraprake e propozuar nga Fuqite cgradonte (i ulte vleren) Shtetin e deklaruar ligjerisht te Kosoves Shqiptare ne nje forme te autonomise, duke themeluar paligjshmerisht sovranitetin e RFJ mbi Kosoven Shqiptare dhe mbi te drejten e tij te shenjte per te pasur forcat e veta te armatosura te quajtuar KLA (Ushtria Climtare e Kosoves). - ( shenim i javan- I di keto derivacione juridike Thaci, apo ai pranon cfare i ushqejne?)
28.3 Pason se marreveshja paraprake e propozuar nga Fuqite nuk eshte ne perputhje me normat e paluajtshme [PEREMPTORY] te ligjit nderkombetar bashkekohor te cilat lidhen me ushtrimin e lire dhe te plote te vetevendosjes (ku perfshihet integriteti territorial, sovraniteti dhe shtetesia e kombit te Kosoves Shqiptare), perpjekjet e armatosura kunder dominimit te huaj, vete-mbrojtja kunder agresionit dhe gjenocidit, dhe e drejta e shenjte per te patur forcat e veta te mbrojtjes si parandaluese te agresioneve te mundshme.
28.4 Fuqite perdoren dredhi dhe presion per t'i bere perfaqesuesit e Kosoves Shqiptare te pranojne cgradimin dhe komponentet e tjere te rrezikshem te propozuar ne marreveshjen paraprake.
[B](shenim i javan- Kush ka tradhetuar ne Rambouillet? Pse u debua Rugova, President I Republikes se Kosoves? Mbase sepse Kosova do duhej te cgradohej ne nje province mbi fatin e se ciles do duhej approvimi Serb? )[/B]
28.5 Pavaresisht nga vuajtjet e gjata dhe te vazhdueshme te popullit te tyre, perfaqesuesit e popullit autokton te Kosoves Shqiptare, nden efektin e dredhise dhe te presionit, i PRANUAN keto dhunime te se normave te paluajtshme te ligjit nderkombetar bashkekohor. (shenim i javan: ketu kuptojme se injoranca dhe tradhetia shkojne dore per dore). Pason se marreveshja e Ramboulliet, ndonese u nenshkua me vone nga RFJ, eshte e PAVLEFSHME pasi bie ndesh me normat e paluajtshme te ligjit nderkombetar te pergjithshem (Neni 53 i Konventes se Viennes mbi ligjin e traktateve).
28.6 Nderkohe qe perfaqesuesit e kombit Kosovar Shqiptare mbaheshin me negociata ne Ramboulliet dhe Paris (6 Shkurt- 18 Mars 1999), nje invazion i pergjithshem Serb po ndodhte ne terrirorin e Republikes se tyre. Fuqite nuk bene asgje per te ndaluar invazionin. Filloi nje shkaterrim i gjere dhe intensiv dhe operacioni gjenocidal (per here te shtatembedhjeten here) nisi dhe po vazhdon deri ne diten e sotme, duke perfshire debime gjenocidale me dhune Staliniste mbi gati 2/3 e kombit Kosovar Shqiptar, masakrimin, djegjen, zhvendosjen dhe vdekjen nga uria te pjeses tjeter.
28.7 Zbatimi i operacioneve gjenocidale per shume vjet dhe te nje egersie kaq te madhe prish dhe ANULLON a) te ashtuquajturat negociata te Ramboulliet/Paris dhe cdo rezultat qe eshte arritur apo do arrihet ne te ardhmen b) cdo marredhenie, ligjore ose jo, ndermjet kombit autokton te Kosoves Shqiptare dhe RFJ me dy republikat e saj perberese. RFJ nuk mund te pretendoje te kete ndonje marredhenie LEGJITIME me popullaten autoktone te Kosoves Shqiptare dhe me atdheun e tyre, po ashtu nuk mundet arsyetimisht te pritet qe kombi autokton i Kosoves Shqiptare te bjere dakord me dominimin (gjenocidal) e huaj te Republikes se Serbise dhe te RFJ.
28.8 Ne ligjin nderkombetar bashkekohor agresioni i armatosur dhe pushtimi nuk rezultojne ne zhdukjen e shtetesise, dhe fakti tani i detyrueshem dhe i pranueshem eshte se Shteti i Kosoves Shqiptare eshte nga cdo dhe nga te githa kriteret ligjore, DE JURE (juridikisht) dhe DE FACTO (faktikisht) i pavarur nga RFJ, e megjithekete i penguar nga kjo.
28.9 Cdo deklarate dhe marreveshje per llogari ose per hir te kombit Kosovar Shqiptar, eshte e paligjshme, e anulluar dhe e paperdorshme ne se shkel te drejtat e patjetersueshme per siguri ne atdheun e tyre, per vetevendosje te plote dhe te lire, per sovranitet, shtetesi, dhe liri nga pengimi; kjo eshte pavaresi.
28.10 Pengimi i ketyre te drejtave, nuk do te thote se sipas ligjit nderkombetar bashkekohor, Republika e Kosoves Shiptare u zhduk, por, perkundrazi kjo vendos me shume pergjegjesi mbi te gjithe Shtetet, qe ne perputhje me parimet e vazhdimesise se shtetesise dhe te parimit te sigurise kolektive, te ndihmojne kombin Kosovar Shqiptar ne perpjekjen e vet te armatosur, duke ndermarre tere masat e nevojshme dhe efektive per te rivendosur rregullin e brendshem kombetar, sigurimin dhe rendin ligjor.
28. 11 Sipas ligjit ndekombetar bashkekohor, ku futen edhe parimet e pergjithshme te ligjit, perdorimi i vetembrojtjes kolektive dhe siguria kolektive nuk rezulton ne negociataper te drejten e shenjte te vetembrojtjes te kombit keshtu te detyruar. Per me shume, masat nderkombetare kunder heqjes se detyruar te ushtrimit te vetevendosjes se lire e te plote dhe pengesa e shtetesise nuk mund te rezultojne ne a) perjashtimin e perfaqesuesve te ligjshem te kombit ne fjale nga pjesemarrja e tyre aktive ne masat ndekombetare b) vonesen ne konfirmimin dhe njohjen e shtetit te deklaruar te kombit ne fjale.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 29-11-2009 mė 14:34
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt