Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Paralajmërim për akullnajat!


    Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh thotë se shtresa e sipërme e akullit në Grenlandë po shkrihet me ritme shumë më të shpejta se shtatë apo tetë vjet më parë.


    Një nga shkencëtarët i tha BBC-së se më shumë se 1.5 trilionë ton akull ësht shkrirë që prej vitit 2000.

    Autorët e këtij studimi shpresojnë se studimi do të shtojë ndjenjën e urgjencës për të vepruar në samitin për klimën që do të zhvillohet në Kopenhagë muajin e ardhshëm.

    Shkencëtarët përdorën të dhëna satelitore, informacionin e shërbimit sinoptik dhe disa modele kompjuterike për të treguar se humbja e masës së akullit në Grenlandë ka patur ritme më të shpejta gjatë dekadës së fundit.

    Ata thonë se këtu ka pasur dy procese të veçanta - temperaturat më të larta të ajrit po shkaktojnë shkrirjen e sipërfaqes së akullit në një masë më të madhe dhe po shtohet numri i blloqeve të akullit që shkëputen nga akullnajat dhe shkojnë në det.

    Çdo vit niveli i detit po rritet edhe gjysmë here më shumë se ritmet e shtatë apo tetë vjetëve më parë.

    Po të shkrihet i gjithë akulli i Grenlandës, niveli i ujit të detit në shkallë globale do të rritet me afro shtatë metra.

    Nëse temperatura në zonën e Arktikut vazhdon të rritet, ritmet e shkrirjes së akullnajave do të shpejtohen.

    Megjithatë, shkencëtarët thonë se zhdukja krejtësisht e akullnajave ka pak gjasa të ndodhë në të ardhmen e afërt.

    Pesimizëm për arritjen e objektivave

    Një nga institucionet më të njohura britanike në fushën e inxhinierisë ka paralajmëruar se përpjekjet e vendeve të industralizuara për të reduktuar në mënyrë të ndjeshme emetimin e dioksidit të karbonit deri në fund të shekullit, sipas të gjitha gjasave, do të dështojnë për shkak të mungesës së kapaciteteve për të prodhuar energji nga burime të pastra.

    Raporti i Institutit të Inxhinierisë Mekanike thotë se edhe sikur i gjithë kapaciteti aktual i inxhinierisë britanike të vihej në funksionim të prodhimit të teknologjive të pastra të energjisë, Britania sërish do të ishte shumë larg plotësimit të objektivit për uljen e kuotave të emetimit.

    Raporti thotë se kjo është e vërtetë edhe për shumë vende të tjera të industralizuara.

    Çfare mendoni ju ne lidhje me kete ?!
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://www.iceagenow.com/Growing_Ant...ce_Sheet-1.jpg

    http://www.iceagenow.com/Power_Trans...n_Towers-1.jpg

    Këto dy foto, e marrë në fund të viteve 1980, tregojnë se Antarktik Ice Sheet është në rritje e tr


    http://translate.googleusercontent.c...HFSQMjJYYqMsvg
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 22-11-2009 më 07:19

  3. #3
    Unë mendoj se do të ruhet barazpesha: nëse shkrihet poli i veriut do të ngrihet poli i jugut.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Shihni filmin mbi "2012" e keni nje fare ideje mbi fenomenin... Ne fund te fundit profetesite e gjithe keto reklama qe po behen, japin nje fare drejtimi, edhe se duket i pabesueshem qe te ndodhin gjera kaq tragjike, ne nje kohe kaq te shkurter.
    La vita è bella...

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    njerez,
    klima e planetit ndryshon vazhdimisht, ka qene gjithmone dhe ashtu do jete,
    ashtu si viti ka stine, ashtu dhe bota ka ciklet e veta te ndryshimit klimatik.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    ATJE KU ME RESPEKTOJN SI SHQIPTAR
    Postime
    1,015
    Njeriu eshte shum i vogel, si ne mosh dhe ne fuqi ushtarake, per ti ber ball nje superfuqie nga ato qe udhetojn ne univers, sikur ne shtetet e tokes.Perderisa ekzistojn keto fuqi universale, me permasa te pa imagjinueshme, neve nuk na ngelet gje tjeter, vec se te bejm kompromis me ta.Dhe nese ata kan menduar ti bejn nje shplarje tokes, nga gjith keto pislliqe, kimike helmuese,kancerogjene shkaterruese, njerzit e ndergjegjshem qe jetojn ne tok, duhet te jen dakort, sepse nese nuk e bejn ata qe kan forcen e te mbinatyrshmes,njeriu i tokes eshte i gatshem ti japin fund vete vetes, sepse nuk eshte i afte te bej ndryshimin, ose me mire ska qen kurr i till.

    ps; akujt po shkrin sepse polet po levizin, dhe duhet tu lutemi UFOVE qe ky proces te jete me ritme sa me te ngadalta se perndryshe u fshim te gjith brenda nje ore.

  7. #7
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Unë mendoj se do të ruhet barazpesha: nëse shkrihet poli i veriut do të ngrihet poli i jugut.
    gjeja e quditshme eshte se shume njerez nuk e dine qe nese shkrihet i gjithe akulli qe ndodhet ne oqeanin e ngrire te veriut, niveli i detit nuk rritet fare.
    akullnajat nuk rrisin nivelin e detit...
    Vasudhaiva Kutumbakam

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •