Projektuesi i La Manshit bėn studimin pėr autostradėn shqiptare
Zyrtarisht fillon studimi i fizibilitetit pėr rrugėn Durrės - Kukės - Prishtinė
BASHKIM SHALA KUKĖS, 29 JANAR - Fillon zyrtarisht studimi i fizibilitetit pėr rrugėn Durrės - Kukės (Morin) - Prishtinė. Kollosi botėror nė fushėn e projektimeve, kompania britanike MOTT MACDONALD, e cila ka projektuar tunelin e La Manshit, nė bashkėpunim me kompaninė italiane TECNIC Consulting Engineers, do tė kryejė kėtė studim pėr variantet e kėsaj rruge. Pėr kėtė qėllim, menaxheri i kompanisė, britaniku Patrick Malone si dhe specialisti Konrad Grossey, si dhe koordinatori i projektit tė Bankės Botėrore Shkėlqim Zeqo, tė mėrkurėn vizituan Kukėsin. Nė takim me prefektin e qytetit, Shaqir Shehu, ata kanė publikuar fillimin e punės nė studimin e fizibilitetit. Shkėlqim Zeqo, nė fillim ka prezentuar kompaninė fituese. Konsorciumi MOTT MACDONALD ėshtė kollosi botėror i kompanive nė fushėn e projektimit. Ajo ka rreth 4300 projektues dhe ka bėrė projekte nė tė gjithė botėn dhe projekti i saj i fundit ėshtė tuneli nė La Mansh. Ndėrkohė qė edhe kompania italiane e projektimit TECNIC Consulting Engineers pėr kėtė punė ėshtė e njohur nė tėrė botėn.
Tri variantet e rrugės
Nė vijim, koordinatori i Bankės Botėrore ka bėrė prezente variantet qė do tė studiojė kompania fituese pėr rrugėn Durrės -Kukės - Prishtinė. Pėrfundimisht studimi pėr rrugėn e re Durrės - Kukės - Prishtinė do tė bėhet nė tri varinte dhe konkretisht: Milot-Mjedė-Pukė-Fushė-Arrėz- Kukės-Morin; Milot-Rrėshen-Shpal- Gjegjan (Pukė)-Fushė-Arrėz-Kukės- Morin; Milot-Rrėshen-Reps-Klos (Fanė)-Thirrė (tunel)-Kalimash- Kukės-Morin, ka deklaruar Shkėlqim Zeqo. Nė kėtė takim ėshtė pėrjashtuar ēdo lloj varianti tjetėr pėr tu studiuar, pėrfshirė kėtu edhe variantin Qafė- Morinė-Gjakovė. Ky grup ka zhvilluar njė takim edhe me drejtues tė doganave tė qarkullimit rrugor, tė drejtorisė sė rrugėve. Atyre u janė shpėrndarė formularėt me pyetjet qė kanė tė bėjnė me levėrdinė e ndėrtimit tė kėsaj rruge. Formularė tė tillė nė Kosovė do tė shpėrndahen gjatė muajit shkurt, kur delegacioni vjen nė Prishtinė. Prefekti Shaqir Shehu do tė bėjė koordinimin e tė gjitha kėtyre punėve, pėrkatėsisht Kukėsi do tė shėrbejė si urė lidhjeje pėr bashkėpunim tė specialistėve me komunitetin nė Kosovė. Patrick Malone ka bėrė tė ditur se specialistė tė kompanisė deri tani nė kuadėr tė kėtij studimi kanė kryer fotografimin e tė gjithė zonės, ka pėrfunduar digjitalizimi i tė gjithė hartave tė zonės pėr tė tri variantet, ka pėrfunduar studimi topografik i tė tria varianteve, ndėrkohė qė ėshtė nė proces studimi gjeologjik.
Marre nga www.koha.net
Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
Krijoni Kontakt