Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41

    Ku na shpie mosdalja nė zgjedhje?!

    Duhet thėnė qė nė krye qė dalja nė zgjedhje nuk duhet tė jėtė qėshtje, qėshtje duhet tė jetė, pėr kė tė votohet.
    Dihet ose ėshtė relativisht e ditur qė kishim e kemi udhėheqje tė padenjė,por kjo nuk ėshtė arsye pėr tė mos votuar, pėrkundrazi, kjo ėshtė njėra ndėr arsyet pse duhet votuar, pse duhet vėnė vizė disa politikanėve, por jo tė gjithėve. Njeriu nuk duhet tė zhgėnjehet me tė gjithė sepse e mira e pėrgjithshme, pėr tė cilėn po bėjmė sikur rropatemi nuk na e lejon kėtė.Nėse deri mė tani nuk kemi zgjedhur si duhet, kėtė mund ta pėrmirėsojmė vetėm duke dalė nė zgjedhje e duke zgjedhur njerėzit e duhur.Kėshtu mė thotė logjika e thjeshtė, por ja qė njerėzit nuk mendojnė kaq thjeshtė. Tekefundit pse tė mendosh kaq thjeshtė kur mund tė mendosh nė mėnyrė shumė mė tė komplikuar.
    Njė mėnyrė e komplikuar e tė menduarit e qė gjithėmonė nė kohė zgjedhjesh na serviret nga organizata e respektuar ’’ Vetvendosje’’ na thotė qė tė mos dalim nė zgjedhje sepse kėshtu do tė legjitimojmė decentralizimin i cili tashmė ėshtė i legjitimuar. Edhe unė si shqiptar, duke ditur qė decentralizimi i Kosovės nuk shkon nė tė mirė tė kombit tim e rrjedhimisht as nė tė mirėn time do tė bojkotoja zgjedhjet, sikur ky decentralizim tė shmangej , por kjo nuk ėshtė e thėnė tė bėhet kėshtu dhe tani.
    Zatėn, sa herė dėgjoj antarėt e vetvendosjes, them, mirė e kanė, teorikisht mirė, por ja qė rruga si do tė materializohet njė teori shpesh herė ėshtė mė e rėndėsishme se vetė teoria.Sepse po tė ishin kaq tė lehta gjėrat nuk do tė mbetej popull i pushtuar nė botė. Kush e ka thėnė qė e drejta pėr vetvendosjen e popujve ėshtė e drejt e gatshme pėr shfrytėzim ka gabuar rėndė.Por tė thuash qė fuqia buron nga populli, dhe udhėheqja qė bėhet zėdhėnėse e popullit ėshtė mė e fuqishme, kjo po.
    Megjithatė tė kthehemi tek zgjedhjet dhe arsyet pėr tė votuar e pėr tė mos votuar. Arsye pėr tė votuar ka gjithmonė shumė, sidomos kur voton pėr vete e pėr shtetin tėnd, pavarėsishtė nėse ky shtet formalisht ėshtė i ndėrtuar keq.Duhet votuar e mundėsisht zgjedhur mė tė mirėt sepse vetėm kėta mund ta pėrmirėsojnė gjendjen.Sot nuk ka tjetėr alternativė. Askush nuk mund tė vie nė pushtet pa zgjedhje e tė na i rregulloj gjėrat.Kjo nuk mund tė ndodhė nė Evropė.
    Duhet votuar pėr tė mos i lėnė militantėt e partive tė vendosin rezultatin e zgjedhjeve.
    Duhet shfrytėzuar e drejta pėr votim sepse dosido zgjedhjet do te jenė legjitime, e kėta nuk do t’i vrasė ndėrgjegja sepse pati pjesėmarrje tė ulėt.Sepse pjesėmarrja e ulėt do tė komentohet tri ditė e pastaj ne do tė vuajmė pėr katėr vjet abstenimin tonė.Kėtu s’do koment se kush ėshtė i dėmtuar, ne apo politikanėt qė u zgjodhėn pa pjesėmarrjen tonė.
    Ndėrsa arsyet pėr tė mos votuar qė ’’Vetvendosja ’’ i ka gjetur, indirekt shkojnė nė tė mirė tė kėsaj klase politike, sepse thirrja pėr mospjesmarrje vetėm sa fuqizon votėn e militantėve.
    Megjithatė edhe nė kėto zgjedhje nuk pritet tė ketė pjesėmarrje tė lart , kėshtuqė ’’Vetėvendosja’’ do tė ’’fitoj’’ siq ka ’’fituar’’ edhe nė zgjedhjet e kaluara, ndoshta duke llogaritur kot qė kjo pėrqindje e popullit e dėgjoi ’’Vetėvendosjen’’qė nuk votoi, por ja qė nuk i llogarit kush votat e padhėna por vetėm ato tė dhėna.
    ’’Vetėvendosja’’ qė tė dijė peshėn e vetė reale duhet tė marrė pjesė nė zgjedhje. Kjo ėshtė rruga e vetme pėr tė kontribuar nė ndryshimin e gjendjes sė tanishme.Herėt a vonė ’’Vetėvendosja’’ do ta kuptoj qė politika bėhet nė institucione, aty merren vendimet qė i shohim e nuk i shohim, dhe se e vetmja rrugė pėr tė ardhur nė institucione janė zgjedhjet.
    Unė uroj qė ’’Vetėvendosja’’ ta kuptoj shpejt kėtė nė mėnyrė qė populli tė ketė fatin t’i provoj edhe kėta.Mbase kėta janė tė duhurit.
    Deri atėherė tė zgjedhim mė tė mirėt nė mes tė atyre qė garojnė nė zgjedhje.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    He me te lumte,kenke kthyer !
    h75,nder komentet me te mira qe kam lexuar koheve te fundit per kete ngjarje te madhe,Zgjedhjet 2009.
    Do te ishte shume interesante pikepamja jote per ato qe ke pare e lexuar nga partite,kandidatet dhe programet per ndonje nga qytetet tona.
    Si analist,si do ta komentoje performansen e partive kryesore ne kete fushate,sidomos te lidereve kryesor,natyrisht per ato parti qe kane lider ?
    Shnet e sukses !

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2009
    Vendndodhja
    Ne qarkun e Prizrenit
    Postime
    41
    I nderuar Guri i kuq,
    Do tė pėrpiqem qė shkurtimisht tė jap njė pėrgjigje nė lidhje me pyetjen tėnde sa I pėrket fushatės zgjedhore.
    Sė pari, unė mendoj qė nuk duhet dhėnė vota askujt qė ka keqpėrdorur pushtetin. Kjo mundėsi askujt nuk duhet t`I jepet dy here.
    Ndėrsa sa I pėrket fushatės zgjedhore nė dukje ėshtė e mirė. Mund tė them qė fushata zgjedhore e shqiptarėve nuk dallon prej pjesės tjetėr tė Evropės,por dita e zgjedhjeve dhe ditėt e mėpastajme dallojnė shumė.
    Sa I pėrket kėsaj fushate bien nė sy premtimet milionėshe tė kryeministrit pėr komunat ku do tė fitoj PDK-ja. Duhet thėnė qė kėto premtime janė tė paligjshme sepse kryeministri ėshtė I tėrė Kosovės dhe komunat ku do tė fitoj partia e tij nuk mund t I shikoj me sy tjetėr. Bugjeti qė do tu jepet komunave nga qendra pėrcaktohet me akte normative e jo sipas dėshirave tė dikujt, qoft ky edhe kryeministėr. Se paku keshtu duhet te jete
    Tjetėr gjė qė mė ka rėnė nė sy janė premtimet e disave qė udhėheqjen do tė ja kthejnė popullit ose do tė konsultohen me votuesin para se tė vendosin pėr diēka. Kjo mė duket shumė naļve nga kėta njerėz, sepse populli ia jep pushtetin atyre pikėrisht pse nuk mund tė qeverisė me vetėveten. Ka udhėheqje nė emėr tė popullit por jo edhe udhėheqje bashkė me popullin. Mendoj qė konsultimi me votues qė pėrdoret nė komuna ėshtė vetėm farsė pėr t I ikur pėrgjegjsisė. Tjetėr gjė ėshtė konsultimi popullor, si referendumi apo plebishiti qė organizohen per qeshtje shume tė rėndėsishme.
    Kėtu si gjithmonė premtohet shumė, premtohet pa mbulesė, sepse gjithė kėto premtime , nė njė kohė kaq tė shkurtėr nuk mund tė realizohen as me ndonjė bugjet tė ndonjė vendi tė zhvilluar. P.sh. Astrit Salihu premton qė ta bėjė Prishtinėn si Ljublanėn,por harron qė Sllovenia bugjetin vjetor e ka 22 miliard , ndėrsa Kosova mezi arrin ta kaloj njė miliardshin. E Sllovenia dhe Kosova kanė pėrafėrsisht tė njėjtin numėr banorėsh.
    Kryesisht premtimet kėtu janė nė rrugė, nė shkolla, ujėsjellės etj, qė megjithėse janė tė rėndėsishme nuk sjellin pėrfitime ekonomike pėrveq se punėsojnė pėr njė kohė tė shkurtėr disa njerėz. Kėtu askush nuk e pėrmend ndihmėn pėr bujqėsinė apo blektorinė qė do t I siguronin tė ardhura njė shume tė konsiderueshme tė popullsisė, qė do tė rriste prodhimin nė vend e me kėtė edhe qarkullimin e parasė, e rrjedhimisht do tė ndikonte nė mirėqenjen e pėrgjithshme.
    Kėtu sikur nuk ka njė strategji ekonomike qė zgjat mė tepėr se katėr vjet.
    Por, pėrsėri tė thuash qė ne nuk kemi pėr kė tė votojmė ėshtė gabim, nė gjithė kėtė grumbull qė konkurojnė ka edhe njerėz tė ndershėm , profesionist e jo rrahagjoks.
    Mendoj qė fushatėn duhet pare me kujdes e pa eufori dhe tė votohet pėr mė tė mirėt(nė kėtė rast tė komunės), e jo pėr atė qė premtoi se da ta rregulloj asfaltin e fshatit.
    E mira e pėrgjithshme e rrjedhimisht edhe e fshatit kėrkon qė tė shohim pėrtej fshatit tone, e sidomos pėrtej ēdo partie.

    Tė pėrshendes,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga h75 : 11-11-2009 mė 13:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •