Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Zaho Balili

  1. #1
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anėtarėsuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277

    Zaho Balili

    Zaho Balili lindi mė 3 tetor tė vitit 1951 nė Rexhinė tė Kurveleshit.
    Shkollėn tetėvjeēare dhe tė mesme e ka mbaruar nė Tepelenė. Ka filluar tė shkruajė nė moshė shumė tė re dhe ėshtė autori i disa vėllimeve si Drithėrimet e pranverės, Paskan ēelur manushaqet, Brengat e shpirtit, Lotė kurbeti dhe Kur dy zemra dashurohen. Gjithashtu kėngėt e tij janė kėnduar nga shumė grupe labe, si grupet e Vlorės, Gjirokastrės, dhe tė Tepelenės me grupin kryesor atė tė Hormovės i cili u shkrua nga ai nė vitet '80. Me kėtė grup ai fitoi dhe ēmimin e parė nė festivalin folklorik tė Gjirokastrės nė vitin 1985 me kėngėn "Flaka mbuloi fshanė" njė nga kėngėt mė tė bukura tė tij ėshtė balada e nėnės e kėnduar nga grupi i Vlorės nė vitin 1997, kjo kėngė ėshtė kėnduar dhe nga shumė kėngėtarė tė tjerė, nė vitin 2001 krijoi nė Athinė grupin "Lotė kurbeti" i cili grup ka nxjerrė nė shitje tre disqe me kėngėt e tij. Vdiq nė Athinė nė ditėn e ditėlindjes sė tij nė 3 tetor 2001 nga njė hemoragji cerebrale. Tre nga vėllimet e tij u botuan pas vdekjes.

    Veprat letrare

    Drithėrimet e pranverės

    Paskan ēelur manushaqet

    Brengat e shpirtit

    Lotė kurbeti

    Kur dy zemra dashurohen




    Poezi shkeputur nga libri me poezi Brenga e shpirtit


    Do iki miku im


    Do tė iki, miku im
    mė lerė do t’iki larg
    rėndon kjo dhimje e gjirit
    si lot pėrmbi prag
    Rėndon sikur mbi supe
    gjithė malet i kame vėnė
    me vete do marr vajet
    kėtu tė mbeten kėngė
    Me tutje, nėpėr glob
    agimin do kėrkoj,
    ia di hilet diellit,
    ai nuk ngroh njėsoj.
    Ia di hilet diellit
    ia di, miku im
    pėrse pėr kėto troje
    dha vetėm perėndim?
    Pėrse nuk dha dhe lindje,
    pėrse, pėrse, pėrse?. . . . . . . .
    dha vetėm lamtumirė
    dhe mall pėr kėtė dhe!

    Poezi te tjera mund ti lexoni te plota duke klikuar ketu
    * Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*

  2. #2
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Anėtarėsuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    Proze marre nga libri me proza : Kur dy zemra dashurohen

    Dashuria nuk vret


    Ana hapi portėn e shtėpisė dhe pa nė korridor njė zarf, qė postieri e kishte futur nga nėndera. “Ē’tė jetė kjo?”-tha dhe u ul e mori zarfin nė dorė. Duke ecur drejt portmantosė pėr tė varur ēantėn, lexoi adresėn. E dėrgonte tezja e saj, Ermioni, qė banonte nė njė qytet industrial jo shumė larg qytetit tė vogėl ku banonte ajo.
    Ana kishte dhe njė teze tjetėr, Figon, por teze Ermioni zinte njė vend tė veēantė nė jetėn e saj. Grua e qeshur dhe e dhembshur, e menēur e shpirtdete, me burrin e saj, Tomorrin dhe dy djemtė ishin bėrė pėr Anėn si derė babai.
    Nėna i kishte vdekur shpejt, kur Ana sa kishte mbushur dymbėdhjetė vjeēe dhe babai, njė burrė i qetė, saldator nė njė ndėrmarrje prodhimi makinerish bujqėsore, ishte martuar shpejt me njė grua tė divorcuar. Njerka dhe vajza qė nė fillim u duk qė nuk ishin prerė pėr njėra-tjetrėn sepse shumė shpejt filluan mosmarrėveshjet midis tyre, nė fillim tė vogla e pastaj duke u thelluar deri sa hapėn njė pėrrua tė madh, i cili zor se mund tė mbyllej. Ana e donte shumė babanė dhe gjithnjė me ose pa asnjė tė drejtė, ajo ishte nė krahun e tij. Them nė krahun e tij pasi grindjet nė shtėpi u bėnė pothuaj tė pėrditėshme, aq sa secilit mė vete i dukej sikur kishte hyrė shejtani brenda dhe sherri nuk do tė mbaronte kurrė.
    Herė-herė, Ana vinte tek varri i nėnės dhe qante me lot tė nxehtė. Kur ngopej sė qari e ndjente veten mė tė ēliruar, por kjo nuk ndihmonte aspak pėr sheshimin e marrėdhėnieve me njerkėn.
    Njerka nuk kishte fėmijė dhe ndoshta ky ishte njė shkak pėr nervozizmin e saj, por as Ana dhe babai nuk kishin faj pėr kėtė. E vėrteta ėshtė qė babai mbeti nė njė mėdyshje tė pėrhershme ne marrėdhėniet njerkė-vajzė dhe si pėr tė ndryshuar diēka ndihmoi fati.
    Pas ca kohėsh, Anės i dhanė njė bursė pėr mėsuese nė njė shkollė pedagogjike, qė ndodhej nė qytetin ku ishte teze Ermioni.
    Ditėt qė e ndanin nga fillimi i shkollės nė familjen e tyre kaluan pak a shumė tė qeta. Njerka dhe Ana e kuptonin ndarjen e afėrt dhe pėr pasojė i bėnin lėshime njėra-tjetrės. Babai e vuri re kėtė marrėveshje tė heshtur dhe sytė e tij shpesh herė mbusheshin me lot, por ndėrkohė ndiente qė ishte i pazoti pėr t’i dhėnė rrjedhėn e duhur gjithēkaje dhe u mjaftua me aq.
    Edhe Ana e kuptonte pozicionin e babait, ndaj ruhej nga njė sherr i mundur, qė do ta lėndonte shumė atė, qė ajo e adhuronte dhe qė ishte i vetmi qė i kishte mbetur nė jetė.
    Njė ditė para se tė largohej pėr nė shkollė, Ana vajti te varri i nėnės, i ēoi lule tė freskėta , hoqi disa fije bari, qė kishin mbirė nė anė tė tij dhe derdhi lot mė shumė se kurrė. Dikur puthi fotografinė e nėnės dhe iu duk sikur po ndahej pėrfundimisht me tė.
    Buzėmbrėmja e ngrohtė e fundgushtit dukej sikur po e ftonte tė bėnte njė xhiro nga parku i vogėl i qytetit, apo nga parku i rinisė, siē i thoshnin banorėt. Mbrėmjeve, nė verė, ai park mbushej me njerėz, por mė shumė me tė rinj e tė reja, qė bėnin shaka e ngacmonin njėri-tjetrin me zė tė lartė e tė qeshura tė forta.
    Ajo nuk kishte qejf tė takonte ndonjė shok a shoqe sepse donte ta kundronte qytetin nė vetmin e saj. Ishte rritur nė atė qytet, kishte kaluar fėmijėrinė, kishte bredhur udhėve tė gurta tė tij, kishte qeshur e kishte qarė, kishte lėnė eshtrat e nėnės se dhembshur e tani po ikte pėr t’i mbajtur tė gjalla si kujtime tė bukura e tė hidhura ato vite qė kishin kaluar.
    Pėr njė ēast iu kujtua babi dhe njė gulē ngashėrimi i zuri fytin. Ai e priste sonte tė vinte shpejt nė shtėpi sepse donte qė tė rrinte sa mė shumė me tė kėtė natė. Ai do ta shoqėronte tė nesėrmen pėr nė shkollė, por ideja e ndarjes ia shtonte mė shumė shtrėngimin nė gjoks. Ana e donte babanė dhe i vinte keq pėr tė, ndaj mori udhėn pėr nė shtėpi dhe shpejtoi hapat.
    Kur hapi derėn dhe hyri nė korridor, ndjeu erėn e mishit tė pjekur qė vinte nga kuzhina.
    “Diēka po ndodh”, -mendoi me vete dhe hyri nė dhomė.
    Babi iu afrua dhe e pėrqafoi fort. Nuk e pyeti ku ishte sepse ai e dinte mirė ē’vajzė kishte. E puthi nė flokėt e saj tė gėshtenjtė, hoqi thellė nė zemėr dhe nuk mundi tė fliste. Ana nuk e ngriti kokėn sepse po ta shiltenė sy babanė do tė shpėrthente prapė nė vaj, por ngriti dorėn dhe e vuri pėr njė ēast te faqja tij dhe pastaj te buza. Ai e mori dorėn e saj nė dorėn e tij tė ashpėr, e puthi fort dhe njė pikė loti ra mbi tė. E puthi prapė dhe mbėshteti kokėn e tij mbi flokėt e saj. Kėtė kėnaqėsi e prishi njerka , qė hyri atė ēast.
    -Po hė, ju tė dy, sikur do tė ndaheni pėr jetė nga njėri-tjetri, -tha ajo me njė zė ēuditėrisht tė qetė.-Ja ku ėshtė qyteti tjetėr.
    Nė njė tė njėqindėn e sekondės nėpėr trurin e Anės u filtruan kėto fjalė. Pėr herė tė parė ajo nuk gjeti ndonjė shenj ironie, smire a diēka tjetėr dhe u habit.
    Ato fjalė dhe ajo darkė, nė kujtesėn e Anės mbetėn si njė pasarelė e vogėl mbi lumin e madh tė ndarjes, e cila nuk u shkel kurrė sepse pak muaj mė pas, Ana do humbiste babanė nė njė aksident automobilistik dhe njerka do tė vazhdonte jetėn pėr hesap kėsaj. Kjo ishte dhe arsye qė vajza u lidh fort me familjen e teze Ermionit.
    -Ana, -vazhdoi njerka atė natė, -mė ndihmo tė shtrojmė tryezėn!
    Babai u ul nė divan dhe ato tė dyja kryen nė heshtje ritin e tė shtruarit tė tryezės, pa e parė njėra-tjetrėn nė sy. Ana vuri re qė asgjė nuk mungonte, deri tek ėmbėlsira.
    Pėrsėri diēka i vetėtiti nė tru.
    “Mos ėshtė darka e fundit nė shtėpinė tonė?-mendoi.
    -Darka e pėrcjelljes, darka e ndarjes”, dhe gulēi i lotit ia zuri pėrsėri grykėn.-Nuk e di, -tha, -por dhe nė ėshtė ashtu, le tė derdhet kjo kupė e gjithė, -dhe me dorėn e djathtė ngriti flokėt, qė i kishin rėnė mbi sy.
    -Hajde gėzuar, -tha babai me gotėn e verės nė dorė.
    -Tė vesh mirė, moj bijė, tė mėsosh e tė bėhesh e zonja e vetes tėnde. E trokiti gotėn me tė dyja dhe e ktheu me fund.
    -Avash, -i tha njerka.-Varė ka plot, por mos u nxito .Ana nuk ėshtė e para dhe ėshtė e zonja e vetes. Pėrsėri vetėtiti truri i Anės, pėrsėri filtroi dhe pėrsėri nuk dalloi gjė.
    “Mos e kam trurin tė lodhur?”-tha me vete.
    Filluan tė hanė nė heshtje e duke e thyer qetėsinė herė me ndonjė problem tė lagjes e herė me ndonjė ngjarje tė punės sė babit e tė njerkės.
    Dikur njerka mori gotėn dhe tha:
    _Ana, gėzua!Dua tė tė them dy fjalė, por dua t’i marrėsh ashtu siē t’i them. Dua tė mėsosh nė shkollė, tė bėhesh dikush, tė nderosh veten dhe babanė tėnd. Ėshtė njeri i mirė babai yt. Nėse ndonjėherė do mė falėsh pėr ē’ka ndodhur, unė do ta mirėpres fjalėn tėnde.
    Ana hodhi sytė nga babai dhe ai i treti sytė e saj. Ngrit gotėn, e pa njerkėn nė sy dhe e trokiti me gotėn e saj duke belbėzuar nė “gėzuar!”
    Tė nesėrmen e mė pas, ngjarjet rrodhėn shumė shpejt, ashtu si rrjedh jeta e tė gjithė njerėzve nė botė. Kėto iu ripėrsėritėn Anės duke lexuar letrėn, qė i dėrgonte teze Ermioni, e cila e ftonte nė dasmėn e djalit tė saj tė madh, Benit, qė ishte fejuar me nė vajzė tė bukur nga Veriu edhe ajo mėsuese, ndėrsa ai inxhinier nė njė objekt tė madh hidroenergjetik, qė ishte ndėrtuar nė ato anė. I donte shumė djemtė e tezes, Benin dhe Artanin. Ata ishin mė tė vegjėl se ajo, por vitet e shkollės qė jetoi nė shtėpinė e tyre, i lidhėn fort me njėri-tjetrin. Sepse kur vajti me babanė nė konvikt e shkollės, tezja nuk la gur pa lėvizur qė ta hiqte andej dhe ta merrte nė shtėpinė e saj. Megjithė rregullat e rrepta qė kishin konviktet nė atė kohė, ajo ia arriti qėllimit.
    Ana jetoi nė shtėpinė e tare deri sa mbaroi studimet dhe u emėrua mėsuese nė njė qytet diku larg nga verilindja e vendit.
    Ndėrsa hodhi vėshtrimin nga ora, Ana u ngrit tė merrte djalin nė kopsht. E la letrėn mbi tavolinė, mori ēantėn dhe nxitoi. Djali priste nė bėrin e kopshtit duke luajtur me moshatarė tė tjerė. E kishte djalin pesėvjeēar. Njė fėmijė tė ėmbėl, i zgjuar e i shkathėt. I ati i jepte shumė liri veprimi. Ai punonte agronom nė fermė dhe kishte pak kohė tė lirė. Atė pak kohė e harxhonte me djalin deri sa e zinte gjumi dhe pastaj merrej me punėt e tij. Ana gėzohej pėr kėtė lidhje ose si e quante ajo duke qeshur”solidaritet mashkullor-familjar”
    Sa e pa nėnėn, djali iu hodh nė qafė, e puthi nė faqe, e puthi dhe ajo, i dha dorėn dhe ashtu, tė dy bashkė u drejtuan pėr nė shtėpi.
    Letra nė tavolinė i tėrhoqi vėmendjen djalit.
    -Ē’ėshtė ky zarf kėtu , mami?-e pyeti.
    -Harrova, kurban mami, -i tha ajo.-Do tė vemi nė dasmė te nėna Ermioni se do martohet Beni me Lidėn. E njeh Lidėn ti?
    -E njoh, e njoh, -tha djali dhe filloi tė kėrcejė nėpėr shtėpi.
    -Sot do ikim, mami?-e pyeti djali.
    -Jo, shpirti i mamit, pas disa ditėsh, -i tha ajo.
    Edhe vetė sepse ndiente njė gėzim tė brendshėm qė do tė takohej me ata njerėz. Hyri nė kuzhinė, hodhi gjellėn nė pjata dhe, pasi hėngrėn drekė tė dy, ndėrsa djalin e pėr gjumė, vetė filloi tė pėrgatitej pėr tė nesėrmen se do tė shkonte nė shkollė.
    Bujari, i shoqi, si zakonisht erdhi vonė nė darkė. Sa hapi derėn djali iu hodh nė krahė. Ashtu hynė tė dy nė dhomė dhe ndėrsa ai tha njė”mirėmbrėma” e ajo e pyeti “a u lodhe”, u ulėn tė dy nė divan. -Babi, babi do tė bėjmė dasmė, -i tha djali.
    Ai qeshi.
    -Po kė do tė martojmė, biri i babit;qė tani do nuse to?-i tha dhe qeshėn tė dy me Anėn.
    -Jo unė, jo. Beni do martohet me Lindėn. Do tė vemi, babi!-nxitoi t’i thoshte djali duke iu pėrkėdhelur te gjunjėt. Ana ia tregoi ftesėn dhe ai duke i pėrkėdhelur flokėt i tha djalit
    -Do tė vemi, si nuk do tė vemi, Tė ka marrė malli pėr nėna Ermoinin?
    -Po , po-tha djali.-E dua shumė, -dhe pėrplaste pėllėmbėt.
    Autobuzi qė i ēonte nė dasėm, rrugės pėsoi difekt dhe kur arritėn ata, nusja kishte ardhur. Teze Ermioni, sa i pa, u lėshua drejt tyre dhe duke i puthur e duke u folur pėr vonesėn, nuk po u linte rast tė sqaroheshin.
    -Po mė mbeti koka nga porta, mor xhan, -tha.-Pėrse nuk mė vente mėndja, -dhe u ul e mori djalin nė dorė.
    -Po ty, shpirti i nėnės, tė ka marrė malli?-dhe e puthte djalin nė sy, nė faqe, nė flokė e ku tė mundte, duke e pėrkėdhelur:”Shpiti i nėnės”, ”i vogli i nėnės”e plot fjalė tė tjera, qė vetėm gjyshet mund t’i thonė pėr nipat e mbesat e tyre. Dhe ashtu, duke kuvenduar e duke u ēmalluar, hynė nė dhomėn e pritjes. Kishte pak njerėz dhe ndėrsa Tomorri, buri i tezes i prezantoi, dy vjaza tė bukura filluan t’i qerasnin me lloj-lloj karamelesh, ēokollatash e amaretash, siē ėshtė zakoni nėpėr dasmat tona. Ana kaloi dhe njėherė sytė mbi tė pranishmit qė ishin nė dhomėn e pritjes. Ishte vėllai i Tomorrit me tė shoqen, njė shok i Tomorrit, teze Figoja me burrin e vet, qė e mbante veten pėr njeri tė letrave, por qė deri tani s’kishte botuar gjė, dy shokė tė Benit, qė me sa dukej ishin nga veriu dhe nė fund nė njė karrige, njė djalė tjetėr. Kur hodhi syrin tek ai, pėr njė ēast sytė e tyre u kryqėzuan. Ajo i hoqi sytė dhe i drejtoi te Bujari, qė duhej tė uronte i pari sipas zakonit.
    -Gėzuar, tė trashėgohet Beni dhe nė dasėm tė Artanit, -tha ai
    -Gėzuar!-thanė tė gjithė dhe ngritėn gotat
    -Gėzuar!-tha dhe djali nė karrige.
    “Po ky, -mendoi Ana, -pse foli me vete? por paska zė tė bukur, -dhe ktheu prapė vėshtrimin andej, ndėrsa djaloshi po ulte ngadalė gotėn nė syprinėn e bufesė, ngaqė ishte disi largė tavolinės.
    -Gėzuar, gėzuar, gėzuar, -tha Tomorri-dhe hė, hidhu dhe ti tani ē’pret?
    Qėnka i pamartuar, -mendoi Ana, -por unė ē’dreqin kam kėshtu?!, dhe ndjeu veten nė siklet tė paprovuar.
    -Mua mė falni, -tha –po shkoj nga Lida, -dhe u ngrit.
    Djali e ndoqi me vėshtrimin nga mbrapa.”Sikur e njoh, -mendoi, -ku ta kem parė?-Dhe zgjati dorėn e mori gotėn e rakisė nga bufeja.
    Ana doli nė oborrin e shtėpisė, qė ishte i mbushur plot me lule. I donte shumė lulet tezja.”janė si njerėzit, thoshte”. Po ai cili tė jetė?-mendoi.-Gjėkundi nuk e kamė parė. Jo, jo. Po ē’rėndėsi ka dhe ē’ėshtė gjithė ky interesim?”-tha dhe hyri nė dhomėn e Lidės.
    Njė copė herė tė madhe biseduan me Lidėn pėr tema tė ndryshme ose pėr tė gjitha temat, qė mund tė bisedohen nė raste tė tilla. Nuk e kuptoi se si fytyra e djalit iu ravijua pėr njė ēast dhe tundi kokėn fort si pėr tė hedhur lart flokėt e gėshtenjtė dhe pėr tė fshirė atė ravijėzim nga truri i saj.
    Ajo kishte 7-8 vjet qė ishte martuar. Me Bujarin ishin njohur nė qytetin e vogėl verilindor. Ishin tė dy nga jugu dhe jo vetėm ata, por shumė djem e vajza jugorė, nė atė periudhė punonin, kur mbaronin shkollat, nė zonat veriore e verilindore tė vendit. Ai ishte njė djalė i qetė e i thjeshtė, njė tip studiues e punėtor. Nuk kishte ndonjė bukuri trupore qė tė tė tėrhiqte vėmendjen dhe vetė profesioni i tij nuk i linte shumė kohė pėr shoqėri. E donte shumė zanatin e tij. Ishte diēka mė i madh nga Ana nė moshė, por tiparet e fytyrės e tregonin mė tė madh seē ishte. Jeta bashkėshortore tregoi qė mundohej tė ishte njė familjar i mirė pėr aq sa e lejonte koha qė kishte nė dispozicion.
    Nė qytetin e vogėl verilindor ku jetonin, njerėzit njiheshin shpejt me njėri-tjetrin. Dhe ata ashtu u njohėn. Ai i kėrkoi asaj qė tė martoheshin nė njė mbrėmje tė vitit tė ri.
    -Mė pėlqen, -i tha ai thjesht.-Dhe dua tė martohemi. Ajo e pa nė sy pėr nė ēast. Si gjithė vajzat nė moshė tė saj dhe ajo kishte ėndrra pėr jetėn. Dhe vajzat, ndryshe nga djemtė, ėndėrrojnė mė shumė. -Mendohemi, -tha ajo e qetė dhe u ndanė duke mbajtur i mbajtur gjatė duart njėri-tjetrit. Atė natė ajo vėrtetė u mendua gjatė. Nuk kishte patur ndonjė jetė tė pasur erotike, po tė pėrjashtojmė kėtu romantizmin e shkollės sė mesme. Jo se ishte njė vajzė e bukur si ato, qė pėrshkruajnė poetėt apo rapsodėt nė kėngėt popullore, qė tė lėnė pa mend, qė kur dalin ato nuk del hėnė, por vėrtet flokėt ngjyrė gėshtenjė tė derdhura mbi supe dhe dy gropėza nė faqe, qė krijoheshin jo vetėm kur qeshte, por edhe kur tregonte ngjarje tė gėzuara me pasion, e bėnin shumė tė ėmbėl. Tani ishte rreth tridhjetė vjeēe dhe linjat e trupit i kishte shumė tė rregullta. Edhe shoqet e tė njohurit patėn pjesėn e tyre nė vendimin e saj pėr martesė, pėr fjalėt e mira qė i thoshnin nė adresė tė Bujarit e pas njė viti ajo u martua e pas njė viti tjetėr lindi djalin.
    Jeta ēiftit nė kėto shtatė vjet martesė rridhte e qetė dhe kishte krijuar fizionominė e saj. “Po sot ē’kam?-tha ajo me vete, -sikur diēka mė goditi brenda gjirit. Po bėj sikur jam tetėmbėdhjetėvjeēare. Ej, mblidhe veten”, -tha dhe e qetė u drejtua pėr nga Bujari, qė diē bisedonte me vėllamė e Tomorrit.
    Genci u tha Artanit qė t’ia mbushte prapė gotėn me raki.
    -Ej, buēko, -i tha ai-do tė tė zėrė dhe dasma nuk ka filluar akoma.
    -Mos u bėj merak, -tha Genci dhe zgjati gotėn.
    Ai ishte kushėriri i largėt i Tomorrit dhe punonte ekonomist nė njė qytet tjetėr. Ishte rreth 26-27 vjeē dhe pėrgjithėsisht ishte djalė shakatar, por edhe i bukur. Kishte patur plot aventura erotike nė jetė dhe nuk nxitohej tė martohej. Flokėt e zezė, tė ndarė nė anė i binin mbi vetullėn e djathtė dhe krijonin njė gjysmėkurorė mbi ballin e lartė. Merrej me sport dhe hobi i tij i ishte basketbolli. “Ku e kam parė kėtė grua?- iu pėrsėrit pyetja dhe ngriti gotėn e rakisė sikur do tė merrte pėrgjigje.-Ai vėshtrimi i saj sikur diēka mė tha. Duket qė ėshtė femėr e rregullt. Mos po ia fut kot, por sikur....sikur foli m’u duk. E ē’them edhe unė. Ajo ėshtė e martuar ka dhe djalin, ka familje, i ka tė gjitha. Por..sik.. rri, o Genci, ”-i tha vetes dhe u ngrit e doli nė oborr.
    “Sa shumė lule ka ky oborr”, -mendoi.
    Darka e dasmės u shtrua nė oborrin e madh tė shtėpisė, pikėrisht nė atė pjesė tė tij tė ngarkuar me lule, tė cilat tė truara nga e pazakonte e mbrėmjes, sikur kishin mbledhur pak petalet tė habitura. Kishte njerėz shumė jo vetėm se Tomorri kishte fis tė madh e shokė shumė dhe e kishte dasmėn e parė, por dhe djemtė kishin shoqėri tė madhe..
    Rastėsia apo ku di unė ēfarė e uli Gencin pėrballė Anės e Bujarit. Djali i vogėl i erdhi nė krah Anės dhe ajo u ul dhe e puthi. Gencit iu duk sikur e puthi gjatė.
    Keni djalė tė bukur, -i tha Genci, Bujarit.
    -Ėshtė shumė ēamarrok, -tha Bujari duke i pėrkėdhelur flokėt tė birit.-Ik te nėnė Ermioni , tani-iu drejtua djalit.
    Ana nuk foli, por ngriti vėshtrimin dhe pati kohė tė kundronte me nge fytyrėn e njeriut qė kishte pėrballė. Kur ai ktheu sytė dhe iu pėrpoqėn pėrsėri me ata tė Anės, ajo i uli ngadalė.
    “Ē’ėshtė kėshtu?”-mendoi ai.
    “Ē’ėshtė kėshtu?”-mendoi ajo.
    Dasma dalėngadalė i kishte mbėshtjellė tė gjithė nė prehėrin e gazit tė saj. Orkestra dhe kėngėt popullore nė tavolina, kishin vendosur ligjin e radhės. Ana kėrcente me Artanin.
    Kėrcimi me tė e lodhi pasi ai, nga gėzimi nuk dinte ē’tė bėnte...Duke qeshur e rrotulluar ajo i tha me shaka:
    -Avash, se nuk kamė moshėn tėnde unė, u plaka.
    -Ua, kukulla e vėllaēkos, -i tha ai.-Po kur m’u plake ti, moj e mira e vėllaēkos?-Dhe e rrotullonte me shpejtėsi. Pastaj ajo kėrceu me Bujarin. Njė kėrcim i qetė. Mbėshteti kokėn nė supin e tij si pėr tė hequr vetėtimė-mendimet e saj a si pėr tė vėrtetuar qė nuk i ka patur fare ato.
    Kur u ulėn nė tavolinė, njė djalosh ia mori njė kėngė. Vargjet e saj flisnin pėr njė vashė-shqerkė, qė bariste anės sė lumit dhe zgjonte nga gjumi bandillin e saj. Nė fillim kėnga nuk vajti mirė dhe djaloshi, qejfli i kėngės popullore, kėrkoi mė shumė iso. Bandilli i betohej vashės se nuk donte gjė tjetėr vetėm tė vinte buzėn mbi gjirin e saj. Vajza e pranoi kushtin, por djali kėrkonte mė shumė. Atėherė vasha i kujtoi betimin qė kish bėrė djali:

    Nga ta di kur ndizem prush
    Ku ndahet gjiri me gushė

    “Vėrtetė, ku ndahet?” mendoi Ana. S’i kishte shkuar ndonjėherė nė mend ky kufi, dhe ngriti sytė. Sytė e tjerė e prisnin.
    -Unė nuk e di, -thanė
    -Dhe unė, jo-u pėrgjigjėn.
    Djaloshi po e vazhdonte kėngėn me shumė pasion se ajo tani kishte tėrhequr vėmendjen e tė gjithėve dhe po vinte mirė ose siē i thonė ishte qepur dhe kur qepet kėnga labe, ngre tė vdekurit nga varri.

    Tė ēlodhem , moj manushaqe,
    Ku ndahet gusha me faqe

    “Ku ndahet gusha me faqe, e di”, -mendoi ajo dhe vuri dorėn te buza
    “Dhe unė e di kėtė”-mendoi ai dhe ēeli pak buzėn.
    Pėrsėri ngritė sytė. Ajo me gishtin te buza, ai me buzėn ēelur.
    “Kėtė e di”-thanė
    “Edhe unė, ”-u pėrgjigjėn.
    Kėnga kishte mbaruar dhe orkestra filloi nj tango. Genci i kėrkoi leje Bujarit tė kėrcente me Anėn dhe u ngritėn. Nga tavolina e tyre e deri te vendi ku vallzohej nuk ishin larg, por tė dy donin tė ishte sa mė larg, qė tė kishin kohė tė mendoheshin. E megjithatė mijėra mendime u pėrshkruan trurin. “Ē’bėn?ku vete?pse vete?nga vete?”, ”S’e di , s’e di, por vete, vete...
    Ata zgjatėn duart pėr vallėzim. Ai vuri lehtė dorėn nė mesin saj, ajo dorėn e saj nė supin e tij. Duart qė u bashkuan sikur dridheshin me njė pėrpėlitje tė zogthėshme. Ajo afroi paksa kokėn: ai ndjeu erėn e flokėve tė saj, ajo erėn e gjirit tė tij. Ai mori frymė thellė pėr tė mos harruar aromėn e flokėve, ajo mori frymė thellė pėr tė mos harruar erėn e gjirit tė tij.
    -Jam...
    -Genci, -tha ajo
    -Jam.
    -Ana, -tha ai.
    Dhe pėrsėri morėn frymė thellė. Nė periudhėn midis frymėthellėmarrjeve, zemrat gatuanin dashurinė. E ndėrsa vallėzimi kishte mbaruar, ata u nisėn pėr nė vendet e tyre. Pėrsėri ajo udhė. Mijėra mendime, por tani tė pėrqendruara edhe pse habia nuk u ndahej.
    Tė nesėrmen sytė e tyre u kryqėzuan dhe njė herė tek agjencia e autobusėve, por kėtė herė pak mė gjatė e mė me shumė tė folur.
    Kur erdhėn nė shtėpi, Ana me Bujarin ishin tė lodhur. Djalin e zuri menjėherė gjumi nė krevatin e tij.
    -Shumė mirė u doli dasma, -tha Bujari.
    -Tė pėlqeu vėrtet?-tha ajo dhe u zgjat e puthi nė buzė, lehtė, por pak gjatė.
    “Puthje e ėmbėl, -mendoi ajo, -sikur po puth pėr herė tė parė”-dhe u habit.
    Ai u ngri.
    -Dua tė fle.-tha –nesėr jam larg me punė.
    -Po shtroj unė, -tha ajo, ”Po kjo, ē’ishte?”-mėrmėrit me vete.
    Zakonisht ai flinte mė pėrpara se ajo dhe ritin e tė shtruarit e kryente ai qėkur kishte lindur fėmija. Megjithatė u ngrit e vajti nė dhomėn e gjumit.
    -Flij, -i tha , -unė po bėj njė banjo dhe do tė vij mė vonė.
    Dhe ashtu bėri. Hyri nė banjo, hapi rubinetat dhe rregulloi ngrohtėsinė e ujit. Filloi tė zhvishej ngadalė deri nė lakuriqėsinė e saj. Ujėt e ngrohtė dukej sikur e ēlodhte, jo vetėm trupėrisht, por edhe nga mendimet. Doli nga vaska dhe mori peshqirin para pasqyres. Duke u fshirė kundroi trupin e saj. I fshiu flokėt, fytyrėn, gushėn dhe dora i ndaloi te gjiri. Iu kujtuan vargjet e kėngės. “Ku ndahet gjiri me gushė?” dhe filloi tė lozte me vete. Ndahet, nuk ndahet, ku ndahet, si ndahet... Qeshi me vete dhe iu duk shumė e vėshtirė vendosja e atij kufiri. Vazhdoi tė fshihej me peshqirė dhe iu ngjall dėshira pėr tė bėrė dashuri. Sa mė shumė qė thante ujėt nė lėkurėn e lėmuar, aq mė shumė i shtohej dėshira. Mori robdishanėn, e veshi ashtu siē ishte, e lidhi njė herė me rripat e mesit dhe u drejtua pėr nė dhomėn e gjumit. Hyri ngadalė nė shtrat. Burrin e kishte zėnė gjumi. Mbėshteti kokėn nė bėrryl dhe gjumi nuk e merrte. Rrotullohej ngadalė nė shtrat sa nga njėra anė nė tjetrin. Male me mendime, dete me pyetje. Asnjė pėrgjigje. Shkėrmoqeshin mendimet, thėrrmoheshin pyetjet e katrahura e pėrzierjes sė tyre, mezi e rrėmbeu nė njė pėrhumbje as tė valė e as tė vakėt, nė njė kotje gjysėm zgjuar.
    Si nė njė ekran ripėrsėriti tė gjithė dasmėn. Truri i punonte qetė, por zemra filloi t’i rrihte shpejt. I dukej sikur kishte njė zemėr tjetėr brenda gjirit. Vuri dorėn poshtė gjirit tė majtė dhe ndjeu rrahjet e saj tė ēritmuara. Filmi i dasmės vazhdonte she ajo ishte zhytur e gjitha nė tė e kur ai mbaroi, por portreti i Gencit nuk i hiqej nga mendja. Ajo u pėrmend si nga njė ėndėrr e gjatė deri nė pambarim dhe e bukur deri nė mosvdekje. Njėra dorė kishte mbetur te gjiri i majtė duke e shtrėnguar fort atė dhe tjetra ishte shtrirė gjysmė e mbyllur nė kėrkim tė diēkaje.
    Mėngjesi kishte zbardhuar plotėsisht prehrin e dheut dhe burri ishte larguar pėr nė punė pa e prishur aspak delirin e saj.
    U ngrit dhe filloi tė bėnte punėt e shtėpisė, pastaj zgjoi djalin e veshi dhe e ēoi nė kopsht. Hyri nė shkollė dhe gjithēka i dukej sikur kishte ndryshuar. “Ēudi, -tha me vete, -si mund tė ndryshojnė gjėrat brenda njė dite?” Gjendja i dukej sikur e afron mė shumė. I dukej sikur hap mė hap, ēdo lėvizje, ēdo veprim tė saj e kontrollonte dikush dhe ai dikush donte qė ta bėnte mirė. Kraharori i saj ishte zgjeruar dhe tė qeshurit i shpėrthente edhe pėr njė shaka tė vogėl.
    -Moj, Ana, -i tha njė shoqja e saj, pas nja dy ditėsh,
    -je zbukuruar shumė. Mos ke mbetur gjė shtatzėnė?
    -Jo, -tha ajo dhe qeshi, -as qė kam ndėrmend.
    Nuk kishte kryer akoma marrėdhėnie me burrin dhe mendoi se mos kishte ndryshuar dhe atje. Nė darkė e vėrtetoi qė kishte ndryshuar dhe disa sekonda mė prapa i pohoi vetes se kishte rėnė nė dashuri. Nuk pati tė vėshtirė pohimin, ndėrsa pse-nė ishte e bindur qė nuk do ta shpjegonte dot kurrė. Iu bė zakon qė para se tė mbyllte sytė, tė sillte ndėrmend portretin e tij, tė ndiente aromėn e gjirit tė tij dhe ashtu me dorėn te gjiri i majtė e zinte gjumi pėr t’u takuar me tė nė ėndrra.
    Genci , atė ditė qė u ndanė tek agjencia, gjithė rrugės humbi nė mendime. Aroma e flokėve dhe sytė e saj nuk i shqiteshin pėr asnjė ēast. Edhe pse ishte patur tė bėnte me shumė femra mė tė reja e mė tė bukura se Ana, diēka e tėrhiqte tė mendonte pėr tė.
    Gjatė kohės, qė kalonte shpejt, kudo qė ishte e kujtonte me njė ndjenjė tė veēantė, qė i shtrėngonte kraharorin, por me shpresėn e humbur tė takimit.
    “Vetėm tė ndodhė ēudia, thoshte mbrėmjeve i zhytur nė vetminė e tij, nė apartamentin e vogėl. Dhe ēudia ndodhi.
    Kishte kaluar rreth njė vit nga dasma, kur Anėn e njoftuan pėr njė seminar tė mėsuesve tė ciklit tė ulėt nė qytetin “B”
    Anės i ngrinė sytė te emri i qytetit. U skuq e tėra dhe njė ndjenjė pėrvėluese ia pushtoi trupin. Vetvetiu dora i vajti te gjiri i majtė dhe e shtrėngoi pak atė.
    Ishte qyteti ku jetonte Genci.
    E lexoi dhe e rilexoi njoftimin, por emri i qytetit nuk ndryshonte. Ishte pjekur dashuria brenda shpirtit tė saj nė netėt ėndėrrimtare, kur thurte e thurte skena nga mė tė ndryshmet, qė nga ato mė makabret e deri tek ato mė tė gėzuarat.
    Filloi tė pėrgatiste valixhen pėr tė nesėrmen. I zgjidhte gjėrat me njė kujdes tė veēantė e pak e drithėruar, ndėrsa mbrėmja po afrohej ngadalė.
    Kur erdhi burri, i tha pėr seminarin.
    -Sa ditė ėshtė?-e pyeti ai pėr bisedė.
    -Tri ditė, -i tha ajo duke u kujdesur tė mos binte aspak nė sy ndjenja e brendshme qė e sundonte. Dhe ia arriti qėllimit. Zėri i doli njėsoj sikur thoshte qė nesėr jam nė punė pasdite...
    Burri u drejtua pėr nė dhomėn e gjumit dhe ajo pėr nė dush.
    E bėri dushin ngadalė e me nge, nėn pushtetin e ngrohtėsisė sė ujit dhe tė mendimeve pėr ēka do tė ndodhte tė nesėrmen. Nuk kishte asnjė mėdyshje nė vendimin e saj. Gjithēka ishte menduar e stėrmunduar njėmijė herė nga turi i saj. Nga skenat e ndėrtuara kur binte pėr tė fjetur, kjo e mundėsisė s takimit ndonjėherė, i kishte tė parashikuara seri nė detaje tė gjitha. Dhe fillimin, dhe vazhdimin, dhe fundin.
    E dinte ndėrmarrjen ku punonte Genci she sa mbaroi seminari i paradites, se do tė vazhdonte dhe pasdite, mori autobusin urban dhe kėrkoi Gencin te portieri. Ai mori nė telefon dhe pas pesė minutash e pa tek doli nga hyrja kryesore. Ndjeu prapė tė rrahurat e forta tė zemrės, ndjeu gulēin, qė i vėshtirėsoi frymėmarrjen, ndjeu prapė tė nxehtit t’i ngjitej nė trup dhe mollėzat e faqeve t’i digjnin. Mori frymė thellė dy-tre herė dhe u mendua tė pėrqendrohej.
    Ai nė filli nuk u besoi syve. Qėndroi pėr nė ēast dhe pastaj u ēapit ngadalė. I dukej vetja si nė ėndėrr, por sa mė shumė hidhte hapa, aq mė real i bėhej portreti i saj. U gjendėn pranė njėri-tjetri. Kryqėzuan sytė.
    -Tė prisja, -thanė
    -Do tė vija-u pėrgjigjėn.
    Morėn frymė thellė tė dy, ēuditėrisht nė tė njėjtin ēast, dhe buzėqeshėn. Ai i futi krahun dhe u drejtuan pėr nė park. Nė atė orė parku ishte boshatisur. U ulėn nė stolin qė dukej mė i fshehtė. Ai mori duart e saj nė tė tijat ngadalė i afroi te buza e tij. Pastaj ia la dhe vuri dorėn te flokėt e saj. Afroi kokėn e saj te vetja dhe buzėt u ngjitėn. Ajo nuk kishte provuar puthje tė tillė dhe ai nuk kishte njohur kurrė buzė tė tilla.
    Pas pak ai i tha tė vinin nė dhomėn e tij dhe ajo me insektin e femrės vuri re padurimin e mashkullit. Buzėqeshi pak dhe iu krijuan gropėzat nė faqe. Edhe ajo e donte atė, e kishte pritur, e Kishte ėndėrruar, e kishte dėshiruar, e kishte vendosur, por duhej tė vente nė seminar. Afroi buzėt e saj, e puthi prapė, ashtu siē dinė tė puthin vetėm femrat e dashuruara. -Jo tani, -i pėshpėriti, -nė orėn shtatė mbaroj. Dot ė hyj te klubi i hotelit dhe pastaj do tė ndjek nga prapa pėr nė shtėpi.
    -Dakort, -i tha ai.-Dot ė tė pres atje.
    U puthėn pėrsėri dhe u ndanė.
    Orėt e seminarit tė pasdites mezi u shtynė. Ajo e dinte seē po bėnte dhe ishte e pa aftė ta frenonte veten nė atė veprim edhe pse e kishte gjykuar kushedi sa herė;herė me logjikė e herė me pasion. Kur mbaroi seminari u fut nė klub. Ai ishte atje. U ul nė njė tavolinė tjetėr dhe porositi njė shurup. Ia sollėn shpejt, ndėrsa po ndizeshin dritat e qytetit dhe bulevardi kryesor ishte mbushur plot me njerėz.
    “Sa tė dashuruar ka aty, -tha me vete.-Unė njė....”-filloi tė numėronte.
    Ai hodhi vėshtrimin nga tavolina e saj. Kur mbaroi gotėn e shurupit dhe pagoi, u ngrit doli. Ajo e ndoqi nga mbrapa.
    Arriti te shtėpia e tij, hapi portėn, nuk e ndezi dritėn derisa ajo u fut brenda, mbylli derėn me ēelės dhe e rrėmbeu ne gjirin e tij. Me duart qė u dridheshin e u ngatėrroheshin, zhvishnin njėri-tjetrin. Ashtu nė errėsirė, ai e ngriti nė duar dhe e shtriu nė shtrat. Pas disa minutash, ai u ndrit e ndezi dritėn. Ajo nuk lėvizi. Ai e vėshtronte. Pas pak ajo zgjati dorėn , mori kėmishėn e tij dhe e veshi. Futi hundėn te jaka e saj dhe mori frymė thellė. E njihte mirė atė aromė. Nuk do ta harronte kurrė.

    Vonė e vesh me rrobat e saj pėr tė vajtur nė hotel. Nė natėn e tretė, kur Ana tė nesėrmen do tė ikte i kishin thėnė e i kishin bėrė tė tėra. Para se tė ikte pėr nė hotel, ai nisi tė thoshte diēka. -Ana, unė tė dua, -i tha.-Pse duhet tė eci kėshtu kjo punė. Ē’ėshtė pėr tė bėrė, le tė bėhet. Ajo u rrotullua ngadalė, mori kokėn e tij dhe e futi te gjiri i saj, e shtrėngoi fort duke i puthur e pėrkėdhelur flokėt. Pastaj mori dorėn e tij dhe e vuri te gjiri majtė i saj. E mbajti ashtu nė ēast dhe kaptoi njė lot, qė kishte kohė qė kishte mbirė nė thellėsinė e qėnies sė saj. I derdhi flokėt gėshtenjė e tė butė pėrpara, rrethoi fytyrėn e tij me ta dhe e puthi fort, fort deri nė dhembje e pėrtej, deri nė frymėndalje e pėrtej.
    -Duhet, -i pėshpėriti, -duhet. Vrasim shumė zemra tė tjera tė tjera. Dhe janė tė pafajshme. Boll tonat. Dashuria nuk vret, nuk vret....
    Dhe iku.
    Tė nesėrmen ai kishte dalė tek autobusi. Ajo u ul nė ndenjėsen e saj dhe vėshtroheshin nga xhami i dritares. Vendimi ishte marrė. Kur autobusi u nis, dhe ajo nuk e shihte mė, njė lot i rėndė u rrokullis nė faqe. Ajo nuk e fshiu as e fshehu.
    Nė darkė, sa hyri nė shtėpi, mori djalin nė duar dhe e puthte sikur kishte njė jetė pa e parė. Vinte mė vonė , nė njė qytet tė huaj, ajo e pa nė urban. Edhe ai e pa. U afruan ngadalė dhe nė stacionin mė tė afėrm, zbritėn.
    Pyetėn njėri-tjetrin. Malli dukej nė sytė e tyre. Sytė nuk e fshehin mallin. Ai ishte martuar dhe kishte njė vajzė.
    -Duhet tė jetė e bukur, -i tha ajo.
    -E bukur ėshtė, -tha ai
    -Ana, vazhdoj tė tė dua, -tha ai
    -Dhe unė-i tha ajo, -por shėėėėt-dhe vuri dorėn te buzėt.-Dashuria nuk vret, dashuria jep jetė. -Mund tė tė puth ?–tha ai.
    -Po –tha ajo.
    Dhe u puthėn pėrsėri deri sa cepi i syrit tė saj pa autobusin qė ndaloi. U shkėput nga krahėt e tij dhe u fut brenda para se tė mbyllej dera. Vuri dorėn pėr nė ēast te xhami dhe shtypi biletėn nė aparat.
    -U vonove, -i tha burri kur hyri nė shtėpi.
    -Kishte trafik, -i tha ajo duke varur ēantėn.
    Tė nesėrmen ndėrroi linjat e autobusėve. Ai pėr ditė tė tėra, nė tė njėjtėn orė, hipte nė atė urban dhe zbriste tek ai stacion. Ndoshta vazhdon dhe tani me psherėtimėn e Anės nė vesh:”Dashuria nuk vret, nuk vret.....”

    Zaho Balili
    * Jeta ėshtė Mundėsi, Pėrfito nga Ajo*

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •