Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450

    Kanun Lek Dukagjinit ksaj rradhe ishte 9 ballesh

    Ju ftoj te diskutoni kete teme



    Kanun 9 ballesh

    Fatos Mahmutaj

    Llesh Lekgegaj kreu nje krim dhe po vuan denimin me 18 vite burg. Por kjo eshte vuajtja me e lehte per te. I kane rrafshuar shtepine, i kane prere pemet. Dhe familja e tij jeton ne nje kasolle bagetish.



    Kur princ Vidit i treguan se ne qender te Veriut te Shqiperise, nje ligj i pashkruar, i quajtur Kanun, kishte lene nje fis ne mes kater rrugeve duke u prishur shtepite dhe prere pemet, per shkak te nje vrasjeje qe kishin bere, thone se gjermani pedant kishte vene duart ne koke. Ndoshta ai ishte informuar me pare mbi zakonet shqiptare te gjakmarrjes, ku njerezit vriteshin nje e nga nje nga secila pale qe ndodhej ne hasmeri, por nuk kishte degjuar aspak per shkaterrimin e prones ne menyre demonstrative, ndaj me nje dekret te shpejte, te firmosur dhe shpallur aty per aty e ndaloi totalisht kete gje duke marre masa ekstreme ndaj protagonisteve.

    Pas tij erdhen Luftrat Boterore, qeverisja e Zogut dhe e komunisteve, te cilet per hir te se vertetes u perpoqen me cdo kusht t’u jepnin fund histerive te malesoreve te paarsimuar e te izoluar. Por ja qe ndokush qe mund t’i kete degjuar keto histori thjesht si kuriozitete te hidhura te se shkuares, ka rastin qe 100 vjet me vone nga ngjarja e mesiperme, ta hase kete model “drejtesie” ne fshatin Perlat i Eperm te Mirdites.

    Nje bresheri automatiku, mbremjen e nxehte e 30 qershorit te vitit 2002, nuk do te trazonte vetem qetesine e banoreve te Perlatit te Eperm, por do te zgjonte nga shekujt anen me cnjerezore te Kanunit, ligjit sa te tmerrshem dhe te eger, po aq absolut ne zbatim nga malesoret mirditore. Personi qe shkrehu armen quhet Llesh Mark Lekgegaj, atehere 36 vjecar, ndersa viktimat ishin xhaxhai i tij Fran Geg Lekgega 65 vjecar dhe i biri, Gezimi 32 vjec. Rindertimi i ngjarjes se meposhtme eshte bazuar ne detajet e vendimit te Gjykates, ne rrefimin e autorit dhe ne hollesite e dhena nga banore te fshatit.

    Shkaku ishte nje cope toke, pak a shume 5 dynyme, siperfaqe mbase e paperfillshme per Shqiperine e Mesme apo ate Jugore, por qe perbente te vetmen pasuri me te cilen jetonte familja me shtate anetare e autorit te ngjarjes.

    Xhaxhai i Lleshit, Frani, duke shfrytezuar faktin se nipi i tij ishte krah i vetem pune dhe se jetonte me nenen e moshuar, bashkeshorten dhe kater femijet e mitur (me i madhi vetem 8 vjec) ia kishte vene syrin prej kohes ngastres se tij. Per me teper, Lleshi administronte edhe nje siperfaqe tjeter po 5 dynymeshe te vellait te tij qe ishte larguar per te jetuar ne Himare. Here pas here djemte e Franit, sipas porosise se te atit, pengonin familjen e kusheririt qe te ngjitej ne pyllin siper shtepise, apo te kalonin ne rrugen anes lagjes per te derguar femijet ne shkolle. Fillimisht me fjale, pastaj duke bllokuar rrugen me ferra e driza dhe me ne fund duke qelluar me shpulla te miturit. Situata shkoi deri atje ku nuk mbante me dhe Lleshi u kerkon sqarime. Xhaxhai i tij se bashku me njerin nga djemte, Gezimin, shkojne te shtepia e Lleshit dhe nisin t’i bejne presion, duke i kerkuar qe t’u kompensoje siperfaqen e rruges se kalimit me toke nga e tija?! E thene ndryshe, t’u jepte atyre nje siperfaqe te njejte me qellimin qe ata te lejonin rrugen per te kaluar, vec familjes se Lleshit, edhe gjithe fshati. Lleshi reagoi me te njejten monedhe: Prona e tij ndodhej siper lagjes dhe nese do i pengonin rrugen per te dale poshte, ai do te bente te njejten gje ndaj tyre, kur ata do te ngjiteshin siper. Gjate bisedes se tensionuar me fjale fyese dhe sharje, doli ne drite edhe nje detaj tjeter: Lleshi nje dite me pare ishte ankuar te kryeplaku i fshatit per kete problem. Te irrituar nga ky veprim i nipit, xhaxhai dhe i biri ushtrojne dhune ndaj Lleshit duke e goditur, ndersa ky i fundit ka hyre me te shpejte ne banese, ka rrembyer automatikun qe kishte fshehur qe nga 1997-a, dhe qellon drejt tyre. Nga bresheria, vetem dy plumba ishin “aktive”: Plumbi i pare godet ne toke dhe me rikoshete kap kusheririn ne kurriz duke i demtuar shtyllen kurrizore, ndersa tjetri kap xhaxhain ne kembe dhe ne krah, ne momentin qe ai po rrezohej nga kali me te cilin kishte ardhur me te shpejte te shtepia e nipit. Krismat alarmuan bashkefshataret dhe fqinjet e tyre, te cilet vrapuan per te derguar ne spital dy te plagosurit, ndersa autori u largua me vrap drejt pyllit qe ndodhej siper lagjes. Plaku 65 vjecar u mjekua per disa dite ne Spitalin e Rreshenit, ndersa i biri per shkak te gjendjes se rende u dergua ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.

    Nena dhe bashkeshortja e autorit te ngjarjes mbeten ne banesen e tyre per disa muaj, ku perballeshin cdo dite me kercenimin e familjareve te viktimave, shtepia e te cileve nuk ishte me teper se 50 metra larg. Kercenimi kryesor ndaj tyre ishte: “Do ta gjejme Lleshin dhe do ta vrasim”. Kjo situate vazhdoi per tre muaj me radhe, derisa me date 3 tetor 2002, autori i dy plagosjeve u vetedorezua ne policine e Rreshenit.

    Ne fakt, kaq duhej nga pala tjeter. Menjehere, xhaxhai i tij i sheruar plotesisht, me presion te vazhdueshem ja nxorri nipit te vet nga banesa nenen 72 vjecare dhe bashkeshorten me kater femije te mitur. Gruaja, Gjela Lekgegaj, mori femijet dhe u kthye ne shtepine e prinderve te vet ne fshatin Rraje e Zeze te Mirdites, ndersa nena Marta Lekgegaj u strehua neper motrat e veta, por shume here endej perjashta, derisa dy vjet me vone vdiq ne nje nga rruget e Rreshenit. E mbetur pa asnje njeri, Bashkia e Rreshenit u detyrua te varroste plaken pa ceremoni mortore, nderkohe qe kunati i saj, Frani, se bashku me djemte u kujdes qe askush prej te afermve apo te njohurve te shkonin ne varrimin e saj. Menjehere sapo perzune dy grate dhe femijet te mitur, Frani se bashku me djemte nisi te shkulte nga themelet shtepine e sapondertuar te te nipit si dhe te priste te gjitha pemet e tij. Nderkohe ne banesen e nipit tjeter, vellait te Lleshit, i cili ishte larguar po per shkak te grindjeve nga fshati shume vite para ngjarjes dhe u vendos ne Himare, Frani u kujdes te akomodonte njerin nga djemte e tij.

    Per te shkuar ne fshatin Perlat i Eperm, fillimisht duhet te shkosh ne Rreshen, nje udhetim komod ky nga Tirana. Por mbeshtetesh ne makinat e rastit, duhet te nderrosh cdo mjet te mundshem rruges, qe te mundeson shkurtimin e 18 kilometrave rruge teresisht te shkaterruar. Amortizimi total i ketij aksi ben qe edhe mjetet fuoristrade te mos ecin me shpejt sesa nje kembesor, keshtu qe pas dy oresh te plota mberritem ne fshatin e hasmerive te shumta kanunore.

    Kontakti i pare do te ishte me kryeplakun e fshatit, Zef Ndreja. Eshte pikerisht ky person qe pa dashje, “u perfshi” ne tere kete histori, por edhe ne zhberjen e pasurise dhe pronave te familjes Lekgegaj. Menjehere sapo meson qellimin e vizites sone, kryeplaku stepet e terhiqet, duke pohuar se as ai vete nuk ka garanci jete nese do te futej ne zonen e fisit Lekgegaj. Kryeplaku mban mend mire faktin qe ka leshuar disa vertetime, ne te cilat pohohej se Fran Lekgegaj se bashku me djemte ka shkaterruar shtepine dhe ka prere pemet e nipit, Lleshit tashme ne burgim te gjate. Por me pas, perballe presionit te bere nga pala tjeter, ai e ka mohuar kete fakt megjithese dokumentet tashme ndodhen ne Prokurorine dhe Gjykaten e Mirdites. Duke pare insistimin tone per te shkuar patjeter ne vendin ku dikur ndodhej banesa e te burgosurit Lekgegaj, kryeplaku ndryshon strategji duke pohuar se duhej leja e inspektorit te policise se zones per te mberritur aty. Kryeplaku Ndreja mendoi se me kete do i jepte fund, por e kuptoi qe deshtoi pasi inspektori i policise se zones i kontaktuar nga ne, i komunikoi nepermjet telefonit se nuk kishte asnje rrezik per shkuar ne zonen e fisit Lekgegaj. Karta e fundit e luajtur nga kryeplaku ishte te zvarriste kohen duke na marre dy ore te plota, nderkohe nepermjet celularit njoftoi familjen e Fran Lekgeges qe te mos lejonte qe shkonim per te fotografuar vendin. Ne kete pike, ai thuajse arriti dicka. Duke pare se me ane te kryeplakut te fshatit nuk arrihej asgje, u detyruam qe te ecnim drejt fisit Lekgegaj duke shkuar se pari ne shtepine e Pjeter Lekgegajt, 63 vjecar, kusheri i familjes ne konflikt. Pjetri, i gjendshem dhe i gatshem, pas mikpritjes pranoi te na shoqeronte jo vetem ne vendin ku duhet te shkoni, por edhe per te shtepia e nje banori tjeter te fshatit i cili mund te na interpretonte Kanunin.

    Ne banesen e ku jeton pjesa me e madhe e familjes se Franit, i cili ka vdekur kater vjet me pare, na pret i biri Mirashi, 32 vjecar, dhe e ema e tij. Me pare fshataret qe kishim takuar na kishin bere te ditur faktin se familja e Fran Lekgeges, edhe pse kishte shtuar siperfaqen e tokes aq sa kishte dashur, serish nuk ndihej e qete. Kjo per arsye se askush nuk e kishte miratuar sjelljen e tyre dhe se pak nga pak, atyre u distancoheshin te gjithe banoret, jo vetem te fiseve te tjera por edhe kusherinjte. Mirashi, i zoti i shtepise pohon prerazi se nuk lejon te fotografojme asgje, duke lene te kuptohet nderkaq se edhe ai vete i ishte i ndergjegjshem qe veprimet e te atit te tij ishin te papranueshme. I pyetur se perse kishin vepruar, duke keqinterpretuar Kanunin ne rastin e shkuljes nga themelet te shtepise dhe pemeve te kusheririt me kater vocerrake, djali pergjigjet se ate pune e kishte bere i ati i tij, tashme i vdekur. Ndersa i pyetur se perse ky pranonte tashme te shfrytezonte pronen e kusheririt, 32 vjecari hesht duke ulur koken. Pasi fotografojme nga oborri i baneses se Mirashit, ne distance, dicka nga trualli ku ndodhej banesa e Lleshit, largohemi se bashku me udherrefyesin tone, Pjetrin, per te dale nga fshati.

    Pjetri na dergon ne banesen e Llesh Lekgeges, nje bashkemoshatar i tij, i cili banon ne lagjen perballe. Lleshi, i cili per koincidence mban te njejtin emer dhe mbiemer me kusheririn e tij te larget te burgosur, ishte duke kryer punime restauruese ne kullen e tij 230 vjecare. Duke u perpjekur te na shpjegonte se prej vitesh kishte lene pas kraheve zakonet e ngurta dhe primitive kanunore, Lleshi na tregon kullen e tij duke shpjeguar me cdo detaj ndryshimet qe kishte bere duke pershtatur gjithcka me kohen, qe nga banja moderne, salloni dhe oxhaku modern qe kishte ndertuar ne katin e pare. Po keshtu katin e dyte e kishte kthyer ne dhoma gjumi, ndersa te tretin ishte perpjekur ta restauronte me sa me pak ndryshime, per ta ruajtuar si kujtim origjinal te kohes se shkuar. E pyesim Lleshin rreth Kanunit duke e konkretizuar me rastin adashit te tij ne lagjen pertej. “Frani, jo vetem qe e fotokopjoi Kanunin mbrapsht, por u kujdes me pare qe ta ndryshonte sipas qejfit te vet”, flet shkurt e prere Lleshi, duke e mbyllur kete bisede. Duke menduar se ndodheshim ne nje zone ku rralle jepet rasti per te kaluar dhe ku kryeplaku eshte me i tremburi nga te gjithe, e pyesim Lleshin se si shpjegohet qe ne kete fshat, ne zbatim te Kanunit, te qellojne me arme nese kalon ne kembe ne pronen e tjetrit. I zene ngushte nga pyetja dhe duke pohuar se nuk eshte aspak dakord edhe me kete zakon primitiv, Lleshi shpjegon: “Ne fakt, ketu nuk i prekin jabanxhinjte. Perkundrazi keta persona, i ndihmojne dhe i orientojne. Por kjo ka vlere vetem heren e pare: Nese jabanxhiu i paralajmeruar, kthehet serish dhe shkel pronen per te kaluar matane, atehere e qellojne qe cke me te”. Por pse!?

    Lleshi pasi mendohet ca gjate, duke rregulluar disa here syzet me xhama te trashe, e gjen nje arsye: “Ja mendoni vete. E zonja e prones mund te jete shtrire dhe po fle ne hijen e pemeve te veta, apo mund te jete duke kryer nevojat personale. C’do tjetri te kaloje aty!? He, mund te ma thoni ju!?”. Ne fakt nuk dime c’ti themi. Fatmiresisht, ne kete zone u bie rruga shume pak te huajve, ndersa banoret e zones tashme e njohin mire kete zakon dhe nuk guxojne te shkojne te njeri tjetri, duke u bere qe brez pas brezi njerezit e ketij fshati 580 frymesh te izolohen nga jeta.

    Por izolimi eshte i tille qe nuk flitet me per “te rejat e shkences”, por per shurdheri totale, nga te gjitha instancat, mbi fatin e nje nene me kater femije, burri i se ciles kreu nje krim dhe eshte duke e vuajtur fajin pas hekurave. Sipas nje vertetimi te para 7 viteve nga kryetari i fshatit Rraje e Zeze, Gjela dhe femijet jane sistemuar ne...kasollen e bagetive tek shtepia e prinderve te saj, ku jetojne edhe sot. Kaq munden t’i ofronin. Por kaq nuk mjaftoka: Duhet t’i rrafshohej shtepia e t’i sharroheshin pemet ne vitin 2010, nje shekull pas Princ Vidit. Nderkohe qe ne te tjeret, jemi duke plotesuar “objektivat e mijevjecarit”...

    burimi: revista klan

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Here pas here djemte e Franit, sipas porosise se te atit, pengonin familjen e kusheririt qe te ngjitej ne pyllin siper shtepise, apo te kalonin ne rrugen anes lagjes per te derguar femijet ne shkolle. Fillimisht me fjale, pastaj duke bllokuar rrugen me ferra e driza dhe me ne fund duke qelluar me shpulla te miturit.
    Cfare thote kanuni per udhen e katundit

    NYE I GJASHTĖDHETEDYTĖ.
    Udha e katundit.
    “Udhėt janė drejt e tokės”

    §.267. "Udha e shtegu nderrnjet dy megjeve lypė pashin e vet".
    a) Udha e lagjeve tė katundit do tjét e gjānė tetė pllāmbė, kater pllāmbė niani, kater tjetri.
    b) Per tė ngulun tė gardhit nderrnjet dy arnajve, do tė lźhen tetė pllambė: są njāni są tjetri.
    c) Po s'kje udhė katundi, por udha e dy kufijarve, kėta, nė laēin rrugė nderrnjet, do tė lānė ka nji pllambė per shoq, ashtū qi kufini tė jesė nė mjedis, po s'lān rrugė, gardhin do t'a thurrin zbashkut.

  3. #3
    Vetem rruge bicikletash lejoka kanuni

  4. #4
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar mė parė nga gjethplepi
    Ju ftoj te diskutoni kete teme
    Rreth ēfarė? Feudalizmit?!
    Jemi nė shek XXI dhe rendi feudal vazhdon tė jetė i gjallė mes nesh. Ėshtė detyrė e shkencės tė na shpjegojė se si mund tė ekzistojė njė perceptim kaq i zbehtė rreth civilizimit. Kėtu gjėndet dhe vija ndarėse mes njeriut dhe kafshės me dy kėmbė.
    relata refero

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Faji i kujt eshte i shtetit apo i individit ? shume po flitet rreth keti fenomeni po asgje spo merret vesh ....

  6. #6
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anėtarėsuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Po cte beje shteti? Maloki dhe ne kryeqytet te zbresi, do mari kanunin ne torbe per konsultim.
    Cdo gje eshte relative...

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Njė titull idiot, pėr njė histori qėllimisht tė shkruar me art pėr tė sulmuar njė dokument qė sot shumė pak njerėz dijnė se si ta intepretojnė.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    -
    Anėtarėsuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Shih, shih, na doli faji i individit tani. Po para `90 pse nuk kishte vrasje kanunore apo kishin frike se mos i qortonte organizata baze apo fronti i lagjes?

    Jo mor jo, po kur vrasesi del me 6 muaj burg se eshte kunati i shokut Xhemal.....faji i individit eshte?
    Nuk them qe nuk eshte kafsheri por kur s`ka shtet vendi quhet anarki dhe secili vret per hesap te tij.
    -

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjethplep..

    thx per kte shkrim te bukur qe ke sjelle.
    gazetari duket qe serozisht eshte ulur te shkruaj.
    ai ka hulumtuar pyetur e sqaruar cdo ngjarje e ceshtje te problemit ne fjale..
    .
    i lumte.

    ..

    ne fakt ne kte batak lundron gjithe Shqiperia..

    gati ne cdo familje e fis e fshat lagje e qytet endet e luftojne me njera tjetren " e drejta" me te "pa drejten".

    dhe shpesh punet i ndan "mejdani".. ose ajo "makina llogaritse"..pra kallashi..

    dhe nuk u vihet faj disave..

    nuk eshte ceshtje kanuni ktu..

    eshte ceshtje dinjiteti..

    askush nuk duron ta shkelesh ne prone..ne djerse ne kulete..

    e pra disa te shkelin atje ku nuk mban me..

    e shkelsit jan dhe nga jugu e nga veriu..dhe nga cameria dhe nga kosova..dhe nga bregu detit e gjer te malet mbi 2000 metra te dibres e Korces..

    te shkelurit..nuk duan kalladsh por vec pak drejtesi.. e kur ate nuk e gjejne kapin kallashin e te terbuar nga sedra e lenduar e poshterimi nuk pyesin me..

    e mbani mend "dilaveri"-n e Brarit?

    pra kallashi do vloje edhe nji kohe te gjate derisa shkelsit e nderit e te prones e te burrerise ta marrin vesh.. se.. kadal beg se ka hendeg..

    i uroj kti trimit llesh geg fran ndue pjeter frrok zef mark ndout .. a si e ka.. te dale gjalle nga burgu.. e tja u kendoje nje kenge te bukur qelbanikve qe ja shkatrruan familjen.. me nji gerrrr-rrrrr te gjate..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Llesh Lekgegaj kreu nje krim dhe po vuan denimin me 18 vite burg. Por kjo eshte vuajtja me e lehte per te. I kane rrafshuar shtepine, i kane prere pemet. Dhe familja e tij jeton ne nje kasolle bagetish (jo ne ate fshat).
    Kuj i rrafshohen shtepite, i priten pemet dhe i merret shtepia dhe pala qe ben krimin per vetmbrojtje ose si pasoje e mosmarrveshjes, ketyne njerzve tu hupe fara krejt nga ai fshat e te dyndet prej andej?
    Cfare thote kanuni i Leke Dukagjinit qe at Shtejfen Gjecovi e ka shkruajte ne leter?

    NYE I TETĖT
    Caktimi i ndeshkimit mbas cillsis sė fajit.

    §. 17.- 1.- Kush then kishėn, asht i djegun e i pjekun e i qitun me rob e robi jashta Bajrakut. Fajtori – dorėrasi bahet batare prej Bajrakut, e shkon gjakhupė. Vllaznia e fisi ma i afermi i bakeqit e blen token e tij, e ēmimi i saj i shkon kishės sė thyeme.
    9.- Ai, qi vret Meshtarin, bahet batare prej Bajrakut e gjaku i hupė. Ma teper i digjet shpija, toka i lihet bar, pemėt, vneshta e kopshtijet i priten e i rrenohen. Toka e pronet e dromet e tija jesin per kishė; por vllaznija munden me i shperblye me pare


    Mos ishte prift Fran Lekgega qe me ba keto lloj marrishansh?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •