Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 19
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    10 yjet e futbollit, që nuk morën dot pjesë në asnjë Kupë Bote…

    Nga Ueah te Best, nga Kantona te Gigs, ja disa nga lojtarët e mëdhenj, që s’luajtën kurrë në botëror…
    Uejn Runi, tashmë është në botëror. Sidoqoftë, atje mund të mos jenë fare mirë disa “yje”, duke filluar nga Henri dhe Ronaldo, të cilët rrezikojnë të kenë fatin e Ibrahimoviçit, që u eliminua me Suedinë. Ndër vite ka pasur edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj, që nuk e patën asnjëherë fatin të ishin të pranishëm në Kupën e Botës.

    1.Xhorxh Best

    Ndryshe nga dy më të mëdhejtë, të ngjashmit e afërt të tij, Pele e Maradona, Besti anjëherë nuk pati mundësinë të fitonte qoftë edhe i vetëm një botëror, siç bëri Pele mirë dhe akoma më mirë Maradona; madje ai as që ishte i pranishëm në një të tillë. Irlanda e Veriut u kualifikua për Botërorin 1958, por në kohën që luante i madhi Best, ato nuk ishin më e njëjta forcë futbollistike dhe nuk arritën të kualifikoheshin në vitet kulmore të tij. Irlanda e Veriut u kualifikua edhe për Kupës e Botës 1982 në Spanjë. Në atë kohë u fol që trajneri Billi Bingëm pati ndërmend ta përfshinte në skuadër Bestin, por në moshën 36‑vjeçare ai ishte dhjetë vjet larg më të mirës së tij dhe me një ton birrë në atë trup të munduar. Kështu që nuk ndodhi asgjë.

    2.Alfredo di Stefano

    Ky njeri i dha futbollit ndërkombëtar më të mirën e tij, duke luajtur për tre përfaqësuese, Argjentinën, Kolumbinë dhe Spanjën, por përsëri nuk arriti të luante në një botëror. Më 1950, Argjentinën e shpërfillën si vend mikpritës dhe ai refuzoi të merrte pjesë në përfaqësuese, nuk mund të përzgjidhej për Spanjën më 1954, ndërsa Spanja nuk u kualifikua në vitin 1958, së fundi në Kupën e Botës 1962 ai ishte i dëmtuar, pra i pamundur të merrte pjesë.

    3.Rajan Gigs

    Do të kish luajtur të paktën në tre botërorë, nëse nuk do të ishte lindur në Kardif të Uellsit. Kështu, me pak zili i shihte shokët e tij të skuadrës të Mançester Junajtid çdo katër vjet, që bënin përpara në turneun më madhor të futbollit, ndërkohë që qëndronte në shtëpi, duke u ushtruar me goditjet e lira.

    4.Xhorxh Ueah

    “CV”‑ja e Xhorxh Ueasë ngjan me një listë 137ndrrash për çmime‑trofe të futbollit të madh: “Futbollisti europian i vitit” (Topi i Artë), “Futbollisti FIFA i Vitit”, tre herë “Futbollisti më i mirë i Afrikës”, “Futbollisti Afrikan i Shekullit”, fitues i titullit dhe Kupës së Francës, dy herë kampion i Italisë, shënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve më 1995/96. Pavarësisht suksesit të pamatë vetiak, ai asnjëherë nuk iu qas këtij suksesi me përfaqësuesen e atdheut të tij, Liberisë. Kësaj iu afrua dëshpërimisht pranë, kur nuk u kualifikuan për Botërorin 2002, vetëm për një pikë. Ai mbetet i vetmi fituesi i “Topit të Artë”, që nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të Kupës së Botës.

    5.Erik Kantona

    Francezi enigmatik pati një karrierë të trazuar ndërkombëtare. Pasi u thirr për herë të parë në vitin 1987, një vit më pas ai u përgjigj duke u vetëpërjashtuar, pasi e quajti publikisht trajnerin e asaj kohe, Henri Mishel, “një thes me m…”. Mishelin e larguan më vonë, pasi Franca nuk arriti të kualifikohej për botërorët “Italia 90″ e “USA 94″. Më 1995, ai iu “dha luftimit kung fu” me një tifoz të Kristal Palasit në radhën e parë të tribunës, duke humbur shiritin e kapitenit të Francës dhe duke u pezulluar nga përfaqësuesja. Në kohën e pezullimit të tij, Zinedin Zidani kishte hedhur “rrënjë” në skaudrën e “Le Bleus”. Që nga ajo kohë, Kantonaja nuk luajti më asnjëherë për Francën.

    6.Jan Rash

    Ndoshta hedh disi dritë mbi përfaqësuesen e Uellsit, po të përmendësh se Rashi më parë debutoi për uellsinët se sa për Liverpulin. “Makina e golit” e Liverpulit, ishte një prej sulmuesve më të mirë të brezit të tij, por fatkeqësisht për atë vetë, kolegët e asaj përfaqësueseje ishin shumë larg tij. Kështu, ata nuk arritën të kualifikoheshin në asnjë turne madhor, përgjatë të gjithë karrierës së tij futbollistike. Në përfundim ishte shumë mirë që Rashi e kuptoi që në fillim, pasi befasisht e transferuan tek Juventusi, se “çdo të thotë të jetosh në një vend të huaj”, çka mund t’i kish ndodhur edhe në Spanjë e gjetiu.

    7.Bernd Shuster

    Një tjetër futbollist, me një sallon të pasur trofesh, që i fitoi, kur luante për Barcelonën dhe Realin, por edhe një titull kampioni të Evropës, më 1980, kur ishte më i miri në përfaqësuesen e Gjermanisë Perëndimore. Sidoqoftë, një sërë mosmarrëveshjesh me Federatën Gjermane të Futbollit, trajnerin Jup Derval dhe vetë shokët e skuadrës bënë që të mos ishte pjesëmarrës në Botërorin 1982. Ai u largua nga futbolli ndërkombëtar vetëm kur ishte 24 vjeç.

    8.Mat Lë Tisier

    Legjenda e Sandërlendit, u la mënjanë, si rregull nga trajnerët e Anglisë, që pasonin njëri‑tjetrin, paçka talentit të tij të dukshëm dhe aftësisë për të shënuar gola. Kur iu dha mundësia të luante në skuadrën përfaqësuese të drejtuar nga Glen Hodëlli për Botërorin 1998, në një ndeshje miqësore me Anglinë B, kundër Rusisë ai shënoi një trigolash por nuk mjaftonte dhe përsëri Glen Hodëlli nuk e përzgjodhi. Hodëlli mund të jetë penduar për këtë vendim, kur nuk e kishte në dispozicion ekspertin e 11‑metërshave, Lë Tisie, pikërisht kur Anglia edhe një herë eleminohej me ato gjuajtje 11‑metërshash.

    9.Jari Litmanen

    “Finlandezi Fluturues” fitoi shumë tituj dhe kupa me Ajaksin, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve më 1995, vit kur u rendit i treti në votimin për Futbollistin Evropian të Vitit. (Topi i Artë). Madje edhe në kohën e tij tek Liverpuli, kohë e mbushur me dëmtime, ai fitoi medalje të Kupës së Federatës Angleze (FA apo Kupën e Mbretëreshës), Kupën Uorthington dhe atë UEFA. Por në skenën ndërkombëtare, Jari ishte “peshku i madh në një hauz të vogël finlandez” dhe asnjëherë nuk pati mundësinë të demonstrojë atë që vlente në kompeticionin më madhor të futbollit botëror.

    10.Paulo Di Kanio

    Kur nuk shtynte gjyqtarët, nuk fitonte çmime të “fair play”‑it, apo duke demonstruar përshëndetje fashiste, Paulo Di Kanio ishte një futbollist tejet i talentuar, dhuntitë e të cilit, ia vlenin edhe çmimin më të kripur të pagave, biletave etj. Por, ish‑sulmuesi i Uest Hemit, Milanit, Juves, Napolit, Lazio, jo vetëm që nuk ishte i pranishëm në një Botëror, por për më tepër asnjëherë nuk u thirr në përfaqësuesen e vendit të tij. Mospërfshirja e përhershme e tij në përfaqësuesen italiane, zakonisht i vishet karakterit dhe prirjes së tij për të ngjizur zënka me trajnerët e vet. Ish‑trajneri i Italisë, Dino Xof e sintetizoi mjaft mirë kur e pyetën se përse nuk e thirrte Di Kanion: “Sepse, tashmë kam mjaft probleme dhe nuk më duhet edhe një shtesë”.
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  2. #2
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Kane harru edhe Mehmet Scholl.
    Tony Montana: I kill a communist for fun, but for a green card, I gonna carve him up real nice.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    George Best nuk eshte kualifiku edhe per faj te Shqipris. Irlada ka barazu ne Tirane. E kam lexu te autobiografia e tij, ku i quan ditet qe ka ndejte ne Tirane si me te merzitshmet e jetes se tij. Ushqimi i spifur, hoteli pa kushtet minimale etj etj.

    Giggs me sa di une e ka te atin anglez. Jeton ne Angli qe i vogel. Kishte pase mundsi me lujt ne botror po te kishte zgjedh kombetaren angleze (megjithse mire ka ba, nqs e ndien veten Uellsian)


    Citim Postuar më parë nga Der_Kaiser5 Lexo Postimin
    Kane harru edhe Mehmet Scholl.
    Kur kan fute edhe Di Canion ne ket liste (lojtare i mire por jo yll), mund te permenden edhe nja 500 lojtare te tjere. Perfshi edhe Riza Lushten e Loro Borçin

  4. #4
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga Der_Kaiser5 Lexo Postimin
    Kane harru edhe Mehmet Scholl.
    me sa mbaj mendu une mehmet scholl ka luajtur ne france 1998 !!! nuk e di sa sakte e mbaj mend !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga SaS Lexo Postimin
    me sa mbaj mendu une mehmet scholl ka luajtur ne france 1998 !!! nuk e di sa sakte e mbaj mend !!!
    jo nuk ka lujt. ne euro 96 ka lujt. edhe ne euro 2000 ne mos gaboj

  6. #6
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Jo, ne 98 Vogts mori Stefan Freund ne vend te tij, dhe ne 2002 ishte i demtum. Me duket se edhe Gunter Netzer nuk ka luajtur ne asnje boteror, ne 1974 e kam te sigurte qe nuk ka lujt.
    Tony Montana: I kill a communist for fun, but for a green card, I gonna carve him up real nice.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Gunter Netzer në botërorin 1974 ka luajtur rol kyç tek Gjermania. Ka pasur mbi shpatulla dhe numrin 10

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Aikido Lexo Postimin
    Gunter Netzer në botërorin 1974 ka luajtur rol kyç tek Gjermania. Ka pasur mbi shpatulla dhe numrin 10
    vetem nje ndeshje ka lujt ate boteror kunder pjeses tjeter gjermane
    dhe kjo ishte e vetmja per te ne historine e boteroreve
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    vetem nje ndeshje ka lujt ate boteror kunder pjeses tjeter gjermane
    dhe kjo ishte e vetmja per te ne historine e boteroreve
    E di që ka luajtur 21 minuta dhe ka shënuar gol. Me informacionin që kam lexuar, tani kush e ka jetuar atë kohë e di më mirë se unë

  10. #10
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Rolin e Netzer e mori Wolfgang Overath ne 1974. Netzer ishte ylli i i Euro 1972 dhe shpeshhere krahasohej me Cruyff. Reali e mori si kunderpergjigje ndaj Barces e cila mori Cruyff ne ate kohe. Keshtu mesa di une, por paska lujt ne ate boteror te 74
    Tony Montana: I kill a communist for fun, but for a green card, I gonna carve him up real nice.

  11. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Citim Postuar më parë nga Der_Kaiser5 Lexo Postimin
    Rolin e Netzer e mori Wolfgang Overath ne 1974. Netzer ishte ylli i i Euro 1972 dhe shpeshhere krahasohej me Cruyff. Reali e mori si kunderpergjigje ndaj Barces e cila mori Cruyff ne ate kohe. Keshtu mesa di une, por paska lujt ne ate boteror te 74
    Kaisero, me të lexuar e kam dhe unë, çfarë kam parë dhe tek ESPN Classic, nuk e kam jetuar atë periudh. Dhe me çfarë më kanë treguar, që ka qënë lojtar shumë i mirë, po me karakter shumë të keq.

  12. #12
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Citim Postuar më parë nga Aikido Lexo Postimin
    Kaisero, me të lexuar e kam dhe unë, çfarë kam parë dhe tek ESPN Classic, nuk e kam jetuar atë periudh. Dhe me çfarë më kanë treguar, që ka qënë lojtar shumë i mirë, po me karakter shumë të keq.
    Ashtu ishte, Schuster ishte Netzer i dyte i pasuar me pas nga Effenberg.
    Tony Montana: I kill a communist for fun, but for a green card, I gonna carve him up real nice.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Aikido Lexo Postimin
    E di që ka luajtur 21 minuta dhe ka shënuar gol. Me informacionin që kam lexuar, tani kush e ka jetuar atë kohë e di më mirë se unë
    une e di qe kan hum 0-1 ate ndeshje
    JO SEKS PARA MARTESE

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    saper korrigjim MAT LE TISIER eshte legjend tek SOUTHAMPTON
    po ZOLA a ka lojtur ndonje ndeshje botrori pasi nuk e mbaje mend ndonje ndeshje

  15. #15
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Citim Postuar më parë nga Der_Kaiser5 Lexo Postimin
    Kane harru edhe Mehmet Scholl.
    E Mbaj Mend shum mir qe Mehmet Scholl ka luajtur ne botrorin 98 ne franc dhe esht demtuar ne ndeshje Gjermani Jugosllavi qe ka dal 2 me 2
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  16. #16
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Citim Postuar më parë nga ^_BIM_BUM_BAM_^ Lexo Postimin
    E Mbaj Mend shum mir qe Mehmet Scholl ka luajtur ne botrorin 98 ne franc dhe esht demtuar ne ndeshje Gjermani Jugosllavi qe ka dal 2 me 2
    E ke gabim, ky eshte ekipi i 1998 dhe duket qarte qe Mehmet Scholl mungon. Ne vend te tij Vogts mori Steffen Freund te Borussia Dortmund.

    http://www.sport-finden.de/statistik..._wm_1998.shtml
    Tony Montana: I kill a communist for fun, but for a green card, I gonna carve him up real nice.

  17. #17
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560
    Citim Postuar më parë nga Der_Kaiser5 Lexo Postimin
    E ke gabim, ky eshte ekipi i 1998 dhe duket qarte qe Mehmet Scholl mungon. Ne vend te tij Vogts mori Steffen Freund te Borussia Dortmund.

    http://www.sport-finden.de/statistik..._wm_1998.shtml
    Nuk edi po ketu duket qe ka qen dhe markus babel pasi ai e refuzoi kete botror pasi esht len jasht ne nje ndeshje eliminatore
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

  18. #18
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    saper korrigjim MAT LE TISIER eshte legjend tek SOUTHAMPTON
    po ZOLA a ka lojtur ndonje ndeshje botrori pasi nuk e mbaje mend ndonje ndeshje
    ka luajtur ne 94 por mori karton te kuq nuk e mbaj mend mire cfare ndeshje ka qene !!! duhet te futem ne youtube qe te freskoj memorien !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  19. #19
    10.Paulo Di Kanio


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •