Atėhere t'i kthehemi temės, ti pranon se njė kishė pa predikimin e sė Djelės, pa pastor, plak apo pleq dhe pa studim biblik, nuk mund tė quhet kishė ungjillore. E kam kuptuar drejt?
Atėhere t'i kthehemi temės, ti pranon se njė kishė pa predikimin e sė Djelės, pa pastor, plak apo pleq dhe pa studim biblik, nuk mund tė quhet kishė ungjillore. E kam kuptuar drejt?
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Kishe pa Bari sepse kete kuptim ka fjala Pastor nuk na jepet ne bibel dhe ne modelin e dhjates se re.
Kishe ku nuk predikohet dhe nuk mesohet ungjilli nuk besoj te kete ne dhjaten e re.
Sa here qe mblidheshin madje kishte mesime kishte deshmi, predikime, deshmi per misionn, lutje, etj. Keto nuk eshte se duhet te behn se sben te djelen por edhe ne dite te tjera ne cdo dite eshte mire te jemi bashke.
Sic thashe me larte nuk kam vene re ne dhjaten e re te kete ndonje kishe qe nuk merret me studime te fjales. Bereasit ishin me fisnike ne kete pune me te zellshem
Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
Shumė bukur e the, vėlla Matrix. Prandaj po sjell dy vargje nga njė poezi qė kam postuar nė sofra e pėrbashkėt e krishterė, qė pėr mua tregojnė se si ėshtė Kisha.MatrixLe te flasim me mire se cfare eshte Kisha dhe me pas se cfare eshte Kisha Organike
Tė falenderoj, o Zot, qė Nusen kam parė,
tė lirė, tė shpenguar dhe pa asnjė barrė!
Sarayu, the one who is streaming.
Atehere po vazhdojme me temen
Jo me kot pyeta se a ka kisha ungjillore pa ate 3 elemente. Kete do e sqaroj me poshte. Por para se te kalojme aty, do doja te kthehemi dhe njehere nga fillimi.
Le te themi fillimisht se cfare nuk jane Kishat Organike
1-) Kishat Organike nuk jane nje konfesion i katert i krishtere krahas Orthodhoksise, Katolicizmit dhe Protestantizmit/Ungjilloreve
2-) Kishat Organike nuk jane nje perzjerje ekumenike konfesionesh (Orthodhoks+Katolik+Protestant/Ungjillor)
Por cfare jane ato?
(vazhdon)
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Matrix ka shumė tė drejtė. E parė nga ana doktrinore, Kisha e ka zanafillėn e saj qė nga pėrjetėsia. Ajo ka qenė gjithmonė brenda Krishtit dhe Ajo ka dalė nė kohė nga brinja e Tij.
Nė zanafillė, Eva ėshtė njė ikonė e bukur, e mahnitėshme, madhėshtore e Kishės sė Krishtit. Ashtu siē doli Eva nga brinja e Adami tė vjetėr, ashtu doli edhe kisha nga brinja e Adamit tė ri, Krishtit.
Kjo ėshtė ana doktrinore, por le ta shohim pak nga ana praktike. Kur lindi Kisha nė kohė?
Mendoj se para se ajo tė lindė ka pasur njė fazė embrionale. Dhe ajo fazė ėshtė koha rreth 3 vjet e gjysėm qė Krishti ndenji me dishepujt e Tij. Ēfarė bėnte Krishti me ta?
E dimė shumė mirė se Kisha ėshtė pasioni i Atit dhe i Krishtit. Mendoni pak pėr veten tuaj. Nėse ju keni ndonjė pasion, a nuk do rrinit tėrė ditėn duke i folur tė tjerėve pėr kėtė pasion? Sigurisht! Atėhere, ēfarė bėri Krishti? U fliste dishpujve tė Tij tėrė kohėn pėr Kishėn? Si ėshtė dhe si duhet tė jetė ajo? Si funksionon apo si duhet tė funksionojė? Jo, aspak! Nė fakt, tek ungjijtė kisha pėrmendet vetėm dy herė. Por Krishti bėri diēka mė shumė, Ai shkoi pėrtej thjeshtė tė folurit pėr kishėn, Ai e jetoi kishėn bashkė me dishepujt.
Qėndrimi sė bashku i dishpujve me Krishtin pėr rreth 3 vjet e gjysėm pėr 24 orė ishte mėnyra e tė jetuarit sė Kishės. Ēfarė bėnin tėrė kohėn dishepujt me Krishtin? Ata kalonin kohė sė bashku, ata bisedonin sė bashku, ata ndanin me njėri-tjetrin, ata dėgjonin me endje Krishtin, ata qėndronin nė kėmbėt e Jezu Krishtit, ata bėnin ēfarėdo qė u kėkonte Krishti, ata ndonjėherė grindeshin me njėri-tjetrin. Ata bėnin gjithēka sė bashku, nė njė mėnyrė natyrale, spontane, tė thjeshtė. Ata thjeshtė jetonin me Krishtin. Kjo pra mendoj se ėshtė faza embrionale e Kishės sė Tij.
Deri tani, a shohim ndonjė pastor/bari, prift apo drejtues? Po! Pastori, prifti apo drejtuesi i tyre ishte Krishti! Po ndonjė drejtues njerėzor, a shohim? Sigurisht qė jo! A shohim ndonė predikim tė sė Djelės? A shohim ndonjė studim biblik? Sigurisht qė jo!
Mė vonė do vazhdoj mė tej mendimet e mia.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga marcus1 : 05-11-2009 mė 05:06
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Krishti si zbulese e Atit dhe Kisha si zbulese e Krishtit
Ajo qe dua te theksoj se Roli i Kishes eshte shume i rendesishem. Pa Te, zbulesa e Krishtit do ishte e pjesseshme. Ashtu sikurse zbulesa e Atit pa Krishtin eshte e pamundur, ashtu dhe zbulesa e Krishtit pa Kishen eshte, nuk do thoja e pamundur, por e zbehte dhe e pjesshme.
Kush eshte Krishti?
Krishti eshte Gjithkca qe na ofron Ati. Ai eshte Jeta, Drita, E Verteta, Shenjteria, Shpetimi, Dashuria, Rruga, Paqja,Pastertia etj... (ketu cdo vella dhe moter mund te shtojne shume te tjera)
Kush eshte Kisha?
Kisha eshte Trupi i Krishtit. Nje trup ne shume gjymtyre. Cdo i krishter kur rilind, ai bashkohet me Krishtin. Duke u bashkuar me Krishtin, ai behet i shenjte, sepse eshte bashkuar me Shenjterine, behet i shpetuar se eshte bashkuar me Shpetimin, behet i paster se eshte bashkuar me Pastertine, njeh te Verteten dhe Rrugen sepse eshte bashkuar me Ate qe eshte E Verteta dhe Rruga, behet bashketrashegimtar me Krishtin, behet anetar dhe shtylle e trupit te Tij etj, etj...Me nje fjale, cdo i krishter merr nje identitet te ri kur ai bashkohet me Krishtin
Dy identitetet
Cdo njeri ka identitetin qe merr nga Adami (dmth nga prindrit) Nqs ai rilind ne Krishtin, ai merr nje identitet te ri.
Keshtu dikush, sipas Adamit, mund te jete:
Djale apo Vajze i/e filanit dhe filanes, i zgjuar apo me pak i zgjuar, ka prirje per shkence, sport apo muzike, ka vese te ndryshme dhe zakone te ndryshme etj
Ndersa sipas Krishtit ai eshte:
Bir i Perendise, I Shenjte, I paster, I ulur bashke me Krishtin ne vendet qiellore, Vella, Moter, bashkeqytetar dhe bashketrashegimtar me te shenjtet (etj, etj..)
Identiteti i trete
Deri ketu cdo gje eshte ne rregull. Por fatkeqesia eshte se shume te krishtere nuk qendrojne ne identitetin e tyre te ri qe kane marre ne Krishtin (pra tek identiteti i dyte). Ata fillojne te identifikohen me grupin/kishen ku mblidhen, me doktrinen qe besojne, me menyren si mblidhen, me historine e asaj kishe, me liderin e kishes ku shkojne, me misionarin qe e ka krijuar ate kishe etj..etj...Keshtu dashur pa dashur, ata fitojne nje identitet te trete.
Ky nuk eshte nje problem i ri. Ky problem filloi qe ne kohen e apostujve. Mjaft te kujtojme se ne Korinth dikush thoshte jam i Palit, dikush i Apollos, dikush i Pjetrit. Dikush tjeter thoshte: Jam i Krishtit (duke mos i pranuar keta te tjeret qe thoshin qe jemi te Palit, Pjetrit apo Apollos)
Kishat Organike
Pas kesaj paranteze, besoj se tani do jete me e lehte ta sqaroj se kush jane Kishat Organike.
Ti Vella, Ti Moter je Kisha Organike! Kisha e Gjalle qe Krishti ka ndertuar me Gjakun e Tij! Ti je Nusja e Krishtit(Ne fakt, nuk je vetem ti, por gjithe ata qe kane rilindur ne Krishtin!)
Sfida jote eshte a do te qendrosh ne identitetin e dyte apo do kalosh ne identitetin e trete?
Pergjate historise ka pasur te krishtere qe kane pranuar te qendrojne ne identitetin e tyre te dyte me cdo kusht, qofte dhe me cmimin e jetes se tyre.Dhe sot ka grupe te tilla. Kjo nuk do te thote se keta jane me te mire se te tjeret (se ata qe kane zgjedhur te jetojne me identitetin e trete). JO! Edhe ata qe jetojne ne identitetin e trete, identitetin e tyre te dyte e kane dhe jane pjese e Krishtit dhe Kishes Organike ( ndonese pa e kuptuar as vete)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 05-11-2009 mė 06:23
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Kjo eshte ajo qe doja te ndaja me ju. Eshte dicka qe nuk e kam perkthyer, por e kam perjetuar pergjate jetes sime si i krishter. Kuptohet qe jo cdokush mund te bjere dakord. Sidoqofte, cdokush eshte i lire te komentoje
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Amen vėlla, ky ėshtė themeli, baza e tė qenit pjesė e Kishės sė Tij. Tė njohim identitetin tonė nė Krishtin.
Ndėrkohė duhet tė ndėrtojmė mbi kėtė bazė, mbi kėtė themel dhe tė pėrjetojmė atė kishė, pjesė e sė cilės janė tė gjithė tė larit me gjakun e Krishtit. Prandaj do doja tė shihnim nė praktikė se si dukej kisha nė shekullin e parė.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Krijoni Kontakt