Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Mulla Arben Hyseni (1980-1998)

    Mulla Arben Hyseni (1980-1998)

    Nga Mexhid Yvejsi, Gjakovė

    “Dėshira ime e vetme ėshtė tė bie shehid pėr lirinė e Kosovės.”

    Mulla Arben Hyseni njė hoxhė dėshmor qė u vra pėr Kosovė me armė n’dorė…

    Arben Hyseni, djali i Rexhep Hysenit, u lind me 12 Prill 1980, nė katundin Godanc nė rrethin e Shtimes. Rrjedh nga njė familje e varfėr fshatare, por e pasur nga trashėgimia fetare e atdhetare…
    Mėsimet fillestare i kreu nė fshatin e lindjes, me rezultat tė shkėlqyeshėm, ku dallohej nė lėndėn e historisė dhe tė edukatės fizike.
    Nė vitin 1995 u regjistrue nė Medresenė “Alauddin” nė Prishtinė, ku e vazhdoi mėsimin me shumė interesim dhe ishte ndėr nxėnėsit mė tė mirė tė klasės sė vetė.
    Kėshtu vazhdoi deri sa e kreu vitin e tretė. Viti qė e kreu vitin e tretė, viti 1998, ishte viti vendimtar pėr kėtė dhe pėr atė jetė…
    Pse? Sepse ai kishte njė dėshirė tė vetme dhe ajo ishte:
    “Dėshira ime e vetme ėshtė tė bie shehid pėr lirinė e Kosovės.”
    Arben Rexhep Hyseni, hoxha i.ardhshėm, e la shkollėn e dashur, medresėnė, e la familjen dhe u nisė nė luftė pėr atdhenė…
    Ishte data 18 gusht, e vitit 1998, kur Mulla Arben Hyseni, me disa shokė nga katundi, u rreshtue nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė Krojmir tė Drenicės…
    Nė Krojmir tė Drenicės, por edhe nė vise tė tjera, nė Kosovė e Shqipni, kudo qė Mulla Arbeni shkoi, tė gjithė e thėrrisnin Mulla Arben, Hoxha Arben, kudo qė kishte shkuar, ai ishte njė personalitet shumė i nderuar…
    Hoxha, Mulla Arbeni, pėrveē qė ishte trim e guximtar, ishte i dashur, modest e bujar. I kryente pa fjalė, me pėrkushtim tė gjitha detyrimet fetare, luftarake, kombėtare…
    Dėshmon shoku i tij , Enis Rexha, shok shkolle, nė Medresenė “Alauddin” nė Prishtinė, njėherėsh edhe bashkėluftėtar, kur, gjatė kohės sė luftės, e kishin pyet njė herė hoxhėn, Mulla Arbenin, se:
    “Cila ishte dėshira e tij e vetme nė kėtė jetė?”
    Hoxha, Mulla Arbeni, shokėve ushtarė, eprorė, bashkėluftėtarė, iu pėrgjigjet:
    “Njė ditė tė gjithė do tė takohemi me vdekjėn, kush mė herėt e kush mė vonė, por dėshira ime e vetme ėshtė tė bie shehid (dėshmor) pėr lirinė e Kosovės”.
    Me 14 dhjetor 1998, duke u kthyer nga Shqipnija me armatim, sė bashku me 149 ushtarė tė UĒK-sė, prej tė cilėve u vranė 36 ushtarė , nė mesin e tyre ishte edhe hoxha, Mulla Arben Hyseni qė u vra nė Kosovė, pėr Kosovėn…
    Dėshirėn e tij tė vetme nė kėtė jetė, siē e tha vetė, ishte tė bie shehid, dėshmor, pėr Kosovė, e kėte ia plotėsoi Zoti i Madh dhe i Vėrtetė…

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e hasanhyseni
    Anėtarėsuar
    22-12-2008
    Postime
    139
    Allahu e shperblefte me xhennet kete djale te ri dhe ty qe po na sjell keto histori te bukura Mexhid!

    Esselamu alejkum we rahmetu Allah!
    Vetėm Zoti mund tė mė gjykojė!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615
    Ve alejkum selam
    HasanHyseni,

    Amin! Ashtu u bėftė!

    Unė po pėrpiqem, po e kryej njė detyrė, ndoshta dikush tjetėr mund ta bėjė edhe ma mirė....
    Selam,
    Mexhid Yvejsi,
    Gjakovė, 4 Nėntor 2009

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •