Rikthen virozat, këshilla mjekësore për të trajtuar gripin


Te ftohja e zakonshme dominojnë simptomat në fyt:



- dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë

- pastaj fillon rrjedhja e sekrecionit nga hunda, duke çuar në shkuarjen e hundëve dhe pastaj tharjen e sekretit në hundë

- edhe fyti prodhon sekrecion dhe në këtë rast pengon frymëmarrjen

- paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit

- teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme të ftohjes së zakonshme, të cilat ndodhin si pasojë e sekrecionit dhe ënjtjes




Po ashtu mund të paraqiten edhe simptoma të përgjithshme të lehta:



- dhimbje koke e lehtë apo e rëndë

- ethe dhe temperaturë

- shtrëngim i lehtë dhe dhimbje në qafë




Sa u përket simptomave të fytit, janë të ngjashme ose më të lehta sesa te ftohja e zakonshme:



- dhimbja në fyt është zakonisht simptoma e parë

- pastaj fillon rrjedhja e sekrecioneve nga hunda

- edhe fyti prodhon sekrecione

- paraqitet ënjtje e mukozës së hundës dhe fytit

- teshtitja dhe kollitja janë simptoma të rëndësishme po ashtu




Te gripi janë shumë më të fuqishme simptomat e përgjithshme:



- zakonisht ka temperaturë të lartë, e cila konsiderohet si simptoma kryesore, që e dallon gripin nga ftohja e zakonshme

- pavarësisht temperaturës, disa pjesë të trupit janë të ftohta

- paraqitet mundimi në stomak, zakonisht edhe vjellje, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë

- zakonisht ekziston ndjenja e lodhjes dhe dobësimit

- dhimbja e kokës është e pranishme

- dhimbje në stomak dhe çrregullime të tretjes

- dhimbje në të gjithë trupin, sidomos në muskuj dhe nyje

- dhimbje dhe shtrëngim të lehtë në qafë

- sytë mund të skuqen dhe irritohen

- po ashtu edhe lëkura mund të skuqet.






Ftohja e zakonshme dhe gripi janë gjendje, të cilat japin simptoma lokale nga hunda, fyti dhe veshi, si edhe simptoma të përgjithshme, temperaturë dhe ethe. Ftohja e zakonshme dhe gripi mund të paraqiten në disa forma, duke filluar nga ato më lehtat deri te format e rënda. Te ftohja e zakonshme, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si simptoma kryesore. Ndërsa te gripi dominojnë: ethet, dhimbja e trupit, mundimi në stomak, plogështia, si edhe simptomat e tjera të përgjithshme.

Te ftohja, simptomat e para paraqiten në fyt dhe mbesin si simptoma kryesore. Ndërsa te gripi, ethet, dhimbja e trupit, mundimi në stomak, plogështia, si edhe simptomat tjera të përgjithshme janë dominuese.

Shkaktarët dhe simptomat e ftohjes

Ftohja shkaktohet nga viruse të ndryshme, të cilat e ndryshojnë formën e tyre gjatë shumimit. Ftohja e zakonshme mund të transmetohet me anë të teshtitjes apo kollitjes, kur stërkalat nga personi i sëmurë pranohen dhe thithen nga personi i shëndoshë.

Simptomat dhe komplikimet e gripit

Edhe gripi, ngjashëm me ftohjen e zakonshme, shkaktohet nga viruse të cilat ndryshojnë shumë shpejt, mirëpo zakonisht, çdo vit ekziston një virus kryesor, i cili përhapet në gjithë botën. Transmetimi i sëmundjes bëhet me anë të stërkalave, të cilat mund të barten me ajër, ose mund ta kontaminojnë ushqimin. Simptomat fillojnë nga një deri në katër ditë, pasi virusi futet në organizëm. Gripi zakonisht fillon si mungesë e përgjithshme e vullnetit që zgjat disa orë, nganjëherë edhe disa ditë. Pastaj simptomat fillojnë të përkeqësohen, duke shkaktuar jokomoditet të përgjithshëm. Si të dallosh që dikush ka ftohje të zakonshme apo simptoma të gripit? Kur një person, ose sidomos një fëmijë, sëmuret nga ftohja e zakonshme ose ka simptoma të ngjashme me gripin, është me rëndësi të matet temperatura, të shikohet prania e sekrecioneve në hundë ose fyt, teshtitja ose kollitja, të shikohet shtrëngimi i qafës dhe të kontrollohet i gjithë trupi për të gjetur ndonjë njollë të kuqe. Këto kontrollime duhet të bëhen disa herë brenda 24 orësh, me qëllim që të dallohet nëse një sëmundje është thjesht një ftohje apo një grip, në raport me ekzistimin një sëmundjeje më të rëndë, siç është meningjiti.

Ushqimet

Hudhra

Ushqimet dhe 10 bimë të cilat janë të njohura për efektet e tyre kundër gripit. Kështu hudhra është një ndër to, ndonëse aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, por hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. Është e shëndetshme për vetë faktin sepse ajo përmban fitokimikate, të cilat i vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin. Është e këshillueshme që të hiqet lëvozhga nga hudhra, të pritet në copa të vogla, të shtypet dhe pastaj të përdoret.

Kërpudhat

Sipas studimeve të bëra ka rezultuar se kërpudhat forcojnë sistemin mbrojtës dhe shkatërrojnë qelizat sëmundje shkaktuese. Ato janë një pjatë e pëlqyer sidomos gjatë periudhave kur jeni të ftohur apo me grip. Ato përdoren si një pjatë e dytë kur skuqen.

Çaji

Në të vërtetë çaji është i njohur nga të gjithë, për efektet e tij kundër gripit dhe të ftohurit, ai është i pasur në kalori, nuk është i kushtueshëm dhe përgatitet lehtë. Çaji përmban polifenole, të cilat antioksidues mbrojtës. Polifenolet janë antibakteriale, antivirale dhe veprojnë si anti-inflamatorë. E rëndësishme është të njihet mënyra dhe masa e duhur për përgatitjen e tij, për të marrë rezultatin e dëshiruar.

Tërshëra

Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralesh dhe beta-glukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Frytet e tërshërës ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit) janë relativisht më të pasura në lipide (5%) dhe përmbajnë proteina (rreth 14%) glucide të ndryshme, (rreth 60%); ku kryesori është amidoni (55%). Tërshëra fuqizon sistemin imunitar. Tërshëra përdoret kryesisht në përbërjen e ushqimeve të fëmijëve.

Manaferrat

Kjo frutë është super i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frutë të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi ky frutë bën të mundur rënien nga pesha, si dhe kontrollon nivelin e yndyrave në gjak. Ky frutë lufton gripin dhe të ftohurit.

Lakra

Jo pak, por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gramë lakër të gatuar. Lakra përmban përbërës, të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë simptomat gripale. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë me kujdes. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.

Mjalti

Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të Dr. Molan mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Kështu që janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit. Përveç shërimit të jashtëm mjalti ka dhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Kështu do ishte e rekomandueshme 2 lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metodë, mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi.

Proteina e hirrës

Proteina e hirrës është një zinxhir aminoacidesh, që ndihmon në përtëritjen e muskujve dhe zhvillimin. Studimet kanë treguar gjithashtu, që ato mund të risin sistemin imunitar, neutralizojnë efektet rrënjësore. Është e rekomandueshme që të konsumohet gjatë periudhave gripale, sepse fuqizon sistemin imunitar dhe ndihmon që të largohet gjendja gripale apo gjendjet e të ftohurit.

Elbi

Një tjetër burim i fibrave dhe beta-glukozëve, elbi ka treguar që përmirëson imunitetin, aq mirë sa kolesteroli i ulët. Antioksiduesit që janë gjetur tek elbi, gjithashtu, mbrojnë qelizat nga dëmtimi, - thotë David Grotto. Elbi mund të shtohet lehtësisht tek supat, mishi i zier, dhe sallatat. Elbi përmban Potasiumin, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave. Këshillohet përdorimi i 4-5 biskotave me elb çdo ditë. Sidomos nëse doni të luftoni gripin.

Patatja e ëmbël

Patatet e ëmbla janë plot me fibra dhe imunizojnë sistemin, rrisin betakarotinën. Mund të fusësh të gjithën në furrë sobe dhe i pjek ato për një tas të shëndetshëm me patate të skuqura. Zhardhokët e saj përmbajnë shumë niseshte e përdoren gjerësisht si ushqim etj. Në mjekësinë popullore patatja përdoret kundër djegieve, plagëve dhe syve të nxirë.


02/11/2009

standart