Close
Faqja 16 prej 82 FillimFillim ... 614151617182666 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 820
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po mire mo.. cdo gje thate ktu po lajme sna dhate..
    duam lajme nga mitingo-protesto-demonstrata..

    bujrum..

    xhuja ku benet..
    mos po filmon atje?

    ja cthot balkam webi i bolino rames..

    --

    Lajm Dite


    Hapja e kutive, opozita nis protestën maratonë



    TIRANE-

    Milo: Po nëpërkëmbet demokracia
    Në fjalën e tij Kryetari i Partisë Social Demokrate, Paskal Milo në protestën e hapjes së kutive ka thënë që duhet ti jepet fund antishtetit, pasi vendi ka nevojë për zgjidhje të krizës. Kjo sipas Milos është kauza për të cilën protestohet sot, për shtetin demokratik.

    “Kauza jonë është e rëndësishme, nuk ka të bëjë me emrat e kandidatëve që iu mohua e drejta për të na përfaqësuar në Parlament. Thelbi është tek demokracia e dhunuar dhe e nëpërkëmbur, ku shqiptarët kanë mungesa të lirisë, për të votuar të lirë, për të administruar vullnetin në kutitë e votimit”, shprehet Milo
    Milo thekson se, demokracia nuk ka mundur kurre te adoptohet në realitetin shqiptar. Ai ndalet të komentoje edhe vlerësimet e ndërkombëtarëve.

    “Ambasadoret e BE shprehën keqardhjen për shkallën e korrupsionit. Por do të bënin më mirë që të mos raportojnë realitetin shqiptar duke mos rrumbullakosur gjysmë të vërtetat”, përfundon Milo.

    Ndoka: Nuk tërhiqemi pa ndëshkuar politikisht hajdutët e votës
    Kreu i demokristianëve Nard Ndoka i cili për herë të parë i bashkohet protestave të PS për hapjen e kutive të votimit, ndonëse kishte shprehur mbështetjen e partisë së tij për këto protesta, theksoi përpara qytetarëve të pranishëm në protesën e sotme se PDK ka provuar me fakte vjedhjen e 11 mijë votave nga ata që ai i quajti “mafia e Sali Berishës”.
    “PDK u bashkua me protestën e opozitës pasi provoi me fakte se vota e qytetarëve është vjedhur nga mafia e Sali Berishës e cila ka vjedhur më shumë se 11 mijë vota” theksoi Ndoka ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të hetojë në varësi të fakteve të depozituara nga republikanët, të cilat sipas tij janë të mjaftueshme për të vërtetuar vjedhjen e votave.
    “Faktet tona i depozituam në Prokurori, por për shkak të presionit të qeverisë, hetimi ende nuk ka nisur” u shpreh Ndoka.
    Kreu i PDK theksoi se partia që ai drejton nuk do të tërhiqet pa ndëshkuar politikisht hajdutët e votave, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë qetësisht.
    “Mos përdorimi i dhunës është arma më e mirë që simbolizon protestën. Ju ftoj të protestojmë qetësisht” tha Ndoka.

    Dule: Vullneti politik mbahet i ngujuar në kuti
    Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule theksoi se vendi qeveriset nga një njeri që nuk mund ta cojë Shqipërinë në Bashkimin Europian për shkak se sic tha ai “në Bruksel nuk shkohet me vullnet politik të ngujuar në kutitë e votimit”.
    Dule theksoi se drejt BE-së shkohet vetëm me transparencë, demokraci e institucione të konsoliduara.

    Ruci: Hapni kutitë sot, se nesër do jetë vonë
    Ashtu sic ishte paralajmëruar, protesta e Partisë Socialiste përpara Kryeministrisë, u hap nga deputeti Gramoz Ruci. Në fjalën e tij Ruci bëri me dije se, fillimi I kësaj proteste është vetëm fillimi i një qëllimi final kundër hajdutëve të mëdhenj të votës së lirë. Ruci ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit në këtë protestë.
    “Përshëndes këtë barrikadë të madhe njerzore e cila ngrihet ndaj hajdutëve të mëdhenj të shtetit”, tha Ruci.
    Në fjalën e tij Ruci theksoi se Shqipëria nuk meriton të qeveriset nga një njeri si Sali Berisha. Pasi ai është i etur për para dhe pushtet edhe pse deklaron se ka në pronësi vetëm një apartament.
    “Nesër do të jemi edhe më shumë, jemi bashkë dhe mendojmë në një mënyrë. Shqipëria nuk meriton të qeveriset nga banda e Sali Berishës, ai për para dhe pushtet është i gatshëm të djegë gjithë Shqipërinë. Ai që thotë se ka në pronësi vetëm një apartament e ka futur vendin në një tunel pa shpresë për të ardhmen”, thekson Ruci.
    Ruci i ka bërë edhe njëherë thirrje Berishës të hapë kutitë e votimit se nesër do të jetë vonë.
    “Ai këron të bëhet zot i votave të shqiptarëve. Ju votoni thotë ai se votat tuja i mbaj unë, ne i themi atij hap kutitë e votimit bëje sot, hapi kutitë se nesër do jetë vonë”!
    Ruci shpreh se Berisha e ka djegur këtë vend 12 vjet më parë dhe po tenton edhe sot pas 12 të mbajë peng votat.
    “Sot ketu 4 muaj pas proves se krimit electoral vota juaj eshte ende ne ate kuti.
    Jemi në udhën e lirisë sonë, për të zgjedhur, për të drejtën e votës sonë, do ti themi jo sundimtarit të fundit në pushtet, atij që na vrau votën”
    Ruci e ka mbyllur fjalën e tij duke iu kërkuar ndjesë kryeqytetasve për të vetmin incident të shkaktuar, atë të bllokimit të trafikut.
    “Kërkoj ndjesë për një detaj. kërkoj ndjesë për problemet me trafikun, por me lejoni të them së asnjë sakrificë nuk është e tepërt. Kjo shërben për ti dhënë fund trafikut të votave, trafikut të dinjitetit”, përfundon Ruci.

    Protestuesit mbërrijnë përpara kryeministrisë
    Turma me qytetarët që i janë bashkuar protestës së madhe të opozitës në sheshin Skënderbej, e udhëhequr nga kryetari e deputetët e Partisë Socialiste dhe krerët e partive të tjera që janë solidarizuar me kërkesat e PS për transparencën e zgjedhjeve. Turma nën sloganet “Dua të shoh votën time” apo “Ku është vota ime” sapo ka mbërritur në sheshin përpara kryeministrisë, ndërsa i gjithë bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me njerëz.

    Ndërkohë ashtu sic pritej edhe deputetët e “Qëndrimit ndryshe në PS” i janë bashkuar protestës pasi ata janë shprehur pro kërkesave për hapjen e kutive të votimit ndonëse kundërshtojnë bojkotin e parlamentit.
    PS ka treguar kështu se është e bashkuar kur bëhet fjalë për transparencën e zgjedhjeve.
    Opozita do të ngrejë zërin përmes protestës 3 ditore për ti hapur rrugën transprencës së zgjedhjeve.

    Hapja e kutive, opozita nis protestën maratonë
    Nis protesta maratonë e opozitës për hapjen e kutive të votimit. Ashtu sic ishte parashikuar, tubimi ka nisur në orën 16:00 në sheshin Skënderbej, për të vazhduar më pas marshimin drejt bulevardit përpara kryeministrisë.
    Opozita ka vendosur të ngrejë cadra në mes të bulevardit prej ku protestuesit do të qëndrojnë për tre ditë rresht përpara kryeministrisë.

    Mësohet se deputetët socialistë janë të organizuar për të qëndruar nga 20 deputetë në 3 netët që do të vazhdojë protesta. Kryesocialisti pritet të qëndrojë në cadra gjatë natës së sotme.
    Pranë cadrave që do të ngrihen përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”do të vendoset në mikrofon që do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë kohës, prej nga oratorë të ndryshëm do të japin mesazhet e tyre.
    Socialistët theksojnë se do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre nëse Berisha nuk lejon hapjen e kutive të votimit. PS bën të ditur se protesta e sotme është vetëm fillimi, pas kësaj socialistët do të shpallin qeverinë të paligjshme dhe do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

    Leja për protestën është siguruar lehtë nga policia dhe nuk ka pasur ndonjë kundërshtim lidhur me afatin 3-ditor. Por, kundërshtimi i drejtuesve të policisë mësohet që të ketë qenë për vendosjen e çadrave në mes të bulevardit, para Kryeministrisë, aty ku do të qëndrojnë edhe njerëzit me orë të tejzgjatura. Organizatorët socialistë thonë se janë marrë të gjitha masat që protesta të jetë paqësore.
    (e.n/m.a/BalkanWeb)





    20 Nëntor 2009
    Printo Komento Dërgoja një miku




    Dërguar nga galile, canada më 20-11-2009 në 17:22

    Pershendetje nga Toronto.Me mendje e zemer jam ne Tirane. Te gjithe te bashkuar ti themi JO diktatures se Sali FAZLLIC GERDECIT. Te gjithe te bashkuar ti themi JO kesaj qeverie JOLEGJITIME qe nuk perfaqson vullnetin e shqiptareve.Ti themi JO kesaj qeverie qe KA FRIKE NGA VOTA E LIRE. Ka ardhur koha (dhe ka kaluar bile) qe Populli dhe vetem Populli me voten e tije te zgjedh qeverine qe deshiron. Ka ardhur koha qe ti tregojme vendin kesaj kase kriminelesh,hajdutesh dhe rrugacesh, qe kerkojne te vjedhin vullnetin e popullit shqiptar.SHQIPTARE MOS HARRONI:VJEDHJEN E VOTATVE 1996,FIRMAT PIRAMIDALE 1997,VELLAVRASJEN KU BERISHA NA FUTI 1997(MBI 2000 TE VRARE),GERDECIN 2009, SHITJEN E DETIT JON GREKEVE2009 ETJ. ETJ. LISTE E PAFUND. SHQIPTARE MENDONI ME KOKEN TUAJ. TE GJITHE NE TIRANE. TE PROTESTOJME PER TE DREJTEN TONE .TE DREJTE QE NA E KA DHENE ZOTI QE KUR KEMI LINDUR. KURRE ME DIKTATURE. LIRI DEMOKRACI.






    Dërguar nga Ramiz Dekaj, Vjene-Istog-Kosove më 20-11-2009 në 17:18

    1.PER ZGJEDHJET TE SHQIPETARET PER HERE TE FUNDIT PO ME DUHET TA PERSERISE DUHET MBIKQYRJE E RREPT ME VEZHGUES EDHE ME ANE TE KAMERVE.
    2.DUHEN KOMPLET NJERZ TE RINJE ME VIZJON E IDE TE REJA.
    3.ME KETA DY POLTIKANE NE KRYE ME SALI BERISHEN E EDI RAMEN GJITHMON DO TE KETE SIKUR EDHE QK PASUR PROTESTA MARATON SI KEN ZGJEDHJET FAIR TE RREGULLTA DEMOKRATIKE KETA TE DY GJITHMON KAN QEN EDHE DO JENE MORRE SHERRI PER FATIN E KEQ NE DEM TE GJITHE SHQIPETARVE EDHE IMAZHIT TE TYRE NE EVROPE E BOT (QESHARAK TE MERZITSHEM BILE EDHE FEMIJRORE MUND TA QUAJ) ESHTE ME VERTET PO E THEME PER TE ADHUR KEQ POR FAIN E KANE EDHE NJERZIT QE PO I ZGJEDHIN TE NJEJTIT NE KRYE".






    Dërguar nga Jeta, Tirane më 20-11-2009 në 17:14

    Protesta me madheshtore qe ka pare ndonjehere kryeqyteti shqiptar. Proteste civile dhe kuptimplote. Shqiptaret nuk e meritojne Berishen. Shqiptaret jane qytetare dhe respektues te ligjit. rrofte shqiperia qytetare.






    Dërguar nga beni më 20-11-2009 në 17:13

    hej kush paguan per bllokimin e trafikut dhe ndotjen akustuke te ketij tubimi






    Dërguar nga SYRA, Tirane më 20-11-2009 në 17:12

    Hapja e Kutive e domosdoshme,ku do te dalin ne shesh se kush eshte Berisha e perse vjedh votat e popullit,protestat nuk duhet te pushojne deri sa ta largojne kete Tiran qe i ka sjelle andralla ketij populli prej 20 vjetesh,ky njeri duhet te pergjigjet perpara Drejtesise,ky njeri ka veshur shume me te zeza ku edhe ne Gerdec eshte jo vetem Mediu por edhe dora e Zeze e Familjes Berishjane ku kekonin te nxirrnin fitime ne kurriz te popullit,perpara Drejtesise nderkombetari per vraseje e zhdukje njerezish qe nuk gjinden me,por nje dite te bukur do te gjinden dhe se gjithcka do te pasqyrohet mbasi eshte vullneti i popullit,por ju Berishjanet Drejtesia ju pret per te treguar njerezit e zhdukur,si edhe ata qe vrite akidentalisht.Poshte Tirania Berishjane poshte mbeturinat Komuniste si Berisha SEKRETARI PPSH sot abuzon me emrin Demokraci.






    Dërguar nga VINI, LONDER.UK më 20-11-2009 në 17:11

    Po si te integrohesh ne EU kur e ke zotin EDVIN RAMA qe thote se votimet nuk ishin te rregullta dhe u vodhen votat. Kjo shqip spiegohet ne gjuhen shqipe qe Shqiperia nuk eshte gati per legalizim vizash dhe aq me pak per tu futur ne EVROPE. Ja ky populli qe ka dale ne demonstrime qe kane marre 100 euro per koke na bejne qe ne te dukemi si njerez pa krype ne koke. Keta nuk kuptojne qe ka vdekur Enveri nje here dhe nje i dyte sbehet me. Tani Greqia ska nevoje te thote qe se pranojme shqiperine ne BE sepse e kemi miun brenda!






    Dërguar nga Ralfi, Paris më 20-11-2009 në 17:11

    Une me hidherim te thell shperhi shqetesimin e madh qe po i kandoset Shqiptarve nga vet Shqiptaret.
    Shiptaret bojkotuan Serbet pastaj Ruset, Kinezet, Planin Marshall, Pastaj i bojkotuan te gjithe, pastaj u rrethuan me gjemba, pastaj u ben me te varfer ne bote, tani po bojkotojne njeri-tjetrin dhe nga kush? nga keta qe i hoqen kpucet para kryeministris si para xhamise, nga keta qe na izoluan per 60 vjet dhe prap po na izolojne, nga keta qe po ngrej cadrat si gabelt.....( vetem se jam mesuar me turturaur me isozloar, me vjedh dhe nuk u rrihet dot ne oposite)






    Dërguar nga Edmondi, london më 20-11-2009 në 17:09

    Protesta e opozites per te dale ne rruge per te protestuar eshte e vetmja menyre per te sjelle demokracine lirine dhe te drejtat e njeriut ne shqiperi qe eshte marre peng nga nje psikopat si berisha dhe zagaret e tij ilir meta me shoke qe shiten burrnine e vet per nje cope karrike se e kane menjen te vjedhin dhe jo te punojne per interesa te popullit






    Dërguar nga Tirana më 20-11-2009 në 17:08

    Nuk eshte vetem vota!
    Ketu njerezit jane te papune, me rroga qe vetem ulen dhe cmime vetem ngrihen. Muajin tjeter 40% rritje e energjise. Me cfare ta paguajne pleqte e mi kete fature? Bisneseve po ju vihen gjoba cdo dite. Ketu policet jane bere si banda hajdutesh qe gjobisin ke nuk eshte bande me ta. Krimi eshte ngitur shume, keta banditet e sales nuk pyesin as per shtet e as per ligj.
    Ketu je mire nese je fis me Berishen.
    Eshte bere skandal o popull.. nuk durohen me keta.
    Pse per kete bandite e fituam lirine ne?
    Prandaj e rrezuam komunizmin qe te vendosim komunizem te ri?
    Mbase e merr zvarre Rama se ndryshe e mori lumi kete vende. Po qendroi edhe 1 vit ky pushtet shqiptaret i keni prape tek anijet si me 91.






    Dërguar nga Fred, NEW YORK më 20-11-2009 në 17:01

    o njerez mendohuni mire pse po behet kjo proteste. dhe do Zoti nuk i liberalizojne vizat per Shqiperine,,nje jete te tere shqiptaret protesta dhe mitingje per vota,,turp tu vij,,,pse nuk beni protesta per plerat qe jane kudo ne cdo vend dhe rruge te shqiperise,,ujrat e zeza,,,shndeti ore shendeti jo gjithmone me vota........apo e ka qeveria fajin per plerat dhe ujrat e zeza qe kalojne neper kanale mes qytetit...ikni ore komunista te cmendur,






    Vazhdimi komenteve:

    Dërguar nga altin, tirane më 20-11-2009 në 16:41

    hehe..me ne fund...pse trembet sala nga kutite...ah po harrova qe sala e ka qef gjykaten dhe do ta rrespektoje...hahaha... sa per te qeshur me sale...pse nuk i hapi kutite KQZ..pse nuk i hapi kutite Kolegji zgjedhor...tani le ti pijne lengun atyre vendimeve...kutite do te hapen...sepse aty brenda ndodhen pislliqet zgjedhore te sales...sa me vjen per te qeshur me salen kur thote se respekton vendimet e gjykates... e kush thote..sala..njeriu qe ka gjykata kushtetuese i ka rrezuar shume VKM e shume ligje te miratuara nga parlamenti kukull. te hapen kutite e mos tja degjojme me zerin sales dhe Tradhtarit Meta...une votova per LSI por kurre nuk e kisha menduar qe vota ime do mbante kryeminister nje qenie si sala...me vjen keq qe votova LSI dhe kurre me nuk do votoj per te. TE HAPEN KUTITE






    Dërguar nga ALDO më 20-11-2009 në 16:41

    Nqs nuk i gjen dot se me ke identifikohen ka dy mundesi:
    1-Edhe ti femi bllokmeni ose
    2-Ke lindur pas 1990 dhe sja ke haberin politikes.
    Vazhdo mbaji pishtarin Rucit, Gjinushit, Dokles, Islamit dhe bllokmenve me ne krye HUMBESIM ME TE MADH te 20 viteteve pluralizem, Edvinit tend te dashur.

    edituar...
    Mos perdorni fjalor banal!

    Dërguar nga Ramiz Dekaj, Vjene-Istog -Kosove më 20-11-2009 në 16:59

    Qe te ndalet ky egzod i protestave te nje pas njeshme duhet Kontroll te rrept,gjate zgjedhjeve mbas, edhe ne kohe te numrmit. Mbikqyrje e larte ateher do te kete Transparenc e keshtu do ndalen Protestat qe po e perseris edhe njeher qe jane bere Marton me keto zgjedhje qesharake edhe te merzitshem jo vetem per Shqipetaret por edhe per Evropen bile,bile edhe per Afganistanin qe nuk ka fare pake pervoj te Demokracise e te mbajtejes se zgjedhjeve te lira fair e Demokratike.As edhe njeher te vetem nu po pranohet Rezultati i zgjedhjve "TE SHQIPETARET NE PERGJITHESI",Gjithmon e gjithnje po duhet Nderhyrja,Udhezimet Keshillat e Qortimet e Ambsadorve Amerikan e atyre Evropiane.Deri kur keshtu pyesin njerzit e arsyes e mendjes se shendoshe??!!






    Dërguar nga Heron Memaliaj, boston usa më 20-11-2009 në 16:54

    miredita shqiptare .me vjen keq qe ne po i bejme keto gjera si popull. ne e shkaterruam shqiperine ne 91 vetem qe liria e njeriut te egzistonte edhe tek ne. ne 2 dekadat e fundit vetem liri nuk ka pasur ne shqiperi sepse une votoj dhe vota ime vidhet nuk po akuzoj asnje por aty me voten e lire fillon gjithcka, njerezit kerkojne te drejten e tyre dhe qeveria thote jo atehere ku eshte LIRIA,DREJTESIA.Si mund te shkoje perpara nje komb kur fillimi eshte mbarimi. ne jemi te gjithe shqiptare por syte na i ka zene paraja ,pushteti jemi verbuar si komb edhe nje here si mund nje komb i verber te gjej rrugen e duhur. SALI BERISHA ESHTE lideri yne dhe une e pershendes por ne nuk jemi prona E TIJ. ne jemi shqipetar. isa boletini, vellezerit frasheri, i qemali luftuan qe ky komb te lulezoj dhe jo te jete prone e nje njeriu.RROFTE KOSOVA. RROFTE CAMERIA PLAVA E GUCIA ,ULQINI E TIVARI PERSHEVA E GOSTIVARI RROFTE DARDANIA E ILIRIA LONG LIFE SHQIPERIA.






    Dërguar nga Nasi më 20-11-2009 në 16:51

    Dy muaj pune partizane dhe trakte komuniste dhe ky eshte rezultati??!! Mezi te mbushin deri ke ura Lanes??!! S’do mend qe verdikti popullor i 28 Qeshorit e nxorri ne pension te parakohshem Ramen me shoke. Nuk ka me shqiptare budallenj sot qe ti vine mbrapa surrogatove si puna e Rames me kompani. Sot shqiptaret jane me afer se kurre me Europen dhe kete ja dine per faleminderit vetem nje burri, Prof.Dr. SALI BERISHES. Nqs socil-komunistet nuk e pranojen disafaten i bie qe te vazhdojne me protesta deri nag se paku 2021. Hajt me te mira.






    Dërguar nga aldiss më 20-11-2009 në 16:48

    Me duket se eshte nje ide absurde
    e Edi Rames nuk i intereson aspak vota e popullit por i intereson carrera e mendoj se eshte nje psikopat Le ta lere popullin te qete e mos ta nxjerre ne rruge le ti drejtohet gjykates dhe rrugeve te tjera ligjoro extremistet nuk duhen ne na duhet te ecim perpara economia te heci e mo protesta e shkaterrime vendo gjithon shkon mbrapa






    Dërguar nga EDI, Tirane më 20-11-2009 në 16:47

    Nuk arrij ta kuptoj cfare domethenenie mund te kete ky tubim tre ditor. keto politikane jane per tu fut brenda te gjithe, te gjithe punojne kundra ketj vendi. Per egon e tij udheheqei i opozites perpiqet te vegjetoje akoma dhe nuk ben opozite ne parlament dhe rrjedhimisht standartet ketu tek ne nuk plotesohen se ka koka, koka artificiale nga ato qe mbine nga asgjeja ne politiken shqiptare nga ato tipat rrugace qe skane cfare humbin tani dhe udheheqin tubime dhe marrin inisitiva si ajo e bojkotit te parlamentit pa ditur as vete se ku do i shpjere kjo lloj sjelljeje. Bravo me te vertete po jo tre dite tubim nja 2 muaj me mire flaken verini ketij vendi!! Mbajeni peng o politikane te deshtuar te tipit edi rama kete vend. Ska evrope me ekstremiste si puna e tij ne kete vend. Po po erdhi Fatos nano president nga do futet ky cunak me mjeker perballe metes, berishes dhe nanos dihet andej nga ka dale ne asgje do futet!!!






    Dërguar nga Shaqir, London më 20-11-2009 në 16:47

    Me qene te siqert eshte mire qe ne Shqiperi duhet te jepet fund "Votes se Lire".
    Eshte "A" e demokracise ne bote.
    Por duhet te jemi te vetedijshem situaten qe po kalon shqiperi ne kancelarite Europiane.
    Mendoj qe duhet dialogu politik qe te marr zgjidhje njehere e gjithemone qe te "Vota" eshte e shenjte por duhet edhe qetesia politike ne vend.
    Duhet nje dore shume e fort ne Shqiperi dhe ky duhet te jete mentaliteti europian te mbizoteroj ne administraten publike dhe ne klasen politike shqiptare.
    Mendoj se ne shqiperi eshte shume e veshtire te kuptohet (ose nuk duan te kuptojne) se duhet te ndertohen Institucionet e shtetit dhe Ligji te zbatohet nga keto institucione (dhe jo te abuzoje me to e ti quajne prone private).
    Mendoj se shqiperia eshte shume larg mentalitetit te duhur qe e kerkon Europa.
    Ju lutem klases politike shqipetare qe te behen te vetedijshem per KOMBIN dhe per fatet e tij.
    Duhet te heqim dore nga mentalitetet komoniste qe akoma jane shume te fuqishem.






    Dërguar nga Amant Dregjoni, Boston USA më 20-11-2009 në 16:46

    Fund mbi njerezit qe na solli e na i vuri ne kokat tona Ramiz Alia. Fund mbi hajduter te çdo soji e sorollopi qe na zhvasin çdo dite e çdo ore.Fund mbi ata qe na e vrasin fjalen e lire dhe na vjedhin voten tone. Fund mbi diktatroret komuniste , ish nxenes te zellshem te enver hoxhes. Fund mbi politikanet qe na lane ne vendin e fundit te ballkanit, ne liberalizimin e vizave dhe vazhdojne qe te na mbajne ende larg europes, duke na genjyer e na thene njemije nje arsye se, nuk jane ata fajtoret. Fund per ata qe na tradhetojne dhe u japin ende kufij te pamerituar fqinjeve tane shovinist. Ky do te jete fundi per te pangopurit qe na kane zene prej gryke, e po na ngushtojne frymarjen e lirise. Ata qe na bene te pandere ne trojet tona shekullore, ata qe na bene te tregohemi njerez me bisht ne boten e qyteteruar
    Rrofte levizja per mendim e vote te lire
    Pershendes protesten nga larg. Jam me mendje e zemer ne ate tubim qe kerkon te çliroje shqiptaret.
    Amanti USA






    Dërguar nga APOKALYPSIS më 20-11-2009 në 16:45

    Sic duket nga komentet, kane ngelur vetem PDhistet neper zyra e sic i ka porositur kumandari bejne "shumicen" neper blogje, se po te dalin atje te sheshi as 5 veta s'behen!!!

    Pershendesim te gjithe shqiptaret jashte Shqiperise, protesten e shqiptareve qe iu eshte vjedhur vota me 2009-ten dhe shume here me pare!!!






    Dërguar nga ALDO më 20-11-2009 në 16:45

    O Mondi nga Kanadaja…shtro meneren dhe beji hyzmetin punes se erdhi fundi muajit dhe do paguhen billat.






    Dërguar nga Moni, shqiperia më 20-11-2009 në 16:44

    Poshte penetrimet e agjenturave Serbo-Greke ne partine socialiste qe kerkojne te shkaterrojne shtetin shqiptar,poshte Emigranti Edvin Rama qe eshte bere bashkepunetor i zellshem i agjenturave te huaja ne shqiperi dhe eshte bere pengesa kryesore e integrimit te shqiperise ne BE dhe heqjen e vizave te shqiptarteve.













    Dërguar nga veri më 20-11-2009 në 16:38

    Parti Enver, jemi gati kurdo her ...






    Dërguar nga Mondi, Edmonton, Canada më 20-11-2009 në 16:38

    Aldo, ti duhet te jesh loder e Berishes, se dukesh qe nuk ke fara fare. Argumention si ne kohen a babaqemos.






    Dërguar nga diamond, fr më 20-11-2009 në 16:38

    Shiko sherbetorin e bllokmenve aldo, komandantin tend shpirteror sali llumin para se te flasesh . Fillo te pastrosh para deres tende para se te shohesh çfare ben komshia.Sahanlepires i gjakatarit.
    Shpirterat e atyre qe vdiqen nga ky do merren me te, nuk ka nevoje per nje si puna jote per ta mbrojtur.






    Dërguar nga mirko, montenegro podgorice më 20-11-2009 në 16:36

    bravo shqiptare se keshtu ja beni qejfin atyre qe slen gje pa thene per ne.rrofte sali berisha






    Dërguar nga Fred, NEW YORK më 20-11-2009 në 16:36

    si the ti skane interrnuar familje,,familjet me fisnike te shqiperise jane interrnuar dhe presekutuar ne ate kohe nga ata qe shikoni aty, kush eshte gjinushi dhe shume e shume te tjere






    Dërguar nga Fred, NEW YORK më 20-11-2009 në 16:32

    ikni ore njerez punoni mos u merni pas injoranteve. ku eshte vota ime ku eshte vota ime......vota ime ka shkuar atije ku i takon..por ato te tuajat nuk ishin te mjaftueshme,

    Dasma u be, boti pret femij, ju akoma tek dasma,,,hajde popull hajde






    Dërguar nga KUNDER ALDOS, Tirane më 20-11-2009 në 16:32

    o ALDO, na thuaj nje nga ato qe kane vrare dhe internuar familje. Cilen familje kane internuar dhe kur?






    Dërguar nga Mentari, shqiperia më 20-11-2009 në 16:32

    Hapja e Kutive te Pandores;Karrieristet Staliniste kerkojne te hapin Kutite e votimeve qe kane mbaruar para 1/2 viti,nuk mund te jetojne pa pushtet te pamerituar,nuk mund ta e pranojne qe jane te paafte dhe ate paftesi e fektuan me prova kur ato ishin ne krye te pushtetit shqiptar,nuk mund te jetojne pa vjedhur thesarin dhe pasunite e tjera te popullit shqiptar sepse ndershmeria e Berishes ja ka ndaluar ate vjedhje atyre,nuk mund te jetojne pa skafe trafikantesh,pa transportin e drogave,pa vjedhur te gjith parate e buxhetit qe jane te destinuara per investime etj, dhe tani kane dalur ne protesta per ta e marre me force shtetin shqiptar.






    Dërguar nga Alban79, Florida më 20-11-2009 në 16:30

    Me sinqeritet me vjen cudi me kete popull qe i bashkohet nje njeriu qe vdes te behet pak kryeminister; ai mund te behet fare mire postier pasi per kete ka dhene prova ditet e fundit. Me vjen cudi se si ky popull qe e ndjek, mendon se ai eshte i afte te drejtoje shtet, kur ne fakt ai nuk ka qene i afte te drejtoje familjen e vet. Dhe me e cuditshmja eshte kur del si postier dhe u hedh doren ne qafe ca plakave, kur ne fakt ai duhet te ja kishte hedhur doren ne qafe nenes se tij ne fillim dhe jo te rrinte i ndare per me shume se 20 vjet dhe u bashkua thjesht per te permiresuar imazhin e tij prej te paqendrueshmi menderisht. Mendoj se populli nuk duhet te peshkohet pasi e provuan edhe ne 97 frutin e protestave, nje frut i hidhur per gjithe popullin e thjeshte dhe nje bilete per ne kuvend per disa hajdute e kriminele...






    Dërguar nga ALDO më 20-11-2009 në 16:27

    Vetem shikoni kush eshte ne rrjesht te pare per te kuptuar se per ke ‘’protestohet’’ sot. Se kuptoj se si ka akoma budallenj qe I shkojne nga mbrapa atyre qe kane ngerene e pire ne diktature si mbreter, kane interrnuar e vrare familje te tera te pafajshme vetem pse kishin bindje te ndryshme me te tyret, i kane ngritur buste dhe elozhe diktatorit, jane femijet e bllokmeneve atyre qe per 46 vjet ja pine gjakun shaiptareve, jane ata qe jane te lidhur me organizatat kriminale dhe mafjen e ndertimit qe e kthyen Tiranen ne nje qyetet pa frymarrje tej, etj.






    Dërguar nga Gimi, Tirane më 20-11-2009 në 16:25

    Qenkan shume ne proteste. s'e kam pa ndonjehere tironen me kaq shume njerez. Fantastike.






    Dërguar nga lul, durres më 20-11-2009 në 16:19

    dua te di ku eshte vota ime



    1 2 3 4
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 20-11-2009 më 12:27

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e sleep
    Anëtarësuar
    10-10-2006
    Postime
    114
    ej po pse nuk me dhat edhe mua lek per te dale ne proteste ?
    Hhahahahahahhah proteset me lek hahahahahahhahaha
    red_dragon

  3. #153
    Sa popull paska dal mer ej. Se prisja

  4. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2009
    Vendndodhja
    larg
    Postime
    1,011
    Ata dhe pasardhsit e atyre qe 50 vjet i mohuan te drejten elementare te njeriut per zgjedhje te lira dojn te tregojn per keqperdorim ,vjedhje te votes!!!!
    Nuk jam perkrahes i asnjeres pale ,por ate qe kam pare me 97 Berisha kurr nuk eshte dashur qe te merret me politik sepse deshtoi qe te mbroj shtetin .

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Rama: Plotesoni kerkesat, ndryshe perdorim forcen!

    "Sot me shume se kurre duam te tregojme qe e duam Shqiperine si gjithe Europa". Me keto fjale iu drejtua te pranishmeve ne protesten maratone te opozites ne kerkim te votes se lire, kryetari socialist Edi Rama.

    I pritur me ovacione nga protestuesit qe kane mbushur bulevardin "Deshmoret e Kombit", Rama theksoi se ky aksion nuk eshte lufte per pushtet, por beteje per drejtesi.

    "Zgjedhjet e manipuluara zvarrisin rrugen shqiptare drejt integrimit", u shpreh Rama.

    Kreu socialist akuzoi Berishen se vepron ne interes te familjes ekonomike te tij, dhe se cdo dite e me shume vertetohen me fakte keto pretendime te opozites.

    "Berisha nuk po qeveris ne respekt te kushtetutes, ligjit dhe barazise se ketij vendi, por po sundon duke shkelur kushtetuten, duke thyer ligjin dhe duke thelluar pabarazine ne vend per qellime perfitimi", u shpreh Rama.

    Sipas Rames, arka e shtetit eshte kthyer ne xhepin e madh te pushtetit te familjes, duke akuzuar Berishen se ka shfrytezuar taksat e shqiptareve per fushaten e tij.

    Rama permendi tunelin e Thirres, nisjen dhe lenien ne mes te ndertimit te rrugeve, ndersa e cilesoi si skandaloze gjendjen e buxhetit te shqiptareve, fajtor per te cilen eshte kryeministri.

    "Ne jemi ketu per te shpetuar buxhetet tona lokale, buxhetet e bizneseve te vogla, te cilat prej janarit te 2010 do te ngarkohen me taksa te larta caktuar padrejtesisht nga kryeministri", u shpreh Rama, duke kujtuar afatin lene qeverise per ndryshim te vendimit deri ne 5 dhjetor.

    Kreu socialist permendi me shqetesim gjendjen e rende ekonomike ne te cilen jetojne ushtaraket e liruar, minatoret, peshkataret, bujqit, fermeret, veteranet te cilet mbijetojne veshtiresisht ne kete krize.

    Por mbi te gjitha, Rama theksoi se bashkimi ne shesh eshte per t'i thene 'ndal' ketij pushteti te korruptuar qe po ndalon zhvillimin dhe mireqenien e njerezve.

    "Ne i qendrojme kerkeses sone simbolike per hapjen e kutive dhe transparences se plote te zgjedhjeve te 28 qershorit", u shpreh Rama.

    Kreu socialist theksoi se futja ne kuvend e opozites ne keto kushte, do te ishte precedent per zgjedhjet e ardhshme, ndaj kerkoi me force zbardhjen e krimit elektoral.

    "Miqte tane nderkombetare kerkojne me plot te drejte te jemi ne parlament edhe ne duam te jemi ne parlament, po nuk duam qe t'i hapim rruge abuzimeve ne te ardhmen. Protesta jone, ne thelbin e saj kerkon te vendose forcen e ligjit, mbi ligjin e forces. Kutite e mbyllura jane simboli i protestes sone dhe jo motivi i vetem i bojkotit", u shpreh Rama.

    Kreu socialist theksoi se ne kushtet e krijuara opozita nuk hyn ne parlament, madje do ta pershkallezoje protesen.

    "Berishes t'i vije turp qe i frikesohet hapjes se kutive, por edhe qe po turperon parlamentin dhe qeverine dhe nuk ben dot ate qe u be ne Afganistanin demokratik, ku u rinumeruan votat", u shpreh Rama.

    Kreu socialst per here te pare ne nje prej protestave te tij, paralajmeroi kryeministrin se ne rast se nuk do te hape kutite e votave atehere do te perdoret forca.

    "Nese nuk plotesohen kerkesat tona ne do te pershkallezojme protestat deri ne largimin e qeverise", u shpreh Rama.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Rama: Plotesoni kerkesat, ndryshe perdorim forcen!

    "Sot me shume se kurre duam te tregojme qe e duam Shqiperine si gjithe Europa". Me keto fjale iu drejtua te pranishmeve ne protesten maratone te opozites ne kerkim te votes se lire, kryetari socialist Edi Rama.

    I pritur me ovacione nga protestuesit qe kane mbushur bulevardin "Deshmoret e Kombit", Rama theksoi se ky aksion nuk eshte lufte per pushtet, por beteje per drejtesi.

    "Zgjedhjet e manipuluara zvarrisin rrugen shqiptare drejt integrimit", u shpreh Rama.

    Kreu socialist akuzoi Berishen se vepron ne interes te familjes ekonomike te tij, dhe se cdo dite e me shume vertetohen me fakte keto pretendime te opozites.

    "Berisha nuk po qeveris ne respekt te kushtetutes, ligjit dhe barazise se ketij vendi, por po sundon duke shkelur kushtetuten, duke thyer ligjin dhe duke thelluar pabarazine ne vend per qellime perfitimi", u shpreh Rama.

    Sipas Rames, arka e shtetit eshte kthyer ne xhepin e madh te pushtetit te familjes, duke akuzuar Berishen se ka shfrytezuar taksat e shqiptareve per fushaten e tij.

    Rama permendi tunelin e Thirres, nisjen dhe lenien ne mes te ndertimit te rrugeve, ndersa e cilesoi si skandaloze gjendjen e buxhetit te shqiptareve, fajtor per te cilen eshte kryeministri.

    "Ne jemi ketu per te shpetuar buxhetet tona lokale, buxhetet e bizneseve te vogla, te cilat prej janarit te 2010 do te ngarkohen me taksa te larta caktuar padrejtesisht nga kryeministri", u shpreh Rama, duke kujtuar afatin lene qeverise per ndryshim te vendimit deri ne 5 dhjetor.

    Kreu socialist permendi me shqetesim gjendjen e rende ekonomike ne te cilen jetojne ushtaraket e liruar, minatoret, peshkataret, bujqit, fermeret, veteranet te cilet mbijetojne veshtiresisht ne kete krize.

    Por mbi te gjitha, Rama theksoi se bashkimi ne shesh eshte per t'i thene 'ndal' ketij pushteti te korruptuar qe po ndalon zhvillimin dhe mireqenien e njerezve.

    "Ne i qendrojme kerkeses sone simbolike per hapjen e kutive dhe transparences se plote te zgjedhjeve te 28 qershorit", u shpreh Rama.

    Kreu socialist theksoi se futja ne kuvend e opozites ne keto kushte, do te ishte precedent per zgjedhjet e ardhshme, ndaj kerkoi me force zbardhjen e krimit elektoral.

    "Miqte tane nderkombetare kerkojne me plot te drejte te jemi ne parlament edhe ne duam te jemi ne parlament, po nuk duam qe t'i hapim rruge abuzimeve ne te ardhmen. Protesta jone, ne thelbin e saj kerkon te vendose forcen e ligjit, mbi ligjin e forces. Kutite e mbyllura jane simboli i protestes sone dhe jo motivi i vetem i bojkotit", u shpreh Rama.

    Kreu socialist theksoi se ne kushtet e krijuara opozita nuk hyn ne parlament, madje do ta pershkallezoje protesen.

    "Berishes t'i vije turp qe i frikesohet hapjes se kutive, por edhe qe po turperon parlamentin dhe qeverine dhe nuk ben dot ate qe u be ne Afganistanin demokratik, ku u rinumeruan votat", u shpreh Rama.

    Kreu socialst per here te pare ne nje prej protestave te tij, paralajmeroi kryeministrin se ne rast se nuk do te hape kutite e votave atehere do te perdoret forca.

    "Nese nuk plotesohen kerkesat tona ne do te pershkallezojme protestat deri ne largimin e qeverise", u shpreh Rama.

  7. #157
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    "Do luftojmë deri në fund dhe në fund do të fitojmë.. do e kërkojmë të drejtën deri me forcë"

    ka pak qejf për rrëmuja.. foli shumë edhe për kulturën demokratike.. ta dëgjoje, mendon se ka zbrit nga qielli i kulluar.. ta njohësh, është direkt për pushkatim për vetë faktin që ekziston pastaj për hipokrizinë (kush ka idenë për votimet lokale 2003 e di se për çfarë flas).
    Prektora

  8. #158
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Brari nuk e di a e keni degjuar dje qe Ministri i Shendetsis Z.Vasili Ne Nje Menyre Per Te Ndaluar Protesten Doli Ne Nje Konference Per Shtyp Dhe Tha: "Evitoni Grumbullimet Masive Se Rrezikohet Hapja e Epidemise Se Gripit Te Derrit " Ne Nje Menyre Per Te Ndaluar Njerezit Qe Te Shkonin Ne Shesh Per Protesten.

    Dhe Tani Qe Po Shkruaj Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha Ne Oren 16:00 Qe Filloi Protesta Ka Fikur Dritat Ne Tirane :P
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Aman sa te trashe jemi ne shqiptaret . Po si nuk arritem kurre te formojme nje shtet funksional . Per te tjeret formuam qeveri te suksesshme , shkruam alfabete , fituam lufta dhe krijuam kombe , por per veten tone vetem zi . Jemi te pa permirsueshem . Shqiperia po noton drejt ujerave te 97 - tes Shqiperia kanoset te digjet , kurse Edi majmuni dhe majmunet e tjere i fryejn ketije zjarri me sa fuqi qe kane .

    Si nuk doli ndonje prokuror ta burgose kete qen bire qeni . Ta akuzojne per shpifje dhe per tradheti kombetare , ta shkojne ne dru e ta tredhin sikur nje qen te zgjebosur . Fara e poshter qe na biu dhe na ra hise .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Daja-GONI : 20-11-2009 më 14:13

  10. #160
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Foto nga Balkanweb
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Faqja 16 prej 82 FillimFillim ... 614151617182666 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •