Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Raporti sekret: “Shqipëria, “lavatriçja” e pastrimit të parave të e pista në Europë”

    Raporti sekret: “Shqipëria, “lavatriçja” e pastrimit të parave të e pista në Europë”

    DASH ka gati raportin “e frikshëm” për paratë e pista në Shqipëri. Në skemë qarkullojnë miliarda dollarë, ku janë përfshirë dhe bankat private

    Ervin KOÇI

    “Shqipëria mbetet një vend problematik dhe një “lavatriçe” operative e pastrimit të parave të të gjitha rrjeteve dhe organizatave ndërkombëtare kriminale që veprojnë në Euro-Azi”. Ky ishte një prej pasazheve drithëruese të raportit më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, hartuar posaçërisht për Shqipërinë, disa pasazhe të të cilit gazeta “Albania” i ka siguruar në mënyrë konfidenciale ende pa u publikuar. Ky raport, i cili ende nuk është bërë publik, pritet të dalë vetëm në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit 2010. Megjithatë, disa kopje jozyrtare të tij kanë arritur në rrugë informale edhe në tryezat e disa prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Në njërin prej këtyre institucioneve edhe gazeta “Albania” ka mundur që të sigurojë vetëm disa pasazhe të marra me shënime nga ky raport tronditës, të cilat publikohen sot. Raporti, në mënyrë tepër specifike, i referohet fenomenit të pastrimit të parave të pista në rajonin e Ballkanit dhe kanalizimit të këtij fenomeni në ekonominë shqiptare e pushtuar nga evazioni. Sipas raportit, “Shqipëria është udhëkryqi ose stacioni i fundit prej nga ku këto para rikthehen në sistemin formal të ekonomisë të vende europiane, pasi janë përzierë me paratë e fondeve publike dhe atyre të dhëna nga donatorët e huaj për investime të ndryshme publike”. Në raport përmenden të detajuara edhe mënyrat se si bëhet e gjithë skema e pastrimit të parave të pista në vendin tonë, institucionet private dhe shtetërore që janë të përfshira në të, e deri tek emra të përveçëm kompanish dhe individësh që i drejtojnë ato dhe që kanë pasur ose kanë aktualisht edhe lidhje me politikën. Nga e gjithë analiza e detajuar që raporti i bën këtij fenomeni, del qartë në pah se ekonomia shqiptare funksionon fare qartë si një lavatriçe gjigante e pastrimit të parave të pista.

    Raporti

    “Pas vitit 1997, kohë kur shteti shqiptar pati probleme serioze me skemat e pastrimit të parave të pista që vinin nga i gjithë rajoni i Ballkanit dhe Europa Lindore, të cilat u zyrtarizuan në aktivitete kompanish fantazma pa aktivitete të mirëfillta ekonomike që në fund rezultuan si subjekte piramidale të mashtrimit financiar, në të cilat u përfshinë 2/3 e popullatës shqiptare, fenomeni vërehet të jetë aktivizuar sërish me ritme më të shpejta, por me skema më të kamufluara dhe tepër të komplikuara”, - citohet në raportin ende të papublikuar të DASH-it “Mbi pastrimin e parave të pista në Shqipëri”. Raporti vijonte më tej dhe më konkretisht në pjesën përfundimtare të tij se “institucionet publike financiare dhe agjencitë investiguese të shtetit shqiptar nuk janë të impenjuara sa duhet në bllokimin e këtij fenomeni, madje krerëve kryesorë të tyre duket sikur problemi u bën pak përshtypje”. Raporti përmend konkretisht, në paragrafët e tij, edhe faktin se “nga investigimet dhe konkluzionet disavjeçare del që një numër i lartë zyrtarësh e ish-zyrtarësh janë përfshirë në pastrimin e parave të drogës, të trafiqeve të ndryshme të paligjshme, veçanërisht atij të armëve, si dhe në të tjera aktivitete që kanë një profil më legal dhe serioz, duke bërë që t’u lindë nevoja dhe mundësia e bërjes së qarkullimit të parave të pista, të cilat, pas përfshirjes në aktivitete legale (të ligjshme), hidhen në qarkullim, por pjesa kryesore, 99 për qind, del sërish nga territori i Republikës së Shqipërisë dhe dërgohet në shtetet e Bashkimit Europian”.

    Informacioni zyrtar

    Burime konfidenciale nga Ministria e Financave, por edhe nga institucione investiguese në varësi të saj, konfirmuan për gazetën “Albania” se: “Qeveria jonë është vënë në dijeni të një raporti sekret tepër kritik të Departamentit Amerikan të Shtetit, që besohet se mund të bëhet publik këtë fundvit apo në fillim të vitit tjetër”. Sipas burimeve nga kjo ministri, të cilat konfirmojnë edhe informacionet e siguruara prej gazetës, në raport thuhet se “nuk është bërë asgjë në drejtim të luftës së pastrimit të parave dhe se strukturat shtetërore që janë ngritur për të goditur këtë fenomen, thuajse janë inekzistente”. Me tej, në pasazhet e raportit, thuhet: “Sikurse rezulton, një numër i lartë zyrtarësh dhe pushtetarësh aktualë dhe ish-pushtetarë janë të implikuar në këtë proces”.

    Subjektet e përfshira

    “Paratë e drogës, të armëve apo të fituara nga rrugë të tjera informale, nga kontrabanda kryesisht e lëndëve të para të ndaluara, substancave dhe produkteve kimike, nga kontrabanda e cigareve, të gjitha të qarkulluara kryesisht nga grupet kriminale dhe organizatat e Lindjes, po pastrohen në Shqipëri”, - shkruhet në një prej paragrafëve të kapitullit “Procedurat dhe rrugët e ndjekura për pastrimin e parave nga grupet kriminale” të raportit “Për pastrimin e parave të pista në Shqipëri”. Raporti vijon më tej: “Fushat ku po hidhen (investohen) këto para kryesisht janë: ndërtimi, shitblerja e pronave dhe e tokave, kryesisht në zonat bregdetare dhe ato bujqësore, biznese të tjera si industria kimike dhe minerare, eksportet, investimet në arsim, si në hapjen e universitete private dhe së fundi në investime në sektorin medicinal dhe spitalor privat. Në këtë proces qarkullimi të aseteve dhe parave janë implikuar edhe banka private, agjenci sigurimesh dhe agjenci imobiliare, të cilat duket se janë të pasulmuara nga shteti. Këto subjekte ndihmojnë me anë të shumave që depozitojnë në llogari të subjekteve të ndryshme, apo dhe kredive në shuma të konsiderueshme që japin për aktivitete të pashpjegueshme në mënyrë ligjore dhe verbale, të cilave u bashkëngjiten më pas dhe fondet e parave që vijnë nga rrugët informale. Këto subjekte nuk kontrollohen as nga zyrat e taksave dhe institucionet financiare që përgjigjen për mbikëqyrjen e tyre”. Të dhënat e tjera që pasqyrohen të detajuara tregojnë se çdo vit në Shqipëri pastrohen miliarda dollarë, shuma e të cilave ka arritur edhe sa PPB-ja e Kanadasë, të cilën raporti e ka marrë si njësi krahasuese.

    Mënyrat e pastrimit

    Raporti i DASH-it shpjegon të detajuara edhe format e pastrimit të parave, se si kryhet procesi nga krimi i organizuar ekonomik. “Ai kalon në tri faza, të cilat bëjnë përzierjen (bashkimin) e fondeve të përfituara ilegalisht me fondet ligjore, që vënë në lëvizje ciklin ekonomik ligjor. Faza e parë është ‘hyrja’, në të cilën ‘pastruesi’ (subjekt ose individ) fut paratë ‘e pista’ në sistemin financiar ligjor, duke përdorur të gjitha instrumentet financiare që ka në dispozicion, si çeqet, kambialet e udhëtimit, apo kartat me anë të të cilave bëhen transferta parash edhe në shuma të konsiderueshme. Metodat depozituese janë më të thjeshta, por më të përdorura, siç mund të jetë: ndarja e shumave të mëdha në pjesë më të vogla, depozitimi i tyre në banka në format e llogarive bankare me emra të ndryshëm, që më vonë, ashtu si çeqet, do të ribashkohen dhe do të depozitohen në llogari bankare të lokaliteteve të tjera. Faza e dytë është ‘tjetërsimi’. Kjo është faza gjatë së cilës fondet e futura më parë në sistemin financiar ligjor konvertohen ose thjesht transferohen nga njëra bankë në tjetrën, anembanë sistemit bankar të vendit. Në fazën e tretë, të quajtur ‘integrim’, fondet, thuajse ‘të pastra’ rihyjnë në ciklin ekonomik ligjor, për t’u investuar ose konvertuar në mallra me vlerë ose pasuri të patundshme”, - thuhej në pasazhin e kapitullit “Procedura të ndryshme të konstatuara nga investigimi mbi pastrimin e parave”, pjesë e raportit.
    Më tej thuhet: “Pastrimi i parave është një fenomen që përmbledh në vetvete dy krime të ndryshme: i pari, krimi kryesor, i cili sjell të ardhura që kanë nevojë ‘të pastrohen’; i dyti, krimi që kryen tjetërsimin e prejardhjes ilegale të fondeve”.

    Raporti i Progresit: “Pastrimi i parave, problem madhor për Shqipërinë”

    Në Raportin e Progresit që publikoi pak ditë më parë Komisioni Europian thuhet se Shqipëria është në fazat fillestare në luftën kundër pastrimit të parave, dhe ky fenomen mbetet një shqetësim madhor. “Raportohet progres i moderuar në luftën kundër pastrimit të parave, i cili vazhdon të jetë një problem madhor”, - thuhet në dokumentin e publikuar nga Brukseli. Sipas tij, ligji për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizimit hyri në fuqi në shtator të vitit 2008 dhe zbatimi i legjislacionit është bërë tashmë. “Duhen bërë përpjekje të mëtejshme në përfshirjen e standardeve ndërkombëtare sipas rekomandimeve të FATF dhe konventave të Këshillit të Europës dhe të OKB-së, për futjen e tyre në ligjin e brendshëm”, - konstaton Raporti. Ai shton se nuk janë adoptuar ende strategjia dhe plani i veprimit për shmangien e pastrimit të parave. Raporti i Progresit konstaton se “kapacitetet teknike dhe administrative të Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit të Parave (Njësia e Inteligjente Financiare) kanë shënuar progres krahasuar me periudha të mëparshme, duke shtuar stafin, duke u trajnuar dhe pajisur me mjete të teknologjisë dhe informacionit. Numri i transaksioneve të dyshimta, sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e Pastrimit të Parave, ka ndryshuar në mënyrë domethënëse përgjatë viteve dhe nuk ka trend rritës në bazë të të dhënave të bëra publike. Një memorandum mirëkuptimi ka hyrë në fuqi në korrik të vitit 2009, i firmosur midis Drejtorisë së Pastrimit të Parave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Numri dhe cilësia e inspektimeve nga DPP është rritur. Megjithatë, kapaciteti në tërësi i DPP-së mbetet i kufizuar, veçanërisht në drejtim të niveleve të larta të grupeve kriminale dhe transaksioneve të dyshimta me vlerë të lartë në valutë. Ndryshimet e shpeshta të stafit në nivele të larta dhe koordinimi me Zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme mbetet problematike, ndonëse raportohen disa përparime më kushtet dhe numrin e rasteve të verifikuara nga DPP kohët e fundit. “Në tërësi, Shqipëria vazhdon të jetë në fazat fillestare në lidhje me realizimin e objektivave në këtë fushë”, - konkludon raporti. Sipas tij, “është duke u bërë një progres i moderuar vetëm në luftën kundër pastrimit të parave dhe ka nevojë për të kompletuar strukturën ligjore dhe të adoptohen ligjet njëri pas tjetri, si dhe duhet nxitur bashkëpunimi midis Policisë dhe Gjyqësorit”.

    30 Tetor 2009

    albania.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Sa mire me kete lajm, na cojne direkt ne krize ekonomike qe mezi po arrijme te mekembemi nga tranzicioni postkomunist, sepse kuptohet me fonde te tilla, asnje investues i huaj nuk ka leverdi te investoje ne Shqiperi, perderisa trafiqet jane te limituara e te pakontrolluara, pervec se sot jane e neser s'jane e prandaj ajo qe afrojme ne eshte nje "hiç".
    Shkurt kemi 2 probleme:
    1. mungese trasparence e informacioni se nga vijne keto para;
    2. mungese mbulimi, ne rast krize apo falimentimi investimi.
    Keto perbejne edhe disa nga arsyet me te rendesishme per te incentivuar/ngritur nje biznes e nje ekonomi.
    Gjynah populli i shkrete qe ka besim e fut kursimet e veta tek lloj lloj banke pa u informuar mire mbi ligjet e sigurimit e te rreziqeve qe mund te hasen ne raste falimentimesh. O burra se na mbron shteti, kur shteti na fshihet vete pas fondeve te paligjshme (trafiqe drogash e spastrime parash).
    Le te themi rrofte nepotizmi, qe sna len kurre pa pushtetare e pa biznese e thuaj te vazhdoje te na ndihmoje fati ne si popull, sepse drejtesi e dashamiresi e meshire nga lart (pushteti), nuk paska.
    La vita è bella...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin

    Populli eshte bageti qe ha bar.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. #4
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Keso raportesh nuk mund te besohen fare. Aq me shume kur keto quajne veten "sekrete".

    Kam bindjen se Shqiperia gezon imazhin e nje shteti monstroz, te cilit mund t'ia hedhe Europa cdo lloj faji. Ndryshe nuk e di se si mund te jete Shqiperia larese me e madhe e parave sesa Rusia, Greqia, Italia, Rumania e shume shtete tjera me cdo potencial me te madh per keso pastrimesh dhe evidenca shume me te qarta. Prandaj te thuhet se rezultatet e hulumtimit treguakan se Shqiperia - ne mesin e gjithe ketyre shteteve me tradite megakriminale e korruptive - eshte "lavatricja", ben kete raport per te u tallur me te.

    *

  5. #5
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin

    Ose e bejne thjeshte per te demoralizuar investuesit qe duan te investojne ne Shqiperi.

    Sa per ate, qe ka shtete te tjera qe i spastrojne me mire e qe kane nevoje e nuk do dalloheshin fare ke te drejte, duke perfshire Rusine te paren, qe akoma sot vuan pasojat e kalimit nga komunizmi ne kapitalizem. Gjithsesi, ndoshta ato qe s'pastrojne parate jane edhe te lidhur me ndonje pushtetar e keshtu s'kane leverdi te cojne keto para ne Rusi... Problemi eshte se paraja e tepert te gezon "ne kohen e shkurter" e te han koken "ne kohen e gjate" thuaj. Prandaj nqs jane te verteta eshte keq keq keq dhe vetem keq per ne.
    La vita è bella...

  6. #6
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Edhe secret edhe publikohet....lavatriçet e parave te pista le ti kerkojne ne zvicer dhe ne monte carlo apo monaco,quajeni si te doni....shtete qe nuk prodhojne asgje,mbahen vetem me qarkullimin e parave te pista neper banka.....e vertete as ne shqiperi nuk prodhohet,por ne jemi te varfer.
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 31-10-2009 më 13:18
    UNE JAM TI-TI JE UNE

    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #7
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    Ose e bejne thjeshte per te demoralizuar investuesit qe duan te investojne ne Shqiperi.

    Sa per ate, qe ka shtete te tjera qe i spastrojne me mire e qe kane nevoje e nuk do dalloheshin fare ke te drejte, duke perfshire Rusine te paren, qe akoma sot vuan pasojat e kalimit nga komunizmi ne kapitalizem. Gjithsesi, ndoshta ato qe s'pastrojne parate jane edhe te lidhur me ndonje pushtetar e keshtu s'kane leverdi te cojne keto para ne Rusi... Problemi eshte se paraja e tepert te gezon "ne kohen e shkurter" e te han koken "ne kohen e gjate" thuaj. Prandaj nqs jane te verteta eshte keq keq keq dhe vetem keq per ne.
    Mund te jete edhe ajo qe thua ti.
    Mund te jene shume arsye. Por qe arsyet nuk jane dashamirese per Shqiperine, kjo eshte e perbashketa e tyre. Pastaj edhe nese Shqiperia eshte "lavatrice", ajo eshte vetem nje omnimodo facturus, pra nje faktor i zevendesueshem lehte me nje tjeter. Nenkupton qe krimi ka burimin diku tjeter, jo ne Shqiperi. Mund ta zhdukesh Shqiperine fare, krimi mbetet ekzistent, gjindet lavatricja tjeter.

    Me rendesi eshte qe konsumohen raporte te tilla me kujdes. Jo te besohet cdo fjale e tyre dhe te shtohet mosbesimi i qytetarit shqiptar ne shtetin e tij.

    Perndryshe konfrontimi i keso lloj raporteve eshte ceshtje e vet shtetit. Ekzistojne instanca gjyqesore europiane, te cilat detyrojne revidimin e tyre, terheqjen e tyre mrapa, nese nuk jane te ligjshme. Shqiperia gabon kur i jep vetit rolin heshtes apo pasiv. E ben veten fajtor.

    *

  8. #8
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga BANISHED_ Lexo Postimin
    Edhe secret edhe publikohet....lavatriçet e parave te pista le ti kerkojne ne zvicer dhe ne monte carlo apo monaco,quajeni si te doni....shtete qe nuk prodhojne asgje,mbahen vetem me qarkullimin e parave te pista neper banka.....e vertete as ne shqiperi nuk prodhohet,por ne jemi te varfer.
    Po pra. Madje edhe ne shume vende tjera europiane.

    Por sic thash: "Shqiperia eshte lavatrice" kumbon me rrezikshem, hedh problemin jasht Europes, "cliron" qeverite si ate te Berlusconit. Nje raport, i cili thote se Zvicra apo Italia "eshte lavatrice" sjell pas vetes rrezikun e konfrontimit gjyqesor nga Zvicra apo Italia dhe humbe integritetin e institucionit, dhe se fundja nuk pershtatet me interesat e raportbereseve (zviverane, italiane e te korruptuar tjere).

    *

  9. #9
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin

    Me rendesi eshte qe konsumohen raporte te tilla me kujdes. Jo te besohet cdo fjale e tyre dhe te shtohet mosbesimi i qytetarit shqiptar ne shtetin e tij.

    Perndryshe konfrontimi i keso lloj raporteve eshte ceshtje e vet shtetit. Ekzistojne instanca gjyqesore europiane, te cilat detyrojne revidimin e tyre, terheqjen e tyre mrapa, nese nuk jane te ligjshme. Shqiperia gabon kur i jep vetit rolin heshtes apo pasiv. E ben veten fajtor.
    Puna eshte, qe nqs roli i Shqiperise behet aktiv, eshte me keq per ne, sepse ose do largohemi nga rruga e kapitalizmit, ku ekonomia ka dore te lire e do rikrijojme planifikimin shteteror per te dale nga kjo situate, ose duhet te rrijme ne pritje apo heshtje si e quan ti e te shikojme se cfare do te ndodhi. Ne fakt ne te dyja rastet eshte gabim. Sepse rikthimi i planifikimit do influencoje vleren e monedhes, taksen e interesit e si rezultat buxhetin e shtetit, duke pasur surplus ose minus ne export/import. Nqs ndodhin keto, per nje shtet te dimensionit tone eshte me te vertete tronditese, sepse do arrinin nga mungesa e besimit te investuesve te na e zhvleftesonin "Lekun" shume, qe do na rikthente ne nje krize Leku me te keqe se ne '97. Ndersa nqs do rrinim ne heshtje, thjeshte nqs gjera te tilla jane te verteta, do arrinim perseri ne te njejtin rezultat, por do zgjasnim standartet kohore e madje edhe pa perdorur fare politike makroekonomike, duke rikerkuar edhe nje here nderhyrjen e shtetit, ose politiken jo shume efikase me gjithe kerkesat qe ka te FMN.
    Nqs fjale te tilla, do te shkruhen neper gazeta e jane fjale boshe, perseri nuk duhen nenvlehtesuar sepse shumicat e ekonomive me te medha boterore kane hasur kriza, vetem prej ideve e fiksimeve te gabuara mbi te ardhmen e monedhes dhe ekonomise, duke krijuar panik tek populli, i cili si budalla qe eshte drejtohet direkt neper sportelet e bankave per te terhequr parate, duke i lene thate e pa pike likuiditeti.
    Me pak fjale, shpresojme qe lajme te tilla mos perhapen, sidomos duke pasur nje rritje goxha te larte te PIL ne krahasim me shtete te tjera, si shtet drejt zhvillimit qe jemi.
    La vita è bella...

  10. #10
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Keso raportesh nuk mund te besohen fare. Aq me shume kur keto quajne veten "sekrete".

    Kam bindjen se Shqiperia gezon imazhin e nje shteti monstroz, te cilit mund t'ia hedhe Europa cdo lloj faji. Ndryshe nuk e di se si mund te jete Shqiperia larese me e madhe e parave sesa Rusia, Greqia, Italia, Rumania e shume shtete tjera me cdo potencial me te madh per keso pastrimesh dhe evidenca shume me te qarta. Prandaj te thuhet se rezultatet e hulumtimit treguakan se Shqiperia - ne mesin e gjithe ketyre shteteve me tradite megakriminale e korruptive - eshte "lavatricja", ben kete raport per te u tallur me te.

    *
    Harrove Zvicren, Qipron,Serbine dhe Malin e Zi.
    "Who is John Galt?"

  11. #11
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Toro Lexo Postimin
    Harrove Zvicren, Qipron,Serbine dhe Malin e Zi.

    ... edhe San Marinon.

    Lavatriçja me e lire per momentin eshte Italia, pas miratimit te ligjit per rikthimin e kapitaleve te padeklaruara duke paguar nje takse vetem 5%, kur aktualisht kostoja e lavatriçes eshte rreth 40% - 50%.

    T'i kthehem shkrimit te gazetes, perderisa raporti permend emra atehere pse nuk botohen ??? Interesat e kujt mbron gazeta qe fsheh emrat ??? Gazetare palaço, keni guxim dhe e quani veten gazetare ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    drejtori i gazet albania-s eshte vet njeri nga keta goxillat e mafies..

  13. #13
    Ylli Rakipi kerma ka surrat e publikon lajme te tilla. O zot ca morali ka gazetaria ne ate vend. Hak ptuj....

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    shqiperia eshte lavatrice por lavatrice demokratike

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Ca Europe kerkojne kta kur shkruajn gjera te tilla Mjer ai popull thoj!
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    As qe dyshoj, vetem ne qytetin nga vij une ne Shqiperi qe eshte i vogel, ka 5 banka. Papunesia gjithmone ka ken problem, se me cfare lekesh operojne keto banka , se marr vesh!
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  17. #17
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ky eshte nje "zanat" i vjeter i ekipit qeverritar me mjeke te sprovuar si salija, tritan-preshi, e te tjere ... ia kane kaluar edhe tos nanos me shoke .. per te bere "katarsis" me pronat, mundin, djersen e gjakun e Shqiptareve ...

  18. #18
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    eh sa pare pastrohen knej mer mik. gdp e Shqipnise eshte akullore.

  19. #19
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Ervisa Lexo Postimin
    As qe dyshoj, vetem ne qytetin nga vij une ne Shqiperi qe eshte i vogel, ka 5 banka. Papunesia gjithmone ka ken problem, se me cfare lekesh operojne keto banka , se marr vesh!
    Nuk e di sa mund te matet larja e parave me proporcionin e bankave ekzistuese dhe papunesise. Sepse po te ishte keshtu, do dali gjysma e Europes si larese e parave t'pista.

    Qe as ti nuk je e sigurt kur flet, tregon kur le hapur pyetjen kyqe: Me cfare lekesh operojne keto banka?

    Pa u pergjegjur kjo pyetje me fakte ne dem te bankave, nuk mund te akuzosh bankat konkrete per asnje larje te hollash. Ne shtete ku sundon ligji jo. Ne komunizem e diktatura po. Se pari deshmia, pastaj gjykimi. Me pyetje qenesore te hapura nuk ka gjykim. Ndryshe kete lloj gjykimi mund t'ia besh cdo shteti ne bote.

    Sepse mund te ndodhe qe pyetja pergjigjet me fakte qe clirojne nga akuza. P.sh. "bankat operojne ne rend te pare me leke te firmave, te cilat jane ose ne afersi lokale ose regjionale ose tejregjionale te bankave; ne rend te dyte operojne me leke te personave qe jane te punesuar dhe jetojne ne afersi tejregjionale te bankave; pastaj operojne me leke te mergimtareve, qe jetojne apo ndoshta edhe nuk jetojne ne regjionin e bankave; e tjera.."

    Prandaj duhen fakte qe mbeshtesin pyetjen. Pyetja vetem s'eshte baze per akuze e lere me per gjykim. Keshtu s'punon jurisprudenca europiane. Ndoshta ajo enveriste po.

    *

  20. #20

    Chino, banka (kursimesh e tregtare) e operatore te ngjashem me banka ke sa te duash, informacionet e te cilave jo perhere jane trasparente e prandaj edhe ndodh qe investimet e tyre nuk shkojne mire, e si rezultat te cojne ne falimentim. Jo cdo banke eshte e rregulluar me ligj, edhe se duke pare krizen sot, do ishte mire te rregulloheshin, se prej ketyre e mosnderhyrjes se qeverise ne rregullimin e politikave te tyre (duke i ndihmuar me likuiditet ne rast nevoje) ndikon edhe vazhdimi...

    Sa per ate qe ka thene goca, e ka fjalen qe ka 5 banka, por nuk ka aktivitete ku njerezit te punesohen e prandaj si mund te fusin njerezit leke, apo kursime per investime te metejshme kur nuk kane pune!? Edhe ne fakt e drejte eshte kjo, e perderisa nuk i fuskan kursimtaret e vegjel, u kuptua qe ne keto banka parate vikan nga dikush tjeter e ne kete artikull, flitet per "parate e pista".
    Nejse ne rastin e Shqiperise vijne edhe nga emigrantet, apo investues te huaj qe vejne lek pas leku (me pak fjale na shfrytezojne ne maksimum edhe ne vendin tone), por numri i bankave ne proporcion me parane qe mund te hyje ne shtet eshte goxha i larte.
    La vita è bella...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •