Close
Faqja 6 prej 69 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 686
  1. #51
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin




    Kujdes:

    http://www.forumishqiptar.com/showth...=1#post2487411


    respekte he nderimet e mia
    toni77
    e kisha seriozisht.

    plaka ime thote: ik se bo boj rozaret.

  2. #52
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    e kisha seriozisht.

    plaka ime thote: ik se bo boj rozaret.


    Besa plaka e paska me vend por;

    Edhe mua babgjyshi me thonte "babo kujdes, ik prej te pa feve, ata babo me dreqin kan punë"! Tash ma kujtove se çka ka dasht babagjyshi te thotë, pra kujtoj se fjalet e pleqve duhet nderuar.

    Te ndihmoftë Zoti ty .
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Nga “Fjalimet” e Shën Augustinit, ipeshkëv

    Zemra e të drejtit do të galdojë në zotin

    “I drejti do të gëzohet në zotin, në të do ta ketë shpresën, me të do të mburren të gjithë të ndershmit në zemër” (Ps 64 /63/, 11). Këtë gjë e kemi kënduar jo vetëm me zë, por edhe me zemër. Këto fjalë ia ka drejtuar Hyjit ndërgjegja dhe gjuha e të krishterit. “i drejti do të gëzohet” jo në botë por “në Zotin” . “Lindi drita për të drejtin, e gëzimi për zemërmirët” (Ps 97 /96/, 11). Ndoshtadëshiron të pyesësh nga vjen ky gëzim. Dëgjo: “I drejti do të gëzohet në zotin” e në një vend tjetër thotë: “Vëre gëzimin tënd në Zotin e ai do t’i plotësojë dëshira e zemrës sate” (Ps 37 /36/, 4).

    Çka urdhërohet dhe çka na jepet. Çka na urdhërohet dhe çka na dhurohet? Që të gëzohemi në Zotin! Por kush i gëzohet një gjëje që nuk e sheh? Apo ndoshta ne e shohim Zotin? Kjo gjë është vetëm një premtim. Ndërsa tani “Jetojmë në fe deri të banojmë në këtë trup jemi të mërguar, larg Zotit” (2 Kor 5, 7. 6). Në fe e jo në të parë. Kur në të parë? Kur të plotësohet ajo që vetë Gjoni tha: “Të dashur, tani jemi fëmijët e Hyjit, por çka do të jemi ende nuk u zbulua. Kaq dimë: kur të shfaqet do të bëhemi të ngjashëm me të, sepse do të shohim ashtu siç është” (1 Gjn 3, 2).

    Atëherë do të fitojmë gëzim të madh dhe të përsosur, atëherë do të kemi gëzimin e plotë, ku nuk do të jetë më shpresa që do të na mbajë, por vetë realiteti do të na ngijë. Megjithatë edhe tani, para se të arrij te ne ky realitet, të gëzohemi në Zotin. Dhe nuk jep gëzim të vogël ajo shpresë pas së cilës vijon realiteti.

    Tani, pra, të duam në shpresë. Ja pse Shkrimi thotë: “I drejti do të gëzohet në Zotin” dhe menjëherë pastaj, meqë ky ende nuk e sheh realitetin, ai shton: “Zoti do t’i plotësojë dëshirat e zemrës sate”.

    Megjithatë ne i kemi frytet e para të shpirtit dhe ndoshta tashmë edhe diçka më shumë. Vërtet edhe tani jemi afër atij që ne e duam. Tashmë na jepet një provë dhe një parashijim i atij ushqimi dhe i asaj pijeje, me anë të të cilëve një ditë do të ngopemi plotësisht. Por si mund të gëzohemi në Zotin, nëse ai është aq larg nesh? Larg? Jo, ai nuk është larg, vetëm nëse ti vetë e detyron të largohet nga ti. Dashuro dhe do ta gjesh afër. Dashuro dhe ai do të vijë të banojë në ty.

    “Zoti është afër! Për asgjë mos u shqetësoni” (fil 4, 5-6). A ke dëshirë të shohësh se si ai qëndron me ty, nëse do ta duash? “Hyji është dashuri” (1 gjn 4, 8).

    Por ti me siguri do të më pyesësh: çka është dashuria? Dashuria është virtyti në sajë të të cilit ne dashurojmë. Çka dashurojmë? Një të mirë të pafund, një të mirë mirëbërëse, të mirën që i krijon të gjitha të mirat. Le të jetë ai vetë gëzimi yt, meqë nga ai ti i fiton të gjitha ato gjëra që të japin gëzim. Me siguri nuk e kam fjalën për mëkatin. Vërtet, vetëm mëkatin ti nuk e merr nga Ati. Përjashtuar mëkatin, ti i ke nga ai të gjitha gjërat që të përkasin.
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Cfare mendoni per Zeitgist, (Spirito del Secolo) i cili po qarkullon ne you tube?
    > A mendoni se ka te drejte per faktet qe sjell ne lidhje me Krishterimin?
    > Kjo eshte sofra e krishtere, pra le te ndajme mendimet tona.
    La verita' ti rendera' libero!

  5. #55
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Volsiv, bej nje permbledhje te shkurter te asaj qe cfare eshte kjo gje. Kjo do e bente me te lehte diskutimin
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Vellezerit dhe motrat ne Kishen tone dergojne shpesh sms njeri tjetrit.Nje menyre per te ndare mes tyre Krishtin.(nje menyre per te ndare Ate qe Fryma ju Flet kur nuk jane prane)
    Kjo ben qe Trupi gjate javes,te jete e lidhur Frymerisht.
    Po sjell dy sms qe nje vella i ka derguar nje vellai tjeter para nje jave.
    E pershendes ne Fryme kete vella pasi para tre ditesh u largua nga kjo jete ,per t'u bashkuar me Krishtin,ne jeten e Perjeteshme!

    "Kishes se ndertuar nga GJaku dhe Palca e Krishtit.
    AI, eshte nje si NE.dhe desheron te jetoje Gjithmone me NE!amen"

    "Kishes,njerez qe rriten si lule me aroma dhe ngjyra te shumellojeshme ,jane motra dhe vellezer pjese e Nuses se KRISHTIT.Ata ne trupin e tyre kane GJAKUN e TIJ dhe kerkojne te jene me te deri ne Fund! amen"

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Matrix, behet fjale per nje film me permbledhje videosh qe qarkullojne prej kohesh ne you tube.
    > Pjesa e pare e tij sjell fakte mbi prejardhjen e krishterimit dhe tradita pak a shume e kopjuar nga fete e tjera qe kishin te njeten histori me nje shpetimtar qe lind me 25 dhjetor, qe eshte ylli i drites, qe do linde nga nje e virgjer etj etj.
    > Pjeset e tjera demaskojne komplotet e bera nga bankieret e medhenj njerezimit, luftrat e shpikura nga to, kontrollin monetar qe kane etj.
    > Ajo qe me intereson me shume eshte kendveshtrimi juaj ne lidhje me pjesen e pare.
    La verita' ti rendera' libero!

  8. #58
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Volsiv. edhe une shpeshhere ne te kaluaren jam tunduar te besoj se krishterimi eshte kopjuar nga fe me te vjetra (mitraizmi, hinduizmi etj). Por me kalimin e kohes ky tundim u zhduk.

    Ka shume arsye se pse nuk e besoj me kete, por me kryesorja eshte se une kam pare nje Zot te gjalle ne krishterim, qe eshte i afte dhe sot e kesaj dite te ndryshoje jetet e atyre qe besojne ne Te. Jam takuar me njerez te tille (jo thjesht te kem lexuar per ta)
    Asnje fe nuk e ben dot kete. Kam pare njerez qe kane qene shume te devotshem ne fe te tjera dhe ne fund kane kaluar ne ateizem dhe agnosticizem. Ndersa ata qe themelohen ne Krisht, jane themeluar mbi Shkemb
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #59
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Meqenese jemi ne periudhen para Krishtlindjes, mund te sjellim ne kete sofer dhe kenge ose histori qe kane lidhje me kete feste. Dihet (nga ne te krishteret te pakten) qe kjo feste ka lidhje me ardhjen e Perendise ne mish. Une po sjell nje himn qe ka lidhje me kete:


    Ja Krishti lind, lavderojeni
    Ja Krishti prej qiellit vjen, dilni priteni
    Ja Krishti mbi dhene, lartesohuni
    Zotit pra i kendoni lart e mbi dhe
    Dhe me ngazellime perhymnojeni popuj me mall dhe me lavdi

    Perpara nga jetet, lart ne qiell
    Ti ke lindur prej Atit si Bir
    Dhe tani prej Virgjereshes, si nje foshnje u shfaqe
    O Krisht Perendi te falemi
    Ti qe na lartesove o Zot me nder, o Zot i shenjte je

    Shkop nga rrenja e Jeseut je
    Edhe lule prej asaj
    Ke lulezuar prej Hyjlindeses
    Prej malit hirplote dhe te dendur me lisa
    U misherove prej Marise dhe linde o Perendi
    Zot i fuqishem, lavdi me Ty

    O Zoti i paqes, o At me hir
    Per shpetimin e njerezve,
    engjellin qe paqen hyjnore sjell
    E dergove permbi dhe.
    Sot pra te udhehequr me drite Perendie
    Qe me nate ngrihemi dhe lavderojme Njeridashesin

    Si Profeti Shen Jona, pasi u gelltit ne det
    Prej peshkut te madh,
    Doli dhe nuk u nga
    Gjithashtu tani dhe Fjala e qiellit Jezui Shpetimtar
    Shkoi nga gjiri i Virgjereshes dhe Hyjlindeses
    Dhe u misherua pa pesim dhe nenen e la te pacenueshme

    Tre djemte qe u rriten besemire
    Trimerisht perbuzen urdherin e shtypesit
    Nga furra edhe zjarri nuk u tremben aspak
    Por ne flake dhe ne prush me kenge faleshin :
    « O Perendi ateror je i bekuar »

    Furra veseplote na tregoi nje shembull te cudise
    Qe shkeli natyren
    Se ajo s’i dogji tre djemte qe i priti,
    Ashtu dhe zjarri i qiellit s’e ngau Virgjereshen aspak,
    Pra le ta hymojme e le t’i falemi:
    “Bekoni te gjithe Zotin me ze te madh
    Dhe e lartesoni permbi te gjitha jetet”

    Mister te cuditshem, shoh dhe s’e marr dot vesh
    Se si qiell nje shpelle ndrin,
    Fron Kerubik u shfaq Virgjeresha
    Dhe grazhdi i vogel e nxuri Ate qe bota nuk e nxe
    Krishtin Perendi, e madheshtojme pra me kenge sot
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 07-12-2009 më 15:35
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  10. #60
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Pergatitu Betlehem se ja Parajsa na u cel,
    Zbukurohu Efratah se druri i jetes lulezoi brenda ne shpelle prej Zonjes Virgjereshe.
    Parajse na u shfaq gjiri i ndritshem i saj,i shenjte dhe shpirteror ku Bima e Qiellit po mbin
    Se hame prej asaj dhe rrojme dhe nuk vdesim si Adami.
    Po lindet Krishti dhe ne te renet do te na ngrere perjete

    Virgjeresha sot po vjen, ne Betlehem per te lindur,
    Fjalen e Perjeteshme brenda ne shpelle se fshehti.
    Vallezo, e tere bota duke degjuar
    Lavdero, bashke me engjejt dhe me barinjte
    Perendine e ameshuar qe desh te shfaqet si djale i ri permbi dhe
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 07-12-2009 më 16:38
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 6 prej 69 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •