Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85

    Të Vërtetat Dhe Normat E Jetës Së Krishterë

    KISHA DHE SAKRAMENTET


    Kisha Katolike është bashkësia e besimtarëve që besojnë në Krishtin,
    janë pagëzuar me ujë, në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt,
    dhe janë në bashkimin e plotë të fesë me papën e Romës.

    Sakramentet janë mjetet e shëlbimit, të themeluara prej Jezu Krishtit,
    të cilat në mënyrë të dukshme e shënojnë
    dhe njëkohësisht e realizojnë hirin e Zotit,
    që është i padukshëm.

    Sakramentet e Kishës janë shtatë:
    1. Pagëzimi.
    2. Krezmimi (ose Përforcimi).
    3. Kungimi.
    4. Rrëfimi.
    5. Vajimi.
    6. Urdhri shenjt.
    7. Kurora e martesës.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  2. #2
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Pagëzimi është sakrament
    në të cilin na falet mëkati i rrjedhshëm
    dhe të gjitha mëkatet personale.
    Me pagëzim bëhemi fëmijë të Zotit
    dhe anëtarë të Kishës.
    Fitojmë hirin shenjtërues
    dhe të drejtën për të marrë sakramente tjera.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  3. #3
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Krezmimi (ose Përforcimi) është sakrament,
    në të cilin marrim Shpirtin Shenjt,
    që fenë tonë të krishterë
    të mund ta jetojmë dhe ta dëshmojmë.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  4. #4
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Kungimi është sakrament,
    në të cilin marrim Krishtin në zemër.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  5. #5
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Rrëfimi është sakrament i pajtimit tonë me Zotin.
    Në rrëfim Zoti nëpërmjet meshtarit
    na i fal mëkatet që i kemi bërë
    pas pagëzimit.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  6. #6
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Vajimi është sakramenti i të sëmurëve,
    për të mirën e shpirtit dhe të trupit të tyre.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  7. #7
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Urdhri shenjt është sakrament i meshtarisë.
    Janë tri shkallë të urdhrit shenjt:
    diakonati,
    prezbiterati (apo meshtaria) dhe
    episkopati (apo shërbesa ipeshkvore).
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  8. #8
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Kurora e martesës është sakrament
    me anë të cilit dy njerëz,
    vetëm një burrë dhe vetëm një grua,
    lidhen në jetë bashkëshortore deri në vdekje.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  9. #9
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Themelet e fesë së shenjtë:

    1. Njënia dhe Trinia e Tenzot.

    2. Mishërimi, mundimi, vdekja dhe ngjallja e Shëlbuesit tonë Jezu Krishtit.
    Njënia do të thotë se ekziston vetëm një Zot.

    Trinia do të thotë se në Zotin tonë janë tri veta hyjnore,
    që quhen: Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt.

    Mishërimi, mundimi, vdekja dhe ngjallja e Shëlbuesit tonë do të thotë
    se Veta e dytë e Shenjtërueshmes Trini,
    Jezu Krishti, Biri i Zotit,
    u bë njeri, u mundua, vdiq në kryq
    dhe u ngjall për shëlbimin tonë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga simonpjetri : 22-10-2009 më 19:13
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  10. #10
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Të vërtetat kryesore të fesë së krishterë:


    1. Është vetëm një Zot, e në të janë tri veta hyjnore: Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt.

    2. Zoti krijoi të gjitha sendet. Ai të gjitha i mban, i sundon dhe i drejton.

    3. Shpirti i njeriut është i pavdekshëm.

    4. Biri i Zotit u bë njeri dhe na shëlboi me vdekjen e vet në kryq.

    5. Hiri i Zotit është i domosdoshëm për shëlbim.

    6. Veprat e mira Zoti do t’i shpërblejë me lumturinë e amshuar,
    ndërsa veprat e këqija do t’i dënojë me mundimin e amshuar.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •