Ekstrakt nga Enciklopedia Gjermane e vitit 2200
Naser Aliu
Shqipėri - popullsia
(...) territori i Shqipėrisė sot nuk ka homogjenitetin qė kishte dikur. Braktisja e vendit nė mėnyrė masive nisi pas shembjes sė komunizmit dhe nuk pushoi deri nė vitin 2045. Shqipėria, dikur vendi i shqiponjave, sot parajsė e turistėve, ka kėtė pėrbėrje kombėtare: 26 % shqiptarė, 23 % italian, 27 % grekė dhe pakica tė turqve, kurdėve dhe kinezėve. Komunitetet greke, turke dhe italiane u vendosėn nė Shqipėri me investimet e tyre tė mėdha: me ta erdhi edhe fuqia punėtore. Shqipėria dhe Turqia hynė sė bashku nė BE nė vitin 2015. Kurdėt u ngulėn, kryesisht pas luftės qytetare dhe ndarjes sė Kurdistanit nga Turqia, (viti 2021).
Numri i pėrgjithshėm i banorėve tė rinj nga Lindja arrin nė 14%. Prej tyre rreth 4% janė pjesėtarė tė kombėsisė kineze dhe janė njė minoritet mjaft kompakt, luan njė rol tė madh nė ekonominė e vendit dhe u strehuan nė Shqipėri si azilkėrkues, pas shembjes sė rendit komunist dhe luftės qytetare nė Kinė nė vitin 2014 (...)
(...) deri nė vitin 2045 nga Shqipėria u zhvendosėn mbi 2.5 milion shqiptarė: nė shtėpitė e tyre u vendosėn gradualisht emigrantėt e jashtėm. Ata u shpėrngulėn mė sė shumti nė Greqi, Itali, SHBA dhe Kanada. Sot Shqipėria ka njė milion banorė, prej tyre 261.025 shqiptarė, 230.454 italian, 269.750 grekė dhe mbi 140.000 pjesėtarė tė minoriteteve turke, kurde dhe kineze. Bregdeti shqiptar banohet kryesisht nga grekėt dhe italianėt, si dhe pakica tjera, qė kanė blerė shtėpi nė bregdet: gjerman, anglez, francez (...). Nė vendet malore jetojnė kryesisht ata qė fituan azil politik nė Shqipėri dhe merren me blegtori dhe prodhojnė pėr tregun perėndimor (...) Qytetet me shumicė shqiptare janė Puka dhe Gramshi (...)
Gjuhėt
Gjuhė zyrtare nė Shqipėri: greqishtja, shqipja, italishtja, turqishtja dhe gjuha kurde, (...)
Rendi politik
(...) edhe nė vitin 2013 Sali Berisha nuk pranoi humbjen nė zgjedhjet e lira dhe erdhi te njė kryengritje e popullit. Amerika dhe Kuba i ofruan strehim politik, mirėpo ai preferoi tė dytėn, pėr shkak tė bindjeve politike dhe ideologjike. U arratis me njė helikopter deri nė Bari tė Italisė dhe me avion vazhdoi pėr nė Havanė. Pesė vite mė vonė pati probleme shėndetėsore dhe iu bė ndėrrimi i zemrės. E quajnė Zemėrluan pasi i kishin transplantuar zemrėn e njė luani (...) Nė Kubė u bė dy herė kryeministėr dhe dy herė kryetar. As atje nuk pranoi humbjen dhe nė vitin 2152 u kthye nė Shqipėri me fansat e vet. Ai posedon kėta tituj: Pontifex Maximus, Zemėrluani, Mbret i Hėnės dhe Nderi i Kombit. I Madhi nuk e mori akoma dhe ėshtė njė fenomen i pashpjegueshėm shkencor. Kundėrshtarėt e tij thonė se Zoti nuk e merr se ka frikė se reformon parajsėn dhe ferrin apo ua ndėrron vendet (...)
Kosovė - politika
(...), pas pavarėsisė, deri nė vitin 2035, vazhdoi gati e njėjta strukturė politike. Hashim Thaēi, herė ishte kryetari i shteti, herė kryeministėr. Nė vitin 2015 Kuvendi i Kosovės mundėsoi dygjuhėsinė nė shkolla. Njė kohė tė gjatė kosovarėt bėnė rezistencė efektive kundėr gjuhės letrare; nė shtėpi flitej gegėrisht, jashtė njė pėrzierje, atėherė u mor vendimi qė nxėnėsit tė vendosin se cili variant tė pėrdoret. Nė vitin 2017 Kuvendi i Kosovės shpalli gegėrishten gjuhė kombėtare kosovare dhe gjuha letrare u bė fakultative. Dy vite mė vonė, Kuvendi i Kosovės anuloi pėrdorimin e gjuhės letrare shqipe nga pėrdorimi zyrtar.
Tashmė nuk e flet askush. Edhe shqiponja u largua nga pėrdorimi dhe vendin e saj e zuri flamuri multinacional me gjashtė yje, tė cilit do t“i vihen edhe disa tė tjerė. Kėtė e kėrkojnė pakicat e reja. Viti 2025 konsiderohet si vit i konsolidimit, i ndarjes sė madhe dhe pėrfundimi i identitetit tė ri: i kombit kosovar (...) Nė vitin 2019 Hashim Thaēit iu ndėrtua njė pėrmendore 6 metra e pesė centimetra dhe Kuvendi i Kosovės miratoi "Thaēi-Lex-in" i cili mbron personalitetin e tij. Dikur i njohur si delikt verbal. Pėrmendorja i ka kthyer shpinėn Shqipėrisė dhe nė dorėn e majtė mban Kushtetutėn e Kosovės, dorėn e djathtė e mban lart me gishtin tregues tė ngritur, nė mėnyrė kėrcėnuese, drejt Beogradit (...). Skėnderbeu iu kthye Shqipėrisė dhe vendin e tij e zuri Thaēi. Titujt qė kishte gjatė jetės: Pontifex Maximus, Krijues i Kombit mė tė ri nė botė "New nation" dhe Flakadan i Kombit (...)
Popullsia
Sipas numėrimit tė fundit ( dt. 25.02. 2198 ) Kosova ka 600.000 banorė. Edhe kėtu u bėnė shkulje tė mėdha drejt perėndimit. Nė fillim, pėr ta fituar tė drejtėn e qėndrimit nė vendet evropiane, ndėrmjet viteve 1990 - 2015, kosovarėt u martuan me tė gjitha gratė e trasha nga 70 - 140 kg ose nga mosha 40 deri nė 65 vjeēare. Kur gratė e trasha dhe plakat perėndimore u harxhuan, atėherė iu sulėn vendeve lindore, qė tashmė ishin nė BE, si Poloni, Ēeki dhe Hungari. Deri nė vitin 2039 Kosovėn e braktisėn 1.300.000 shqiptarė. (...) Nė veri nisi dyndja e serbėve, nė jug me investime erdhėn turqit. Sot qytete me shumicė shqiptare janė Kaēaniku dhe Malisheva. Shteti ka kėtė numėr tė popullsisė: 20 % shqiptarė, 30 % serbė, komunitet i madh turk me 20% dhe 30 % tė pakicave: rome, ashkali, goran, boshnjak, kroat e bullgarė (...)
Gjuhėt
Gjuhėt zyrtare nė Kosovė: serbishtja, gegėrishtja, turqishtja, boshnjake, gjuha rome dhe bullgarishtja... (...)
Planet e Kombeve tė Bashkuara dhe BE-sė: Shqipėria dhe Kosova gjenden nėn mbrojtje tė posaēme tė UNESCO-s, si qypat e kohės romake. Brukseli ka marrė disa masa pėr shpėtimin e shqiptarėve dhe kosovarėve, sepse janė dy popuj tė rrezikuar dhe mendohet se nė vitin 2400 nuk do tė mbetet asnjė pėr farė, madje, tash, edhe mortaliteti ėshtė mė i lartė se nataliteti. Shqiptarėt dhe kosovarėt e emigruar janė asimiluar qysh nė gjeneratėn e dytė. Sot kryetar i Parlamentit Evropian ėshtė me origjinė shqiptare. Ministri i Italisė i HEKOHADA-sė (Ministria pėr Heroinė, Kokainė, Hashash dhe Dalldi) (...) ministri i Bujqėsisė nė Gjermani, ministri i Mbrojtjes nė SHBA, ministri i Brendshėm nė Greqi, kryetari i Konfederatės Zvicerane, kryetari i Lituanisė, ministri i Punėve tė Jashtme nė Kanada dhe Australi etj (...)
(...) nė Maqedoni dhe Luginė nuk ka mė shqiptarė. As maqedonas, shumica e popullsisė ndjehen bullgarė ose turq (...) Pas krizave tė njėpasnjėshme dhe mosinteresimit pėr investime, u shpėrngulėn, u asimiluan, respektivisht iu bashkėngjitėn anėtarėve tė familjeve tė tyre nėpėr vendet perėndimore (...)
"Shekulli"
Krijoni Kontakt