PSIKOLOGJIA
Kapitulli i parė
Objekti, detyrat dhe metodat e psikologjisė.
Nė jetėn e pėrditshme lexojmė dhe dėgjojmė termat, vėmendje, kujtesė, mendim, imagjinatė, vullnet, ndjenjė, karakter... etj Tė gjitha kėto nė psikologji quhen fenomene psiqike. Me anė tė fenomeneve psikike njeriu i njeh sendet qe e rrethojė, lidhet me to, i studjon dhe vepron pėr ta ndryshuar botėn sipas qėllimeve dhe dėshirave tė veta. Bota shpirtėrore e njeriut ėshtė shumė e pasur dhe tepėr interesante. Pikėrisht kėtė botė shpirtėrore e quajmė psikikė. Shkalla mė e lartė e zhvillimit tė psikikės quhet vetėdije.
Shkenca qė merret me studimin e psikikės dhe tė formės mė tė lartė tė saj vetėdijes, quhet psikologji.
Pra objekti i studimit tė psikologjisė ėshtė mendja e njeriut dhe veprimtaria e saj. Fjala
sipas domethėnies sė fjalėve tė pėrngjitura greqishte psyhe = shpirt dhe logos = shkencė. Por psikologjia ėshtė mė shumė se vetėm njė shkencė mbi shpirtin, mbi jetėn e brendshme tė njeriut. Jeta shpirtėrore e njeriut ka edhe anėn e jashtme. Kėshtu qė kjo shkencė studjon edhe anėn e jashtme tė sjelljes sė njeriut.
Cili ėshtė funksioni kryesor i psikikės ?
Funksioni kryesor i psikikės ėshtė pasqyrimi dhe reflektimi, pas sinjaleve apo impulseve qė shkojnė drejt saj.
Pasqyrimi gjithashtu ėshtė njė nga vetitė e materies. Pasqyrimin qė bėn materia inorganike (e pajetė) kur mbi tė veprojnė faktorė tė tjerė, quhet pasqyrim fizik. P.sh kur ne shihemi nė pasqyrė, kur nė liqen duket pasqyrimi i maleve, pemėve apo i objekteve tė tjerė rreth tij, pasqyrimi i kėmbės kur shkel mbi rėrė, mbi baltė ose mbi borė, kur shkėmbijtė gėrryhen nga forca e dallgėve... etj kemi tė bėjmė me pasqyrim fizik. Pasqyrimi fizik ėshtė fenomen spontan, pasiv dhe i vdekur.
Ndėrsa pasqyrimi qė bėjnė organizmat e gjallė kur mbi to veprojnė ngacmues tė ndryshėm quhet pasqyrim psikik. Tek njeriu, nė sajė tė sistemit tė tij nervor shumė tė zhvilluar ndryshe nga kafshėt, pasqyrimi ėshtė i njė cilėsie shumė mė tė lartė, tepėr i ndėrlikuar dhe i thellė. Ai ėshtė proces aktiv i vazhdueshėm.
Njeriu me anė tė vetėdijes pasqyron cilėsitė e sendeve dhe fenomeneve qė veprojnė drejtpėrsėdrejti mbi tė, si dhe atyre qė kanė vepruar mė parė. Njekohėsisht me anė tė tė menduarit, to folurit dhe veprimeve tė tij, njeriu ka eksploruar botėn dhe ka arritur tė depėrtojė nė thelbin e rregullsive tė brendshme tė objekteve dhe fenomeneve tė ndryshme. Si rezultat i kėtij lloj pasqyrimi kanė lindur shkencat e ndryshme bashkė me ligjet e tyre. Ky lloj pasqyrimi pėrbėn fazėn mė tė lartė tė njohjes sė realitetit, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė.
Pėr tė vėrtetuar se nė ē'shkallė pasqyrimet tona i pėrgjigjen realitetit, na vjen nė ndihmė praktika. Praktika pėrbėn bazėn e procesit tė njohjes. Ajo ėshtė kriteri mė i lartė i vėrtetėsisė sė njohurive tona. Ēdo mendim, ēdo shpikje dhe racionalizėm qė bėn njeriu e verifikon nė praktikė. Ajo e vėrteton nėse ėshtė i drejtė apo jo njė mendim, veprim apo shpikje e bėrė.
Pasqyrimi psikik i jep mundėsi njeriut tė njohė sendet dhe fenomenet qė e rrethojnė, tė ndėrtojė punėn e vet nė pėrshtatje me kushtet e ambientit dhe me aftėsitė e tij krijuese t'i shndėrrojė kėto kushte sipas kėrkesave tė shoqėrisė. Ndėrsa kafshėt nė sajė tė pasqyrimit u pėrshtaten kushteve, mbrohen nga rreziqet dhe ushqehen. Ato nuk janė nė gjendje ta ndryshojnė botėn qė i rrethon.
Pasqyrimi psikik ėshtė njė proces i thellė, i gjallė dhe veprues gjatė tė cilit organizmi qė pėson veprimin e ngacmuesve tė tjerė, nuk qėndron indiferent, pėrkundrazi pėrgjigjet, shpenzon energji d.m.th bashkėvepron. Pasqyrimi psikik pėson ndryshime tė vazhdueshme, bėhet mė i plotė, mė i thellė dhe vetė organet pasqyrimit pėrsosen gjithnjė e mė shumė.
Shkalla e pasqyrimit psikik pėrcaktohet jo vetėm nga forcat qė veprojnė, por edhe nga gjendja aktive e organizmit, nga pėrvoja, mosha etj.
Lindja dhe zhvillimi i psikikės.
Organizmat e gjallė qė nga ato mė elementaret e deri tek njeriu, veprimtarinė e tyre jetėsore e realizojnė nėpėrmjet veprimit tė njė organi tė veēantė qė paraqitet si qėndra e menaxhimit tė ngacmimeve tė jashtme, pėrpunimit dhe komandimit tė veprimtarisė tek gjallesat. Tek kafshėt e ulta si molusqet, krimbat, insektet etj, sistemi nervor ėshtė i thjeshtė dhe psikika shfaqet nė formėn e saj mė elementare qė quhet ndjeshmėri. Nė bazė tė zhvillimit tė ndjeshmėrisė gjallesat formojnė instiktet e ndryshme qė i shėrbejnė mė pas pėr zhvillimin e veprimtarisė jetėsore. Pra lindja e ndjeshmėrisė ose e ndijimit pėrbėn fazėn e parė tė zhvillimit tė psikikės.
Zhvillimi i psikikės dhe i organeve tė shqisave bėhet nė varėsi tė drejtpėrdrejtė tė kushteve tė ambientit tė jashtėm dhe tė mėnyrės sė jetesės d.m.th nga mėnyra se si jetojnė kafshėt, si e sigurojnė ushqimin, si mbrohen etj. Nė njė fazė mė tė avancuar zhvillimi tė sistemit nervor tė kafshėve shfaqet gradualisht aftėsia pėr tė pasqyruar disa cilėsi tė sendeve pėrnjėherėsh d.m.th sendin. P.sh qeni me anė tė psikikės sė vet pasqyron jo vetėm njė cilėsi tė njeriut qė e ushqen por shumė cilėsi tė tij. Ai e njeh atė nga era, zėri, rrobat etj, pra lindin ato qė quhen shprehi.
Instiktet lindin, trashėgohen, kurse shprehitė nuk lindin, ato fitohen gjatė veprimtarisė praktike pas shumė pėrsėritjesh.
Kjo fazė e pasqyrimit tė sendeve nė tėrėsi dhe e krijimit tė shprehive quhet faza perceptive e zhvillimit tė psikikės.
Kur kafshėt me anė tė veprimeve tė thjeshta mendore pėrshtaten mė mirė dhe mė shpejt me kushtet e reja tė ambjentit, kemi tė bėjmė me fazėn mė tė lartė tė zhvillimit tė tyre. Ato nė kėtė fazė janė nė gjėndje tė pasqyrojnė lidhjet elementare ndėrmjet sendeve dhe fenomeneve tė botės qė i rrethon. Nė kėtė fazė kemi tė bėjmė jo mė me instikte apo shprehi, por me veprime tė thjeshta mendore. P.sh nėse njė majmun e mbyllim nė njė kafaz, i varim disa banane nė njė lartėsi tė tillė qė nuk arrihen me dorė dhe i japim njė shkop dhe njė karrige pėr ti pėrdorur, ai do tė arrijė t'i pėrdorė ato pėr tė kapur bananet. Pra ai arrin tė zhvillojė njė veprim tė thjeshtė mendor.
Nė kėtė mėnyrė zhvillimi i psikikės sė kafshėve kalon nė tre faza: nė atė tė ndjeshmėrisė, perceptiven dhe nė atė tė veprimeve tė thjeshta mendore. Secila nga kėto faza tė pasqyrimit i pėrgjigjet edhe njė formė e veēantė e sjellies sė kafshėve. Konkretisht, nė fazėn e ndjeshmėrisė kemi instiktet, nė fazėn perceptive kemi shprehitė dhe sė fundi kemi veprime tė komplikuara qė drejtohen nė arritjen e qėllimit.
Ndėrmjet tri fazave tė zhvillimit tė psikikės sė kafshėve nuk ka kufij tė prerė. Pėrkundrazi, ato janė tė lidhura dhe tė gėrshetuara ngushtė me njėra-tjetrėn.
Nė fazat e zhvillimit tė psikikės njeriu ndryshe nga kafshėt paraqet zhvillimin mė tė lartė psikikės qė ėshtė vetėdija.
Vetėdije quhet ajo shkallė e zhvillimit tė psikikės qė paraqitet me veprimtarinė e tė folurit dhe tė vepruauarit me inteligjencė.
Njeriu me anė tė vetėdijes e nėnshtron dhe e shndėrron natyrėn sipas interesave tė veta. Ai komunikon me anė tė gjuhės, mendon dhe bėn planifikime pėr tė ardhmen, gjėra tė cilat nuk mund tė bėhen nga kafshėt.
Vetėdija e njeriut ka karakter thellėsisht shoqėror dhe u nėnshtrohet ligjeve historiko-shoqėrore. Ndėrsa psikika e kafshėve u nėnshtrohet ligjeve biologjike, tė cilat veprojnė nė botėn e kafshėve.
Detyrat dhe metodat e psikologjisė.
Detyra kryesore e psikologjisė ėshtė studimi i fenomeneve psikike tek njeriu.
Psikologjia shpjegon se si bėhet pasqyrimi i botės materiale nė koren e trurit tė njeriut, si njeriu e njeh botėn qė e rrethon dhe ēfarė i drejton veprimet dhe sjelljet e tij nė shoqėri. Psikologjia studjon se si zhvillohet veprimtaria psikike dhe si formohen veēoritė psikologjike tė personalitetit
Shkenca e psikologjisė tregon varėsinė e fenomeneve psikike prej kushteve objektive tė jetės dhe veprimtarisė sė njeriut. Ajo shpjegon se si edukohet dhe zhvillohet njeriu nėn ndikimin e kushteve tė ndryshme tė jetesės dhe tė edukatės, tė moralit shoqėror si dhe faktorėve tė tjerė ndikues.
Psikologjia si shkencė me gjithė degėt e saj pėrfshin studimin e tė gjitha veprimtarive jetėsore tė njeriut si dhe gjallesave tė tjera. Ajo i shėrben njeriut nė shumė aspekte tė jetės sė tij, e ndihmon tė kuptojė mė mirė veten e tij dhe tė tjerėt, tė njohė anėt pozitive dhe negative tė karakterit, tė zhvillojė aftėsinė pėr tė njohur njerzit qė e rrethojnė, tė njohė mė shumė aftėsitė e tij krijuese dhe ta bėjė atė mė produktiv nė veprimtarinė e tij.
Pėr njohjen dhe studimin e fenomeneve tė ndryshme psikike pėrdoren disa metoda. Metodat kryesore janė: vėzhgimi (vrojtimi) dhe eksperimenti. Ka dhe metoda ndihmėse qė janė biseda, anketimi, analiza e punėve krijuese, statistika etj. Kėto metoda, tė gėrshetuara me njera-tjetrėn ndihmojnė nė studimin dhe verifikimin e fenomeneve tė ndryshme psikike.
Kapitulli 2
BAZA FIZIOLOGJIKE TĖ PSIKIKĖS
Njohuri elementare mbi ndėrtimin dhe funksionimin e sistemit nervor.
Fenomenet psikike janė produkti i veprimtarisė sė sistemit nervor. Sistemi nervor pėrbėhet nga sistemi nervor qėndror (palca e kurrizit dhe truri) dhe sistemi nervor periferik.
Sistemi nervor qėndror rregullon tė gjithė veprimtarinė psikike dhe fiziologjike tė organizmit tė njeriut, bashkėrendon funksionimin e tė gjitha pjesėve dhe organeve tė ndryshme tė trupit si dhe lidhjen dhe pėrshtatjen e organizmit me botėn e jashtme.
Palca e kurrizit drejton reflekset e pakushtėzuara dhe lėvizjet e pavetėdijshme tė musklaturės etj.
Truri pėrbėhet nga: truri i vogėl, truri i zgjatur, truri i mesėm, truri i ndėrmjetėm dhe truri i madh. Tė gjithė kėto pjesė bashkėveprojne tė lidhura me njėra-tjetrėn, por secila kryen edhe funksione tė veēanta.
Pjesėn mė tė rėndėsishme tė trurit e pėrbėjnė hemisferat e mėdha. Pjesa e sipėrme e hemisferave tė mėdha formon koren (cipėn) e trurit (1.5 mm trashėsi), ndėrsa qelizat mė nė thellėsi formojnė qėndrat subkortikale ose nėnkoren.
Korja e trurit pėrbėn pjesėn mė tė rėndėsishme tė trurit dhe drejton tė gjithė veprimtarinė e sistemit nervor. Qėndrat nėnkore pasqyrojnė gjėndjen e pėrgjithshme tė organizmit dhe rregullojnė punėn e organeve tė brėndshme nė mėnyrė automatike(zemrės, mushkėrive, stomakut, mėlēisė etj)
Sistemi nervor periferik pėrfshin tė gjitha fijet nervore qė shpėrndahen nė pjesėt e ndryshme tė trupit.
Sistemi nervor pėrbėhet nga njė sasi shumė e madhe qelizash mikroskopike qė quhen qeliza nervore ose neurone. E veēanta e tyre ėshtė se ato pėrbėjnė njė rrjet tė komplikuar lidhjesh me njera-tjetrėn dhe shkėmbejnė informacion ndėrmjet tyre me anė tė impulseve nervore.
Kėto nerva ndahen nė nerva ndijues qė i marrin ngacmimet nga organet e shqisave dhe i pėrcjellin nė sistemin nervor qėndror, nė nerva lėvizorė qė bėjnė tė kundėrtėn e tė parėve dhe nė nerva bashkues qė e kalojnė nxitjen nga nervat ndijues nė nervat lėvizorė.
Proceset kryesore nervore dhe ligjet e tyre
Veprimtaria e lartė nervore ka nė bazėn e vet dy procese kryesore nervore: nxitjen dhe frenimin.
P.sh kur ndizet drita, rrezet e saj veprojnė mbi mbaresat nervore tė tė parit dhe e venė atė nė gjėndje aktive d.m.th ne gjėndje pune. Kjo gjėndje aktive e qelizės nervore quhet nxitje. Nxitja nervore ėshtė rezultat i veprimit tė ngacmuesit mbi organizmin tonė.
Procesi i kundėrt i nxitjes ėshtė frenimi. Frenim quajmė gjėndjen e qelizės nė pasivitet. P.sh. kur nuk nuhasim gjė themi se qelizat nervore tė tė nuhaturit janė tė frenuara. Po kėshtu kur jemi nė gjumė tė thellė, qelizat nervore janė tė frenuara.
Proceset e nxitjes dhe tė frenimit kanė rėndėsi jashtėzakonisht tė madhe pėr shpjegimin shkencor tė fenomeneve psikike.
Me anė tė nxitjes dhe frenimit kryhen tė gjitha funksionet e sistemit tė lartė nervor; krijohen reflekset e kushtėzuara, ruhen qelizat nervore nga shkatėrrimi qė mund t'u shkaktojnė ngacmuesit shumė tė fuqishėm.
Tė dyja kėto procese janė tė lidhura ngushtė ndėrmjet tyre dhe zėvendėsojnė reciprokisht njėra-tjetrėn. Pra nėse nė njė qėndėr tė kores sė trurit lind njė nxitje nervore nė qėndrat e tjera aktive ndodh frenimi.
Reflekset
Refleks quajmė kundėrveprimin e organizmit ndaj veprimit tė ngacmuesve tė ndryshėm. Reflekset janė tė pakushtėzuara dhe tė kushtėzuara.
A. Refleks i pakushtėzuar ėshtė aftėsia e lindur e organizmit pėr tė kundėrvepruar (pėrgjigjur) ndaj veprimit tė ngacmuesve tė ndryshėm p.sh. tėrheqja e dorės po tė digjet ose po tė shpohet nga diēka etj.
Reflekset e pakushtėzuara janė: reflekset mbrojtėse, reflekset e tė ushqyerit, reflekset e shumimit etj.
B. Refleks i kushtėzuar ėshtė aftėsia qė fiton organizmi gjatė jetės, pėr tė kundėrvepruar (pėrgjigjur) ndaj veprimit tė ngacmuesve tė ndryshėm. P.sh. ndodh shpesh qė vetėm pamja e limonit ose vetėm emri limon tė na bėjė tė sekretojmė pėshtymė. Kjo nuk ndodh para se ne ta dijmė dhe ta provojmė se ē'ėshtė limoni. Nėse ne nuk do e njihnim limonin dhe shijen e tij qė mė parė, kjo nuk do tė jepte efekt. Por me tu njohur nje send, objekt apo fenomen nė koren e trurit krijohet njė lidhje e re nervore e cila aktivizohet sa herė qė pėrsėritet fenomeni apo shfaqet sendi.
Pra kushti pėr tu aktivizuar njė vatėr nė koren e trurit bėhet njė send, objekt, fenomen ose fjalė.
Veprimtaria e lartė nervore ndryshe quhet edhe veprimtari sinjalizuese. Ajo varet nga ngacmuesit tė cilėt kanė rėndėsi jetike pėr organizmin. Ato shėrbejnė si ndėrmjetės dhe lajmėrojnė organizmin pėr diēka tė rėndėsishme (ushqimi, mbrojtja etj).
Kėto sinjale, tė cilat gjatė jetės krijojnė sisteme tė tėra lidhjesh nervore, pėrbėjnė sistemin sinjalizues. Me anė tė kėtij sistemi organizmi ambjentohet me botėn e jashtme.
Fillimisht organizmi shfaqet indiferent ndaj kėtyre ngacmuesve, pastaj kushtėzohet dhe vepron sipas llojit tė sinjalizimit.
Karakteri sistematik i veprimtarisė sė lartė nervore (steriotipi dinamik).
Zakonisht nė sistemin nervor tė kafshėve dhe tė njerėzve vepron njė numėr i madh ngacmuesish. Kuptohet qė secili prej tyre shkakton njė nxitje nė koren e trurit.
Kjo vatėr nuk mund tė rrijė e izoluar nga vatrat e tjera, por futet nė lidhje me to, (sipas ligjeve tė rrjedhjes sė proceseve nervore). Kėshtu, nė koren e trurit krijohen lidhje, jo vetėm ndėrmjet dy vatrash, por edhe ndėrmjet njė numri tė madh vatrash tė.ndryshme. Pėr kėtė duhen plotėsuar tė paktėn dy kushte: a) ngacmuesit, pra sinjalet qė pėrsėriten shumė herė nė tė njejtėn renditje. b) tė ruhen tė pandryshuara kushtet nė tė cilat organizmi jeton.
Nė sajė tė pėrsėritjeve tė shumta dhe tė njėllojta nė koren e trurit, lidhjet e pėrkohshme nguliten mirė, pėrforcohen.
Ky pėrforcim i proceseve nervore sipas njė sistemi tė caktuar qė arrihet me anė tė pėrsėritjeve quhet steriotip.
Steriotipi dinamik ėshtė atėherė kur organizmi ambientohet ndaj ngacmimeve tė jashtme qė pėrsėriten vazhdimisht njėlloj.
Me fjalėn steriotip kuptojmė karakterin shabllon (tė njėllojtė) tė lidhjeve nervore, ndėrsa me fjalėn dinamik mundėsinė e ndryshimit dhe tė shndėrrimit tė tyre. Steriotipi dinamik ndryshon me ndryshimin e ngacmuesve qė veprojnė mbi organizėm.
Krijimi i njė sistemi tė tillė nxitjesh nervore tė cilat lidhen me njėra-tjetrėn, bėn tė mundur qė sistemi i reflekseve (kundėrveprimeve) tė organizmit tė kryhet me lehtėsi, shpejtėsi, me shpenzim tė vogėl energjish nervore dhe tė ngjallė ndjenjėn e kėnaqėsisė.
Kėshtu ndodh p.sh. me njeriun i cili punon ose jeton sipas njė regjimi tė caktuar, kėto ai i kryen pa pritur urdhra dhe me njė ndjenjė kėnaqėsie.
Prishja e steriotipit (kėsaj vazhdimėsie) qė shkaktohet nga ndryshimi i kushteve tė jetesės, paraqitet e vėshtirė dhe shoqėrohet me njė gjėndje pakėnaqėsie.
Kėshtu ndodh kur ndryshohet puna, banesa ose njerėzit qė kemi pranė. Nė kėto raste hasen vėshtirėsi, gjersa organizmi tė pėrshtatet me kushtet e reja d.m.th. gjersa organizmi tė krijojė steriotipin dinamik.
Kapitulli 3
NDIJIMET
Njohuri tė pėrgjithshme mbi ndijimet.
Objektet dhe fenomenet qė na rrethojnė dhe qė veprojnė mbi organizmin tonė kanė cilėsi dhe karakteristika nga mė tė ndryshmet. Kėto cilėsi e karakteristika tė marra secila veē e veē pasqyrohen drejtpėrsėdrejti nė vetėdijen tonė me anė tė procesit psikik tė ndijimit.
Ndijim quajmė pasqyrimin nė vetėdijen tonė tė
njė cilėsie apo karakteristike tė veēantė tė objektit apo fenomenit qė vepron nė organet e shqisave (sy, veshė, hundė, lėkurė etj.).
Me anė tė ndijimeve ne njohim dhe dallojmė cilėsitė e veēanta tė sendeve qė na rrethojnė: njohim ngjyrat, tė qėnit e ashpėr ose e butė tė njė sendi, tė qėnit e freskėt ose bajat; dallojmė erėn e mirė ose tė keqe, tingullin, temperaturėn qė ka sendi, shijen etj. Kėshtu ndijimet janė pasqyrimi i cilėsive dhe karakteristikave tė sendeve, objekteve dhe fenomeneve qė ekzistojnė e qė zhvillohen objektivisht, pavarėsisht nga ndėrgjegjia jonė.
Po me anė tė ndijimeve ne njohim e dallojmė edhe gjėndjen e brėndshme tė organizmit: funksionimin normal ose jo tė organeve tė ndryshme tė trupit, lėvizjet e pjesėve tė ndryshme tė tij ose gjendjen
statike tė tyre, njohim dhe dallojmė dhembjen, etjen, lodhjen, urinė etj.
Ndijim kemi atėherė kur sendet, objektet dhe fenomenet duke u ndodhur rreth nesh veprojnė mbi ne, mbi organet e shqisave tona, duke shfaqur cilėsitė dhe karakteristikat e veēanta.
Pėr ta kuptuar mė mirėduhet tė kemi tė qartė disa terma. Kėshtu, me termin ngacmues, do tė kuptojmė sendet, objektet dhe fenomenet me cilėsitė dhe karakteristikat e veēanta qė ata kanė.Veprimin e ngacmuesve mbi organet e shqisave e quajmė ngacmim. Procesi qė lind si rezultat i ngacmimit tė indit nervor quhet nxitje. Kur nxitja me anė tė nervave lėvizorė shkon nė koren e trurit tė madh, atėherė lind ndijimi.
Pra, nga pėrcaktimet e mėposhtme del se: ngacmimi ėshtė proces fizik, nxitja ėshtė proces fiziologjik, ndėrsa ndijimi ėshtė proces psikik.
Aparati anatomo-fiziologjik qė shėrben pėr tė marrė ngacmuesit e jashtėm ose tė brendshėm quhet analizator. Ēdo analizator pėrbėhet prej tri pjesėsh: receptorit i cili merr ngacmimet, (receptor ėshtė ajo pjesė e organit tė shqisave, ku mbarojnė fundet e nervave pėrkatės), nervave pėrēues dhe qėndrave pėrkatėse nė koren e trurit tė madh.
Pėr tė lindur ndijimi ėshtė e domosdoshme prania nė tė njejtėn kohė e ngacmuesve dhe e analizatorėve. Nėse nuk funksionon cilado pjesė pėrbėrėse e analizatorit, nuk lind ndijimi. P.sh pėr tė patur ndijimin e tė parit duhet tė kemi; burimin e dritės (ngacmuesin), syrin (receptori), nervi pėrēues (dėrgues sinjali), qėndrėn e shikimit nė koren e trurit (vendi ku lind ndijimi). Nėse njėra nga hallkat e kėtij zinxhiri nuk funksionon, lindja e ndijimit bėhet e pamundur. Po kėshtu ndodh edhe me shqisat e tjera me karaktere ndijuese tė ndryshme.
Kėshtu si baza fiziologjike tė ndijimeve shėrbejnė proceset e nxitjeve nervore, tė cilat lindin si rezultat i veprimit tė njė ngacmuesi nė organet e shqisave tona.
Pra ndijimi ėshtė forma filestare e njohjes sė botės materiale. Me anė tė tij fillojmė tė njohim dhe tė dallojmė cilėsitė dhe karakteristikat e veēanta tė sendeve dhe fenomeneve tė botės reale qė na rrethon.
Llojet e ndijimeve.
Objektet dhe fenomenet e natyrės duke vepruar mbi organizmin e njeriut i shkaktojnė atij ngacmime tė ndryshme. Duke qėnė se objektet dhe fenomenet janė tė shumta dhe cilėsitė dhe karakteristikat e tyre tė panumėrta, atėherė edhe ndijimet janė tė ndryshme.
Ndijimet sipas receptorėve i ndajmė nė: tė parit, tė dėgjuarit, tė nuhaturit, tė shijuarit, ndijime tė lėkurės, ndijime muskularo-lėvizor dhe ndijimet organike. Receptorėt ndodhen nė sipėrfaqe tė organizmit tonė si dhe nė pjesėn e brendshme tė tij. Edhe ngacmimet qė veprojnė mbi receptorėt vijnė nga jashtė dhe nga brėnda organizmit.
Pėr lehtėsi studimi receptorėt i ndajmė nė tri grupe:
1) Receptorėt e jashtėm tė cilėt janė tė vendosur nė sipėrfaqe tė organizmit. Kėto janė organet e tė parit (syri), tė dėgjuarit (veshi), tė nuhaturit (hunda), tė shijuarit (goja) dhe tė prekurit (lėkura). Me ndihmėn e kėtyre organeve pasqyrohen cilėsitė dhe karakteristikat e objekteve dhe fenomeneve qė ndodhen jashtė organizmit.
2) Receptorėt e brendshėm tė cilėt janė vendosur nė organet e brendshme tė trupit nė zemėr, somak, zorrė etj. Me ndihmėn e kėtyre receptorėve pėrfitohen ndijeme organike nė aparatin e tretjes, nė tė marrurin frymė, nė qarkullimin e gjakut etj.
3) Receptorėt lėvizor tė vendosur nė kyēe, muskuj, ligamente ose tendina tė cilėt japin ndijimet muskularo-lėvizor si dhe ndijime tė ekuilibrit statik. Me ndihmėn e tyre merren ndijime tė ndryshme tė lėvizjeve ose gjėndjes statike tė organizmit dhe tė pjesėve tė veēanta tė tij.
1. Ndijimet e jashtme
1) Ndijimiet pamore. Me anė tė kėtyre ndijimeve ne pasqyrojmė nė vetėdijen tonė dritat, ngjyrat, format dhe pėrmasat e sendeve, objekteve dhe fenomeneve tė botės materiale. Drita shpėrndahet nė ambjent me anė tė grimcave dhe valėve elektromagnetike. Valėt elektromagnetike janė ngacmuesit e organit tė tė parit d.m.th. syrit. Nga veprimi i kėtyre valėve nė fundet e nervit pamor qė ndodhet nė sy, lind nxitja nervore, kjo kalon nė qėndrėn e tė parit qė ndodhet nė pjesėn e prapme tė gjysmėhemisferave tė trurit tė madh. Kėtu lind ndijimi i dritės, ngjyrės, formės dhe pėrmasave.
2) Ndijimet dėgjimore. Me anė tė kėtyre ndijimeve ne pasqyrojmė nė vetėdijen tonė tingujt qė prodhojnė sendet ose fenomenet e botės materiale. Ngacmuesit qė prodhojnė ndijimet dėgjimore janė valėt e ajrit, qė shkaktohen nga lėvizjet lėkundėse tė trupave tė ndryshė. Kėshtu kur njė objekt bie pėr tokė ai shkakton njė tingull, i cili transmetohet me anėn e valėve tė ajrit pėr nė veshin tonė. Duke ngacmuar nervin dėgjimor lind nxitja, qė pastaj kalon nė qėndrėn pėrkatėse tė trurit dhe kėtu lind ndijimi.
3) Ndijimet e tė nuhaturit. Me anėn e kėtyre ndijimeve ne pasqyrojmė nė vetėdijen tonė aromat e ndryshme tė sendeve materiale. Si ngacmues pėr lindjen e ndijimeve tė nuhatjes shėrbejnė gimcat qė pėrhapen nė ajėr nga sendet ose objektet qė kanė erė. Kjo erė duke vepruar mbi fundet e nervit tė nuhatjes, i cili ndodhet nė hundė, shkakton nxitjen nervore dhe kjo nxitje nervore kalon nė qėndrėn pėrkatėse nė tru ku dhe lind ndijimi i nuhatjes.
4) Ndijimet e tė shijuarit. Me anė tė kėtyre ndijimeve ne pasqyrojmė nė vetėdijen tonė shijen e sendeve, veēanėrisht pijeve dhe ushqimeve. Si ngacmues tė kėtyre ndijimeve shėrbejnė ato sende qė treten nė pėshtymėn tonė ose nė pėrgjithėsi nė ujė. Organi i tė shijuarit ėshtė gjuha dhe qellėza e gojės. Nė sipėrfaqen e tyre janė tė shpėrndara disa qeliza nervore qė pėrbėjnė receptorin e tė shijuarit. Nė kėto qeliza gjenden fundet e nervave tė shijes tek tė cilat pas veprimit tė ngacmuesve, lind nxitja nervore. Kjo nxitje me anė tė nervave kalon nė qėndrėn pėrkatėse nė tru nga ku lind ndijimi.
5) Ndijimet e lėkurės. Me anėn e kėtyre ndijimeve ne pasqyrojmė nė vetėdijen tonė ato cilėsi tė sendeve dhe objekteve qė lindin si rezultat i prekjes sė tyre. Kėshtu, ne pasqyrojmė nė vetėdijen tonė temperaturėn, presionin, peshėn, tė qėnit e ashpėr ose e lėmuar tė sendit etj. Organi i kėtyre ndijimeve ėshtė lėkura e tėrė trupit si dhe qellėza e gojės dhe e hundės. Si rezultat i kėtij veprimi lind nxitja. Prej kėtej nxitja kalon nė qendrėn pėrkatėse nė tru nga ku lind procesi psikik i ndijimit tė lėkurės.
2. Ndijimet e brendshme (organike)
Nė kategorinė e kėtyre ndijimeve hyjnė ndijimet e urisė, tė etjes, ngopjes, lodhjes, gjėndjes sė shėndetshme ose tė sėmurė tė organeve tė brendshme etj. Receptorėt e kėtyre ndijimeve ndodhen nė sipėrfaqen e brendshme tė stomakut, zorrėve, mushkėrive, enėve tė gjakut etj Ngacmimet e brendėshme nxisin fundet e nervave dhe kjo nxitje kalon nė qėndrėn pėrkatėse tė trurit. Kėtu lindin edhe kėto lloj ndijimesh.
1) Ndijimet lėvizore dhe ekuilibrit. Nė kėto ndijime hyjnė ndijimet muskuloro-lėvizore dhe statike ose tė ekuilibrit. Receptorėt e kėtyre ndijimeve ndodhen nė kyēet, muskujt, ligamentet dhe tendinat e trupit tonė.
2) Ndijimet muskularo-lėvizor janė lėvizjet qė bėjnė duart, kėmbėt, koka si dhe ēdo pjesė tjetėr e trupit. Kur bėjmė kėto lėvizje ngacmohen fundet e nervave qė ndodhen nėpėr muskuj, dhe si rezultat e kėsaj lind nxitja nervore qė kalon pastaj nė qėndrėn pėrkatėse nė tru, ku lind ndijimi.
3) Ndijimet statike na japin mundėsinė e pasqyrimit nė vetėdijen tonė tė sendit (objektit) nė gjėndje statike (tė palėvisshme) nė gjėndje ekuilibri.
Receptorėt e ndijimeve statike ndodhen nė kanalet me formė gjysėm harku nė brendėsi tė veshėve tanė. Nė endolimfė pėrfundojnė degėzimet periferike tė nervave ndijimor qė rregullojnė pozicionet dhe ekuilibrin e trupit tonė. Nxitjet e kėtyre nervave shkaktohet nga lėkundjet e endolimfės.
Kapitulli 4
PERCEPTIMET
Njohuri tė pėrgjithshme mbi perceptimet.
Perceptimi ėshtė njė proces mė i ndėrlikuar se ndijimi. Ai lidhet ngushtė me tė, por nė tė njejtėn kohė ndryshon shumė nga ai.
Perceptim quajmė pasqyrimin nė vetėdijen tonė tė veprimit tė drejtpėrdrejtė nė organet e shqisave, tė objekteve, sendeve dhe fenomeneve nė tėrėsinė e tyre.
Perceptimi ėshtė i ngjashėm me ndijimin dhe lidhet ngushtė me tė pasi ai pėrbėhet nga njė grup ndijimesh, Kjo ndodh pėr arsye se ēdo objekt apo fenomen pėrbėhet nga njė sėrė cilėsish dhe karakteristikash tė veēanta. Ēdo cilėsi dhe karakteristikė e objektit pasqyrohet nė vetėdijen tonė me anė tė njė ndijimi tė caktuar.
Pasqyrimi i tė gjitha cilėsive tė njė objekti tė dhėnė nė vetėdijen tonė pėrfaqėson perceptimin nga ne tė objektit nė fjalė. Kėshtu nė qoftė se marrim njė laps nė dorė, ne dallojmė tek ai lėmueshmėrinė, peshėn, formėn, pėrmasat, ngjyrėn e jashtme, ngjyrėn e grafitit, dėgjojmė zhurmėn e lehtė tė tij kur shkruajmė etj. Tė gjitha kėto tė marra veē e veē pėrfaqėsojnė ndijime tė veēanta (tė tė parit, tė dėgjuarit, tė prekurit, etj). Ndėrsa pasqyrimi i drejtpėrdrejtė nė vetėdije i objektit qė gėzon kėto karakteristika pėrfaqson perceptimin. Pikėrisht kėtu qėndron ngjashmėria dhe ndryshimi ndėrmjet ndijimit dhe perceptimit.
Kur kemi tė bėjmė perceptim tė njė objekti, ne dallojmė shumė cilėsi dhe karakteristika tė lidhura organikisht me njėra-tjetrėn e qė pėrbėjnė objektin nė tėrėsi. Nuk do tė kishim asnjėherė fytyrėn e plotė tė njė objekti po qe se cilėsitė dhe karakteristikat e tij do t'i pasqyronim tė shkėputura nga njėra-tjetra, ose nė qoftė se veēoritė e fenomeneve do t'i trajtonim duke i bashkuar mekanikisht. Pėrkundrazi, perceptimi nėnkupton pasqyrimin nė vetėdije tė raporteve tė caktuara tė cilėsive tė veēanta, tė cilat gjejnė shprehjen e tyre nė formėn e sendeve dhe fenomeneve konkrete.
Perceptimi si proces psikik i komplikuar bazohet dhe ka lidhje jo vetėm me ndijimet, por edhe me proceset e tjera psikike, me pėrvojėn e secilit individ, profesionin, moshėn etj.
Sa mė tė zhvilluar tė jenė organet e shqisave, me aė tė tė cilėve njeriu realizon ndijimet, sa mė tė jenė dijet e njeriut, sa mė e madhe tė jetė pėrvoja e tij, aq mė i plotė do tė jetė perceptimi i njė objekti.
Kur flasim pėr pėrvojėn dhe ndikimet e saj nė perceptim duhet tė kemi patjetėr parasysh se ajo lidhet ngushtė me kujtesėn, sepse nė qoftė se nė tė do mungonte kujtesa, atėhere ēdo objekt ose fenomen do tė perceptohesh nga ne si i ri dhe i panjohur mė parė.
Perceptimi nuk lidhet vetėm me ndijimin, me pėrvojėn personale dhe me kujtesėn. Ai lidhet edhe me procese tė tjera psikike, siē janė tė menduarit, tė folurit, ndjenjat, vullneti etj.
Nė qoftė se si bazė fiziologjike e ndijimit shėrbejnė proceset e nxitjeve nervore qė shkaktohen nga ngacmues tė veēantė qė veprojnė vetėm nė njė analizator dhe pasqyrohen nė vatrėn pėrkatėse, si bazė fiziologjike e perceptimit shėrben tėrėsia e nxitjeve nervore tė cilat shkaktohen nga ngacmues tė shumtė e tė ndėrlikuar, qė njėkohėsisht nė disa analizatorė tė ndryshėm dhe realizohen nė sajė tė veprimtarisė analitiko-sintetike tė kores sė trurit.
Llojet e perceptimeve.
Perceptimet ashtu si dhe ndijimet janė tė shumėllojshme. Lloji i perceptimeve varet nga sendet (objektet) dhe fenomenet qė perceptojmė si dhe nga analizatorėt qė luajnė rolin kryesor nė perceptim. Kėshtu, perceptimet ashtu si dhe ndijimet janė pamore, dėgjimore, tė nuhatjes, tė shijes, tė lėkurės, muskularo-lėvizor dhe organike.
Figurat qė pasqyrohen zakonisht nė vetėdijen tonė me anė tė perceptimeve shfaqen zakonisht si pasojė e veprimit tė njėhershėm tė disa analizatorėve. P.sh. figura e njė sendi qė pasqyrohet nė trurin tonė, mund tė realizohet si rezultat i pjesmarrjes sė njėherėshme tė analizatorėve pamor, muskularo-lėvizor dhe analizatorėve tė lėkurės. Duke vepruar njėkohėsisht, ata na mundėsojnė njė pasqyrim mė tė qartė tė sendit bashkė me cilėsitė dhe karakteristikat e tij.
Pėrveē perceptimeve tė pėrmendura mė sipėr ka edhe disa lloje tė tjera perceptimesh, mė tė ndėrlikuara. Tė tilla janė perceptimet e hapsirės dhe perceptimet e kohės.
Perceptimet e hapsirės janė perceptimet e largėsisė ndėrmjet nesh dhe objekteve si dhe ndėrmjet vetė objekteve, perceptimet e formave dhe tė pėrmasave tė tyre.
Lėndėt dhe fenomenet e botės reale qė ne perceptojmė, nuk kanė vetėm veti (cilėsi) si ngjyra, era, shija etj, por ato kanė edhe pėrmasa d.m.th gjatėsi, gjėrėsi dhe lartėsi (tri dimensionale). Gjithashtu kanė edhe forma tė ndryshme: katrore, rrethore, trekėndore etj, ndodhen nė njė distancė tė caktuar prej nesh: larg ose afėr, kanė edhe njė pozicion tė caktuar: lart, poshtė, nė tė majtė, nė tė djathtė etj, kanė njėkohėsisht edhe vėllim qė krijon thellėsinė dhe relievin nė perceptimin tonė. Perceptimi i kėtyre vetive nė ndėrgjegjen tonė quhet perceptim i hapsirės. Pėr tė pėrftuar perceptime tė hapsirės njeriu duhet tė bazohet nė disa lloje ndijimesh dhe konkretisht: nė ndijimet pamore, tė tė prekurit dhe nė ndijimet lėvizore.
Perceptimet e kohės bazohen gjithashtu nė disa lloje ndijimesh dhe konkretisht: nė ndijimet dėgjimore, pamore, lėvizore dhe nė ndijimet e brendshme organike.
Perceptimi i kohės pasqyron zgjatjen dhe vargėzimin e ndryshimeve qė bėhen nė sendet e botės reale. Kur kėto ndryshime realizohen shpejt ne themi se ky fenomen ndodhi menjėherė si vetėtimė. Kur ndryshimet ndodhin ngadalė themi se ato u bėnė gradualisht duket sikur kanė kaluar vite tė tėra.
Nė vegjėli perceptimi i kohės dhe hapsirės mungon sepse mongon pėrvoja jetėsore, por ai formohet gradualisht me rritjen tonė dhe marrjen e njohurive dhe pėrvojės sė nevojshme jetėsore.
Pėr tė kuptuar mė mirė dhe mė drejt objektet dhe fenomenet e botės materiale qė na rrethon, ėshtė i nevojshme formimi i njė perceptimi tė organizuar, tė paramenduar dhe me njė plan tė caktuar. Ky lloj perceptimi quhet vėzhgim ose vrojtim. Pra, vėzhgimi ėshtė perceptimi qė bėhet me njė plan dhe njė qėllim tė caktuar.
Qė vėzhgimi tė kryhet me sukse d.m.th tė japi rezultate sa mė tė sakta ėshtė e domosdoshme qė tė kemi njohuri paraprake dhe tė sakta pėr objektin e vėzhgimit, tė pėrgatisim njė plan tė menduar mirė dhe tė kemi tė qartė detyrėn qė na ėshtė ngarkuar nė lidhje me objektin qė do tė vėzhgohet.
Planifikimi i mirė i vėzhgimit tė objekteve dhe fenomeneve si dhe zbatimi i kujdesshėm i tij, luan njė rol tė rėndėsishėm nė tė gjitha fushat e veprimtarisė njerėzore. P.sh nė fushėn e arsimit vėzhgimi ėshtė shumė i nevojshėm dhe i domosdoshėm nė mėnyrė qė tė pėrftohet njė njohjė mė e thellė e veēorive psikologjike tė nxėnėsve e pėr pasojė tė pėrcaktohet rruga e duhur nė edukimin dhe arsimimin e tyre.
Kapitulli 5
VĖMENDJA
Njohuri tė pėrgjithshme mbi vėmendjen.
Nė ēdo moment tė dhėnė, mbi ne veprojnė njė numėr sendesh dhe fenomenesh tė ambjetit qė na rrethon. Por, kėto sende dhe fenomene nuk pasqyrohen tė gjitha njėlloj nė vetėdijen tonė. Disa sende shkaktojnė tek ne reaksione tė gjalla orientuese. Ne pėrqėndrojmė shikimin tek ato, i provojmė duke i prekur, dėgjojmė tingujt e tyre dhe si rezultat kėto sende pėrcaktohen nė mėnyrė tė saktė dhe tė qartė ana jonė. Ndėrsa sendet e tjera nuk shkaktojė tė tilla reaksione tė gjalla orientuesse, nuk i nėnshtrohen njė studimi dhe analize tė kujdesshme e pėr pasojė perceptohen nė mėnyrė tė turbullt ose nuk perceptohen fare. Ndryshe mund tė themi se ne drejtojmė vetėdijen nė disa sende tė cilat kanė rėndėsi pėr ne dhe tregohemi tė pavėmendshėm ndaj sendeve tė tjera, tė cilat nė momentin e dhėnė nuk kanė rėndėsi pėr ne.
Pra, vėmendje quajmė tė drejtuarit dhe tė pėrqėndruarit e vetėdijes sonė nė njė ose nė disa objekte ose fenomene dhe tė shkėputurit nga ēdo gjė tjetėr.
Nė fillim vėmendja shkaktohet nga tė shfaqurit e objektit tė ri, nga rėndėsia qė ai ka pėr organizmin, nga ndryshimet e shumėllojshme tė ambjentit qė na rrethon ose faktorė tė tjerė.
Kėshtu p.sh foshnja, nėn ndikimi e njė tingulli tė fortė apo drite qė ndizet nė mėnyrė tė papritur, menjėherė kthen kokėn, fikson vėshtrimin dhe zgjat dorėn drejt saj. Por, nėse kjo do tė vazhdojė tė pėrsėritet atėherė nuk do tė ketė mė rėndėsi pėr organizmin dhe nuk do tė tėrheqė vėmėndjen. Po kėshtu edhe njė njeri i rritur, e ka tė vėshtirė ta pėrqėndrojė vėmendjen e tij nė njė material tė pavlerė apo nė njė fjalė monotone, pasi tė qėnit pa interes ose pėrsėritja e vazhdueshme bėjnė qė tė humbė interesi i organizmit pėr tė.
Nė qoftė se nė etapat e zhvillimit tė njeriut vėmendja mund tė shkaktohet vetėm nga sendet e perceptuara drejtpėrdrejt, nė etapat e mėvonshme tė zhvillimit ajo drejtohet nė objekte qė mund tė pėrfytyrohen ose mund tė merren me mend. Kėshtu p.sh fėmija sa mė tepėr rritet aq mė shumė mund tė bėjė abstraksion, tė largojė vėmendjen nga kushtet nė tė cilat gjendet nė momentin e dhėnė dhe tė pėrqėndrohet nė njė ngjarje tė jetuar mė parė ose tė hyjė mė nė brendėsi tė problemeve dhe detyrave me karakter logjik dhe t'i zgjidhė ato.
Tė gjitha kėto zhvillohen gradualisht tek njeriu.
Vėmendja nė ndryshim nga proceset e tjera psikike pėrbėn njė anė tė tė gjitha veprimtarive psikike tė njeriut. Nė ēdo moment tė dhėnė njeriu percepton diēka ose imagjinon diēka. Por nuk ka njė moment tė tillė qė ai tė merret vetėm me procesin e vėmendjes. Vėmendja duke qenė vetėm njė anė e psikikės luan njė rol tė madh gjatė perceptimit, tė menduarit dhe veprimtarisė jetėsore. Gjithashtu ajo luan njė rol tė rėndėsishėm nė njohjen e realitetit objektiv dhe nė veprimtarinė praktike tė njeriut.
Nga tė gjithė ngacmuesit qė veprojnė nė njė moment tė caktuar mbi njeriun, perceptohen nė mėnyrė mė tė qartė dhe me tė plotė dhe mbahen mend mė mė mirė ata qė tėrheqin vėmendjen e njeriut. Prandaj themi se vėmėndja ėshtė kusht i domosdoshėm pėr kryerjen me sukses tė ēdo lloj veprimtarie qoftē mendore apo fizike.
Bazat fiziologjike tė vėmendjes.
Pėr tė kuptuar bazat fiziologjike tė vėmėndjes rol tė rėndėsishėm luan vatra me nxitshmėri optimale d.m.th. pėrqėndrimi i nxitjes nervore nė disa seksione tė caktuara tė kores sė trurit dhe frenimi i sektorėve tė tjerė. Ky fenomen ngjet nė sajė tė induksionit reciprok. Vatra me nxitshmėri optimale, nė njė moment tė caktuar, pėrbėn sektorin mė krijues tė hemisferave tė mėdha tė trurit, nė tė cilat krijohen lehtė reflekse tė reja tė kushtėzuara dhe pėrpunohen me sukses diferencimet. Me kėtė vatėr lidhet puna mė e kthjellėt e vėmendjes.
Vatra me nxitshmėri optimale nuk qėndron vazhdimisht nė njė sektor tė kores, por ajo lėviz nga njėri sektor nė tjetrin.
Pėr tė dhėnė njė kuptim mė tė plotė mbi mekanizmat fiziologjike tė vėmendjes, njė r
ndėsi tė madhe kanė dhe studimet shkencore mbi dominanten, vatrėn me nxitshmėri tė tillė qė dominon tė tjerat dhe mbisundon mbi to. Ndėrsa vatra me nxitshmėri optimale ėshtė e lėvizshme, dominantja ėshtė e qėndruehme.
Vėmendja ka shprehjen e saj tė jashtme dhe tė brendshme. Shprehja e jashtme e vėmendjes nė mimikėn dhe lėvizjet, veēanėrisht nė shprehjen e syve, drejtimin e vėshtrimit etj. Ndėrsa shprehja e brėndshme shfaqet nė tensionin nervor dhe muskulor qė shoqėrohet me lodhjen mendore, fizike dhe me ndryshim nė veprimtarinė e organeve tė brendshme si pulsi, frymėmarrja etj.
Llojet e vėmendjes.
Duke pasur parasysh faktorėt qė e shkaktojnė vėmendjen, atė e ndajmė nė dy lloje kryesore - nė vėmendje tė vullnetshme dhe tė pavullnetshme.
Vėmendje tė pavullnetshme quajmė tė drejtuarit dhe tė pėrqėndruarit e veprimtarisė sonė psikike nė njė objekt apo fenomen, pa i vėnė vetes ndonjė qėllim tė caktuar dhe pa bėrė ndonjė pėrpjekje tė veēantė.
Shkaqet e nxitjes sė vėmendjes sė pavullnetshm janė tė ndryshėm pėr nga lloji dhe karakteristikat. Kėto shkaqe mund ti ndajmė nė dy kategori.
Nė kategorinė e parė tė shkaqeve bėn pjesė karakteri i ngacmuesit tė jashtėm. Kėtu duhet pėrmendur para sėgjithash, forca dhe intesiteti i ngacmuesit. Ēdo ngacmues i fortė: tingull i lartė, drita e fortė, goditjet e forta, nė mėnyrė tė pavullnetshme tėrheqin vėmendjen tonė.
Rol tė rėndėsishėm luan nė kėtė drejtim, jo vetėm forca absolute e ngacmuesit, por edhe ajo relative. Rėndėsi tė veēantė ka kontrasti ndėrmjet ngacmuesve. Dihet se qetėsia dhe zhurma, tė folurit me zė tė ulėt dhe tė lartė, errėsira dhe drita janė kontraste qė tėrheqin vėmendjen. Ose p.sh. madhėsia e njė objekti apo veēantia e tij nė krahėsim me objektet e tjera qė e rrethojnė e tėrheq mė shpejt vėmendjen. Ngacmuesit e rinj dhe ndryshimet e papritura tė ngacmuesve janė shkaqe tė rėndėsishme pėr tėrheqjen e vėmendjes. sė pavullnetshme.
Nė kategorinė e dytė tė shkaqeve qė tėrheqin vėmendjen e pavullnetshme bėn pjesė tė pėrputhurit e ngacmuesit tė jashtėm me gjėndjen e brėndshme tė njeriut e para sė gjithash me kėrkesat e tij. Kur na ka marrė uria, tė gjitha ngacmimet qė na kujtojnė ushqimin, si biseda pėr tė ngrėnit, era e kėndshme e gjellėve, etj, nė mėnyrė tė pavullnetshme na tėrheqin vėmendjen tonė. Ndėrsa kur jemi tė ngopur nuk ndodh njė gjė e tillė.
Pėr tėrheqien e vėmėndjes njė rol tė rėndėsishėm luajnė interesat e njeriut. Interesante, ėshtė ēdo gjė qė lidhet ngushtė me aktivitetin jetėsor tė njeriut ose me detyrat e tij kryesore.
Baza fiziologjike e vėmendjes sė pavullnetshme ėshtė refleksi orientues i quajtur "ē'ėshtė kjo?". Nė rastet e vėmėndjes sė pavullnetshme vatra me nxitshmėri optimale krijohet nė sajė tė refleksit orientues.
Vėmendja e vullnetshme ėshtė tė drejtuarit dhe tė pėrqėndruarit e vetėdijshėm tė veprimtarisė psikike mbi njė objekt apo fenomen me qėllim tė caktuar dhe nė mėnyrė tė planifikuar.
Vėmendja e vullnetshme ėshtė njė kusht i domosdoshėm pėr kryerjen me sukses tė ēdo pune fizike ose mendore. Ajo na ndihmon tė jemi mė efektiv dhe tė shpenzojmė mė pak kohė dhe energji gjatė kryerjes sė njė aktiviteti mendor ose fizik.
Vėmendja e vullnetshme krijon mundėsinė qė ne tė merremi jo vetėm me atė punė qė na intereson, por edhe me atė qė nuk paraqet interes tė drejtpėrdrejtė d.m.th. jo vetėm me atė qė na "pėlqen" por edhe me atė qė "duhet". Vėmendja e vullnetshme shfaqet jo vetėm nė sforcimin e vullnetit, por edhe nė tensionin e brendshėm nervor dhe psikik tė organizmit dhe me njė shpenzim tė caktuar energjie fizike dhe mendore.
Sa mė pak tėrheqės dhe interesant tė jetė fenomeni, sendi apo objekti, aq mė tepėr pėrpjekje kėrkon pėr tu pėrqėndruar vėmendja mbi tė, pra aq mė e vullnetshme duhet tė jetė vėmendja.
Vėmendja e vullnetshme dallohet dhe pėrcaktohet nga qėllimet dhe detyrat qė vemė para vetes nė veprimtarinė tonė, nga pėrgatitja paraprake dhe qėndrueshmėria e qėllimeve dhe motiveve tona.
Edhe vėmendja e vullnetshme lidhet ngusht me interesat e njeriut. Por, nė qoftė se vėmendja e pavullnetshme shkaktohej nga interesat e drejtpėrdrejta, vėmendja e pavullnetshme lidhet me interesat nė mėnyrė jo tė drejtpėrdrejtė.
Tė dyja llojet e vėmendjes janė tė lidhura ngushtė ndėrmjet tyre. Vėmendja e vullnetshme mund tė shndėrrohet nė vėmendje tė pavullnetshme dhe anasjelltas. P.sh ndodh qė njė lojė apo veprimtari e filluar me shumė interes e qė tėrheq vėmendjen nė mėnyrė tė pavullnetshme tė vėshtirėsohet, bėn qė tė bjerė interesi dhe pėr ta ēuar deri nė fund, kėrkohet pėrpjekje e vullnetshme d.m.th. kalon tek vėmendja e vullnetshme.
Nga pikėpamja e fiziologjike vėmendja e vullnetshme lidhet me vatrat me nxitje optimale nė koren e trurit, tė cilat shkakton dhe pėrforcohen nga sinjalet ngacmuese "fjalė". Kėto fjalė bėhen stimuli kryesor pėr tė drejtuar vėmendjen mbi kėtė apo atė objekt.
Veēoritė kryesore tė vėmendjes
Veēoritė kryesore tė vėmendjes janė: lėvisshmėria, pėrqėndrimi, vėllimi, shpėrndarja, qėndrueshmėria, paqėndrueshmėria dhe hutesa.
1. Lėvisshmėria e vėmendjes ėshtė aftėsia e vetėdijes pėr tė kaluar me lehtėsi nga njė objekt nė tjetrin ose nga njė lloj veprimtarie nė tjetrėn.
Lėvisshmėria e vėmendjes ėshtė njė veēori qė zhvillohet dhe edukohet nė veprimtarinė praktike tė njeriut. Ajo mund tė bėhet nė mėnyrė tė vullnetshme ose tė pavullnetshme. Kur bėhet nė mėnyrė tė vullnetshme, me njė qėllim tė caktuar quhet zhvendosje e vėmendjes. Ndėrsa kur bėhet pa ndonjė qėllim, quhet tėrheqje e vėmendjes.
Zhvendosja e vėmendjes bėhet herė me lehtėsi e herė me vėshtirėsi, kjo varet nga fakti se sa intensive ka qėnė ajo ndaj objekteve apo veprimtarisė sė parė si dhe nga karakteri i objekteve apo veprimeve tė reja ku ajo tani drejtohet.
Ashtu si veēoritė e tjera tė vėmendjes edhe lėvisshmėria e saj mund tė ushtrohet me anė tė lojrave dhe ushtrimeve tė ndryshme mendore nė mėnyrė qė tė fitohet aftėsia e kontrollit dhe zhvendosjes nė mėnyrė tė vullnetshme tė saj.
Kjo kėrkon aftėsi pėr tu orjentuar dhe pėrshtatur mė shpejt me kushtet ose rrethanat qė ndryshojnė nė mėnyrė tė papritur.
Baza fiziologjike e lėvisshmėrisė sė vėmendjes ėshtė zhvendosja e vatrės mė nxitshmėri optimale nga njė qėndėr e kores sė trurit nė njė qėndėr tjetėr tė saj.
2. Pėrqėndrim tė vėmendjes kemi atėhere, kur e drejtojmė atė nė njė objekt ose nė njė lloj veprimtarie. Pėrqėndrimi ėshtė fenomen i kundėrt me shpėrndarjen e vėmendjes dhe karakterizohet nga shkalla e drejtimit tė saj nė njė objekt tė caktuar dhe shkalla e shkėputjes nga objektet e tjera. E tillė ėshtė vėmendja p.sh. kur shkojmė perin nė gjilpėrė, kur zgjidhim njė detyrė mendore, dėgjojmė njė tregim interesant etj.
Tė pėrqėndruarit e vėmendjes luan njė rol tė madh si nė procesin e pėrvetėsimit tė njohurive ashtu dhe nė kryerjen me sukses tė detyrave apo veprimtarive tė tjera jetėsore. Aftėsia e pėrqėndrimit tė vėmendjes nuk ėshtė e lindur. Ajo mund tė zhvillohet dhe edukohet nė veprimtarinė e pėrditshme, veēanėrisht gjatė proceseve mėsimore.
Baza fiziologjike e pėrqėndrimit tė vėmendjes sė vullnetshme ėshtė vatra e nxitjes optimale nė njė nga sektorėt e kores sė trurit qė shoqėrohet nga njė frenim i fuqishėm i sektorėve tė tjerė aktiv.
3. Vėllimi i vėmendjes karakterizohet nga sasia e objekteve qė mund tė pasqyrohen shpejt, njėkohėsisht dhe me qartėsi tė njejtė nė vetėdijen tonė. Vėllimi i vėmendjes ėshtė njė cilėsi pozitive dhe ka njė rėndėsi tė madhe pėr jetėn e njeriut. Sipas vėllimit vėmendja mund tė jetė e ngushtė ose e gjėrė. Pėr tė pėrcaktuar vėllimin e vėmendjes pėrdoret njė aparat qė quhet tahistoskop. Nga rezultatet e eksperimenteve ėshtė vėrtetuar se njeriu i rritur mund tė kapė me vėmendjen e tij brenda 1/20 fraksion tė sekondės, mesatarisht 4-6 objekte njėkohėsisht tė cilėt nuk kanė lidhje ndėrmjet tyre, ndėrsa fėmijėt e moshės 6 vjeē mund tė kapin 1-2. Dhe nė qoftė se sendet kanė lidhje ndėrmjet tyre ky numėr rritet.
Baza fiziologjike e vėllimit tė vėmendjes ėshtė tė zgjeruarit ose tė ngushtuarit e vatrave me nxitshmėri optimale nė koren e trurit.
4. Shpėrndarja e vėmendjes nėnkupton njė organizim tė tillė tė veprimtarisė psikike gjatė sė cilės kryhen njėkohėsisht dy ose mė tepėr veprime. Aftėsia pėr ta shpėrndarė vėmendjen luan njė rol tė madh nė ēdo lloj pune.
Shpėrndarja e vėmendjes varet shumė nga shkalla e zotėrimit tė veprimeve tė dhėna. Sa mė shumė qė ta njohim njė veprim, sa mė i zakonshėm qė tė jetė bėrė ai, aq mė lehtė e kemi qė ta kryejmė atė njėkohėsisht me veprime tė tjera.
5. Qėndrueshmėria e vėmendjes ėshtė aftėsia pėr ta ruajtur atė pėr njė kohė tė gjatė nė njė objekt ose fenomen tė caktuar. Treguesi i qėndrueshmėrisė sė vėmendjes ėshtėkoha, gjatė sė cilės bėhet pasqyrimi i sendeve apo i veprimtarive tė ndryshme nė vetėdijen tonė. Duhet pasur parasysh se me qėndrueshmėri tė vėmendjes nuk do tė kuptojmė vetėm drejtimin e saj tė vazhdueshėm nė po tė njejtin objekt. Objektet e veprimtarisė mund tė ndryshohen, ndėrsa vėmendja drejtohet vazhdimisht mbi veprimtarinė nė mėnyrė tė qėndrueshme. Pėr kryerjen e ēdo pune kėrkohet njė kohė e caktuar. Prandaj, ēdo njeri duhet tė ketė vėmendje tė qėndrueshme, sepse po nuk mundi ta pėrqėndrojė vėmendjen pėr njė kohė tė mjaftueshme mbi njė pbjekt, ai nuk do tė mundet as tė luaj, as tė mėsojė e as tė kryej ndonjė punė tė dobishme.
Qėndrueshmėria e vėmendjes varet nga pėrmbajtja e punės ose karakteri i objektit. Nė qoftė se puna ose objekti ku drejtohet vėmendja ėshtė me pėrmbajtje tė pasur dhe interesante, atėhere dhe qėndrueshmėria e saj do tė ruhet pėr njė kohė tė gjatė. Por, nė qoftė se objekti do tė jetė i varfėr nga pėrmbajtja, vėmendja do tė lėkundet dhe nuk do tė pėrqėndrohet.
Pėr ruajtjen e qėndrueshmėrisė sė vėmendjes rol tė rėndėsishėm luajnė edhe faktorė tė tillė si gjendja emocionale, vullneti, interesat, kushtet e pėrshtatshme tė punės, gjendja shėndetėsore, si dhe evitimi i shkaqeve tė tjera qė pengojnė pėrqėndrimin.
6. Lėkundja e vėmendjes shprehet nė mungesėn e qėndrueshmėrisė sė saj pėr njė kohė tė gjatė nė njė objekt tė caktuar. Lėkundjen e vėmendjes duhet ta dallojmė nga rritja ose ulja e pėrqėndrimi tė vėmendjes, kur ajo brenda njė kohe tė shkurtėr bėhet mė pak ose mė shumė e qėndrueshme. Lėkundjet e vėmendjes i vėrejmė edhe atėhere kur ajo ėshtė e pėrqėndruar. Kėto lėkundje shprehen nė faktin se gjatė pėrqėndrimit tė saj nė njė veprimtari tė caktuar, ajo nė momente tė ndryshme kalon nga objekti kryesor tek njė objekt tjetėr dhe pas pak kohe kthehet pėrsėri tek kryesori.
Lėkundja e vėmendjes shkaktohet nga lodhja e qendrave nervore nė procesin e veprimtarisė qė kryhet me vėmendje intensive.
Hutesa
Hutesa ėshtė shfaqja e kundėrt e vėmendjes. Nė rastin tonė ėshtė njė situatė kur njeriu nuk ėshtė nė gjėndje ta pėrqėndrojė dhe ta ruajė vėmendjen pėr njė kohė tė gjatė nė asnjė objekt, po pėrkundrazi shkėputet shpesh nga kėto objekte nėn ndikimin e ngacmuesve tė jashtėm qė nuk kanė rėndėsi.
Shkaqet e hutesės janė tė ndryshme. Njohja e tyre ėshtė e domosdoshme nė mėnyrė qė ajo tė luftohet. Shkaku i hutesės mund tė jetė ērregullimi i pėrgjithshėm i sistemit nervor (nevrastenia), anemia etj Nganjėherė hutesa ėshtė rezultat i lodhjeve fizike dhe mendore, rezultat i emocioneve tė forta dhe vuajtjeve, tronditjeve tė rėnda. Njė nga shkaqet e hutesės ėshtė mbingarkesa e trurit me pėrshtyoje tė shumta, jashtė mase. Mungesa e njė regjimi tė kujdesshėm ku ti lihet hapsire pushimit, argėtimit dhe zbavitjes ėshtė gjithashtu njė faktor qė ndikon nė shfaqen e hutesės.
Nė arsim p.sh. mėsimet e mėrzitshme, monotone, qė nuk kėrkojnė pėrpjekje tė vullnetshme janė gjithashtu njė nga burimet e hutesės.
Kapitulli 6
KUJTESA
Njohuri tė pėrgjithshme mbi kujtesėn
Figurat e sendeve dhe objekteve qė na rrethojnė, tė cilat lindin gjatė proceseve tė ndijimeve dhe perceptimeve, nuk zhduken edhe pasi kėto sende apo objekte pushojnė sė vepruari mbi organet e shqisave tona.
Njė figurė, ndjenjė apo mendim i perceptuar nga njeriu, nuk mund tė zhduket pa lėnė gjurmė mbi organizėm, por ai mbahet mend, ruhet dhe mund tė riprodhohet nė tė ardhmen. Pra, kujtesa si proces psikik pėrbėhet nga tė mbajturit mend, tė ruajturit dhe tė riprodhuarit. Nė kujtesė, pėrveē proceseve pėrbėrėse tė mė sipėrme, bėn pjesė edhe njohja.
Procesi i riprodhimit dhe i njohjes mund tė kryhet vetėm nė sajė tė tė mbajturit mend dhe tė tė ruajturit nė vetėdije tė tė gjitha atyre qė ne kemi perceptuar, menduar dhe jetuar mė parė. Nė qoftė se mungon aftėsia e tė mbajturit mend ose e ruajtjes nė trurin tonė, atėhere ne nuk do tė kemi mundėsi t'i riprodhojmė ose t'i njohim kur t'i riperceptojmė ato. Proceset kryesore tė kujtesės janė: tė mbajturit mend, tė ruajturit, tė riprodhuarit dhe njohja. Tė mbajturit mend dhe tė ruajturit janė proces bazė tė kujtesės, ndėra tė riprodhuarit dhe tė njohurit janė procese qė rrjedhin prej tyre.
Procesi kundėrt i kujtesės ėshtė harresa.
Kujtesa si njė proces psikik luan njė rol shumė tė rėndėsishėm nė jetėn e njeriut. Nė qoftė se njė njeri do tė harronte gjithēka qė kishte perceptuar, qė kishte ndjerė dhe qė kishte bėrė, atėhere tė ky njeri do tė ishte i pamundur zhvillimi psikik.
Gjatė procesit tė tė mėsuarit njeriu pasuron kujtesėn e tij jo vetėm me njohuri tė cilat i fiton nga pėrvoja personale, por edhe ato njohuri qė janė grumbulluar ndėr vite nga brezat e shkuar.
Pa kujtesėn njeriu nuk do tė ishte nė gjėndje tė mėsonte asgjė tė re dhe nuk do tė ishte nė gjėndje tė vepronte.
Kujtesė quajmė atė proces psikik kur mbajmė mend, ruajmė, riprodhojmė dhe njohim ēdo gjė qė kemi perceptuar, menduar, jetuar dhe vepruar mė parė. Me fjalė tė tjera mund tė themi se kujtesė quhet pasqyrimi i pėrvojės sė kaluar nė vetėdijen tonė.
Pėrfytyrimet
Si bazė kryesore pėr kujtesėn shėrbejnė pėrfytyrimet.
Pėrfytyrimet janė tė ngjashme me perceptimet. Por, nėse figurat e perceptimeve lindin nga kontakti i drejtpėrdrejtė me objektet apo sendet mė organet e shqisave, figurat e pėrfytyrimeve lindin nė bazė tė perceptimeve tė kaluara. Kėshtu p.sh. me sy tė mbyllur njeriu mund tė pėrfytyrojė ēfarėdo objekti qė ka pas perceptuar mė parė.
Pėrfytyrimet ndryshojnė nga figurat e perceptimeve. Ky ndryshim vėrehet nė kėto drejtime:
a) Perceptimet janė mė tė qarta dhe mė tė sakta nga figurat e pėrfytyrimeve. P.sh. figura e njė njeriu pėrfytyrohet qartė kur ai qėndron para nesh, ndėrsa kur nuk e perceptojmė drejtpėrsėdrejti me anė tė organeve tė shqisave, figura e tij shfaqet si e zbetė dhe e turbullt.
b) Pėrfytyrimet shpesh janė fragmentare d.m.th. tė pjesshme, nė krahasim me perceptimet, tė cilat janė tė plota. Kėshtu p.sh. nėse do tė pėrpiqemi tė pėrfytyrojmė njė njeri tė njohur me tė gjitha veēoritē e tij, do tė mund tė sjellim para syve tė mendjes herė fytyrėn e tij, herė buzėqeshjen, herė zėrin, herė mėnyrėn e veshjes etj, etj.
Zakonisht pėrfytyrojmė mė qartė ato gjėra qė na lėnė mė shumė mbresa.
c) Figurat e perceptimeve qėndrojnė nė vetėdijen tonė pėrderisa objekti vepron mbi organet e shqisave, ndėrsa figurat e pėrfytyrimeve janė tė paqėndrueshme. Kėshtu, po tė pėrpiqemi tė pėrfytyrojmė figurėn e ndonjė tė afėrmit tonė, kjo figurė nuk do tė qėndrojė gjatė pėrpara syve tė mėndjes, por shpejt do tė zėvendėsohet me njė tjetėr figurė. Pėr ta ringjallur (pėrsėri) pėrfytyrimin e njė objekti tė caktuar duhet tė bėjmė disa pėrpjekje tė vullnetshme.
d) Sė fundi, pėrfytyrimet kanė karakter pėrgjithėsues, ato janė pėrgjithėsimi i perceptimeve, sepse nė tė shumtėn e rasteve, kanė tė bėjnė me njė farė pėrpunimi tė figurave tė perceptimeve. P. sh. pėrfytyrimi i njė tė afėrmi qė ndodhet larg nesh ndodh duke pėrpunuar perceptime tė ndryshme tė tij dhe duke formuar me to njė figurė tė vetme. Kjo si rezultat i pėrgjithėsimit tė rasteve tė veēanta tė perceptimeve.
Pėrfytyrimet pėrmbajnė nė vetvete figura tė imagjinatės, tė tė menduarit dhe tė ndjenjave.
Baza fiziologjike e kujtesės
Njeriu mban mend, ruan, riprodhon dhe njeh sendet qė ka parė e dėgjuar nė sajė tė vetisė qė ka truri.
Me shprehjen "veti plastike e trurit" duhet tė kuptojmė aftėsinė qė ka truri pėr tė fiksuar dhe ruajtur gjurmėt qė lėnė ngacmuesit e ndryshėm kur veprojnė mbi organet e shqisave tona. Kėshtu p.sh. veprimi i objekteve ose i sendeve tė ndryshme mbi ne, lė gjurmė pėr pak kohė ose mundet edhe pėr kohė tė gjatė varėsisht nga lloji. Pėrderisa kėto gjurmė (ndryshe lidhje nervore) ruhen, ne jemi nėgjėndje t'i riprodhojmė mė mėndjen tonė sa herė tė duam figurat ose perceptimet e sendeve objekteve apo fenomeneve tė perceptuara mė parė, ose mund t'i njohim ato kur i riperceptojmė.
Gjatė ditės, kur jemi nė rrugė, nė punė ose nė shtėpi ne fitojmė mbresa tė shumta; d.m.th. nė trurin tonė formohen lidhje nervore tė ndryshme. Por jo tė gjitha kėto lidhje nervore ruhen njėlloj nė kujtesė. Shumė nga kėto mbresa zhduken shmė shpejt.
Tė mbajturit mend, ruajtja, riprodhimi dhe njohja varen dhe kanė lidhje me shumė faktorė. Ato varen nga kushte tė caktuara dhe janė nėn ndikimin e lidhjeve tė ndryshme qė ekzistojnė ndėrmjet tyre.
Mbajtja mend e figurave, mendimeve, fjalėve, ndjenjave, lėvizjeve, ngjarjeve ose fakteve ndodhet nė lidhje tė ngushtė tė njėrės mbresė me mbresat e tjera, nė varėsi tė veprimit tė tyre mbi shqisat tona.
Nė bazėn e veprimtarisė sė kujtesės qėndrojnė lidhjet e pėrkohshme nervore.
Proceset kryesore tė kujtesės.
Proceset kryesore tė kujtesės janė:
1.Tė mbajturit mend. Ky ėshtė procesi bazė i kujtesės. Tė mbash mend do tė thotė tė krijosh nė tru lidhje tė pėrkohshme. Tė mbajturit mend mund tė jetė i vullnetshėm dhe i pavullnetshėm, mekanik ose logjik.
a) Tė mbajturit mend i pavullnetshėm ėshtė atėhere kur nuk i kemi vėnė vetes qėllim tė caktuar. Kėshtu, p.sh. ne mbajmė mend objekte, ngjarje, tinguj etj ..etj pa i vėnė vetes qėllim pa u sforcuar, vetėvetiiu dhe pa e planifikuar njė gjė tė tillė. Zakonisht mbahet mend, nė radhė tė parė gjithėēka qė na tėrheq dhe qė na intereson. Nė raste tė tilla themi "kėtė nuk do tė harroj kurrė" qoftė kjo ngjarje ose ēfarėdo tjetėr qė na ka lėnė gjurmė tė forta. Njė pjesė e madhe e mbresave tė fėmijėrisė sė hershme janė tė pavullnetshme dhe shumė tė forta. Megjithėse tė fituara nė fėmijėri, ato mund tė ruhen gjatė gjithė jetės Por kuptohet se kėto lloj mbresash, kanė karakter tė rastit dhe episodit (janė fragmentare) prandaj nuk mund t'i sigurojnė njeriut njohuri sistematike. Mbajtja mend nė mėnyrė tė pavullnetshme nuk mund tė luajė ndonjė rol kryesor nė jetėn e njeriut.
b) Tė mbajturit mend i vullnetshėm ėshtė njė veprimtari e ndėrgjegjshme qė ndihmon efektivisht nė pajisjen e njeriut. Ajo zhvillohet dhe edukohet gjatė jetės sė njeriut dhe mund tė perfeksionohet mė tej gjatė ushtrimit tė saj. Ky lloj tė mbajturi mend kėrkon qėllim paraprak dhe pėrpjekje pėr tu realizuar, ai nuk ėshtė i rastėsishėm.
c) Tė mbajturit mend mekanik bazohet nė lidhjen e jashtme tė objekteve, nė lidhjen formale tė tyre. P.sh. tė mbajturit mend tė vargjeve poetike qė kanė rimė, pra duke u bazuar thjeshtė tek renditja ee fjalėve njėra pas tjetrės. Ky lloj tė mbajturi mend realizohet nė sajė tė pėrsėritjeve tėshpeshta dhe tė njėllojta. Nė vjersha ose poezi fillimi i frazės paraardhėse lidhet mekanikisht me atė tė mėpasshmen, aq sa ndodh qė nuk mund ta fillojmė dot nė mes apo nė njė pjesė tjetėr vetėmse duke ja nisur nga e para. Njeriu duke mbajtur mend perceptimin e objekteve, tė veprimeve dhe tė fjalėve vetėm sipas renditjes sė tyre nė hapsirė, nuk shquan kryesoren, prandaj dhe njohuritė ndonj
herė marrin karakter formal. Por, kjo nuk do tė thotė qė njeriut nuk i vlen tė mbajturit mend mekanik. Pėrkundrazi, kur mėsojmė pėrmendėsh, ose kur duam tė mbajmė mend emra, tituj, shifra, adresa, fjalė, formula etj nuk mund tė bėjmė dot pa kėtė lloj tė mbajturi mėnd.
d) Tė mbajturit mend logjik ndryshe nga ai mekanik, bazohet nė tė kuptuarit e thelbi apo brendisė sė objekteve, sendeve ose ēshtjeve qė kemi perceptuar nė tė kaluarėn. Zakonisht ai lidhet me zbulimin e lidhjeve tė brėndshme tė objekteve dhe fenomeneve, me krahasimin, analizėn e fakteve, nxjerrjen e konkluzjoneve dhe ndėrthurjen e njohurive tė reja me ato tė kaluarat.
Tė mbajturit mend logjik ėshtė shumė herė mė produktiv sesa ai mekanik, por tė dy janė tė nevojshėm dhe janė tė lidhur ngushtė me njėri tjetrin.
2) Tė ruajturit. Ky ėshtė njė ndėr proceset bazė tė kujtesės. Tė ruash nė kujtesė do tė thotė tė fiksosh dhe t'i mbash pėr njė kohė tė gjatė ato lidhje qė krijohen nėpėrmjet tė mbajturit mend.
Lidhjet e pėrkohshme nervore qė fiksohen nė tru ndryshohen nėn ndikimin e veprimit tė ngacmimeve tė reja. Procese i ruajtjes nuk ėshtė njė proces mekanik i kujtesės. Ai ėshtė proces krijues, sepse njohuritė e fituara mė parė, gjatė kohės sė ruajtjes pėsojnė ndryshime, pėrpunohen, lidhen ndėrmjet tyre dhe kombinohen me njhuri tė reja. Nė trurin e njeriut ruhen pėr njė kohė shumė tė gjatė ato lidhje nervore, tė cilat kanė rėndėsi jetike pėr rritjen dhe zhvillimin e gjithanshėm tė njeriut. Prandaj ėshtė e rėndėsishme qė nė rininė e tij njeriu tė pėrpiqet tė formojė lidhje nervore qė do t'i shėrbejnė atij pėr tė ardhmen pasi ėshtė vėrtetuar se qelizat nervore kanė aftėsi tė madhe pune nė rini dhe ato dobėsohet gradualisht nė pleqėri. Kėshtu p.sh. nė pleqėri, njeriu ruan mirė nė vetė dijen e tij dhe riprodhon mendimet, fjalėt ose shprehitė e fituara nė rini dhe harron mė lehtė ato tė rejat.
3) Tė njohurit. Ky ėshtė proces rezultativ i kujtesės, sepse vjen si rezultat i tė mbajturit mend dhe i tė ruajturi. Tė njohurit shprehet me riperceptimin e objekteve dhe fenomeneve, tė cilat i kemi perceptuar mė parė dhe shfaqet me riaktivizimin e lidhjeve nervore tė mėhershme.
4) Riprodhimi. Ky ėshtė proces i kujtesės, i cili shprehet nė ringjalljen e lidhjeve tė pėrkohshme nervore qė janė formuar nė vetėdijen e njeriut gjatė procesit tė tė mbajturit mend dhe qė ruhen nė trurin e tij. Riprodhimi ėshtė proces rezultativ i kujtesės. Por, ndryshe nga njohja, riprodhimi ėshtė dy llojesh: i vullnetshėm dhe i pavullnetshėm.
Riprodhimi ėshtė i pavullnetshėm kur ky proces ndodh pa ndonjė qėllim tė caktuar dhe pa e planifikuar mė parė. P.sh. nėse dikush na kujton njė ngjarje tė jetuar mė parė, ne e riprodhojmė atė dhe bashkė me tė na vijnė nė mėndje ngjarje tė tjera qė mund tė mos kenė lidhje tė drejtpėrdrejtė me tė, ky riprodhim ėshtė i pavullnetshėm dhe lind pa u sforcuar.
Ndėrsa riprodhimi i vullnetshėm ėshtė mė i vėshtirė nė krahasim me njohjen dhe riprodhimin e pavullnetshėm. Ka raste p.sh. qė sendet, objektet ose fenomenet nuk jemi nė gjėndje t'i riprodhojmė atėherė kur na kėrkohet. Nė kėtė rast na duhet ta riperceptojmė atė qė na kėrkohet me qėllim qė tė ringjallim nė vetėdijen tonė lidhjet e pėrkohshme nervore.
5) Harresa. Harresa ėshtė procesi i kundėrt i kujtesės, njė shfaqe e saj, por me natyrė tjetėr tė ndryshme nga proceset e tjera. Studimet e bėra tregojnė se jo tė gjitha lidhjett nervore qė janė formuar gjatė procesit tė tė mbajturit mend ruhen nė trurin e njeriut. Pėrkundrazi, nėn ndikimi e gjėrave ose ngjarjeve tė reja qė mėson njeriu, lidhjet e vjetra nervore dobėsohen dhe ngandonjėherė zhduken fare. prandaj, harresa ėshtė shprehja e zhdukjes sė pėrvojės nga vetėdija jonė.
Harresa ka dy shkaqe dhe mund tė jetė: e pėrkohshme dhe e pėrhershme.
Harresa e pėrkohshme ka si bazė fiziologjike frenimin e pėrkohshėm tė lidhjeve nervore. P.sh. kur na kėrkohet njė emėr apo ngjarje qė ne e dimė shumė mirė mirėpo pėr momentin nuk na kujtohet.
Harresa e pėrhershme kur edhe pas pėrpjekjeve tė ndryshme dhe tė herėpashershme pėr tė kujtuar diēka nuk kemi rezultat, kjo sepse lidhjet e pėrkohshme nervore janė kėputur.
Pėr tė luftuar harresėn na shėrben pėrsėritja e rregullt nė intervale kohe e saj dhe praktikimi i saj.
Nga ana tjetėr harresa ėshtė njė proces i natyrshėm dhe i domosdoshėm, sepse njeriu po tė mbante mend gjithėēka qė perceptonte, kujtesa e tij do tė mbushej me gjėra tė vogla e tė parėndėsishme e si pasojė truri do tė lodhej shpejt.
Llojet e kujtesės
Llojet e kujtesės janė: kujtesa motorike ose lėvizore, kujtesa figurative, kujtesa logjike, kujtesa mekanike dhe kujtesa emocionale.
Kujtesa motorike ose lėvizore ėshtė kujtesa e tė mbajturit mend, e tė ruajturit, e njohjes, dhe e tė riprodhuarit tė lėvizjeve tė perceptuara mė parė.
P.sh. kjo ndodh kur na kėrkohet tė imitojmė njė lėvizje perceptuar mė parė ose njė ushtrim fizik tė mėsuar mė parė.
Kujtesa figurative ėshtė kujtesa e tė mbajturit mend, e tė ruajturit dhe tė riprodhuarit dhe njohjes sė figurave tė sendeve qė kemi parė mė parė. Kėtė lloj kujtese e kemi p.sh. kur pasi ke mi parė njė tablo, arrijmė tė riprodhojmė ato gjėra qė kemi perceptuar nė tė. Kjo lloj kujtese zakonisht ėshtė mė zhvilluar tek fėmijėt e vegjėl, prandaj dhe librat e tyre me pėrralla ose tregime janė tė mbushur me ilustrime dhe figura, sepse kjo i ndihmon ata pėr ta kujtuar dhe riprodhuar mė mirė njė ngjarje.
Kujtesa logjike ėshtė kujtesa e tė mbajturit mend, e tė ruajturit, e njohjes dhe tė riprodhuarit e pėrmbajtjes ose mendimit kryesor tė njė pjese tregimi ose thelbi apo idesė kryesore tė njė libri. Me anė tė kėsaj ne mbajmė mend dhe riprodhojmė mendimet kryesore tė shprehura me anė tė fjalėve duke ndijekur njė rrjedhė logjike mendimi nė njė drejtim tė caktuar.
Kujtesa mekanike ėshtė kujtesa e tė mbajturit mend, njohjes dhe tė riprodhimit tė njė vargu, vjershe, poezie apo tregimi nė mėnyrė tė fjalpėrfjalshme duke u fokusuar thjesh tek renditja e sakte e fjalėve sipas njė rendit tė pėrcaktuar. Kjo zakonisht mundėsohet nga rima qė kanė vargjet ose nga pėrsėritja e shpeshtė e tyre.
Kujtesa emocionale ėshtė kujtesa e tė mbajturit mend, e tė ruajturit, e njohjes dhe riprodhimit tė ndjenjave dhe emocioneve tė jetuara mė parė. Kėtė lloj kujtese e kemi atėhere kur mbajmė mend, ruajmė, njohim dhe riprodhojmė objekte ose ngjarje qė na kanė bėrė shumė pėrshtypje nė jetė, qė na kanė lėnė mė shumė mbresa dhe na kanė prekur mė shumė.
Tipet e kujtesės
Ne flasim pėr tipet e kujtesės duke pasur parasysh edhe ndryshimet individuale tė njerėzve ė fushėn e kujtesės.
Tipet e kujtesės janė: pamore, dėgjimore, muskularo-lėvizore dhe tipi i pėrzier.
Nė njerėz tė ndryshėm kujtesa paraqitet e ndryshme. Kėshtu p.sh. disa njerėz kanė mė shumė tė zhvilluar tipin pamor, disa atė dėgjimor tė tjerė tipin muskularo-lėvizor kjo varet nga personi. Pėr tė pėrcaktuar se cilit tip kujtese i pėrket dikush, duhet tė nisemi nga analizatori qė luan rolin kryesor. P.sh. disa njerėz e mbajnė mend mė mirė diēka nėse e dėgjojnė, tė tjerė nėse e shohin me lėvizje apo me skica dhe figura etj. Por ka dhe nga ata qė ikombinojnė tė dhitha kėto. Ky lloj tipi kujtese ėshtė mė i pėrhapur dhe mė frytdhėnės pėr njeriun nė aktivitetin e tij.
Kapitulli 7
IMAGJINATA
Njohuri tė pėrgjithshme pėr imagjinatėn.
Kemi thėnė se me anė tė perceptimeve njeriu pasqyron nė vetėdijen e vet sendet dhe fenomenet nė tėrėsi qė veprojnė drejtpėrsėdrejti nė organet e shqisave. Kėshtu, gjatė jetės sė tij njeriu percepton njė numėr tė madh sendesh dhe fenomenesh, qė ruhen nė kujtesė dhe qė shpesh riprodhohen nė vetėdijen e tij. Nė kėto raste kemi tė bėjmė me pėrfytyrimet.
Por, nė vetėdijen tonė krijojmė shpesh edhe figura tė reja sendesh e fenomenesh, megjithėse ato nuk i kemi perceptuar drejtpėrsėdrejti.
Kėshtu ndodh shpesh kur dėgjojmė njė histori, kur lexojmė njė roman apo tregim, ne krijojmė nė vetėdijen tonė figura tė reja tė pa perceptuara drejtpėrsėdrejti thjeshtė ato i ndėrtojmė nė bazė tė asaj qė lexojmė ose dėgjojmė. Pra, ėshtė e qartė se kėto janė thjeshtė fantazi ose imagjinatė e jona.
Megjithatė, perceptimet dhe pėrfytyrimet e kujtesės qėndrojnė nė bazė tė imagjinatės. Vėrtet mund tė mos e kemi perceptuar drejtpėrsėdrejti diēka, por ne ruajmė nė kujtesėn tonė figura dhe pėrfytyrime tė ndryshme tė mara nga realiteti, dhe tė cilat duke i kombinuar me njėra-tjetrėn nxjerrim njė figurė tė re tė asaj qė po dėgjojmė ose lexojmė.
Tė gjitha kėto rezerva ruhen nė kujtesėn tonė
Me anė tė tė menduarit njeriu i pėrpunon dhe i kombinon nė mėnyrė krijuese pėrfytyrimet e kujtesės pėr tė nxjerrė figura tė reja tė imagjinatės.
Pra, imagjinata nuk ėshtė njė bashkim mekanik, por logjik, krijues i sendeve dhe i fenomeneve tė perceptuara mė parė. Imagjinata megjithėse mbėshtet nė perceptimet dhe pėrfytyrimet e kujtesės, ėshtė njė proces mė i ndėrlikuar se ato.
Sa mė shumė rezerva perceptimesh dhe pėrfytyrimesh tė ketė njeriu aq mė tė pasur e ka pėrmbajtjen e imagjinatės. Pra, pėrmbajtja e imagjinatės dhe zhvillimi i saj varen shumė nga pėrvoja dhe njohuritė e njeriut.
Imagjinata dhe veprimtaria e saj
Imagjinata luan njė rol tė rėndėsishėm nė pasqyrimin e botės reale nė vetėdijen tonė. Ajo ka rėndėsi tė gjithanshme nė veprimtarinė e njeriut pėr njohjen dhe shndėrrimin e botės. Imagjinata na zgjeron horizontin e dijeve, duke hapur "dritare" tė shumta pėr tė njohur zhvillimin e botės njerėzore qė nga zanafilla e saj.
Me anė tė saj tė njihemi mė mirė me tė kaluarėn tonė, tė zgjerojmė tablonė e sotme dhe tė ndėrtojmė pėrfytyrime tė sė ardhmes sonė.
Ku mė pak e ku mė shumė, imagjinata i ushqen njerėzit e tė gjitha fushave dhe sferave tė veprimatarisė njerėzore por nė mėnyrė tė veēantė ajo i shėrben artistėve dhe shkrimėtarėve nė punėt e tyre krijuese. Por, megjithatė ajo nuk ėshtė "pronė" vetėm e tyre por ajo i shėrben edhe zhvillimit teknologjik dhe shkencor.
Imagjinata ka lidhje edhe me procese tė tjera psikike, sidomos me ndjenjat. Ajo shpesh herė ndikon tek njeriu duke i sjellė entuziazėm dhe zell tė dobishėm, P.sh. fjalėt artistike tė mėsuesit tė letėrsisė i japin krah imagjinatės sė nxėnėsve, qė bėhet pėr ta burim ndjenjash dhe emocionesh.
Fantazia e lindur nga fjalėt dhe veprat e dobishme, i shėrben njeriut pėr ta motivuar tė jetė kėmbėngulės, t'i kalojė pengesat e ndryshme dhe e nxit atė pėr tė arritur qėllime tė dobishme. Pra, fantazia nė kėto raste lidhet me vullnetin.
Llojet e imagjinatės
Llojet kryesore tė imagjinatės janė kėto: imagjinata e pavullnetshme ose pasive, e vullnetshme, aktive, imagjinata riprodhuese dhe imagjinata krijuese.
a. Imagjinata e pavullnetshme. Nė kėtė lloj imagjinate krijimi i figurave tė reja tė sendeve apo fenomeneve nuk i nėnshtrohet vullnetit tė njeriut, prandaj dhe quhet e pavullnetshme ose pasive. P.sh. gjatė leximit tė njė romani nė mėnyrė tė pavullnetshme na krijohen nė fantazinė tonė, figura njerėzish, peizazhe, tablo apo skena ku zhvillohen ngjariet etj.
Fantazia e pavullnetshme ėshtė shpesh fantazia e njerėzve tė plogėsht dhe me vullnet tė dobėt. Ajo kthehet tek kėta njerėz nė njė ėndėrr boshe ose siē thotė populli, nė njė "ėndėrr nėn diell".
Ėndėrra tė tilla boshe dhe tė dėmshme e shkėputin njeriun nga realiteti, nga veprimtaria e pėrbashkėt shoqėrore dhe ia paralizojnė vullnetin.
Nė llojin e imagjinatės sė pavullnetshme futen edhe ėndėrrat e gjumit. Ėndėrrat e gjumit zakonisht krijojnė figura tė ēuditshme, megjithatė ato kurdoherė janė tė lidhura me jetėn reale tė njeriut. Ėndėrrat e gjumit gjejnė shpjegim shkencor. Njė grup i tyre janė mbresat e fuqishme tė jetės sė pėrditshme, ngjarjet e rėndėsishme, ērregullimet e ndryshme dhe mosfunksionim normal i organizmit etj.
Ka dhe grupe tė tjera ėndėrrash tė cilat akoma mbeten mister pėr shkencėn dhe qė shpjegohen nga parapsikologjia dhe feja.
b) Imagjinata e vullnetshme ose aktive. Kemi tė bėjmė me kėtė lloj imagjinate kur nė vetėdijen tonė krijohen figura tė reja, duke iu nėnshtruar njė qėllimi tė paracaktuar. P.sh. piktori para se tė krijojė njė vepėr tė re artistike realiste pa e parė drejtpėrsėdrejti nė realitet, ai bėn fillimisht disa skica tė ndryshme nė lidhje me atė temė tė cilat mund t'i marrė nga realiteti, mė pas i pėrpunon dhe i ndėrthur sėbashku dhe nė bazė tė tyre krijon njė tabllo tė vetme.
Pra, nė kėtė lloj imagjinate merr pjesė vullneti, prandaj dhe quhet imagjinatė e vullnetshme.
Tė gjithaveprat e artit, zbulimet shkencore, shpikjet, etj, janė produkt i imagjinatės sė vullnetshme.
c) Imagjinata riprodhuese. Figurat e imagjinatės riprodhuese janė tė lidhura me sende, ngjarje apo fenomene, qė kanė qėnė ose janė, por qė nuk i kemi perceptuar ndonjėherė drejtpėrsėdrejti.
Figurat e imagjinatės riprodhuese mbėshteten nė pėrvojėn dhe njohuritė tona tė fituara nga leximet apo dėgjimet. Por, nuk duhet ngatėrruar imagjinata riprodhuese me pėrfytyrimet e kujtesės. Pasi tek pėrfytyrimet e kujtesės kemi tė bėjmė me pėrfytyrimin e diēkaje tė perceptuar mė parė drejtpėrsėdrejti, ndėrsa tek imagjinata riprodhuese kemi tė bėjmė thjeshtė me atė qė mėndja jonė krijon aty pėr aty dhe qė s'e kemi perceptuar drejtpėrsėdrejti.
d) Imagjinata krijuese. Me anė tė imagjinatės krijuese lindin nė vetėdijen tonė figura tė reja, qė nuk kanė qėnė dhe nuk janė, por qė mund tė realizohen nė praktikė. P.sh. televizori ose raket kozmike nė fillim lindėn nė vetėdijen e shkencėtarėve dhe teknikėve, pastaj ato u realizuan nė praktikė. Megjithatė, sado origjinale qė tė jetė figura e re, ajo mbėshtetet nė pėrvojėn jetėsore tė njeriut.
Imagjinata ka rėndėsi tė madhe pėr secilin individ tė ēfarėdo profesioni, pasi ajo i hap horizonte tė reja pėr tė ardhmen. Ajo nė veēanti u shėrben artistėve, shkencėtarėve, teknikėve, punėtorėve etj
Krijoni Kontakt