Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278

    Windows 7 në Evropë vjen pa Internet Explorer

    Nën presionin e Bashkimit Evropian, të cilit për shkak të shkeljes së rregullave të konkurrencës tanimë është dashur t’i paguaj 2.63 miliardë dollarë dënim, Microsoft ka vendosur që në tregun evropian të paraqes sistemin e vet operativ Windows 7 pa shfletuesin Internet Explorer.

    Versioni evropian i Windowsit do të quhet Windows 7 E dhe nuk do të ketë shfletuesin Internet Explorer të para-instaluar e as ndonjë shfletues tjetër.

    Tani sigurisht pyesni: e qysh dreqin do të shfletoj internetin, e edhe nëse shkarkoj ndonjë shfletues tjetër? Për momentin kjo nuk është edhe aq e qartë, mirëpo në Microsoft pohojnë se gjithsesi do t’u mundësojnë përdoruesve të shkarkojnë Internet Explorerin, derisa prodhuesit e kompjuterëve do të kanë mundësinë të ofrojnë shfletuesin IE në CD të veçantë i cili mund të vjen me kompjuterin apo në pako me Windows.

    Windows 7 në Evropë vjen më 22 tetor të këtij viti. /Telegrafi/


    Ende pa lexua se si do te mund te hyjmë ne internet, vetëm e pyeta veten se si do te ja bejm lol
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Me çelës usb sa për të pas një si fillim

  3. #3
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    EU mbi saze daulle i thne llafit :P
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Komisioni Evropian është i pakënaqur me vendimin e kompanisë amerikane Microsoft, që versionin e ardhshëm të sistemit operativ më popullore në botë, Windows, në tregun evropian ta lansojë atë pa shfletuesin Internet Explorer.

    Microsoft ka vendosur një masë të tillë, për shkak se në të kaluarën ka pasur një numër të madhe të kritikave të Komisionit Evropian dhe paralajmërimeve që janë bërë për kompaninë amerikane të cilat thonë se kompania përmes sistemit të vet operativ nuk mund të ofrojë vetëm një shfletues, por duhet të ju lejojë konsumatorëve të zgjedhin disa prej tyre.

    Nga Komisioni Evropian tani thotë se qëllimi ishte për tu bërë të mundur konsumatorëve të zgjedhin mes shfletuesit Internet Explorer dhe të tjerëve, dhe jo Windows ti lejë ata pa asnjë shfletues. "

    "Në vend të kësaj, për të siguruar (konsumatorëve) më shumë zgjedhje, duket se Microsoft vendosi të bëjë më pak," thotë deklarata e Komisionit Evropian. /Ipko Portal/
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Irene2060
    Anëtarësuar
    02-07-2009
    Vendndodhja
    everywhere
    Postime
    66
    Well it not fair. Mac OS e ka Safarin brenda. Linux e ka Mozillan brenda. Kshu qe komisioni e ka gabim kete here... Ata qe kane Operating Systems vene programet e tuaj. Every OS has to have its browser.
    There are 10 kinds of people, those who understand binary and those who don't

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Postime
    630
    vetem le ta zhdukin at internet explorerin 1 ton dhe mundesisht edhe media player qe peshon 2 ton : D e si tja bejm per shfletime apo update kjo esht puna me e vogel vetem le ta bejn ate qe jan duke e than kaher

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Eros
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    198
    Windows 7 nuk eshte si Vista, nuk ka shum probleme! Sidoqoft un perdor Chrome tek Win 7 64 bit qe kam ne laptopin tim(si student, na i kane dhene para dates se lirimit). Internet Explorer nuk ka shum probleme, por chrome eshte fantastike. Problemi eshte se nuk eshte 64bit, por prap si 32bit funksionon shume mire!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Postime
    630
    Po cka dot duhej nje 64bit ne laptop kjo sme duket normale

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Me duket absurd edhe ky vendim i komisionit te evropes me u marr me nje qeshtje te tille.
    Ne asnje version te windowsit, se ka ndalu microsofti me instalu versione tjera te browserit si mozilla, chrome etj, keshtu eshte banale me ja ndalu IE.

    Edhe mire ja paska ba edhe microsofti qe se qet hiq, me doket kjo si shenje proteste.

    Kush i ka faj kompanive te shkerdhyera te evropes qe skan arrit kurre ne jete te vet me kriju nje sistem operativ te ngjashem me windows, tani edhe politika i ka shti hundet ne pronen private.

  10. #10
    Po dhe Jo
    Anëtarësuar
    12-09-2009
    Postime
    172
    Citim Postuar më parë nga mendimi Lexo Postimin
    Me duket absurd edhe ky vendim i komisionit te evropes me u marr me nje qeshtje te tille.
    Ne asnje version te windowsit, se ka ndalu microsofti me instalu versione tjera te browserit si mozilla, chrome etj, keshtu eshte banale me ja ndalu IE.

    Edhe mire ja paska ba edhe microsofti qe se qet hiq, me doket kjo si shenje proteste.

    Kush i ka faj kompanive te shkerdhyera te evropes qe skan arrit kurre ne jete te vet me kriju nje sistem operativ te ngjashem me windows, tani edhe politika i ka shti hundet ne pronen private.
    looooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool {^_^}

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si krijohet një 'CD Boot' i Windows XP me SP2 të integruar
    Nga benseven11 në forumin Trajnim & leksione
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 02-03-2010, 20:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •