Close
Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 189
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja se si e planifikon miku e furnizuesi i qoses me dosje sigurimi.. paskali milo .. destabilizimin e asfiksimin e shqiperise..
    mjeshter i madh edhe ky..

    --

    Milo: PS mund të shkojë drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale 2011





    Duke ecur në rrugën e bojkotit të Parlamentit e më pas të zgjedhjeve të pjesshme lokale, opozita aktuale ka gjasa që të bojkotojë dhe zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen pas dy vjetësh. Këtë skenar të mundshëm e ka zbardhur dje për median aleati i socialistëve, Paskal Milo, kryetar i Demokracisë Sociale, i cili tha se tërheqja e litarit mes Edi Ramës dhe Sali Berishës për hapjen e kutive të votimit do të zgjasë deri në zgjedhjet lokale të 2011-s, atëherë kur Sali Berisha do të detyrohet të shpërndajë Parlamentin për të bërë zgjedhje të parakohshme. Për një bojkot të mundshëm të zgjedhjeve lokale të 2011-s Milo thotë se bojkoti do të vazhdojë gjatë, deri kur Berisha të detyrohet të japë zgjidhje. “Unë nuk besoj se Shqipëria do të presë kaq gjatë ose ka kohë të presë që të arrijmë në një bojkot të dytë të zgjedhjeve lokale. Nuk besoj se politika shqiptare dhe mazhoranca aktuale do të këmbëngulin kaq shumë dhe do t’i shkaktojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve një situatë të tillë të paprecedent. Duke u tërhequr litari nga të dy palët në mënyrë ekstreme nuk mund të ketë kompromis. Atëherë kompromisi do të gjendet jashtë kërkesave të tyre, pra të PS-së dhe PD-së, duke arritur në një moment të caktuar në mendimin se mund të ketë zgjedhje parlamentare të parakohshme të cilat janë të gjitha gjasat që të zhvillohen së bashku me zgjedhjet lokale në momentin e duhur”, - parashikon Milo. Kreu i PDS-së është skeptik për plotësimin e kushteve të PS-së nga PD-së, megjithatë ai thotë se kutitë e votave që duhen hapur janë më shumë në Tiranë, Berat dhe Shkodër, duke parashikuar se pas hapjes së kutive duhet të vijë edhe ndëshkimi i manipulatorëve nga ligji. "Nuk duhen hapur vetëm kutitë e pretenduara nga PS-ja, por duhen hapur kutitë ku pretendojnë dhe partitë e tjera që është kryer vjedhje dhe manipulim votash. Hapja e kutive do të thotë transparencë e plotë dhe do të shoqërohet pastaj edhe me penalizime për ata përgjegjës që kanë shkaktuar këtë manipulim dhe këtë vjedhje votash”, - thekson Milo

    --


    ..




    hasjan nuk te lexova cka the me lart por du me dit vec kaq.. a ke shkue me ngushllue nanen e ekrem rexh komandant drinit a jo?

    preng..

    ala nuk me kallxove se..
    a ka qen shok qosi antar i lkj-se a jo..
    ne se po.. kur ka hi ne kte parti.. e kur ka dale o more djale..

    naten e mire..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 22-10-2009 më 17:57

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Njerzit si Rexhep Qosja dijnë të sfidojnë si askush tjetër më parë. Dinë të konstruktojnë optimizmin konceptual, etik, besojnë tek e ardhmja e kombit me angazhimin e tyre intelektual, te plotfuqishmeria e ndërgjegjës Kombëtare.
    Qosjen e kishin halë në sy Rankoviqistët ngaqë e shkroi si askush tjetër më herët gjuhen e kombit të tij; Qosjen e kishin halë në sy titistët ngaqë bëri libra për bilbilin e Gjuhës shqpe dhe hartuesin e tekstit të Hymnit Kombëtar; Qosen e kishin halë në sy titistet ngaqë me Romanin e tij " vdekja më vjenë prej syve të tillë" nën rreshta linte të nënkuptohej që rankoviqizmi, titizmi dhe fadilizmi ishin një ***; Qosjen e kishin halë në sy vazhduesit e atyre tri rrymave, që në një emër të përbashkët kanë të bëjnë me jashtëqitjen,tani me emertim të ri LDK-ë ngaqë ky korife i intelegjences shqiptare, dëshmoj në vazhdimësi që:" kombi është mbi partitë dhe jo partitë mbi kombin,,,

    Nuk di asjë kombë tjetër të botës që të fyejë herojtë e vet; që të ekzistojë një teori e vetmohimit; një teori e shkatrrimit deri në fundë!
    A, nuk thonte kot Konica: " lëreni shqiptarët të lirë ngaqë ato gjera që s'ka mundur t'i shkatrrojë vet armiku, e bëjnë ata vetë"...

    Profesor Rexhep Qosja
    Duke qenë i shqiptarëve Ju u jeni drejtuar përherë atyre, shqiptarëve pra!
    Gabimi ytë i madh ishte që " nuk shkove në Beograd për tu zgerdhirë me kriminelin Millosheviq; që nuk e denove rininë shqiptare dhe ushtrinë e saj,,,
    Skur t'i ishe bërë këto gjera, titistet dhe bijtë e tyre, që ishin me shumicë fatkeqesishtë tek ne në Kosovë, sot nuk do të dëbonin me armë nga tempulli që vet e krijove; Nga dija letrare që vet e lëvrove!

    E cilat janë këta?
    Janë ata të njetit që erdhen për t'ju dëbuar nga aty në vitin 1981; janë po ata të njetit e vitit 1988 ngaqë mbrojtje çështjen Kombetare karshi akuzave që vinin nga " Francuska shtatë"; janë po ata që mësynë me iks herë gjatë të 90-ve...
    Pra, profesor i nderuar ti ke bërë vetëm një" gabim": Që s'je takuar me Milosheviqin dhe Arkanin ngaqë këta që sot shpifin për ty dhe të akuzojnë, po të ishe takuar me ata kriminel do të mbanin si heronjë...E kanë treguar dhe deshmuar këtë gjë; dje prinderit e tyre sot bijtë!!

    PO, ju kujtojë në çka insistonte dhe përse Rexhep Qosja nuk pajtohej me Diktaturen berishiane ( 1992-1997)....

    Siç e dini, në kohën e Enverit, fetë ishin të ndaluara me ligj. Por pas vitit 1991 në Shqiperi filloi ushtrimi i fesë, në mënyrë të lirë por edhe publike. Salih Berisha erdhi në pushtet si president ( nëpërmjet rrugës) dhe gjenë e parë që bëri ishte:
    Që kisha Greke të ketë nën kontroll Kishen autoqefale shqiptare.
    Pra, në Shqiperi kisha ortodokse shqiptare, nuk ra në varësi të kishës greke me Janullatosin por para tij ishte një tjetër ( momentalishtë më ka dalë emri i tij nga medja por pasi që ai vdesë, emerohet janulatosi) priftë, i cili organizoi dhe finansoi " Omonian" për të bërë propaganden e Voro Epirit.

    Aso kohe shumë nga intelektualet shqiptarë, e ku në veçanti shquhej i nderuari Agim Shehu, bënë protesta të panumerta, shkrime si dhe peticione kundër vendimit dhe lejimit që Kisha ortodokse Shqiptare, të bie nën ombrellen e kishes greke.

    Po ashtu, at Artur Lionili dhe shqiptarë të tjerë protestuan por qe do; kur Salua e ishte vendosur këtë gjë...
    Rexhep Qosja s'mund të pajtohej që; atë që e kishte bërë Noli i madh, ndarjen e kishes Autoqefale shqiptare nga ajo greke, që diktatori Salih berisha, i viteve 1992 - 1997, ta kthente sërish Kishen Ortodoke shqiptare nën sovranitetin e Kishës greke...
    Kështu që të mos nguten me vlersime paushalle, ata që janë të njohur për miop të papermirsueshëm.
    Tre personat e parë që erdhen për vizitë tek Millosheviqi ishin; Spartak Ngjela ( sot anëtar i PDK-ës), Arben Imami ( këshilltar i Berishës) si dhe Neritan Ceka ( aso kohe një nga themeluesit e PDKës sot Kryetar i AD)...
    Rexhep Qosja po ashtu gjatë viteve 1992 - 1997 mbronte idenë e kombit të bashkuar ndersa në një Konferencë shtypi salih berisha ( aso kohe president) e quajti Qosjen " me idenë tij të një kombi të bashkuar " si " romantik"...

    Po, për fat disa nga ato sharje që i drejtonin profesor Qoses, partizanet e Berishes, me kerkesen e titistëve të Rugovës dhe të cilat botoheshin në RD dhe televizionin shqiptarë ( tmerrsisht i kontrolluar ku shquhej akoma "beqarja" Vjollca Vokshi me Reis Qiqon) dhe sensacioni më i madh ishte kur, bothpalarët ( RD 21 janar 1993, autor i shkrimit B.H.) e quanin si " aventurier" ngaqë për kasken berishiane dhe rugoviane, që thyenin embargon e naftës dhe furnizonin makinerinë vrastare të Millosheviqit në Bosnje, ishte " ideja e bashkimit të kombit" si shumë e rrezikshme!
    Në vitin 1997 në Shqiperi fatkeqesishtë kishte ndodhë Revolucioni teper - tepër i vonuar demokratik!
    Por më mirë vonë se hiq!


    Kur jemi te Qosja, ai ka bërë që ne të mësojmë, për Rilindasit tanë Kombëtarë ( Romantizmin në tri Pjesë)
    Pastaj Historin e letersisë Shqiptare,,,
    Asdrenin- jeta dhe Vepra...
    Shumë nga " krijuesit" e Kosovës për t'u hyrë në hatër serbomdhenjëve, për t'u diplomuar dhe doktoruar, si tema kishin marrë, shkrimtarët serbë, apo edhe Historin serbe si Zekerija cana ( Socialdemokracia serbe nën udheheqejen e Dimitrije Tucoviqit) teksa Rexhep Qosja me Asdrenin, midis Beogradit, fletë për Hymnin Kombëtar; Psallmet e murgut e sidomos për Zërin e Kryengritësve dhe Romanin " Kryengritësit"!
    Vjersha Zëri i kryengritësve dhe refreni i saj;/ asgjë nuk duam nuk/ veq armë dhe pak bukë/ për ne, rinin shqiptare të Kosovës ( me Kosovë nënkuptojë të gjitha viset e banuara me shqiptarë jashtë Shqiperis Londineze) ishte bërë si hymnë Lirie!

    Rexhep Qosja shkroi metaforën Tragjike të Popullit të Ndaluar ( në kohën kur i. rugova shkronte që " Serbin nuk duhet provokuar se na bë pluhur e hi) që pastaj i detyroi, rekrutet udebeist të konvertuar në rugovist, për ta bë atë Njeri të Ndaluar, Rexhep Qosjen pra![/
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  3. #53
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin

    Siç e dini, në kohën e Enverit, fetë ishin të ndaluara me ligj. Por pas vitit 1991 në Shqiperi filloi ushtrimi i fesë, në mënyrë të lirë por edhe publike. Salih Berisha erdhi në pushtet si president ( nëpërmjet rrugës) dhe gjenë e parë që bëri ishte:
    Që kisha Greke të ketë nën kontroll Kishen autoqefale shqiptare.
    Pra, në Shqiperi kisha ortodokse shqiptare, nuk ra në varësi të kishës greke me Janullatosin por para tij ishte një tjetër ( momentalishtë më ka dalë emri i tij nga medja por pasi që ai vdesë, emerohet janulatosi) priftë, i cili organizoi dhe finansoi " Omonian" për të bërë propaganden e Voro Epirit.
    Pershendetje Preng Sherri!

    Plotesisht keni te drejte. Ja si e pergdhel Sali Berisha, mikun e tij Janullatosin oficerin e Asfalise greke, si ta kishte baba.





  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Është interesant që, ca njerëz që lindën dhe jetojn pa dinjitet, duke qenë në lëkurën e ROBIT, bëhen rob të të tjerëve, duke qenë tërë jetën si të tillë!
    Më vje për t'qeshur kur lexoj BUDALLAQE si " a ka shkuar filan fisteku me vizitue Drinin ( Ekrem Rexhen) për t'cilin s'dihet se kush e vrau; mundet me qenë nga vet Rugova, mundet me qenë nga të afërm të tij; mundet me qenë nga disa të akuzuar që u liruan nga gjyqesia si të pafajshëm: mundet me qenë gjithëkushi!

    Më vjen për t'qeshur, kur lexoj BUDALLAQE se " a ka shkuar dikush për t'vizituar Xhemalj Mustafen ( familjen) për vrasjen e tij, kur nuk dihet se kush e bëri këtë gjë; Mundet me qenë " Klani i Rugovës"; mundet me qenë fqinji; mundet me qenë Ay që ishte mbajtë për dy javë në arrest ( Sinan rexhepi-Zhegra) si i dyshuar dhe që pas lirimit fillon punën në Presidenc tek Rugova; mundet me qenë gjithkushi; mundet me qenë ndoshta, po them, edhe Unmiku apo Kfori! ndoshta!
    Nuk u akuzua dhe su dënua asnjeri për këto gjëra!
    Por Ajo që dimë është se si u vranë dhe nga Kush u Vranë dëshmorët e Kombit!
    Përshembull më vje për t'qeshur me BUDALLAQET e BUDALLENJëve e të cilët identifikohen si Përkrahës të RUGOVIZMIT dhe pa fije TURPI bëjnë këso Pyetje BUDALLAQE ndërsa në anën tjetër, IDOLi i Tyre të cilit s'duhet me ia përmend emrin ( fluronvdekja e harry Potterit) ngaqë hëngri fiq e diq me serbët e Gorazhdecit asnjëherë nuk i Vizitoj: Familjen jashari, Familjen Haradinaj; Familjarët e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Hakif Zejnullahut, Iljaz Kodrës, Rasim Kiçinës, Afrim Zhitisë Fahri fazlisë, Rexhep Malës - Nuhi Berishës, Fehmi e Xhevë Lladrovcit - fatime Hetemit, Hyzri Tallës, Tahir Sinanit e shumë të tjerë.
    Ai që nuk vizitoj asnjë ushtarë të vrarë, asnjë nënë të përdhunuar, asnjë fëmij bonjakë;Ay që veten e quante " president" e që " shkruante" dogovora" me Millosheviqin në cilesin e " gragjaninit" ( qytetarit) duke e njohur atë si president t'vetin!
    PHyyyyyyyyyyy,
    Ani na shkruajnë pastaj Budallaqe sepse filani e filani s'paskan shkuar tek ay apo ajo?
    Mjafton që Rexhep Qosja në akademinë për Epopenë e Prekazit e mbajti fjalën Kryesore!
    S'ka njeri që mundet t'u bëjë vizitë gjithë të rënëve; Por Nëse secili Viziton varret e Jasharajve dhe kullën e tyre - me këtë gjë ka vizituar tërë dëshmorët dhe të rënët për liri!
    Ajo Kullë dhe ta emra janë simbol i rënjës dhe i Lirisë!
    P.S.
    Vetëm sa për budallain i lindur si ROB me gjak t'përzier:
    bashkëshortja e profesorit viziton familjen e Xhemës, si grua që është dhe nënë njëkohsisht, për ta ngushëlluar! Ajo, vizitonte nënat dhe fëmijët bonjakë ngaqë pikrishtë nxënësja e saj ishte për një kohë të gjatë ( Sa ishte Flora Brovina në burgë) drejtoresh e Institutit të fëmijëve Bonjakë!
    Për Rexhep Qosën, mjafton dhe ka mjaftuar që ka pas nderin më të madh që mund t'i bëhet një shqiptari: Ulja Këmbëkryq në odën e Jasharajve!
    Kjo mjafton!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ja se si e planifikon miku e furnizuesi i qoses me dosje sigurimi.. paskali milo .. destabilizimin e asfiksimin e shqiperise..
    mjeshter i madh edhe ky..

    --

    Milo: PS mund të shkojë drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale 2011





    Duke ecur në rrugën e bojkotit të Parlamentit e më pas të zgjedhjeve të pjesshme lokale, opozita aktuale ka gjasa që të bojkotojë dhe zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen pas dy vjetësh. Këtë skenar të mundshëm e ka zbardhur dje për median aleati i socialistëve, Paskal Milo, kryetar i Demokracisë Sociale, i cili tha se tërheqja e litarit mes Edi Ramës dhe Sali Berishës për hapjen e kutive të votimit do të zgjasë deri në zgjedhjet lokale të 2011-s, atëherë kur Sali Berisha do të detyrohet të shpërndajë Parlamentin për të bërë zgjedhje të parakohshme. Për një bojkot të mundshëm të zgjedhjeve lokale të 2011-s Milo thotë se bojkoti do të vazhdojë gjatë, deri kur Berisha të detyrohet të japë zgjidhje. “Unë nuk besoj se Shqipëria do të presë kaq gjatë ose ka kohë të presë që të arrijmë në një bojkot të dytë të zgjedhjeve lokale. Nuk besoj se politika shqiptare dhe mazhoranca aktuale do të këmbëngulin kaq shumë dhe do t’i shkaktojnë Shqipërisë dhe shqiptarëve një situatë të tillë të paprecedent. Duke u tërhequr litari nga të dy palët në mënyrë ekstreme nuk mund të ketë kompromis. Atëherë kompromisi do të gjendet jashtë kërkesave të tyre, pra të PS-së dhe PD-së, duke arritur në një moment të caktuar në mendimin se mund të ketë zgjedhje parlamentare të parakohshme të cilat janë të gjitha gjasat që të zhvillohen së bashku me zgjedhjet lokale në momentin e duhur”, - parashikon Milo. Kreu i PDS-së është skeptik për plotësimin e kushteve të PS-së nga PD-së, megjithatë ai thotë se kutitë e votave që duhen hapur janë më shumë në Tiranë, Berat dhe Shkodër, duke parashikuar se pas hapjes së kutive duhet të vijë edhe ndëshkimi i manipulatorëve nga ligji. "Nuk duhen hapur vetëm kutitë e pretenduara nga PS-ja, por duhen hapur kutitë ku pretendojnë dhe partitë e tjera që është kryer vjedhje dhe manipulim votash. Hapja e kutive do të thotë transparencë e plotë dhe do të shoqërohet pastaj edhe me penalizime për ata përgjegjës që kanë shkaktuar këtë manipulim dhe këtë vjedhje votash”, - thekson Milo

    --


    ..




    hasjan nuk te lexova cka the me lart por du me dit vec kaq.. a ke shkue me ngushllue nanen e ekrem rexh komandant drinit a jo?

    preng..

    ala nuk me kallxove se..
    a ka qen shok qosi antar i lkj-se a jo..
    ne se po.. kur ka hi ne kte parti.. e kur ka dale o more djale..

    naten e mire..
    Une jam nje shqiptar i thjeshte pa asnje funksion dhe eshte qeshtje vetem e imja ku shkoj e ku nuk shkoj ne ngushllime.Per rastin konkret te komandant Drinit jam ndjere i piklluar dhe me i piklluar jam ndjere kur u perserit i njejti skenar i sojit tuaj qe pa asnje fakt sajuan akuza e sterakuza se Ekrem Rexhen e vrane bashkeluftetaret,kjo eshte vrasje e dyfishte dhe me perkujtoj eleminimet politike qe bente Stalini ,kur i vriste vete gjeneralet e politikajt dhe pastaj i qante e hakmerrej duke vrare shoket e viktimes.
    I njeti skenar ka ndodhe me Xhemail Mustafen,Smail Hajdarajn e shum te tjere deri sa iku nga kjo bote kryeskenaristi i ketyre akteve makakber se ndryshe nuk mund te spjegohet fakti se pas vdekjes se tij dhe shkatrrimit te qerfullit te sherbimeve te mshefta ku ishin strehua agente te rexhur te UDB-se dhe KOS-it ,nuk ndodhi me asnje vrasje as atentat politik ne Kosove. U qetesua e normalizua skena politike per lakmi te zotit ,dhe sot Kosova mund te mburret me normalitetin e jetes politike(me perjashtim te atyre rrahjeve me karrige,grrithjeve e futjes se eksploziveve nene vetura qe bene funksionaret e LDK-se ne lufte per pozita brendapartiake.)
    Une jam i bindur se skenaret e vrasjeve te politikajve te LDK-se dhe disa komandanteve te UÇK-se, qe ndodhnin per koinsidence ne vigjilen e zgjedhjeve e per te cilat apriori dihej se do te akuzohen partite politike te krahut te luftes ,jane pergaditur dhe ekzekutuar nga strukturat UDB-eiste te LDK-se , duke vrare keshtu si thone dy zogj me nje plumb. Nga njera ane eleminonin rivalet e tyre politik brenda partise (si kane pohuar edhe vete ne zjarrin e luftes per pozita partiake)dhe nga ana tjeter duke akuzuar partite e krahut te luftes direkt nga kryeskenaristi u shkaktonin deme te medha politike.
    Jane keto horror skenaret te pergaditur me shum mjeshtri dhe shpresoj se nje dite do te zbardhen te gjitha dhe atehere populli do te kuptoje manipulimet dhe mashtrimet e tmerrshme qe ju bene me atij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga hasjani 51 : 23-10-2009 më 03:26

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    120

    Kam nje pyetje per Brarin.

    I kishe merak pyetjet andaj me lejo te bej edhe une nje pyetje :

    Ne luften per lirine e Kosoves jane vra ,djege e there mijera luftetare e civile shqiptare,naten e diten,ne menyre tinzare e ashiqare dhe per shum prej tyre jo vetem qe nuk dihen rrethanat por nuk u gjenden as eshtrat .Nuk jane jane dhjete ..pesmbdhjete por me mijera bije e bija nenash shqiptare qe u vrane ne menyren me mizore dhe me te tmerrshme ,madje ne shum raste nuk ka as deshmitare fare, dhe me siguri shum nga xhelatet dhe vrasesit e tyre(shkije e argate te tyre) shetisin lirshem edhe ne Kosove.Me intereson te dije meqe je nje nga ata te sojit te: B. Ajetit,Rr. Berishes,B. Morines etj qe keni shkrua fejtone e fejtone per krime qe ju i sajonit te UÇK-se.
    Tani me intereson te dije e ky pyetur veten perse jane gjithnje ne fokusin e vemendjes,rezonimit dhe argumenteve tua vetem vrasjet e disa personave qe u vrane ne rrethana misterioze ,ku as organet qe ishin nen kontrollin dhe urdherat e nderkombetareve nuk munden te zbulojne aktoret as motivet .
    Me cilen te drejte ti edhe sot e kesaj dite vazhdon me keso akuzash apsurde ,te sajuara nga soji juaj si ato te Hages qe gjykata nderkombtare i hodhi poshte si genjeshtra. Perse vazhdon me keto ndytesi me te cilat pas luftes keni mbushur
    faqe gazetash ekeni flliqur edhe gjytata nderkombtare me genjeshtra e intriga te paturpshme.jeni bere gazi i botes si ne rastin e Ramabajes.
    Per ju nuk kane rendesi lotet e ankthi inenave qe edhe sot e kesaj dite kerkojne eshtrat e femijeve te tyre por perdorimi i disa vrasjeve te pazbardhura per te njollosur kundershtaret politike.
    Pyetja efundit : Nuk ndiheni fare te turpruar per keto qe beni?

  7. #57
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    rexhep qose tito-eneveri, ashete dhe mbetet mbeturina e fundit prej asaj kalbesine qe na lan ppsh-istat titoisto enverista. enveri pjella jugosllavo-ruse , pa titon nuk do kishem ase enverin ase fadilin, te dyt kan vera shqyptar per hater bashkim vellaznimit me shkie, e vetmja gje q ena lan mbas jan monstrat e tyne enveriqkat e vocekela ne krye me rexhep mjekerr rrumin dhe milo majkot e gjinushat .

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin
    rexhep qose tito-eneveri, ashete dhe mbetet mbeturina e fundit prej asaj kalbesine qe na lan ppsh-istat titoisto enverista. enveri pjella jugosllavo-ruse , pa titon nuk do kishem ase enverin ase fadilin, te dyt kan vera shqyptar per hater bashkim vellaznimit me shkie, e vetmja gje q ena lan mbas jan monstrat e tyne enveriqkat e vocekela ne krye me rexhep mjekerr rrumin dhe milo majkot e gjinushat .
    " Rexhep Qosja" në përqafim me tito-rankoviq-milosheviq,pashiqa!




    ]

    UPS, më falni për atë shkrimin ( Fjalin) më lartë" sepse mendova që ishte Rexhep Qosja e më doli dikush krejt tjetër! Kërkoj ndjesë për gabimin!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anëtarësuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    po e perseris nji pyetje qe nuk e di pse ngurroni me ju pergjigj..

    preng..

    a ka qen qosja antar i LKJ-se?
    ne se po..kur eshte antaresuar?
    Kur e ka leshuar LKJ-ne?
    --------------------------------------------------

    Ne fakt z. Qosja nuk ka qene antar i LKJ-seasnjehere, perkundrazi ka qene kritik i forte i saj...Ne kete teme behet fjale per gjella me kripe e kripa me karar...themi ne nga jugu...

    pershendetje

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e janulla
    Anëtarësuar
    17-06-2003
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    50
    Paul Tedeschini: Kadarè nxjerr lot kokodrili per Kosoven

    Lexova ne SHEKULLI intervisten e Kadares ne Euronews: “Kadare: Bashkim Shqipëri – Kosovë? Ndjenjë romantike, por jo projekt politik” , si dhe 74 komentet e lexuesve shumica te moshave te reja. Nga komentet del se te rijt shqiptar sot nuk genjehen ma nga prrallat hipokrite e mashtruese te kuadrove te ideologjise komuniste enveriane, te cilet si mesuesi i tyne, nuk kane parim tjeter perveç egoizmit te lavdise personale. Keto vegla te makines shtypse te diktatures komuniste nuk e kane imagjinue kurr se dikur do te binte Muri i Berlinit dhe diktatura e tyne. Asht e vertete se qeverite shqiptare qe alternohen tash 20 vjet jane qeveri postkomuniste, por do te vinte ma se fundi dita qe rinia shqiptare nuk do ti duroje ma dhe nuk do tu besoje ma rrenave te tyne. Kjo shihet qarte ne komentet rreth “Yllit komunist IK” tashma ne prendim e siper. Komentet mund te lexohen ne linkun: http://www.shekulli.com.al/2009/10/2...0.html#c109138 .


    Ne kete interviste “Ylli komunist IK” tregon te gjithe falsitetin e qendrimeve te tij.



    1) Ai pohon: “Unë besoja se jetoja në një vend si gjithë të tjerë, nuk kuptoja që nuk kishte liri”. Me kete pohim ai tregon se asht pjelle e nji ambjenti familjaro-shoqnor qe nuk e dinte as se çka asht Liria dhe as çka asht bota prendimore. Kjo asht arsyeja qe me bindje dhe verberisht i ka sherbye mesuesit te tij, diktatorit gjirokastrit Enver Hoxhes. Keto koncepte te tij perputhen plotesisht edhe me deklaraten e dates 11 nandor 2008 ne München se “….. Letërsia nuk varet shumë nga liria. Përvoja botërore ka treguar që letërsia ka shkëlqyer edhe pa lirinë…”. Prandej krijimtaria e tij nuk ka qene dhe nuk kishte si te ishte ne sherbim te Lirise dhe te Drejtave te Njeriut.
    Po aty ai pohon se: “Nëse do të kishim përmbysjen e atij regjimi në vitet 70, mbase dhe diktatura komuniste, do të ishte harruar deri më sot” . Del qarte se ai nuk i konsideron krime krimet ndaj viktimave te komunizmit gjate 24 vjetve nga viti 1944 deri ne vitin 1970.



    2) Pyetja e Euronewsit: Në vitin 1990 juve latë Shqipërinë për të shkuar e për të jetuar në Paris. Pse pikërisht në atë vit?

    - Pergjigjia skandaloze e Kadares: “…Në atë kohë mësova diçka që shumë nuk e dinin, një lojë shumë hipokrite nga ana e regjimit: kishin ndërmend të bënin aleancë me Bashkimin Sovjetik, por jo atë të Gorbaçovit, por atë të golpistëve. Golpistë, stalinistë që po përgatiteshin të merrnin fuqinë. Pra duhej që unë të bëja diçka që të bënte përshtypje: të lija Shqipërinë, unë që isha shkrimtari më i njohur i vendit duhet të gjeja mënyrën të thosha hapur që diktatura po gënjente sërish. Duhet ta bëja për të inkurajuar demokracinë dhe për të shkurajuar diktaturën.”
    Ne kete pergjigje dalin publikisht megallomania dhe vetlevdatat cinike, se na paska kuptue diçka qe nuk e paska kuptue asnjeri ne Shqipni dhe se demek ky si “shkrimtari më i njohur i vendit” tue ike ne France diskreditoi “hipokrizine e rregjimit dhe manovrat e golpistve”. Keto gjepura nuk i han ma asnjeri. Duket se Kadares i ka fillue lodhja mentale dhe se po humbe sensin e kohes ne te cilen jeton.



    3) Pyet Euronews-i: “Në 20 vitet e fundit juve mbajtët anën e një populli tjetër albanofon, atë kosovar, i cili tani ka një shtet të vetin. Spanja, e cila të atribuoi çmimin, bën pjesë në vendet që ende nuk e ka njohur Kosovën. Çfarë doni t’i thoni qeverisë spanjolle?”

    Po te kishte qene burre dhe shqiptar i mire Ismail Kadare, duhet ta kishte kundershtue ne vend impostimin e pyetjes se kosovart jane nji “popull tjeter albanofon” dhe duhet te kishte protestue tue thane se kosovart jane nji pjese e popullit shqiptar e shkeputun me zor nga cungu i perbashket shqiptar. Qendrimi i tij skandaloz antikombtar ndaj ketij problemi thellesisht parimor i popullit shqiptar perputhet me qendrimin e mesuesit te tij Enver Hoxha, i cili ua shiti Kosoven serbve ne shkembim te postit te vet komandues ne Shqipni dhe qe mandej derdhte lot-kokodrili per kosovart. Kur kosovart e persekutuem nga serbet ikshin nga Jugosllavia ne Shqipnine-nane gjirokastrirti Enver Hoxha i arrestonte, i burgoste, i izolonte neper zona te humbuna dhe ndonji edhe e ka pushkatue, ndersa shume prej tyne ua rikethente serbve.
    Po te njajtet lot kokodrili nxjerre sot per kosovart edhe nxansi i tij gjirokastriti Ismail Kadare. Po te ishte aqe burre parimor dhe mos te shikonte ngushtesisht interesin per fame personale Ismail Kadare duhet ta kishte shfrytezue “reputacionin e vet si shkrimtar” tue rrefuzue publikisht çmimin spanjol te Asturies, te Spanjes qe nuk e njeh pamvarsine e Kosoves dhe prej ku ka terhjke trupat e saje, tue e motivue se un jam shqiptar dhe mbroj interesat e pjeses se shtypun te popullit tim shqiptar te Kosoves dhe per kete arsye çmimi i juej nuk me duhet asgja. Kjo do te kishte ba ma shume buje dhe do ta kishte nderue ma shume Kadaren ne ambjentet shqiptare si dhe ne ato nderkombetare. Por Kadare nuk ka parim tjeter veç lavdise personale.

    I kundert asht qendrimi burrnor i grues nobeliste rumune Hertha Müller, ne biografine e se ciles “nuk sheh tjeter gje ne raport me komunzimin pos disidence te perhershme, duke filluar nga shkrimet kunder diktatures komuniste ne Rumani, refuzimi per te bashkepunuar me policine sekrete komuniste qe i kushtoj shume, terheqja nga PEN (PEN – Bashkimi i shkrimtarve gjerman mbas ramjes se Murit te Berlinit) qendra e Gjermanise shkaku i bashkimit me qendren e Gjermanise lindore ku ende ekzistonin shume ish-agjente komunist, shkrimi i letrave kunder shkollave qe akomodonin ish-policet sekret te Rumanise, kunder kampeve te perqendrimit ne BRSS”.




    Dhe Kadarè me paftyrsi pretendonte çmimin Nobel !!!!!!




    Paul Tedeschini, Itali me 23.10.2009

Faqja 6 prej 19 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •