Close
Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 189
  1. #31
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Per te verteten ja vlen te "shpenzosh kohen" ,shikoni intervisten!


    Kalorsi i Fundit ne ecjen e tij maratonike bashke me kombin e vet nuk lodhet, pasi merr energji nga e verteta !

    ARIANI_TB :

    rrofsh qe e solle ketu ta shohim ne qe nuk kemi pasur rastin.
    Cdo fjale qe flet profesori i nderuar ka argumentin si vule vertetesie.
    Kaloresi i Fundit jep gjykimet e veta te drejta karshi kombit, per bashkim ,zhvillim dhe perparim kombetar.Jo me palavra, jo me kamoflazha por, me te verteten e asaj qe jemi dhe si duhet te jemi te sigurte me ate qe jemi qe madje edhe te tjeret te na njohin si duhet.
    Per segmentin e politikes ku edhe perpara se te krijohet LDK- ,si gjithmone sic duhet te bej nje besnik intelektual i kombit profesor Qosja e beri publikisht ka qene ne revisten "Zeri" me vazhdime, pra per opcionet e zgjedhjes se ceshtjes shqiptare.
    Ishte ne nje vije vazhdimesie kombetare( duke e ditur se vazhdimesia eshte jeta e nje kombi), pra ishte ne rrugen Shqiptaret e bashkuar, me sakt Shqiptaret jasht Shqiperise administrative te bashkohen ne nje shtet-republike,me theks si asnje tjeter-pra shqiptaret e te gjitha trojeve jasht Shqiperise, dhe me pastaj ne kete maratone kombetare edhe tek bashkimi final...Te gjitha qe i thote kane qene te verteta : une jam deshmitar i gjalle , se si klanet politike luftonin per pushtet te nje populli pa shtet dhe pa liri..
    Pra njerez qe dje nuk deshen asnje teritor dhe popullate shqiptare tjeter perreth pos te Kosoves krahine qe ish determinuar nen harten Jugosllave ,vetem me nje arsyetim banal "se nuk len bota..."nderkaq qe Jugosllavia shkatrrohej bashke me kufinjte e "njohur nga po ajo bota", ata pra jane recidivat e sotem qe cpikin kombin kosovar...pra si tipi Matoshi qe si ish gazetar i Zerit , ne vend qe te lexonte gazeten e vet kur shkruante Qosja ai duke u rropatur nga pretendimi per tu be poet dhe gazetar, perfundoi si nje filozof me fame cpiku kombin kosovar me definicionin e neveritshem qe e dini.

    Mund ta urreje kush te deshiroje profesor Qosjen, dhe kjo tregon nivelin dhe siperfaqesine ne vleresim te kritikuesit ,vertete duhet te jo vetem te dishe por edhe te keshe nje kredibilitet per te vleresuar nje personaliteti shume te rralle ne boten shqiptare ,dhe mos te them te vetem- unik !! !

    Keshille per kritiket: kritika konstruktive eshte nje arme per avansim, eshte nje armatosje per ate qe kritikohet, pra kete ka bere profesori i nderuar ,i ka ngrit ne nje nivel tjeter ata qe ka kritikuar, ose se paku ju ka ndihmuar ta bejne nje gje te tille.

    POR: kritika dashakeqe, e panivel, nga njerez jokompetent, me inspirim te klaneve politike te ndryshme jo vetem qe eshte nje thike ne zemren shqiptare ,por eshte nje vetvrasje edhe per vete kritikuesin.
    Klane te ndryshme ne menyre shume te pandershme, me thane ne menyre kurverie nxjerrin nje paragraf jashtkonteksti dhe i japin interpretim montazhi per qellimet e tyre klanore te turpshme dhe kryekeput te pandershme, qe me se paku ju dhemb kombi dhe me shume ajo personalja dhe " fuqia " klanore per te pronesuar te verteten dhe per te sunduar me po ate komb fukara dhe ne nje mase budalla!!!
    Eshte ne interes te gjithesecilit te harxhoje pak kohe per te mesuar te vertewten perpara konkluzioneve dhe diskualifikimeve te marra si te verteta nga grupacione dhe individe dashakeqinje kombetar.




    me nderime ,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 20-10-2009 më 17:05
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    si nuk guxon prenga me tregue se..
    a ka qen qosja anetar i lkj-se a jo..

    pse preng je zan kaq ngusht?

  3. #33
    Une di qe perveç "te fundit te mohikaneve",
    i fundit si kalores ishte - Don Kishoti i Mançes...
    Mgjs nuk jam prezuntuoz fare!

  4. #34
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Mciri : Pergjithsisht me pelqeu rezonimi ne analizen tuaj,se paku ka nje kuptim dhe duket personal me shume se i influencuar.
    Une do te ndalem ne disa pika:
    Rexhep qosja nuk e praktikon fene, pra "fene" qe ka dhe emrin musliman i ka trashigimi familjare.
    Me nje fjale ai ka dhene nje konstatim realist, nje konstatim qe preket dhe shihet, nje realitet aktual ne trojet shqiptare , nje gjendje konkrete te socme te perqindjes me te madhe me perkatesi fetare muslimane.
    Nuk ka cpik asnje gje, dhe as qe ka fol me menyre deshirore se c'feje duhet ti perkasin shqiptaret: ta mbajne kete qe e kane marre, te kalojne ne nje fe qe kane pasur apo te mos kene fare.
    Ashtu sic eshte nje njeri me themel diturie ai ka thene se eshte realitet ne teren sot qe ne nuk mund ta mohojme, madje pse na qenka krishterimi feja e shqiptareve?? shqiptaret kane qene aty edhe kur nuk ka qene i lindur as Jezu Krishti dhe as Muhamedi.
    Ai nuk ka bere thirrje corre per mbrojtje te islamit, as per ti shty shqiptaret sic thua ti kah talibanizmi perkundrazi ai ka treguar nje realitet egzistues.
    E verteta eshte sic thote Qosja: shqiptaret si te pergjithsuar nuk jane ne ate nivel ngritje qe te kuptojne vetveten, pse e thote? po te besh nje thirrje per nderrim feje eshte plotesisht prishje paqje dhe vellazerie mbrendakombetare ky eshte realiteti yne.
    Vetem tek ne i gjen te gjitha ekstremizmat, tek ne i gjen talibanezet ne Kosoven e cliruar nga perendimi, dhe te panjohur nga shtetet talibaneze!!!!
    Nderkaq Kadare qe pershkruhet nga Qosja si nje njeri dhe shkrimtar qe ka perdorur here mimikrine dhe here joburrnine per te shpetuar, e ben edhe ne kete rastin e fese.
    Si njeri nder intelektualet me te njohur te botes shqiptare ,duhet te kete ndjeshmeri per te verteten dhe jo per deshiroren dhe dobine qe mund ti sjelle kombit konvertimi ne krishterim..
    Shkrimtari yne i madh qe eshte njesoj si Qosja per nga feja dhe emri ( trashigim familjar pra, dhe te dy nuk e praktikojne ) ne vend qe te thirri popullin per konvertim duhet te tregoje ndjeshmeri per realitetin dhe demet qe mund ti sjelli shoqerise se pergjithshme shqiptare.
    Jane dy qendrime te ndryshme per konceptimin e fese si element perberes- mveshes ne idenditin shqiptar.
    Perderisa Rexhep Qosja thote se ne ne Europe dhe bote do te shkojme keshtu sic jemi si nje ylber trashigimie te kaluar dhe sic jemi sot ,dhe ne me vlerat tona kombetare keshtu sic jemi do te pranohemi nga bota detyrimisht.
    Kadare thote se me mire do te pranoheshim ne bote si te krishtere, mund te jete edhe e vertete por, eshte nje hipoteze, madje ne nje menyre si te thuash sikur te beheshim te gjithe shqiptaret miliarder( me Euro e kam), gjithe bota do te na pranonte jo vetem si te barabarte por do te ishte edhe servile ndaj nesh!!!?? e vertete por pyetja eshte ,se sa do te behen te gjithe shqiptaret miliardere!!???

    Ku qendron perplasja personale ne kete kontekst qe te dy flasin per te miren e kombit: Kadare mendon paragjykon Qosjen per fanatik fetar, E PARAGJYKON-kjo me shkronja te medha ,ai nuk eshte fetar.
    Qosja nderkaq e PARAGJYKON Kadarene si mimikriku i deshmuar ne vazhdim ,pra nderron cdo gje ky se eshte mesuar te jete i pergedheluri i oborrit vetem e vetem per interes personal, pra nje pragmatist klasik.

    Tash per pyetjen se si eshte e mundur qe Qosja eshte angazhuar dhe angazhohet per bashkim kombetar dhe nga ana tjeter krijon perplasje mbrendakombetare duke kritikuar Kadarene ,Berishen, Klasen politike ne Kosove!!???
    Eshte e mundshme shume e mundshme por, si thash me pare eshte niveli yne qe i jep pamundesine e zhvillimit modern dhe bashkues vete shoqerise shqiptare, pra vete ne..,kur Qosja kritikon cilindoqoft nuk flet per hava sic na teket neve ketu,cdo gje e analizon mire, ka argumentet e veta dhe eshte origjinal per ndjeshmerine ndaj kombit,jemi ne me injorancen tone qe ndahemi ne taborre.!!!?Ne boten e qytetruar qe ne synojme nuk duhet te marrim anet e atyre qe ne adhurojme personalisht, duhet te vleresojme vepren e secilit.
    Qe ta shkurtoj komentin tim: cduhet te bejme ne!?
    Intelektualet dhe personalitetet kombetare qe parafola une , per mendimin tim jane thesare kombetare dhe si te tille ne duhet ti cmojme.
    Per ate se cka thone dhe cka bejne une do te them ate qe tha Qosja kur shqiptaret e gjithe botes por ne vecanti ne Kosove u cuan edhe ne tribuna proteste kunder ikjes se Kadarese ne Perendim, duke e share dhe e fyer si me keq...duke bojkotuar ligjerata mesimi per Kadarene..etj deri sa edhe me ekstreme!!!
    C'tha Qosja athere une do ta them tash per te dy: Kadare dhe Qosja edhe kur dine cka bejne edhe kur nuk dijne (ose ua erreson gjykimin egoja e tyre gjigante) prape se prape jane Qosje dhe Kadare !!Dy margaritar me rendesi jetike per kombin shqiptar.
    Po ne a mund ti duam njesoj ? personalisht une i dua edhe kur me duken si femije, koloset e kombit, edhe athere kur me bejne mua te skuqem per vogelsite e tyre si njerezit me te medhenje qe ka pjelle shqiptarizma...dhe me kujton asgje tjeter por, historine shqiptare ne vazhdim, me kujton Nolin, Konicen, Arshi Pipen, Rilindasit dhe presim ne presim te ndryshojme!!
    Mund te nisim me vetveten ,nuk do hiqemi ne si trupa pa tru te lidhemi per njerit apo tjetrit: I dua njesoj me gjithe shpirt dhe jo per pallavra korrektesie politike, si Kadarene si shkrimtari me i madh i gjalle, Si Qosjen si Kaloresi i Fundit i Rilindjes Kombetare, dhe ta permend edhe Berishen bile e dua njesoj edhepse keta ne mes nuk durohen...!
    Fjalet e Qosjes jane perdor gjithmone duke i nxjerre jashta konteksti vetem ta perbaltin ata qe sherrin e kane profesion,, nga ana tjeter shumica absolute qe e kritikojne Qosjen le qe kane problem vleresimi por, as qe dijne gje per Qosjen.
    Edhenjehere te them: Qosja ka ego si shqiptar tipik, por eshte lugatizuar nga qarqe te pandershme kombetare, dhe sic shoh ketu dhe ne jete per Qosjen flitet si per nje hic!? kjo eshte tmerruese per nje komb qe synon civilizimin dhe nuk ka ndjeshmeri minimale per vleresimin real te nje personaliteti.
    Qosja eshte aq i madh , sa qe ne si nje komb i ndare sic jemi do te lengojme mungesen e vepres, prezences dhe qortimit kombetar te ketij biri fisnik te kombit per nje shekull.

    me nderime,

    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 20-10-2009 më 20:55
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    E dëgjova dhe e përcolla me vëmendje emisionin e B. Haxhiut me profesor Qosen. Ajo që më ra në sy s'pari është një anomali tepër negative tek Gazetarët tanë; qoftë në Shqiperi qoftë në Kosovë: ndërhyrja dhe nderprerja e bashkëbiseduesit vend e pavendë!
    Batoni do t'bënte mirë sikur ta ftonte Profesorin për t'biseduar vetëm për një Problematik ngaqë Ai duke dashtë të fliste për të gjitha" Problematikat" VETËM SA SHPEJTONTE DHE NUK E LENTE Profesorin që të bënte spjegimin e duhur dhe të tërë. Por, megjithatë nga Ajo intervist mësuam edhe njëherë se Rexhep Qosja ishte dhe është një Lis i gjatë i cili, megjithëse kur e godasin furtunat m lakohet, porsa ato të ikin ngritet serish lartë e më lartë për të treguar që është i rezistueshëm nga çdo stuhi e kallkan!

    Në Intervist prof Qosja fare në fund foli për polemiken e tij me shkrimtarët serbë në Kongresin e Novi Sadit dhe megjithëse e kam botuar edhe një herë këtë gjë, po në këtë Forum dhe për Qosjen më lejoni që këtë gjë ta bëjë edhe një herë!





    Në vitin 1985 ishin mbajtur takimet e shkrimtarëve të Jugosllavisë në Kongresin e nëntë të tyre... ishin ftuar edhe shkrimtarët dhe krijuesit nga Kosova...
    Në atë takim folen secili në mënyren e vete por referati i Rexhep Qosjes aso kohe kishte zgjuar reagime të mëdha në mesin e shovenistëve serbë...

    FJALA E REXHEP QOSES NË TAKIMIN E SHKRIMTARËVE NË NOVI SAD
    Referati i tij ishte me titull:

    Dy Ftyrsia e Politikës

    Po ju drejtohem në gjuhën serbe që të mos më quaj dikushi si shkrimtar autoqefal sepse besoj që asgjë autoqefale në këtë botë nuk ka, dhe jo që eventualisht ta marr ndonjë duartrokitje sepse që më parë e di që kur ta degjoni fjalimin tim, s'do të ketë duartroklitje por perkundrazi.. Por me këtë rast do t'ju drejtohem ne serbishte që të më kuptoni që të githë...

    Në kohë të fundit në gjuhen serbo-kroate janë botuar intervju, feltone, memoare, vepra publicistke dhe skencore, vjersha, këngë, tregime, romane, drama dhe monodrama, në të cilat shkruhet për popullin shqiptarë kulturen dhe traditen e tij.
    Për dekada të tëra ishte injoruar albanologjia dhe temat shqiptare dhe tani papritmas ato bëhen interesante dhe preokupim i një numri gazetarësh, shkencetarësh dhe poetësh.
    Si Historian i letersisë shqiptare i cili e njehë shumë mirë Historinë shoqërore të popullit të tij mund të themë, që në të gjitha ato shkrime dhe libra, ka shumë gjera të papritura dhe të pamundshme. Mund të thuhet kështu sepse në ato shkrime, vërehet mosnjohja e një populli, një kulture, mos njohja e ngjarjeve Historike, e figurave Historike, duke i seleksionuar sipas interesave, duke perdorur teza të gabuara të bazuara në shpifje, ku disa të verteta që paraqet shtypi serbë thjeshtë fallsifikohen dhe të gjitha këto mund të quhen si një anakronizëm intelektual.
    Kur të gjitha keto të lexohen do të shohim se sa të paverteta ka, sa gjera diletante të shkruara dhe të thëna dhe të paverteta për prejardhjen e vet shqiptarëve, Historis së Mesjetës, levizjeve të Popujve, rreth Rilindjes Kombëare të shqptarëve, rreth Lidhjes së Prizrenit, përkatsis fetare, rreth shkrimtarëve tanë të Rilindjes Kombëtare, rreth shkrimtarëve të mëdhenjë të shqiptarëve si Naim Frashëri, Ndre Mjeda, ose Fan Noli, rreth krijimit të gjuhës letrare të shqiptarëve, rreth dialekteve...

    Në të githa librat dhe punimet e botuara nga shkencetaret serbë, ka gjera të cilat me asgjë s'janë dokumentuara të cilat çak janë edhe të fallsifikuara, qëllimkqija të cilat mundë të karakterizohen si një mesymje ndajë shkences shqiptare për ta asgjësuar sikurse edhe kulturen dhe historin e tyre.
    ËSHTË E Q ARTË QË PAS GJITHË KËSAJ propagande për të shkatrruar shkencen shqiptare nuk mundë të jenë në pyetje kurrfarë punimesh shkencore por perkundrazi, qëllime tjera.Këtu kemi të bëjmë me synimet e tmerrshme për të njollosur popullin shqptarë dhe kundër vet popullit.

    Dje kemi degjuar ketu në keto takime disa nga ato shpifje dhe gënjeshtra ku u tha që shqiptarët kanë bërë genocid mbi serbët në Kosovë! Genocid?!
    Për zot, në kend kanë mundur të bëjnë genocid shqptarët të cilët prej që kur dinë Historia janë duke luftuar për të mbijetuar gjerë në ditët e sotme? Edhe ai që e tha dje një gjë të tillë e di që kjo është vetëm një fantazi e zhilvernerit.

    Por disave ju lejohen edhe krijime të tilla në të cilën tregohen heroj të hipur mbi gomar apo edhe njerez me katër gishta. Le ta thotë edhe këtë gjë ai që e tha dje atë gënjeshtër, pse mos ta thotë? Për disa që të shkruajnë për shqiptarët, ti shajnë njollosin ata, është një punim shumë rentabil me profite dhe shitje të shumtë tirazhi.
    Ajo që unë shkruaj, flasë dhe e mbroj Kulturen shqiptare ka të bëjë me këto shkrimet qëllimkqija që vijnë nga një pjesë e njerezve qëllimkqijë të cilet nuk njohin sa duhet shqiptarët.
    Nga shkencetaret shqiptarë kërkohet që të bëhet diferencimi dhe jo vetem këtë por shkohet aqë largë sa që kërkohet që të hiqen nga programet shkollore vjershat e Naim Frasherit, Ndre Mjedes, Fan Nolit? Në njere anë kerkohet që të jenë në programe shkrimtarë si Njegoshi, Mazhuraniqi.
    lejimi i kritereve të tilla si dhe represioni shtetror intelektualët shqiptarë i ka sjellë në një pozit shumë të pavolitshme. Në faktë të jesh Krijues shqiptarë poet dhe shkrimtarë s'ka qenë kurrë e lehtë. Por të jesh krijues shqiptarë në kushtet e sotshme është me të vertetë shumë vështirë.
    E them këtë sepse të jesh sot krijues, poet dhe shkenctarë shqiptarë do të thotë:
    - të kesh kujdes se për cilen temë do të shkruash
    - të kesh kujdes të mos perdoresh ndonjë simbol siç është ta zëmë ai i shqiponjes
    - të mos bësh krahasime Historike
    - Të kesh kujdes të mos e permendish emrin e " SHQIPERIS" përpos nëse ate se permend në kontestin negativ
    -

    Ti frikohesh fjales diferencim ashtu siç i frikoheshin intelektualet në mesjetë fjalës Inkuzicion
    - Të kesh kujdes se me kend po fletë sepse edhe muret kanë vesh
    - Tju frigohesh perdorimit të shkronjave KR sikur në të kaluare që Njerzit u frikoheshin thonjeve të lënë nën pragun e deres
    - Të kesh kujdes që mos rastesisht vesh një pallto të zezë me ndonjë shall të kuq
    - të jesh i detyruar të dalesh para ndonjë komisioni për të treguar se cilat kanë qenë bindjet e tua, dje, sot dhe nesër
    - Të jesh i detyruar për ti kritikuar ata që s'kritikohen dhe ti falenderosh ata që se meritojnë këtë gjë
    - Të votosh për të pa-aftit dhe t'i injorosh të aftit
    - Të degjosh çka nuk të degjohet dhe të mos guxosh të degosh çka të degjohet.


    Të jesh Intelektual shqiptarë- poet dhe punetor shkencor, do të thotë të jesh i njejtë si personazhi Jozef K i Franc kafkës te " procesi" që do të thotë në çdo kohë mund të të thërrasin..
    Të jesh intelektual shqiptarë sot do të thotë të behesh çka nuk je dhe të jesh ai që s'je.Por të jesh Intelektual shqiptarë sot megjithgatë do të thotë të besoash që megithatë gjithmonë nuk mundet me qenë kështu!

    Ju faleminderit për vëmendjen

    ( Pas ketij fjalimi shkrimtarët serbë ishin versulë mbi profesor Qosjen me kritika dhe emertime çfarë kemi pas rastin ti degjojmë dhe t'i lexojmë edhe në këtë forum,,, vërejtje e P.Sherrit).


    Por atyre Rexhep Qosja ua mbyllë gojën me një replik të tij kur u thotë:
    " Detyra morale e shkrimtarit nuk është që të flasë ashtu qysh i pelqen dikujt por që ta thotë të Vërtetën! Unë jam ketu që ta flasë të vërteten dhe jo në kishë për t'u lutur"


    Prill i vitit 1985
    në Novi sad

    Rexhep Qosja e foli at'herë të vërtetën e cila s'u pelqejë serbëve. Profesori edhe në vitet e 90-ta e foli të vërtete që s'u pelqejë piunëve të serbëve. Ai edhe sot e fletë të vërtetë që s'u pelqen serbëvë malazezve dhe nipave të tyre në Kosovë...
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  6. #36
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Shkruan: Besnik Gjongecaj
    Ka qenë një kohë, saktësisht viti 1996, në të cilin instiktivisht fillova të ushqej në ndërgjegjen time idenë që Suplement Rexhep Qosja ishte jo realist në kritikat e ashpra që i drejtonte veçanërisht presidentit të Republikës të asaj kohe dhe sot kryeministër i vendit, por edhe politikës qeverisëse që ai aplikonte në Shqipëri. Madje, fillova të besoj që kritikat e tij frymëzoheshin nga urrejtja më shumë se nga dëshira për të ndihmuar, urrejtje që nuk dukej vetëm si politike, por edhe personale
    Ja edhe nje qe e ka kuptuar se cfare kalibri i njeriut eshte Rexha.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Bilanci negativ i Politikës Zhgënjyese

    shkruan: Rexhep Qosja
    29 shkurt 1996


    Në Kosovë nuk ka pasur dhe nuk ka forcë politike apo individ me autoritet nga radhët e shqiptarëve që ka mbrojtur farë koncepti të Luftës si mjet për zgjedhjen e sotme të drejtë të çështjes së kosovës. Jo. Dhe, kësi koncepti nuk ka mbrojtur asnjë forcë poltike a individ me autoritet jo pse lufta nuk është mjet legjitim në përpjejet për liri dhe pavarësi, por pse çdo shqiptar e ka ditur se luftën do ta humbim tragjikisht. Më në fund, regjimi serb është kujdesur që shqiptarët t'i privojë edhe nga pushkët e gjuetisë, edhe nga thikat e lëre më farë armë tjetër. Për këtë arsye liderët e socialistëve serbë rrahin gjoks sot pse më sukseshëm se kurrë kanë arritur ta paqësojnë Kosovën dhe ta dobësojnë Lëvizjen shqiptare që ata e quajnë " seperatizmi shqiptarë"!
    Udhëheqja e LDK-ës shihet sot si udhëheqje me bilanc politik negativ jo pse nuk ka lejuar që shqiptarët të çohen në luftë - se për këtë nuk është më e " merituar" se policia e mILLOSHEVIQIT POR PSE E KA LEJUAR DOBËSIMIN në të vërtet shpërbërjen e Lëvizjes shqiptare, pse ka hequr dorë prej PROTESTAVE, GREVAVE, DEMONSTRATAVE DHE trajatave të tjera të mosbindjes qytetare, si mjete të luftës për pavarësi që kemi mundë t'i zbatojmë e me të cilat çështja shqiptare do të bëhej çështje që do të peshonte larg më shumë edhe në sytë e zotëri Perinës dhe, mund të jetë, do të shtrohej edhe në Dejton. Udhëheqja e LDK-ës prandaj do të ketë nevojë githnjë e më shpesh që jo vetëm zoti Perinën, por edhe përfaqësues tjerë!

    P.S.
    Do ta sjellim edhe këtë shkrim të prof Qoses në tërësi; teksa me konstatimet e tija nuk pajtoheshin dhe, edhe sot nuk pajtohen vetëm të mjerët!
    Cilët janë ata të mjerë?
    janë ata të cilët duke qenë pakurrizor struken nën sqetullat e një partie dhe të cilët pa urdherin e Partisë nuk guxojnë; të hanë, të flenë, bashkëshortet seksualisht t'i " ngacmojnë", të mendojnë, të veprojnë! Pra, të tillët i shikon se si bërtasin për Titon, për rankoviqin, disa para Lufte për pashiqin, të tjerë më vonë për Jozhen e vogël: Për atë që nuk duhet përmendë emrin ngaqë hëngri fiq e diq me serbët e Gorazhdecit!
    Për tru-thatët që s'kuptojnë çdo gjë është e pakuptimtë; ata si eunuk të oborreve mbretërore ( lexo; sherbetor partish) e luajnë atë valle të vetme të cilën ua kanë mësuar padronët e tyre!
    Po të shikoni, kur sjellin disa " emra" që kritikojn gjoja Qosen, sheh që ata edhe s'janë "emra" ose më mirë me thënë: kerkushi dhe askushi!
    Rexhep Qosja e tha në mënyrë të ARTË:" ka shkrimtarë që janë të oborrit mbretëror, shkrimtar zyrtarë; por eedhe ata të cilët nuk prononcohen janë të tillë!
    Unë jam shkrimtar që shqetesoj pushtetet/in!

    E, po kështu flet( foli) REXHEP QOSJA - kalorësi i Fundit i Rilindjes sonë Kombëtare
    nderi i Kombit dhe zëri Kombëtar i vetmi për një kohë të tërë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Preng Sherri : 21-10-2009 më 07:41
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  8. #38
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin

    " Detyra morale e shkrimtarit nuk është që të flasë ashtu "

    Detyra e shkrimtarit eshte te shkruaj, dhe me shkrime te bind tjeret.

    Por, pasi veprat e tij nuk lexohen, nuk i ngelet qe tjeter pos te flas.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  9. #39
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Për atë që nuk duhet përmendë emrin ngaqë hëngri fiq e diq me serbët e Gorazhdecit!
    Gati harrova. Thaqi, ky hero i cili nuk u lekund nga stuhite e stihite, sapo erdhi ne fotele, shkon dhe puth Milanin e vogel.

    Okay, jam dakort qe po iu fal serbve traktor, por, te puthesh dikend....ky skajshmerisht akt intim.


    Sa mire ky sherri i vogel qe nuk i permend te gjitha. Qaji ne Gorazhdevc nuk e harron (se ka dic personale) por nuk permend puthjet nder - etnike.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    120
    Citim Postuar më parë nga kiniku Lexo Postimin
    Detyra e shkrimtarit eshte te shkruaj, dhe me shkrime te bind tjeret.

    Por, pasi veprat e tij nuk lexohen, nuk i ngelet qe tjeter pos te flas.
    Shkrimtaret e medhej te popujve ne udhekryqe historike flasin e shkruajne ,ne nje menyre jane zeri dhe shpirti i trazuar i popullit te tyre ne lufte per liri dhe mvehtesi,ne lufte per vlerat me te shenjta kombetare dhe univerzale ,te cilat mundesojne jeten e frymimin e atij populli si gjithe popujt e botes se lire.
    Rexhep Qosja pati fati te barte mbi supe se bashku me bashkemendimtaret e bashkevceoprimtaret ,misionin e shenjte te rende sa kalvari por edhe te lavdishem sa vete perjetesia rruges se mundimshme plote sfida e sakrifica te lirise.
    Nuk i ishte shkruar Rexhep Qoses vetem ti perkushtohej shkrimeve ne qetesi dhe idile,te shkruante per natyren,bukurine ,dashurine,per jeten dhe gezimet e saja te rendomta.Popullit te tij i ngulej thika ne asht,flaka i pervlonte trupin,erresira e roberise perpiqej ti mbuloje edhe ate pak drite qe i kishte mbetur.Ne shpirtin e shkrimtarit vlonte se bashku dhembja,revolta,pikllimi e krenaria e mbi te gjitha vendosmeria dhe guximi per te mundur kulqedren shekullore qe kishte zene burimin e lirise dhe jetes popullit te tij.
    Ai edhepse i molisur nga dhembja dhe renkimi qendroi stoik duke ngritur deri ne kupe te qiellit zerin e revoltes dhe kushtrimit per lufte kunder padrejtesise shekullore per dalje nga erresira e roberise.
    Ti gabon rende zoteri kur akuzon Qosen pse fole .Qosaj foli atehere kur te tjeret heshtnin.Zeri i tij ishte udherrefyes per ata djem dhe vajza qe ju pergjegjen flake per flake kushtrimit te lirise. Rexhep Qosja nuk do te heshte as ne varr sepse zeri i tij dhe veprat e tija do te jene drite per gjeneratat qe kurre ma mos te leshojne fatin e tyre ne duar te armiqeve dhe hyzmeqareve te tij.

    Ata qe i pengon qosja kane probleme me ndergjegjejen dhe perkushtimin ndaj atdheut dhe kombit tone.

    Kuj i mungon Rugova mund ti bashkohet Halil Matoshit ne perpjekje per te ringjalle titizmin e vllezerim bashkimin .

Faqja 4 prej 19 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •