Close
Faqja 9 prej 19 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 189
  1. #81
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Tane shqiptaret po dalin komunista jugosllave,dhe them se jugosllavine e paskan krijue vete shqiptaret,sepse po shifet kjarte per lendine bile!
    Ndryshuar për herë të fundit nga arberi_fr : 30-10-2009 më 18:16 Arsyeja: k

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Preng Sherri;UNË jam shkrimtar që shqetësoj Pushtetet
    Kështu krekoset Qosja e Preng Sherri, me mburrje të thotë "Ja ky është Rexhep Qosja!" Rexhep Qosja që paska "tronditur" pushtetet?!
    Qenkan shumë ato pushtete të "tronditura" nga Qosja, por ai nuk i thotë cilat janë ato! Nuk i thotë as bodyguardi i Qosjes, Preng Sherri, i armatosur jo lehtë, por rëndë me injorancën e vet!
    Po cilat pushtete tronditi Qosja?! Pushtetin e Enver Hoxhës?! Pushtetin e Ramiz Alisë, të Nanos, të Mejdanit?! Asnjërin! Qosja ishte zëdhënës i këtyre pushteteve, lavdërues i këtyre pushteteve, krues i këtyre pushteteve, mbrojtës i këtyre pushteteve, lotë derdhë edhe sot nga malli për këto pushtete dhe për këto autoritete! Për kohët e "arta" kur sunduan këto pushtete dhe këto autoritete!
    Këto pushtete e lavdëruan Qosjen, mund t´i kenë dhënë edhe ndonjë privilegj atij por më shumë e ashfrytëzonin emërin e tij, që vinte nga Kosova, e shtrydhnin sikur limonin ! Duhej t´i tregonin ata opinionit të brëndshëm shqiptarë se ja ne interesohemi shumë për Kosovën....! Pasardhësitë e këtyre pushteteve ende vazhdojnë ta shtrydhin limonin Qosje, nëse ka mbetur gjë pa u shtrydhur nga ai!
    Qosja nuk ka tronditur as "pushtetet" e KSA të Kosovës, atëherë Krahinë mbrënda Federatës së atëhershme jugosllave! Nuk sulmoi kurrë "pushtetet" (pushtete u thëncin atyre kur dihet se cdo gjë për Kosoven vendosej në Beograd e jo në Prishtinë) e Fadil Hoxhës, Xhavit Nimanit, Veli Devës, Mahmut Bakallit...! Qosja ishte i privilegjuar nga këto pushtete, i përkdhelur i tyre. Katër herë u zgjodhë drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, 20 vjet ushtroi drejtorllëkun aty! E dihet se për poste drejtorësh, të rangut më të ultë, hapeshin dosjet, kërkohej përshtatshëri politike dhe besueshmëri e plotë ndaj LKJ dhe pushtetit Jugosllav! Edhe për Qosjen, kandidat për drejtor të Institutit Albanologjik, do të këtë hapur dikush dosjet, do të këtë dhënë dikush mendimin e pëlqimin se ja ky mund të bëhet drejtor i Institutit Albanologjik!
    Qosja mori shumë mirënjohje e dekorata nga qeveritë e atëhershme të Kosovës. Mori dekorata e mirënjohje edhe nga Federata e atëhershme jugosllave! Qosja mori edhe një medalion me restin e Ditës së Korrikut, ditë shtetërore e Republikës së atëhershme të Serbisë, në kuadër të ish Jugosllavisë! Pra, Qosje, në atë periudhë nuk paska tronditur asnjë pushtet! Vërtetë, Qosja, në atë periudhë, kishte tronditur opinionin e Kosovës me një pamflet, të quajtur "Morfologjia e një fushate", të botuar shpejt e shpejt në Shtypëshkronjen "Rad" të Beogradit! "Morfologjia e një fushate" nuk shqetësonte pushtetet e atëhershme, por sulmonte njerëzit e pa pushtet, ish kolegët e Qosjes, ish studentët e Qosjes, intelektualët e rinj e të vjetër, inteligjencën e Kosovës! Shenjestër e sulmeve të tij ishin Fehmi Agani, Hilmi Agani, Hysni Hoxha, Ibrahim Rugova, Ali Podrinja, Sabri Hamiti...! Të gjithë këta njerëz pa kurrfarë pushteti!
    Nuk e pësoi vetëm Qosja, (ky e humbi postin e drejtorit të Institutit Albanologjik),si pasojë Demonstratave të Marsit dhe Prillit të vitit 1981, në Prishtinë e Kosovë! Mijëra vetë u arrestuan dhe u burgosen, u vranë e u masakruan, u dëbuan nga puna, u detyruan të largohen nga Kosova, iu nënshtruan presionit të paparë ekonomik dhe psikologjik që vinte nga pushteti jugosllav dhe serb, nga ushtria e policia, administrata dhe propaganda e tyre!
    Shkatërrimi i Autonomisë së Kosovës, njëzetë vite më parë ishte kulmi! Intelektualët ishin ata që ndërmorren dicka të shpëtohej nëse mund të shpetohej dicka, të mbrohej, nëse mund të mbrohej dicka nga fantazma serbe që kërcënonte gjithë hapësirat ish jugosllave e më shumë vetë shqipëtarët si popull i padëshiruar në Kosovë, Serbi, Mal i Zi, në Maqedoni! Grupimi i intelektualëve dhe formimi i partive politike dhe mbështetja e popullit këtyre partive, në mënyrë legale, ashtu edhe sic veprohej në Slloveni, në Kroaci, në Besnje, në Maqedoni, mendohej se mund të ishte një qendresë sado pak efikase në kushtet dhe rrethanat e atëhershme shumë të disfavorshme! Por, Qosje, nuk zgjodhi ndonjë rezistencë institucionale, nuk zgjodhi të jep ndihmesën e tij si udhëheqës i ndonjë partie politike, as si mbështetës i ndonjë partie politike, që do të përballej drejtëpërdrejtë me rrezikun dhe trysnin serbe, por zgjodhi të jetë një intelektual" i pavarur", t´i këtë duartë e lira", ti "kundërvihej" dhe ta "shqetësoj" pushtetin serb e më shumë të bëjë fushatë të pamëshirshme kundrejtë partive politike shqiptare! Gjithmonë është më lehtë të kritikosh se sa të veprosh e Qosja, atëbotë zgjodhi pikërisht këtë rrugë, rrugën e kritikuesit e jo të vepruesit!
    Ata që zgjodhen rrugen e shqetësimit të pushtetit serb në rrugë institucionale, të angaqzhuar në parti politike e në forma të tjera të rezistencës u vranë dhe u zhduken nga pushteti serb! U vra Prof. Fehmi Agani! U vra në shtëpi të vetë Prof. Latif Berisha! U vra, me babanë e tij, Mr. Nebih Gashi, poashtu mësimëdhënës në Universitetin e Kosovës! U vra Bajram Kelmendi, avokat, me dy bijtë e tij! U vra Ukë Bytyqi, Adem Jshari, Agim Ramadani, u zhduk pa gjurmë Ukshin Hoti, mijëra e mijëra aktivist dhe luftëtarë trima, që fundja nuk i përkisnin asnjë partie politike por që i rezistuan pushtimit serb, e luftuan atë! Nuk zgjodhën ata rrugë të pavarura, por zgjodhën rrugën e qendresës edhe institucionale! Edhe këta të rënë për clirimin e Kosovës kanë bërë dicka për Kosovën, por që do që ata "shqetësuesit" e pushtetit serb, i kanë lanë anash këta, të gjitha meritat ia mveshin vetëvetës, ndonëse nuk kanë pësuar asgjë e kanë ndihmuar pak, ndoshta fare pak!
    Qosja nuk ka shqetësuar Serbinë, por Serbinë e ka shqetësuar dhe dërmuar, e ka ulur në dy gjunj, e ka shporrur nga Kosova: Klinton, Bler, Klark...!
    Qosja nuk ka sulmuar kurrë Qeverinë e tashme Thaci, përkundrazi ka lavdëruar dhe ka dhënë një pasqyrë "romantike" për gjëndjen në Kosovë, porsa e ka marrë pushtetin Thaci!
    Qosja ka sulmuar, shënjestër gjithmonë ka pasur, vetëm Berishën, Rugovën dhe Kadarenë! Por sa i ka "shqetësuar" dhe tronditur ai këto "pushtete" e autoritete?!
    Pak ose fare pak, në mos fare! Berisha vazhdon të jetë emëri i parë në politikën shqipëtare! Rugova, sa ishte gjallë, e injoronte Qosjen, kishte mbështetjen në popull e, edhe tash për se vdekuri të tij, në popull, në kujtesen e popullit, është më i gjallë se vetë Qosja! Të mos flasim për Kadarenë! Kadare po shkëlqen si emër, si shkrimtarë, ndërsa Qosja kot, i dëshpëruar përpiqet ta përdhosë emërin e tij, t´ia ulë vlerat e tij!
    E pyetën njëherë, aty njëzetë vite më parë, një poet të njohur të Kosovës(nuk dua t´i jep emër) se cka ore ky Qosja që s´do me askëndë e është kundër të gjithëve?! Mos ia zini për të madhe, u tha ai! Ju e njihni Qosjen! Skenderbe e di se nuk mund të bëhet! Kadare jo se jo, as Berishë e Rugovë nuk mund të bëhet, ndaj...!


    Prengu thotë:
    Rexhep Qosja është një Lis i Vjetër.
    A, lisi i vjetër nuk shkulet dot dhe nuk prehet dot me sopatë...
    NUK PREHEN ME SOPATË NGAQE ME RENJEN E PARË TË THYHET BISHTI DHE TË GODET NË KOKË.
    [B]Lis i vjetër uroj të bëhet, e nuk është! Mund të thuash së mbeti lis i vjetër kur gjeneratat e ardhshme me deshirë i lexojnë veprat e tij! Uroj të ndodhë kjo! Uroj që ato, pra veprat e Qosjes, të mos e kenë fatin e veprave të Enver Hoxhës, të cilat nuk i lexo kush! Vlerat e imponuara dhunshëm përfundojnë bodrumeve të bibliotekave, e kam thënë edhe njëherë! Vërtetë, Lisi i vjetër, nuk prehet më sëpatë, në bestytnitë e popullit mund të jetë i shënjtë ai, por as nuk ruhet me sëpat! Vetëm budallënjtë e ruajnë lisin me sëpatë! Qosjen e ruan vepra e vetë, vlerat e saj nëse i ka, e jo Preng Sherri! Por, Preng Sherri le të vazhdojë dhe ta ruaj "lisin e vjetër"kërcënueshëm me sëpaten e tij në dorë!
    [B]Romantiku i kohës sonë!
    Periudha e romantizmit, rrymë letërare që mbizotëroj dy shekuj më parë, ka përfunduar(ndonëse me vonesë) në letërsinë shqipëtare me Gjergj Fishtën! T´i thuash Qosjes "romantik" i kohës sonë është sikur atë ta krahasosh me Don Kishotin dhe të bëmat e tij qesharake deshpëruese për ta kthyer botën mbrapa, në atë farë botën idilike, cfarë ofronte literatura e pelqyer që e lexonte ai e lrexonte natë e ditë!Qosja(edhe pse ky personazh i famshëm i Servantesit nuk ka të bëjë asgjë me të keqen) nuk do të ndihej krenar dhe po ti thuash atij Don Kishot dhe ta krahasosh me të!
    Por, kaq di Preng Sherri, budougardi i Qosjes! Le të vazhdojë ai , me sëpatë në dorë, ta ruaj "Lisin e vjetër", Rexhep Qosjen! Eshtë idol, idhull i tij, le të jetë, ndonëse shekulli 21 nuk është shekull idolësh dhe idhujsh dhe kohë e romatikëve dhe e romantizmit, qoftë kohë edhe i ronatikëve dhe e romantizmit dy shekuj të vonuar...! Por, cdo kohë paska Don Kishotet e vet, Sanco Pancot, rosinantet, personazhe tragjikomike, sa për të qeshur me shumë për ti qarë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardanG : 31-10-2009 më 08:45

  3. #83
    i ktyne herit Maska e Dardhan
    Anëtarësuar
    29-10-2009
    Vendndodhja
    n'Toke t'Zotit (Dardhanii)
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Rexhep Qosja: Kalorësi i fundit i rilindjes sonë kombëtare!
    Barcalete e mire kjo, por fatkeqsisht vetem nje barcalete.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Nga Dritero Agolli

    Ne kulturen kombetare dhe ne historiografine shqiptare, prof.Rexhep Qosja eshte nje nder figurat e shquara. Krijimtaria e tij matet me veprimtarine e nje instituti te tere.

    Studimet e tij per letersine e Rilindjes Kombetare dhe te Pavaresise, per Naim Frasherin, Asdrenin, Migjenin e te tjera; librat e tij me artikujt per ceshtjen shqiptare ne ish-Jugosllavi, te shkruara me nje cilesi te larte dhe me tonin e nje polemike te mprehte, me ndjenjen e nje patriotizmi te ndershem dhe te dhimbshem te nje shqiptari te kulluar- te gjitha keto jane shume te njohura ne mbare Shqiperine.

    Vecanerisht ne vitet _80-te dhe ne fillim te viteve _90-te, kur genocidi serbomadh ndaj shqiptareve u be akoma me i eger dhe me i perbindshem, figura e prof. Rexhep Qoses, me fjalen e zgjuar dhe te guximshme, shkelqeu me nje drite te padegjuar, duke marre vetite e nje rilindasi te vertete, si studiues, shkrimtar e publicist me dimensione evropiane.

    Ne krijimtarine e viteve _80-te ai ngrihet si nje shkemb mes plisave, i forte, i guximshem, principal dhe pa kompromis ndaj politikes shoviniste serbe, dhe ndofta me me zgjuarsi se kushdo, mbron Kosoven dhe te drejtat legjitime te shqiptareve. I perfshire ne kete lufte intelektuale pa kompromis, ai nuk harroi te pershendese proceset demokratike ne Shqiperine e brendshme dhe ta quaje fitoren e saj si nje Rilindje Demokratike. Edhe gazeten, dallendyshen e pare te demokracise, e pagezoi si nje shenjt "Rilindja Demokratike".

    Erdhi koha qe ndaj ketij kaloresi te patriotizmes dhe te demokracise te leshohen ushtat, hobet dhe topuzet me primitive, pa asnje ndershmeri dhe fisnikeri kaloresie. Kaloresit e hershem, kur mbaronin ndeshjen, ia jepnin doren njeri-tjetrit. Ndersa kaloresit e sotem pas ndeshjes peshtyhen dhe gervishten, pasi ka humbur fisnikeria.

    Polemika e shtypit tone me prof.Rexhep Qosen i shembellen polemikes vulgare marksiste-leniniste kunder "revizionismit hrushovian" dhe kunder "eurokomunizmit". Jane po ato fraza klishe, me sharje dhe fyerje; eshte po ajo terminologji me patetizem fallsiv, duke e quajtur akademikun "Qosic", "ish-anetar i Lidhjes Komuniste jugosllave" "titist-enverist-marksist" e me radhe.

    Dhe prapashtesen -ic ia shton nje hic! Te vjen keq qe ne nje vend demokratik te mbetet pa u ndryshuar stili i te menduarit dhe te shkruarit, te rezistojne po ato fabrikate te propagandes banale marksiste, te nxjerra nga tekstet shkollore dhe fjalimet marksiste. Eshte paradoksale qe e akuzojne Rexhep Qosen per marksist po ata marksiste dogmatike dhe tallmudiste, qe nuk iu ka dale nga gjoksi ende fryma marksiste-leniniste e formave te edukimit te diteve te premte.

    Une nuk them qe mos te behet polemike me personalitete te shquara si prof.Rexhep Qosja. Nuk do te thote qe ata jane te pagabueshem. Edhe Homeri fle. Por polemika duhet te jete e ndershme, me respekt dhe dinjitet prej intelektuali duke marre parasysh dhe figuren me te cilen kuvendon, perndryshe ajo behet e pabesueshme dhe qesharake dhe shkon ne dobi te kundershtarit.


    Liliputet nuk mund te bejne polemike me Guliverin.


    Edhe une mund te kem objeksione per mendimet e Rexhep Qoses per momentin kur thuhen keto mendime dhe per figuren qe i drejtohen. Por per gjendjen e ndere ne Kosove dhe ne pergjithesi ne mbare Shqiperine, nje polemike e tille e pafytyrte, aspak e njerezishme eshte krejtesisht antikombetare, per te cilen kundershtaret tane shoviniste mund te paguanin honorare te medha, qe me to te ndertonim ndonje fabrike. Sa keq qe nuk i kerkuam keto honorare. Po edhe mund t'i dergojne...

    Pastaj duhet ditur se Rexhep Qosen, kete kapedan te shqiptarizmes nuk e ka mundur makineria kolosale moderne e shtypit serb, malazez dhe maqedon, jo me ta munde ndonje kovacane e vjeteruar me rrjeta merimange neper qoshet e saj, e mbetur qe ne kohen e Gutembergut.....
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    shkruan: Prof.dr. Shaban Sinani


    HEROI I VETËVEÇUAR SI INSTITUCION I MENDIMIT

    I cilësuar nga dijetarët si " institucion i mendimit shqiptar", prof. Rexhep Qosja është padyshim një pikë e fuqishme reference për rrugën historike të afirmimit bashkëkohor të populit tonë.
    Në këtë fazë të vështirë të jetës së shqiptarëve kur udhëkryqet janë shtuar dhe çoroditja s'po mbaron, ai i ngjanë qiririt metonimik të NAIM FRASHERIT, që digjet për të ndritur mendjen e bashkëatdhetarëve.

    I ardhur në kohën e sotme me " Porosin e Madhe" të Rilindjes Kombëtare, R. Qosja mundi të krijojë bazat e një ideologjie të re kombëtare moderne dhe themelet e një patriotizmi ( apo dhe nacionalizmi) të emancipuar shqiptar, që qëndron vlerë në vetvete si përkundër internacionalizmit të dikurshëm bolshevik, ashtu edhe kozmopoltizmit të sotëm kapitalist.
    Rexhep Qosja është një nga personalitetet ku ngulet dhe mbahet HistoriaKombëtare. Figura të rendit të tij janë konkluzione periudhash kulturore lerare dhe politike. Në shkallën e zhvillimit të tyre shihet niveli i afirmimit të vetëdijës dhe të mendimit shqiptar. Përmes tyre, kultura e vendit, si përmes një programi modern, " lexon" arritjet më të mira, të kulturës botërore.
    veprimi8 atdhetar i Rexhep Qosës është i mbështetur kryesisht në nismën individuale. Përpjekja e tij qytetare për të emancipuar mendimin shoqëror të vendit ka qenë e sukseshme. Thelbi i kësaj përpjekje dhe i raporteve të Qoses si individ me shoqerinë e sotme shqiptare figurativisht mund të shprehet shkurt në idiomën e njohur të NOLIT tek " Marathonomaku": " veç e tok". Po ashtu mund të tregohet përmes thënjes së njohur frënge: " soliteur&solideur", " vetëm dhe bashkë".
    Për një shumicë njerzish Qosja mbeti në rrjetën e romantizmit nacional. Por ata që e kanë akuzuar atë për romantizëm nuk kanë mundur deri tani të tregojnë se si do të sihte një ideologji kombëtare realiste.
    madje ata s'kanë sqaruar asnjë çështje më elementare: si mund të shpëtojë mendimi kombëtar shqiptar prej romantizmit dhe, në fund të fundit, a ekziston mundësia e kthimit të tij në dije dhe moral real? Apo ndërgjegja kombëtare shqiptare " është e dënuar" të mbetet në rrjetën e romantizmit, të idoltarisë dhe të ëndërrave?
    Në vëzhgimet sociologjike shqiptare Qosja është krahasuar me NAIMIN dhe KADARE me KONICEN.
    Në këto dy figura është parë e kërkuar gjegësisht " ndërgjegja romantike" dhe " fryma kritike".

    ........... Si veprimtar politik, me nismën e një KUvendi të lartë të të gjithë shqiptarëve, Qosja u përpoq të amnistonte popullin e vet nga hija e frikshme e së kaluarës dhe nga palgët dhe mëkatet e saj, duke iu përmbajtur moralit të " ndarjes me historinë duke qeshur".
    Në kryerjen e sipër të këtij misioni, ai u " kryqëzua" prej penash MEDIOKRE me një ZELL, eufori dhe vetëkënaqësi të çmendur.
    Dhe sërish doli nga kryqi për të kryer misione të tjera.
    ( Viti 1996-t - marë nga Libri " Sipërorja")
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per nje analfabet qe sapo ka filluar te cfletoje nje liber e qe ky liber qellon te jete.. porosia e madhe .. e qoses.. sigurisht qe analfabeti ose i sapo mesuari te lexoje do ta mendoje kte liber si bibel te atdhetarise..

    kjo vlen dhe per ate pjese te nxanesve e studenteve kosovare e te mesuesve te tyre medioker..
    mu per kte ky liber ka vlera..

    mirpo per lexuesin serioz shqiptar ne shqiperi e kosove.. ky liber eshte nje kofin pas te vjeli.. por megjithate dhe nji kofin pas te vjeli sben keq..vec mire..sikurse dy te ngrena qe thot populli te bejne mire..

    ata qe kan krijuar kombin shqiptar e qe kan prodhuar "biblat" e atdhetarise jan te tjere e qe kan jetuar e punuar kur qosja ishte i pa lere..

    Naim Frasheri ka ardhur tek populli shqiptar jo prej qose a shyteriqve.. por nepermjet atdhetarit te shquar MItHad Frasherit..
    Eshte Mithad Frasheri qe ja zbulon Naim Frasherin bashkohesve te vet dhe gjeneratave te ardhshme.. deri ne ditet tona..
    Ai Mbetet kumtuesi i Porosive te Naim Frasherit.. e tjeret jan vec perseritsa te tije..

    Kte duhet ta dini mire te gjithe ne se nuk ju a kan mesuar mesuesit tuaj.

    Nje Nga NAIMOLOGET me te shquar eshte padyshim Beratasi i madh NAmik Resuli..
    Ai eshte i pari studiues serioz qe vepren e Naim Frasherit e ka gjykuar nen driten e Kohes nen driten e aspirates tone kombetare..

    Dhe ai bazohet pikerisht tek Nipi e tek biri per shpirt i Naim Frasherit..pra tek cka thene e shkruar.. i ndrituri Rilindas Mithad Frasheri..

    Pastaj pas ketyre sejcili ka mundur te shkruaje gjer e gjate per Naim Frasherin..

    nuk e di ne se ne vepren e tij qosja i ka cituar keta te dy..pra Mithadin e Namik resulin..
    Ne se ti preng e ke kte liber te lutem hidhi nje sy ne se ka aty citime nga keta personalitete..

    Ne se nuk ka athere kjo veper eshte e bere me porosi ..

    E kupton qosja vet se me porosi te kujt..

    Pra.. Naimin e Kemi dhurat nga Mithadi i Madh.. firmetari i ngjarjeve me te medha kombetare.. Kongresi i Manastirit e Pamvaresia ne Vlore.. bir i denje i Prinderve e axhallareve te tij te shquar.. Abdyl.. SAMI e Naim..

    e thame pra qe dy te ngrena sbejne keq..
    Pra cdo kush qe shkruan per Naimin vec mire ben..

    Por mund te kesh shkruar shum per naim e asdren..ama po bere njiher revolucion kanibal.. nuk te pijne me uje librat e shkruar..
    Perfundon ne berrllog kur ke nxitur ngjarje qe krijojne mijra varre..
    e varre me femij e gra e burra shqiptare..

    hmmm..

    ..

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Duhet lexuar shumë, shumë, shumë - për t'kuptuar pak!
    E jo pak me lexuar e me menduar që di shumë!

    ( Citat i Preng Sherrit)
    KJo vlenë për ty brari!

    Punën e Lumo Skendos akoma se kemi harruar dhe të rajhut të Tretë! Rexhep Qosja, pastaj ka edhe punimin e gjatë të botuar në vitin 2002 me titull: " faik Konica - ngadhnjimtari i vonuar" por s'po marrë mundin të sjellë dhe citoj Romantikun e kohës sonë Rexhep Qosjën ngaqë s'jam i sigurtë që mundesh me kuptuar dot!
    Të rënda janë për Ty këto gjëra, xhanëm!

    REXHEP QOSJA

    "Pse shkruaj?
    Si shkruaj?
    Këto pyetje më janë bërë sa herë edhe përpara.
    Këto pyetje u bëhen shpesh shkrimtarëve kudo, në të gjitha vendezt, edhe pse dihet se përgjigjet e sakta, të plota, të sinçerta gjenden vetëm në veprat e tyre.
    Aty, në vepër, shkrimtari tregon çka shkruan dhe, duke treguar çka shkruan, njëkohësisht, tregon pse shkruan dhe si shkruan.
    Nuk thuhet kot: vepra flet vetë - edhe për krijuesin e saj."
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  8. #88
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    A po përmendësh e ka msu ky far brari qet frazen e Vlores bre!

    Nuk thohet kot "Sa din ac edhe flet!"

    Qosja është kristali që nuk e gërvisht dot as lazeri më i fuqishëm i botës e lëre më disa truvarfër si brari me shokë këtu në forum.

    Kili

    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    "Faza e par e të qenit i marrë , është të mendosh se shum i mencur!"
    Kjo për ata , e din vet kush janë.
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Profesor Rexhep Qosja merr pjesë në AKADEMInë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënjës së Afrim Zhitis dhe Fahri Fazlis

    Afrim Zhitia, si student i Sociologjisë dhe si njëri nga drejtuesit Kryesor të Ilegalës në Kosovë e në veçanti të Grupit të Organizuar mbrenda për mbrenda Universitetit, shpeshë herë shkonte tek Profesori ynë i nderuar Rexhep Qosja për t'u konsultuar, ndonjë shkrim për t'ja hedhur një vështrim sikurse që u konsultua për emrin e Organit të radhëve që dilte ilegalisht dhe shperndahej dorë më dorë " Rruga e Lirisë" nëse si emër ishte i qëlluar.
    Në orët Letrare të Organizuara në Universitet që nuk ishin gjë tjetër përpos takime ku shprehnim një lloj patriotizmi, ku deklamonim poezit që në vete ngerthenin tirrje e zë" Kryengritës" Profesori ishte gjithnjë i Pranishëm.
    Nuk mungonte asnjëherë Rexhep Qosja!
    Kur ay hynte, në sallën e kuqe të Universitetit ( është po ajo sallë ku Presidentit Klinton iu dha çmimi " Onore de kauza"), salla e mbushur plot e përplot me student ( ku gjysma qëndronin në këmbë ose ulur në dysheme) ngrihej në Këmbë dhe fillonin të duartrokisnin!
    Rexhep Qosja, sa herë që vinte në ato orë letrare, ai me këtë gjë studentëve sikur donte tu thoshte " vazhdoni kështu dhe mos u ndalni" ndërsa vet personalisht sfidonte Pushtetin jo vetëm të Universitetit që ishte instaluar nga LKK por edhe atë Qendror!
    E, mbrëmë si gjithëherë, profesori Rexhep Qosja ishte në nderim të atyre që filluan rjedhen e ndryshimit të rezistencës së shqiptarëve!
    Rexhep Qosja në rresht me Rifat Jasharin, Mehmet Hajrizin, Ali Ahmetin, Fazli Veliun, Prinder të dëshmorëve të Kombit, Shemsi Sylën, me student të tij!
    Gjatë viteve të 90-ta, rrallë herë mungonte Profesori Rexhep, në varrimet që u bënin shqiptarëve të vrarë dhe me këtë rastë më kujtohet njëra nga ato.
    Në Kosovë erdhi lajmi që është vrarë Fatmir Krasniqi, ushtarë në APJ dhe atë vetëm dy ditë para se të kryente këtë shërbim. Dhembja ishte e madhe! Në varrimin e tij morën pjesë, sipas televizionit gati 200.000 mijë veta! varrimet e tilla ishin edhe demonstrim i protestës shqiptare.
    Gjerë sa po mbanin fjalime të tjerë, një mik i imi, që e kisha afër me kokë të kthyer anash dhe me sy të përlotur e duke më skundur krahun po më totë:
    " O Preng, shiko- shiko kush qenka këtu, kush paska ardhë në varrim!"
    ( Më besoni që gjerë sa po shkruaj dhe kujtoj këtë gjë trupi po më rrënqethet).
    E kthej kokën anash dhe; Ai ishte aty, serioz me syzet e tija të mëdha dhe të trasha; Shpresa ia kishte vë dorën në krahë: ishte Profesor rexhep Qosja!
    Po s'i mund të rrinte ky Profesor në shtëpin e tij, kur bashkëqytetari i tij ishte vrarë nga dora e armikut të shqiptarëve?
    Jo Profesor Qosja s'mund ta bëjë këtë gjë!
    Ai, dje në nderim të dëshmorëve të Kosovës; Ai sa herë kemi Akademi për Jasharajt, Fehmi Lladrovcin, Afrimin e Fahriun është aty!
    Tani do të dal ndonjeri nga këta që po " zbulojn Vilat e profesorit në Beograd e që vet identifikohen si miq të miqëve të Beogradit e do t'thonë:" Po pse nuk shkoj te Drini apo edhe Xhemajl Mustafa e qyfyre tjera" kur për këta s'paku nuk dihet se kush dhe si dhe nga kush u vranë!
    Por dje në Akademinë për 20 vjetorin e Afrim Zhitis dhe Fahri Fazlis, si gjithmon munguan Rugovistët, familja e Rugovës edhe e Xhemës e shumë e shumë të tjerëve!
    Këta që kurrë s'kanë nderuar Dëshmorët e Kombit dhe të cilët edhe 10 vite pas Lirisë dhe gati dy vite pas pavarsisë s'kanë nevoj të frikohen sepse Serbia ka ikë nga kosova dhe polic serbë s'ka që të vijn dhe t'i burgosin për arsye se kanë amrrë pjesë në Tubime ku nderohen ata që e kanë luftuar pikrishtë serbinë!
    Profesor rexhep Qosja si përherë; krah për krahë me vegjelinë!
    Nuk i thonë kot: kalorësi i Fundit i Rilindjes sonë Kombëtare; Romantiku i kohës sonë!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  10. #90
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Koha i ka dhene plotesisht te drejte Rexhep Qosjes, per ate çka ka shkruar ne librin e tij "I ringjalluri i penduar". Si t'i quante ndryshe Mark Krasniqin dhe Ibrahim Rugoven, perveq se ashtu siç i ka quajtur: popull qene!

    Mark Krasniqi, ishte kryetar i keshillit organizativ per sjelljen e bustit te Skenderbeut ne Prishtine, kurse fjalen peruruese e ka mbajtur Ibrahim Rugova!


    Rexhep Qosja eshte nxitur nga keto fakte:


    Mark Krasniqi, postieri dhe partizani i Titos, ishte pjesemarres ne Mbledhjen e Prizrenit te mbajtur me 8, 9 dhe 10 korrik 1945, ne te cilin Mbledhje u ç'fuqizuan vendimet e Mbledhjes se Bunajt, ku ishte vendosur qe Kosova pas çlirimit, me nje referendum, ta percaktoje fatin e saj! Mark Krasniqi ishte edhe gjyqtare i cili nen urdherat e OZN-es, i dergoi shume atdhetare para tytave serbe.

    Ndersa, Ibrahim Rugova, pas luftes ne Kosove, gjithnje kishte marre pjese ne tubimin tradicional "Qente e Sharrit", dhe asnje here te vetme nuk e vizitoi Prekazin dhe familjen Jashari, apo edhe ndonje familje tjeter deshmoresh.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

Faqja 9 prej 19 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •