Close
Faqja 7 prej 19 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 189
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Zonja Janulla,
    Ju keni gabuar Temën Ngaqë kjo Temë është për Rexhep Qosjen - kalorësin e fundit të Rilindjes sonë Kombëtare dhe jo për margaritarin dhe perlën shqiptarë të Letrave siç është Ismail Kadare!
    Ismail kadare na jep emër dhe nderë si shqiptarë sikurse që është reprezenti më i njohur botëror i Kulturës dhe Artit Shqiptar në veçanti atë letrar!
    Sa i përket Çmimit NOBEL Ismail kadare, atë çmim e ka fituar që moti ngaqë shkrimtarët e mëdhenjë siç ishin Shekspiri, Molieri, lamartini, Lenzi, kafka, Remarku, ( nga ca nga këta që përme^ndem kanë krijuar para se të bëhej Nobeli si çmim) dhe për asgjë s'janë bë më të famshëm apo më pak ngaqë se kanë këtë çmim!
    JU gaboni Temën dhe shfryeni dufin tuaj për Kadarenë në Temën Për Qosjen! Por harroni që gjatë Konferencës së Rambujës, i tërë delegacioni shqiptar dhe bashkë me të edhe Rexhep Qosja kishin shkuar për t'u takuar dhe konsultuar me kadarenë!
    Qosja dhe kadareja polemizojn dhe do t'polemizojnë akoma ( dashtë zoti të bëhen njëqind vjeçË NGAQË QË TË DY VIT TË LINDJES KANË 1936-TEN, edhe Demaçi) si Dy kolos të Letrave shqipe!
    Nga ata dy do t'mësojmë shumë ne të tjerët!
    Ju s'keni të drejtë në këtë Temë ta sulmoni dhe të sillni shkrime të disa " fashistëve " Italianë eshtrat e Kolonelëve të së cilëve ua hodi ca vite më herët Plaka Nicë surratit nëpërmjet pendës së Kadaresë!
    Moderatorët duhet të jenë të pa-anshëm!
    Kur unë shkroja tek " Elita Kombëtare" për " Ibrahim Rugovën në temën për të" më përjashtuan dhe më kërcenuan ( qokja s'më hante për këtë punë) se tek " Elita" duhet të sillen shkrime pozitive!
    Por kur kemi të bëjmë me figura tjera tek " Elita " peshorja e tyre po ngjanë në peshoret e dyqangjinjëve të fshatit!
    Çka desha të them me këtë gjë?
    Shkrimi i Zonjës Janulla është i pavend në këtë Temë ndërsa edhe po të postohej tek " Ismail kadare" po ashtu do të ishte i pavendë!

    Edhe diçka Zonja janulla:
    katerciperishtë i jap të drejtë veprimit të ISMAIL KADARESë në rastin tuaj ngaqë sikur harroni apo harrojnë që; edhe shkrimtarët e mëdhenjë urinojn po njësoj sikur i tërë populli; edhe ata kanë të drejtë ta mbrojnë familjen e tyre me të gjitha mjetët; edhe ata kanë të drejt të shfaqin mos-pajtimet e tyre me zgjedhjen që bëjnë fëmijët; edhe ata kanë të drejtë të kenë të drejta si gjithë të tjerët!
    ISMAIL KADARE MBETET DHE DO TË MBETET MARGARITARI MË I SHENDRITSHËM I KRIJIMTARIS SONË LETRARE sidomos i Prozës shqiptare!
    fan Noli do t'thoshte:
    " Lumja moj ti Shqipëri thash,
    Romanet e ismailit në shumë gjuhë kur i pashë"!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  2. #62
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Qka lidje Kadarea dhe qosja,me RAMBUJE,po aty ska pase qka te PYETEN ase KADARE ase QOSJA per keto qashtje ,sepse 40 50 vjet perpara ashte ditur,lereni keto DOKRRA,folni per SHKRIME DHE LETERSI DHE KRITIKONI,PER LETERSI,ose LAVDERONI,sepse qe te DY NUKE KANEPASE ASNJIHERE KRITIKA NE VEPRA TE TYNE,dhe tashe lehte,me ja MVESHUN DOMETHANJEN,atehere ndryshe,domethanja tashti NDRYSHE,bota dhe EUROPA DIJNE TE LEXOJNE DHE TE VEPROJNE PER MERITA TE TYRE,mirepo edhe ne SHQIPETARET QE I KUPETOJMI ATO LIBRA TE TYRE JA U DIJME DOMETHANJEN,libri pa KRITIKE ashte sikurse nji GAZET e PERDITESHME.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Ndoshta Evropa dijnë të lexojnë por kjo gjë s'mund të thuhet për Ty zotëri ngaqë o paske lexuar pak rreshta nga ata të dy O s'paske lexuar fare!
    Rambujeja ka të bëjë që ç'ke më te se!
    Nëse nuk e di po të tregojë; Edhe Qosja ka qenë në mesin e atyre ( Thaqi, Rugova, Surroi) që nënshkruan dokumentin e Rambujesë, që u bë në Paris!
    Gjatë qëndrimit në Kështjellën e Rambujes, delegacioni shqiptarë, bënte takime dhe për këtë gjë disa herë" linin Kështjellën" sikur ta zëmë kur Thaqi e la dhe iku për t'u takuar me Demaçin!
    Po ashtu, i tërë delegacioni pastaj shkuan edhe tek Kadareja në Paris për t'u konsultuar përveç atij që nuk duhet përmend emrin!

    Pse jo?

    Ai që thotë: " s'ka nevoj me më treguar Njeri se unë gjithçka di", - Në faktë Ay s'di gjë! Ay që kërkon mendimin e të tjerëve, që konsulton të tjerët; që nuk vepron kokë n'veti, ka më pak mundësi, të bërjes së gabimit!
    Libri, nëse nuk e di, nuk përmban në veten etij KRITIKEN! Librat botohen me recensione ose në variantin më të mirë nxjerren citate dhe thënje pozitive për librin nga ndonjë personalitet i njohur apo gazetë prestigjioze!
    Në Libër jepet një parathënje që Zakonisht e bëjnë Recensionistët apo herë- herë edhe vet Autori!
    Kritika për Librin është jashtë Librit; për një libër të veçantë mund të botosh libër kritik po për librin në fjalë; mund të bësh vështrim kritik për një libër në fjalë; mund të analizosh dhe " shkretosh" në gazetë tek Rubrika për Kulturën për librat që për Ty zgjojnë Interesin!
    S'ka libër në botë, që botohet dhe mbrenda librit mund të lexosh edhe veshtrimet kritike!
    Duhet të dallosh Librin dhe ta veçosh me kritiken!

    Studiuesit letrarë botojn libra të veçantë për autor të caktuar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Preng Sherri : 24-10-2009 më 10:22
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  4. #64
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Brari,

    Jo vetem Rexha, por vellau dhe e gjithe familja e tij ishin te regjistruar ne partine Komuniste. Kete ta thote njeri qe i di keto gjera, jo prenka qe prej katunit te Barileves e direkt ne fondin vendlindja thrret e romantizon cdo gje qe iu shkon per shtati.


    Pastaj, deri vone e kane mbajtur edhe mbiemrin Qosoviq, gje qe ishte normale, pasi ne rrethana te caktuara, kalonin me lehte neper vrimat e sistemit.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  5. #65
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Lexo pake libra,lexo TAKIMIN E JALLTES,ndoshta do te meson diqka,Pastaj Shikoje R,REGANIN ne memoare,pastaj NEUW,DEAL.dhe do ta kupetojsh qashtjen tone,sa per letersi,thuej diten e mire,edhe pse kane shkrue per historia Shqipetare ,jane ZERO qe te DY,KAPE NJANIN MESHOJE TJETRIT,ende nuke e ZOTEROJNE GJUHEN SHQIPE,ketu ashte MEKATI I TYNE,dhe populli dine te GJUKOJE PER TA.

  6. #66
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869

    SAdik Bejto


    Siç njofton shtypi, Rexhep Qosja, shkrimtar dhe akademik i Kosovës, shfrytëzoi rastin e panairit të librit në Ulqin, për të bërë një sulm kundër shkrimtarit Ismail Kadare.
    Nuk do të merremi me këtë sulm, që përsëriste sulme të tjera të tij: Ismail Kadareja na qenkësh shkrimtari më stalinist, më komunist, një mit i komunizmit dhe, si përfundim, më i dëmshmi i letrave shqipe. Logjika e sulmit? Të hiqet ky shkrimtar nga letërsia shqipe? Ta quash një shkrimtar “mbrojtës dhe eksponent i komunizmit”, “mit të krijuar nga komunizmi për nevojat e veta”, është më mirë ta heqësh nga letërsia, se sa ta lësh.
    Këto deklarata Qosja i bën në konferencë shtypi në një panair libri, që është festë e librit, e librit të Shqipërisë, e librit të Kosovës, që si shtet për herë të parë merr pjesë në një panair të tillë, pas shpalljes së pavarësisë.
    Këto deklarata bëhen në Mal të Zi përpara publikut shqiptar, por edhe përpara publikut malazez. Përpara shkrimtareve shqiptarë, por edhe përpara shkrimtarëve malazezë, kroatë dhe maqedonas, që marrin pjesë në panair. Në panair ku marrin pjesë ministra të Shqipërisë, të Kosovës, zyrtarë të tjerë të lartë të Malit të Zi e të Maqedonisë. Ku organizator kryesor është Fatmir Toçi, botues i Qoses, menaxhues i shkrimeve të tij kundër Kadaresë dhe kryetar i shoqatës së botuesve shqiptarë!
    Sulmi i Qoses është në radhë të parë sulm politik, në emër të moralit të lartë që duhet të ketë shkrimtari i sotëm.
    Ne nuk do të zgjatemi me komente për deklarimet e tij, por do të sjellim një deklarim që Qosja vetë e ka bërë, kohë më parë, botuar nga publicisti i njohur kosovar, Sylejman Aliu. Citimi më poshtë është nxjerrë i plotë, nga artikulli i Qoses për Titon, botuar në gazetën “Rilindja”, datë 11 maj 1980:“Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjellë në triumf përfundimtar luftën nacionalçlirimtare të popujve të Jugosllavisë – ja një meritë e mjaftë për historinë. Tito i ka thënë “JO” Stalinit, në një kohë kur forca e Stalinit sikur nuk njihte kufij – ja një meritë e mjaftë historike për historinë. Tito na ka udhëhequr shtigjeve të vetëqeverisjes socialiste, të barazisë, vëllazërimit e bashkimit, bashkëjetesës së kombeve e kombësive – ja një meritë tjetër e jashtëzakonshme historike. Tito i ka prirë idesë së madhe që u reziston fuqive të mëdha – ja një meritë tjetër, aq e madhe, aq vendimtare në historinë e përbotshme”.
    Në këtë deklaratë jepet e plotë fytyra morale e Rexhep Qoses.
    Është deklaratë tepër e rrallë, për të mos thënë unikale: një shkrimtar t’i bëjë lajka të tilla të neveritshme pushtuesit dhe shtypësit të huaj të popullit të vet!
    Këto lajka i adresoheshin Jugosllavisë titiste, në kohën kur ajo shtypte me terror dhe gjak popullin e Kosovës. Rexhep Qosja u puth duart xhelatëve.
    Këto lajka nuk janë bërë në ndonjë kohë të hershme, në vite të rinisë dhe të naivitetit, por më 11 maj të vitit 1980, dhjetë muaj përpara rebelimit të rinisë kosovare, atëherë kur rrugët e Prishtinas u lanë me gjakun e studentëve shqiptarë.
    Ndërsa Qosja bën këto lajka, më 1981, në kohën e rebelimit kosovar, shkrimtari i sulmuar prej tij, Ismail Kadareja, shkruante veprën e tij “Krushqit janë të ngrirë”, e para vepër letrare, që e përkthyer në anglisht dhe në frëngjisht, i bëri të njohur publikut botëror fytyrën e vërtetë të përgjakshme të Jugosllavisë.
    Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, R. Qosja duhej të rrinte i heshtur dhe me faj. Aq më pak të jepte leksione morali për të tjerët.
    Por ai ka zgjedhur një rrugë tjetër. E cila në të vërtetë nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i asaj që ka bërë më 11 maj 1980, kur i bënte lajka pushtuesit
    Nuk e kam problem pse e ka dashur Titon, apo pse e ka thene nje gje te tille, problem e kam pse mohon nje gje te tille.

    Per situaten ne Ish-Yugoslavi, per Qosjen e Demacin e tjere, nuk mund te flasin njerezit qe gjithe kohen kane jetuar ne ndonje fshat i cili mbulohej me bore gjithe dimrin.

    Se te gjithe ata qe ishin pjese e sistemit, sidomos ata qe ishin kryeredaktor e qe mirreshin me kinematografi, ishin edhe komunista, eshte pertej cdo dyshimi.

    Kjo, nuk eshte gje e keqe, e pamoralshme behet kur e mohon nje gje te tille.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #67
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Ndoshta Evropa dijnë të lexojnë por kjo gjë s'mund të thuhet për Ty zotëri ngaqë o paske lexuar pak rreshta nga ata të dy O s'paske lexuar fare!
    Rambujeja ka të bëjë që ç'ke më te se!
    Nëse nuk e di po të tregojë; Edhe Qosja ka qenë në mesin e atyre ( Thaqi, Rugova, Surroi) që nënshkruan dokumentin e Rambujesë, që u bë në Paris!
    Gjatë qëndrimit në Kështjellën e Rambujes, delegacioni shqiptarë, bënte takime dhe për këtë gjë disa herë" linin Kështjellën" sikur ta zëmë kur Thaqi e la dhe iku për t'u takuar me Demaçin!
    Po ashtu, i tërë delegacioni pastaj shkuan edhe tek Kadareja në Paris për t'u konsultuar përveç atij që nuk duhet përmend emrin!

    Pse jo?

    Ai që thotë: " s'ka nevoj me më treguar Njeri se unë gjithçka di", - Në faktë Ay s'di gjë! Ay që kërkon mendimin e të tjerëve, që konsulton të tjerët; që nuk vepron kokë n'veti, ka më pak mundësi, të bërjes së gabimit!
    Libri, nëse nuk e di, nuk përmban në veten etij KRITIKEN! Librat botohen me recensione ose në variantin më të mirë nxjerren citate dhe thënje pozitive për librin nga ndonjë personalitet i njohur apo gazetë prestigjioze!
    Në Libër jepet një parathënje që Zakonisht e bëjnë Recensionistët apo herë- herë edhe vet Autori!
    Kritika për Librin është jashtë Librit; për një libër të veçantë mund të botosh libër kritik po për librin në fjalë; mund të bësh vështrim kritik për një libër në fjalë; mund të analizosh dhe " shkretosh" në gazetë tek Rubrika për Kulturën për librat që për Ty zgjojnë Interesin!
    S'ka libër në botë, që botohet dhe mbrenda librit mund të lexosh edhe veshtrimet kritike!
    Duhet të dallosh Librin dhe ta veçosh me kritiken!

    Studiuesit letrarë botojn libra të veçantë për autor të caktuar!
    Rambuje,pore edhe Grupi i unitetit,ja keni ba serbis 8 me 2 dhe KOSOVa fale ketyne ashte e lire,MORE QKA NA TREGOVE,LUFTA ASHTE NJI, TAVOLINA ashte prej druni,kurse ARMA prej HEKURIT qe 10 vjet po shifet kushe ka luftue,shume mire,keta djelmosha te rije te VETEVENDOSJES po bajne SHAKA ne KOSOVE,sigurishte prej knaqesis apo Prej OKUPIMI ,rambuje grupi i unitetit,ose VETEVENDOSJA,ma mer mendja qe RINIA nuke do te rije e qet mesa para luftes,deri sa nuke vjen liria ne te gjithe troje te ShQIPETARE te Kosoves e gjer.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    E tërë " gjuetia" për të goditur Qosjen kishte ardhë gjatë viteve 1992-1997 ngaqë Ai kishte kritikuar Berishën dhe Ibrahim Rugovën dhe politiken e tyre të Gabueshme për ato kohë!
    Ithtarët e hipnotizuar të këtyre dyve besonin në çdo gjë që u servirej nga mjetet publike që kontrollonin ata dy!

    POR MË LEJONI T'JU KUJTOJ NJË SHEMBULL HISTORIK TË SHEKULLIT TË KALUAR:

    " Askush më shumë se fillozofi e shkrimtari Francez ( shkrimtar i madh) ZHAN POL SARTRI nuk e ka kritikuar më ashpër Presidentin De Gol.

    Po, megjithatë, ky President e vlerësonte shumë lart SARTRIN, me urdher të tij i qenë shpërndarë tërë policëve të Francës fotografia e Sartrit, për ta njohur, me urdherin suprem, që në asnjë mënyrë të mos arrestohej, as të prekej, sepse Sartri ishte megjithatë sipas De Golit ( megjithëse e kritikonte sa mundte de Golin) " Nderi i Francës dhe i epokës". Vet ky faktë na tregon që jo vetëm letersia por çdo gjë tek ne është zhvilluar në mënyrë atipike
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    " Ajo që më intereson nuk është githmonë ajo që ka të bëjë me mua" ( Pol Valeri).

    Për ata që duke qenë mediokër kudo përreth shohin të tillë; për ata që nuk shohin mirë përreth - ata nuk shohin mirë asgjëkundi; për ata që të bullaisur nga: ai që nuk duhet përmend emrin e që hëngri fiq e diq në Gorazhdec më me qejf do të donin që:
    Rexhep Qosja të ishte i vdekur; që Instituti Albanologjik të ishte i rrënuar; që akademia të jetë o e " majtë o e djathtë"; që shqiptari thjeshtë të mos jetë më shqiptar!
    Keq shumë keq!
    PO lexoni e pastaj mundeni serish sipas maksimës " pordha sillet neper tirqi" të fyeni atë që s'mund të fyhet, Njeriun e mendimeve të mëdha dhe shqiptarin më të mençur në mesin e të gjallëve: profesor Rexhep Qosjen!



    Sefer Hasanaj ka qenë punëtor i policisë në Postën e Deçanit.

    Ai më 10 qershor të vitit 1995, me një skalpel në dorë e kishte vrarë vetën në Lëbushë afër Deçanit.

    Por cila qe arsyeja që e shtyu atë për të bërë vetëvrasje?


    Unë nuk do të hy të sqarojë, se çfarë ishte në të vërtetë ky njeri por arsyen perse ai kishte bërë, një aktë të tillë, të vetëvrasjes.

    Në mbrëmje dy kolegë të tij, po ashtu ish punonjës të policisë në Deçan, ish - punojes të policis së mbrendshme ( udbash) Ahmet Hasi dhe Idriz Elezaj, për Festë të Bajramit, i shkojnë në shtepi.
    Ahmet Hasi, siç rrëfejnë Familjarët e Sefer Hasanajt, udbashi kishte pasur në dorë, një çeskë najloni me diçka të panjohur mbrenda. Shumë më vonë ata e kishin kuptuar që, fjala kishte qenë për një radio-marrëse me frekuenca të milicisë dhe ushtrisë serbe... Dy nga Njerzit që i kishin sjellur atij Radio lidhjen i kishin thënë që për çdo rastë " ai do të ketë Njeriun e Lidhjes, VLLAZNIM Shehun në Pejë.



    Kur i kishin sjellë radio-marresin Seferit, dy udbashet Ahmet Hasi dhe Idriz Elezaj ishin kujdesur që në dhomë të mos mbetet asnjeri nga familjarët.

    Bile Admirit, djalit të Seferit i kishin thënë, që kishin ardhë për mesit për bijen e Seferit por fjala s'ksihte qenë për mesit,,,

    Pas kësaj nate, deri sa Seferi me të birin shkonin per vizitë tek një i afërm i tij, ku pas një orë kishte trokitur në derë ,policia me eprorin serb Zito Cokoviqi, pra epror i UDBEs,,,

    Zito Cokoviqi i thotë: " Kam ardhë me ta marrë Radio LIdhjen që ta kanë sjellë Ahmet Hasani me Idriz Elezajn,,,
    Atë natë e kanë marrë Seferin me vete për të biseduar.Familja e kishin kërkuar më vonë por u kishin thënë që ai nuk gjendet në Deçan!
    Seferin e kishin dërguar në burgun e PEJËS.

    Sefer Hasanaj para se të dilte në Gjyq, më saktë, një ditë më parë, ai ishte ftuar nga Eprorët e Udbes në zyrat e saj, Ku i kishin thënë se ai do të dënohej me një vit burgë dhe se atë me datën 10 qershor, - është vitit 1995, në orën pesë të mëngjezit, do të

    VIJNË TA MARRIN QË TA DËRGOJNË NË PRISHTINË KU ATIJ I NGARKOHEJ DETYRA QË PO ATË DITË NË NJË MËNYRË A NË NJË TJETËR APO NË ÇFAREDOLLOJ MËNYRE, DO TË VRISTE REXHEP QOSJEN!

    Dhe udbashi i zi, të cilin nuk e kishte parë deri at'herë, pra deri atë ditë, ishte i prerë në Ultimatumin dhe në shantazhin e tij:
    - O do ta vrasësh armikun më të madh të Serbisë dhe të Jugosllavisë, Rexhep Qosjen ose do të të humbim faren dhe do të të zhdukim e likuidojmë ty dhe krejt familjen tënde, me gra djem e vajza!


    Në përcjellje udbashi i zi i kishte thënë:

    Më 10 qershor në orën 5 të mëngjezit, ne do të presim para derës së shtepisë tënde. Në PRISHTINË TI DO TA VRASËSH REXHEP QOSJEN: ne do të ofrojmë afër tij, ty të mb etet ta vrasësh. Do të jemi krejt afër teje. Po nuk e vrave do të të vrasim Ty bashkë me të, pastaj do të ti vrasim me radhë të gjithë.

    Gjyqi ishte zhvilluar dhe e kishin dënuar me një vit burgë "për ta liruar menjeherë për të kryer vepren për të cilen e kishin ngarkuar.
    Ai Sefer Hasanaj për të mos e kryer këtë vepër makabre kishte bërë vetëvrasje,,,


    ( Për të gjitha këto ka deshmuar biri i tij Admir Hasanaj)


    ([COLOR="DarkRed"][B]Botuar në gazeten " Republika" numer tre dhe katër të vitit 2007)
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  10. #70
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Ahmet Hasi eshte aktualisht Komandant Regjional i Policise se Kosoves ne regjionin e Pejes.

    Ahmetin e njoh nga afer dhe te gjitha keto mekate qe i numerohen jane te paverteta.

    Thjesht, po te donte serbia te vriste dikend, kete e bente pa ndonje mund te madh. Kete procedure qe e pershkruan Sherri nuk zbatohej ne praktike.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

Faqja 7 prej 19 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •