
Postuar më parë nga
Preng Sherri
BIOGRAFIA E REXHEP QOSES
Rexhep Qosja është i lindur më 25 qershor 1936, në Vuthaj. Ka mbaruar Normalen e Prishtinës, në vitin 1959. Një vit ka punuar mësues në shkollën tetëvjeçare në fshatin Shipol të MItrovicës.
Në vitin 1964 është diplomuar në Fakulltetin e Gjuhës dhe letersisë Shqipe në Prishtinë.
Më 1967 është pranuar asistent në Institutin e posaçelur Albanologjik të Prishtinës.
Në vitin 1971, para Komisionit të përbërë prej filologësh dhe Historianësh të Universitetit të PRISHTINËS DHE TË UNIVERSITETIT SHTETËROR TË TIRANËS ka mbrojtur Tezën e doktoratës me titullin:
" Asdreni - jeta dhe vepra e tij".
Pas Mbrojtjes së doktoraturës është zgjedhur këshilltar shkencor i Institutit Albanologjik dhe profesor ordiner në Fakulltetin Filozofik të Prishtinës.
Prej vitit 1972 - 1981 ka qenë drejtor i Institutit Albanologjik.
Më 1981, u shkarkua nga kjo detyrë për arsye se refuzoi të dënonte demonstratat e rinisë studentore dhe shkollore, në të cilat u shtrua kërkesa për Kosovën Republikë.
Është themelues i studimeve të Shkallës së Tretë në Degën e letersisë dhe të Gjuhës Shqipe dhe shumë vjet drejtues i tyre.
pas vitit 1981, me shkrime të botuara në shtypin slloven e kroat dhe me intervista dhënë gazetarëve të huaj demaskoi politikën kundërshqiptare serbe në Kosovë dhe maqedone në Maqedoni dhe, ashtu, e filloi dejugosllavizmin e mendimit politik shqiptar në Jugosllavi.
Ishte pjesmarrës në Delegacionin shqiptar të Kosovës në Konferencën e Rambujës dhe njëri nga tre anëtarët e Kryesisë së këtij delegacioni.
Është Këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik dhe profesor ordiner i Estetikës në Fakulltetin e Filologjisë në Prishtinë.
Është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së shkencave të Shqiperisë.
Është Historian i Letersisë shqipe, kritik letrar, eseist, prozator, dramaturg, publicit.
ka botuar një numër të madh veprash shkencore, letrare dhe publicistike: monografi, studime, ese, polemika, tregime, roman, drama, monodrama.
Vepra dhe shkrime të tij letrare, shkencore dhe publicistike janë botuar në disa gjuhë të huaja.
Romani i tij " Vdekja më vjen prej syve të tillë" është botuar në frëngjisht, gjermanisht, hollandisht, greqisht, slovensiht, serbokroatisht, bullgarisht, drama " Beselam pse më flijojnë është botuar arabisht, kurse monografia historike Çështja Shqiptare - Historia dhe politika është botuar në frëngjisht.
REXHEP QOSJA JETON në Prishtinë. Është i martuar me SHPRESA DOBROSHIN, profesore e Gjuhës dhe e Letersisë Shqipe.
kanë dy Vajza - VIOLËN dhe DITËN; dy mbesa - VESËN DHE LIRONËN; tre nipa - VALJETIN, DONIKUN dhe LEKËN.
Krijoni Kontakt