Per PLAKU, fillimisht te them se me pelqen motoja dhe interesat qe thuhen ne profilin tuaj.
Por, per " morfologjia e nje fushate", une e kam lexuar shume moti...( mbi 20 vjet te shkuara), cka me ka mbetur ne kujtese eshte: se ka qene nje demaskim i klaneve intelektuale te Prishtines , pra nje demaskim per opinionin e gjere shqiptare.
Nje rrefim i Qosjes per ate se si eshte shantazhuar dhe si eshte "mikpritur " ky si " jabanxhi nga Malesia" ne Prishtine, grupacionet intelektuale, lokalizmat primitive, sherret dhe shantazhet ndaj njeritjetrit!!!
Ai permend letrare, poete , profesore , me emer dhe mbiemer dhe nuk i permend per asnje konotacion kunder Jugosllavise.
Kjo i mvishet me dashakeqesi, dmth Rexhep Qosja nuk ka demaskuar keto intelektuale per veper te tyre kunder shtetit, por per percepcion personal dhe konkretisht per lufte klanesh, per primitivizma qe fatkeqesisht as sot nuk jane tejkaluar as ne Kosove dhe as ne shoqerine e gjere shqiptare.
pOr, edhe nje gje ne mesin e intelektualeve qe Qosja perfol ne veper- ka pasur me duket se ka pasur edhe deshmitar ne procesin politik kundra Adem Demacit!! pra ka bere te kunderten Qosja, ka qene gjithmone i rreshtuar drejt kombtarisht, ka demaskuar njerez qe hiqen intelektual te mencur dhe nuk kane pike burrnie.
Per vdekjen e kryetarit te Jugosllavise Tito- te rezonoj ja keshtu: kur une si shtatmbedhjetevjecar ( dhe shume bashkemoshatare te mij, e kemi ditur poziten tone per kryetarin e nje shteti te huej, dhe nuk kemi pasur asnje ngjenje keqardhje, perkundrazi kemi menduar se edhe vdekja nga ndonjehere punon per ne, besoj se te dy intelektualet e perfolur e kane ditur me mire se ne...tek e fundit kane qene mesuesit tane!!!)
Sa per poezite e perfolura,dhe per komplimentet ndaj Tito: une nuk mund te flas me pergjegjesi pasi nuk kam njohuri por, do te them nje gje: shumica e klases intelektuale te Kosoves kane qene anetare te LKJ, dhe shumica ose kane dhene deklarata "keqardhje per Tito" ose edhe kane shkruar. Me kujtohet se nje poet A. ka shkruar edhe nje permbledhje te tere.(nuk e paragjykoj, dhe nuk e njoh)
Sidoqoft e di qe edhe Rexhep Qosja edhe Agim Vinca, jane jabanxhi ne Kosove, dhe pershkak te qenit outsider jane shantazhuar , jane perfolur dhe me e keqja eshte provuar nga klane te ndryshme te etiketohen si antikombetar.
Ky pra eshte kulmi i turpit, qe te dy nderkaq jane ne ajken e intelektualizmit dhe atdhetarise shqiptare sot.
Une nuk e mbroj Qosjen as per personalen dhe as per veprimtarine, ndersa per te paren shahet dhe qortohet, per te dyten e mbron vepra vete dhe do mbesi veper e perjetshme!
Vec interesave klanore, sherreve personale dhe profesionale , ne kemi edhe nje te keqe- te qenit shpirtngushte dhe nuk falim- denojme njerez me "vdekje" per nje fjale goje dhe nuk i mirenjohim edhe sikur gjithe jeten e tyre ta kene te stolisur me vepra konkrete dhuruar kombit!!(ky mentalitet duhet te ndryshoje sa me shpejt tek ne)
Fjalet vijne dhe shkojne, edhe etiketimet qellimkeqija i mbart era, mbetet vepra si deshmi e perjetshme e punes se palodhur profesionale dhe kombetare si ne rastin e Rexhep Qosjes dhe Agim Vinces, ashtu edhe per cdo njeri!
Balta mbetet balte sado qe ta fodullosh dhe prarosh, dhe ari mbetet ar sado qe ti hudhish balte !!
me nderime per intelektualet atdhetare Rexhep Qosjen dhe Agim Vincen,
bili99
Krijoni Kontakt