Close
Faqja 15 prej 19 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 189
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    SHQIPNIJA ETNIKE ASHTË GJAKU IM QË NUK FALET

    TE GJITHVE QE JAN KUNDËR BASHKIMIT KOMBËTAR NANE ATJE KU E KAN!


    Kure thuesh ,keta reshta,ne ket gjuhe te kupetoj,ndryshe une nuke die.

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Akademia nuk e fton Qosjen në 100-vjetorin e Pavarësisë!

    Publikuar: E premte 22 Qershor 2012, 22:26

    Nënkryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Myzafer Korkuti, ka bërë të ditur se në aktivitetet shkencore, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nuk është ftuar personaliteti i madh i kombit shqiptar, akademik Rexhep Qosja. Korkuti nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me arsyet e refuzimit të ftesës për Rexhep Qosjen. Por, ai ka bërë të ditur emrat e figurave të tjera të ftuar si ato të Hivzi Islamit nga Prishtina, të Ismail Kadaresë, Kristo Frashërit etj.

    Deri tani ka reaguar Lista për Shqipëri Natyrale. Lista këtë pohim të nënkryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e konsideron absurd, të padrejtë dhe tepër fyes për ndërgjegjen kombëtare shqiptare. “Rexhep Qosja me veprën e tij monumentale në shërbim të çështjes shqiptare, hartuesi i ‘Strategjisë së Bashkimit Shqiptar’, hartuesi i ‘Popullit të Ndaluar’ e i dhjetëra e qindra shkrimeve të tjera në shërbim të çështjes shqiptare, i bën dhe do t’i bënte nder çdo lloj konference kombëtare dhe ndërkombëtare”, ka vlerësuar drejtuesi i Listës, Koço Danaj.“Në çështjen shqiptare, ai është as më shumë dhe as më pak, por ‘Sami Frashëri’ i kohëve moderne. Mospjesëmarrja e tij dhe mungesa e ftesës nga Akademia Shqiptare e Shkencave është një dëm i madh për çështjen shqiptare në këtë qindvjetor dhe tregon se sa e politizuar dhe militante partiake është Akademia e Shkencave e Shqipërisë”.

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Akademik Qosjes i dorëzohet çmimi “Beqir Musliu”

    Publikuar: 23.06.2012 - 09:58

    Gjilan, 23 qershor - Në ceremoninë e ndarjes së çmimit letrar “Beqir Musliu”, studiues dhe kritikë kanë çmuar veprën e akademik Rexhep Qosjes, i cili, sipas tyre, me virtytet më të larta të një krijuesi postmodern bëri që me meritë të shpallet laureat i këtij çmimi. Akademik Qosja ka thënë se është i nderuar që merr çmimin i cili mban emrin e një krijuesi të gjithanshëm me një dhunti të gjerë, siç ishte Beqir Musliu.

    Ceremonia e dorëzimit të këtij çmimi është mbajtur të premten në një seancë solemne në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

    “Për Beqir Musliun kam shkruar qysh në vitet 1967, sepse vëreja që në shkrimet e tij kishte diçka interesante dhe të dobishme dhe dallonte nga të tjerët. Në mesin e shkrimeve të radhitura në ‘Antologjinë shqipe’ është edhe kritika për veprën e Beqir Musliut, i cili në kohën edhe kur e kam shkruar këtë vepër ka qenë rreth 30-vjeçar, një krijues i ri i radhitur në mesin e krijuesve më të vjetër, por me një mendim të veçante krahas të tjerëve”, ka thënë akademik Qosja. Çmimin “Beqir Musliu” ia ka dorëzuar kreu i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa. Emri i fituesit qe bërë publik para dhjetë ditësh. Pos Qosjes, ars club “Beqir Musliu” sivjet kishte futur në rrethin e ngushtë edhe Agim Vincën, Jusuf Buxhovin, Salih Bashotën, Nehat Sopajn, Anton Nik Berishën e të tjerë.

    “Është nder i veçantë se çmimi ‘Beqir Musliu’ i jepet krijuesit të veçantë të hapësirës shqiptare në një konkurrencë të denjë. Sivjet ndihemi fare mirë që këtë çmim juria i ndau njërit nga njerëzit më meritorë të letrave shqipe dhe të mendimit tonë kritik, shoqëror e politik, mikut të madh të ngjarjeve kulturore e letrare në Gjilan, të nderuarit akademik Rexhep Qosja”, ka thënë Mustafa.

    Faik Shkodra- i cili bashkë Sabit Rrustemin e Nuhi Rexhepin përbëjnë jurinë - tek ka arsyetuar vendimin për çmimin, ka folur për rëndësinë e krijimeve të Qosjes, i cili, sipas tij, hyn në radhët e para të rilindësve të kohës së re. ”Vepra e Qosjes është një nga bazamentet e rilindjes sonë moderne, duke ia atribuuar vlerat krijimtarisë së kombit me një kulturë të mirëfilltë të shkrimeve”, ka thënë, ndër të tjera, Shkodra. Lëvdata të mëdha për veprën e krijuesit Rexhep Qosja ka thënë dhe poeti e kritiku Agim Vinca. Sipas tij, krijimtaria e Qosjes radhitet bashkërisht me atë të shkrimtarëve postmodernë me një kulturë të veçantë të shkrimit, e cila e dallon atë prej bashkëkohësve të tij.

    ”Janë katër romanet e tij me të cilat pos kombit tonë u kanë shërbyer edhe kulturave të tjera botërore, siç është vlera e romanit ‘Vdekja më vjen prej syve të tillë’, i cili është i përkthyer tashmë në shumë gjuhë të huaja”, ka thënë Vinca, shkruan sot “Koha Ditore”

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qosja nuk u ftua për hatër të Berishës!


    Nga Express 26 Qershor 2012 21:31


    Historiani dhe akademiku Arben Puto e quan një turp ftesën e munguar të Akademisë së Shkencave (të Shqipërisë) për akademikun Rexhep Qosja në akademinë solemne që do të mbahet në nëntor me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, raporton e përditshmja Shqip.

    Në 26 nëntor të këtij viti, Akademia e Shkencave do të organizojë një akademi solemne për të kremtuar 100-vjetorin e Pavarësisë, ku janë ftuar personalitete nga trevat mbarëshqiptare.

    Emrat e konfirmuar janë: Kristo Frashëri, Ismail Kadare, Arbën Xhaferri, Françesko Altimari, Pëllumb Xhufi, Mihal Shmit nga Gjermania, Tito Johalas nga arvanitasit e Greqisë, etj. Ftesa nuk ka shkuar për akademikun Rexhep Qosja, ku preteksti duket se ka qenë zëri i fortë kritik ndaj qeverisë (së kryeministrit Sali Berisha).

    Historiani Arben Puto, i ftuar për të referuar në këtë aktivitet, shprehet se në këtë rast do ta shohë në vazhdim nëse do të jetë i pranishëm. “Arsyet ishin të thjeshta, na thanë të mos i ngatërronim me qeverinë, sepse ai është shprehur kundër Kryeministrit. Po sa janë shprehur kundër Kryeministrit? Kjo nuk e justifikon aspak këtë qëndrim”, ka thënë Puto.

    “Turpi është bërë tashmë. Rexhep Qosja mund të mos pranojë kurrfarë marrëveshjeje pas kësaj që është bërë. Si mund të përjashtohet një personalitet kaq i madh i studimeve shqiptare dhe një patriot i flaktë i atdheut unik?! Nga Kosova rezulton të jetë thirrur vetëm kryetari i Akademisë së Shkencave, Hivzi Islami, i cili me sa di unë nuk ka lidhje me studimet albanologjike”, është shprehur Puto.

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kalorsi i zi eshte qosja..
    ai eshte qelbaniku i fundit ndoshta megjithse ka len kelush..

    qosja eshte komisari i bandave lpk-iste qe kan vrare qindra shqiptare..mbasi beth me luftu me shka skishin..

    qosja eshte bashk-komisar i bandave caushiste altin dardhiste te 97-tes..
    ishte dhe bashk regjisor ne revolucionin e vonuar te 21 janarit..

    ai eshte kriminel..

    prandaj dhe ka reaguar krimineli tjeter arben manush putua i bllokut..

  6. #146
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    ....Rexhep Qosja eshte kali i fundit mbetur nga kalorsia komuniste!
    Ky njeri per mendimin tim nuk meriton respektin e askujt, nuk mundja tu besoj syve ate qe shihja ne TV ne kohen kur populli shqiptar i kosoves vritej e presekutohej, dhe kur ndihej nevoja e nje prijesi ti dal popullit ne balle. Ne kete kohe ndegjoja nga goja e ketij qyqari qe thoshte une jam intelektual i pamvarur dhe nuk mirrem me politike. Ndersa me pas dinte te kritikonte dhe te shpifte kunder I.Rugoves. Idiotizmi i tije arrine kulminacionin me deklarimin e fundit per faljen e Mitrovices, e vetmja ftes qe duhet ti behet ketije eshte ftesa e ndonje psikiatrie.
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina75 : 27-06-2012 më 07:35

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    LPK-ja dhe organizata kriminale "Shqiponjat e zeza"


    Një karvan kamionësh i yni u bllokua në Fierzë nga banda e Policisë të Bajram Currit, nga kryevrasësi i deputetit Hajdari, Fatmir Haklaj. Haraçi ishte 25 mijë marka gjermane.

    Vrasja e veprimtarit të Logjistikës, Ilir Konushevcit, përveç dhembjes të skajshme, na vuri edhe në dilemë. Ishte e vetmja rrugë, ku u ekzekutuan Iliri dhe dr. Haziri, që duhej të bartnim furnizimet: ushqimet, armatimet për luftën dhe bazën tjetër materiale për mbijetesën e mijëra refugjatëve, që kishin vërshuar Tropojën. Më 12 qershor 1998, një karvan kamionësh i yni u bllokua në Fierzë nga banda e Policisë të Bajram Currit, e kryesuar nga kryevrasësi i mëvonshëm i deputetit Azem Hajdari me shoqërues, Fatmir Haklaj. Shoferët u përplasën në biruca (qeli) të burgut në Tropojë. Haraçi ishte 25 mijë marka gjermane. Përndryshe, burg dhe sekuestrim të ngarkesës dhe të kamionëve.

    (Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

    Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.


    More Sharing ServicesShpërndaje Share on facebookShare on facebook_like


    Komente (49) Kthehu | 26.06.2012


    FARK-u?! cili fark ore? Ne Kosove nuk ka luftuar asnje ushtri tjeter pervec USHTRIA E LAVDISHME ÇLIRIMTARE e KOSOVES.Kete e dine gjithe shqiptaret e te gjitha trojeve etnike dhe te diaspores. Kete e dine miqte tane nderkombetare ,por edhe armiqte. Per lirine eKosoves luftoi UÇK e Adem Jasharit,Zair Pajazitit,Fehmi Lladrofcit,Luan Haradinajt, e cila kishte shtabin e pergjitheshem dihen anetaret dhe komandantet te shtabit dhe te Zonave. Te gjitha te tjerat jane vetem dokrra e broqkulla.Harrojeni se mund ta ndryshoni te kaluaren. Keni mbetur jashte njehere e pergjithemone dhe mos beni si kukuvajkat.Mos hedhni balte per interesa partiake a personale ne sakrificen e Sali Çekut,Agim Ramadanit dhe shume burrave e te kombit,mos i ndani nga ata me te cilet luftuan e rane krahe per krahe me emblemen e shenjte te UCK-se.

    Godeni 27.06


    Vetem edhe nje: Ti ka muaj qe ma ke prure te hunda, por nuk dihet kur del mbi hunde!!! As qe te drejtohem, as qe te flas, qe 105 nofka i ke bere, pernjehere me ofendon, pa te thene asgje!!! Çfare do ti o jaran? A ka mundesi te me tregosh si burrat, ta jap me adrese me krejt edhe e zgjidhim ate pune, a mos mu kercno ne internet, qe sa muaj u bene??!!! Dua ti shmangem problemit, ti o problem ku je! A me njeh kush jam a çfare dreqin ke? Mos je ti @Hasani qe me @Sherrin ke pase problem?

    Fati (Vjene) 27.06


    Shiku asht madein haradin e ju shikoni ende me sy hapur

    SHABAN ARUSHA 27.06


    Nese Kosova do te kishte nji qeveri qe vertete ka dale nga vulleneti dhe vota e lire e shqyptareve, sot keta horra qe e kan zapetu, grabit lirin e popullt shqyptar, duhej te ishen ne hapsane. Kjo qeveri qe kem sot, ashte qeveri qe na erdhi me ane te krimit dhe shpifjeve, duke vra bijte me te mire te Kosoves dhe shqypnis. Nese vertete do te kishte nji qeveri qe funkesionon ligji e drejtesia, krye banditet si; H.Thqi, Xh.Haliti, Azem S. dhe qibuk e kamisha tjere te eksaj kategorie, duhej te ishen ne bankat e te akuzuemve duke dhen llogari per shpifje, shantazhe, hajni dhe krime, vrasje te shqyptareve per interesa vetiake,ideologjike, partiake e karrieriste. nese vertete do populli ti sheron plaget e dhimbjes, duhet me kemngulje te inesiston per kapjen e krye krimineleve qe tashe me dihen s ekush jan. Kapeni kryet e krimit I.Kelmendin, Hashim Th. Azem S. Xhavit H. dhe disa tjere sebashku me langaraqet enverist te Yllirides, A.Ahmetin,Bardhyl Mahmuti, Fazli V. dhe tjeret bin vete ne terezi.

    Uka L. 27.06


    @Gengesterr Karrota(Vjene), nese qenka keshtu si thua, pse pra me replikove, me kercnove dhe me ofendove kur nuk paske pasur asnje arsye??!!! Une te them se edhe gjuhen nuk e njeh me mire se une! Me ler rehat. Une privat nuk zgjidhi asgje. Nese vjen puna ashtu, do te kesh pune me shtet. Nuk bie une ne ate nivel zoterote. Besoj qe me lehte kalon me shtet. Nuk kam une trimeri per shqiptare! Nese do, me kercno edhe njehere dhe do te gjendesh ne situate shume te veshtire. Lere ti trimerine e kohes se Isa Boletinit, se sot shteti ben pune, te sjell shteti aty qe me as gazeten s´guxon ta lexosh. Kupton tash?! Tu ndalte turri vet, une s´jam torero, kam besim ne te drejten e fjales dhe ne mbrojtjen e shtetit. Kaq.

    Fati (Vjene) 27.06


    Kudusi lame nji shpiun i sigurimit enverist qe motivonte, nxiste LPK-istat enverist me vra rugovista. Kudusi Lame dhe krejte llomi majt enverist nga shqypnia ne krye me sigurimin famekeqe i prin vllavrasjes ne luften e Kosoves dhe shqypni.LPK-istat i shpiku,perkrahu ppsh kriminele komuniste e enver hoxhes, ne fillim per ti perdor si papagalla, per shperndamjen e propogandes perqamese, vllavrasje, kunder mergates vjeter Ballit Kombetar dhe Lidhjes Dyte Prizrenit.Kesaj bande enveriste,staliniste ne mergim i printe I.Kelmendi nen drejtimin e sigurimit dhe ambasadave shqypnis, qe per qellim kishen gjakosjen e shqyptareve per tia zgjate jeten pushtetit gjakatar stalinist ne shqypni.Me aredhjen e demokracis ne shqypni, banda enveriste e shtym nga sigurimesat envero-nanoisto majtist, bene lista me emna shqyptaresh qe duhej te vritehsin,si hake marreje qe iu ra regjimi famekeqe kriminel, dhe Flamurit Kombetar iu hoq ylli stalinist.Kjo bande kuqalosho-kriminele duhet te jap llogari per krimet.

    Uka L. 27.06


    Ej!Ti me nofken@Fati(vjene)@falemnderit per dhurata tuaja skleroze qe m\\\'i ke derguar permes komentit tend.Une nuk pranoj te shprehem ne ate menyre s\\\'iç je shprehur ti more zotrote.,sepse une jam njeri nga luftaraket e denj te luftes.Une nuk kam njasi gjuhe aq te vrazhde ndaj teje,por kam nje gje tjeteram vendosmerine,dhe guximin e shqiptarit jo te shkjaut.Gjithemone mos harro ore,se trimi e ka trimerine,jo sharjet.Une e di se nuk pate rreth LPK-s,por une te njohtova se LPK-,nuk ka qene e preferueshme dhe as ndimuese per fitore.UCK-ja ishte ajo qe shqiptaret permes saj depertonin neper ekscese e ngjarje te rrezikshem gjer ne fitore.Ma merr mendja se gjuhen shqipe e njoh me mire se filozofet e Gjuhes dhe te letersis shqipe.Por vet deshiroj ta thjeshtoj.Nderkohe do te takohemi!.Inshalla per mire..

    Gengesterr Karrota(Vjene) 27.06


    Mesusi jon po qfar msusi ti qe don me fol diq per fark po qa mundesh mi krahasu farkun me lpk kta jon kon ushtri e lpk individa kan shfrytzu rastin se ken pisat en pushtet en shipri po ti edhe kush din diqka se kan bo kta te lpk a ka mundesi mem tregu se ku jon dal e i kan vra 5 shkije mos mi llogarit si ne mehe te gjakoves se ju kan dal ne rrug ni kerr polic e shkijet i vran 520 shiptar qajo o ndima se ju bo popullit kjo osht vetem njo po ashtu e ki edhe ne reqak gjithkun ku ka pas masaker prej ktyne e ki del me ni kallash gjuj e mos e vraj asnjo e ata myt tani popullin ton edhe tradhti mat madhe po don e farku se po e qun ti se ata ishin uqk e vertet i ka dy beteja se nifen si fitore qe i ka dal perball ushtris se serbis loxha se jon ik shkijet edhe koshare se i kan njek shkijet e tani kta shpijunat shkun i i vran shiptart edhe kishe po perzihem edhe na do te del nje dit e vertea se kt na kan mor ne qaf tu na qit ne prita vetem per qet dit po njo do te vij e fundit se do ti pagujn

    dardanas 27.06


    Te respektuar komentus ju kisha lut qe komentet e juja ti ipni te sakta simbas mundsis sepse mendoj qe neper mes te komenteve kishim me u vetdisu njikohsisht edhe me msu shum per te kaluaren ton para gjat edhe pas luftes me vjen keq per disa shkrime qe i lezoj pa kurfar kuptimi ose arsye mendoj qe ne kemi nevoj per zbardhjen e shum rasteve qe kan ndodh por nuk kemi nevoj per sharje e fyrje te tilla siq po i bajn disa sepse mendoj un qe me sharje e fyrje te pa kuptimta nuk shkohet perpara un e di qe ka pas ryma te ndryshem ideologjike asht shum e vertet po qe ka qen lpk pro serbe ose uqk apo farku nuk e besoj asniher edhe nuk duhet kerkush ta thot ose ta besoj nje gje te till sepse te gjitha kan punu per nji qellim po me bindje te ndryshe ideologjike ju duhet ta dini edhe ne cilat koh u formun kto fraksione ose organizata apo parti edhe pastaj kuptohet vetvetiu qfar ideologjije kan pas vrasjet qe jan ba pas para dhe gjat luftes jan ba per pushtet dhe bindje politike pershendetje

    Regja 27.06


    Për malësorin...KERKOJ FALJE I NDERUARI MALËSOR.NUK ISHTE MENDIMI IM QE TE DREJTOHEM TY...-

    strellci 27.06


    per malsorin...kur provon me rrjt qiti pak kryp...se keshtu qenka pa fije shije...Mos e perzi me te madhin e shqiptarisë Dr Rugoven me punet e hajnave dhe kriminelave.Ai ishte burrë burrash...Por e pati vështir me juve kriminelat e organizuar për grusht shtet(edhe pse pa shtet)kunder tij.Por ai doli faqebardhë e ju faqezinjë. Tani shtyheni se kush po shkon te varri i tij me se pari per tu gjunjezuar....kush kend e ka vra(shqipëtare)se me shkije ju nuk keni pasur punë fare.

    strellci 27.06


    Edhe diçka @Gangesterr Karrota(Vjene, Nofka e 105-te), cilen LPK une e zura ne goje, ku e permenda une LPK-ne ne kete koment, a ben te me tregosh? Ku e ngaterrova une UÇK-ne me FARK-un? Kush tha se FARK nuk kane qene trima, apo kane qene trima? Kush tha se Thaçi me shoke (te LPK-se) ishin te mire apo te keqi? Kend e favorizova une? Askend perveç UÇK-se popullore (jo LPK-iste apo huni apo gardhi). Lexo komentin, kupto dhe kritiko nese ka vend, mos u merr me inate te moçme ose me mbyllje goje, se per ato s´ta fute kush. Vetem i vdekur goja me mbyllet, por per te vdekur se kam nder mend te bej vetembytje, duhesh ndoshta ti te me ndihmosh, por kur te notojne dy veta, s´dihet kush fundoset me pare! Kaq.

    Fati (Vjene) 27.06


    @Gangesterr Karrota(Vjene, Zürich) hajt mos ma shurdho allahile, analfabet, se s´kam kohe te flas me gjitarin, pasi se as gjuhen qe une e flas se kupton. Gjeni yt gjitare me shpallka mua joshqiptare. Pa mos ma lodh allahile, shkruaje komentin tend, shprehe mendimin tend, grahi baushtelles dhe mos ma permend emrin me. Kaq.

    Fati (Vjene) 27.06


    Kudusi Lama, nuk asht as gja tjeter veq se nji shka shkine, pa pik gjaku shqiptari. Ky \\"gjeneral\\" ka qene ne sherbim te Beogradit, ka mare pare prej Beogradi edhe prej LPK . Kete e ka ba veq me perqa popullin e Kosoves sa ma shum e me na ndjek shkau prej Kosove, ashtu edhe ndodhi. Po fal Zotit dhe Amerikes jemi aty ku ishim. Sa per kesi gjeneralash, sot as nji shqiptar nuk do ta kishim ne Kosove.

    Nezir 27.06


    Ti me nofken:@Fati (Vjene),se kam te qarte ç\\\'ben ti me keto komente?Ti kur se ke te qarte luften dhe trimat e verete te luftes,dallimin ne mes te FARKU-t dhe UCK-s,ateher çfare ngaterrohesh me keto komente pa asnj pik arti veq futja kot.Te dyja keto formacione kane vleren e vet te Luftes Clirimtare,por vetem me dallime te vogla.Formacionii LPK-se,ajo ishte fomacion ushtatrak shume i rrezikshem,sepse nuk ishte formuar nga ushtaret as nga komandantet e LCK-se,por ishte krijuar dhe formuluar nga armiqet e perbetuar te Demokracise,e posaqerisht te Kosoves.LPK-ja e ka origjinen nga Envero-komunistet e Shqiperise.Ata kishin iniciative dhe urdher gjenocidal,sidomos ne komandantet e luftes se FARKU-t,rrespektivisht kundershtaret e Presidentit Rugova dhe stafit demokratik te tij.@FATI(Vjene)@,frenoje veten or zoteri,Nese te paret tuaj kane qene shqiptare me origjine,fute mendjen ne verifikim te periardhjes sate.Iku nga inatet qe te kane kapluar tmerrsisht ore \\"dost\\".Rueju virusve te zemres!.

    Gangesterr Karrota(Vjene) 27.06


    Une e di se Milaim Zeka-ka punue ne JAT-Jugoslovenski Aerotransport te Jugosllavise ne Suedi-ka shite bileta me %duke perfituar-se kur far gazetari se njeh suedia.

    Fatmiri 27.06


    @Farku, gjate luftes ne Kosove, kurrkund se kemi takuar Fark-un. Per cilin Fark po flet? Ne te gjitha pikat kyçe dhe fronte neper Kosove ka qene UÇK-ja me simbole dhe komandantet e saj. Fark asnjehere nuk kam pare qe nga marsi 1998 deri ne Qershor 1999, sa kam qene aty. Une nuk kam kunder njerezve te Fark-ut asgje, por te them se Bukoshi ka manipuluar me ta, per interesa te veta. Politika qe eshte perzier me UÇK-ne e kane bere berllog. Ende sot luftohet kush po e merr primatin politik mbi luften. Kjo po na demton. As Rugova, as Thaçi se ka kete primat. UÇK buroi nga populli, ishin djemt e gatshem te vdesin per liri prej Adem Jasharit e tutje. UÇK-ja luftonte shkaun, Klikat e Thaçit dhe Bukoshit, kacafyteshin per meritat. Thaçi e mundi Bukoshin (si e qysh s´di), por prape e ka sot afer veti, se t´njejte jane. Ka qene mundesia qe oficeret e ish APJ ti bashkangjiten UÇK, kjo do ishte zgjidhje, por Bukoshi e Thaçi si lejonin per interesa te veta, disa edhe vet s´donin, disa s´guxonin. KLM.

    Fati (Vjene) 27.06


    njerez, si haklajt dhe kudusi lame kan qen direkt apo indirekt te lidhur me udb-ne jugosllave, kta njerz trathtuan grupin e quajtur \\"fronti i rezistences\\" grup qe kishte lidhje me presidentin \\"RUGOVA\\"................

    malsori 27.06


    Farku ka luftuar ne te gjitha zonat e Kosoves, por edhe eshte penguar nga rrahagjoksat e LPK-se qe kane kercnuar me likuidime, gje qe edhe i realizuan likudimet politike te kendershtareve te tyre te ndihmuar nga qarqet serbo-greke cilat ishin ngusht te lidhura me kreret e socialisteve te Tiranes.Shkonte treni per dite me shqiptare nga Prishtina per Shkup, si me qene qingja pe shitje, ku na ishin keta trima te LPK-se, qe pas lufte rrahin gjoks? Po dihet se LPK nuk kishte force e as guxim te ballafaqohet me forcat serbe, prandaj ishte e koncentruar te vriste shqiptar te pa fajshem.

    Farku 27.06


    Haklajve ja vran nje djal komunistat dhe e futen ne gjak kinse azem hajdari e vrau.haklajt udhtuan ne tiran me nje grup deri 10vet per ta takuar azemin dhe te pajtohen.pasi qe atemi dy dit me heret jav tregoi babait te haklajve se kush ja vrau djalin qe ishte polic ne kuks.ne momentet e pajtimin u vra azemi nga tinxaret qe e hetuan PAJTUESHMERIN HAKLAJ-azemit.haklajt kan qen atdhetar dhe patriot por i keqperdoren komunistat sikur bllacen. Kjo esht e verteta.duhet sqarime hetime te pamvarura.pershendetje IKRASNIQI

    Qaushi 27.06


    lpk ka vra veq shqiptar pa faj as ni shka se ka vra.lpk ka perqa dhe nuk ka lan me ba bashkimin e krejt focave shqiptare ne lufte kunder serbise. lpk ka vra ne luft dhe mas lufte veq shqiptar, kjo asht lpk e vertet

    Fatmir 27.06


    Kudusi Lame, seshte patriot,se mik i kosoves hiqe se hiqe,ate e djeget gaca. Gjate luftes ai ka qene komandant i qarkut te kukesit,atehere kur jane vra, dhe malltretuar kosovaret ne zonen e tropojes, si Ilir konushevci etj. Ai me kurajo, i ka ndihmuar kuqaloshat Enverist te LPK-s dhe Shikut te bejne lufte vllavrasese ne kosove, dhe ate per motive ideologjike.

    Emri 27.06


    MBASI U KRYE LUFTA FARKU DONTE TE HYNTE NE KOSOV,SHTROHET PYTJA KUNDER KUJ ME LUFTUE?KUDUZI LAME E SPJEGON FORT MIRE....PERSHENDETJE GACA DHE SHAIP.PERSH.BOTA SOT NDERSA PER AZEM HAJDARINRUPROJA E SALI BERISHES THOJSHIN SE E KA VRA TUNG.

    MESUESI 27.06


    kur po don dikush me shkru e ska lidhje vetem qa e ka mashtru dikush ky artikull osht mashtrim se kta vet ja kan bo kurthen e din krejt tropoja e bajram curri se si o o bo prita e se kush o kon en kerr e qysh po kta lpk i kan bo vet kto sene un jom kon ushatar i uqk se kishe tash o bo e lpk kishe krejt kta kurr me ta sjom kon po jemi kon per shlirim te venit ton po qe e ti gaca sa per fark kur te folish jo ti po krejt qe folin duhet me pas respekt se aty ka pas rregull aty ki pas arm aty i ki fry brit buk edhe ki pas komand deri ka funi kur i vran njerzit e mir qeta shpijuna e tradhetar se sot jon ne pushtet edhe krejt qa o bo diqka ne kosov se i ka bo rrezitenc e ka vra shkije o kon qeta farkut se po dhu ti po mos te ishin kta tradhetart do te kishte ni rregull po ti ose ke qen i ri ose ku me dit ka je kon larg e sa per kta te lpk i njof si paren e kuqe kta jon prej ni familje shum te mir po kta sdi ka jon dal veq mjer na deri sa nuk i kuptojm qiftat si ti e shum tjer rrenat e t

    shqiptari 27.06


    Gaca,a e njef ti ma përpara atë ,,patriotin``dhe,,mikun e madhë të Kosovës``Apo e njef vetëm nga emisioni Pa Rrotlla?

    Gjyshi 27.06


    Diçka nuk është në rregull me këtë shkrim ku kritikohet Fatmir Haklaj vrasësi i Azem Hajdarit,dhe në disa shkrime Ilir Konushevci paraqitet si mik shtëpie i Fatmirit...! Haklaj pas një kohe të shkurt pas vrasjës së I.Konushevcit e vret në Tropojë njërin nga vrasësit e Ilirit.Këtu puna po më duket kogja e ,,pshtjellët,,Fatmiri po paraqitet në rol të dyfisht,edhe mik i Konushevcit,por edhe bandit kundër uçk-s ! Zoti e bënë mirë ndonjëherë !

    IKRASNIQI 27.06


    O ti GACA e shelknjes:1) Fjala asht per 12 ,06. 1998 dhe jo kur ka hy NATO.2) Kudusi LAMA asht shpijun i Serbisë. Ai ka perca dhe e ka sabotue luften me porosi te Serbise. Kudusi horri bashke me ate qe e keqperdor RTK Milaim ZEKA, jane kriminele te SHIK-ut.3) Ata qe e therrasin kodoshin Kudusi Lama, ne Kosove jane provokatore te popullit te Kosoves dhe hafije te Serbise.\\"Qeni i keq ti bjen ukun ne torishte\\" thote nji fjale e urte.Injoranti dhe provokatori Milaim Zeka hane buken e popullit dhe ban davan e shkaut.RTK-ja nji televizion privat e borllog.ushu men o GACA i njorant e militant komunist sllav.Gazmend Berisha, Decan

    Gazmend Berisha 27.06


    shikone ne YOU TUBE se qka kane bere HAKLAJT ne dosen tropoja.me te vertet kishin qene kriminela qe nuk ja vlen as emrin me jav permend.DOSJA TROPOJA

    vushtrria 27.06


    LPK do te thot Lapera,PIsa,Katila une jam nzvicerr prej 1982 edhe edi fort mir biografin e ktyre hajnavave keta \\"patriota\\"kan qen bashkpuntor te UDBes jugosllave skan lan sen pa ba bashk me shkijet krejt punt qka skemi mujt me i kry vet ne ambasaden e shkive kta jan kan ndermjetsus te pa zavendsueshum per qfardo dokumenti ikan rjep shyptart tuju marr pare e sot lehin si qent hala qe nuk ju vjen turp allahu i vraft.kurse per komentusin shaipi dhe gaca mesiguri duhet tjen pjell e shkive ose miqsi te perhershme me shkijet.jan pjell e lpk pjell enveriste he fara ju hupt komentet e ktyre dyve jan per mei fshi qyrret edukaten ekan qe nuk e ka as qeni .

    moravalia 27.06


    Konvojet e Tahir Zemajt gjithemone shkonin per se mbrapshti.Nje konvoj prej me se njezet maunesh plote armatim ,ne kohen kur lufta ne Kosove ishte ne kulmin e saje ,u nise per Tirane,( ne drejtim diametralisht te kundert te Kosoves) edhepse ne Tirane nuk kishte lufte. U ndal nga djemte e UÇK-se dhe armata shqiptare.Ky paska qene konvoj i dyte qe eshte nise pas qlirimit te Kosoves,per te hyre dhe bere karsdhillek UÇK-se .Punet e mbrapshta ,mbrapshte shkojne ,keshtu qe kane perfundua si mos ma keq per turp e faqe te zeze. Keta farkistat mbeten gjithnje vone si muqa pas daive.Tash po perpiqen te arsyetohen me prralla te cilat nuk ndrrojne asgje.

    Dalipi 27.06


    Konvoji i \\"trimave \\" te FARK-ut ishte nisur pas hyrjes se forcave te NATO-se ,pra pas largimit te ushtrise dhe policise serboqetnike nga Kosova. Kush i ndali e kush i nisi nuk e di por shtrohet pyetja: Ku ishin keta forca te konvojit kur zhvillohej lufta per jete a vdekje ne Kosove dhe kunder kujt ishin nisur te luftojne? Mos valle kunder NATO-se? Beri mire NATO qe i ndali dhe i qarmatosi ne Morine sepse ekzistonte droja se keto donin ti zevendsonin forcat serbe. Keshtu qe u shmage mundesia e ndonje perplasje. Keshtu se paku e spjegon kete rast gjenerali patriot dhe miku i madh i Kosoves Kudusi Lama.

    Gaca 26.06


    ky artikullshkruesi seshte gje tjeter perveq njri nga ata qe ngrit aktakuza per qlirimtaret per interesa ...., eshte i njejti sikur ata (x e y deshmitar te mbrojtur qe as prokurori spo ju beson ) qe me deklarata te rrejshme tentojn te burgosin ramush haradinajn apo dje tentuan te burgosin fatmir limen, po skan per te ja arit qellimit kurr , po gjithmon si ata vet si familjet e tyre do te jene te mallkuar si mga njeri njashtu pa dilem edhe nga zoti.

    shaipi 26.06


    Edhe pse ndodhin këto krime nuk ka këthim mbrapa vetëm Shqypni dhe shqypëtar të BASHKUEM!

    Edhe pse 26.06


    Shum i vujtun poplli Shqiptar hasmi i vetvehtes ishim kan.

    deqanasja 26.06


    Na vjen qudi si mund te pajtohen njerezit e sidomos strukturat e larta te shtetit, kur dine çfare kane bere dhe bejne "Shqiponjat E zeza" te dalura nga LPK-ja dhe organizata kriminale. Shqiponjat e zeza vranin dhe kthjellnin neper pozita ushtarake neper pjeset e ndryshme dhe regjione e zona luftarake te Dukagjinit. Askush nuk merrte kurrfare masash, duke ju bindur Atyre se jane forca gjeja korrekte gjate Luftes Clirimtare te Kosoves. Mirepo, nergut nga forcat e tilla "Shqiponjat e zeza" pjellnin rreziqet, por ne anen tjeter, luftetaret korrekt mashtroheshin se ato forca, ndones luajn role prefekte clirimtare per Kosoven. Perkundraz, forcat e tilla maltrtretonin qytetaret e pafajshem dhe sidomos ata te cilet i besonin dhe e respektonin Z.Rugova. Grupet e tilla te "Shqiponjave te zeza" te krijuara dhe te formuluara nga SHISH-i i Shqiperise, nga bandat komuniste Enveriste. Para se gjithash, udheheqesit dhe komandantet e UCK-s, ishin mbase te zhgenyre me nje pjes luftetaresh kundershtar te lirise, dhe te LDK-se

    Apstenim Kukuruku(Gllogjan) 26.06


    kta e kan pas menen qysh me vra ma shume shqyptare te shqypnise etnike sepse idelogjia komuniste dhe ajo shqiptare jane kane çdohere ne lufte per atdhe.Lprk duke qenne nje ideologji komuniste s'mund te ishte kombtare

    suzi 26.06


    paj keta nuk jane kan ne gjendje me vra shkie verem jan ike e per ata shkiet kan ba masakra ne civil per ata bota e ka pa fuqin e tyre e per ata edhe inervenoj

    lumi 26.06


    po kjo ka qen noramle prej shipnis, ne shipni apet kalon ashtu edhe pse gjoja se asht ma liri, perpara per ni par apanga e kan vra njerin ne shipni, sot mu nis konvoji me shka do ne drejtim te kosoves apet bahet ashtu, ma hajna ne bot sun i gjan, une e kum pas que me ni shok ka ni kamion me mallra te vjetra, na kan nal ne shumri kahre na kan ba veq qe sna vrajten, ma muta ska hiq vallana majten dy dit e tani na i lypen do pare edhe na lirun, ani na thojshin shka na intereson situata e juj more ,.....ani ata qe jan kan n elidhje me shikun, kuku per ni fjal te kishin vra.

    osi. 26.06


    qaj fatmir haklaj edhe gurbelive ju bajke prita

    DANI 26.06

    --------

    bota sot
    -
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 27-06-2012 më 11:51

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2012
    Postime
    33
    Rexhep Qosja, apo Shaban Qosja i Kosovës
    Nga : Armand MAHO

    Në Tiranën e viteve ’70-’80 ka qenë një personazh me emrin Shaban Qosja. Për koincidencë, mbiemri përkon ekzaktësisht me akademikun e “nderuar” të Kosovës Rexhep Qosja, i cili dhe për çështje që s’i takojnë do të bëjnë komentet e tij, pavarësisht se prej kohësh ky njeri s’ka pikën e influencës në mendimet e shoqërisë shqiptare. Gjuha e tij kënaq vetëm një pjesë të nostalgjikëve të regjimit, të cilët edhe sot e kësaj dite kujtojnë me endje diktaturën e proletariatit. Po cili ishte Shaban Qosja në të vërtetë? Shaban Qosja shiste pemë, pra fruta-perime te Rruga e Kavajës. Shabanit i ishte bërë mendja havale, sepse e kishte hundën e madhe dhe të gjithë e thërrisnin “hundë derr”. Kishte edhe raste kur kalimtarët nuk e shihnin Shabanin dhe nuk i flisnin, por ky gërricej sërish duke iu drejtuar: “Pse po m’shef me, apo do me m’sha nga huna?” Ngjashmëria me Qosen e Kosovës është e madhe. Akademia e Shkencave ka vendosur të mos e thërrasë Rexhep Qosen në festimet e organizuara për 100-vjetorin e Pavarësisë. Nuk di të them nëse Qosja është ose jo antishqiptar, por di të them se me gjuhën idhnake, ambiciet për të futur hundët në punët e një shteti që nuk i takon i ka sjellë vetëm dëme këtij vendi. Një njeri që, sipas dëshmive nga Kosova, bëri armik kë mundi, nga Ibrahim Rugova e Adem Demaçi e në fund rroi dhe mjekrën dhe bënte patriotin nga Maqedonia duke përbaltur këdo që i dilte përpara. Ky njeri, që ka qenë kundër Rambujesë dhe të gjitha marrëveshjeve të tjera në dobi të Kosovës vetëm e vetëm se kështu ia kërkonte interesi vetjak, s’mund të quhet atdhetar, por njeri i vogël, interesazhi dhe meskin, që meriton të fshihet nga historia e këtij vendi. Ishte pikërisht ky individ që në një intervistë me Milaim Zekën mbronte idenë se ka qenë Enver Hoxha ai që i ka dalë zot Kosovës, megjithëse dihet botërisht marrëveshja që ky i fundit bëri me Titon. Është pikërisht ky njeri që mbrohet nga qarqe të lidhura me regjimin e vjetër, pasi gjejnë të mishëruar tek ai të gjitha idetë perverse që përçau dhe persekutoi për 45 vjet shqiptarët.Doli dje dhe Arben Putoja, një historian që mbron me zjarr kauzën e komunizmit, dhe e quajti skandal dhe turp të madh lënien jashtë festimeve të Rexhep Qoses. Është e habitshme, se në Kosovë këtë zullumqar nuk e ofron askush, në Shqipëri kërcejnë përpjete për injorimin që i bëhet atij. Por tekefundit, “çdo të mbjellësh do të korrësh”, siç thotë populli. Rexhep Qosja në këtë vendin tonë të vogël ka qenë vetëm inspirues i urrejtjes dhe dhunës. E kush nuk i kujton intervistat e kësaj karikature të mbetur gjallë nga sistemi i vjetër, ku vetëm për bashkim shqiptarësh nuk bëhej fjalë? Ku me një gjuhë tinëzare e të denjë për horrat, kjo fytyrë e urryer bënte thirrje për revolucione të tipit leninist. Natyrisht, falangat e regjimit që shkoi kërkojnë ta ngrenë në piedestal, sepse fjalët e tij shkojnë paralel me idetë perverse dhe vrastare që ishim mësuar të dëgjonim në kaq vjet. Personalisht nuk jam ndonjë njohës i mirë i letërsisë së Rexhep Qoses, po s’mund të rri pa folur për një njeri që nuk është shprehur asnjëherë për masakrën e Tivarit, për burgjet politike në Shqipëri, për masakrimin që u bënte Enver Hoxha kosovarëve që mundoheshin të iknin nga regjimi serb. Veprat e tij, që sot s’i hyjnë në punë askujt, vetëm i forcuan pozitat në regjimin e kaluar. E si mund të quhet atdhetar një njeri që në kohën e komunizmit hynte e dilte sa herë t’i donte qejfi në vendin tonë, madje i ishte dhënë e drejta të jepte dhe leksione në Universitetet? Dihet se duhej të ishe shumë i përkëdhelur nga regjimi, në mos ndonjë spiun i UDB-së, që të bëje këto pehlivanllëqe.

    Shqetësimi i Arben Putos është i drejtë. Ky pseudohistorian me dashje është munduar ta paraqesë nacionalizimin shqiptar si vrastar dhe kriminal për të justifikuar në ditët e sotme vrasjet që u bënë në emër të idealit komunist. Nexhmedin Spahiu do t’i drejtohej me këto fjalë Arben Putos në një shkrim të tij në gazetën “Panorama” të 11 nëntorit 2011, ku e akuzonte si falsifikator të historisë: “Komunistët shqiptarë ishin terroristë. Nuk mund të jenë terroristët të pafajshëm.

    A nuk ishte terrorist Vasil Shantoja, që vrau major Adem Boletinin (djalin e Isa Boletinit) vetëm pse Ademi ishte komandant xhandarmërie në Shkodër? A nuk ishin terroristë ata që në janar 1944 vranë nipin e Xhaferr Devës për të vetmen arsye se ishte nip i Xhaferr Devës, edhe pse ai (nipi i Xhaferr Devës) nuk merrej fare me politikë?” Kaq mjafton për të kuptuar se kush është në të vërtetë Arben Putoja, që ka marrë përsipër të shkruajë historinë e këtij vendi (!). Mbajtja larg e Qoses në këtë eveniment historik është një domosdoshmëri për të mos e njollosur akoma më tej historinë e Shqipërisë. Ndoshta ka ardhur koha për një rivlerësim më të thellë të figurave që na janë imponuar për 45 vjet. Duhet parë se cili ka qenë roli i tyre gjatë periudhës në atë të cilën kanë jetuar. Në rast se një brez u rrit dhe u shkollua duke u imponuar kokëpalarët si heronj të kombit, brezi që vjen nuk duhet të helmohet në mendimet dhe vizionin e tij nga paçavuret e servirura nga Qosja, Putoja e kompani.

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    U zbyth dhe Akademia…
    29 Qershor 2012 09:32, Nga Mustafa Nano
    Nuk është çështja që nuk ftojnë Rexhep Qosjen. Çështja është diku tjetër, është te motivi për të cilin atë nuk e ftojnë.

    Gazetat dhe gazetarët u morën pak me lajmin që thoshte, se Akademia e Shkencave ka vendosur t’mos e ftojë Rexhep Qosjen në një veprimtari akademike me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Folën nja dy gazeta, por folën shkurt; e dhanë lajmin të mbledhur kruspull në një kuadrat të vogël në një nga faqet e brendshme.

    “Shqipi” i para dy ditëve kish shkuar pak tutje. Kish intervistuar Arben Puton lidhur me këtë çështje, dhe nga ai morëm vesh se ka pasur një lloj debati mes atyre që kanë nën komandë Akademinë në ditët e sotme. Arben Puto përmend Muzafer Korkutin si njeriun që i ka bërë rezistencë të madhe këmbënguljes së ca të tjerëve për ta ftuar Rexhep Qosjen në Tiranë. Dhe ka fituar dora e Muzaferit, që është dhe zv.kryetar i Akademisë së Shkencave. Rexhep Qosja nuk do jetë në Tiranë në konventën akademike që do të mbahet dy ditë para 28 nëntorit.

    Të merremi vesh qysh në fillim. Nuk është çështja që nuk ftojnë Rexhep Qosjen; nuk është ndonjë hata që ky i fundit nuk do të jetë në Tiranë atë ditë. Ka shumë kosovarë të tjerë që nuk janë ftuar në atë veprimtari (vetëm kryetari i Akademisë kosovare është ftuar, sipas Putos). Çështja është diku tjetër, është te motivi për të cilin atë nuk e ftojnë. Muzafer Korkutaj qenka shprehur, se “Rexhep Qosjen nuk e ftojmë, pasi ai ka bërë shumë kritika në adresë të Kryeministrit”.

    Kjo është, sipas meje, më e rëndë sesa mund të duket. Është një skandal e shkuar skandalit. Kur e lexova për herë të parë këtë xhevahir, kujtova se po më bënin sytë. Kujtova se po shihja ëndërr. E kujt i kish shkuar mendja që do vinte një ditë që zgjedhja e të ftuarve dhe e pjesëmarrësve në një konventë akademike do të bëhej mbi këtë kriter të trashë politik? Me siguri askujt, por ja që jemi në ditën, kur dhe akademikët dhjesin gjak (dhe dhjesin gjak pa asnjë arsye; duhet të jemi të sigurt për këtë; por do të kthehem pak më pas te kjo temë) prej idesë, se Kryeministri mund të zemërohet me ta. As që e çojnë në mendje pra t’ia prishin Kryeministrit.

    Dhe bën vaki që ky i fundit nuk ua ka kërkuar këtë gjë. Bën vaki që janë vetë këta akademikë që jetojnë me shqetësimin se ai birboja në krye të qeverisë sonë nuk duhet shqetësuar me fytyrën e Qosjes në atë aktivitet, ku ka planifikuar të jetë dhe ai vetë (ma thotë mendja se Qosja, me aq sa e njoh, edhe sikur ta ftonin, nuk do të kish shkuar në këtë aktivitet që është planifikuar si aktivitet regjimi).

    Janë disa gjëra që të bëjnë përshtypje në këtë mes. Së pari, akademikët tanë, në shumicën e tyre, nuk i lidh gjë, le të themi në pikëpamje ideologjike, me mazhorancën e sotme. Ata janë të formuar si akademikë në kohën e Enver Hoxhës, e mendja ta thotë se nuk kanë votuar asnjëherë për Berishën e berishianët; janë – sa për ta bërë idenë më të qartë – sëra e Dritëro Agollit, d.m.th janë të dijshëm, janë të zotë në fushat e tyre të kërkimit a të studimit, kanë qenë të lidhur me regjimin e shkuar, i kanë shërbyer atij regjimi, dhe pas vitit 1990, politikisht janë ndier të lidhur me Partinë Socialiste. Përsëris, po flas për shumicën e tyre; dhe për më të zëshmit e më të njohurit. Dhe janë pikërisht këta akademikë që duan t’i bien në sy Kryeministrit, që duan t’i japin prova luajaliteti, e që janë gati të prishen mes tyre në një garë për t’i fituar zemrën atij, që thellë-thellë nuk e shohin dot me sy. Si shpjegohet? E kanë frikë, ashtu siç e kanë shumë të tjerë? Ka për ta dosje, të cilat ua ka në dorë ai? Apo po japin diçka në këmbim të favoreve që ata kanë marrë nga pushteti (djalin, a nusen e djalit, në një punë të mirë, fjala vjen)? Apo janë mësuar të jetojnë nën terrorin e atyre që kanë pushtetin? Një dreq e di. Ajo që dihet është se Akademia është një institucion i pavarur nga qeveria. E për sa kohë që dhe akademikët nuk arrijnë të kenë një pavarësi në gjykimet e veprimet e tyre të natyrës shkencore (është një pavarësi që ua njeh ligji), përfytyroni pavarësinë në gjykime e veprime që mund të kenë Ristanët, Sashenkat etj., etj., të cilëve u mungon, në mos tjetër, qibra intelektuale.

    Së dyti, përveç Arben Putos nuk u bë askush i gjallë ta denonconte këtë gjest të ulët prej dhjaksish. Pritej nga shumëkush që kjo gjë të dënohej në kor, dhe kuptohet – më duket dhe e kotë ta përsëris – këtu nuk është fjala për të dënuar faktin që nuk ftuan Qosjen, por për të dënuar faktin që nuk e ftuan ngaqë “ka kritikuar Kryeministrin”. Si nuk u ka rënë keq në stomak akademikëve kjo frazë? Motivime të tilla për të kryqëzuar e ghetto-izuar politikisht njërin prej tyre bien erë të keqe, dhe të vjen çudi se si nuk e kanë menduar se mund të vijë një moment që pikërisht me anë të këtyre motivimeve mund t’ua fusin atyre vetë (merret vesh, nëse do të guxojnë të bëjnë ndonjë qortim në adresë të ‘të madhit’)?

    Së treti, ky gjest tregon se ku e se si është katandisur Akademia jonë e Shkencave. Akademikët tanë i janë nënshtruar pushtetit (dhe çfarë pushteti që kemi se!) mú si të ishin policë e doganierë. Kjo Akademi, kështu si është, nuk ka kuptim të mbahet më këmbë me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ajo duhet mbyllur. Ky është një diskutim i vjetër (më kujtohet në këtë rast Ardian Klosi, që e ka mbrojtur ndër të parët këtë tezë, duke fituar mërinë e heshtur të ‘baballarëve’ të një shkence putative shqiptare), por që do ishte mirë të rihapej. Këta akademikë nuk na janë dashur edhe pa këto bëma kaqolësh, si kjo e lënies së një akademiku jashtë liste për arsye ‘biografie e politike’. Nuk na janë dashur, ngaqë kjo Akademi e tyre përfaqëson, përveç të tjerash, shumë pak nga tharmi akademik i këtij vendi. Duke përjashtuar ndonjë prurje individuale nga radhët e Akademisë, çfarë mbetet prej Akademisë ka bërë për kulturën e shkencën shqiptare shumë më pak sesa kanë bërë individë të veçantë jo akademikë, shumë më pak sesa ka bërë për ca vite Fatos Lubonja me revistën e tij “Përpjekja”, apo Ardian Vehbiu me praninë e tij ‘akademike’ në agora-n shqiptare të dekadës së fundit, apo Aurel Plasari me ndonjë vepër të tijën (sidozot, vepra mbi historinë politike të Skënderbeut), apo Arbën Xhaferri me aktivizmin e tij socio-politik, të cilin e ka ngritur dhe mbajtur, si rrallëkush, në nivele akademike etj., etj.

    Së katërti, kjo zbythje e Akademisë përballë tekave, a hijes, a vullnetit të atij që ka nën hyqëm vendin, është një nga zbythjet e fundit që po bëhet. Të tjerët janë zbythur tanimë, o ngaqë kanë ndjekur ca interesa të tyre meskine, o ngaqë janë trembur, o ngaqë s’dinë të bëjnë tjetër në këtë botë, veç të zbythen. Po bien një e nga një individë, biznese, struktura, gazeta, televizione, institucione. Dhe në një psikozë e klimë rënieje, çdo rënie është më e kollajtë se të mëparshmet. Rënia e Akademisë ishte e tillë. Por ishte dhe e turpshme. Mbi të gjitha e turpshme.

  10. #150
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Ky njeri i madh
    Ky njeri larg pames
    Ky njeri i urt i but
    Ky mjekerr bardh




    Ky DESHTAK

Faqja 15 prej 19 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •