kam pat rrespekt per qosjen si akademik, po e kuptova se sa komunist ishte vetem ne debatin me kadarene.
kam pat rrespekt per qosjen si akademik, po e kuptova se sa komunist ishte vetem ne debatin me kadarene.
Liebe -die schwankungen in mir wenn ich deine Schritte höre
Akademiku Qosja eshte nderi i kombit ton.
1000 zogj pula,kunder nje LUANI.
Si Rexhep qosiqi ne kosove ,ben punen e dorbrica qosicit te serbise .
Akademia e quan Rexhep Qosjen servil e denoncues policor
Reagim i Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ndaj akuzave të Rexhep Qosjes.
Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) në mbledhjen e saj të datës 23. 11. 2011 vendosi që ndaj akuzave drejtuar Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) nga Rexhep Qosja të informojë opinionin për sa vijon:
I. Të pavërtetat:
1. Ai thotë se në Akademi bashkë me të janë vetëm edhe dy a tre akademikë që nuk janë anëtarë të LDK-së.
E vërteta është se në tërë Akademinë vetëm dy akademikë janë anëtarë të LDK-së, të cilët në asnjë rast nuk ushtrojnë ndikim partiak.
2. Ai thotë se zgjedhja e Isa Mustafës duke qenë Kryetar i Komunës së Prishtinës ishte antiligjore.
E vërteta është se Ligji për Akademinë që e ka nxjerrë Kuvendi i Kosovës më 2004 me asnjë nen nuk e ndalon zgjedhjen e ndonjë funksionari anëtar të Akademisë, kështu që zgjedhja e tij nuk ishte në kundërshtim me Ligjin. Zotëri Mustafa është zgjedhur anëtar korrespondent i Akademisë si shkencëtar, ekonomist, në bazë të propozimeve përkatëse sipas ligjit. Akademia nuk ka pasur kurrfarë interesi që të zgjedhë Kryetarin e Komunës. Akademia e ka trajtuar Isa Mustafën si anëtarët e tjerë korrespondentë dhe ai është sjellë vetëm si i tillë në kryerjen e punëve që ia ka caktuar Seksioni i Shkencave Shoqërore pa as më të voglin gjest të sjelljes si autoritet politik.
3. I pavërtetë e tendencioz është vlerësimi i Qosjes se Akademia është politizuar skajshmërisht e se është bërë “shtëpi partiake” e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
E vërteta është se deri tash asnjë parti nuk ka shfaqur shenja për të dirigjuar punët e këtij institucioni të lartë të shkencës e të artit, asnjë synim për të cenuar pavarësinë dhe autonominë e tij. Me këtë shpifje paturpësia e tij do që ta bëjë të nevojshëm ndëshkimin e dëshiruar prej tij dhe prej mbështetësve të tij ndaj Akademisë. Nga ana tjetër, Qosja çdo herë është në listën e kandidatëve për zgjedhje në të gjitha funksionet e Akademisë, por nuk ka marrë votë.
4. Pa fije turpi ai thotë se akademikët e Seksionit të Gjuhësisë e të Letërsisë “S’kanë bërë punë as shkencore as artistike as arsimore as kulturore…”.
E vërteta është se të gjithë këta akademikë pa asnjë përjashtim janë vijimisht shumë aktivë në punën e tyre shkencore e artistike. Por është e sigurt se asnjëri nuk e lakmon nivelin e veprës letrare e shkencore të Qosjes.
5. Gënjen që disa akademikë “bëjnë luftë kundër gjuhës standarde”.
E vërteta është se gjuhëtarët e Akademisë sonë janë anëtarë të Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Standarde, të inicuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bazë të vendimit të Konferencës gjuhësore “Shqipja standarde dhe shoqëria shqiptare sot”, të mbajtur më 2002. Ky Këshill nuk është krijuar për të luftuar gjuhën standarde, por për ta begatuar aftësinë shprehëse të saj e të funksionalizimit shoqëror.
6. Ai thotë se Akademia është e përkushtuar ndaj institucioneve politike dhe vijon atë traditë të servilizmit intelektual.
E vërteta është se në kohën e pushtetit të LKJ-së ka pasur servilizëm intelektual në të cilin ka qëndruar edhe Rexhep Qosja, si në rastin e pranimit anëtar të Akademisë të Sinan Hasanit, që ishte funksionar i lartë i partisë në Kosovë dhe në Jugosllavi. Rexhep Qosja është edhe tash i vetmi akademik servil i pushtetit.
II. Morali:
1. Ai e shan dhe e denigron Akademinë dhe vijon të qëndrojë anëtar i kësaj Akademie me etikë të lënduar, pa pasur kurajo të jap dorëheqje nga ajo.
2. Po bëhen dhjetë vjet që nuk ka ardhur në Akademi e që nuk i kryen kështu obligimet që ka secili akademik, ndërsa e merr rregullisht shpërblimin.
3. Si askush në Kosovë, në kundërshtim me ligjin, Qosja qe bërë drejtor i Institutit Albanologjik në mandat të tretë.
III. Denoncues policor:
1. Ai thotë se gjendja në Akademi është “as e lejueshme, as e pranueshme, as e mundshme dhe e dëmshme për Kosovën”.
Kështu në stilin e vjetër të një polici ai ua zbulon organeve përkatëse Akademinë si subjekt që duhet dënuar apo asgjësuar.
2. Kërkon që akademikët të dënohen duke mos ua dhënë pagesën që është në shumë prej 400 eurosh e që ai e quan “rrogë kombëtare” për të lënë përshtypjen se është e madhe.
IV. Logjika:
1. Thotë se “para gjuhëtarëve Akademinë do të duhej ta udhëhiqnin akademikë të profesioneve të tjera…”, sepse “për mendjen e tyre më së shumti ka nevojë Kosova, sepse kemi nevojë për një zhvillim të përgjithshëm e jo të na drejtojnë vetëm gjuhëtarët ku do e vëmë ë-në pa zë e ku do e heqim”.
Për udhëheqësit e Akademisë Ligji i përcakton detyrat dhe përgjegjësitë. Ato
janë mbi profesionet e tyre. Suksesi i punëve të Akademisë nuk varet nga profesioni i udhëheqësit, por nga aftësia e tij organizative dhe vizioni për zhvillimin e Akademisë dhe nga bashkëpunimi e angazhimi i anëtarëve të Akademisë.
2. Pasi thotë se “Monografia për Kosovën” (botim i ASHAK-ut) është një përmbledhje e 60-70 autorëve”, konkludon se si e tillë ajo “është një libër njësoj sikur i kohës së Stalinit, Çausheskut e Titos”. Logjikë kjo “e denjë për lartësinë e tij intelektuale”!
V. Në fund:
Me logjikën e bajraktarit dhe me inate nuk vlerësohet krijimtaria dhe as funksionimi normal i institucioneve shkencore dhe artistike. Me derset e pareshtura ai hiqet si bashkues i kombit, ndërkaq shumë prej veprimeve të tij janë vetëm veprime të përçarjes. Me të tilla qëndrime Qosja tregon se është mbërthyer e izoluar në egocentrizmin e tij, në megalomaninë dhe në qëndrimin e një mësuesi pa kredibilitet. Do të dëshironim që të zbresë në tokë si njeri me masë reale të vlerësimit të punës së vet e me dashuri njerëzore ndaj kolegëve e ndaj të gjithëve. – thuhet në fund të reagimit të Kryesisë së ASHAK-ut të nënshkruar nga Akademik Besim Bokshi.
Buja: Krejt Akademia nuk bën sa Qosja
Në kohën kur Besim Bokshi i Akademisë së Shkencave po shkruante reagim kundër bashkë-akademikut Rexhep Qosja, ai po promovonte kompletin e veprave të tij. Aty kryesori ishte ministri i Arsimit, Ramë Buja, ministria e të cilit mori përsipër botimin e veprave. Buja vazhdoi kundërthëniet për temën, madje duke thënë se krejt Akademia e Shkencave nuk ka bërë sa Qosja si indidiv.
“Kur kam studiuar letërsinë bëja një krahasim, nuk e di të drejtë apo jo, cila histori e letërsisë është më komplete, ajo që e bëri profesor Qosja apo ajo që e bëri Akademia e Shkencave”, ka theksuar ministri i Arsimit.
Buja ka thënë se ata që kanë vendosur të financojnë këto vepra para se ai të marrë drejtimin e MASHT-it kanë bërë mirë, sepse Qosja ka bërë përmendore për vetën për së gjalli.
“Unë nuk isha ministër në atë kohë kur këto libra u ndihmuan për t’u botuar në aspektin financiar, unë nuk e di kush ndihet keq prej shqiptarëve që kjo punë u bë, kjo vepër monumentale u ngrit në këto përmasa. Njeriu përmendoren ia ngrit vetes sa është gjallë me punën dhe angazhimin e tij”, pohoi Buja.
bota sot
KY Buja,ashte pa dijuni.Nuke ka dijuni per kurgja,Qosja ne krejte pikat pate pothuejse drejt.Mirepo Shkrimet nuke i vlejne kurgja,sepse nuke kane lidhje me kurgja,pluse ne gjuhen standarte.Krejt keto euro qe ju dhane 250 000 euro,ashte nji LLOTARI e PDK,ne krye me bujen,i cili nuke ka ase nji dijuni per GJUHEN SHQIPE.MESA rexhep q.osja
kutje,
postimi yt permban 62 fjale dhe prej tyre ke shkru gabim 31. Nuk kam llogarite gabim shkronjen Ë se edhe vet per arsye qe dihen e shkruj E.
Te jemi te qarte spo them se une shkruj ma mire se ti ,por per te kritiku vepren e Rexhep Qosjes e madje edhe te shprehurit e Rame Bujes duhet me qendru me lart se ata te dy ne aspektin gjuhesor e letrar.
Ta kam lakmi per kurajon. Lum si ti.
AUTOCHTHONOUS
GJUHA JEME DO TE FITOJ,pa mare parasysh qka mendon ti.Se a baje gabime,a nuke baje,ashte gjuha e popullit tim shqipetar.Po shifet se je RROJTARE E AXHIT,prej vitit 1972,flm,qe ke gjet gabime,mo nuke do te gaboj,eh tri gjuha i ka shqipetaria,UNE DUE TOSKEN DHE GEGEN,e kete te treten ka mu TRET se SHPEJTI,pasha VLOREN.
Nese ke dite me verejte as une nuk kam shkru ne letrare. Eshte as mish as peshk ajo qe e kam shkru une, por gjuha qe shkrun ti eshte gegnishte e cungume krejt. E bame qyqe.Po perseris, une nuk di me shkru mire ,po mu per kete arsye nuk marr guxim mi sha ata qe dijne ma mire se une.
Nejse vazhdo tenden kutje.
AUTOCHTHONOUS
Aty ashte problemi,se une kritikoje me ARGUMENTE.Jo vetem keta dy,pore edhe shume tjer,ti u KAPE per gabimeve te mija,ne shkrim,mue prindet ma mesuen ket gjuhe,e jo xhaxhi,une kame prindet e mije,e ti i fyen,ne menyre te pogeshte,pastaj terhjekesh,dhe komenton diqka qe ska lidhje me tema,ketu.Si zakonishte ne ket forum,jane mbetun ende KORBA DHE SORRA,qe trembinvetvehten .Per mue ashte vertetue se kush jame,e dijne te gjithe,dhe komentet kruhen me nji AMIN.Sa per juve skeni titull ase kurgja nuke kini nivel per te diskutue,ja pafshit hajrin,,,INJORANCES ,,,sate.GUXIMI ASHTE DIJUNI UNE PERBALLEM ME TE;UNE KURE THEM ;ATE E VERTETOJ.
Kosova pothuajse nuk ka akademik!
Këta njerëz që jan duke vepruar si akademik e në anen tjetër jan antar të partive politike , jan cdo gjë tjetër përvec akademikë , që nga Qosja e deri te më i vogli!
Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!
Krijoni Kontakt