Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Historia E Nje Mekasi



    HISTORIA E NJE MEKASI


    Desha tė ēmendem e tė fluturoj nga gėzimi, kur dėgjova lajmin pėr pranimin tim nė njė shkollė nė Francė. Ndieja nė vete se u bėra mė i lumturi nė botė e kėshtu, do ta sundoja atė, do tė bėhem njė njeri me pozitė shumė tė lartė. Sa herė qė m`u ofronte koha e udhėtimit, e ndieja veten se po i ofrohem kohės sė civilizimit, e cila do tė m`i hapė dyert me tė cilat do tė pėrparoja nga tė afėrmit dhe shokėt .

    Ishte njė gjė e cila mė shqetėsonte ... dhe mė ērregullonte rahatinė..., si do ta lė Mekėn ?! Me vite tė tėra zemra ime ėshtė lidhur me tė, kam luajtur nėpėr brigjet e saj, kam pirė ujė tė ėmbėl nga Zemzemi i mrekullueshėm i cili m`i ka zhvilluar dhe forcuar eshtrat. Prindėrit e mi..., nėnėn time tė shtrenjtė kush do tė kujdeset nė mungesėn time...? Vėllezėrit e mi e duan atė, por jo si unė. Kush do ta dėrgojė atė nė Kabe ēdo ditė pėr tė falur namazin, siē e kemi traditė ?! Pyetje tė shumta, por pa pėrgjigje . U afrua udhėtimi, u pėrgatitėn ēantat, mora nė duart e mia biletat, u pėrshėndeta me nėnėn dhe ia putha ballin e duart, u pėrshėndeta me vėllezėrit dhe motrat, u pėrzien lotėt nėpėr faqet tona. U largova nga Meka dhe nga Xhamia e Shenjtė (Kabja), udhėtova, por mallėngjimi m`i copėtoi mushkėritė.

    Arrita nė Francė, nė njė shtet tė pa fe. U trondita kur i pashė grate e zhveshura tė cilat i pėrmbushnin rrugėt me pa turpėsi. Vėrejta pavlerėsinė e gruas aty , nėnēmimin e saj, ndėrkohė qė m`u kujtonte vlera e gruas dhe pozita e saj tek ne, nė tokėn e pastėrtisė dhe besimit .

    Fillova shkollėn, por tronditja tjetėr ishte ku uleshin nė tė njėjtėn bankė djem e vajza tė reja, tė cilat kishin mbuluar vetėm gjysmėn e trupit, ndėrsa gjysmėn tjetėr ia kishin lėnė shikuesve. Sa herė qė hyja nė shkollė, koka ime ulej poshtė nga turpi, mirėpo sikurse thotė njė fjalė popullore: Tė pėrzierit e shumtė e humb efektin.

    Kaloi njė kohė, shikimet filluan tė normalizohen, madje ndieja njė kėnaqėsi kur shikoja nė to. Filloi tė mė flakėrohet zemra, ndėrkohė qė tė vetmin problem qė kisha ishte se si ta shuaj nė vete atė zjarr qė mė ndizej nė zemėr. Sa shpejt ndodhi njė gjė e tillė!!

    E mėsova gjuhėn frenge pėr disa muaj dhe ajo qė mė shtyu ta mėsoj frengjishten ishte qė sa mė shpejt tė filloja komunikimin me to. Kaluan disa muaj tė vėshtirė, kur, papritur, e pashė veten rob tė njė sykaltrosheje. Filluan tė mė pushtojnė ndjenjat dhe emocionet e njė tė huaji. Fillova tė jem i lidhur me tė, e dashurova aq shumė, sa qė nuk mund tė mendoja asgjė, vetėm se pėr tė. Nuk kisha asnjė problem tjetėr pėrveē saj, erisa.... atė natė, arriti pika e fundit e besimit nė dashurinė e asaj vjaze..., desh u ēmenda.

    Mė shpėrtheu vaji, sa qė mė dogji shpirtin. Shikoja nė muret e varura fotografi tė Mekės, Kabes, prindėrve e pamje tė nryshme tė vendit tim. Fillova ta urrej veten deri nė atė shkallė, sa qė doja tė vrisja veten, mirėpo djallja nuk mė lejoi, edhe pse i tregova se jam musliman dhe kėtė ēėshtje Islami e ka ndaluar. U pendova pėr atė qė bėra deri mė tani, mirėpo ajo e ndryshoi metodėn. Njė natė mė mori nė shtėpinė e vetė tek familja e saj, aty pash njė tjetėr nga motrat e saj e cila ishte mė e bukur se ajo. E gjithė kjo ndodhte para syve tė prindėrve tė tyre, por ata ishin njerėz tė cilėve u mungon nė fjalorėt e tyre fjala nder (xhelozi); kjo fjalė nuk kishte definicion tek ata.

    Pėr mua u hapėn rrugėt e sė keqes dhe kėmba mė rrėshiqti nė rrugėn mė tė keqe, ndėrkohė qė nuk mu kujtua tė kėrkojė nga Allahu qė tė mė largojė nga kurthi i tyre. U hodha nė to e u bėra njė prej injorantėve, filluan pėrzierjet edhe mė shumė, sa qė shpresa e tyre ishte qė njė ditė tė mė merrnin dhe tė shkojmė sė bashku nė kishė qė ta vizitoj kishėn dhe tė shikoj se si ata adhurojnė zotin ditėn e diel. Tė shikoj se si njerėzit pendohen nė atė ditė para pėrgjegjėsve fetarė tė tyre, tė shohė se si atė ditė priftėrinjtė e krishterė u bėjnė falje tė gabimeve. Shkova me to si i ēmendur dhe u ndala para derės sė kishės i dyshuar, kur papritur mė erdhi njė shenjė nga njėra prej tyre qė tė hyja nė kishė dhe tė veproja si ata. Pasi hyra aty, pash se si ata bėnin me dorė nė gjoksat e tyre nė forme tė kryqit (u kryqėzonin). U ngrita edhe unė duart edhe fillova tė bėjė si ata, tani hyra edhe mė brenda dhe aty pash atė qė edhe injoranti e di se ėshtė gjė e kotė, mirėpo i Madhėruar ėshtė Ai cili i rrotollon zemrat! U mashtrova me kotėsinė e priftėrinjtė kishtarė. Mė la pėrshtypje si ata ua falnin njerėzve faljen e mėkatėve. Kjo ndodhi pasi e kishtahumbur kėnaqėsinė e besimit, ashtu siē thotė pejgamberi alejhi selam:

    "Kur njeriu bėn zina i largohet besimi dhe i qėndron mbi kokė si njė ēadėr e kur tė pendohet kthehet tek ai. "

    Filloi tė mė paraqitet nė vete edhe njė pėlqim dhe t'u besoj atyre ēka thonė, deri sa arritikulminacioni dhe njėra nga to erdhi duke ecur me mendjemadhėsi duke mbajtur nė dorėn e saj njė kuti tė ēmuar nga kristali tė stolisur me ar. Buzėqeshi me njė buzėqeshje cioniste, mirėpo unė nuk e kuptoja, e pėrshėndeta me njė puthje tė ngrohtė dhe nė moment mė dhuroi atė dhuratė tė shtrenjtė, e cila nuk pėrmante nė vete pėrveē njė kryq tė artė. Para se tė mė flasė, mė pėrqafoi, mė mbėshtolli me duart e veta rreth qafės dhe ma vuri kryqin nė qafė. Filloi tė mė ndriēojė kryqi nė qafė dhe kjo ishte shkalla e fundit qė arrita nga ndryshimet e mia, i cili filloi me njė epsh tė fėlliqur dhe mė arriti aty ku nuk arrihet duke pėrfunduar me kufr (mohim ). Lusim Allahun qė tė na mbrojė nga njė gjė e tillė !

    Jetova vite tė tėra, sa qė edhe bisedat telefonike me prindėrit e mi i ndėrpreva, edukata, lidhja shpirtėrore, respekti i cili ishte mė herėt, tė gjitha kėto u tretėn ...

    Afrohej fundi i shkollės, erdhi koha pėr kthim, kthim pėr nė Mekė... njė katastrofė e madhe, i dalur nga Meka musliman, i kthyer i krishter?! Zbrita nė aeroport nė Xheda (qytet nė Arabinė Saudite) me njė veshje nga e cila u befasuan edhe prindėrit, me njė zemėr tė zezė e tė nxirė, nuk e dija as tė mirėn e as tė keqen.

    Pėrqafova nėnėn me njė ftohje tė ēuditshme edhe pse ajo lotonte. Edhe gėzimi i vėllezėrve dhe motrave mori njė kahje tjetėr, u bėra nė shtėpi i vetmuar e gjithnjė i mėrzitur, kohė pas kohe komunikoja me ato vajzat nė telefon dhe dilja i vetėm me makinė, por nuk e dinte askush se ku shkoja .

    Familja mė vėrejti se kisha njė kohė tė gjatė qė isha kthyer e unė ende nuk kisha shkuar nė Qabe ( Harem), dhe se nuk isha duke e falur namazin. Mė kėshilluan sa qė edhe u ngritėn zėrat, e unė u thash se ēdo kush ėshtė i lirė tė bėjė ē`tė dojė dhe se namazi nuk obligohet me forcė, ndėrsa nėna shpesh herė u vetmonte dhe falte namaz duke e lutur Allahun pėr gjithė ne, e mė shumė pėr mua, sa qė njė natė e ndėgjova zėrin e saj duke qarė e duke kėrkuar nga Allahu udhėzim pėr mua. Njė ditė motra ime e vogėl hyri nė dhomėn time e unė atė e doja shumė edhe pse ajo ishte me vite pak mė e vogėl se unė, isha nė njė pozitė i shtrirė edhe isha duke dėgjuar njė kasetė me kėngė franceze, kur ajo rastėsisht mė hetoi zinxhirin e lidhur nė qafė dhe filloi tė luajė me tė, papritmas, u befasua kur hetoi kryqin krishterė nė gjoksin tim. Bėrtiti mė njė zė tė lartė dhe i shpėrtheu vaji, u ngrita dhe e mbylla derėn, fillova ta qetėsoj e ta kėrcėnojė nėse do t'i tregon dikujt. Tani u bėra nė shtėpinė time si njė deve e ēartuar, ndėrkohė qė tė gjithė kishin kujdes nga unė.

    Njė ditė hyri nėna, mu drejtua duke mė thėnė ngrihu dalim dhe tė shėtisim me makinėn tėnde! Isha prej atyre tė cilėt nuk ia kthejnė kėrkesat nėnės, U ngrita. Pasi u futėm nė makinė iu drejtova nėnės se ku dėshiron tė shkosh?! Mu pėrgjigj duke mė thėnė se donte tė shkonte nė Qabe (harem) pėr ta falur jacinė, mu thanė duart nė timonin e makinės, u mundova t`i ikė e t`i arsyetohem se nuk mundem ta dėrgoj atje, sa qė edhe fyti mu tha pėr tė biseduar, mirėpo ajo ishte e vendosur qė unė ta dėrgoja atė deri atje. Fillova tė shkojė, por mė dukej sikur po shkoja nė zjarr. Kur arritėm nė Qabe iu drejtova nėnės me njė gjuhė tė vrazhdė duke i thėnė shko ti e unė po tė pres kėtu. Nėna e dashur filloi duke mė lutur qė edhe unė tė hyja nė xhami, mirėpo ishte e kotė. Filluan t`i rrjedhin lotėt. O biri im, zbrit me mua, pėrmende Allahun, ndoshta Allahu tė udhėzon dhe tė kthen nė fenė tėnde! O biri im, e gjithė kjo (namazi) ėshtė disa minuta, kurse ti pėrfiton dobi shumė tė mėdha, ndėrsa unė qėndrova nė inatin tim tė ēuditshėm.

    Nėna zbriti duke qarė, unė qėndrova nė makinė, i mbylla dritaret e makinės, e lėshova njė kasetė me muzikė frėnge, mirėpo ia ula zėrin, u shtriva dhe fillova ta dėgjoj, papritur dėgjova njė zė tė tmershėm i cili copėtonte qiellin e Mekės e i dridhte kodrat e saj. Ai ishte ezani i ėmbėl e i bukur tė cilin e kėndonte shejkh Ali Mula. Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, Eshhedu en la ilaheil Allah ...

    Nė zemrėn time hyri trishtimi, fika radion dhe mbeta i habitur. Fillova ta dėgjoj ezanin me vėmendje, ishte njė gjė tė cilin nuk e kisha dėgjuar vite tė tėra. Uallahi, pa dashjen time filluan tė mė rridhnin lotėt nėpėr faqe. Futa dorėn nė gjoksin tim, kapa kryqin e fėlliqur, e kėputa dhe e hodha me forcė nga trupi im. Aq shumė mė kaploi vaji sa qė njerėzit kthenin shikimin nga unė, ndėrkohė qė ata ishin duke shkuar pėr nė harem (Qabe). Zbrita nga makina dhe nxitova sė shpejti pėr nė vendin ku merret abdesi, aty zhvesha rrobat e mia, pastrova tėrė trupin dhe hyra nė Harem (Qabe), pasi isha larguar nga Haremi dhe Islami shtatė vite tė plota. Kur pashė Qaben gati mė ra tė fikėt nga kėnaqėsia e cila dominonte aty dhe nga tubimi i tė devotshmėve si dhe atyre tė cilėt ishin lidhur nė namaz. Plotėsova namazin (rekatet e mbetura) dhe lotėt filluan tė mė rridhnin sa qė pengova tė gjithė ata tė cilėt u lutnin pranė meje. Pas namazit mė kapi njė i ri e filloi tė mė qetėsojė e tė mė rikujtojė nė Allahun e Madhėruar se Allahu i falė tė gjitha mėkatet, ia falė atij tė cilit pendohet. E falėnderova atė dhe e luta Allahun pėr tė me njė zė tė shterrur, pastaj dola nga Haremi (Qabja) sa qė kėmbėt mezi mė mbanin. Arrita deri te makina, aty mė priste nėna e dashur e cila mbante me vete sexhaden, u ofrova pranė saj dhe fillova tė qajė e ta puth, gjithashtu edhe ajo filloi tė qajė e tė mė pėrkėdhelė me dorėn e saj tė butė dhe pėrnjėherė ngriti duart e saj nė qiell dhe filloi tė thoshte:


    "O Zoti im vetėm ty tė falėnderoj! O Zoti im vetėm ty tė falėnderoj!

    O Zoti im nuk u hodh poshtė lutja ime e as kėrkesat e mia!

    Elhamdulilah, Elhamdulilah!"


    Ia hapa derėn dhe morėm rrugėn pėr nė shtėpi, por nuk kisha mundėsi tė flas me tė nga tė qarėt e tepėrt.Vetėm se dėgjova nga ajo duke mė thėnė: " O biri im, uallahi nuk erdha nė Qabe vetėm se tė lutem pėr ty. O biri im, uallahi nuk kam harruar tė bėjė lutje asnjė natė. O biri im, po tė lutem se unė jam nėna jote, mos e lerė namazin

    asnjėherė, qė Allahu tė ndihmojė e tė mėshirojė !

    Ngrita zėrin e tė qarėt e ajo ende u mundonte tė mė qetėsojė e tė mė rehatojė. Ndieja se tė gjithė problemet dhe mėrzia mė dolėn nga vetja ime bashkė me kufrin tė cilin e kisha pasur. Pasi u ktheva nė shtėpi fillova t`i djegė tė gjitha librat, kasetat, fotot e kėqija tė cilat i kisha.

    Grisa ēdo gjė e cila mė rikujtonte ditėt e zeza, duke hyrė kėshtu nė luftė tė madhe me ndjenjat e mia. Ēuditesha se si e lejova veten time qė tė bėja zina?! Si e lejova veten t`i nėnshtrohem tė krishterėve zullumqarė?! Si hyra ne kishė?! Si e lejova veten tė gėnjejė Allahun dhe tė mbajė kryq, ndėrkohė qė Allahu thotė:

    "Por ata nuk e vranė atė, as nuk e kryqėzuan , por kėshtu iu duk atyre " (Nisa, 157)

    Si e si?!! Pyetje tė shumta tė cilat mė mundonin. Po mos tė mė kishin ardhur disa shokė tė cilėt mė pėrmbanin nga mėrzia, njėri prej tyre ishte dijetar me vlerė tė madhe dhe disa tė rinjė tė sinqertė mė shoqėruan deri sa i mėsova tre xhuze tė Kuranit pėr njė kohė shumė tė shkurtė. Ata nuk mė linin natėn e as ditėn, e ajo qė mė tėrhiqte mė shumė ishte edukata e shkėlqyeshme e tyre, Allahu i shpėrbleftė !

    O Zoti Im! Mė prano tek Ti, sepse Ti o Zoti im ke thėnė nė Librin tėnd

    "Thuaju atyre qė nuk kanė besuar, nė qoftė se ndalohen (prej mosbesimit), e shkuara e tyre do t`u falet" Enfal, 38.

    Ndėrsa unė o Zoti im u largova nga ajo e keqe qė isha. Mė fal mua pėr atė tė cilėn ka kaluar! Ndėrsa Ti ke thėnė :

    "Thuaj! O robėrit e Mi qė i keni tejkaluar caqet kundėr vetvetes, mos i humbni shpresat nga Mėshira e Allahut, vėrtetė qė Allahu i falė tė gjitha gjunahet . Zumer, 53.

    O Zoti im, nuk i kam shkėputur shpresat nga Ti, sepse kam shumė e shumė mėkate, e nuk mund tė mi falė mėkatet askush pėrveē Teje! Mė falė mua me faljen Tėnde dhe mė mėshiro se Ti je Mėshiruesi mė i madh!

    E pas kėsaj Allahu e pret robin e vet e nuk shpejton ndaj tij, edhe pse ka arritur nga robi i tij njė largesė nga e cila ėshtė vėshtirė afėrsia, mirėpo Mėshiruesi i Lartmadhėruar ėshtė i Ditur dhe i Urtė, Falės i mėkateve, Pranues i pendimeve, i rreptė nė ndėshkim, Dhuruesi qė arrin kudo me mirėsinė e Tij, tek Ai ėshtė kthimi i fundit .

    Sa kthim i mirė ėshtė tek Allahu dhe sa i mirė ėshtė pendimi i vėrtetė, sa i Urtė ėshtė Allahu i Madhėruar e sa tė nevojshėm jemi ne pėr Atė.

    O ju qė po thėrrisni njerėzit nė fenė e Allahut! Pėrkushtohuni pėr t'i nxjerrė ata nga errėsira nė dritė me emrin e Zotit tė tyre me urtėsi dhe polemikė tė mirė, me durim tė madh e jo urrejtje dhe mallkim ndaj tyre, apo largimin e udhėzimit tė tyre, sepse Allahu i Madhėruar ėshtė rrotullues i zemrave dhe gjykues i tyre, ashtu siē ėshtė transmetuar nga Abdullahu ibn Amr ibn Ass se ai ka dėgjuar pejgamberin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė ketė thėnė:

    "Zemrat e birit tė Ademit gjinden mes dy Gishtave tė Mėshiruesit, i rrotullon ato si tė dojė."

    Ndėrsa pejgamberi alejhi selam bėnte lutje duke thėnė :

    "O Zoti im! Ti je Ai i cili i rrotullon zemrat, rrotulloi zemrat tona nė devotshmėri ndaj Teje!
    Amin! Amin! Amin!
    Ndrysho Firmėn

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Gjynof.....priste qe te gjente nje Arabi tjeter ne France......

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •