Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45
  1. #41
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    ........................................
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  2. #42
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Pėr: Kerkes per foto nga trojet came

    Ēelet ekspozita "Ēamėria ime" nė Muzeun Kombėtar


    TIRANE - Shoqata "Ēamėria" nė bashkėpunim me shoqatėn "Miqtė e Masonėve" dhe “UniversReklama”, ēelėn pasditen e sotme nė hollin e Muzeut Historik Kombėtar ekspozitėn me fotografi tė titulluar "Ēamėria ime". Fotografitė janė realizuar nga Maksim Zotaj.

    Kryetari i PDIU-sė, Shpėtim Idrizi, e nisi fjalėn e tij me njė urim pėr njė vit sa mė tė mbarė pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodhen. Ai falenderoi organizatorėt e kėsaj ekspozite, tė cilėt kėtė herė bėnė tė mundur tė sillnin njė Ēamėri ndryshe.

    “Na kanė sjellė njė Ēamėri ndryshe, mė tė ngrohtė, mė tė afėrt gjė qė ne e kemi bėrė vazhdimisht nė aktivitetet tona. Ėshtė njė ekspozitė fotografike nga Ēamėria e sotme pėr tė kuptuar dhe njė herė se sa e bukur dhe sa e shenjtė ėshtė ajo. Por jo vetėm pėr shqiptarėt e Ēamėrisė, por jam i bindur qė ėshtė e shenjtė pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodhen. Unė kam qenė nė kontakt tė vazhdueshėm me dy zotėrinjtė qė realizuan kėtė ekspozitė. Ata kanė bėrė shumė mirė qė na kanė sjell kėtu ullinjtė e Ēamėrisė, simbolin e paqes por edhe tė qėndresės sonė pėr tė drejtat tona.” – u shpreh Idrizi.

    Gjithashtu, gjatė fjalės sė tij, kreu i PDIU pėrmendi dhe vendimin mė tė fundit tė marrė nga Qeveria shqiptare pėr ngritjen e Komitetit tė Diasporės, kėrkesė e cila ka qenė e pėrhershme qė krijimin e kėsaj partie. “Pėr ne sot ėshtė njė moment i veēantė, sepse sot qeveria shqiptare mori vendimin pėr ngritjen e Komitetit Kombėtar tė Diasporės, i cili ka qenė njė ndėr pikat kryesore tė programit tonė. Ne jemi tė bindur qė diaspora shqiptare, rreth 30% e shqiptarėve qė kanė bėrė aq shumė pėr Shqipėrinė, e meritonin njė institucion tė fuqishėm i cili t’i adresohet tė gjithė problematikave tė tyre. Jam i bindur qė ky Komitetit Shtetėror do tė ndihmoi qė ēėshtja kombėtare, Shqipėria e Bashkuar, tė frymėzoi kudo njėsoj.” – mbylli fjalėn e tij Idrizi.

    Ndėrkaq, autori i kėsaj ekspozite kryetari i shoqatės “Miqtė e Masonėve”, Maksim Zotaj shpjegoi pėrmbajtjen e ekspozitės duke theksuar se kjo ekspozitė ėshtė konceptuar jo si njė guidė turistike pėr Ēamėrinė, por si njė thirrje shpirtėrore.

    Ekspozita “Ēamėria ime” do tė qėndrojė e hapur pėr publikun deri mė datė 13 janar nė ambientet e Muzeut Kombėtar.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #43
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527

    Pėr: Kerkes per foto nga trojet came

    Maksim Zotaj: Ekspozita jo guidė turistike, por thirrje e amanetit tė tė parėve

    Elona MUZHAQI
    “Pėrmes fotografisė u pėrpoqa tė sjell njė copė nga Ēamėria e tė parėve tanė, Ēamėria e ēamėve tė dėbuar me dhunė gjatė eksodit grek”. Kėshtu e nis rrėfimin e tij Maksim Zotaj, kryetari i shoqatės “Miqtė e Masonėve”. Ai nė bashkėpunim edhe me shoqatėn “Ēamėria” dhe “Univers Reklama” kanė hapur kėto ditė ekspozitėn me temė “Ēamėria ime” ku Zotaj nė njė intervistė pėr “Kombėtaren” na tregon pėr fotografitė e marra nga Ēamėria, pėr eksperiencėn e tij 2 ditore atje, dhe pėr ndjesitė qė mori nga toka ēame.

    Tė sjellėsh Ēamėrinė pėrmes fotove, si lindi kjo ide?

    Ēamėria ka qėnė gjithmonė nė laboratorin e mendjes sime duke qėnė se kam njė rrėnjė ēame. Gjyshja ime ka lindur atje, nė Arpicė tė Ēamėrisė ndaj gjithmonė kam qėnė kurioz pėr Ēamėrinė duke qėnė se nuk kisha shkuar kurrė mė parė atje. Gjatė kohės sė demokracisė kur u hapėn kufijtė unė pėr 15 vjet kam qėnė nė Amerikė kėshtu qė asnjėherė nuk e kisha shkelur atė tokė. Takova njė mikun tim Beqir Nuredinin, i cili dhe ai ka gjyshen e tij ēame nga Salica, njė fshat sipėr Gumenicės kur zbret nė port dhe i fola pėr idenė time “sikur tė bėjmė njė ekspozitė fotografike pėr Ēamėrinė” dhe ai pa e mendur dy herė mė tha: “ nuk e ke keq, jam dakord me ty”.

    Madje tė nesėrmen pasi kishim folur, Beqiri vjen e mė thotė se ishte shumė i emocionuar me idenė e fotografisė pėr trojet e Ēamėrisė, madje mezi priste tė shkonim atje. Kaq na u desh dhe shkuam nė Itali, u nisėm nga Bari me traget dhe udhėtuam drejt Gumenicės. Kemi arritur atje nė orėn 5 tė mėngjesit mė datė 9 nėntor 2012 dhe pėr dy ditė kemi fotografuar qytetet kryesore si Gumenica, Parga, Preveza, Filati, Parmithia e cila ėshtė qendra dhe qė ka njė histori shumė tė dhimbshme pėr masakrat qė iu bėnė shqiptarėve tė Ēamėrisė nga gjenocidi grek. Pėrveē qyteteve kemi fotografuar dhe disa fshatra duke filluar nga Salica, Arpica, Mazreka, Margėlliē, Kurteshi e shumė tė tjera. Kryesisht vendet qė janė prekur nga masakrat e asaj kohe.

    Ēfarė ndjesie patėt kur shkelėt nė tokėn ēame duke qėnė se shkonit atje pėr herė tė parė?

    Njė energji krejt tjetėr, njė energji fizike dhe shpirtėrore tė pa provuar mė parė, isha mėse i gatshėm qė tė fotografoja pėr dy ditė tė bukura me diell. Nė ato dy ditė ndjehesha sikur tė mė kishin vendosur bateri, nuk ngopesha duke fotografuar ēdo gjė qė mė dilte pėrpara por gjithmonė u mbėshteta nė dy gjėra qė ishte dhe koncepti bazė nė dy linja, fotografimi i Ēamėrisė sė sotme qė ėshtė padiskutim njė perlė e vėrtetė dhe linja e dytė fokusohej tek dhimbja e tė parėve tanė, tek trojet, toka, gurėt dhe muret e shtėpive tė braktisura e tė shkatėrruara. Ashtu sikurse e keni parė nėpėrmjet kėtyre fotove kemi sjell pamje tė shtėpive tė djegura, tė braktisura qė nga koha e msakrave, vetėm e vetėm pėr tė treguar qė kjo nuk ėshtė njė ekspozitė guidė turistike pėr ata shqiptarė qė nuk kanė vajtur asnjėherė atje por ėshtė njė kujtesė pėr gjithė ata qė kanė lėnė tė parėt e tyre atje si dhe pėr ata u larguan me dhunė, qė erdhėn nė Shqipėri dhe nuk patėn mė kurrė mundėsi tė kthehen nė vendin e tyre.

    Nga historia ne e dimė qė tė gjithė ata qė u pėrzunė nga toka ēame, qė hynė nė Shqipėri, njė pjesė nė Shqipėri, njė pjesė nė Turqi apo Itali por ata nuk patėn mė mundėsi qė tė shkonin atje sidomos shqiptarėt e Shqipėrisė, ku pėr 50 vjet ishin edhe tė izoluar nga regjimi komunist. Edhe sot pas 20 vitesh demokraci, kur shkojnė ēamėt atje u hapin shumė probleme nga autoritetet e vendit. Megjithatė tė jem i sinqertė unė personalisht nuk e pata atė problem, nuk mė ngacmoi njeri e as mė provokuan kėshtu qė ishte njė periudhė 2 ditore shumė intensive duke fotografuar. Tek kaloja nga njė vend nė tjetrin ndjehesha shumė i emocionuar, kjo ishte dhe njė gjė e mirė pėr fotografinė, vendosja e saj nė fokus sepse kur ti je i emocionuar fotografia ka atė veēantinė e saj kur ngrin nė celuloid, transmeton emocion.

    Teksa fotografonit Ēamėrinė, a takuat shqiptarė ēamė atje?

    Po, ne kemi takuar disa prej tyre. Megjithėse nė fillim ata nuk thanė se ishin ēamė por ne i folėm shqip dhe ata na u pėrgjigjėn shqip. Jo vetėm qė na u pėrgjigjėn nė gjuhėn tonė por biseduam, madje mund tė pėrmend njė plak nė Gumenicė ishte 88 vjeē. E takuam gjatė rrugėtimit atje, teksa kishim ndaluar makinėn ai na tha “ku po shkoni more bij” sigurisht nė greqisht, e ndėrsa miku im Beqir Nuredini qė shkurt ne e thėrrasim Bushi ia ktheu nė shqip “xhaxha ne do shojmė nė krahun tjetėr tė Gumenicės nėse ke rrugėn pėr atje hajde me ne”. Ai na pyeti edhe njėherė nė greqisht pastaj e kuptoi se ne dinim shqip dhe tha “ore shqip flisni ju”. Mė pas e morėm nė makinė, biseduam nja 10 minuta nė makinė derisa e ēuam tek vendi pėr ku ishte nisur ai, duke qėnė se dhe ne kishim rrugėn tonė andej.

    Bushi e pyeti pėr njė pjesė tė familjes sė tij qė ka atje nė Gumenicė dhe i moshuari tha se i njihte me emra, po ashtu historinė e vendit e njihte mirė kishte dėgjuar nga mė tė vjetrit. Pasi u ndam nga ai ne shkuam pėr nė Pargė, ku dhe atje na del njė tjetėr person me emrin Jorgo, i cili kur u takua me ne u emocionua shumė dhe na tha “ sa bukur, keni bėrė shumė mirė qė keni ardhur” dhe nė fund kur u ndamė na tha “ejani pėrsėri, sa herė tė doni ejani kėtej nga anėt tona”. Me njė shqipe tė pastėr, tė ngadaltė dhe pa gabime. Nuk mund tė them qė ishte njė shqipe letrare, nė versionin zyrtar por ishte njė shqipe jugore, e qetė, e pastėr dhe pa gabime. Kjo gjė mė bėri shumė pėrshtypje duke qėnė se kam mbaruar studimet pėr gjuhė dhe letėrsi shqipe dhe isha i vėmėndshėm nė atė qė ai fliste. Nga e folura e tij dukej sikur ishte ndarė dje kufiri dhe jo sikur ishte ndarė 99 vjet pėrpara.

    E kishin ruajtur kaq mirė gjuhėn shqipe, ai ishte rreth tė 80-ve domethėnė ka lindur pas kohės kur u ndanė kufijė dhe nė familje kishte folur gjithmonė shqip. Po ashtu u njohėm dhe njė grua tė moshuar para se tė shkonim Paramithi, e takuam kur ndaluam nė Karbunarė, njė fshat ndėrmjetės. Bushi e pa dhe iu afrua duke i folur nė shqip “nėna a na tregon nėse kjo ėshtė rruga e drejtė pėr nė Paramithi?” dhe ajo tha ia ktheu “po tė keqen nėna po ju fliskeni shqip”. Na foli nė shqip me njė gjuhė tė pastėr, ashtu si dhe Jorgo qė pėrmėnda mė lart, dhe na tha se kishte miq nga Tirana, madje ishte shumė e gėzuar teksa bisedonte me ne.

    Keni sjell copėza fotografie nga trojet e tokės ēame. Cili ėshtė qėllimi i kėsaj ekspozite?

    Qėllimi ėshtė se ato shtėpi tė djegura, ato mure tė shkatėrruara pa ēati tregojnė dhimbjen tonė, kjo ėshtė gjysma e vėrtetė e masakrave qė janė bėrė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Pėrmes fotografisė u pėrpoqa tė sjell njė copė nga Ēamėria e tė parėve tanė, Ēamėria e ēamėve tė dėbuar me dhunė gjatė eksodit grek. I vetmi dokument, janė kėto shtėpi tė braktisura tė cilat qė nga ajo kohė nuk janė pėrdorur mė sepse banorėt e vėrtete i dėbuan me dhunė prej atyre trojeve dhe askush nuk ka guxuar t’i marri pronat e kėtyre njerėzve.

    Kjo ėshtė gjuha e vėrtetė e komunikimit, ėshtė dhe njė nga arsyet qė shkova atje pėr tė kėrkuar rrėnjėt e gjyshes sime dhe Bushi po ashtu. Nė gjuhėn e fotografisė siē e pėrmenda dhe mė lartė janė dy linja, Ēamėria nė ditėt e sotme si dhe shtėpitė e braktisura ku ato dritaret e atyre shtėpive pa korniza, qė shfaqen bosh duken tamam si sytė e tė verbėrvė qė tė kujton se dikush ia ka nxjerrė ata sy nėpėrmjet krimit. Kjo ėshtė historia jonė, historia e Ēamėrisė.

    Sė fundmi ēfarė simbolizojnė kėto fotografi pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė?

    Kjo ėshtė kujtesė, kujtesė historike shumė e rėndėsishme nė jetėn e njė njeriu, ndoshta kujtesa ėshtė elementi mė i rėndėsishėm i inteligjencės sė njeriut. E gjithė masakra qė i ėshtė bėrė Ēamėrisė pėr popullin shqiptar duhet tė jetė njė eksperiencė qė tė mos pėrsėritet i njėjti gabim, shqiptarėt duhet tė dinė tė mbrohen, duhet tė dinė tė mos bien pre dhe viktimė e cilitdo regjimi sepse regjimi ėshtė politikė e ndėrsa populli ėshtė popull. Regjimet bėjnė gabime tė mėdha dhe nuk paguajnė pėr gabimet e bėra ndėrsa populli duhet tė jetė aty dhe detyrohet qė nė disa raste tė paguajė pėr gabimet e tė tjerėve.

    Ndaj kujtesa historike ėshtė njė shkollė, historia ėshtė shkollė e madhe pėr tė mos pėrsėritur gabimet nga e kaluara dhe nė tė njėjtėn kohė tė luftojmė pėr ato tė drejta qė na takojnė, ato tė drejta pėr tė cilat na kanė shkelur me kėmbė, me zjarr e hekur sepse shtėpitė u dogjėn, njerėzit u vranė u pushkatuan. Ata ishin njė popull qė jetonin nė trojet e veta me qindra vjet mirėpo shpeshherė ne kur i harrojmė kėto elementė tė historisė harrojmė se do ta pėsojmė prap kur nuk e dimė se ēfarė ka ndodhur. Ky ėshtė dhe mesazhi i fotografisė sime ku shtėpitė e djegura sjellin kujtesė se ajo tokė ėshtė toka e tė parėve tanė. Edhe pse ajo quhet Greqi ata njerėz qė flasin shqip dhe ato pamje tė vendosura nė kėtė ekspozitė tregojnė se ajo ėshtė Ēamėria e ēamėve.
    Epiri ėshtė dhe do tė mbetet gjithmonė shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anėtarėsuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Pėr: Kerkes per foto nga trojet came

    Ju lumte Maksim Zotaj, nje pune e shkelqyer, shpresoj sa me pare ti shohim edhe ne internet.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Kerkes per foto nga trojet came

    Njė udhėtim i dhimbshėm, emoconues e qė nuk njehė kufi, iu lumtė Maksim Zotaj dhe gjithė ekipit, shumź suksese pėr ekspoziten...!
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Kreksi pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •