Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    Prizreni - Qyteti I “dy” Universiteteve Publike

    QYTETI I “DY” UNIVERSITETEVE PUBLIKE


    “Universitetet nuk themelohen me vendime, por me ligj”
    (Enver Hoxhaj, ministër aktual i arsimit)


    Vendimi i fundit i qeverisë së Hashim Thaçit për formimin e Universitetit të Prizrenit, sa ka qenë sihariq i mirëpritur dhe i mirëseardhur për qytetarë e tij, aq i ka bërë edhe skeptik ata. Sepse, sikur është bërë zakon në dy zgjedhjet e fundit, për ta fituar sa më shumë besimin e elektoratit të këtij qyteti, gjatë çdo fushate parazgjedhore, partitë politike në pushtet, gjithmonë si karrem e përdornin këtë truk të mashtrimit politik.
    Neve qytetarëve prizrenas, ende na kujtohet mirë dy vjet më parë, kur gjatë fushatës elektorale të LDK-së, në Qendrën sportive të Prizrenit, ish ministri arsimit Agim Veliu, solli një vendim të Ministrisë për themelimin e Universitetit në Prizren, dhe në praninë e mira simpatizantëve partiak dhe të shumë medieve, publikisht ia dorëzon atë Eqrem Kryeziut (kryetarit të atëhershëm të Prizrenit) . Pa dyshim se, sikur edhe na doli në praktikë, LDK-ja në atë kohë në pushtet, nuk e kishte marrë këtë vendim pse sinqerisht e donte një universitet për Prizrenin, por duke menduar se një veprim kësisoj do t’u siguroj fitore në zgjedhjet qendrore e komunale që atëkohë ishin në prag. Çka ndodhi me këtë premtim, dihet! Edhe me rezultatin e zgjedhjeve, po ashtu!. Prej atëherë Prizreni nuk pati një Universitet, por vetëm një shoqatë që do të lobonte për bërjen e Prizrenit me Universitet, ndërsa, LDK-ja, pas 7 viteve në pushtet, kaloj në opozitë. Pra, prizrenasit nuk e kafshuan këtë karrem. Andaj, frika dhe dyshimi i arsyeshëm i tyre nuk ndalon këtu. Sepse, edhe vendimi i tashëm i qeverisë së Hashim Thaçit për themelimin e Universitetit në Prizren, bëhet pikërisht në prag të zgjedhjeve. Duke pas për bazë këtë realitet, me parashikimet e tyre të “mbrapshta”, disa “gojëkëqij” të çarshisë, edhe me këtë rast shohin një analogji të njëjtë:”Rrejtën ata, po rren edhe këta”. Ose, sipas asaj popullore: “Ne hëngësh be daj, mos e hagësh, asgjë kurrkujt”?
    Sido që të Jetë, meqenëse kësaj radhe bëhet fjalë për një vendim të qeverisë, duam të besojmë se kjo edhe do të ndodh duke mos mbetur sikur premtimi i para dy viteve i LDK-së.
    Jashtë fjalëve të “çarshisë” të cilat zakonisht kurrë dhe në asnjë vend nuk ndalen, janë edhe disa indicije të bazuara që na bëjnë edhe në këtë vendim të fundit të qeverisë të dyshojmë. Sepse, nuk kaloj as një ditë nga njoftimi zyrtar i këtij lajmi, hapësirat e shumë billbordeve reklamuese në Prizren, veç ishin të mbushura me fotografitë e Hashim Thaçit, dhe kryetarit të Komunës Ramadan Muja. Aty mund të lexosh fjalinë falënderuese të Ramadan Mujës bërë kryeministrit dhe sloganin “Prizreni qytet me universitet”
    Nga ana tjetër, një javë nga marrja zyrtare e këtij vendimi, ministri i arsimit Enver Hoxhaj e kishte vizituar Prizrenin. I pyetur nga gazetari i TV “Opinion:-it se mos janë ato fjalë që dëgjohen kinse për hapjen e një universiteti pjesë e propagandës për të fituar vota, ai, në pranin edhe të kryetarit të komunës Ramadan Muja, mes tjerash ishte përgjigjur: “Personalisht në këto çështje nuk jam emocional sepse për realizimin e saj duhet mjaftë kohë dhe përgatitje të gjata profesionale. Universitetet në një shtet (serioz v.a.) nuk munden të formohen aq lehtë dhe vetëm përmes vendimeve ministrore, por ato themelohen me Ligj”.
    Me sa shihet nga ky prononcim i ministrit Hioxhaj, as aji vetë nuk na paska ditë se shefi i tij Hashim Thaçi do ta merr aq shpejtë këtë vendim “serioz” edhe pa ligj. Ta përsëris edhe një herë: kjo deklaratë publike e ministrit të arsimit jepet vetëm një javë para marrjes zyrtare të këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës për themelimin e Universitetit të Prizrenit?!!
    Sido që të jetë, pse ne jemi “djegur një here nga tëmbli, e tani i fryjmë edhe kosit”, nuk na ka faj askush. Kryesorja është se, më në fund, Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi që të themelojë edhe një universitet tjetër publik në Kosovë - “Universitetin e Prizrenit”, në përbërje të të cilit do të jenë shtatë fakultete: Fakulteti Juridik, Ekonomik, i Edukimit, i Filologjisë, Fakulteti Filozofik dhe me mundësi që në të ardhmen të themelohet edhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe ai i Arteve.
    Fundja, së paku formalisht , tani Prizreni u bë me dy Universitete: një e ka pasur para dy viteve në letër - atë të LDK-së, tashti e ka të dytën, po ashtu ende në letër - atë të PDK-së...?!

    Adnan Abrashi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    A ma buken that nuk kemi me hanger vetem me kokerr te krypes
    Pse more jemi kaq popull i pa dishem,pse mashtrohemi kaq leht nga propaganda politike,tash jan zgjedhjet e hashimi me se lehti e ka pas me hap univerzitet.
    Por a ka then ndonjeher hashimi se sa eshte numri i te pa punve me diploma te univerzitetit,qfar ka ber hashimi per kete kategori njerzish.
    Ju kujtohet me par sa univerziteti privat u hap,ne qdo bander ke pas univerzitet,nuk eshte ketu problemi,problemi eshte sepse nuk kemi kfalitet,pastaj gjith ky student ku do punesohet,keta te mjer vetem do shpenzojn dhe pastaj do humbin kohen kot neper kafiteri.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •