Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 54
  1. #21
    P-51 Maska e heimat
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Vendndodhja
    Wir schützen die Heimat
    Postime
    29
    ose mendo se u kry ekzistenca, qė gjithsesi ka ma shumė gjasa me kenė e vėrtet.
    n'gadi

  2. #22
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anėtarėsuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    E di si, ndoshta do te te duket so loje, por provoje keshtu :


    Qdo here, zakonisht kur te biesh per te vjetur dhe kur te zgjohesh nga gjumi, thuaj vetes : "Do te jem i lumtur, sepse dua te jem i lumtur", dhe " Do te jem i gezuar, sepse dua te jem i gezuar", keshtu beje sa here qe te te bjen nder mend, por zakonisht mos harro ne ato dy kohe, kur te zgjohesh dhe kur te biesh ne gjume !!

    Shpresoj qe ta kalosh shpejte kete stres !!

    Gjithe te mirat !!
    Askush nuk ta bėn atė qė ta bėn vetvetja !!

  3. #23
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Fillimisht do ju lutesha anetareve te jene me serioz ne pergjigjet qe japin ne kete nenforum. Eshte nje nenforum delikat dhe specifik e te gjithe ata individe qe marrin guximin te shkruajne ketu e bejne sepse patjeter qe kane nje problem, shqetesim, kerkojne nje keshille, nje mendim apo shkruajne edhe per tu ndjere me mire duke rrefyer problemin e tyre, pra, nuk e bejne per te kaluar kohen apo per tu defryer.
    Ne kete pjese te forumit nuk eshte e domosdoshme te shkruani patjeter diēka, nese qellimi eshte te talleni.

    Vazhdojme me temen. Se pari te pershendes doublex per iniciativen qe moret per te na treguar rastin tuaj. Mjaft te rinje ne moshen tuaj shfaqin shqetesime te ketij lloji dhe veēanerisht mosha e pare adulte qe perkon me moshen 20 vjeēare, por duhet thene se keto shqetesime perfshijne edhe moshat e tjera.



    Nga sa keni shkruajtur ketu kam krijuar nje ide te qarte rreth problemit qe keni. Per ta bere me te thjeshte, me poshte kam risjell te gjitha postimet e tua dhe kam nenvizuar me te zeze te gjitha ato pjese te shkrimit te cilat kane me teper interes dhe kerkojne me shume vemendje dhe me te kuqe disa fjale qe mund te na tregojne ndoshta, ndezjen e ketyre frikerave.

    Frika me e madhe ne jete per mua eshte vdekja.
    Para nje muaj isha duke ecur ne autobus dhe po mendoja per vdekjen dhe jeten pa mua dhe pas nje gjysem kalova nje rrahje te shpejte te zemres dhe shkova ne urgjence.Qe atehere e kam kaluar disa here momente rrehje te shpejta zemre dhe kam shkuar disa here ne urgjence.Kam akoma frike se mund te vdes.
    Sa here trembem nga dicka kontrolloj zemren dhe koken se kam frike nga ndonje rrjedhje gjaku ne tru.Zemra me ka dale shume mire por perseri kam frike
    .Psikiatri dhe neorologu me ka thane se e ke nga stresi dhe do te kaloj por une perseri kam frike.Ato me thone se nuk vdes nga stresi.Si mund ta kaloj?Kerkoj ndihme te menjehershme?Faleminderit per mirekuptimin.
    Une jam 20 vjec por ai mendim me ka ndjekur gjithmone gjate jetes ne ambiente mbytese apo kur nuk kishe energji elektrike,por kisha kohe qe nuk e mendoja se sa here i futesha atij mendimi kisha frike se mund te me linte ndonje pasoje ne sistemin nervor dhe sot ne moshen 20 vjec ma dha me nje takikardi me duket se quhet(rrahje shume e shpejt e zemres)por per kardiologun nuk ka probleme.Por qe ate dite cdo dite mbaj mendjen here te pulsi e here tek dhimbja e kokes.Kerkoj mendimin e nje qe mund te kete kaluar stres te nje shkalle qe po e kaloj une dhe te me tregoj se si e ka kaluar?
    jo nuk kam pare njerez te vdekur bile para se te semuresha shihja filma horror pa problem,shihja duke vrare kafshe pa problem por problemi eshte se nuk mund ta konceptoj boten pa mua dhe me duket se une jam qendra e gjithckaje dhe kur te vdes une ????????????????kjo pikpyetje me ka semure.Dhe tani jam fiksuar pas cdo dhimbje qe ndjeje,trembem shpejt(gje qe nuk ndodhte me pare).Faleminderit per keshillat se po ndihmon ta kaloj pak.
    Duke qene se ju keni permendur se keni bere disa vizita tek specialistet (psikiatri, nurologu, psikologu) per shqetesimet qe keni pasur dhe vazhdoni ti keni atehere une do te jap nje liste me disa simptoma dhe ju do me thoni nese i keni ato ose jo, gjithmone ne momentin kur keni ankth, apo gjate situatave kur ndjeni frike. Pra e gjeni veten aty apo jo.

    Veshtiresi ne frymemarrje
    Gjendje te ftohti ose te nxehti
    Rrahje te shpejta zemre ose rendim zemre
    Mpirje ose mornica
    Ndjenje mbytjeje
    Ndjenja jo te verteta te pergjithshme
    Djersitje
    Marrje mendsh, te fiket
    Dridhje
    Frike nga vdekja
    Te vjella ose shqetesime te tjera trupore/fiziologjike
    Frike nga humbja e kontrollit ose frike se mos ēmendesh
    Dhimbje kraharori apo gjendje jo rehatie

    I permenda te gjitha keto simptoma per te pasur nje ide edhe me te qarte rreth shqetesimit tuaj edhe pse disa prej tyre ju i keni permendur ne postimet e mesiperme.

    Me duhet te them se kjo forme nuk eshte menyra e duhur per te diagnostikuar nje rast si tuajin megjithate duke qene se ju tashme keni kontaktuar nje psikolog dhe jeni konsultuar me te mund te them mendimin tim per rastin tuaj.

    Kemi te bejme me nje rast te paster ērregullimi te ankthit. Me konkretisht me nje ērregullim paniku shoqeruar me agorafobi.


    Me ben te mendoj se kemi te bejme me nje rast ērregullimi paniku sepse, kemi nje ose me shume atake paniku te papritura periodike si dhe karakteristike eshte shqetesimi i vazhdueshem mbi perjetimin e atakeve te tjera, shqetesim mbi pasojat e atakeve, rrahje te shpejta te zemres, frike nga vdekja, humbja e kotrollit, etj. Duke qene se nga vleresimi mjekesor qe ju eshte bere keni dale te shendetshem atehere problemi juaj eshte vetem psikik.

    Shfaqja e ankthit ne situata te caktuara ne te cilat ikja eshte e veshtire/siklteshme/e pamundur ose ne te cilat ndihma mund te mos jete e mundshme gjate perjetimit te atakeve te panikut te papritur ose te ndikuara nga situata me bejne te mendoj se ērregullimi i panikut nuk eshte i vetem por i shoqeruar me agorafobi.
    Frikerat agorafobike tipike perfshijne: te qenit vetem larg shtepise, te qenit vetem ne nje vend te erret, te qenit ne nje turme ose radhe, te qendruarit ne nje ure apo te udhetuarit me autobus, tren ose makine, etj.


    Nese vendosni te trajtoheni nga nje psikolog kjo do te behet nepermjet psikoterapise se njohjes dhe te sjelljes. Kjo lloj terapie eshte nder me rezultativet dhe efikaset per kete lloj ērregullimi. Me shume mundesi si fillim ju do te plotesoni ose pergjigjeni pyetjeve ne forme pyetsori apo interviste. Shume rendesi kane detyrat e shtepise qe do t'ju rekomandoj terapisti.

    Vetemonitorimi eshte i domosdoshem ne kete rast. Kjo do t'ju ndihmoj qe ju te shikoni problemin tuaj me vetedijshmeri dhe ne menyre me objektive. Vetemonitorimi nuk eshte gje tjeter veēse mbajtja shenim e te gjitha episodeve shqetesuese qe mund te keni gjate dites, kohezgjatja, shpeshtesia e tyre, niveli i frikes nga 0 deri ne 8. Ju gjate ēdo episodi frike apo ankthi duhet te mbani shenim duke e shoqeruar nivelin tuaj te frikes me nje numer nga 0 tek 8-ta. Duhet gjtihashtu te regjistroni te gjtiha simptomat qe identifikoni ne momentin e shfaqjes se ketyre atakeve edhe gjate ndonje episodi ankthi apo frike.

    Nje tjeter metode efikase eshte ritrajtimi i frymemarrjes e shoqeruar edhe me relaksim muskular. Ndryshimet respiratore provokojne frike, ankth. Ne kete menyre mbajtja e frymes (sa te jete e mundur) e shoqeruar me pas me nje ē'tendosje te muskujve do ishte e dobishme.

    Ekzistojne nje sere teknikash dhe trajtimesh te tjera por fillimisht do te desha te reja (nese ka) nga doublex. Nese kontaktuat me ndonje psikolog, ndonje keshille qe moret prej tij, ndonje ushtrim, detyre, etj.
    Mos harro edhe diēka. Do te keshilloja te blinit librin Psikoterapi (autor: Prof.Dr. Ylli Pango). Eshte mire ndonjehere te lexosh dhe te kuptosh vete rreth shqetesimit tend. Ne kete menyre i kupton me mire dhe mund ti perballosh me mire situatat ankthndjellese apo frikerat. Ne kete liber filloje leximin ne faqen nr. 100.

    Gjithe te mirat
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e doublex
    Anėtarėsuar
    29-04-2009
    Postime
    20
    J@mes faleminderit per ndihmen qe po me jep.
    Simptomat qe kam kaluar ne momente ankthi jane te ndryshme ne momente te ndryshme pshrahjet e shpeshta te zemres,dridhje(por qe me nje frymarrje te forte edhe mund ti ndaloja),djerse te ftohta,dhimbje koke(dy nete i kam pasur te forta tani vetem pak por te vazhdueshme),Frike nga humbja e kontrollit ose frike se mos ēmendem,dhimbje kraharori dhe gjendje jo rehatie,dhimbje barku ose stomaku(kjo me teper) dhe ndoshta edhe ndonje tjeter.

    Ne viziten e pare mjeksore bera kontroll te kardiologu dhe neorulogu (ose psikiater )dhe ato thane e ke nga stresi se zemra doli mire dhe aq ,un nuk kisha as nje shpjegim se si ta kaloja me dhane nje qetesues te lehte i cili nuk jepte efekt fare dhe pothuaj per cdo nate kisha pagjumesi ,dridhje,disa here kam shkuar edhe ne urgjence me rrahje te shpeshta zemre.Keshtu per kater jave.Pas kater javesh u vizitova tek nje mjek jo i profilit por qe ishte i aferm i imi dhe ai me dha si ilaq librium i cili as ai nuk jepte efekt ne momente ankthi.Para nje jave u vizitova tek nje psikiatre e spitalit nene tereza e cila me dha siu ilaqe xanax(alprazolam),Frimaind(citalopram) dhe vaj peshku.Keto me jepni efekt ne momente ankthi.
    Une jam student ne Tirane dhe qe kur kam filluar shkollen kam filluar ta kaloj nga pak,por dje isha shume keq dhe shkova te psikologu i qytetit studenti i cili me dha nje pershkrim te detajuar.Me tha se lemsh mendimesh qe krijon ne mendje,truri kalon ne pasiguri=ankth,ankthi rrit frymarrjen e pavetedijshme (edhe pse te duket se te zihet fryma) ,rritja e frymemarrjes ben gjakun bazik dhe si rrjedhoje gjithe problemet e tjera.Si kunder peshe me tha te mbaj frymemarrjen ne momente ankthi.
    Dhe ky eshte i vetmi pas te gjithve qe me beri nje shpjegim qe me qetesoj dhe me tyha se nuk vdes.Por un tani kam nje frike qe nuk e kam pasur,kam frike gjakun ne tru kjo ngaqe nje femije me temperature ka vdekur nga kjo gje,dhe sa here kam dhimbje koke kam frike nga kjo megjithese psikologu dje me tha se ty nuk te ndodh se je i ri.
    Dhe se trembem nga dicka kontrolloj pulsin se mos pushoj zemra dhe koken.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anėtarėsuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Ti qenke vesves,largoje at shprehi te keqqe more cuni ncncnc.

  6. #26
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anėtarėsuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Citim Postuar mė parė nga doublex Lexo Postimin
    Frika me e madhe ne jete per mua eshte vdekja.
    Para nje muaj isha duke ecur ne autobus dhe po mendoja per vdekjen dhe jeten pa mua dhe pas nje gjysem kalova nje rrahje te shpejte te zemres dhe shkova ne urgjence.Qe atehere e kam kaluar disa here momente rrehje te shpejta zemre dhe kam shkuar disa here ne urgjence.Kam akoma frike se mund te vdes.
    Sa here trembem nga dicka kontrolloj zemren dhe koken se kam frike nga ndonje rrjedhje gjaku ne tru.Zemra me ka dale shume mire por perseri kam frike.Psikiatri dhe neorologu me ka thane se e ke nga stresi dhe do te kaloj por une perseri kam frike.Ato me thone se nuk vdes nga stresi.Si mund ta kaloj?Kerkoj ndihme te menjehershme?Faleminderit per mirekuptimin.
    Sic thane edhe me siper, keto jane atake paniku. Pastaj stresi ben te veten. Nje fjale goje eshte te thuash duhet te rrish i/e qete, por duhet sadopak me u sforzuar te rrish i/e qete.
    Do te keshilloja te shkosh ke psikologu ne ke mundesi. Diku kam lexuar qe eshte si nje periudhe frike.

    Ne rastin me te madh te personave qe kane atake paniku thone se i duket sikur do te vdesin ne ate moment, qe po cmenden.
    Ataku i panikut ndahet ne shume forma te ansia dhe nga itensiteti i zgjatjes.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar mė parė nga doublex Lexo Postimin
    Frika me e madhe ne jete per mua eshte vdekja.
    Para nje muaj isha duke ecur ne autobus dhe po mendoja per vdekjen dhe jeten pa mua dhe pas nje gjysem kalova nje rrahje te shpejte te zemres dhe shkova ne urgjence.Qe atehere e kam kaluar disa here momente rrehje te shpejta zemre dhe kam shkuar disa here ne urgjence.Kam akoma frike se mund te vdes.
    Sa here trembem nga dicka kontrolloj zemren dhe koken se kam frike nga ndonje rrjedhje gjaku ne tru.Zemra me ka dale shume mire por perseri kam frike.Psikiatri dhe neorologu me ka thane se e ke nga stresi dhe do te kaloj por une perseri kam frike.Ato me thone se nuk vdes nga stresi.Si mund ta kaloj?Kerkoj ndihme te menjehershme?Faleminderit per mirekuptimin.
    Nji rast ka ndodhe tek ne,vetum te kisha kshillu shko te nej fetare qe shkrune nuske(hajmali)kjo mundet me kon njifar vesves asgje tjeter.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Thuaj vehtes : Nuk do vdes kurre.....................ndoshta te ndihmon

  9. #29
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Citim Postuar mė parė nga doublex Lexo Postimin
    J@mes faleminderit per ndihmen qe po me jep.
    Simptomat qe kam kaluar ne momente ankthi jane te ndryshme ne momente te ndryshme pshrahjet e shpeshta te zemres,dridhje(por qe me nje frymarrje te forte edhe mund ti ndaloja),djerse te ftohta,dhimbje koke(dy nete i kam pasur te forta tani vetem pak por te vazhdueshme),Frike nga humbja e kontrollit ose frike se mos ēmendem,dhimbje kraharori dhe gjendje jo rehatie,dhimbje barku ose stomaku(kjo me teper) dhe ndoshta edhe ndonje tjeter.

    Ne viziten e pare mjeksore bera kontroll te kardiologu dhe neorulogu (ose psikiater )dhe ato thane e ke nga stresi se zemra doli mire dhe aq ,un nuk kisha as nje shpjegim se si ta kaloja me dhane nje qetesues te lehte i cili nuk jepte efekt fare dhe pothuaj per cdo nate kisha pagjumesi ,dridhje,disa here kam shkuar edhe ne urgjence me rrahje te shpeshta zemre.Keshtu per kater jave.Pas kater javesh u vizitova tek nje mjek jo i profilit por qe ishte i aferm i imi dhe ai me dha si ilaq librium i cili as ai nuk jepte efekt ne momente ankthi.Para nje jave u vizitova tek nje psikiatre e spitalit nene tereza e cila me dha siu ilaqe xanax(alprazolam),Frimaind(citalopram) dhe vaj peshku.Keto me jepni efekt ne momente ankthi.
    Une jam student ne Tirane dhe qe kur kam filluar shkollen kam filluar ta kaloj nga pak,por dje isha shume keq dhe shkova te psikologu i qytetit studenti i cili me dha nje pershkrim te detajuar.Me tha se lemsh mendimesh qe krijon ne mendje,truri kalon ne pasiguri=ankth,ankthi rrit frymarrjen e pavetedijshme (edhe pse te duket se te zihet fryma) ,rritja e frymemarrjes ben gjakun bazik dhe si rrjedhoje gjithe problemet e tjera.Si kunder peshe me tha te mbaj frymemarrjen ne momente ankthi.
    Dhe ky eshte i vetmi pas te gjithve qe me beri nje shpjegim qe me qetesoj dhe me tyha se nuk vdes.Por un tani kam nje frike qe nuk e kam pasur,kam frike gjakun ne tru kjo ngaqe nje femije me temperature ka vdekur nga kjo gje,dhe sa here kam dhimbje koke kam frike nga kjo megjithese psikologu dje me tha se ty nuk te ndodh se je i ri.
    Dhe se trembem nga dicka kontrolloj pulsin se mos pushoj zemra dhe koken.
    Pershendetje doublex

    Ne kete pike rivertetoj ato qe shkruajta ne postimin e pare, se ju po kaloni shqetesime me ankthin te cilat te shoqeruara me te gjitha simptomat qe kemi permendur me siper kane shkaktuar apo kane ndezur ato nivele te panikut.

    Ankthi qe ju shfaqet nuk eshte gje tjeter veēse nje pergjigje ndaj rrezikut apo kercenimit. Si te thuash ne momentin qe juve perjetoni atake paniku e simptoma te tjera keto krijohen pikerisht sepse detyra/qellimi i pare i ankthit (diēka psikike) eshte te mbroje organizmin nga rreziqet. Kjo forme kryen fuknksionin e nje sistemi mbrojtes.
    Ne momentin qe perceptohet rrezik, truri i dergon mesazhe sistemit nervor autonom, i cili ka dy dege: SN simpatik dhe parasimpatik. Keto kontrollojne energjine trupore si dhe e pergatisin trupin per veprim/aksion. SN simpatik pergatit trupin duke leshuar energji per veprim ndersa SN parasimpatik eshte rregullator.
    Te perqendrohemi te SN simpatik. Eshte pikerisht ky sistem i cili ne momentin qe aktivizohet perfshin gjithēka ose asgje, qe do te thote se pergjigjen te gjitha pjeset, pra, kur ai aktivizohet shfaqen te gjitha simptomat ose asnje.

    Nga ky arsyetim dalim ne shpjegimin se pse gjate atakeve te panikut tek ty perfshihen nje mori simptomash dhe jo vetem nje.

    Ne momentin qe aktivizohet SN parasimpatik (i cili ka efekte te kunderta me ate simpatik) normalizon ankthin dhe restauron ndjenjat e qetesimit. Pra SN parasimpatik eshte nje mbrojtes i brendshem i cili nuk lejon qe ankthi te vazhdoj pergjithmone deri ne nivele demtuese.

    Duke qene se gjate aktivizimit te SN simpatik sekretohen disa kimikate nga gjendra adrenale ( adrenalina dhe noradrenalina) ne momentin qe ju qetesoheni mund te vazhdoni te ndjeheni i shqetesuar edhe per pak kohe. Kjo ndodh sepse kimikatet e lartepermenduara vazhdojne te qarkullojne ne sistemin tuaj dhe kjo eshte arsyeja pse duhet edhe pak kohe qe ju te normalizoheni plotesisht.

    Nga ana tjeter, eshte pikerisht SN simpatik ai qe rrit rrahjet e zemres dhe shton shpejtesine e qarkullimit te gjakut duke bere ne kete mundur furnizimin me oksigjen. I gjithe ky proēes pergatit organizmin ndaj pergjigjeve perballje-ikje e cila nga ana e saj aktivizon te gjithe metabolizmin trupor. Kjo eshte arsyeja e shfaqjes se te gjitha atyre simptomave qe kemi permendur.

    Problemi jone eshte qe nuk e pranojme dot te mos kemi pergjigje per gjithēka. Kjo gje ndodh edhe me ty. Pra ti mendon, nese asgje e jashtme nuk me ben te ndihem ne ankth, atehere ka diēka qe nuk shkon tek une.
    Ne kete moment truri shpik disa shpjegime/fiksime te tipit "jam duke vdekur ose po ēmendem".
    Duke qene se truri kerkon nje pergjigje ndaj rrezikut dhe kete nuk e gjen nga jashte sepse nuk ka, atehere ai kerkon nga brenda dhe shpik nje rrezik te tipit "jam duke vdekur", etj.

    Duke qene se ju i perjetoni keq simptomat fizike qe ju shfaqen gjate atakeve te panikut atehere keto jane kthyer ne sinjale te demtuese dhe kercenuese dhe kjo eshte arsyeja pse ju reagoni frikshem sa here qe ato shfaqen, sepse e lidhni kete gje me eksperiencat e meparshme. Kjo mund te sjell qe edhe gjate nje aktiviteti fizik apo edhe ne rast se ju djersisni mund te ndodh qe te perjetoni panik.
    Asgje nga keto nuk duhet t'ju shqetesoj sepse sikunder e kam permendur edhe me siper te gjitha keto simptoma jane nje reagim i organizmit ndaj pergjigjes perballje-ikje, si rezultat nuk jane aspak te demshme per organizmin tuaj. Ne momentin qe ju do te ndergjegjesoheni se keto simptoma nuk jane te demshme atehere ju nuk do te perjetoni me atake paniku.


    Ushtrime si mbajtja e frymes 30sek ose sa te keni mundesi gjate momenteve qe perjetoni ankth si dhe relaksim i muskujve 60sek ju bejne mire.

    Te gjitha ato medikamente qe kam nenvizuar me te kuqe nuk duhet ti perdorni absolutisht, asnje lloj qetesuesi.

    Persa i perket medikamenteve si: xanax(alprazolam), tavor, rivontril, si dhe Elpram, citalopram, Escitalopram jane benzodiazepina te cilat futen ne grupin e SSRI evolutive ose me shqip jane medikamente qe ndihmojne dhe rregullojne shqetesimet e humorit te ankthit, e shume te tjera. Jane te rekomandueshme gjithmone me konsulten e psikiatrit per te luftuar simptoma te lehta depresive si dhe ērregullime te panikut. Dozat e rekomandueshme jane 20-40mg. Jane nder medikamentet me te fundit dhe rrjedhimisht me me pak efekte anesore se ēdo medikament tjeter. Keto medikamente mund te japin rezultate te dukshme pas 15-20 diteve. Nje permiresim i dukshem ne me pak se 15-20 dite vjen si rezultat i "efektit placebo".

    Gjithe te mirat.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e doublex
    Anėtarėsuar
    29-04-2009
    Postime
    20
    J@mes faleminderit per informacionin.
    Pas fillimit te marrjes se ilaqeve dhe keshillave nga psikologu kam filluar te jem me i qete.Por problemi eshte se tani me ka kaluar ne dhimbje koke te vazhdueshme por ne pjese te ndryshme te kokes dhe me intensitet te ndryshem ne momente te ndryshme gje qe me shqeteson por me pak se rrahjet e zemres dhe po mesohem.Doja te te pyesja nese mund te merrem normalisht me aktivitet fizik si vrap,ushtrime gjimnastikore etj.dhe a ndikojne per mire po te merrem me aktivitet fizik?
    Faleminderit per gjithcka J@mes.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anėtarėsuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    Citim Postuar mė parė nga doublex Lexo Postimin
    Une jam 20 vjec por ai mendim me ka ndjekur gjithmone gjate jetes ne ambiente mbytese apo kur nuk kishe energji elektrike,por kisha kohe qe nuk e mendoja se sa here i futesha atij mendimi kisha frike se mund te me linte ndonje pasoje ne sistemin nervor dhe sot ne moshen 20 vjec ma dha me nje takikardi me duket se quhet(rrahje shume e shpejt e zemres)por per kardiologun nuk ka probleme.Por qe ate dite cdo dite mbaj mendjen here te pulsi e here tek dhimbja e kokes.Kerkoj mendimin e nje qe mund te kete kaluar stres te nje shkalle qe po e kaloj une dhe te me tregoj se si e ka kaluar?
    po pse mor cun, 20 vjec dhe me keto mendime!!

    Do te kaloj ne depresion dhe do behesh me te meta mendore , mos ma merr per keq.
    Ndoshta dashuria te ndryshon, te ben ta shohesh jeten me bukur...dashurohu njeher me naj femer se mbase s'do mendosh me keshtu...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eve : 20-10-2009 mė 09:05
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  12. #32
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar mė parė nga doublex Lexo Postimin
    J@mes faleminderit per informacionin.
    Pas fillimit te marrjes se ilaqeve dhe keshillave nga psikologu kam filluar te jem me i qete.Por problemi eshte se tani me ka kaluar ne dhimbje koke te vazhdueshme por ne pjese te ndryshme te kokes dhe me intensitet te ndryshem ne momente te ndryshme gje qe me shqeteson por me pak se rrahjet e zemres dhe po mesohem.Doja te te pyesja nese mund te merrem normalisht me aktivitet fizik si vrap,ushtrime gjimnastikore etj.dhe a ndikojne per mire po te merrem me aktivitet fizik?
    Faleminderit per gjithcka J@mes.
    pse ke frike nga vdekja ti?

    kerce, vallzo 5-10min ne dite baraz me vrapin dhe gjimnastiken bashke. do shikosh cfare ndryshimi do kesh mbas nje muaji.

    harrova, muzika e dance te jete dicka e qeshur dhe mos harro te shikosh humor, portokalline ne vecanti. ushqimi perime dhe fruta. ha vetem peshk, mos ha mish, sallam etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tvsh : 20-10-2009 mė 09:14

  13. #33
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Ervisa, ē'lidhje ka shqetesimi qe ka ky djale me depresionin e aq me teper me te metat mendore. Kur nuk e keni haberin se ēfare kuptimi kane termat qe perdorni eshte me mire mos te shkruani.

    Citim Postuar mė parė nga doublex Lexo Postimin
    J@mes faleminderit per informacionin.
    Pas fillimit te marrjes se ilaqeve dhe keshillave nga psikologu kam filluar te jem me i qete.Por problemi eshte se tani me ka kaluar ne dhimbje koke te vazhdueshme por ne pjese te ndryshme te kokes dhe me intensitet te ndryshem ne momente te ndryshme gje qe me shqeteson por me pak se rrahjet e zemres dhe po mesohem.Doja te te pyesja nese mund te merrem normalisht me aktivitet fizik si vrap,ushtrime gjimnastikore etj.dhe a ndikojne per mire po te merrem me aktivitet fizik?
    Faleminderit per gjithcka J@mes.
    Mos u shqeteso doublex!

    Dhimbjen e kokes e keni prej atyre medikamenteve. Gradualisht do te mesohesh, por mos e nderpre kete kure. Marrja e atyre ilaēeve me kalimin e kohes duhet te vi gradualisht duke zbritur. Pra, nese pas 1 muaji ti e ndjen veten me mire atehere ul sasine e medikamenteve. Kjo gje normalisht do konsultuar edhe me psikologun.
    Efektet qe mund te kesh nga keto ilaēe perveē dhimbjes se kokes mund te jete edhe te perzierit (sikur te vjen per te vjelle).

    Ti mund te zhvillosh ēdo lloj aktiviteti fizik. E rendesishme eshte qe keto aktivitete te zhvillohen ne vende te hapura dhe me ajer te paster (p.sh. nga liqeni). Nje aktivitet fizik si (p.sh. vrapi) duhet te shoqerohet paraprakisht me gjimnastike/nxehje te trupit. Me rendesi do ishte degjimi i muzikes (me kufje) gjate vrapit/gjimnastikes. Kjo do te ndihmonte perveē te tjerash edhe ne heqjen e vemendjes nga degjimi i frymemarrjes tende. Ditet e para duhet te shoqerohen me disa ndalesa dhe distanca do mund te rritet me kalimin e kohes. Keto pika besoj se jane te qarta dhe te vlefshme per cilindo nga ne.
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-03-2009
    Postime
    28
    pershendetje doubleks..e shohe te arsyeshme te te jap nje keshille qe e kam nga pervoja personale. Kam jetuar 2 vjet me friken e vdekjes qe une e quaja fobi { nga vdekja ne cdo moment} por ja qe jetoj ende.... me stres , me depresion , tahikardi, frymem. te renduar, me barna antidepresiv, qetesues etj. etj...
    Kur ia tregova nje shoqes time kete frik, ajo e di cka me tha; e cili njeri ne bote e ka ditur kur do te vdes .Prej ateher filloi gradualishte te me kaloj frika...mundohu gjeje momentin

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    perpara se te kerkosh nje shkak psikologjik , duhet te heqesh nje shkak organik
    Nuk e di a ne ke bere nje analise te gjendrave, te dozosh vitaminat ne gjak , apo ne fund tte fundit te matesh tensionin .
    di si eshte puna e ketyre mjekeve, kur nuk i gjejne shkakun e dickaje thone se te vjene nga nervat.
    Dhe nje tjeter precizim, neurologu nuk eshte sinonim me psikiatrin.
    Keto qe thua mund te jene edhe kriza tetanie, dhe duhet dozuar calciu.
    Me fal thashe vetem nje ide, po hiqem edhe une sikur te jeme specialiste
    Gjetshe rehatine

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>>Ah sa veshtire eshte te flasesh per kete teme. Do me kishte pelqyer te flisnim por jo ne keto rrethana kur dikush po kerkon ndihme. Kjo me frenon pak ne ate qe dua te them.
    >Gjithsesi dy fjale po ja them dhe une ketij djali.
    1 - Duhet te kuptosh qe stresi pra ky shqetesim i tepruar eshte shume shkaterrues. Aq shume sa alternon funksionin normal te trupit, ndikon ne rrahjet e zemres, shkarkime helmesh ne gjak ne menyre te pavullnetshme etj.
    2 - Duhet te kuptosh qe bota ka ekzistuar pa ty dhe do vazhdoje te jete edhe pa ty. Kjo nuk kuptoj pse te shqeteson. Nese ti don qe te jesh qendra e kesaj bote une te keshilloj ta braktisesh kete mendim se nuk eshte as normale, as fisnike dhe as i dobishme per ty ne vecanti.
    3 - Me sa kuptova ty te mungon pergjigja. Tani po ta shpjegoj pse.
    Ty te duket sikur je qendra dhe po te mos jesh ti ..... mungon pergjigja pastaj. Ne pozicionin qe e sheh ti boten ke te drejte , ashtu duket. Por kendveshtrimi eshte gabim. E verteta nuk eshte kjo. Ti nuk je gje tjeter vecse nje shpirt qe nuk vdes, brenda nje trupi qe vdes, i cili si shume te tjere pa deshiren e tij ka ardhur ne kete bote perkohesisht. Kjo bote nuk eshte gjithcka pra me largimin nga ketu nuk mbaron gjithcka. Per kete te jesh i sigurt. Ndersa per sa i perket konceptimit te botes pa ty mundohu ta shohesh me kete kendveshtrim. Kjo bote po e luan funksionin per te cilen u krijua. Te priti ty dhe po te jep gjerat e domosdoshme per ta mbajtur trupin tend ne jete.
    4 - Nese i kuptova te gjitha keto atehere mundohu te jesh i mire e i drejte dhe ajo frika jo vetem nuk do kthehet por do jesh edhe i lumtur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga VOLSIV : 30-10-2009 mė 15:59
    La verita' ti rendera' libero!

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anėtarėsuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    659
    Citim Postuar mė parė nga doublex Lexo Postimin
    Frika me e madhe ne jete per mua eshte vdekja.
    Para nje muaj isha duke ecur ne autobus dhe po mendoja per vdekjen dhe jeten pa mua dhe pas nje gjysem kalova nje rrahje te shpejte te zemres dhe shkova ne urgjence.Qe atehere e kam kaluar disa here momente rrehje te shpejta zemre dhe kam shkuar disa here ne urgjence.Kam akoma frike se mund te vdes.
    Sa here trembem nga dicka kontrolloj zemren dhe koken se kam frike nga ndonje rrjedhje gjaku ne tru.Zemra me ka dale shume mire por perseri kam frike.Psikiatri dhe neorologu me ka thane se e ke nga stresi dhe do te kaloj por une perseri kam frike.Ato me thone se nuk vdes nga stresi.Si mund ta kaloj?Kerkoj ndihme te menjehershme?Faleminderit per mirekuptimin.
    Pershendetje doublex! Ne radhe te pare ju pergezoj per kurajon qe keni duke shkruar dhe kerkuar ndihme per problemin tuaj,jo te gjithe gjejne kurajon per ta bere kete.Sepse per cdo semundje dhe shqetesim hapi i pare drejt sherimit eshte pranimi ne vetvete qe kemi nje problem dhe vetdija qe nuk mund ta zgjidhim te vetem pa ndihmen e dikujt.Ne rastin tuaj ndihmen kryesore mund ta keni nga specialistet ,psikiater dhe psikolog megjithate dhe dikush nga antaret e forumit mund t'ju ndihmoj moralisht me ane te eksperiencave personale.Une mendoj se problemi kryesor juaji nuk eshte frika nga vdekja ,ajo eshte nje nga rrjedhojat e problemit tuaj qe per mendimin tim eshte i ngjashem me atak paniku .Pervec terapise mjeksore qe eshte e padiskutueshme ne keto raste nje faktor tjeter ndihmues eshte impenjimi i kohes, ne c'kuptim me teper jeni i zene me aktivite te ndryshme me pak mendoni per semundjen dhe problemet qe sjell ajo,dicka tjeter mundohuni te rrini sa me pak vetem sepse shoqeria te jep siguri .Kini besim se do kaloje ,mos u shkurajoni .Ju pershendes dhe njehere dhe ju uroj gjithe te mirat!

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga tvsh Lexo Postimin
    pse ke frike nga vdekja ti?

    kerce, vallzo 5-10min ne dite baraz me vrapin dhe gjimnastiken bashke. do shikosh cfare ndryshimi do kesh mbas nje muaji.

    harrova, muzika e dance te jete dicka e qeshur dhe mos harro te shikosh humor, portokalline ne vecanti. ushqimi perime dhe fruta. ha vetem peshk, mos ha mish, sallam etj.
    Tamam.dhe te mos mendoje fare.Ta marri ashtu sic ti vije se ndryshe perfundon tek parapsykolloget,po qe shqiptar(e) mos e dhente zoti.
    Mendimi im.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  19. #39
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    pluhur jemi...

  20. #40
    ღ♥ aNtipatrea ♥ღ Maska e Albela
    Anėtarėsuar
    16-05-2006
    Vendndodhja
    mEs iLuzionesh te hUmbura
    Postime
    2,718
    Citim Postuar mė parė nga doublex Lexo Postimin
    jo nuk kam pare njerez te vdekur bile para se te semuresha shihja filma horror pa problem,shihja duke vrare kafshe pa problem por problemi eshte se nuk mund ta konceptoj boten pa mua dhe me duket se une jam qendra e gjithckaje dhe kur te vdes une ????????????????kjo pikpyetje me ka semure.Dhe tani jam fiksuar pas cdo dhimbje qe ndjeje,trembem shpejt(gje qe nuk ndodhte me pare).Faleminderit per keshillat se po ndihmon ta kaloj pak.
    Te. Mendosh se cdo ndodh kur mos te jesh ti esht e kot bota do vazhdoj te rrotullohet
    Po njesoj. Sic rrotullohej kur ti skishe lind e thjesht apo jo ?!
    Ne moshen tende duhet te mendosh per te ardhmen si do ta shijosh jeten si do ta ndertosh jo cdo behet kur ti do vdesesh
    Do mbyllesh syt dhe sdo shohesh me pas sje as i pari as i fundit
    Ji pozitiv dhe shijoje jeten ne maksimummmmmmm
    La Femme est le Chef-d'0euvre de Dieu
    sur tout quand elle a
    le Diable au corps...
    ✿⊱╮✿⊱╮ ✿⊱╮

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •