Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 35
  1. #1

    Nderkombetaret: Opozita te pranoje zgjedhjet, te hyje ne parlament



    Nga Express mė 10.10.2009 nė ora 17:24
    Sipas Komisionit Europian, Shqipėria merr note kaluese pėr zgjedhjet e pėrgjithshme te qershorit, vlerėsohet zbatimi i Marrėveshjes se Stabilizim Asocimit, por pika te dobėta ne vend mbeten korrupsioni, shteti ligjor, pavarėsia e gjyqėsorit dhe ajo e institucioneve shtetėrore, si dhe administrata.

    Kėshtu pėrmblidhet progresi i Shqipėrisė ne projekt-Strategjinė e Zgjerimit. Dokumenti, i shoqėruar me raportet e detajuara, evidenton ēdo vit ecurinė e vendeve te Ballkanit dhe i drejtohet 27 shteteve anėtare te BE-se pėr vlerėsim.

    "Shqipėria ka bere progres ne reformat kyēe politike. Zgjedhjet e qershorit 2009 plotėsuan pjesėn me te madhe te standardeve ndėrkombėtare, por me shume pėrpjekje nevojiten ndaj parregullsive te vėrejtura", thuhet ne dokumentin e brendshėm te Komisionit Europian.

    Marrėveshja e Stabilizim Asocimit, qe pėrbėn bazėn e marrėdhėnieve Shqipėri-BE, vlerėsohet te jete zbatuar pa pengesa.

    Pas pjeses pozitive, radha ju vjen sfidave me te cilat pėrballet vendi.

    "Shqipėria duhet te beje progres, ne veēanti ndaj shtetit ligjor sidomos pėr luftėn ndaj korrupsionit, sikundėr pėrsa i takon funksionimit te duhur te institucioneve shtetėrore, e ne mėnyrė te posaēme pėr pavarėsinė e gjyqėsorit. Kapacitetet administrative kėrkojnė pėrforcim te mėtejshėm", vlerėson ne mėnyrė te pėrmbledhur Komisioni Europian.

    Ne Projekt-strategji vėrehet paqartėsia e hasur ne lidhje me aplikimin e Shqipėrisė pre statusin kandidat, pėr shkak te zvarritjes se deritanishme nga Kėshilli i BE-se.

    Pėr kėtė, renditen disa formulime te ndryshme te cilat qėndrojnė pezull pėr momentin, pėr shkak te mosmarrjes se vendimit nga vendet antare. Gjithesesi Komisioni shpreh gatishmėri pėr te nisur pėrgatitjen e opinionit pėr Shqipėrinė, sapo Kėshilli t'i adresoje kėtė mandat.

    Per liberalizimin e vizave, Komisioni thekson se do te paraqesė propozimin e tij ne mes te 2010, nėse Shqipėria do te ketė plotėsuar kushtet. /tch/

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    SHBA-BE: Shtate arsyet pse PS duhet te hyje Ne Kuvend

    Rozeta Rapushi
    E Merkure, 14 Tetor 2009

    Asambleja Parlamentare e OSBE tha dje se Shqiperia e kaloi testin me 28 qershor, teksa ka renditur dhe shtate arsyet se perse PS duhet te hyje ne Kuvend. Konkluzioni final, ne takimin e zhvilluar ne shtetin fqinj ishte se zgjedhjet ishin te lira, te ndershme dhe ne rrugen e drejte te nje demokracie te plote. Zgjedhjet shenuan nje progres domethenes politik, dhe rriten kredibilitetin e vendit, teksa e kane cilesuar pjesemarrjen e socialisteve ne Kuvend, si nje detyrim ndaj elektoratit, i cili i ka votuar. Keshtu, opozita shqiptare, u kritikua ashper nga drejtuesit e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, per bojkotin e vazhdueshem te Kuvendit. Ne mbledhjen e zhvilluar dje, ne Athine, Komiteti Drejtues i Asamblese se OSBE-se, analizoi zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit ne Shqiperi, duke i quajtur ato zgjedhje demokratike. Njeheresh e keshilloi opoziten t'i rikthehet jetes parlamentare per te vijuar me reformat. Zevendes Presidenti i kesaj Asambleje, Uolfgang Grossruck, u shpreh se konkluzioni i OSBE-se mbi zgjedhjet ne Shqiperi, ishte se ato ishin te lira, te ndershme dhe ne rrugen e drejte te nje demokracie te plote. Ne keto kushte, Grossruck, tha se eshte per te ardhur keq qe opozita nuk po merr pjese ne Parlament. "Pjese e pjekurise demokratike eshte edhe te pranosh rezultatin e zgjedhjeve dhe shpresoj qe partia e opozites, te marre sa me shpejt pjese ne Parlament. Kjo eshte e vetmja rrugedalje per te zhvilluar me tej demokracine", u shpreh ai. Po keshtu, Kryetari i Delegacionit te Italise ne Asamblene Parlamentare te OSBE-se, Ricardo Migliori, duke komentuar zgjedhjet e 28 qershorit, u shpreh se ato ishin me te mirat, nga pikepamja organizative, te zhvilluara ndonjehere. "Do te thosha pra, nje hap domethenes nga pikepamja politike, pasi kredibiliteti i Shqiperise u rrit, cka eshte shume e rendesishme, vecanerisht ne kete moment te integrimit te Shqiperise ne Evrope", u shpreh Migliori. Ne keto kushte, ai i sugjeroi opozites shqiptare, qe te verifikoje rezultatet e vezhgimit te OSBE-se, Keshillit te Evropes si dhe te Parlamentit Evropian, sepse sipas ketyre institucioneve, zgjedhjet ne Shqiperi ishin te lira dhe te drejta. "Une shpresoj qe me ne fund, gjithcka te hyje serish ne dialektiken demokratike, pasi eshte e drejte e detyrueshme per opoziten te perfaqesoje qytetaret shqiptare qe e kane votuar. Qytetaret kane votuar partine e kryeministrit Berisha, per partine, qe se bashku me kryeministrin Berisha qeveris Shqiperine, por jo pak prej tyre kane votuar edhe per Partine Socialiste dhe keta qytetare duhen perfaqesuar", theksoi ai. Nje tjeter anetar i Asamblese Parlamentare te OSBE, perfaqesues i Zvicres, Miesch nenvizon faktin se pavaresisht perballjes per here te pare me nje sistem te ri zgjedhor, Shqiperia e kaloi testin per zgjedhje demokratike. Kritika ndaj se majtes, qe po qendron jashte Kuvendit, u bene edh nga anetari i Kongresit Amerikan, Alcee Hastings. Sipas tij, nese do ta vinte veten ne postin e kreut te opozites shqiptare, do te kishte hyre ne Kuvend. Hastings theksoi se Shqiperia po maturohet shpejt dhe PD e LSI po bashkohen e po behen me pragmatiste ne qendrimin e tyre politik, dhe besoj qe ky eshte nje tregues i shendetshem per demokracine ne Shqiperi.



    Kundershtimi

    Anetaret e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, leshuan lume kritikash ndaj bojkotit te opozites ne Kuvend. Sipas tyre, zgjedhjet e 28 qershorit ishin te lira dhe te ndershme dhe socialistet duhet te hyjne ne Kuvend.


    SHBA: Vleresojme bashkeqeverisjen

    PD-LSI, nje demokraci e shendetshme


    Anetari i Kongresit Amerikan, Alcee Hastings, vleresoi bashkeqeverisjen mes Partise Demokratike dhe asaj te Levizjes Socialiste per Integrim. Ne mbledhjen e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Hastings, tha se fakti eshte qe zoti Berisha, se bashku me zotin Meta, munden te krijojne nje koalicion, besoj se eshte tregues i nje demokracie te shendetshme. Sipas tij, koalicioni i sotem qe drejton vendin duhet te vazhdoje te ruaje vemendjen e komunitetit nderkombetar, i cili eshte i fokusuar per te ndihmuar Shqiperine qe te behen hapa te metejshem perpara. Kongresmeni amerikan, kritikoi ashper bojkotin e opozites ne Kuvend, duke theksuar se deputetet socialiste, duhet te marrin pjese ne seancat plenare dhe ne jeten aktive ne Kuvend.


    Uolfgang Grossruck (Austri)

    "Une raportova gjate takimit ne Athine per zgjedhjet ne Shqiperi dhe jam shume i kenaqur per raportin, sepse ne beme nje raport te perbashket nga OSBE, Asambleja Parlamentare dhe ODIHR. Dhe rame plotesisht dakord per rezultatin e zgjedhjeve dhe vleresimin e tyre. Konkluzioni yne eshte se zgjedhjet ishin te lira dhe te ndershme dhe ne rrugen e drejte te nje demokracie te plote. Eshte per te ardhur keq qe opozita nuk po merr pjese ne Parlament. Pjese e pjekurise demokratike eshte edhe te pranosh rezultatin e zgjedhjeve, dhe shpresoj qe partia e opozites te marre sa me shpejt pjese ne parlament. Kjo eshte e vetmja rrugedalje per te zhvilluar me tej demokracine".


    Ricardo Migliori (Itali)

    "Zgjedhjet ne Shqiperi, sipas mendimit te OSBE, ishin me te mirat nga pikepamja organizative. Nje hap domethenes nga pikepamja politike, pasi kredibiliteti i Shqiperise u rrit, cka eshte shume e rendesishme, vecanerisht ne kete moment te integrimit te Shqiperise ne Evrope. Shpresoj qe drejtuesit e opozites shqiptare te verifikojne rezultatet e vezhgimit tone, te KE, te Parlamentit Evropian, pasi sipas mendimit tone, zgjedhjet ne Shqiperi ishin te lira e te drejta. Une shpresoj qe, me ne fund, gjithcka te hyje serish ne dialektiken demokratike, pasi eshte e drejte e detyrueshme per opoziten, te perfaqesoje qytetaret shqiptare qe e kane votuar".


    Alcee Hastings (SHBA)

    "Fakti eshte qe zoti Berisha, se bashku me zotin Meta, munden te krijojne nje koalicion, besoj se eshte tregues i nje demokracie te shendetshme. Nuk do te kishte qene ky qendrimi im, po te kisha qene une lideri. Per sa me perket mua, une po pres zgjedhjet e ardhshme pas kater vitesh! Shqiperia ka nje ndikim substancial ne rajon, dhe pikerisht ketu, qendron ajo qe une besoj se eshte "xhevahiri i fshehur" i asaj qe sjell pjekuria e procesit elektoral. Ne kete kontekst jam shume i kenaqur per hapat pozitive qe u kryen. Ka pasur natyrisht, mangesi qe mbeten per t'u zgjidhur ne zgjedhjet e ardhshme dhe jam i bindur qe do te kete permiresime".

    Koha Jone

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    "S’ndikohemi nga ultimatume tė huaja”

    Ilir Kadia/ BBC

    Kryetari i Asamblesė sė PS-sė, Gramoz Ruēi, del kundėr thirrjeve tė ndėrkombėtarėve qė opozita tė jetė pjesė e Kuvendit. Apeli i fundit i kreut, i bėrė nga kreu i Senatit kanadez, nuk ėshtė pritur mirė nga Ruēi, i cili ka deklaruar se “ka perėnduar koha e Shqipėrisė qė mendonte se ēfarė thotė njeri apo tjetri”.
    Pėrse duhen mbėshtetėsit e tyre tė hedhin firma nė letėr, ndėrkohė qe mjafton iniciativa e njė deputeti nė Kuvendin e Shqipėrisė?
    Mė vjen edhe pėr tė qeshur edhe pėr tė qarė me interpretimin qė ka bėrė Kryetarja e Kuvendit, e cila e paska mėsuar rregulloren qė paska tė drejtė njė deputet qė tė marrė njė iniciativė ligjore dhe kėtė nuk e di opozita, pra PS. Nuk ėshtė thjesht punė mundimi apo mosnjohje, por nisma ka njė pėrmbajtje mė tė thellė se kush ėshtė pronari i kėsaj vote. Ne nuk po mundojmė njeri, ėshtė elektorati shqiptar ai qė do tė dijė e tė lexojė se ku shkoi vota e tij. Zonja Topalli le tė marrė nismėn apo tė deklarojė qė maxhoranca qė ajo pėrfaqėson ėshtė e gatshme tė bėj transparencėn pėrpara kėtyre qytetarėve.
    Zoti Rama ėshtė shprehur pėr njė bojkot tė mundshėm tė zgjedhjeve tė pjesshme tė 15 nėntorit, i ka quajtur ato “farsė”, ndėrkohė qė ka thėnė se vendimin pėr to do ta marrė forumi kryesori i PS-sė, pra Asambleja qė ju drejtoni. Cilat janė gjasat pėr vendimin tuaj?
    Brenda kėsaj jave PS do tė zhvillojė dy aktivitete tė rėndėsishme, siē ėshtė mbledhja e Kryesisė dhe mbledhja e Asamblesė Kombėtare. Nė kushtet qė kemi tė bėjmė, aspak me njė reflektim, por pėrkundrazi njė qėndrim tepėr tė ngurtė dhe aspak premtues tė maxhorancės, sigurisht qė veprimeve politike tė PS-sė nuk i mbetet alternativė tjetėr vetėm t’i pėrshkallėzojė ato.
    Kreu i senatit kanadez, por mė parė edhe mjaft ndėrkombėtarė tė tjerė kanė pėrsėritur qėndrimin e tyre qė opozita tė zėrė vendet e saj nė Parlament...?

    Ju lutem mendojeni zonjėn Topalli nė Kanada sikur ajo t’i bėnte thirrje apo t’i jepte mend opozitės atje. Ka perėnduar koha e Shqipėrisė qė mendonte se ēfarė thotė njeri apo tjetri, kėshtu qė tė gjitha mediat nė dispozicion tė maxhorancės aktuale trumbetonin me tė madhe se ēfarė tha mysafiri kanadez. Demokracia, liria e fjalės, liria e pronės qė ndėrkombėtarėt na i kanė mėsuar kėtu e 20 vjet mė parė, tashmė janė pronė edhe e shqiptarėve, kėshtu qė ne nuk mund tė ndikohemi nė shprehje, kėrkesa, apo ultimatume tė tilla, tė kujtdo qofshin ato.

    Ju keni protestėn e radhės nė Berat, si ėshtė gjeografia e protestės tuaj?
    Gjithė Shqipėria do tė jetė nė pėrshkallėzim tė protestave dhe nė kėrkim tė atyre kushteve qė opozita shqiptare ka shtruar. Nėse kėto kushte nuk realizohen, ne nuk futemi nė Parlament, sepse kemi 20 vjet qė bėjmė zgjedhje, 20 vjet me standarde tė parealizuara dhe me shkelje tė pėrsėritura.


    ****************** ************ *******************

    Po ēfare Grossrukut apo kryeparlamentarit kanadez, na kena Gramoz Selam Musa Rruēin qi s'ka burre nene me i thane "kthehu ne parlament".

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anėtarėsuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Edi Rama shmang raporterėt e KE-sė

    Kryetari socialist Edi Rama ka shmangur takimin me raporterėt e Kėshillit tė Evropės nė Tiranė. Pėrmes njė letre dėrguar dy raporterėve, Rama u shpjegon pamundėsinė e tij pėr tu takuar me ta, tė cilėt sapo kanė nisur takimet me personalitetet e larta tė politikės shqiptare. Sipas Ramės, pamundėsia e takimit me raporterėt vjen pėr shkak tė angazhimit tė tij pėrmes njė axhende tė ngjeshur jashtė vendit. Dje paradite kryetari socialist ka qenė nė Tiranė, ku ka bėrė dhe deklarata publike, ndėrsa pasdite, si nga bashkia ashtu dhe nga selia e Partisė Socialiste, nuk konfirmohet ikja e tij jashtė shtetit.

    Kreu socialist ka caktuar Eduard Shalėsin dhe Ditmir Bushatin qė tė presin nė selinė rozė dy raporterėt, tė cilėt sipas njė axhende tė caktuar ditė mė parė kanė nisur takimet nė Tiranė. Por duket se letra e Ramės nė adresė tė tyre ka bėrė qė nė takim tė paraqitet vetėm njėri prej raporterėve, David Wilshire, ndėrsa Jaakko Laakso nuk ishte i pranishėm nė kėtė takim. Bushati mėsohet se ka informuar raporterin Wilshire pėr situatėn politike nė vend, standardet e arritura nė zgjedhjet e 28 qershorit, por dhe zhvillimet e ditėve tė fundit. Raporteri ka dashur tė dijė mė shumė rreth shkaqeve qė ēuan PS nė bojkotin e Parlamentit pas krijimit tė qeverisė sė re tė dalė nga zgjedhjet, ndėrsa nuk ka shprehur asnjė qėndrim rreth zhvillimeve mes maxhorancės dhe opozitės. Ndėrsa deputeti tjetėr socialist, ish-nėnkryetari i Bashkisė Tiranė, Eduard Shalėsi ėshtė pėrqendruar nė informimin e tij rreth raporteve mes pushtetit qendror dhe atij lokal, veēanėrisht nė atė qė socialistėt e konsiderojnė cenim tė autonomisė sė pushtetit vendor.

    Nė funksion tė kėtij shqetėsimi, tė zgjedhurit socialistė nė pushtetin vendor, kryesisht bashkitė kryesore tė vendit, kanė dėrguar njė material tė hollėsishėm nė Bruksel, ku informojnė rreth ndėrhyrjeve tė vazhdueshme tė Qeverisė nė kompetencat dhe tė drejtat e pushtetit lokal. Dje pasdite, nė vazhdim tė takimeve tė ngjeshura qė dy raporterėt po zhvillojnė me faktorė tė ndryshėm politikė nė Tiranė, janė takuar dhe me drejtuesit e delegacionit parlamentar shqiptar nė Asamblenė Parlamentare tė KE-sė, kryetarin e kėtij delegacioni Ilir Rusmali dhe nėnkryetarin, Kastriot Islami.

    Dy ditė mė parė, Presidenti i Kongresit tė Autoriteteve Lokale dhe Rajonale nė KE, Ian Mikalef, i kėrkon opozitės tė heqė dorė nga bojkoti dhe t’i kthehet dialogut me maxhorancėn. “Mendoj se demokracia nuk ėshtė tė bojkotosh atė qė ėshtė proces demokratik. Gjėja e duhur nė demokraci ėshtė dialogu. Siē e kam thėnė edhe mė parė, unė i inkurajoj partitė politike tė hyjnė nė dialog, por nuk ėshtė pritur pėr mirė. Nėse ka ndonjė bojkot tė ndonjė procesi demokratik, ne kemi rėnė dakord me qeverinė se do tė ftohemi si kongres pėr tė monitoruar zgjedhjet e ardhshme, jo sepse kemi ndonjė dyshim pėr procesin politik nė kėtė vend, por sepse duam tė jemi kėtu pėr tė parė mėnyrėn e mbajtjes sė zgjedhjeve”, u shpreh zyrtari i lartė i Kėshillit tė Evropės. Kėtė deklaratė Ian Mikalef e bėri nė aeroportin “Nėnė Tereza” nė pėrfundim tė vizitės dhe takimeve tė tij me personalitetet e larta tė politikės shqiptare.

    Panorama

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anėtarėsuar
    17-09-2009
    Postime
    165

    Pack: Rama po bėn lojėn e tij personale

    Eurodeputetja gjermane, Doris Pack i kėrkoi Partisė Socialiste tė mos vazhdojė lojėn personale tė kryetarit tė saj, Edi Rama por tė shkojė nė Kuvend. Nė njė prononcim pėr mediat ajo tha se: “Ne jemi tė kėnaqur, pasi mund tė themi qė gjėrat po shkojnė mirė. Kemi njė problem, qė opozita nuk ėshtė duke luajtur rolin e duhur. Unė mund tė pėrsėris sėrish apelin pėr socialistėt, qė tė kryejnė detyrėn e tyre pasi votuesit qė i kanė zgjedhur, i kanė zgjedhur pėr tė punuar nė Parlament. Ata nuk duhet tė dėgjojnė dikė qė nuk ėshtė anėtar i Parlamentit, qė nuk ėshtė zgjedhur dhe qė po luan lojėn e tij personale”, tha Pack. Sipas saj: “zoti Rama po luan lojė personale, nė vend qė tė pėrkujdeset pėr zgjedhjet nė Shqipėri. Zgjedhjet kanė qenė korrekte, ne jemi njohur me raportin e ODIHR dhe mendoj, se zoti Rama nuk mund tė ketė mė shumė njohuri nė kėtė aspekt. Unė mendoj, se ai duhet tė ndalojė, pasi ai e bėn pėr motive egoiste, dhe kjo s’ėshtė korrekte. Njerėzit nuk e meritojnė kėtė qėndrim tė opozitės”.

    Panorama

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ala ke ura doris paku..
    kujton se po ben loj personale edvinua..e se e ngrata ps eshte ndryshe nga ai..
    ps-ja moj doris pakja eshte nje falange ku ku te hedhc mollen mbi nje edvin do te bjere.. njeri me i qelbur se tjatri..
    edvini eshte nje nga ata..
    pse edvini e meson doklen te vej ne tynel.. e te mballose .. apo mbeti erioni te mesoje nga edvini..
    jo mo jo..
    nje jan ata..
    pse edvini e mesoj filip cakulin si te mesoje mata harren nga fshatrat e burrelit te beje role kur.vash..
    e kan vet ata ne gene.. maskarallekun.. e pra edvini eshte kryetari i atyre qe jan dakort me edvinin nga mengjezi deri ne darke..
    te ishte i vetem edvini kish marre vetem 5 vota.. te mamase te ficos te rudines e te gjeraqines.. po themi.. mirpo ai votohet qe nga saranda der ne has.. nga kopliku der ne manalas..
    pra jan shume kjo ushtria e qelbanikve..
    vetem ne forum jan mbi 30 mije.. qe ngordhin per edin e tyre te dashur.. mamerisht e baberisht e gjysherisht..
    apo jo.. oj saure..
    lol

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Rezoluta e PE: Opozita duhet te jete ne Kuvend

    E Enjte, 26 Nentor 2009

    Bashkimi Europian ka percuar nje sinjal inkurajues per zgjerimin me vendet e Ballkanit gjate debatit lidhur me strategjine e zgjerimit te kesaj organizate, te zhvilluar ne seancen plenare te Parlamentit Europian ne Strasburg. Ministri i Jashtem suedez, Carl Bildt ka thene, se nese BE i mbyll deren vendeve te Ballkanit, do t'i hapen dyert forcave te erreta ne rajon dhe kete Bashkimi Europian nuk mund ta toleroje. Duke renditur arritjet gjate presidences suedeze me vendet e rajonit. Carl Bildt eshte shprehur entuziast lidhur me ecurine e aplikimit te Shqiperise dhe Malit te Zi: Carl Bildt, Ministri i Jashtem i Suedise

    "Ne kemi pranuar aplikimin e Malit te Zi dhe Shqiperise dhe shpresoj, qe ata do te marrin pergjigjjen e opinionit te Komisionit Europian per nje vit." Gabriele Albertini, Kryetari i Komisionit te Jashtem ne PE "Kerksesa e Shqiperise, Malit te Zi dhe Islandes tregon, se Bashkimi Europian ka ende forcen teheqese per te thithur shtete te reja".

    Ceshtje tjeter inkurajuese, eshte se Carl Bildt ka nxjerre ne pah edhe vullnetin e shteteve anetare, qe Shqiperia dhe Bosnja t'i bashkangjiten bllokut te listes se bardhe se vendeve qe perfitojne nga heqja e vizave, sa me shpejt te jete e mundur, gje qe komisioneri Olli Rehn e ka perforcuar ne fjalimin e tij: Olli Rehn, Komisioneri pergjegjes per Zgjerimin

    "Po e shnderrojme endrren e qytetareve te Maqedonise, Serbise dhe Malit te Zi ne realitet duke realizuar liberalzimin e vizave. Shpresojme qe te bejme te njejten gje per Shqiperine dhe Bosnjen vitin e ardhshem, kur ato te mbushin kushtet". Nderkohe qe eurodeputetet jane shprehur te gjithe ne favor te perspektives se qarte anetaresimit per Ballkanin ne BE, ata jane thellesisht te ndare kur behet fjale per anetaresimin e Turqise. Projekt-rezoluta do te votohet neser ne seancen plenare.



    Duke riafirmuar perkushtimin ndaj procesit te zgjerimit te Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perendimor, Komiteti i Puneve te Jashtme ne Parlamentin Europian ka pregatitur nje rezolute mbi strategjine e zgjerimit qe do te debatohet ne seancen plenare te pasdites. Persa i perket Shqiperise ne draftin e perpiluar nga eurodeputeti Gabriele Albertini vleresohet progresi i Shqiperise qe pas raport progresit te fundit, ne vecanti ne fushen e dokumentave te identitetit dhe ne permiresimin e kornizes ligjore administrative te procesit zgjedhor. Projekt rezoluta i kerkon gjithashtu opozites t'i jape fund bojkotit ne parlament dhe i ben thirrje te kryeje detyren e saj kryesore qe eshte perfaqesimi i votuesve te saj ne legjislativ. Qeveria dhe opozita thuhet me tej ne rezolute duhet te punojne ne gjetjen e nje baze te perbashket ne diskutimin e procesit te zgjedhjeve ne parlament. Autoritetet shqiptare ftohen te vazhdojne perpjekjet e tyre ne rrugen e reformave qe duhet te jene ne favor te progresit ekonomik dhe social te qytetareve ne menyre qe i gjithe vendi te perparoje ne rrugen drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian. Projekt rezoluta do te votohet ne seancen e se enjtes. Eurodeputetet ritheksuan qendrimin e tyre si avokate te liberalizimit te vizave me Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen duke u kerkuar ketyre dy vendeve te nxitojne ne plotesimin e kushteve ne menyre qe ky regjim te hyje ne fuqi qe nga Korriku i vitit 2010.

    KJ

  8. #8
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    "S’ndikohemi nga ultimatume tė huaja”
    Komunista te ndyre mo vlla. U duket vetja sikur jan para 20 vjetesh akoma ne postet komuniste edhe mund ti pergjigjen kshu perendimit. Harrojne kta larva se nga kush po hajn buke, dalin e bejn edhe presione pale, duke treguar se pale ca jane. Yt! Te nevertishem.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kthimi i opozites ne parlament eshte pranimi i kthimit ne monizem te relaksuar me makiazh pseudo-demokrafik ...

    kutite e votave duhen hapur, per ti hapur udhe transparences se procesit zgjedhor ne Shqiperi, proces i cili ka mbetur ne stadin e kutive te votimit me kokrra dhe numerues te regjimit komunist ...

    ec tani, vijoni me etiketime, sharje dhe ofendime ...

  10. #10
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    kthimi i opozites ne parlament eshte pranimi i kthimit ne monizem te relaksuar me makiazh pseudo-demokrafik ...

    kutite e votave duhen hapur, per ti hapur udhe transparences se procesit zgjedhor ne Shqiperi, proces i cili ka mbetur ne stadin e kutive te votimit me kokrra dhe numerues te regjimit komunist ...

    ec tani, vijoni me etiketime, sharje dhe ofendime ...
    Sa per ide, e di ti ca roli ka Gjykata? Sa vlen urdheri i Gjykaes mbi te gjitha!? Nuk mund te hapen kutite duke derdellit nga rruget e Tiranes, futu ne Parlament edhe bej debat qe te hapen kutite, duke shpresuar qe Gjykata te marre ne konsiderate kerkesen tende. Si u hapkan kutite duke u cjerr nga rruget para kryeministrise!?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  11. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    eshte e drejte themelore, duke filluar qe nga individi, qe te protestoje, dhe nje nga format e pamohueshme te protestes eshte edhe para kryeministrise ...

    ti permend gjykaten ... ajo gjykate, e trasheguar prej se kaluares punisto-moniste, e ka ljepurin ne bark, dhe vendimet i merr ne anen e qeverise ... permend gjykaten, te cilen eshte saliu ai qe e ka perdhunuar i pari ...

    kutite duhet te hapen sepse eshte kerkese legjitime ... aty fshihet pislleku, poshtersia, mizerabiliteti i procesit zgjedhor qe kane gatuar sali e edver ... me ane te atyre kutijave tjetersohet vota e popullit, "shtetezohet" vota, ashtu siē u shpronesuan Shqiptaret 50 vjet me pare, dhe ja ku jemi sot, ne fund te kavallit ballkanik ...

    mire thote tak ngjela; saliu pranon indirekt se ka vjedhur votat ngaqe nuk pranon te hapen kutite ...

  12. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    kthimi i opozites ne parlament eshte pranimi i kthimit ne monizem te relaksuar me makiazh pseudo-demokrafik ...
    ka 6 muaj parlamenti eshte dis-functional. rreth gjysma e parlamentit mungon. ligjet qe kerkojne me kushtetute 70% te votave te parlamentit nuk miratohen dot.

    me zor nuk i fut dot ne parlament. do i arrestosh pse nuk futen?

    qe ne cark e ka zene edi rama berishen kjo dihet. bllokade parlamentare i ka vene

    harrova pse pse BE po shqetesohet nga ky bllokim legjislativ ne Shqiperi?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tvsh : 26-11-2009 mė 22:58

  13. #13
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anėtarėsuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Citim Postuar mė parė nga tvsh Lexo Postimin
    edikokainmani ? cdo te thote
    K - i - c - o kiiico, mor te keqen gjyshi. Ketu ose kane marre te gjith stilin e Brarit ne shkruajtur ose Brari ka nja 47 acounte se nuk shpjegohet ndryshe....

    Te gjith Stalistat ktu te hapin barkun kur flasin per ligjet, jo se po te ishte Edi Rama ne vend te Sales do i hapte kutit por nejse.... Une nje pyetje kam per gjith Berishianet ktu ne forum: Cfar mendimi keni per ato votat qe jane ne kuti dhe pse i ka blloku Sala ato?

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    kthimi i opozites ne parlament eshte pranimi i kthimit ne monizem te relaksuar me makiazh pseudo-demokrafik ...

    kutite e votave duhen hapur, per ti hapur udhe transparences se procesit zgjedhor ne Shqiperi, proces i cili ka mbetur ne stadin e kutive te votimit me kokrra dhe numerues te regjimit komunist ...

    ec tani, vijoni me etiketime, sharje dhe ofendime ...
    Prit magar deri sa te dal bar,kesaj pune i thon.
    Jo qe nuk kan per ta par kete filum por keta deputet pisa duhet te mos i lejojn ta flliqin edhe parlamentin me pranin e tyre.
    Ju lutem mos u ketheni,po kush ka nerva me pa braqen majken ruqin e larva tjera te mos i permendi te gjith

  15. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    jam kurioz qeveria ne shqiperi miratohet nga parlamenti?

    sa deputete duhet te jene prezent kur kjo te hidhet ne vote? si thote kushtetuta?

  16. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Prit magar deri sa te dal bar,kesaj pune i thon.
    Jo qe nuk kan per ta par kete filum por keta deputet pisa duhet te mos i lejojn ta flliqin edhe parlamentin me pranin e tyre.
    Ju lutem mos u ketheni,po kush ka nerva me pa braqen majken ruqin e larva tjera te mos i permendi te gjith
    nuk te shqiptet nga mendja vargu "klasik" i shevgjetit, more firaun ...

    ato kshillat e tuaja do ti degjojen jozi (se nuk ka nga ia mban, se ia difton qefin sali-shares-mandati ... te mos ti lejoj, po ti kapi per zhelesh e purjashta ...

    edhe ata te tjeret do ta ndigjojn fjalen, se siq e ka Shqiptari, kan dhan fjalen ...

    tash jena kthye prep ne monizem, si para '91, si ne '96 ...

    ia nxorret mendt krejt salis me kto postima (neqoftese i ka mbet ndoni fije mend) ...

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e ramaik
    Anėtarėsuar
    17-09-2009
    Postime
    165



    OSBE, Bosch: Duhet dialog politik, por nė Parlament

    Ambasadori i OSBE, Robert Bosch u tregua i gatshėm ti pėrgjigjej shkurt mediave pėr situatėn politike nė Shqipėri. Bosch kėrkoi nga klasa politike shqiptare tė nisė njė dialog tė qėndrueshėm, por vetėm nė sallėn e Kuvendit.

    Gazeta Shqiptare
    Think inside the box

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Ambasadori italian D’Elia: Maxhoranca dhe opozita, pakt pėr reformat nė Kuvend

    REDI GJUZI

    Ngėrēi politik duhet zgjidhur me dialog, dhe ky dialog bėhet nė Parlament. Kjo ėshtė kėshilla qė Ambasadori Italian nė Tiranė, i jep politikanėve shqiptarė nė kėtė situatė tė acaruar. “Urimi im ėshtė qė palėt, mazhoranca dhe opozita, tė pėrshtatin, qė tė dyja, njė qėndrim politikisht tė pjekur e tė pėrgjegjshėm nė tė mirėn e vendit”. Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn, Saba D’Elia tregon se pėr bashkėpunimin mes dy vendeve gjatė periudhės qė ai ushtron detyrėn nė Shqipėri dhe zhvillimet e rėndėsishme diplomatike qė pritet tė ndodhin gjatė dy viteve tė ardhshme.
    Prej 20 vitesh Italia ėshtė vendi qė ka treguar vėmendjen mė tė madhe ndaj Shqipėrisė. Si e shihni kėtė marrėdhėnie qė ėshtė zhvilluar prej viteve ’90 deri nė ditėt e sotme?
    Lidhja mes shqiptarėve dhe italianėve ėshtė mė se e lashtė. Qė prej vitit 1400, bashkėsitė e para shqiptare u ngulėn nė Itali, duke krijuar kėshtu fillesat e komuniteteve Arbėreshe tė sotme. Sot marrėdhėniet tona janė tė shkėlqyera, si nė drejtimin politik, ashtu dhe nė atė tė shoqėrisė civile. Lidhja mes Italisė dhe Shqipėrisė ndjek njė zhvillim nė treqindegjashtėdhjetė gradė, nė fushat e politikės, tė ekonomisė, tė kulturės, tė arsimit si dhe nė sektorin e bashkėpunimit pėr zhvillim, aq sa mund tė konsiderohet si njė model pėr marrėdhėniet me vendet e tjera. Nė pėrvojėn time shumė vjeēare jashtė vendit, nuk kam hasur kurrė njė lidhje kaq tė ngushtė sikurse ajo qė ekziston midis dy vendeve tona.
    Nė vitin 1991, menjėherė pas rėnies sė regjimit komunist, kur mbi Shqipėrinė pllakosėn vėshtirėsitė e mėdha ekonomike dhe shoqėrore, Italia u vu menjėherė nė veprim pėr prurjen e ndihmave humanitare: kujtoj kėtu se si misioni “Pelikan” shpėrndau ndihmat e emergjencės, duke i siguruar ndėrkohė popullatės ndihmesėn shėndetėsore si dhe furnizimin me ilaēe. Mė tej nė 1997, misioni Alba, besoj tė gjithė ju e mbani mend. Qė prej kėtyre momenteve, Italia e ka shoqėruar Shqipėrinė nė udhėn e saj drejt stabilizimit dhe rritjes. Dėshiroj tė kujtoj se nė 20 vitet e fundit Italia i ka dhėnė Shqipėrisė rreth 1 miliard Euro, qė nė fazėn e parė u pėrqendruan nė ndėrhyrjet e emergjencės e tashmė janė drejtuar nė fuqizimin e institucioneve dhe rrafshit shoqėror dhe ekonomik tė Vendit. Pra, historikisht Italia ka qenė mike e Shqipėrisė, si nė ēastet e vėshtira, ashtu dhe nė ato tė rritjes sė pėrbashkėt. Mjaft tė mendojmė pėr mbėshtetjen e fuqishme qė i ėshtė dhėnė Tiranės nė udhėn drejt integrimit nė NATO, si dhe nė atė drejt aspiratave evropiane tė Shqipėrisė.
    Prej 2 vitesh jeni Ambasador i Italisė. Cili ėshtė bilanci juaj i kėtyre dy viteve tė para dhe cilat janė perspektivat e ardhshme tė qėndrimit tuaj nė Shqipėri?
    Ndodhem nė Shqipėri prej 2 vitesh nė cilėsinė e Ambasadorit tė Italisė, dy vjet gjatė tė cilave Shqipėria ka arritur mjaft pėrparime ndėrkohė qė gjatė po kėsaj periudhe marrėdhėniet midis dy vendeve tona janė pėrforcuar mė tej.
    Prej ardhjes time kėtu, vizitat e zyrtarėve mė tė lartė kanė ndjekur njėra – tjetrėn me njė ritėm tė vazhdueshėm, si dhe janė nėnshkruar marrėveshje mjaft tė rėndėsishme qė synojnė tė pėrforcojnė mė tej marrėdhėniet mes dy vendeve tona. Kujtoj nė veēanti Marrėveshjen mbi Rregullimin e Fluksit Migrator nė fushėn e Punėsimit, Marrėveshjen nė fushėn e Bashkėpunimit Gjyqėsor dhe Ekstradimit, Marrėveshjen mbi Njohjen e Lejeve tė Qarkullimit, por jo mė pak tė rėndėsishme, aktet pėr bashkėpunimin ekonomik pėr njė vlerė prej rreth tre miliardė euro. Pra njė bilanc absolutisht pozitiv, dhe jam i sigurt se nė tė ardhmen perspektivat do tė jenė akoma dhe mė nxitėse.
    Tanimė jemi duke punuar intensivisht pėr tė arritur pėrmbylljen e njė “Deklarate Solemne” mes Italisė dhe Shqipėrisė, e cila nėpėrmjet njė dialogu politik tė strukturuar nė nivelet mė tė larta tė Kryeministrave, tė Ministrave tė Punėve tė Jashtme dhe tė Ministrave Teknikė tė tė dy vendeve, do tė krijojė njė partneritet strategjik. Bėhet fjalė pėr njė instrument tė njė niveli shumė tė lartė, nė mbėshtetje tė mėtejshme tė dialogut dypalėsh mė se tė frytshėm. Deklarata tė ngjashme janė nėnshkruar vetėm me njė rreth tė ngushtė shtetesh tė tjera, me tė cilat Italia ndjen tė ketė lidhje e perspektiva zhvillimi tė veēanta. Italia ndjen nevojėn qė edhe Shqipėria tė bėjė pjesė nė kėtė grup tė ngushtė vendesh partnere dhe mike. Kjo do tė pėrbėjė njė hop thelbėsor politiko–diplomatik nė pranverėn e ardhshme 2010. Gjithashtu, jemi duke vijuar me fazėn pėrfundimtare tė negociatave pėr Protokollin e Ri Shumėvjeēar tė Kooperacionit pėr Zhvillim, qė do tė parashikojė linjat e veprimit si dhe angazhimet nė Shqipėri tė Kooperacionit Italian pėr vitet e ardhshme.
    Gjatė pranverės sė ardhshme do tė realizojmė njė nismė mjaft tė rėndėsishme tė politikės sė jashtme, njė stinė tė gjerė veprimtarish italo - shqiptare, me titullin “Italia e Albania 2010 - due popoli, un mare, un’amicizia” (“Italia dhe Shqipėria 2010 - dy Popuj, njė Det, njė Miqėsi”), e cila synon tė vėrė nė pah marrėdhėniet e shkėlqyera dypalėshe qė ekzistojnė prej vitesh mes dy popujve. Janė duke u pėrgatitur rreth 60 veprimtari pėr periudhėn nga marsi deri nė qershor, nė tė cilat do tė pėrfshihen tė gjithė aktorėt kryesorė, institucionalė dhe privatė, tė sistemit Italia. Kjo nismė do tė realizohet nėpėrmjet linjave tematike tė ndryshme: nė tė do tė ketė hapėsira kushtuar dialogut mes shoqėrive civile si dhe mbėshtetjes qė mund tė japė Italia nė pėrshpejtimin e rrugėtimit drejt integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian. Do tė ketė gjithashtu momente tė rėndėsishme reflektimi mbi mėnyrėn e zhvillimit tė mėtejshėm tė marrėdhėnieve mjaft tė mira nė fushėn e ekonomisė. Nuk do tė mungojnė dhe veprimtaritė kulturore me cilėsi tė lartė, si ekspozita, koncerte. Sigurisht qė mjaft veprimtari do t’u kushtohen tėrėsisht tė rinjve.
    Italia ėshtė investitori mė i madh nė Shqipėri. Si e shihni kėtė marrėdhėnie ekonomike e ēfarė duhet tė bėjė Italia dhe Shqipėria pėr t’i dhėnė njė impuls tė ri? Gjithashtu, Berisha synon ta shndėrrojė Shqipėrinė nė njė fuqi energjetike tė Ballkanit Perėndimor: cili ėshtė roli i shoqėrisė italiane kundrejt synimit shqiptar?
    Marrėdhėniet ekonomiko – tregtare mes Italisė dhe Shqipėrisė janė konsoliduar mė tej me kalimin e viteve, ēka ėshtė favorizuar dhe nga kahja mė se e natyrshme e operatorėve tanė ekonomikė drejt njė tregu qė ofron kushte objektivisht mė tė favorshme pėr investimet e tyre. Nė veēanti, nė dy vitet e fundit kemi ndjekur nga afėr njė rritje tė ndjeshme tė interesit tė botės sipėrmarrėse italiane ndaj tregut shqiptar: interes ky qė ėshtė pėrkthyer jo vetėm me pjesėmarrjen nė tenderimet e shpallura nga Qeveria shqiptare nė sektorėt strategjikė tė zhvillimit tė Vendit, sikurse energjia dhe infrastruktura, por edhe nė nisma konkrete investimesh. Janė tė shumta arsyet e njė vėmendje kaq tė madhe tė ndėrmarrjeve italiane ndaj realitetit shqiptar. Performanca mjaft e mirė e rritjes ekonomike e regjistruar nė Shqipėri nė dhjetėvjeēarin e fundit, afėrsia gjeografike, njohja nė masė tė gjerė e gjuhės italiane, si dhe lidhjet e hershme kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve tona: janė kėto pėrbėrėsit kryesorė tė cilėt bėjnė tė mundur qė Italia tė vazhdojė tė ruajė fuqishėm pozicionin e saj si partneri i parė tregtar me Shqipėrinė, qė ndėr tė tjera paraqet dhe numrin mė tė madh tė ndėrmarrjeve me kapital tė pėrbashkėt nė sektorė tė ndryshėm sikurse ai i ndėrtimit, shėrbimeve, telekomunikacionit dhe prodhimit tė energjisė nga burime tė ndryshme (hidrike, me erė, biomasė, gazi natyror).
    Sigurisht qė perspektivat pėr vitet nė vazhdim janė mė se premtuese e mund tė pėrkthehen nė njė konsolidim tė mėtejshėm tė pranisė ekonomike italiane nė Shqipėri. Natyrisht qė Qeveria shqiptare duhet tė ndjekė me vendosmėri e shpejtėsi udhėn e ndėrmarrė tashmė, pėr ta bėrė vendin sa mė tė hapur e tė gatshėm ndaj kėrkesave tė njė klase sipėrmarrėse, e cila ndėr vite ka arritur pjekurinė e saj e tanimė ėshtė e gatshme tė investojė nė projekte tė mėdha, tė cilat do t’ia ndryshojnė faqen vendit.
    Nė veēanti nė sektorin energjetik, ndėrmarrje tė rėndėsishme italiane janė pėrfshirė tashmė nė projekte tė mėdha investimi tė cilat kalojnė nga ai eolik nė atė hidro-elektrik e tė biomasės, tė cilat shohin gjithnjė me interes mundėsitė e reja qė do tė paraqiten nė njė tė ardhme tė afėrt. Nė fakt, Shqipėria, nga pala italiane, konsiderohet si porta mė e privilegjuar nė Ballkan pėr zhvillimin e bashkėpunimeve nė sektorin e burimeve energjetike. Objektivat strategjike tė Qeverisė shqiptare nė sektorin energjetik, tė cilat bazohen nė rritjen e prodhimit dhe integrimin e vetė sistemit nė tregun evropian, nė tė vėrtetė janė nė njė harmoni tė pėrsosur me politikėn energjetike tė ndėrmarrė nga Qeveria italiane. Ajo parashikon pėrdorimin e burimeve tė ndryshme energjetike, tė cilat duhet tė mbėshteten, sa mė shumė tė jetė e mundur, nė energjinė e rinovueshme, prodhuar kjo dhe nė territorin shqiptar nėpėrmjet investimeve tė ndėrmarrjeve italiane.
    Si e konsideroni procesin e integrimit evropian dhe tė liberalizimit tė vizave, parė dhe nėn kėndvėshtrimin e qėndrimeve tė Ministrit Frattini dhe tė ministrit Maroni?
    Italia mbėshtet plotėsisht aspiratat evropiane tė Shqipėrisė e natyrisht liberalizimin e vizave Schengen, ky i fundit pėrbėn njė sinjal mė se konkret tė afėrsisė me Bashkimin Evropian, si dhe tė pėrkatėsisė sė plotė tė Shqipėrisė nė familjen evropiane. Por Shqipėria duhet tė kryejė punėn e saj nė pėrmbushjen e kėrkesave tė parashtruara: dokumente tė sigurta, kontroll efikas i kufijve, luftė ndaj emigracionit klandestin dhe krimit tė organizuar, respektim i pakicave, ēka pėrbėjnė kėrkesat thelbėsore pėr liberalizimin. Vizita e ministrit Maroni disa ditė mė parė konfirmoi dhe njė herė faktin se Shqipėria po ecėn nė rrugėn e duhur.
    Por do tė doja tė tėrhiqja vėmendjen e miqve shqiptarė mbi nevojėn pėr tė vazhduar mė tej, dhe pas kėsaj etape tė parė tė rėndėsishme tė liberalizmit, nė udhėn drejt reformave me qėllim arritjen e synimit ambicioz tė hyrjes nė Bashkimin Evropian.
    Shqipėria ndodhet nė njė fazė krize politike, nė tė cilėn opozita i ėshtė kundėrvėnė mazhorancės jashtė Parlamentit. Opozita kėrkon rihapjen e kutive tė votimit ndaj dhe po kryen kėtė bojkotim politik. Cili ėshtė vlerėsimi juaj si vėzhgues i jashtėm?
    Shikoni, vėmendja e Bashkėsisė Ndėrkombėtare e nė mėnyrė tė veēantė e Bashkimit Evropian ėshtė hedhur drejt Shqipėrisė. Nė fakt, ky vend ndodhet nė njė fazė kyēe pėr jetėn e tij politike, ku linjat e veprimit tė politikės sė brendshme janė tė lidhura pazgjidhshmėrisht me synimet e politikės sė jashtme, ēka pėrbėn prioritetin e vėrtetė aktual dhe pėr vitet nė vazhdim: natyrisht i referohem kėtu synimit tė arritur tashmė tė anėtarėsimit nė NATO dhe procesit tė ardhshėm tė integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian, si dhe liberalizimit tė vizave brenda njė afati kohor tė shkurtėr. Pėr arritjen e kėtyre synimeve mė se impenjative, nevojiten reforma tė rėndėsishme e pėr kryerjen e reformave tė rėndėsishme ėshtė thelbėsore njė dialektikė politike e shėndetshme, konstruktive dhe demokratike qė duhet tė zhvillohet nė gjirin e saj tė natyrshėm: nė Parlament.
    Urimi im ėshtė qė palėt, mazhoranca dhe opozita, tė pėrshtatin, qė tė dyja, njė qėndrim politikisht tė pjekur e tė pėrgjegjshėm nė tė mirėn e vendit e sė bashku tė pėrcaktojnė kushtet pėr tė kapėrcyer ngėrēin politik aktual e tė shohin pėrpara drejt detyrave tė pėrcaktuara tashmė. Nė fakt, vendi nuk mund tė lejojė ngadalėsimin e reformave nė zbatimin e tyre konkret, ēka do tė ishte mė se e dėmshme.

    Panorama

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Bosh: Dialogu politik behet ne Kuvend

    Rozeta Rapushi
    E Premte, 04 Dhjetor 2009

    Nderkombetaret shtojne thirrjet per dialog dhe daljen nga kriza politike. Ambasadori i OSBE-se ne vendin tone, Robert Bosh, kerkoi serish dje dialog mes pozites dhe opozites per situaten politike. Por me kushtin qe ky dialog normalisht te zhvillohet ne institucionin e Parlamentit. "Ka ardhur koha te shohim nje dialog te qendrueshem, normalisht ne Parlament", tha dje Ambasadori Bosh i pranishem ne seminarin e zhvilluar ne lidhje me transparencen e komunikimit ne kryesine e Kuvendit. Sipas tij, ky dialog duhet te nise sa me pare mes paleve. Ambasadori i OSBE-se, gjeti rastin te kerkoje edhe perdorimin e nje gjuhe sa me te bute mes paleve. Duke komentuar shume shkurt situaten e tensionuar politike se fundmi, gjuhen e ashper dhe replikat mes lidereve politike, kreu i OSBE-se, sugjeroi uljen e toneve te ashpra politike. "Ka ardhur koha qe te dyja palet te fillojne te afrohen me njera-tjetren, duke perdorur nje gjuhe me te bute", tha Bosh. Reagimi i djeshem i Ambasadorit, nuk eshte i pari qe vjen nga kreu i OSBE-se ne vendin tone. Ne cdo aktivitet, Bosh gjen rastin ti beje thirrje partive te medha politike, qe te gjejne gjuhen e perbashket per te vijuar nje aktivitet normal institucional. Jo pa shkak, kreu i OSBE-se, thirrjet i ben qe dialogu te zhvillohet ne Parlament, duke i bere keshtu indirekt thirrje deputeteve te Partise Socialiste, ti rikthehen aktivitetit parlamentar. Reagimi i Bosh, vjen nje dite pas skadimit te ultimatumit te vene nga kreu i opozites, Edi Rama ndaj kryeministrit Sali Berisha per hapjen e kutive te votimit. Deputetet socialiste, prej tre muajsh, vijojne bojkotin e Kuvendit dhe te cdo aktiviteti tjeter parlamentar, me kerkesen e vetme, hapjen e kutive te votimit. Komentet e djeshme te Bosh, ne lidhje me situaten e tensionuar politike ne vend, u bene gjate aktivitetit parlamentar per rritjen e transparences se komunikimit, parlamentit elektronik. Ne kete kuader, sipas Bosh, perdorimi i instrumenteve bashkekohore elektronike te komunikimit po behet gjithnje e me thelbesor per nje funksionim sa me efektiv dhe eficent te Parlamentit. "Me perdorimin e teknologjise se informacionit dhe komunikimit, Parlamentet kombetare mund te jene me transparente me qytetaret dhe median, ku keta te fundit kane me shume mundesi te ndjekin procesin ligjvenes. Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit eshte duke ripercaktuar te tere strukturen e nderveprimit ndermjet parlamentit, qeverise dhe publikut", vleresoi Bosh.

    KJ

  20. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Buttiglione: Zgjedhjet e rregullta, partitė tė pranojnė rezultatin

    “Zgjedhjet nė Shqipėri ishin tė monitoruara nga shumė organizma ndėrkombėtare dhe vlerėsimi unanim i Parlamentit Evropian dhe organizmave tė tjera qė ndoqėn kėtė ēėshtje ishte se zgjedhjet ishin tė rregullta. Unė mendoj se ėshtė koha qė opozita dhe qeveria tė tregohen bujare pėr tė ecur normalisht nė proceset demokratike tė vendit”. Kėshtu deklaroi zėvendės presidenti i Parlamentit italian, Roēo Buttiglione, pas takimit tė zhvilluar nė Tiranė me kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Nė kėtė takim, Buttiglione tha se sheh me kėnaqėsi se Shqipėria ka bėrė njė progres tė madh, si politik, ashtu edhe nė ekonomi e nė demokraci. Pas takimit, zyrtari i lartė italian deklaroi se “Shqipėria ka bėrė progres tė madh edhe nė fushėn e demokracisė”. “Demokracia ka shpesh konflikte, ndonjėherė edhe tė ndezura. Unė do doja t’i drejtoj njė apel tė gjitha forcave politike shqiptare; tė njohin rezultatin e zgjedhjeve. Nė njė demokraci ėshtė e rėndėsishme, si tė qeverisėsh, ashtu edhe tė bėsh opozitė”, theksoi Buttiglione. Pėr ēėshtjet e vizave, zėvendės presidenti i Parlamentit italian tha se shpreson qė Shqipėria tė pėrfitojė nga liberalizimi. “Jam i bindur se Shqipėria do tė marrė atė qė kėrkon pėr sa i pėrket hyrjes nė shenjen, si dhe nė njohjen e statusit tė vendit kandidat. Nuk duhet nėnvlerėsuar domethėnia e madhe simbolike e kėtyre dy rezultateve. Pak vite mė parė shqiptarėt vinin nė mėnyrė klandestine, kishte shumė paragjykime pėr ta. Sot komuniteti shqiptar ėshtė i respektuar dhe i dashur nė Itali e po ashtu edhe nė vendet tė tjera dhe nesėr shqiptarėt do tė mund tė lėvizin nė tė gjithė Evropėn pa viza”, theksoi zyrtari i lartė italian. Kryeparlamentarja Topalli theksoi se “e falėnderova pėr mbėshtetjen e Italisė nė vendimin e marrė mė 16 nėntor, kur 27 qeveri evropiane i thanė po Shqipėrisė nė kėrkesėn e saj nė rrugėn e integrimit dhe gjeta mbėshtetje nga presidenti Buttiglione, nė mėnyrė tė veēantė pėr atė qė e kemi mė tė rėndėsishme, nė qėllimin tonė mė tė veēantė; nė heqjen e vizave nė vitin e ardhshėm, mbėshtetje qė na ėshtė dhėnė edhe nga qeveria italiane dhe Ministri i Jashtėm gjatė gjithė kėsaj periudhe”.

    Panorama

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •