Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 35 prej 35
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    KE: Debati politik tė bėhet nė Kuvend

    Komisioni Evropian i bėn thirrje opozitės tė rikthehet nė Parlament. Zv.Presidenti i Komisionit Evropian dhe komisioneri pėr transportin, Antonio Tajani, u takua dje nė Tiranė me Kryeministrin Sali Berisha. Sipas njoftimit pėr shtyp tė Kėshillit tė Ministrave nė kėtė takim u fole dhe pėr bojkotin e opozitės. “Nė takim u diskutua gjithashtu edhe pėr bojkotin e opozitės. Zv/presidenti Tajani i theksoi Kryeministrit Berisha se debati politik duhet tė zhvillohet nė Parlament”, thuhet nė njoftimin pėr shtyp. Gjatė kėtij takimi u bisedua gjithashtu edhe pėr luftėn kundėr korrupsionit. “Nė kėtė kontekst zv/presidenti Tajani theksoi se planveprimi dhe reformat e qeverisė nė luftėn kundėr korrupsionit janė shumė tė rėndėsishme. Ligji “Antimafia” i sapomiratuar nga qeveria shqiptare, si dhe reformat dhe pėrpjekjet e qeverisė nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, krimit financiar e tė ēdo lloji, janė shumė tė rėndėsishme”, thuhet mė tej nė njoftimin pėr shtyp. Kryeministri Berisha e informoi zv/presidentit Tajani mbi reformat e ndėrmarra nga qeveria shqiptare nė luftėn kundėr korrupsionit, si heqja e licencave dhe lejeve qė pėrbėnin burim korrupsioni; thjeshtėsimi i procedurave administrative dhe vendosja e procedurave digitale, si: 100 pėr qind prokurime elektronike, regjistrimi elektronik i bizneseve pėrmes procedurės “One Stop Shop”, E-taksa, E-dogana, reduktimi i shpenzimeve abuzive administrative , futja e procedurave “heshtja ėshtė miratim” etj. “Njė ndėr fushat mė tė suksesshme tė punės sė qeverisė gjatė kėsaj periudhe ka qenė lufta ndaj krimit ordiner dhe tė organizuar, ēka bėri tė mundur shkatėrrimin e 206 organizatave tė rrezikshme kriminale dhe sjelljen para drejtėsisė tė 1000 bosėve dhe anėtarėve tė tyre. Qeveria ėshtė fokusuar tashmė nė luftėn kundėr krimit ekonomik dhe sapo ka miratuar pėr kėtė qėllim ligjin “Antimafia””, u shpreh Berisha gjatė takimit.

    Panorama

  2. #22
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po dalin deklaratat per shtyp si ato dhjete a me shume vjet me pare, pak a shume me kete skeme e renditje:

    e para, ne kete kontekst, ai (miku) tha se bla-bla-bla ... (konteksti eshte sipas oreksit te krieministrit);

    e dyta, une (krieministri) i thashe bla-bla-bla ... (si tia beje qefin me shume vetes) ...

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    BE, apel PS: Bojkoti, nje papjekuri politike

    Rozeta Rapushi
    E Enjte, 10 Dhjetor 2009

    Bashkimi Evropian leshoi dje kritika te ashpra, kundrejt Partise Socialiste, duke theksuar se vijimi i bojkotit parlamentar, nuk tregon aspak maturi demokratike. Komisioneri Evropian per Zgjerimin, Olli Rehn tha dje se bojkoti nuk eshte nje menyre evropiane e te berit te politikes. Sipas tij, tashme te gjithe duhet te sigurojne qe te permbushen kushtet, ne menyre qe ky bojkot te marre fund. Duke u pergjigjur per Televizionin "Klan" lidhur me bojkotin e opozites, Olli Rehn ka thene se qendrimi i opozites shqiptare eshte nje shenje e papjekurise politike dhe eshte kunder kritereve te Kopenhagenit. "Nuk eshte nje menyre evropiane e te berit politike. Te gjithe duhet te sigurojne, qe te permbushen kushtet, qe ky bojkot te marre fund. Mirepres progresin e mire te Shqiperise ne procesin e anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Por nje prej kushteve kryesore te kriterit politik te Kopenhagenit, eshte stabiliteti politik dhe maturia demokratike. Bojkoti parlamentar mund te perkufizohet si ne kundershtim me maturine demokratike",-tha dje Oli Rehn, pas konferences se organizuar me Keshillin e Bashkepunimit Rajonal te presidences suedeze, me fokus ne perpjekjet e rajonit per kapercimin e krizes ekonomike dhe bashkepunimin e vendeve te Ballkanit, ne rrugen e tyre drejt integrimit evropian. Ne te moren pjese 200 zyrtare te larte te rajonit, vendeve anetare te Ballkanit, Shteteve te Bashkuara, Zvicres dhe Norvegjise. Pjesemarresit e konferences dhane mbeshtetjen e tyre te fuqishme, per integrimin evropian te Ballkanit ne teresi dhe shtyne qeverite perkatese, te perparojne me shpejtesi ne rrugen e reformave. Me qendrimin e bere publik pas konferences, Komisioneri Evropian, Rehn, u beri edhe njehere thirrje partive politike, qe te gjejne zgjidhjen ne kete situate te tensionuar politike qe vijon prej me shume se tre muajsh. Domosdoshmeria e zgjidhjes per Shqiperine, duhet te vije ne kuader te rruges se saj drejt integrimit evropian. Prej kohesh, nderkombetaret po u bejne apel, thuajse te perditshem, forcave politike per te dialoguar mes tyre. Dialog qe sipas faktorit nderkombetar duhet te zhvillohet ne Parlament. Por pavaresisht thirrjeve te vazhdueshme, ende nuk ka asnje levizje nga kahet e medha politike, qe te coje drejt dialogut dhe aq me pak drejt rikthimit te opozites socialiste ne Kuvend. Te 64 deputetet e Partise Socialiste, vijojne te bojkotojne Kuvendin dhe cdo mbledhje te komisioneve parlamentare, duke mos marre pjese keshtu as ne shqyrtimin e projektligjeve. Koston me te madhe duket se ne kete kohe e ka reforma ne drejtesi, e cila nuk mund te realizohet pa pranine e opozites, pasi per miratimin e projektligjeve te reformes ne sistemin e drejtesise, kerkohet shumice e cilesuar votash, pra 84 deputete, te cilet mazhoranca nuk i ka.

    Reagimi

    Komisioneri per Zgjerimin, Olli Rehn, beri te qarte dje se nje prej kushteve kryesore te kriterit politik te Kopenhagenit, eshte stabiliteti politik dhe maturia demokratike. Bojkoti parlamentar mund te perkufizohet si ne kundershtim me maturine demokratike.

    KJ

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ama tha ky e tha ai qe zgjedhjet qenkan te mira e opozita te kthehet ne kuvend.
    Po ato 7 pikat ku jane xhanem qe thoni.
    Arbitri nderkombetar OHDIR tha qe zgjedhjet u prishen ne 1/3 pike.
    Ska bla bla bla as nga jashte e as nga brenda.
    Jane mendime personale te personaliteteve ato qe citohen.
    Zyrtare eshte vetem OSCHE OHDIR me raportin per zgjedhjet ne Shqiperi.
    Prandaj genjejeni veten sa te doni genjeni edhe ndonje patetik tuajin shqiptaret se hane me menderen e diktatures e te zgjedhjeve te vjedhura e te pamerituara.
    Keni pushtet haram e haramit i del boja kollaj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juanito02 : 11-12-2009 mė 11:50
    Albania Uber Alles

  5. #25
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Keni pushtet haram e haramit i del boja kollaj.

    E pse qeka "harom" e nuk qeka "hallall" ???

    Ju thyesit e kockave dhe te kafkave i lidhet me klon per 46 vjet shqiptaret. Nuk ka oqean te laje "haromllikun" tuaj gjysemshekullor. Duhet t'i merrni gjithe xhamiat, kishat e teqete e Shqiprise me rradhe ne gjunje, qe t'ju lahet "haromlliku" ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    E pse qeka "harom" e nuk qeka "hallall" ???

    Ju thyesit e kockave dhe te kafkave i lidhet me klon per 46 vjet shqiptaret. Nuk ka oqean te laje "haromllikun" tuaj gjysemshekullor. Duhet t'i merrni gjithe xhamiat, kishat e teqete e Shqiprise me rradhe ne gjunje, qe t'ju lahet "haromlliku" ...
    Ate haromllikun gjys shekeulli kerkoja bace Salise ti. Se e pat ne dore e i rrujti bishtin qiti Nexhmijen dhe e denoi per kafe.
    Kurse ket haromllikun e sotem kena ne dor per me ja u ngec ne fyt.
    Vodhet e vodhet e prap baras dolet.
    Dhe ket haromin e ri ma do menja skeni per ta gzu.
    Albania Uber Alles

  7. #27
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Ate haromllikun gjys shekeulli kerkoja bace Salise ti. Se e pat ne dore e i rrujti bishtin qiti Nexhmijen dhe e denoi per kafe.
    Kurse ket haromllikun e sotem kena ne dor per me ja u ngec ne fyt.
    Vodhet e vodhet e prap baras dolet.
    Dhe ket haromin e ri ma do menja skeni per ta gzu.

    Jaaaa, po Namik Doklen, Gramoz Ruēin, Keno Gjinushin e Kaē Islamin qe dote me gri parlamentin me mitraloz kujt t'ja kerkoj ??? Po Xhelil Gjonat me kasketat kujt t'ja kerkoj ???

    Ne, te vujtmit e klonit, mer Gjoni vogel nuk i hyjm n'gjynof njeriu e nuk dim te bojm "haromlliqe". Po ju punistat duheshit var m'litar e shku m'hanxhar aty ke sheshi "Skenderbej", ate dite qe rrexum Dullen. Ky esht "haromi" jone, meshira ndaj jush, meshira ndaj krymave qe hapnin veshet neper rradha me nigju nai llaf t'nalum, meshira ndaj atyne qe thynin kafka e lujshin tavell me dhomet e njerezve ...


    Por, po ju vje hakut ai maloku Tropojes, po ju vje hakut ēeēeni (i kerkoj ndjese thellesisht kujtdo qe ndihet i fyer nga kjo fjale). Jua ka fut komet me nji kpuc, ju ka mor mar t'gjithve, ka per t'ju shem me gjith' karabina. Keni per t'vujt gjynofet e kockave e kafkave te thyme. Zoti vono, por nuk harro ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Jaaaa, po Namik Doklen, Gramoz Ruēin, Keno Gjinushin e Kaē Islamin qe dote me gri parlamentin me mitraloz kujt t'ja kerkoj ??? Po Xhelil Gjonat me kasketat kujt t'ja kerkoj ???

    Ne, te vujtmit e klonit, mer Gjoni vogel nuk i hyjm n'gjynof njeriu e nuk dim te bojm "haromlliqe". Po ju punistat duheshit var m'litar e shku m'hanxhar aty ke sheshi "Skenderbej", ate dite qe rrexum Dullen. Ky esht "haromi" jone, meshira ndaj jush, meshira ndaj krymave qe hapnin veshet neper rradha me nigju nai llaf t'nalum, meshira ndaj atyne qe thynin kafka e lujshin tavell me dhomet e njerezve ...


    Por, po ju vje hakut ai maloku Tropojes, po ju vje hakut ēeēeni (i kerkoj ndjese thellesisht kujtdo qe ndihet i fyer nga kjo fjale). Jua ka fut komet me nji kpuc, ju ka mor mar t'gjithve, ka per t'ju shem me gjith' karabina. Keni per t'vujt gjynofet e kockave e kafkave te thyme. Zoti vono, por nuk harro ...
    Jaaaaaa po mir bo qe i rreshto njato kamunista ma nalt po malokun e Tropojes pse e qit prej siraje me cuno.
    O ne tave ne ai
    Ti kishit var me cuno se kishim shpetu tane meqe qeke i vujtem i klonit.
    Po skom faj une qe qen kapila me shkolle te nalt kamunistat e fap ju prune Salen, fap cun Nanon ka nahija tjeter e sngeli ven per litare e hanxhare e sju ngeli ven as ju me po parti pa kamunista mrena.
    Po lesh se sjeni ka ato burra qe varni e luni hanxharin ju se e kishit lujt ma pare per Saline sa jua prune.
    Ca si ju mrena klonit ju ka bo bace Enveri skllever per jete e ngaqe skeni kujt me ju perul keni shku ke bace Saliu. E se keni problem me ju mohu te drejtat me ju hek ka puna, me ju vu gjoba kot, me ju mor token, me ju rrejt diten e naten, me ju cu ppolicin mes notes pa letra fare, me ju cu ne mting ne rresht me urdher partie. Per ju ka rendsi te jete mire me shnet komandanti.
    Ktu hy ene ti
    Se kom un fajin cuno
    Kur sha ato kamunsitat qe duheshin shku ne hanxhar mire thu po harro qe padashje je subjekt i tyne.
    Eshte puna me dal prej skllaverie cuno kjo o puna
    Se po dulet prej saj do bilbiloni tamon jo si ime qe i boni ode nji piskuriqi kamunist si Salia qe e ka xi ket ven se sdi me punu ndyshe se msusi vet bace Enveri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juanito02 : 11-12-2009 mė 16:08
    Albania Uber Alles

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Franca: PS tė pranojė zgjedhjet

    ADI SHKEMBI

    “Rama pranoi certifikimin e rezultatit tė zgjedhjeve tė 28 qershorit”.Kėshtu u shpreh dje nė Tiranė, Pierre Lellouche, Sekretari i Shtetit francez pėr Ēėshtjet Evropiane nė njė konferencė pėr mediat nė pėrfundim tė takimeve me krerėt e shtetit shqiptar. Ai i bėri thirrje klasės politike qė t’i japė fund debatit jashtė Parlamentit, duke shtuar se parimin bazė i demokracisė ėshtė pranimi i rezultatit tė zgjedhjeve. “Shpresoj qė ky debat jashtėparlamentar tė ndalojė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Parimi bazė i demokracisė ėshtė pranimi i ndryshimit tė pushtetit, kur humb zgjedhjet dhe nė momentin qė kėto zgjedhje pranohen atėherė kalojmė nė opozitė, dhe nė momentin qė fitojmė marrim pushtetin. I gjithė sistemi demokratik ėshtė i bazuar nė parimin qė mė parė njohim rezultatin, nėse nuk e pranojmė rezultatin nuk kemi tė bėjmė me demokraci”, u shpreh zyrtari i lartė i Ministrisė sė Jashtme franceze. Njė prej takimeve tė Lellouche ishte ai me kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, njėherėsh edhe kryetar i Partisė Socialiste, Edi Rama. Lidhur me kėtė takim diplomati francez tha se donte tė dinte qėndrimin e Ramės pėr zgjedhjet e 28 qershorit. “Kam dashur tė takohem me zotin Rama pėr tė kuptuar pozicionin e tij dhe ai mė tha qė kishte pranuar certifikimin e zgjedhjeve. Nė qoftė se pranohen zgjedhjet nuk e kuptoj pėrse nuk ulemi nė parlament. Edhe nė qoftė se kemi mosmarrėveshje, edhe nėse kemi mosmarrėveshje personale. E rėndėsishme ėshtė qė nė demokraci tė flasim me njėri-tjetrin, tė ketė dialog, dhe parlamenti ėshtė vendi i kėtij dialogu”, u shpreh ai. Por i pyetur se ēfarė pėrgjigje mori nga kreu i socialistėve, pasi ai deklaroi se kishte pranuar rezultatin e zgjedhjeve tė 28 qershorit, Sekretari i Shtetit francez pėr Ēėshtjet Evropiane tha se “unė nuk e kuptova logjikėn e tij, por unė nuk dua tė pėrfshihem nė punėt e brendshme”. Ai theksoi mė tej se Kėshilli i BE-sė i ka dhėnė OK Komisionit Evropian pėr tė pėrgatitur Opinionin pėr Shqipėrinė dhe nė kėto kushte nuk mund tė diskutohen mė ēėshtje si ajo e respektimit tė tė drejtave tė njeriut. “Ju jeni kandidat pėr Bashkimin Evropian. Pjesa mė e madhe e shqiptarėve duan tė jenė nė Evropė. Ne kemi pranuar ta transmetojmė kandidaturėn e Shqipėrisė nė Komisionin Evropian, por nuk mund tė pranojmė nė BE veēse vende qė e pranojnė demokracinė. Ne nuk diskutojmė mbi ēėshtjet e tė drejtave tė njeriut, mbi arrestimin e kriminelėve tė luftės, nė serbi sot pėr shembull, bashkėpunimin me gjykatėn ndėrkombėtare”, bėri tė ditur Pierre Lellouche. Sipas tij, Shqipėria duhet t’i kushtojė rėndėsi edhe luftės kundėr korrupsionit dhe mafies, nė tė kundėrt nuk mund tė bėhet vend i Bashkimit Evropian. “Kushti minimal ėshtė njė sistem demokratik, i cili duhet tė funksionojė. Njė sistem i cili nuk duhet marrė peng nga llogaritė e politikės sė brendshme. Ju jeni vend kandidat pėr nė BE dhe ne jemi ata qė do t’u pranojmė, pėrsa i pėrket tė tjerave u takon juve. Por evropianėt qė do pranojnė njė ditė Shqipėrinė nė BE do tė jenė ata qė do pranojnė njė Shqipėri me shtet tė sė drejtės, me rregulla demokratike. Korrupsioni dhe mafia ėshtė e pamundur tė hyjnė nė BE. BE ėshtė njė klub kombesh demokratike”, pėrfundoi zyrtari francez.

    Panorama

  10. #30
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kus salis thot se zgjedhjet jane bekuar, duhet te kuptohet se jane bekuar edhe prej nderkombetareve si puna e lalucit ...

    perderisa jane te bekuara, perse te mos hapen ato kutija dhe te shihen ato bekime ...

    o te bekuar dhe te pa-bekuar ...

  11. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    OSBE/ODIHR: PS ta bėjė opozitėn nė Parlament

    E Merkure, 03 Shkurt 2010

    Gjatė vizitės sė saj nė Vjenė, Zv. Ministrja Harxhi u takua me Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OSBE-sė, Z. Marc Perrin de Brichambaut tė cilin e falenderoi pėr bashkėpunimin e suksesshėm dhe pėr gjithė asistencėn qė OSBE ka dhėnė e jep pėr Shqipėrinė, sidomos nė lidhje me monitorimin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 28 qershorit tė vitit tė kaluar. Sekretari i Pėrgjithshėm i OSBE-sė e falenderoi znj. Harxhi pėr gatishmėrinė e autoriteteve shtetėrore shqiptare pėr tė bashkėpunuar pa rezerva me tė gjitha strukturat e OSBE-sė, me ODIHR-in, me Asamblenė Parlamentare tė OSBE-sė, por edhe me Praninė e OSBE-sė nė Tiranė. Ai theksoi se Shqipėria vlerėsohet nė Vjenė si njė histori suksesi, dhe se raporti pėrfundimtar pėr zgjedhjet e pėrgjithshme i OSBE/ODIHR, si dhe deklaratat e BE-sė dhe SHBA-sė pėr kėto zgjedhje, ishin mjaft pozitive dhe vlerėsuan pėrmbushjen e shumicės sė standardeve tė kėrkuara nga OSBE duke i dhėnė kėshtu legjitimitetin e plotė Parlamentit tė dalė nga kėto zgjedhje.

    Nė vijim tė axhendės, Harxhi zhvilloi njė takim edhe me Pėrfaqėsuesin e Asamblesė Parlamentarė tė OSBE-sė, Andreas Nothelle, tė cilin e informoi mbi zhvillimet mė tė fundit nė Shqipėri, si dhe mbi situatėn e bojkotit tė Parlamentit nga opozita. Nothelle theksoi se ka vėzhguar disa proēese zgjedhore nė Shqipėri dhe vlerėsoi progresin e madh dhe cilėsor qė zgjedhjet parlamentare tė vitit tė kaluar dėshmuan nė Shqipėri. Nothelle theksoi se raporti pėrfundimtar pėr zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri ėshtė njė dokument konsensual i tė gjitha ekipeve vėzhguese qė morėn pjesė nė monitorimin dhe vėzhgimin e zgjedhjeve, dhe ky raport duhet lexuar me realizėm, pėr tė pėrmirėsuar edhe ato pak defekte teknike qė u vunė re gjatė procesit. Ai theksoi gjithashtu se tė gjithėpėrfaqėsuesit e zgjedhur tė partive politike duhet tė punojnė brenda Parlamentit, me frymė konsensuale, ashtu si edhe ne kėtu nė OSBE, pėr tė plotėsuar rekomandimet e bėra nė raport.

    KJ

  12. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Gjermania, kunder bojkotit te PS-se: S'eshte ide e mire

    Rozeta Rapushi
    E Enjte, 04 Shkurt 2010

    Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert, tha dje se bojkoti i Parlamentit nuk eshte nje ide e mire dhe nuk ka rendesi se me cfare argumentimi behet. I pranishem ne vendin tone per te inauguruar zyrat e Fondacionit "Konrad Adenauer", Lamert dha mesazhe te qarta, se Shqiperia duhet te shohe drejt Bashkimit Evropian. "Duke qene se ne sistemet demokratike, roli i parlamenteve eshte i nje rendesie tejet te madhe, sigurisht qe nuk eshte nje ide e mire bojkotimi i Parlamentit, nuk ka rendesi se me cfare argumentimi. Dhe sigurisht qe kjo ide e bojkotimit nuk permireson cilesine e vet, edhe nese bazohet ne precedente te meparshem", u shpreh Lammert. Sipas tij, nje Parlament eshte platforma, apo forumi me i rendesishem demokratik qe mund te ekzistoje ne nje sistem demokratik. "Ndaj une do te doja te shfrytezoja rastin e hapjes se kesaj zyre, qe te mund te mbeshtesja cdo lloj perpjekje per kapercimin e te gjitha rezervave te mundshme, perplasjeve te mundshme ne cilendo lloj menyre, ne menyre qe te garantohet funksioni kaq thelbesor i Parlamentit", theksoi ai gjate inaugurimit te zyres se fondacionit ku te pranishem ishin kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli si dhe anetare te kabinetit qeveritar. Mesazhi i kryetarit te Bundestagut gjerman erdhi ne kulmin e krizes politike ne vend, ku palet jane te gatshme te ulen ne dialog, por ndahen thellesisht ne ceshtjen e hapjes te kutive te votimit. "Bundestagu nje vit me pare, ratifikoi MSA-ne duke dhene nje mesazh mjaft te qarte, duke sinjalizuar keshtu mjaft qarte dhe dallueshem qe Shqiperia ka nje perspektive evropiane. Pas anetaresimit te Shqiperise ne

    "NATO duhet te kete dhe nje perspektive te anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian", tha Lammert. E pranishme ne kete inaugurim, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu kenaqesine e vecante per krijimin e fondacionit pas nje periudhe intensive ne vitet 92-96. Sipas Topallit, ky eshte nje rikthim me nje simbolike te forte per shqiptaret. "Ne e konsiderojme kete vizite, ardhjen e tij ne Shqiperi, si nje moment te rendesishem te inkurajimit per te cuar perpara marredheniet tona, tashme intensive nder parlamentare, por qe do te behen edhe me te forta. Natyrisht e kam fjalen edhe per marredheniet ekonomike dhe te niveleve te tjera. Une e falenderoj serish zotin Lammert per kete vizite, ne kete moment te rendesishem te hapjes se kesaj zyre kaq te rendesishme", u shpreh Topalli.

    Thirrja

    Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert, tha dje se ideja e bojkotimit nuk e permireson cilesine e parlamentit. Sipas tij, Parlamenti eshte platforma me e rendesishme dhe forumi me i rendesishem demokratik qe mund te ekzistoje ne nje sistem demokratik.

    Fondacioni

    U hap dje ne Tirane, zyra e Fondacionit gjerman "Konrad Adenauer", e vleresuar si nje ngjarje shume e rendesishme per marredheniet mes dy vendeve, si dhe nje hap perpara ne procesin e integrimit te Shqiperise ne familjen evropiane.

    KJ

  13. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Svoboda: Bojkoti i Kuvendit demton imazhin e Shqiperise

    E Shtune, 06 Shkurt 2010

    Europarlamentari socialist evropian, Hannes Svoboda shprehet se bojkoti i Parlamentit demton rende imazhin e Shqiperise para BE-se. Ne nje interviste per "BBC" ai eshte shprehur ne lidhje me kutite, se nese gjykata ka vendosur se nuk ka asgje per te korrigjuar, vendimi i saj duhet pranuar. Por nga ana tjeter Svoboda, ka bere thirrje per dialog politik, pasi cdo konflikt i brendshem demtojne procesin e integrimit. Njeheresh ai ka garantuar se liberalizimi i vizave do te behet ne mesin e ketij viti, ose maksimumi deri ne fund te vitit.

    Shqiperia eshte perfshire ne nje krize te gjate politike. Opozita po bojkoton prej 6 muajsh Parlamentin. Si vleresohet kjo nga BE-ja? Si mund te zgjidhet kjo krize?

    Ne radhe te pare dua te them qe ne jemi kunder bojkotit parlamentar. Deputetet jane zgjedhur qe te marrin pjese ne Parlament. Kete e kemi thene edhe kur partia e Berishes e bojkotoi Parlamentin. Kete e themi edhe tani. Se dyti, tani duhet te shikojme se si mund te bashkepunohet per te kapercyer kete bllokade. Ky eshte tani nje shans per kapercimin e krizes. Berisha dhe qeveria e tij duhet te bejne propozime per partine socialiste ne opozite dhe opozita duhet te mundohet qe te kthehet ne Parlament me nje strategji per te bere nje opozite te forte. Dhe roli i opozites eshte ne Parlament.

    Por socialistet insistojne per hapjen e kutive. A eshte e mundur kjo? Si veprohet ne keto raste?

    E mundur eshte gjithcka nese njeriu do, por ne qofte se gjykata ka vendosur se nuk ka dicka per t'u korrigjuar, atehere vendimi i saj duhet pranuar, megjithese njeriu nuk eshte i kenaqur. Sido qe te jete, grupet e medha duhet te shohin se si mund ta kapercejne kete krize. Kjo nuk mund te kaloje ne qofte se qeveria qendron vetem ne pozicionet e veta dhe opozita ne te sajat, por duhet te gjendet nje kompromis i perbashket.

    Nje delegacion i Keshillit te Evropes pritet te shkoje me propozime konkrete me 22 shkurt ne Tirane. Pse Brukseli dhe Strasburgu kane heshtur deri tani dhe nuk ka reaguar, zoti Svoboda?

    Ne nuk mund t'i zgjidhim problemet e brendshme. Ne qofte se nje shtet nuk eshte ne gjendje t'i zgjidhe vete problemet e brendshme, ne nuk mund t'i zgjidhim ato nga jashte. Ne mund te japim udhezime, mund te kryejme bisedime me ta, gje qe e kemi bere shpesh, madje edhe une personalisht. Por ne fund te fundit eshte vete shteti, ai dhe po ashtu politikanet qe duhet t'i zgjidhin problemet. Sepse ne qofte se nje shtet nuk i zgjidh vete problemet, atehere kjo do te thote qe ky shtet nuk eshte pjekur akoma per t'u bere anetar i BE-se.

    Duke pasur parasysh kete situate, sa ndikon kjo ne imazhin e Shqiperise, aq me shume qe ajo pret hapjen e bisedimeve per anetaresimin e saj ne BE?

    Cdo konflikt i brendshem dhe sidomos bojkoti parlamentar, eshte nje demtim i imazhit te shtetit para BE-se. Kjo eshte me se e qarte. Vecanerisht ne nje kohe kur diskutohet per ceshtje te medha sic eshte liberalizimi i vizave, per bisedimet per anetaresimin ne BE. Eshte mire per nje vend qe per ceshtje te rendesishme te gjeje konsensus. Ka shume tema per konflikte, por per sa u perket ceshtjeve te rendesishme, duhet konsensus i grupeve te medha parlamentare.

    Meqe ju e preket ceshtjen e vizave dhe dihet qe Shqiperia se bashku me Bosnjen, nuk perfituan vitin e kaluar nga liberalizimi i vizave, sikurse ndodhi me Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine. Tani, duke pasur parasysh situaten politike ne Shqiperi, sa jane shanset qe ky vend ta arrije kete synim brenda ketij viti, sikurse edhe eshte premtuar ne Bruksel?

    Une mendoj qe te dyja shtetet do ta arrijne qellimin per liberalizimin e vizave. Kjo pasi te jene permbushur disa kushte, duke filluar nga pasaportat deri tek marreveshja per pranimin e personave te debuar nga vendet e BE-se dhe te gjitha rregullat e tjera per te cilat duhet te biem dakord. Dhe sipas mendimit tim qe nga mesi i vitit ose, me e vona, ne fund te vitit, te dyja shtetet do te fitojne liberalizimin e vizave. Kjo eshte edhe deshira jone, e BE-se, ne qofte se keto dy vende realizojne kerkesat e BE-se per ligjet dhe qe ne mund te kemi garanci qe keto ligje do te vihen ne jete.

    Aktualisht te gjitha vendet e Ballkanit ne pergjithesi ballafaqohen me korrupsion dhe kriminalitet. A ka BE-ja projekte konkrete qe t'u ndihmoje atyre per te luftuar keto fenomene?

    Ne kemi nje sere programesh dhe nje program bashkepunimi. Por eshte e domosdoshme qe cdo shtet te luftoje jo vetem korrupsionin brenda tij, por te bashkepunoje edhe me vendet e tjera. Ne kemi pare qe kriminaliteti nuk ka fytyre etnike dhe ne raste te tilla kemi bashkepunim mes shqiptareve dhe serbeve, kosovareve dhe maqedonasve, etj. Keta njerez nuk njohin pengesa. Ne kerkojme qe te kete nje bashkepunim me shtetet per sa i perket ekstradimit te personave qe kryejne krime te renda. Duhet te kete njerez te cilet duhet te luftojne korrupsionin dhe keto njerez duhet te jene pa ndikim politik, duhet te jene te pavarur. Gjithashtu duhet te behet specializimi i gjyqtareve, specializimi i policeve. Po ashtu gjyqtareve dhe policeve duhet t'u krijohen kushte financiare qe ata te mos varen nga burime financiare ilegale. Ka disa pika qe shtetet mund t'i kishin bere, por nuk kane kurajen dhe vendosmerine per te vepruar.

    KJ

  14. #34
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqiptare, Feb 09, 2010

    Dajti nxjerr eshtrat Tirana mbyll kutitė
    Alba Malltezi

    Kur Dajti mbi kryet e Tiranės po nxjerr nga barku i tij sekretet e pushkatimeve tė diktaturės, e si njė Perėndi mbi kryeqytetin shqiptar herė pas here lėshon ndonjė sinjal, Tirana zyrtare, kėto ditė po pėrjeton orėt mė qesharake nė politikėn e saj: Tė hapen apo jo kutitė e zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009. Energji tė panumėrta, pėrqendrim i plotė vėmendjeje nė ēėshtjen e krizės qė ka bllokuar vendin qė pas zgjedhjeve e qė si ortek po rrėmben me vete pėrditė ekonominė, ndjenjat, psikologjinė e familjeve shqiptare. Shqiptarėt nuk po e perceptojnė Shtetin, se Shteti ka muaj qė nuk ėshtė mė nė shėrbim tė tyre.

    Tė gjitha forcat janė pėrqendruar nė: A do tė futet PS-ja nė Kuvend dhe nė do tė pranojė Sali Berisha tė hapė kutitė. Personalisht kam besuar dhe besoj se ēelėsi i zgjidhjes se njė krize ėshtė gjithmonė nė dorė tė maxhorancės, dhe pikėrisht nė dorėn e Berishės si personifikimi fizik dhe ideologjik i saj. Kutitė duhen hapur, dhe mbi kėtė koncept primar, embrional tė transparencės dhe tė lirisė duhet tė bisedohet gjithēka. Kutitė e mbyllura dhe aq mė tepėr, mungesa patologjike e vullnetit pėr t’i hapur ato, janė mė keq se misteret e tė ekzekutuarve pa varre tė kohės sė diktaturės, qė sot kryeministri Berisha me tė drejtė kėrkon t’i zbardhė. Kutitė e mbyllura nė demokraci do tė ishin mė turp se goja e mbyllur e kohėve tė diktaturės, sepse janė tė tjera mistere qė i shtohen kėtij vendi me drejtėsi pėrgjithėsisht tė vonuar.

    Njė pjesė e mirė e shqiptarėve pyesin: A ishte “Hapja e Kutive” njė deus ex machina e Partisė Socialiste? Mendoj se po. Ashtu siē besoj nė papjekurinė politike tė lidershipit tė saj dhe nė dėmin qė i shkaktoi elektoratit socialist sė pari, por dhe gjithė vendit, qė sot ka njė qeverisje tė sajuar nga llogaritjet e interesave dhe pazareve mė shumė se nga vota e shqiptarėve. Kėshtu, me kėtė deus ex machina tė kutive, z. Rama kėrkon tė rikuperojė atė qė nė bashkėpunim me tė besuarit e tij para zgjedhjeve, neglizhoi.

    Shqiptarėt po vuajnė sot mendjelehtėsinė e opozitės sė para zgjedhjeve, mendjelehtėsi qė e pagoi, por mė shumė kokėfortėsinė, mostolerancėn, mungesėn e civilizimit tė maxhorancės, qė pėr arsye misterioze nuk kontribuon tė hapė kutitė.

    Ndėrkohė, pėrditė, individė tė dėshpėruar, gjithmonė e mė shumė, pėr tė pasur pak vėmendje, ndihmė, solidaritet, bėjnė apele nė media. Shqiptarė nga Shqipėria dhe nga katėr anėt e botės solidarizohen pėr tė lehtėsuar sado pak dhimbje ekstreme e histori sėmundjesh, qė zakonisht nė vende tė civilizuara kanė 70 deri nė 90 pėr qind mundėsi shėrimi, por qė nė vendin tonė jemi akoma nė pėrqindjen 0. Ēdo problem merr njė zgjidhje vetėm nėse mbi tė pėrqendrohen energji, asgjė nuk kalon nė rrjedhėn e natyrshme qė duhet tė marrin problemet aty ku ekziston Shteti.

    Pushteti nė Tiranė po bėn nė kėto kohė atė qė ka treguar se di ta bėjė mė mirė: shkėrmoqjen deri nė embrion tė strukturave tė brishta, tė pavarura shtetėrore. Dhe, nė kėtė mision tė tij, siē u ndihmua Enver Hoxha nė rrugėtimin diktatorial, ka nė dispozicion mehmetshenjte, adilēarēanėt, ramizalinjtė, hysnikapot qė kanė qenė gjithmonė me shumicė e qė Shqipėrisė i kanė bėrė veēse dėm.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edhe varret ne dajt malltezja bollino e sigurimit kerkon tja faturoje mjekut berisha..
    djalli vete kjo malltezja albe e sic duket jo me kot superpelivani karlo bollin e ka zgedhur si me besniken nder mantenutat e veta.. ne tirane..
    shteti funksionon oj mallteze perderisa ti nxjerr cdo dite gazetat e edvin rames ne treg e te furnizon berisha 24 ore ne dite te mbash 4 motorret e ndezur me shpifje ne tv tend njuz 24 tren famekeqe..

    puna eshte se ti moj vegel e nomenklatures enveriste kanibale do nje shtet tjeter..
    e do me edvin ne krye e do me ministra erion velira e eriona brace e me shefa shiku tos klosa e me drejtora policie altin araper e dondollaker..

    e po populli do shtetin tjeter..ate qe po perpiqet berisha tu a ndertoje shqiptareve..
    se ate shtetin qe mbushi malet me kufoma.. mbaje per vete..

    keshtu thuaj malltezes bollino o dujkhmer rruzhi..

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •