Close
Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 239
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-08-2009
    Postime
    26
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    A mund te harrohen miqte? Per poetet kurre...aq me teper kur poezia ka qene dhe eshte ne mes.Me vjen mire dhe gjithmon kam pritur qe te rriteshe ne poezi.Fieri eshte qyteti ku gjithmone lulezojne talente, me vjen mire dhe emocionohem tek shikoj qe ne ate fidanishte arti cel dhe lulezon me shkelqim nje mike e mire e koheve te shkuara.
    Suksesi gjithmone do tr jete me ty Bruna.
    Xhemal Gora Kleveland SH B A.
    8.11.2009

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Faleminderit
    11
    111 falenderime nė 101 postime

    SHIU "MASHTRUES" dhe FRYMEZIMI POET

    SHIU "MASHTRUES" dhe FRYMEZIMI POET

    Grrisja avujt kufomė !

    Vrarė dole, nė mes shiut “mashtrues”,
    U kėputėn, si gjethe vjeshte tufa resh tė plakura,
    Shkove...,ike....,hutuar, si mjergull e bardhė.
    Vrarė dole, nė mes shiut “kokė-zbathur”,
    Nė shtėllungė tė ajrit, u shtrua pas emrit !
    Unė grrisja avujt nė xhamin kufomė,
    Tė shihja fytyrėn tjetėr me mallim,
    si njė gjysėm rrethi nė hark-dashurinė e shkuar .


    E shkoqa mallin...,...,

    Mė mori malli....,....,
    Qė nė katėr tė natės mė dhembte ora,
    Kumbonte zėri i largėt...,....,
    Si drithėrima lulesh nė brinjė tė malit.
    Ti ishe aty....,....,
    S’kishe folur kaq e kaq kohė.
    Koha kurriz-dalė tė ishte kthyer pas, fletė-fletė,
    Atė mall e shkoqa thėrrime,
    Tė mbaja gjallė ėndrrėn e vjetėr !


    Gjurmėt e lotit !

    Nuk jam sot,
    Shėnova mbi kalendar, ditėn e ikjes.
    Tė kthimit..., ah’ tė kthimit, jo !!
    Nuk jam sot,
    Ti je kthyer me sy nė lot.
    Kish’gjurmė nė derėn time.


    Pa lotė s’jeton njeri !?

    Kam pak lotė...,..., kohėve i derdh e vetme,
    Kam pak lotė...,...,nuk dua tė m’i shikoni ju “o njerėz”,
    Kam pak lotė...,...,si erdh’koha, tė mė kripen syve,
    Kam pak lotė...,...,si erdh’dita, tė mė ngrijnė qerpikėt,
    Viti s’do t’mė ndjek pas,...., e di,
    pa lotė s’jeton njeri !


    Mos mė kėrko...,...,

    Mos mė kėrko nė kthim...,...,
    Nuk do t’mė gjesh si dje .
    Mos mė kėrko...., tek dera tė trokasėsh,
    Nuk do t’mė gjesh si mė parė.
    E drejta kėputet degėve tė thara tė shpirtit tim!
    Dhe heq zvarrė nė ditėt e “shurdhėta”,
    Copėza tė krisura fajesh e fatesh !!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 16-11-2009 mė 23:06

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Faleminderit
    11
    111 falenderime nė 101 postime

    Vjeshta ne germat e poetit!

    VJESHTA NE GERMAT E POETIT !


    Njė copėz vjeshte ....,...., !

    (cikėl prej festivalit tė vjeshtės-Pogradec)

    -----\------\-----\-----
    Fundosur nė ujėra marsi, si velėza gjethet e vjeshtės,
    Lėnė trungjet mendje zhveshura, ēapiten diku ..., degėve,
    Lėnė lumenj shtrate tharė, me petk vese hedhur,
    Lėnė diku nė zgavra pemėsh, kaftėsi dimėrake.
    Edhe synė qė lahet breg Ohėrit ia ndiej t’i dridhen qerpikėt,
    Merr mbushet me frymė vjeshte, koha qė belbėzon mbi stinė!


    -----\-----\-----\-----

    Shtrin krahėt tė mbledh eshtrat e thinjura,
    Nė prikė tė agimeve pėrtyp nur qė rrėzojnė rrezet,
    Dhe fryn njė erė e harruar tė marr para gjethe stine,
    Shket dhėmbja nė ah-e trungjesh....,si mal-zhveshuri, uturin,
    Degėt varur, rėndojnė dheut....,vjeshtė pėrcjellin tė pagojė,
    Mbetur rėnė me kohė prej vjeshte,
    .....,....,dimrit shtrihen, s’ndihen mė !?




    -----\------\-----\-----

    E ndjeva vjeshtėn tė rėnkonte maleve,
    Sipėr gurėve ngjyrė bezh, nė rripat e rjepur,
    E ndjeva vjeshtėn tė zvarritej degėve,
    Sythe tharė e gjethe zverdhur, pėrtypej mėngjeseve.
    Luginave merrte frymė nė fije tė ujit,
    Ēahej si trung i moēėm nė fund-kėngėn e gjinkallave.



    -----\-----\-----\-----

    Mė ike, si tė ishe hije nė kohė tė shkuar,
    ....,dhe shtatin m’a preve me sythe gjėmimesh,
    ....,dhe syrin m’a verbove me krisma rrufeje.
    Mė ike, sic fryn era rrėzė veshėve tė gurėve,
    Mbėshtolla dheun nė grusht t’i jepja jetė damarėve,
    Shtrėngova fijet e kėputura nė pemėn pa gjelbėrim!



    -----\-----\-----\-----

    Ndiej tė mė rrėshkasė qielli hijes sė reve,
    Pėrthyer shkon perėndimit, si dallgė e mavijosur,
    Trup krrusur, lodhur e rraskapitur nė tė nxehtat orė.
    Nis tė mė kryqėzohet nė gjėmimet e prera.
    Kokėn pas shkon e shpėrndarė nė vėshtrime,
    ...,dhe flladitet pėrtej gurėve.. ,e zverdhur ēel agimit.



    -----\-----\-----\-----


    Dritares sė heshtur, trokitjen ia ndjeva vjeshtės,
    Breg-deti tė shkretuar, mes njė pylli tė arnuar,
    Ecte e ēurkonte stinė-stinėsh nė bulėzat e vesės,
    Shkallė ngjiste...., rrėkerave zbriste, prag dimrit e dėrrmuar,
    Duart nėn pranga i tėrhiqte zvarrė-zvarrė....,
    Tė ngrihte prej shtrati atė pjesė tė vetėn,
    Dhe gurėve fytyrė rrudhur t’ia fshikte aromėn e situr !



    -----\-----\-----\-----

    Nė tė shkuar rrugicave do tė kem mall pėr gurėt,
    Endur pas gjetheve, mė shkon mendja si jetimi i gjorė,
    Harruar si sythėt e tharė, rrėmbimthi mbytet njė shtegėtar i vonėt,
    Mėrgon nė flladitje degėsh njė folezė balte e kashtė.
    Do tė kem mall pėr gurėt, e di, kur tė nis vjeshta e dytė.
    Herė e lagėsht e herė tufani do m’i vesh me trishtim,
    Zbėrthyer si gjoks vashe, pėrtej dy kodra m’a prishin vargun vjeshtak!
    Diku....,stolave tė vetmuar do trokas mes tė rinjėve,
    Nė tė shkuar rrugicave do tė kem mall pėr gurėt,
    Ngjyrat vetes do ja tres, dhe nė penėn e poetėve !



    ------\------\------\------

    U shtrydh fund-vjeshta nė litarė vetėtimash,
    Ēurqe-ēurqe nė mes reve, shiu i trembej rrufeve,
    Uturin qė nga malet e mbi fushė njė tufan,
    Ēahej qielli nė mes krismash..., e diku gjėmime radhė,
    Gjethe-zverdhurat rrėkeve, ėnjtur, fryrė nėpėr damarė.
    Udhė nisur qė me vjeshtėn, udhė pa udhė s’gjetėn vend,
    Eh, dhe vesa humbi kryet mbrėmjeve dhe nė agim,
    Pemė zhveshurat rjepur mbetur.., dhe nga rrebeshi bėrė mavi !
    Shkoi deteve e liqeneve trup etur si lastar,
    Prag dimrit mblodhi eshtrat tė mos matej me atė “xanxarė” !


    -----\-----\-----\-----

    Dhe diellit do t’ia fsheh dertet e vjeshtės,
    Nė sup tė thyer tė reve do tė kthej dritė,
    Me tė ikur perėndimit, ēarė e zverdhur hijes,
    Pas mjergullės gungaēe do tė mbėshtes ditėt e stinės,
    Heshtur flenė nė valė-qetat me pulėbardhat....,
    Gurėve zverdhin moshė rreth liqenit tė Ohrit !
    Shkėmbehen ditėt nė syth-degėt, pas gjethe rėnave,
    Njė trung i thyer buzė valėve tjerr aromėn....,
    Si djep yjesh nė natėn e vjeshtėt, lėkund leht.
    Prek vezullimet e hėnės pėrtej orėvė, poezia,
    Vjeshta qė kėrrusur ra mbi fletėn e bardhė !

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Faleminderit
    11
    111 falenderime nė 101 postime

    Harkėzime shpirtrash , hark—mendjes POET !



    Harkėzime shpirtrash , hark—mendjes POET !




    Vėshtrim i heshtur

    Mes natės ula shikimin, nė gjumin e yjeve,
    Heshtja numėronte orėt nė hapėsirėn blu…,
    Si meteorė m’u shkėput vėshtrimi, ra duarve,
    Tokės qė krihte vitet u shemb me natėn.
    Kalonte si kalorės nėpėr kalldrėmet e errėta,
    Qė kthehej nga kurbeti, me heshtje blerė !


    Krehėzimi i lotit !

    Krehėzohet loti, qerpikėve tė lodhur…,
    Rrotullon fjalėn harqeve tė padijes,
    Gurgullon mendimi, si uji i burimeve,
    Tė prek gurėt qė kuvendojnė thellėsive.
    Netėve kur yjet harrohen buzėve tė tyre,
    Krehėzohet loti, qerpikėve tė lodhur…, !



    U struk mbrėmja…,

    U struk mbrėmja natės sė zeshkėt,
    Me sy vjedharakė vėshtronte yjet qiellit,
    Trokiste dyerve tė mbyllura, me hijen, hėna,
    T’a trembte pa nisur dremitjen e gjatė.
    U struk mbrėmja natės, si tė kishte faj ;
    Mėngjesit harronte orėt e fėrguara …,



    Abstrakte…

    Iku…, diku…, u fsheh…, habia…, njeri,
    Rrugėve endte mesazhet e “botės sė tretė”,
    Tė mbeteshin dhe ato pjesė nė kėnd-jete,
    Me vehten matej lodhja pas moshe…,…,
    Trokiste gishtat e regjur nga ecjet mbi re,
    Si eshkė qė ndizet gurit, s’e shoi lodhja !



    Tė flasim me lotė

    S’di kush fajin mik e ka bėrė i pari ?!
    Trokiste jetimi nė ēdo derė pėr shoqėri,
    Tė gjente fajtorin e fajit tė tij…,
    Kush prej fajit iu nėnshtrua dinjitetit njerėzor ?
    Heshtim tė dy prej fajit, tė flasim me lotė !



    Puthja qė s’njeh hije

    Rrugėve ku zgjatej mendimi, pemė varnin trupin,
    Kalonte nėpėr gropa, hija qė zgjonte dita,
    Merrte pas vetes puhizėn qė i krihej supesh…,
    Rrugėve pa fund, fėshfėrimave u trembeshin zogjtė.
    Ngacmonte sythet mbi degė, puthja qė s’njihte hije !



    Kėmbėt e fjalės

    U ngatėrruan kėmbėt fjalės nė vargun e gjatė,
    Heshti fleta…,
    Penės i ankohej ēudia-poezi !
    M’u ngatėrruan kėmbėt e fjalės rrjetave ziliqare.
    Poezia drejtoi trupin, tė mos pajtohej me turpin !



    Vitet qė s’kthehen mė !

    Preka dorėn tėnde, mora jetėn—uratė…,
    Fshiva lotėt nė sytė e vrazhdė—pashė detin e sinqeritetit,
    …, e mes heshtjes mbėrtheva urrejtjen e pamėshirėshme,
    tė kthehesha e penduar pėr vitet e dashurisė sime.
    Preka veten time…, s’isha hije e shekullit xheloz,
    E njihja lotin e dashurisė, isha njeri me ndjenja !



    Zėri i shpirtit

    Lėkunden mendimet nė hije hapash tė lodhur,
    Ditarit shuhen, si meteorėt nė qiellin me shi.
    Diku lotė…, ndjekin kėmba-kėmbės yje tė vetmuar,
    Diku sytė…, kapen degėve plot lule tė pemės,
    …,dhe nis qetėsisht tė dal pandjerazi prej shpirtit,
    Njė zė qė derdh dhe vesėn nė fije tė barit !



    Autografe nėpėr re !

    Aty u shuka, aty u mbylla, aty mė ranė lotė,
    Si zgjim prej errėsirės, kafshonte eshtrėn njeri.
    Akrepi i sekondave qė merrte frymė e thyente supe,
    Ngrinte vėshtrimin hapėsirės, krahu i zemrės,
    Kur ndihej nė jetė, autografe linte reve !



    Zėri i paqes…,

    Tani nė qetėsi dhe heshtja vret brenda teje,
    Kėrkon fole vetmie tė ngrejė ēerdhen pėr tė nesėrmen,
    Si dallga tė qėllon e rikthehet nė thellėsi,
    Duart tė zhys fluturimi, tė kap kaltėrsi.
    Diku mbetesh harresė, nė mendjet prapanike,
    Skena merr fund pa nisur ende…,
    Dhe nga sytė e lodhur pėr pak dritėz-hije,
    Tė mbetesh kujtesės si njė lodėr fėmijėrie !
    Tremb vėshtrimin nėpėr zhgarravina pa fund,
    Fytyrave tė paqta mpreh fjalė, zėri i yt !



    Varfėri

    Do tė pėrpijė yjet, me sytė e tu do tė mė ngjasojnė,
    Do tė kthehem nė njė meteor.
    Do tė pėrpijė ujėrat e ėmbla tė liqenit,
    Puthjet e tua do tė mė kujtojnė,
    Do tė shėndrrohem nė kristale pa fund.
    Do tė pėrpijė dete e ujėvara,
    Do tė mė sjellin veē lotė.
    Unė do tė kthehem pėrēuditėrisht nė njė sirenė…,
    Gjithmonė…gjithmonė do tė mbetem larg teje !



    Deti

    Pėrgjatė teje kam ecur,
    tė gjej ngrohtėsi,
    Pėrgjatė teje eci,
    tė fundosem tek ti.
    I kaltėr ndėr vėshtrime,
    ti mbetesh pėrherė,
    Veē ėndrrat e mia, s’i kape njėherė !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 23-11-2009 mė 23:28

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 13 postime
    Bruna te pershendes!Me duket se njihem prej kohesh me keto vargje.Me duket se dikur kemi qene miq te mire.Instiktivisht te ndjej te afert,shume te afert.Me solle nder mend "vitet e pafajsise".Sidoqofte mundet qe te jem gabuar por ai tharm poezie qe i mbush vargjet e tua plot "britma" pesimizmi,ia figuracion i ngjeshur i shkathet me nje muzikalitet te pabesueshem, me japin ikonen e nje shpirti e talenti te rralle poetik.Fifguracioni i ngjeshur,perceptimi e sensibiliteti i vargut tend me kane rrenqethur deri edhe ne fijen e fundit te flokut.Nuk e di por shoh ne vargjet e tua nje fryme romantizmi te ngjajshme me ate te "brezit te humbur"te zhytur ne nje nostalgji melankolike qe dhemb,dhemb ashtu sic dhembin kujtimet kur i prek.Dhe atehere dhimbja kthehet ne britem akuzonjese,fajesuese,cfajsuese apo hakmarjeje.
    Bruna keni nje shpirt te bukur dhe beni mire qe nuk e lini te heshte sepse "dritherima" e tij ka prekur edhe shume te tjere perreth qe ndjejne e dhembin njesoj si juaji.Me mellengjyet e me perket thelle me "buqeten" e vjershave te tua,te faleminderit Bruna!Me sollet nder mend diicka nga poeti i madh turk Nazim Hikmet, dicka qe me forcen e vargut i kapercente akoma edhe kufijte e deshperimit...Pergezime!Dote pres ketu me kenaqesi per te lexuar vargjet e tua ne te gjitha ditet ne te gjitha oret, mos vononi ju lutem!!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Faleminderit
    11
    111 falenderime nė 101 postime
    CAST BRENDA SHPIRTIT !


    Hije-prerė, reve

    Jam ikur e harruar, hije-prerė nė retė e plasura,
    Frerė vetėtimash mbėrthejnė trupa yjesh qė klithin.
    Njė hėnė vetull shprishur lėngonte larg…,
    Gėrvishte nė tė gdhirė harkime dallgėsh.



    Ēast brenda shpirtit


    Zhgarravinė qė merr frymė e strukur qoshesė,
    Mbulon shėmtinė e lotit njė prekje buzėsh,
    Ēahet nė cipė tė ujit rėnkimi i gjetheve tė largėta.
    Porta e mallit mbetet mbyllur me kohėn,
    Njė det n’a ndau mua dhe TY pėrgjithnjė…sa shpejt !





    E pa njeri mes njerėzve !
    (Nė lumin Vjos-2005)


    Shkuar rrjedhės sė turbullt me rėnkime mbuluar,
    Njė hije me natė hėne, e zverdhur shkon larg…,e pa njeri mes njerėzve.
    Nxirėsisė shkunden yje tė pikur nė shtratin e reve gri,
    dhe lumi tėrheq pas zėra fėmijėsh, lutje prindi !


    …, …, …,



    Nėpėr shelgje tjerrė shkon njė puthje marsi,
    Kripėsisė sė fjetur, loti fle me tė ikurat.
    Shteron rrėzė malit gurė-plakur, pikė-pikė, cepave…



    Aroma e viteve



    Pėrkulem pėrgjatė rrjedhės nė lėvozhga frymė-pakėt,
    Dhe aroma e viteve ripet nė vėshtrimet e kthjellėta.
    Njė presė rrezesh kėputet nė kėrcell tė barit…,
    Merr nė tė dalė drita, dhėmbėza yjesh nė fund tė pusit.
    Aty ku hija e ditėve, bie e ngrihet pa njeri .



    Njė bark reje !


    Hijes sė ditės m’u pėrpėlit njė bark reje,
    Merrte e uritur kaltėrsira tė pėrgjumura,
    Nė pas shpinė tė perėndimit, u kreh pas dallgėve,
    Me rėrėn ngatėrrohej si poeti mes vargjeve.




    Njeri tjetėr, pėrtej fjalės sė punuar !


    Pėrballė teje e pashė njeriun tjetėr, atė qė s’e njihja mė parė,
    Zhveshur nga nuri i poetit, rėnė e ngritur nga tė tjerė prapė.
    Kishte etje tė tharė nė rrėnjėt e thinjta tė vėshtrimit tėnd,
    Kishte kohė qė pena e letra gryenin mendjen pėr njė varg.
    Kishte marrė udhė tė re, ai njeri qė njihja dikur…,
    Pėrballė teje e pashė, m’u kujtua, qė tė njihja atėherė, dikur !



    …, ..., …,


    Po derdhet muza e fundit nė pentagram tė lotit,
    Mbėshtjellė me bardhėsinė e dimrit,
    nė natėn me hėnė tė copėtuar.
    Ndahet pakuptuar, nė kurthe yjesh endacakė…



    Jehon loti, pas ikjes



    Derdhet mėngjeseve njė e grijtė qė shkundin mallet,
    Krehėzon vėshtrimin nė shpirt tė gurit dhe fjala.
    Jehon pas ikjes, loti qė griset rrudhave tė heshtura.
    Shkon e kokė s’kthen, shkon e mbetet i mėrguar,
    Nė tė perėnduar pėrmes dallgėve lartohet yjeve !

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Faleminderit
    0
    12 falenderime nė 11 postime
    1-U nisa me veten

    Pa mall u nisa, larg tė mbetesha nga ju,
    Pa lotė strukur, akrepit tė sekondave .
    As hija ime s’mė ndjek buzė bregut...,
    Si shkėmbi qė lėngon nga pėrplasje vale !
    Marr mallin nė shpirt, e lotėt vishen duarve,
    Jam..., mbetem..., brenga e njė deti nė stuhi...,



    Nuk ėshte e lehte kjo nisme e poetes! Nė frymėzimet e saj, ka vėnė spikamėn vrulli dhe ajo e mbetur pėr kaptinės sė mbijetimit, del e shperthen ato vargje plot prurje ! Do te shtoja nje nisme e mbare ! Nje begati nė mesin e gjithė horizontit letrar, sepse del e shnderrit nje yll befasues i lirikės !




    2-Ēaste ndjenjash !

    Preva vėshtrimin, nga krismat u ēua qielli,
    Theva orėt jetime, prej heshtjes rrahu zemra,

    Ecja..., dhe ecjeve hidhja kohė nė letėr,
    Tė ngrihesha pas pritjes, fshirė dashurinė e vjetėr!
    Nga thellėsitė e shpirtit u ēua njė qiell i ri,
    Sytė krahė-shtrirė tė ishin pas kohe tė lirė.
    Ecja nėn hijet e hapave e vitet numėroja si minuta,
    Tė ndieja dashurinė pranė, qė e humba dikur...,



    Nėper kėto vargje tė plota me funksionalizėm dhe me dinamizėm qe te pershkon nėpėr mendje nje metafore e qelluar, krijo pershtypjen, se poetja, del e plote me arkitekturen e saj, dhe identiteti ka krijuar ritmin dhe imazhin!


    3-..., ..., ...,

    U fėrkua dielli nė kurriz tė malit,
    Me shigjeta rrezesh ia ēau trupin vesės.
    U shtrua horizontit, hapėsirės sė blertė,
    Hidhte mesazhet e para tė ditės fytyrė-ējerrė!


    Kjo ditė , siē arrin ta theksojė vete poetja idhte mesazhet e para tė ditės fytyrė-ējerrė!, vėrtet zbarkohet si nje vetetimė qė krijon driten e saj, por, perpiqet te sherojė zemrat, jo t'i pikėllojė ato!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 13 postime
    E nderuar znj.Bruna! Sic duket isha gabuar duke pretenduar se dikur kemi qene te njohur e aq me teper miq....Por TE ME FALNI!Kjo eshte nje koincidence e cuditeshme qe mund te ndodhe nje here ne njemije vjete....qofte per nga emri e qofte nga menyra se si i shkruani vjershat tuaja...Kjo ngjajshmeri eshte kaq sugjestionuese sa qe sa me shume i lexoj vargjet tuaja aq me shume i perqaseni imazhit te BRUNES, mikes time te shtrenjte qe fatkeqsisht e kam humbur ne harresen e viteve e te largesise...Sidoqofte me lejoni tju kerkoj te falur per ngutjen time te pafajshme qe ne fund te fundit nuk ishte gje tjeter vec se nje britme entusiazmi te parakohshem per vjershat tuaja mbreselenese ku une "zbulova" pjeseza e fragmente nga nje shpirt binjak me te BRUNES...E verteta eshte se "mjergulla"e harreses u shpernda neper vargjet tuaja nga ai diell i ftohte vjeshte te pikelluar qe gjithsesi deperton ne "humnera te erreta kujtimesh,imazhesh,ndjenjash e perdellimesh i perkund ato
    me nje rezonance koherente me regetimen e zemres per ti kthyer ne shprese,ne besim e optimizem...Znj.Bruna te me falni per "insiunacionet filozofike"prej romantiku sentimental te pandreqshem.Dua tju pergezoj edhe njehere per vjershat tuaja e sidomos per ato te fundit qe jane me te vertete "nje manifest shpirteror dhimbjeje e shprese"pasqyrim i qarte i talentit
    e i sensibilitetit tuaj si poeteshe me nje te ardhme te sukseseshme....Pergezime dhe ju faleminderit per respektin....

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    62
    Postime
    2,692
    Faleminderit
    0
    56 falenderime nė 48 postime
    Vazhdoj me kenaqesi leximin e krijimtarise tende Brunilda. Urime!
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Faleminderit
    11
    111 falenderime nė 101 postime

    Gėrvishet vėshtrimit tė zjarrit “Sinqeriteti” !

    Gėrvishet vėshtrimit tė zjarrit “Sinqeriteti” !


    Largėsisė sė tejskajshme !


    Kėputem pritjeve ēyryke, si sahat i vjetėr nė mur,
    Koha shtrydh nė heshtje frymė loti mbi dhe’ ,
    Kur nė sqep pulėbardhash, njė stinė dallgėsh blu,
    Farfurit nė largėsi, tė tejskajshmen, aromė malli .





    E thirra lotin…,

    E thirra lotin tek ikte menduar pėr larg,
    Ngarkuar supet me mall, nė shpirt pak brengė.
    E thirra tė kacavirrej nė gardhet e shpirtit,
    Me kripėsi tė m’i vishte ditėdhembjet e mia.




    Kishte nisur tė frynte !

    Kishte nisur tė frynte atje tej malit tė grijtė,
    Harrimi, harruar, shkundte degėt nė tė ikur.
    Klithte nė djep tė gurit e frym-valėve blu.
    Kishte nisur tė frynte nė supet e rėna tė kryelartit .




    Lot’ i paformė !


    Lot i paformė,
    Lot kokėbosh,
    Bie e s’ngrihet mė…,
    Mbetet me kėmbė tė prera.
    Lot i rėnė nė tre kohė,
    Mendim – Trishtim – Dhembje .
    Lotė…, !?





    Natė e dredhi !


    Jashtė nata qė ra, s’mė tha – natėn e mirė,
    Nė shtrat m’u harrua, dhe nga yjet mė ndau me dredhi,
    Rrinte pėrkulur mbi mua, t’mė mbulonte, si tė kisha bėrė unė faj.
    Kjo natė qė ra mė e fajėsuar se heshtja.





    I paharrueshėm, gjaku-prind !


    Gishtat e mi po presin hije-ėndrrash guaskė,
    Duke u nisur, postoj mallin e fundit mbi librat e ngrirė.
    …,dhe kthyer pėrballė perėndimit ndiej aromė dallgėsh tė virgjėra,
    Ndarė me mall-heshturin, pėrtypshėm ikėn ditėt e fundit.
    Nė fund-hapin e lodhur, kėputet loti i vajzės mbi penė,
    Merr pas pėrjetėsisht, tė paharrueshmin, gjakun-prind !



    Gėrvishet vėshtrimit tė zjarrit “Sinqeriteti” !


    Po priten heshtjepakėt gurėza hiri nė vatėr,
    Jam nisur tė kthej orėt e mallit nė startin e viteshkuarave,
    Ngre krye dora qė s’flet, me paraqitjen tė vėrė qetėsi ,
    Ndahet hutimturbull e zėri kthehet nė vajtim...,
    Kėputur e ndarė, lidhur e paparė, dashuritjerra merr penėn zvarrė!
    Kryqėzuar fund-orėt akrepit sekondė fshijnė hijen,
    Gėrvish vėshtrimi i zjarrit muret memece rreth baxhasė,
    Njė dritėz del thėngjijėve…, dhe end aromėpaktėn “Sinqeritet”.
    As ditėt e nisjes pėr larg s’po mė sjellin lotin qė t’mė pėrcjell !



    …, …, …,


    Nė vėshtrim tė mallit dredh buzėt hija “vejushe”…,
    Kapėrcen e lodhur turma tė mpita fjalėsh…,
    …,dhe hėna ndėrron lotin me rrezelodhurin dimėr.
    Aty ngelem portret pėr mallet qė po vijnė pas,
    Tė mbetem e kryqėzuar, rrėzė kodrės sė vakėt.



    Ēast-bregdeti !



    Thahet mendimi nė dallgėheshturat e Semanit,
    Aty mbledhur kafshohet me vargje penash te heshtura,
    Ngelet i paprekshėm…, enigmė, dhe fjala ime,
    Ju mbeteni larg meje tė trilluar breg-deti !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 26-11-2009 mė 00:44

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Faleminderit
    11
    111 falenderime nė 101 postime

    Cast ne Dite Dimri -- POEZI

    Cast ne Dite Dimri -- POEZI


    TI-mall pėr mallet !


    Ti zbret hutuar nė gjunjė tė dheut,
    …,dhe lė shenja malli mbėrthyer nė vija.
    Ti zbret hutuar…,larg je, nisur pėr mos t’u kthyer,
    Lė rrezengrirave mall resh tė bujisura,
    Njė heshtje tė pėrdridhet, lak-fytit i bėrė nga kohėrat.
    Ti zbret ndryshe…, i ke harruar tė gjithė nga pak,
    Nė ikje more mallin…, tufa-tufa e shpėrndave shpirtit me dorėn ku flinte
    i vėrteti yt,-MALL !



    Jam kthyer …,


    Nė dritėheshtjen e natės, m’u mblodh sekondi,
    Shkėmbente dyfytyrėsia kohė, e mbytej nė tufat e dallėndysheve tė fundit.
    Jam kthyer kėputur, si degėz vjeshte
    Tė shoh lindjen e njė tjetėr dite .




    Buzėt e agimit !


    Tė ishte e largėt ajo puthje, pėr t’u kthyer nga unė,
    Tė ishte heshtur loti..., gurėmallit grryente thellė,
    Tė ishte prerė vėshtrimi, kujtim ngele vėshtrimit tim,
    Tė ishte humbur e para, e dyta…, tė tretė s’kishte mė,
    Tė ishte tretur shija, nė buzėt e agimit tė mjergullt .
    Tė ishte e largėt ēdo pjesė emri, trupit tim tė akullt .






    Format i njė ditari…,


    Pėrballė hijes tėnde, m’u hesht vėshtrimi,
    Pėrballė lotmallit, m’a preve puthjen e pritur,
    Pėrballė ngelėm….,…., kalimthi shkėmbente ajri,
    Lotėt e fundit tė ndarė nė gėrma emri.
    Format ditari, djegur buzė-deti.




    Fjala qė u “krrus” mes shkurti



    Nė shpatull tė erės m’a theve pritjen e gjatė,
    Rėnkimit tė lotit gri ia nise rrugėt, e ēove larg.
    Dhe nėntori do kthej cdo vit vėshtrimin nga iku,
    Dhe koha do rrėzojė nur, mbi kohėn qė vjen pas,
    Ndarė me heshtje, heshtja, fjalė qė u krrus mes shkurti,
    Mėrgimit tė ikte, e zėnė robinė prej turpit



    Ēast nė ditė dimri !


    Jasht dyerve tė qiellit tėnd, fle qielli i magjive tė zemrės,
    Sot, kjo vesė e imėt mė trazohet me penėn,
    si piklat nė kanalet e rrotės sė makinave.
    Jashtė bėn fresk dhe mendimi...,
    Mendimi mė zhduk dhe frymėn e ditėve
    tė tua shkurt.




    Klithi shikimi i parė !


    Pėrmbysa retė e gurta ku strehohej rrezja marsiane,
    Qė prej 14-shkurtit shkėmbente dashuri-dhembje.
    Lindur pėr tė mos u venitur prag-trishtimi,
    Prag-vetmisė mos tė tretej si qiriri nė pllakėn e gurtė.
    Pėrmbysa ēdo gjė, nė kėmbėt e idealit
    tėnd !
    Si gjethet e vjeshtės sė vonė, prag nėntori vėnė palė-palė,
    Klithi njė tjetėr dashuri nė shikime ndjenjash,
    Emrit dashuri tė mos ia njolloste kujtimin e lėnė !



    Firmosa 14-Shkurtin”


    Nė kurriz tė emrit tėnd i pėrktheva orėt e vetmisė,
    Dy vetmi tė pafjala, dy vetmi qė shihnin larg…,
    Ecte koha, shthurur, si mėkatare e orėve tė tua,
    Koha e kohėve tė “dala”, nė orbitė tė lotit.
    Aty, supeve tė tua, pashė tė mbėshtetej gjysmė-trishtimi,
    Aty pashė tė merrte krahė pjesa tjetėr jotja, mbushur puthje.
    Si trungu qė zgjatet, ēon filiza, sythe, degė tė reja,…,dhe rrėnjėt mbėshtet mė thellė nė ngrohtėsinė e tokės ,ashtu e pashė ndjenjėn tė ngrihte dy shpirtra mbi re.
    Dy shpirtra pėr tė jetuar ditėt e tua dashuri,
    E 14-shkurtin e firmosa nė vijėn e kalim-viteve tė tua si kujtim !



    Vėshtrimi qė pret… !


    Largėsia tret kujtesėn, si bora gurėve, heshtje,
    Malit dridhėrojnė copėza malli qė pikojnė nga lart,
    Dhe ngrihet reve, e lirė merr frymė, jeta,
    Dhe shkėmben dritėmalli nė ajrin e virgjėr.
    Shuket njė dhembje shpirti, prag ditės orėharruar,
    Dhe mbetet hapėsirės, krahė rreh vėshtrimi qė pret.



    Muza e “pėrdalė” !


    Brigjeve tė tua u enda, tė mbidhja muzėn e “pėrdalė”,
    Pėr pak minuta u ktheva nė njė pulėbardhė.
    Hapėsirės det kafshoja lotėt e dhembjes,
    …,dhe muzėn, s’e gjeta mė…,…,
    Bregut shembej me klithmėra, e fundit vargmėri shpirti .



    Selvive tė mallit


    Diellit, kafshohen erėmėritė e ditės gri,
    Shkėmbehen nė gurėza vese orėt e para tė heshtjes,
    Kapur nė selvitė e mallit, ndarė dy kodra hije-rėna,
    Ndarė e kapur, si dheu nė tokėn e ngjeshur.



    S’ndahem prej ndjenjės


    Ende shkojnė si nė ėndėrr, vitet nė memorie,
    Ruajtur nė mė tė pastrin shpirt intim.
    Me kohėn shkoj e mas nė hapa vėshtrimin,
    “Andėr e moshės”, qė mė gris me dorėn e fshehtė,
    Largohen e vijnė momente nė kujtesė .
    Afėr meje kalojnė tinėz hapa ndjenjash,
    Lėndon brenda lotit e mendja mend s’vė.
    Ikur me moshėn, do ndiej tek rritesh ti,
    Ashtu e pabindur, ngatėrruar si “kėmbė pijaneci”.
    Jashtė bėn ende ftohtė…,
    …,dhe nė verė s’ndahem prej ndjenjės .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 26-11-2009 mė 22:11

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Faleminderit
    0
    12 falenderime nė 11 postime
    Jam kthyer …,


    Nė dritėheshtjen e natės, m’u mblodh sekondi,
    Shkėmbente dyfytyrėsia kohė, e mbytej nė tufat e dallėndysheve tė fundit.
    Jam kthyer kėputur, si degėz vjeshte
    Tė shoh lindjen e njė tjetėr dite .


    E shkeputa kete meditim qė jep rrezatime te fuqishme lirike. Por, secila nga poezite ėshtė e bukur , me pamje origjinale, dhe me nje shprehje qė ka permbajtjen dhe funksionin e nivelit artistik. Ndjehem mir ė kur lexoj poezite , dhe per tutje e tutje, u pegezoj te keni sukses!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Faleminderit
    11
    111 falenderime nė 101 postime

    Poezia.... - Prere Ne Kristalin E Mallit

    POEZIA.... - PRERE NE KRISTALIN E MALLIT



    Shkėmb-shpirtit, oshėtimė


    Furtunė e klithma nė degėzime damarėsh tė gjethes…,
    Ti nuk je kėtu mė, si shpuza buzė vatre lė prush tė shuar.
    Ikur si re e qiellit tė murrmė pėr tu derdhur diku…ti ike,
    Oshėtin zėri nė shkėmb tė shpirtit tim…, s’ndjeve, ishe larg.
    Kėmbėve tė erės gjurmėt e mia ngatėrrohen si afsh lotėsh,
    Pritja e gjatė dhe dera qė hape ti, nė prag-ndjenjėn mall.




    Ēuar qė pa gdhirė !


    M’u vėrtit vėshtrimi nė gjelbėrimin e heshtur,
    Vesa godiste trupėza rrezesh nė bar,
    …,dhe njė ftohtėsi e mėngjestė lozte me fjalėn .
    Kurth-vesės mė ngeci pena, e gjelbėrimi ndehur u shkri nėn vete.
    Kishim orė ēuar, qė pa gdhirė, unė dhe mėngjesi .




    Lidhur me heshtjen


    Ti je diku, si mall, shpirtit bėrė shtėng,
    Ti je atje lidhur nga dashuri-heshtja e zemrės tėnde,
    Dhe kėput i harruar orėt, nė pėrthyerje vėshtrimesh,
    Tė ngresh me heshtjen-kupolė, pritje nė kthim.




    Mė verboi fleta…,


    E laga fletėn e bardhė me dy fjalė tė heshtura,
    Aty pėrmbys, pashė tė binte durimi,
    E pak nga pak vijė-fletės regjej puthja jetime.
    Tė prekte me ėndje fjalėt lėnė letrės.
    E laga fletėn e bardhė me hije mendimi,
    tė humbisja aty gjurmėt e gishtave.
    Fleta iu kthye rrezes, mė verboi vėshtrimin.




    Qeshja e “plakur” !


    Nė litar tė mendimit m’u var qeshja,
    Aty pėrkundte orė pas ore veten.
    Qeshja krrusur nga vite-ikurat,
    Qeshte me vehten
    t’i ndėrronte “makiazh” !




    Mbyta harresėn


    Nė trup tė lotit mbys zemėrime tė kripura,
    Dhe flaka e dhembjes shtyp brigje mė brigje.
    Kėputet thėrrime, vėshtrimi
    e vrarė lė nė hije tė kujtimit,
    Pasqyrėn e thyer tė njohjes “MALL” !
    Aty nė trup tė lotit e mbyta me kohė-kohėn, harresėn,
    Kristal nė copėza, m’u kthye pritja plakė !




    Fund-mendimi i dy dashurive…,


    Nė derė tė lotit u mbyll mendimi,
    Mendimi qė priste me ditėt, ditė-lumturat,
    Kėputur nga rrugėgjati, lot malli,
    Kėrkonte shkujdesur ditareve tė ngrirė.
    Fund-mendimi qė ndau dy dashuritė e largėta,
    Njė tė hėne maji, u ngrit nė faj.




    Durimi i mermertė

    U shemb ajo klithmė nga fundėsitė e shpirtit,
    Aty, fundėsive ku flinte durimi.
    U mbyt nė tė ikur, pas hijes tėnde,
    Hijes sė emrit, qė s’e kuptove njėherė…,
    Se diku…, larg e afėr, pranė e ikur
    firmoste fletės sė bardhė,
    Njė zemėr e mbetur dashuruar,
    Me durimin e kthyer nė gėrma
    tė mermerta .




    E preva kristalin e mallit


    Nė gumėzhimat e vesės e preva kristalin e mallit,
    Dhe njė rreze…, hutuar ra nė sytė e kripur.
    Thinjave tė gjethes ia shtrembėruan mendimin…,
    E koha u kėput, si fletėz lulėkuqeje nėn gurė.



    Fund-gėrmave tė fatit !


    E ndoqa fatin tek shkonte mbytur nėpėr lumė,
    Mbytur nga fati u ula nė fund-gėrmat e tij.
    Ndahej thėrrime para duarve tė mia,
    Fati dhe dashuria qė kurrė s’humbėn ujit .



    Dashuri - enigmė


    Largėsia e fjalės m’a kėputi mallin,
    Vėshtrimi i heshtur m’i lidhi orėt e shpirtit,
    Heshtja gjurmėmalluar rri gjithmonė pranė teje
    E fryma qė kėput lotin, mė bie prehėrit.
    Mbetur dėshmimtare e verbėr
    e njė dashurie-enigmė .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 27-11-2009 mė 12:50

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2009
    Postime
    55
    Faleminderit
    0
    15 falenderime nė 13 postime
    Largėsisė sė tejskajshme !


    Kėputem pritjeve ēyryke, si sahat i vjetėr nė mur,
    Koha shtrydh nė heshtje frymė loti mbi dhe’ ,
    Kur nė sqep pulėbardhash, njė stinė dallgėsh blu,
    Farfurit nė largėsi, tė tejskajshmen, aromė malli .


    Lot’ i paformė !


    Lot i paformė,
    Lot kokėbosh,
    Bie e s’ngrihet mė…,
    Mbetet me kėmbė tė prera.
    Lot i rėnė nė tre kohė,
    Mendim – Trishtim – Dhembje .
    Lotė…, !?





    Ti zbret hutuar nė gjunjė tė dheut,
    …,dhe lė shenja malli mbėrthyer nė vija.
    Ti zbret hutuar…,larg je, nisur pėr mos t’u kthyer,
    Lė rrezengrirave mall resh tė bujisura,
    Njė heshtje tė pėrdridhet, lak-fytit i bėrė nga kohėrat.
    Ti zbret ndryshe…, i ke harruar tė gjithė nga pak,
    Nė ikje more mallin…, tufa-tufa e shpėrndave shpirtit me dorėn ku flinte
    i vėrteti yt,-MALL !


    Dashuri - enigmė


    Largėsia e fjalės m’a kėputi mallin,
    Vėshtrimi i heshtur m’i lidhi orėt e shpirtit,
    Heshtja gjurmėmalluar rri gjithmonė pranė teje
    E fryma qė kėput lotin, mė bie prehėrit.
    Mbetur dėshmimtare e verbėr
    e njė dashurie-enigme .


    - E cuditshme !Keto vargje me flasin drejt e ne zemer.Me shtangin,me fotografojne,me mallengjejne e me dhembin,me dhembin shume sinqerisht...deri ne kocke si plage e vjeter ne kohe te vranet....E cudicme!Keto vjersha jane "nje vozitje shpirterore" netesh pa gjume...

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Faleminderit
    11
    111 falenderime nė 101 postime

    U Var Shpirti Ne Litare Gjethesh

    U VAR SHPIRTI NE LITARE GJETHESH



    Pritje e vrazhdė

    Mė le prerė, me atė vrazhdėsi qė shtroi pritja, tastjerės memece,
    Ikja mbėrthente zaje tė rrudhura nė bregun e thellė tė memories.
    Dita u ngrit me tjetėr fytyrė mbi valėt qė krihnin fjalė-dallgėsh,
    Trembur si flakė qiriri, qė dridhet murit tė lashtė pikon brishtėsia,
    E kapėrcen orė qė thinjen buzė vatre, ku kreh flokėt njė fjollė tymi .



    Ēast mbi letėr

    Gishti i prerė pikonte pikė, mbi letrėn e bardhė,
    Dhe hijen e njė tė marre linte pas-ndarjes, ikur…,
    Njollė e patretshme nė pėrkulje tė viteve,
    Digjet, si fletė e tharė nėn gurė nga klithmėra resh,
    …,pikė-pikė, vazhdonte e s’pushonte
    gishti vargje.



    Zėra hijenash fund-dhjetori


    Nata tretet me yjet nė kupolėn e grijtė…,dhe njė copėz hėne i vezullon brinjėve,
    Vrenjėtėsinė dita m’a shtroi ēarēafit tė bardhė, ku mbi tė zėra hijenash flenė…,
    Mbėrthyer fund-dhjetori, si vetė dhjetor-shtrydhuri nė drithėrima e rrebesh.
    Vetėm mbete nė kafaz tė vetmisė, na le, nuk tė lamė,vetėm mbete, pėrse kaq larg !
    Koha do tė pėrtypet pėr tė mijėtat e sekondit nė vėshtrimin tėnd,
    …,dhe ti pėrsėri s’do tė mė njohėsh,
    s’do tė na njohėsh tė gjithėve .




    Ndarja me emėr

    Mė vrave pa folur, si fjala qė kėputet nė shikim-ndarje,
    Mė vrave si dritėz dielli nė pikė-mėngjesin e lodhur.
    Hije ikur, u tret njė puthje e njomė nė sytė e heshtur,
    Ti more zvarrė nė shpirt, njė mal me pėrqafime,
    S’ishin tė fundit, por tė parat gonxhe malli.
    Me lotė i mbulova nė tė ikurėn e dhimbshme,
    Ikja e kishte emrin ; 14-Shkurti i njė viti plot lot!



    Sofra e yjeve

    I mbėshtolla yjet, i ula rreth sofre…,
    Sofra pėr ta u bė si hėnė e plotė,
    Nga njė copėz poezie u shtrova pėrpara,
    Ngrita shikimin nė hapėsirėn blu…,
    Nė befasi yjet, poezinė m’a ngjitėn lart !



    Vetmia qė thyen gurėt hėnės


    Vetmia ecėn fshehtas dhe gurė thyen hėnės,
    Shtrembėron forca e mallit fjalėt e lamtumirės,
    …, bien si ortekėt e plagosin shpirtra.
    Diku, drithėrimat e zėrit s’i fshehin
    orėt e ndarjes,
    Vetmia ecėn e kthehet pėrgjatė trotuarit tė vjetėr.



    Laga zemrėn…,

    Laga zemrėn, tek pėrpėlitej jeta brigjesh,
    Laga zemrėn, tek ēahej malli ndarjeve,
    Laga zemrėn, tek endej kujtimi, si fija tezgjahut,
    Laga zemrėn…, tė ngrihej e qetė
    mbi dhembjen njerėzore .




    Vetmia kokėshkretė !

    Ka kohė qė vetmia troket pas porte…,
    Prek pa folur e blen heshtjen qė fle brenda,
    Ngre kryet si kallamat qė kėrcasin nėpėr flakė,
    Dalėngadalė, nis t’i nxihen thinjat vetmisė.
    Portės rri e s’shkulet…,kalon nė trishtim.



    J’a ftoha shpatullėn malit !


    J’a ftoha shpatullėn malit…,…,
    Me sy ia tremba gurėt, nisi tė pikonte lartėsia,
    Me harresė ia shkula shkurret e drizat,
    Zbulova mes shkėmbinjėve zemrėn e plasaritur,
    Balsamosur nga pritjet e njė lamtumire.



    U var shpirti, nė litarė gjethesh


    U ēa shpirti, fjala e plagosi hekurave,
    Griste ditėt me forcėn e pafajėsisė,
    Numėronte hapat ku zbriste e pėrplasej loti gurit,
    Zbardhonte sheshi, prej kripėsisė…,
    Ball-ngjeshur nga rrjedhat e lumit.
    Aty u var shpirti, nėpėr litarė gjethesh,
    Tė pinte frymėn e fjalėve tė murosura.


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 29-11-2009 mė 14:53

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Faleminderit
    11
    111 falenderime nė 101 postime

    Pasuria E Jetes Sime _____ Poezia

    PASURIA E JETES SIME _____ POEZIA


    Djepi i poezisė

    Sot, diku jemi…,
    Shkruajmė dy fjalė pėr njė varg.
    Nesėr, largėsia tremb…,
    Lidhim vargje pėr jetėn dhembje-dashuruar,
    Mbetemi pėrherė njė djep foshnjeje,
    Lėkundshėm endim poezinė e paqtė.




    Pasuria e jetės

    Pasuria ime-POEZIA, pa jetėn ėshtė asgjė !
    Kam fshehur jetė…, diku pas vitesh,
    Tė kthehem pėr t’a jetuar…, aty e vetme.
    Diku orėve tė fundit…, jeta tė jetojė jetėn time.
    Dhe heshtja tė rri zgjuar, duke lexuar
    vargje dashurie.



    Mė lidhi pritja !

    Prita…, gjatė…, aty pas porte, s’mu ndryshkėn hapat,
    Lidha..., gėrshetė…, i bėra ditėt e trishtuara,
    Ēurkonte…, vetėtimėn…, krisma pas kodrės sė vdekur,
    E gjunjėzuar…, u ngrita, s’mė lodhi pritja,
    Tera mendimet e kokėn s’e ktheva pas !


    …., …., ….,

    Makina shkruan e shtyp errėsirėn,
    qė fsheh fytyrėn natė,
    Mbi fletė njollė e errėt, shkrin bardhėsinė,
    Yjet zbresin pas, t’i japin frymė tė jetojė si ditėt!



    Fletėt e detit !

    Luante rėra fletėve tė detit…,…,
    Kapėrdinte vala kokėrriza tė vetmuara,
    Rrėshkiste si bora prej malit nė bregun
    e pjerrėt.
    Diku, me kryeneēėsi pėrplaseshin
    nė shkėmb.



    Dallga e plakur

    Groposa dallgėn e hekurt, me dhėmbė ia preva telat,
    Shkumės, tek i “vardisej” pas,
    ia shkėrrmoqa rruazat e gojės.
    Ngeli nė vetmi…, e plaku thinja e parė .



    Vijave tė pentagramit


    E shkrova fatin nėpėr vija pentagramesh,
    Ēelėsin tek startoi, s’ia ndjeva hapin e zhurmshėm,
    Mori udhė fushave, melodia e jetės sime,
    Ngatėrrohej nėpėr tela poezie, fryma e vetmisė.
    Notat binin e ngrihnin krahėt e vrarė nga heshtja e gjatė,
    Zigzakeve u preh melodia e pashkruar…,


    Hija kapėrcente hijen


    U harrova rrugėve, ku hija kapėrcente hijen,
    Perėndimi vinte ēalė e pėrpėlitej gjetheve tė pemėve,
    Rrėzonte shkarazi rrezet e lodhura tė tij…,
    Diku, humbiste fije tė arta mendimi,
    Mbrėmjes bėhej peng…, deri nė agim.



    Jetė nė gėrma

    Kam frikė prej teje, jetė e mbishkruar nė gėrma,
    Kafshoj ėndrrat qė mbjell, e s’i korr njėherė…,
    Nga larg mė rėndojnė hapat e saj tė mbledhur
    Nisem…, pendueshėm
    tė kapin frymėn jetė .


    Gėrmat jetime

    E shkėrmoqa vargun mbi fletėn e virgjėr,
    Me penė e prisha zhgarravinėn e kohės,
    Nga vala u tretėn njė nga njė me gėrmat
    qė shkonin rėrės, dhe hapat e penės
    qė e ndiqnin pas…,
    Tė mbidhnin grusht, gėrmat jetime .



    Lodha ditėn


    E lodha ditėn nė krahėt e rrezeve,
    Buzėqeshjen ia treta nė pėrtypje resh,
    Grijėzova perėndimin nė vija valėsh tė largėta
    Degėt nisėn tė humbisnin sythet e ditės.
    Shpatull-varur merrte frymė, pėr vesėn nė agim…,





    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 30-11-2009 mė 22:11

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Faleminderit
    0
    12 falenderime nė 11 postime
    Lidhur me heshtjen


    Ti je diku, si mall, shpirtit bėrė shtėng,
    Ti je atje lidhur nga dashuri-heshtja e zemrės tėnde,
    Dhe kėput i harruar orėt, nė pėrthyerje vėshtrimesh,
    Tė ngresh me heshtjen-kupolė, pritje nė kthim.



    Shkeputa kėto vargje nga lirika e Brunildes!
    Me kete rast, si zakonisht , ashtu si ka ndodhur me pergezimet qe u behet krijuesve, te motivohen, do te kisha thanė, se u ndjeva i motivuar te lexoj e rilexoj vargjet e nje pende , qe brenda tyre, te takoj mallin, dhimbjen, nga nje ane. Sepse, ne jete , ajo eshte portreti i perhershem qe e bartin krijuesit.Edhe Bruna, ne kete kurore te njerzve te permalluar e pikelluar eshte. Sepse i mungon nje pjese e shtrenjte qe i eshte bere Portik, per ta hapur e per te nis vargėzimin!
    Ne planin tjeter te kesaj pamjeje eshte krenaria, sinqeriteti, domethenia e kuptimit per gezimin qe do te ishte i nje permase poqese, nuk do te ndodhnin keto rrenime befasuese.
    Shkurt, Brunilta isha i motivuar te lexoj, dhe te te them vazhdo ne transhene e identitetit qe ke bere! Nderime!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTĖ E SHQIPTARISĖ

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Faleminderit
    11
    111 falenderime nė 101 postime
    GUREVE TROKISJA THELLESIVE !


    ..., ..., ...,


    Harrimi—emėr tre rrokėsh ,
    HA- njė fjalė qė shemb rini nė shpirt,
    Grryen si kripėsia bregun e gurtė.
    RRI- lėndon fletėn e bardhė egoizmi,
    Merr drejtim tė shtrembėr nė memorie.
    MI- bren kujtesėn nga pak ēdo ditė, deri…
    Deri aty ku koha starton finish nė harrim .



    Rini e pėrjetshme-poezia


    Vargjeve ia plaka dorė-mendjen, fletės,
    Rrudhave si fytyra e njė mali, s’iu tremb poezia,
    Qerpikut tė zgjuar, dridhte pena gėrmat,
    Shpėrtheu pafajėsia tė mbillte rininė .


    Qėllova mėngjesin…,

    Qėllova mėngjesin, me penė ia theva dritėn,
    Qerpikun e heshtur se drodhi flladi i fjalėve,
    U ēua nė kėmbė roja plak…,…,
    Qėllova mėngjesin…, s’foli mė pena,
    Kokė-ulur mbeti, e kapur nga vesa.


    Era pėrtypte cepa yjesh !


    Kėputa njė yll, pikoi galaktika…,
    Lėshonte rreze mendimi mbi gjethet e sfilitura,
    Era pėrtypte me flladet cepat e yjeve,
    Shtrinte shkėmbinjėve degė tė brishta.
    Rrėnjėt ua krihte me orėt e agimit .




    E pash qiellin nė tė gdhirė !

    E pashė qiellin tė gdhihej, pa yje nė agim,
    As hėna s’dukej, e trembur kish’ikur, s’di ku !?
    E pashė qiellin tė vetmuar kėtė mėngjes,
    Me petk tė hollė mjergulle,hedhur mbi supe
    Mbuluar me tė, sikur flinte kaltėrsia…,
    Mbetur jetime nga yjet dhe hėna .
    E pash qiellin tek ēarkonte vesėn,
    e sitte ngadalė mjegullėn e dėndur .

    [/color]

    …, …, …,

    Kėmbeva dhembjen, me njė puthje dashurie,
    Harrova mesoren ndjenjė, qė rritej pa folur,
    Kėmbeva fjalėn, me njė sy tė pėrlotur,
    Humbi kristali qė shkriu heshtjen.
    Kėmbeva shikimin, me njė vallėzim loti
    Humbi dremitjes, gjerdan iu bė kohės .


    Kafshohej freskia

    Kafshohej freskia nė shtrat tė natės,
    Merrte mesazhe e kėpuste gjemba flladesh.
    Lėkundte gjethen e vetmuar nė degė tė yjeve,
    Lulet i ngjiste lart mbi trupat e tyre .



    Gurėve trokisja, thellėsive


    Brigjeve mbeta jetim, si gjurmėt qė s’i fshin dallga,
    Diku, lartėsive kryqėzoja rrugėt e detit,
    Humbisja, thellėsive…, gurėve trokisja me penė,
    Bregut dilja e lodhur nga puthjet e valėve .




    [COLOR="Green"]Mall i grisur[/COLOR]


    Kam kohė nė pritje e pritja m’u kthye nė zall lumi,
    Kohėn ndrys me orėt e humbura…, …,
    Malli shtrin trupin e vrarė nga heshtja,
    Harrohet nė buzėqeshjet e ēara tė natės,
    Ecėn grisur, nėpėr retė e copėtuara tė qiellit,
    Troket nė ēdo derė bardhėsia mall, tė matet me yjet
    .

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e brunilda_it
    Anėtarėsuar
    05-07-2009
    Vendndodhja
    Larg e Prane _ Vetmise
    Postime
    468
    Faleminderit
    11
    111 falenderime nė 101 postime
    EPITAFI I PAS JETĖS !
    (poemth)
    Mbi
    Palmė
    Ngrihet fllad.
    Stėrgjat dhembje
    Brenga dorė zgjat,
    Heshtjes fshin lotin,
    Vellos sė bardhė hutim
    Hedhur ēark mbi dhe’ tė shkelur
    Dredhkėz nė kėrcell tė selvisė
    Petale shkėputur, ngjyrė vjeshte
    Tė mblodhėn tė tjerėt, tė shtrydhėn palcėn,
    Zvarrit frymėn nė degėn e tė nesėrmes
    Kap telat, gardhit tė kujtesės tė humb kreshta
    Diku ngritur nga dora, diku mbjellė nga mendja
    Pjatancės sė bronxtė rrokullisen copėza hijesh
    Qiellit bėrė gjurmė-gjurmė mbėshtillen ditare lėmsh,
    Kalojnė mbi vreshtin e fjetur tė palosin fletė zemre
    Ndjenjat bien ēarkut tė ngritur nga vetė ndjenja e pabindur
    Leqeve tė natės dorėzohen mendjelehtat gjethe vjeshtake.
    Fshirė nėpėr damarėt e gjetheve, firma e njė pene tė mekur
    Rėnkon nė cep tė yllit njė qiri qė larton hije shpirtrash galaktikės
    Mer frymė gjethja degės ngarkuar muzgut me musht fjale prej natės
    sė ndarjes
    Njė zė i ējerrė, drithėrimė nė sy tė pemės hap portat e ndryshkura nė trung
    Shkėrmoqet ndarja,si mjegulla prej diellit kur fijėzohen rrezet me njėra-tjetrėn,
    Ēahen kujtimet,pas hijes shuhen gėrmat“bijėsim”tė emrit tim rrėnjėzon heshtje
    Mes shiut tė beharit ngjit balta nė trup tė viteve, qan qiellilėndinės sė reve
    Shkarazi ecėn krijesa rrugėve rėnkon shpirt e merr borxh nė prag tė
    fund-jetės dhembje mali
    Duart gatuajnė bukėn e thyer nga thika qė mėshoi loti trupit ku farfuritej
    ndjenja
    Dega e dafinės shkund aromėn e hijtė nė copėza tė kujtimeve nė sirtar
    tė “miqėve”
    Lastar lėshon syri i prindit nė buzėt e ftohta tė mermerit ngrihet njė qiparis
    barit plot vesė
    Ditėve pikon lotin pėr mallin qė i djeg eshtrėn nėn dhe’, netėve pėr yjet e
    dorėshkrimet qė la pas
    Ngrihet prej vendi e lėviz pllaka e lotė pėr vitet e rininė qė cane dhe lulen
    nė parmak tė heshtur
    Ecėn, me shkop tė thyer, krrusur nga gėrmat e lara nė prehėr tė harresės
    ēalon majė kaltėrsisė
    Hedh farėn tokės sė lagėsht nėpėr vija, tė mbjellė shikimet qė si korri prej
    kohės qė iku zvarrė
    Mbushet mendja jetime boshllėkut tė reve e gjurmėve tė qiellit qep zėra
    nė vatėr tė shpirtit
    Niset pėr mos t’u kthyer mė, nė duart e shikimet e prindit ēudia krehėzon
    tablonė jetė
    Hapave zhgarravinė ngrihet statujė nė eternitet lamtumira pėrmbi krahė zemre
    Rrėnjėtshkul pėr larg, pėr tė hedhur themel nė brinjė tė dashurisėsė prindit
    sy pėrlotur
    Pas kohe, pas viti, pas shpinės sė lotit do treten ditėt e mia, si bora shkėmbit
    Dhe letrave do u fryjė era nė rrugicėn e deformuar nga tė panjohur
    Gėrmat do nisin tė bien si gjethet e vjeshtės nga kopertinat e heshtura
    Atje nė botėn tjetėr do tė ngresh dhembjen pėrsėri prej shtratit tė pėrgjumur
    Dhe pena tė mos ndryshket nė vegimet e orėve, fletės poetike
    Tė tjerė do nisin tė kapen pas sytheve qė do tė nxjerr muza
    Shekulli, furrik prej kashte do m’a ngroh’ fjalėn nė sytė e tu
    Harrimi do tė marrė rrugė tė pakuptimta pas ikjes sime
    Rrėzė trungut tė paqes do tė lė trashėgiminė qė kam…,
    Aty shkruar ėshtė trashėgimtari i frymėzimit
    Njė gjethe prehet nėpėr letrat e vajzės qė kishe
    Gjethja tjetėr nė shpirt tė pemės do tė jetojė…,
    Trishtimit mos iu bė pre’ pėr vdekjen qė erdhi
    Mos thinj penėn parakohe mbi dorėshkrim
    Gėrmat ngjiti nė kaltėrsinė qiell
    Dhe pėr tek unė fryma tė niset
    Shpirt me shpirt dridhi ato vargje
    Bėja gėrshet vajzės tėnde!
    Si atėherė, dikur…,
    Te koka mos mungo…,
    S’dua lule
    As vargje, lot
    Pėrjetė
    Fjalėn
    Bab!


  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Mosha
    71
    Postime
    2,799
    Faleminderit
    0
    21 falenderime nė 16 postime
    Bruna
    Urime te sinqerta. Je duke me befasuar me vargun tend sa njerzor aq dhe mbreselenes.

Faqja 2 prej 12 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •