MULLA AHMET ĒUNAKU (1889-1952)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė

Mulla Ahmet Ēunaku nuk ishte vetėm njė hoxhė, por ishte njė shkollė, njė mejtep, njė medrese. Nuk ishte vetėm njė hoxhė, por ishte edhe njė edukator, mėsues, predikues.
Nuk ishte njė hoxhė pėr tė vdekurit, por ishte njė hoxhė pėr gjallėt, tė cilėt ishin tė lodhur nga hallet. Mulla Ahmeti Ēunaku ishte njė udhėheqės shpirtėror, ishte njė prinjės popullor…

Kush ishte Mulla Ahmet Ēunaku?

Mulla Ahmet Ēunaku lindi nė vitin 1889 nė katundin Lluga tė Llapit. Mėsimet fillestare i kreu nė katundin Sibofc, ndėrsa Medresenė nė Prishtinė, pranė dijetarit, Myderrizit, Hafiz Islam Nekofcit, i cili i kishte krye studimet nė Damask, Siri.
Nė vitin 1918, menjėherė, pas diplomimit, Mulla Ahmet Ēunaku e filloi shėrbimin e tij nė xhami. U emėrue nė Xhaminė e katundit Lluzhan tė Llapit si hoxhė (imam) mėsues e predikues.
Predikimet e tij nė xhami, nėpėr shtėpi, nė oda tė burrave, nėpėr kuvende ishin edukuese, shėruese, gjallėruese, frymėzuese..
Meqė ishte dijetar, gojtar, kuvendar, trim, atdhetar i duel zani nė tėrė Llapin dhe me tė shpejtė u pėrhapė nė gjithė Gollapin...
Nė vitin 1924 u shpėrngulė nė Prishtinė, mė vonė nė Drenovc, ndėrsa nė vitin 1939 nė Lupq tė Podujevės, ku shėrbeu si hoxhė nė njė zonė tė madhe e cila pėrfshinte dhjetė fshatra.
Nė vitin 1941, Mulla Ahmet u zgjodhė anėtar i Pleqėsisė sė Islihatit (Pajtimit) me qendėr nė Vuēitėrnė.
Si nė kohėn e Krajlit , nė Mbretėrinė e Jugosllavisė, qė ishte burg pėr shqiptarėt, ashtu edhe pas vitit 1941, nėn pushtimin fashist-nazist, Mulla Ahmet Ēunaku vepronte si njė prinjės shpirtėrorė, si njė prinjės popullor dhe iu tregonte me shembuj nga Kur’ani se qysh ēlirohet e ndriēohet vatani....
Nė vitet 1944-1945, pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur pushtetin e morėn forcat komuniste, pėr shkak tė qėndresės qė bėnte Mulla Ahmeti, kundėr pushtetit komunist, menjėherė filloi ndjekja e tij nga spiunėt, shėrbėtorėt e pushtetit...
Mulla Ahmet Ēunaku edhe nė ilegalitet vepronte, predikonte e udhėzonte.... E udhėzonte popullin edhe me kėto fjalė:
“ Ky pushtet komunist, ky pushtet i ri, pėr shqiptarėt, pėr besimtarėt, ashtė edhe ma i zi , sepse nuk asht shlirues, por a pushtues, asht pushtet komunist, pa Zot, pa din, pa iman, pa vatan, asht ateist....”
Nė vitin 1947, pėr shkak tė veprimtarisė sė tij pėr liri, Mulla Ahmeti u arrestue, ndėrsa nė vitin 1949 me pesė vjet burg u dėnue....
Mulla Ahmet Ēunaku, pra, nuk ishte vetėm njė hoxhė, por ishte njė shkollė, njė mejtep, njė medrese. Nuk ishte vetėm njė hoxhė, por ishte edhe njė edukator, mėsues, predikues.
Nuk ishte njė hoxhė pėr tė vdekurit, por ishte njė hoxhė pėr gjallėt, tė cilėt ishin tė lodhur nga hallet.
Mulla Ahmeti Ēunaku ishte njė udhėheqės shpirtėror, ishte njė prinjės popullor…
Ndrroi jetė me 6 Prill 1952, nė Drenoc tė Prishtinės, nė moshėn 63 vjeēare, duke mbetur njė shembull frymėzimi, udhėzimi, ndriēimi nė rrugėn fetare dhe kombėtare….

Mexhid Yvejsi, Gjakovė